29.07.2013 Views

SHKOLLA E SHERRIT - Gazeta Express

SHKOLLA E SHERRIT - Gazeta Express

SHKOLLA E SHERRIT - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

E diel, 14 tetor 2012

Kur shërbimi në gjuhën serbe i televizionit publik të Kosovës të

fi llojë emetimin e lajmeve dhe programeve tjera, do të duhet të

dëshmojë se nuk ndjek politikën pro-qeveritare, por një politikë

të pavarur. Të tilla janë pritjet e atyre, të cilët kanë më së shumti

nevojë për këtë televizion, e këta janë serbët e Kosovës.

Televizioni serb si

pre mediatike politike

Anamari Repic

Televizioni serb është pjesë e shërbimit publik të

Radio-Televizionit të Kosovës. Me emërimin e paradokohshëm

të drejtorit të këtij kanali televiziv në

gjuhën serbe është vendosur themeli i emetuesit të

parë publik, i cili pas vitit 99 i shërben në mënyrë

speciale i shërben serbëve në Kosovë. Dhe përderisa

ky kanal televiziv në gjuhën serbe bëhet kthesë e

jetës mediatike dhe shoqërore të serbëve në Kosovë,

shumë punëtorë mediatikë dhe politikë po

angazhohen kundër krijimit të këtij kanali televiziv,

me argumente nga sferat e tyre personale të

interesit.

Pas emërimit të paradokohshëm të drejtorit të

kanalit televiziv në gjuhën serbe, shumë serbë kanë

reaguar, duke shfaqur mosbesim, frikë, refuzim.

Nuk e dinë se a do të jetë ky televizion i pavarur

apo promovim i qeverisë, se a do të raportohet për

Kosovën si shtet apo ndryshe, se interesat e kujt

mbrohen, çka do të ndodhë me televizionet në enklavat

serbe, se a do të jetë prioritet i kanalit televiziv

serb qëndrimi i Prishtinës apo Beogradit, se a do të

jetë lajmi lajm, apo porosi e dikujt, etj.

Kështu është iniciuar një luftë fi nanciare, patriotike

dhe politike kundër kanalit të ri televiziv serb,

edhe përkundër faktit se ky kanal madje ende nuk

ka as frekuencën e tij. Kush qëndron prapa kësaj

fushate?

Në enklavat serbe ekzistojnë televizionet lokale

private serbe, të cilat e dëshirojnë rrjetin e televizioneve

të tyre dhe nuk dëshirojnë shërbim publik.

Në përpjekje për të mbrojtur interesat e tyre, televizionet

private janë paraqitur si kundërshtare, e jo

si partnere apo konkurrencë, e një kanali televiziv

që nuk ekziston ende. Në këtë luftë po përdorin

sensacione të ndjeshme patriotike, në mënyrë që

shikuesit serbë t’iu besojnë pa menduar fare. Më

saktë, ato akuzojnë televizionin e ri serb se do të

jetë i Thaçit (Hashim Thaçit, kryeministrit të Kosovës).

Por ata nuk e konsiderojnë si të rëndësishme

që shikuesve të tyre t’ua shpjegojnë se ata me

dëshirë marrin dhe pranojnë paratë e Thaçit për

TV projektet e tyre. Në anën tjetër kemi politikanë,

të cilët janë të mendimit se shërbimi publik është

në shërbim të tyre, që t’i promovojë ata, që të jetë

institucioni i tyre mediatik. Politikanë të këtillë nuk

lexojnë ligjet, në të cilat shkruan se Kuvendi (e jo

partitë politike) themelon shërbimin publik dhe se

siguron funksionimin e pavarur të tij.

Si pasojë e kësaj, çështja e TV kanalit serb është e

ndjeshme për tri arsye. Së pari bëhet fjalë për frikën

e njerëzve, të cilët për dekada me radhë kanë qenë

dëshmitarë dhe viktima të manipulimeve mediatike,

të cilat na çuan deri tek urrejtja dhe luftërat.

Kohë të gjatë është jetuar në rrethana, në të cilat televizioni

ka qenë qendër e pakushtëzuar e rrymave

politike dhe e patriotizmit.

Së dyti, televizioni serb nuk kuptohet si konkurrencë,

pluralizëm mediatik, koncept i shërbimit

publik, i cili ka një mision të defi nuar me ligj, por

shihet ose si pengesë, ose si mundësi për realizimin

e interesave të ndryshme. Ndjeshmëria e tretë ka

» Autorja është

Zëvendësdrejtoresh e RTK’së.

