29.07.2013 Views

KERCENOJNE ME SHPERNGULJE - Gazeta Express

KERCENOJNE ME SHPERNGULJE - Gazeta Express

KERCENOJNE ME SHPERNGULJE - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

E hënë, 11 prill 2011 7

Nacionale

Redaktor: Jeton Musliu • e-mail: jeton.musliu@gazetaexpress.com

tel: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78

Policia

I vidhet vetura

Prishtinë, 10 prill- Në rrugën

“Henry Dynant” në Prishtinë,

një mashkull, shqiptar i Kosovës

është ankuar në polici se

i është vjedhur vetura. Sipas

ankuesit, automjeti është i tipit

Golf 1HXO ngjyrë e zezë me

targa RKS, vlera e të cilit llogaritet

në 3 mijë e 500 euro.

Deri më tash policia nuk raporton

për ndonjë të dyshuar të

arrestuar. Nuk raportohet për

të dyshuar të mundshëm.

Vdes nga

rrokullisja

me traktor

Prishtinë, 10 prill- Një vdekje

aksidentale është regjistruar

nga Policia e Kosovës. Rasti

raportohet të ketë ndodhur

në fshatin Llukar të Prishtinës.

Aty raportohet se një mashkull,

shqiptar shtetas i Kosovës, ka

humbur jetën si pasojë e rrokullisjes

me traktor, derisa ishte

duke punuar ne një pyll. Njësitet

policore kanë dalë në vendin e

ngjarjes, kurse ekipi i emergjencës

ka konstatuar vdekjen.

Rrihen

ndërmjet vete

Prizren, 10 prill- Në Prizren,

në rrugën “Vëllezërit Dehiri”,

viktima mashkull e përkatësisë

etnike turke, shtetas i Kosovës,

ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje

qe kishte me

fqinjin e tij mashkull, gjithashtu

i të njëjtës përkatësi etnike, ky

i fundit kishte sulmuar fizikisht.

Sipas policisë, viktima ka

kërkuar ndihmën mjekësore në

emergjencë pranë Spitalit rajonal

në Prizren dhe, sipas raportit

mjekësor, lëndimet janë të

natyrës së lehtë trupore.

Digjet mali

Suharekë, 10 prill- Policia

është informuar për një zjarr

në malet e fshatit Mushtisht.

Patrulla ka dalë në vendin e

ngjarjes së bashku me ekipin

e zjarrfikësve, të cilët kanë

konfirmuar se bëhet fjalë për

djegien e një pylli rreth 4 hektarë.

Zjarri nuk është lokalizuar

ne tërësi për shkak të terrenit

dhe kohës së papërshtatshme,

mirëpo po bëhen përpjekje

nga ana e zjarrfikësve për ta

lokalizuar zjarrin.

Evakuohen edhe katër shtetas të tjerë nga Jemeni

Prishtinë, 10 prill - Një familje

katër anëtarësh është evakuuar

nga Jemeni, pas përkeqësimit të

situatës së sigurisë në këtë shtet.

Me ndihmën e Ambasadës së

Republikës së Kosovës në Turqi dhe

pas kontaktit të vazhdueshëm me

këtë familje është bërë i mundur

evakuimi i tyre. Ata sot kanë arritur

në Aeroportin Ndërkombëtar të

Prishtinës. Me 25 mars MPJ ka

larguar rreth 16 studentë, shtetas

kosovarë nga Jemeni, pas shpërthimit

të demonstratave të dhunshme

ENVER HOXHA,

TUNGJATJETA!

Enver Hoxha mbrojti

Kosovën. Madje edhe armët

që shpërthyen në Gërdec

ishin aty për të mbrojtur

Kosovën. Ai i goditi rëndë

të gjitha agjenturat dhe

spiunët e huaj. Kështu thanë

“enveristët” e Ferizajt, të

cilët përkujtuan 26 vjetorin

e vdekjes së liderit komunist

shqiptar.

Express

Vidhen kapakët e pusetave

Prishtinë, 10 prill- Dukuria e

vjedhjes së kapakëve të pusetave

ka detyruar Komunën e Prishtinës

që të bëjë një kërkesë tek organet

përkatëse dhe bizneset private

që mbledhin hekurishte, për të

bashkëpunuar në luftimin e këtij

fenomeni të shëmtuar. Në rrugë

të ndryshme të Prishtinës mund të

hasen rrugë ku mungojnë kapakët

e pusetave, të cilat vidhen nga

njerëz të pandërgjegjshëm, të cilët

i shesin në hekurishte. Mungesa

e kapakëve të pusetave jo vetëm

që është dukuri e shëmtuar, por

ajo bart edhe rreziqe për vetë

jetën e pjesëmarrësve në trafik.

Drejtori i Shërbimeve Publike në

Komunën e Prishtinës, Agim Gashi,

ka thënë për Kosovapress se kanë

kontaktuar disa herë udhëheqjen

rajonale të policisë së Kosovës,

Ferizaj, 10 prill — Enver Hoxhës

dikush edhe mund të mos

durojë t’ia dëgjojë as emrin. Por,

në Kosovë ka të tillë që ende e

adhurojnë, pavarësisht se diktatori

shqiptar ka shumë vjet që

nuk jeton më dhe sistemi i tij është

shkatërruar.

