29.07.2013 Views

KERCENOJNE ME SHPERNGULJE - Gazeta Express

KERCENOJNE ME SHPERNGULJE - Gazeta Express

KERCENOJNE ME SHPERNGULJE - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

E hënë, 11 prill 2011 3

Kosova është vend pa pushtet të mirëfi lltë, pa

ekonomi funksionale të tregut, pa perspektivë

afatshkurtër ndërkombëtare, pa perspektivë

afatmesme ekonomike, pa Strategji afatgjatë.

Qytetarë të

harruar, probleme

të braktisura

Blerim Shala

Deri në pasditen e vonë të së hënës të 28 marsit, kur

me Verdiktin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës u

përmbys mashtrimi a iluzioni politik që sundonte

me Kosovën, nuk pati gjë në këtë vendin tonë që

lëkundë qëndrimin e hekurt të qeveritarëve dhe

ndërkombëtarëve që gjendja në Kosovë është paka-shumë

në rregull, dhe që institucionet e dala nga

zgjedhjet e këqija të dhjetorit të vitit 2010, janë OK,

dhe që OK do të jenë edhe zhvillimet politike dhe

ekonomike në Kosovë.

S’i bëhej kujt vonë në Prishtinën zyrtare për opozitën

dhe shoqërinë civile, për mediat dhe analistët,

për shqetësimin gjithnjë në rritje të shumicës absolute

të qytetarëve të Kosovës.

S’mërzitej kush në instancat vendimmarrëse vendore

dhe perëndimore me qëndrimin që nuk mund

të ketë punë të mbarë me qeveri dhe koalicione të

ndërtuara mbi zgjedhje të mbrapshta. Që një gabim

i madh, s’ndreqet dot me një tjetër gabim edhe më të

madh. Që realiteti i këtyre dështimeve dhe gabimeve

do të merr trajtën e një kalbjeje të brendshme të

politikës kosovare, që rrezikon të merr me vete gjithë

shoqërinë kosovare, dhe ta vë në bast a në lotari fatin

e krejt një populli.

Po të mos ishte ajo pasditja e 28 marsit, edhe tash,

sa për autoritetet vendore dhe ato ndërkombëtare,

ta merr mendja që gjithçka do të ishte në rregull dhe

çdo gjë do të vazhdonte me të vjetrën.

Por ja që thyerja ndodhi shumë më herët se sa

që do të mund të parashihej, dhe në mënyrën e cila

gjithsesi është më e pëlqyeshme, me një Marrëveshje

Politike, e cila e tillë çfarë është, me një mori të metash,

në fakt, konfi rmon atë që është ditë shumë muaj

më parë: Që Kosova, pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit,

për shkak të mënyrës se si janë organizuar votimet

për institucionet qendrore, nuk do të udhëhiqet nga

një qeveri stabile dhe e qëndrueshme, apo, që duhet

hyrë në një tjetër proces të tranzicionit (kalimtar), që

në ecje e sipër, së pari do të përmirësojë të metat sistemore

të organizimit politik të Kosovës (Kushtetutën

dhe Ligjet), e pastaj, do të bëjë një agjendë të mbajtjes

së zgjedhjeve njëmend të lira dhe demokratike.

Qeverisja e mirë prej asaj të keqes, midis të tjerave,

veçohet me këtë kriter: Qeverisja e mirë bën atë

që duhet të bëjë, çka është interes i qytetarëve dhe i

shtetit, e kjo e keqja, e dështuara, gjithmonë vepron

pasiqë është e detyruar nga rrjedha e ngjarjeve shumë

problematike.

Sikur të kishte pak mend dhe dije, pak më shumë

organizim dhe më së shumti vullnet politik,

qeveritarët e sotëm të Kosovës, do ta nisnin procesin

e ndryshimeve të kornizës ligjore që lidhet me

zgjedhjen, menjëherë pas konstituimit të institucioneve,

pa pasë fare krizë institucionale a ngërç politik,

pa shkuar Dosja Pacolli në Gjykatën Kushtetuese, pa

pasë nevojë që Ambasadori amerikan Dell të bëhet

ndërmjetësues dhe autor (në fakt), i kësaj Marrëveshjeje.

Me një arrogancë të paparë në këtë historinë

kohëshkurtër të demokracisë kosovare, dhe me

legjitimitet përfundimisht të mëdyshur (si kurrë më

parë), liderët institucionalë vendorë ia mësynë të

udhëheqin me Kosovën duke injoruar në plotëni të

gjithë ata që kërkonin atë çfarë u shpall të mërkurën

e kaluar, me 6 prill.

Në vend se me një Tryezë të Rrumbullakët, me

kohë dhe me përbërje të plotë, të adresoheshin temat

që rrëzuan për toke Qeverinë e re të vendit, u detyruam

që me procese të veçanta, të prira prej Ambasadës

amerikane, të nisim zgjidhjen e problemeve të mëdha

politike që rëndojnë vendin.

U pa, u pranua dhe u kuptua, më në fund,

që s’qenka vetëm burim i telashes procedura e

përzgjedhjes së Presidentit të vendit e aplikuar me

22 shkurt, por substanca që shquhet me mangësitë

në kornizën ligjore, si dhe me vetë cilësinë e organizimit

të zgjedhjeve të kaluara parlamentare.

Po të ishte substanca në rregull, Kosova, tek e

mbramja, nuk do të kishte kurrfarë problemi që të

mbante zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme parlamentare.

Këtu nuk ia vlen të merremi me shumë me

humbësit dhe fituesit e gjithë kësaj rrëmuje që

kërcënonte Kosovën me një theqafje të rrezikshme.

Do të ketë, si zakonisht në këto raste, komente, shpjegime

dhe zhurmë të shumëllojshme.

Politika kosovare, veçmas ata që janë pjesë e anës

zyrtare/institucionale të saj, do ta bëjnë një tjetër gabim

të madh, poqëse mendojnë që tash kriza politike

është prapa nesh, që Komisionet që do të formohen

në ndërkohë, do t’i përgatisin ndryshimet tashmë të

kualifi kuara si të domosdoshme kushtetuese dhe

ligjore, dhe që gjithçka tjetër mund të vazhdojë me

të vjetrën.

Çfarë ka ndodhë prej shtatorit të vitit të kaluar

e këndej, ka qenë një zaptim i Kosovës prej politikanëve

dhe problemeve të tyre, ndërsa me Kushtetutë

e me Ligje, me fjalë të shkruara dhe të pashkruara,

politikanët i detyrohen qytetarëve, apo, obligohen

të merren me zgjidhjen e problemeve të tyre.

Kosova është bërë vend i qytetarëve të harruar dhe

i problemeve të braktisura.

Kosova është vend pa pushtet të mirëfilltë, pa

ekonomi funksionale të tregut, pa perspektivë

afatshkurtër ndërkombëtare, pa perspektivë afatmesme

ekonomike, pa Strategji afatgjatë, pa Agjendë

të qartë.

Gjithçka këndjepari është improvizim çasti, lojë

ditore politike, me synim të sigurimit të mbijetesës së

politikanëve të korruptuar, të gabuar dhe të dështuar.

E të tillë, për fatin tonë të keq, ka shumë.

» Autori është

Nënkryetar i Parë i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës. Kjo kolumne është shkruar

enkas për Gazetën Express

Mirëserdhët

në botën HD!

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!