Kjo kolumne është shkruar enkas për Gazetën Express.

të bëjë me mosbesimin shumëvjeçar të serbëve në

shërbimin aktual publik të Kosovës dhe përcaktimin

e tyre që më me dëshirë të shikojnë televizionin

e Serbisë.

Por si fi lloi çdo gjë?

Asociacionet e gazetarëve të serbëve të Kosovës

në fi llim të negociatave për statusin e Kosovës kërkuan

nga bashkësia ndërkombëtare një TV kanal të

pavarur serb, i cili do të kishte frekuenca kombëtare.

Këtë si aspekt të rëndësishëm për ruajtjen dhe integrimin

e serbëve e kuptoi Marti Ahtisari, prandaj

televizionin e vendosi në planin e tij për pavarësinë

e mbikëqyrur të Kosovës. Në këtë mënyrë televizioni

serb u bë kategori kushtetuese dhe fi lloi procesi

i defi nimit të themeleve institucionale, se kush do

ta fi nancojë dhe gjëra të ngjashme.

Pas debateve të papajtueshme, me praninë e të

gjitha palëve të interesuara, të gazetarëve, medieve

lokale serbe, politikanëve, përfaqësuesve ndërkombëtarë,

ekspertëve për medie, u vendos që për

shkak të kushteve ekzistuese shoqëroro-fi nanciare

kanali i pavarur televiziv të jetë pjesë e shërbimit

ekzistues publik. Kështu, mosmarrëveshjet

e mëdha për mënyrën e fi nancimit, të drejtimit,

selisë, rolit, kanë kontribuar që kanali i ri televiziv

serb të bëhet pjesë e RTK-së. Dikush këtë e ka kuptuar

si kompromis, e dikush si zgjidhje të imponuar

dhe të padrejtë. I gjithë procesi është udhëhequr

nga faktorët ndërkombëtarë, ndërsa në hartimin

e bazës ligjore kanë ndihmuar ekspertët evropianë.

Duke shpjeguar funksionimin e TV kanalit serb,

ligji për RTK-në parasheh pavarësinë dhe objektivitetin

e këtij televizioni. Kjo mund të jetë një përgjigje

ndaj disa dyshimeve, por jo edhe eliminim i plotë

i tyre.

Për këtë arsye është me rëndësi se çfarë do të jetë

politika redaktoriale, duke pasur parasysh se po

hyhet në tregun tashmë të stërmbushur mediatik,

me kualitet të dyshimtë, malverzime për interes,

me vijë të padukshme ndërmjet raportimit faktik

dhe komenteve, si dhe shikimit tradicional të disa

televizioneve. Vetëm një televizion profesional

mund të fi tojë besim dhe të luftojë për shikuesit e

vet. Pse besoj në këtë? Dëshirojmë të mësojmë nga

shembujt pozitiv, ngase ka.

Në SHBA, vendin me numër të madh të televizioneve

komerciale me ndikim global, shumë

njerëz besojnë në shërbimet publike. Kam pasur

mundësinë që të vizitoj korporatën për emetim

publik dhe të bindem se sistemi amerikan i shërbimit

publik dallon nga ai evropian, i afërt për ne.

Por besimi në shërbimin publik është tejet i madh.

Pasi që të kenë shikuar të gjitha spektaklet, debatet

e ashpra, emisionet sfi duese teknologjike, shikuesit

që kanë dëshirë që të informohen me saktësi i

kthehen emisioneve të shërbimit publik. Ngjashëm

është edhe në Evropë, me shërbimin britanik dhe

botëror, BBC, më pas me atë gjerman, francez, ku

shërbimet publike ndoshta nuk janë më aktualet,

por nga aspekti informativ janë më të fuqishmit,

ngase qytetarët ju besojnë më së shumti.

Kështu edhe televizioni i ri serb, apo siç e quajnë

tashmë RTK2, ka obligim më të madh dhe mundësi

të shumta, si për shkak të faktit se është kategori

kushtetuese, pjesë e shërbimit publik, si dhe për

shkak të rolit të veçantë në jetët e serbëve në Kosovë.

Vazhdon në faqen 25

Eja në

IPKO

dhe

merr falas!

Bleni numër të ri, për

vetëm 3€ me

3€ mbushje dhe

merrni FALAS:

1000 MIN, 1000 SMS

ose 1000 MB,

sipas zgjedhjes tuaj.

3

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!