Derisa vite më parë, “enveristët”

e Ferizajt emërtuan një rrugë me

emrin e Hoxhës, edhe këtë vit ata

nuk harruan ta përkujtojnë atë në

ditën e vdekjes së tij.

Pikërisht më 10 prill u mbushën

26 vjet prej kohës kur Enver Hoxha

vdiq, ndërkohë që në Shqipëri,

vetëm disa vite më vonë, sistemi i

tij komunist u shemb.

Por, shokët e tij në Ferizaj, nga

Fronti Popullor i Kosovës, mbajtën

një marsh përkujtimor dhe i

thurën lavde punës dhe veprës

së Hoxhës, i cili tash radhitet në

mesin e diktatorëve më të ashpër

në botë.

Kështu, kryetari i këtij formacioni,

Remzi Hasani, me këtë rast ka

shkëputur momente nga biografi a

e Enver Hoxhës, duke thënë se ai

përfaqëson një fi gurë shumëdimensionale

që ka lënë gjurmë të

për ndalimin e kësaj dukurie dhe u

kanë adresuar shkresa bizneseve

që merren me grumbullimin e

metaleve që të mos blejnë kapakët

e vjedhur të pusetave. Vjedhja e

kapakëve të pusetave po shqetëson

edhe qytetarët e Prishtinës

të cilët fajin kryesor për këtë ua

hedhin hekurishteve të cilat pranojnë

të blejnë pusetat e vjedhura.

Qytetari Riza Krasniqi thotë se

në këtë shtet. Derisa me MPJ ka

kërkuar nga të gjithë shtetasit

kosovarë që të mos udhëtojnë për

në Jemen, përderisa ata që gjenden

atje të largohen nga zonat e rrezikut,

derisa gjendja e sigurisë në

këtë shtet të përmirësohet.

pashlyeshme në historinë më të

re të Shqipërisë.

Ai tha se nën përkujdesjen

dhe dorën e fuqishme të Enverit,

Shqipëria arriti të ngrihej në një

kala të re tërësisht moderne, duke

përballuar dhe shpartalluar çdo

ndërhyrje dhe komplot nga bota

e jashtme.

“I goditi pa mëshirë të gjitha

agjenturat dhe qendrat e spiunimit

ndërkombëtar, të cilat moto

të veprimit kishin përmbysjen e

pushtetit popullor, ri-copëtimin

dhe aneksimin e vendit tonë, por

që u shpartalluan”, theksoi Hasani.

Në këtë tubim të përmotshëm u

tha se gjurmët e enverizmit ndër

shqiptarët edhe sot duken kudo.

“Ai foli qartë dhe fuqishëm gjatë

luftës në Kosovë, sepse armët e tij

të deponuara në nëntokën shqiptare

e të dedikuara për vëllezërit

kosovarë, e goditen për vdekje

makinerinë ushtarake të Millosheviqit.

Enveri foli fuqishëm

edhe në Gërdec, duke porositur,

mos luani me armë që i ndërtuan

për mbrojtjen e Shqipërisë, sepse

do të digjeni në to. Zëri i Enverit u

dëgjua edhe në kohën e vërshimeve”,

ka thënë Hasani.

Ndërkohë, ky tubim solli edhe

fakte se periudha e enverizmit

asnjëherë nuk ka punuar në dëm

të Kosovës dhe popullit shqiptar.

“Faktet historike dëshmojnë se

Enver Hoxha nuk e nënshkroi Helsinkin,

duke u përballur me presion

dhe rreziqe ndërkombëtare,

vetëm e vetëm për të mos e legjitimuar

copëtimin e Shqipërisë edhe

nga vetë shqiptarët”, ka theksuar

kryetari i Frontit, Remzi Hasani.

Këtë marsh përkujtimor e ka

përshëndetur edhe përfaqësuesi

i këtij Fronti nga Prishtina, Zenel

Hasani, ndërsa për të pranishmit

nuk kanë munguar poezitë dhe

këngët për Enver Hoxhën.

Gjatë muajve tetor dhe prill,

Ferizaj bëhet qendra e përkujtimit

të kësaj fi gure historike, duke

mbledhur shumë simpatizantë jo

vetëm nga Ferizaj. U bë e ditur se

ky formacion politik, me qëllim

të fuqizimit, shumë shpejt do të

bëhet edhe me degët e veta në

Prishtinë, Shtime dhe Mitrovicë,

për t’u shtrirë në qendrat tjera të

Kosovës.

organet përkatëse duhet të ndërpresin

urgjentisht këtë fenomen

shqetësues. Por, në kryeqytet nuk

është problem vetëm vjedhja e

kapakëve të pusetave. Gashi thotë

se janë regjistruar edhe vjedhje të

pasurisë publike siç janë ulëset e

parqeve, kapakët e kontejnerëve

dhe për këtë ai u sugjeron qytetarëve

të shtojnë kujdesin e tyre

duke lajmëruar organet përkatëse.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!