29.07.2013 Views

SHKOLLA E SHERRIT - Gazeta Express

SHKOLLA E SHERRIT - Gazeta Express

SHKOLLA E SHERRIT - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

E diel, 14 tetor 2012

Sot zgjedhjet në Mal të Zi

Sot zhvillohen zgjedhjet parlamentare në

Mal të Zi. Në këtë ish-republikë jugosllave,

prej gati 22 vjet me radhë është në

pushtet Partia Demokratike Socialiste. Por

duket se gjërat do të ndryshojnë.

Shteti më i vogël i ish-Jugosllavisë, me

më pak se 650.000 banorë, është ndarë

nga Serbia dhe ka shpallur pavarësinë në

vitin 2006. Mali i Zi nuk i përket zyrtarisht

grupit të eurozonës, por përdor euron

si monedhë zyrtare. Euro është futur në

përdorim në vitin 2002, në kohën kur Mali

i Zi ende ishte pjesë e shtetit të përbashkët

me Serbinë. Euro është futur në

përdorim pa lejen e Brukselit.

Fituesi i zgjedhjeve të treta pas shpall-

RIHAPET DEBATI PER

REGJIMIN E VIZAVE

Politikanët në Gjermani flasin për „abuzim me të drejtën e azilit“, komunat ankohen për vështirësi të

mëdha në strehimi, ndërsa organizata Pro-Asyl kritikon „përjashtimin dhe diskriminimin ekstrem“ të

romëve azilkërkues. Qëkurse në fillim të vitit 2010 u shfuqizua regjimi i vizave për serbët dhe maqedonasit,

numri i azilkërkuesve nga këto dy vende është rritur dukshëm në Gjermani dhe në shtetet tjera evropiane.

Qëkurse në fillim të vitit 2010

u shfuqizua regjimi i vizave për

serbët dhe maqedonasit, numri i

azilkërkuesve nga këto dy vende

është rritur dukshëm. Aktualisht

Serbia zë vendin e dytë ndër dhjetë

vendet kryesore prej nga vijnë

azilkërkuesit, ndërsa Maqedonia

renditet e gjashta. Gjasa për njohjen

e së drejtës së azilit nuk kanë

as serbët dhe as maqedonasit.

Ministri i Brendshëm gjerman.

Hans-Peter Friedrich, kërkoi të

kufizojë hyrjen në Gjermani të

serbëve dhe maqedonasve. Fluksi

masiv i qytetarëve serbë dhe

maqedoas duhet ndaluar menjëherë,

kërkoi politikani i CSU-së.

Për këtë duhet të jetë e mundur që

BE-ja ta pezullojë sa më shpejt lirinë

e vizave për këto vende. Numri

i azilkërkuesve është rritur shumë

në shtator në krahasim një vit më

parë. Sipas të dhënave të ministrisë

në shtator ka pasur 6691 kërkesa

për azil, rreth 62 për qind më shumë

se në shtator 2012. Rritja më e

fortë shënohet tek refugjatët nga

Serbia dhe Maqedonia. Eksperti

socialdemokrat për çështjet e sigurisë,

Michael Hartmann, bëri

përgjegjës për këtë zhvillim “bandat

e paskrupullta”. Zyra federale

për refugjatët në Nyremberg duhet

t’i kthejë pa vonesë këta azilkërkues,

këroi Hartmann. Ndërsa

për azilkërkuesit nga Pakistani,

Siria dhe Afganistani dyert duhet

të mbeten të hapura.

Arsye për rritjen e numrit të

azilkërkuesve nga Serbia dhe

Maqedonia politikanët e BE-së

e shohin kryesisht tek rritja e pagesave

për azilkërkuesit. Kryetari

i komisionit parlamentar të

punëve të brendshme, demokristiani,

Wolfgang Bosbach, tërhoqi

vëmendjen gjithashtu në

një intervistë për gazetën „Ruhr

Nachrichten“ ndaj të ashtuquajturave

dekrete të dimrit në disa

lande. Përmes këtyre dekreteve

azilkërkuesve u garantohet një

qëndrim minimal prej disa muajsh

edhe në rastet kur „gjasat për ta

fi tuar të drejtën e azilit janë zero“.

Organizata për mbrojtjen e

refugjatëve, Pro Asyl, e cilëson

debatin për rritjen e numrit të

azilkërkuesve nga Serbia dhe

Maqedonia si „përhapje paniku“.

„Kjo nuk justifi kohet me shifra“,

tha zëdhënësja e Pro Asyl për politikat

juridike, Marei Pelzer. Vërtetë

njerëzit nga këto dy vende qysh

prej heqjes së regjimit të vizave

e kanë më të lehtë të udhëtojnë

për në Gjermani e vende të tjera të

BE-së, por arsyeja përse ata largohen

në radhë të parë ka të bëjë me

„përjashtimin dhe diskriminimin

ekstrem“ të refugjatëve në vendet

prej nga ata vijnë, shtoi ajo.

Përveç kësaj, muajt e dimrit

në zonat e varfra të Ballkanit

përbëjnë një periudhë të vështirë

për të prekurit. „Skandali i vërtetë

janë kushtet e jetesës në

vendet e origjinës dhe pas kësaj

mënyra sesi ata priten prej politikës

në Gjermani“, thotë Pelzer.

Fakti që komunat ankohen për

mungesën e vendstrehimeve për

azilkërkuesit, është sipas Pelzer

rezultat i planifi kimit të gabuar.

Sepse qysh nga viti 2007 për shkak

të uljes së dukshme të numrit të

azilkërkuesve janë pakësuar edhe

kapacitet përkatëse. „Ky është

një planifikim i gabuar, që duhet

korrigjuar“, thotë Pelzer.Një

vështrim në zhvillimin e shifrave

të përgjithshme të azilkërkuesve

në dy dekadat e fundit tregon se

Gjermania pavarësisht nga rritja

e vazhdueshme, është ende mjaft

larg rekordit të mesit të viteve 90ta.

Asokohe në Gjermani numëroheshin

gati gjysmë milioni azilkërkues,

gjatë nëntë muajve të parë të

vitit 2012 numri i azilkërkuesve ka

qenë 40.200. Pas kulmit të viteve

90-ta, numri i azilkërkuesve deri

në vitin 2007 ra në rreth 20.000,

duke shënuar sërish rritje. Në

vitin 2010 janë paraqitur 41.300

kërkesa për azil dhe në vitin 2011

rreth 45.800.

jes së pavarësisë do të ketë para vetes

shumë probleme serioze. Rroga mesatare

në Mali të Zi është vetëm 480 euro,

ndërsa kostot për një familje normale

janë dyfi sh më të larta. Papunësia është

shumë e lartë. Ndërkohë që po rriten

edhe infl acioni dhe defi citi buxhetor.

Pabarazia sociale është më e theksuar se

“Në mjedisin e ri të miqësisë

dhe bashkëpunimit të ngushtë,

që është formuar mes Shqipërisë

dhe Greqisë, është e rëndësishme

për të adresuar direkt, me

vullnetin e duhur politik, problemet

kronike dhe çështjet e

pazgjidhura që ekzistojnë, duke

i dhënë përparësi zgjidhjes së

delimitimit të Marrëveshjes së

Zonave Detare midis dy vendeve”,

është shprehur zëdhënësi

i Ministrisë së Jashtme greke,

Gregori Delavekuras, gjatë një

konference për shtyp, duke iu

përgjigjur interesit të gazetarëve.

Duke theksuar se “adresimi sa

më parë i kësaj çështjeje kërkon

vullnet politik”. Athina zyrtare

ka përdorur në mënyrë të tërthortë

se për ujërat do të shpërblejë

Tiranën me ‘forcimin e

marrëdhënieve dypalëshe dhe

stabilitet në rajon”.

BOTA 15

në asnjë vend të tjetër evropian. Dallimi

mes të varfërve dhe të pasurve është më i

madhi në Evropë.

Prej fi llimit të viteve 90-të, ky vend qeveriset

nga Partia Demokratike Socialiste

(PDS). Figura kryesore e saj është Milo

Gjukanovic, i cili gati tërë kohën ka qenë

në krye të kësaj republike.

Greva në Tiranë, situatë tragjike

Kreu i delegacionit të Parlamentit

Europian, Eduard Kukan,

deklaroi se greva e ish-të përndjekurve

politikë në Shqipëri

është një situatë shumë tragjike.

“Kur njerëzit janë kaq shumë të

zhgënjyer sa ndërmarrin aktin

e vetëfl ijimit, kjo është shumë e

dhimbshme”, tha Kukan, i cili deklaroi

se beson që qeveria do ta

Borg: Greqia të heqë

dorë nga euro

Ministri suedez i Financave,

Anders Borg, deklaroi se për

Greqinë është më mirë të heqë

dorë nga euroja, me qëllim që

ta përforcojë ekonominë e saj.

“Nëse e braktis eurozonën,

Greqia me siguri do ta kthejë

aftësinë konkurrente të saj dhe

atëherë do të mund ngadalë të

qëndrojë në këmbë”, deklaroi

Borg, i cili gjendet në Tokio në

zgjidhë situatën e kompensimit

fi nanciar të tyre. Më tej ai theksoi:

“Po, po e ndjek këtë situatë,

pasi është një situatë shumë

tragjike dhe kur njerëzit janë

kaq shumë të zhgënjyer sa të

ndërmarrin këtë formë proteste,

është me të vërtetë shumë serioze

dhe shumë e dhimbshme.

Siç e kuptoj unë, ata po kërkojnë

kompensimin për vuajtjet në

burgjet e regjimit komunist.

Pra, shpresoj se qeveria do ta

realizojë dhe se do të përpiqet të

zgjidhë situatën. Sepse kur qeniet

njerëzore vuajnë dukshëm

është me të vërtetë e nevojshme

që situata të përballohet me

gjithë seriozitetin”.

Athina kushtëzon Shqipërinë

“Zgjidhja sa më parë e

marrëveshjes së ujërave detare

me Shqipërinë do të ishte një

hap vendimtar drejt forcimit të

marrëdhënieve tona dypalëshe,

si dhe garant për forcimin

e stabilitetit dhe sigurisë në të

gjithë rajonin”, ka theksuar Delavekuras.

Ndërkaq Delavekuras ka qenë

në sinkron edhe me atë çfarë ka

deklaruar edhe ministri i Jashtëm

i Shqipërisë, Edmond Panariti,

duke vlerësuar se çështja e

ujërave duhet të zgjidhet në bazë

të ligjeve ndërkombëtare.

takimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Sipas tij, kjo është

rrugë e rëndë dhe e komplikuar,

por vështirë mund të shihet

një tjetër, e cila mund jetë njëlloj

funksionale. Suedia, e cila nuk

dëshiron t’i bashkohet eurozonës,

publikisht ka shprehur

skepticizëm ndaj solidaritetit

fi nanciar mes shteteve evropiane

dhe kundërshtoi projektin

për Union Bankar Evropian.

Greqia po tenton të mbetet në

eurozonë, përkundër mungesës

së konkurrencës së ekonomisë

së saj, për të cilin shkak viti 2013,

sipas parashikimeve me siguri

do të jetë i gjashti vit me rradhë

me rënie të bruto prodhimit të

brendshëm të vendit.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!