29.07.2013 Views

SHKOLLA E SHERRIT - Gazeta Express

SHKOLLA E SHERRIT - Gazeta Express

SHKOLLA E SHERRIT - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

E diel, 14 tetor 2012

Fjalët e Botës

SHKURT E SHQIP 25

Vijon nga faqja 3

Greqia të heqë

dorë nga euro”.

Aspekti shoqëror i kanalit televiziv

është i rëndësishëm, pasi që

nënkuptohet se roli i tij do të jetë

që t’i kontribuojë stabilizimit të

komunitetit serb. Krahas rolit

informativ dhe edukativ, ai do

të ketë edhe mision të veçantë

për krijimin e hapësirës publike

për serbët, të cilët duhet të fl asin

për jetën e tyre në Kosovë.

Më tutje, faktori financiar

është pothuajse vendimtar, pasi

që ka qenë e domosdoshme që

të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme.

Fondet nga buxheti

i përbashkët, për të cilat tatime

paguajnë edhe serbët, e edhe

shqiptarët, si dhe bashkësitë

tjera, janë opsioni më stabil i

fi nancimit.

Aspekti i tretë i rëndësisë së

këtij televizioni më trimëron

në veçanti, e ky opsion është

bashkëpunimi. Puna e përbashkët,

shkëmbimi i informatave,

hapësirës, ideve, atmosfera e relaksuar

e punës e kolegëve serbë

dhe shqiptarë mund të kontribuojë

në uljen e tendosjeve, si

dhe fillimit të komunikimit të

hapur në shoqërinë e përçarë

etnikisht.

Televizioni serb do të ketë një

rol më tepër, do të bëhet iniciues

ideator i lindjes së konceptit të ri

të serbëve të Kosovës, të cilëve

shikimi kritik për botën do t’iu

hap shtigje të reja. Për këtë arsye

është me rëndësi të bëhet një televizion,

i cili nuk do të pasqyrojë

vetëm profesionalizëm, por i cili

do të diskutojë gjithashtu edhe

për të gjitha dyshimet në lidhje

me ekzistencën e tij.

Kur të fi llojë punën, televizioni

serb do të hasë në një terren të

pasur, të larmishëm dhe interesant,

në të cilin profesionalizmi

shpesh harrohet. Do të përballet

me popullaritetin e pakalueshëm

të disa televizioneve, me

dezinformata, manipulime, me

synimin e shumë njerëzve që

të kenë qasje objektive në informata,

për t’i dhënë më pas

atyre ngjyrime patriotike, me

media që në mënyrë jopopullore

luftojnë për shikuesit serbë.

Do të ketë politikanë, të cilët do

të ushtrojnë trysni, që do të kërkojnë

punësimin e fëmijëve dhe

familjarëve të tjerë. Do të ketë

gjithçka. Do ta presë një terren

i njohur.

ANDERS BORG,

Ministri suedez i Financave,

i cili tha se për Greqinë

është më mirë të heqë dorë

nga euroja, me qëllim që ta

përforcojë ekonominë e saj.

Biden gaboi

për Libinë.

MITT ROMNEY,

Kandidati i republikanëve

për president të SHBA-së,

akuzuar zëvendëspresidentin

e SHBA-së, Joe Biden, se ka

bërë deklarata të gabuara

në lidhje me sulmin e muajit

të kaluar ndaj konsullatës

amerikane në Libi.

Profeti, Islami dhe Fjala e Lirë!

Dimal Basha

Nuk mendoj se duhet shumë detaje

me shpjegu për emocionet e

ndezura në boten Islame nga një

film që çoi edhe deri te ndezja e

vet njerëzve si pasojë. Fillimisht,

duhet të ceket se jo krejt myslimanët

kanë vrarë dhe jo të gjithë

kanë protestu dhunshëm ndaj një

filmi amatoresk. Këtu është një

numër i vogël injorantesh që janë

të manipuluar direkt prej disa individëve

që kanë interesa personale.

E dyta, asnjëherë nuk arsyetohet

vrasja e njeriut për një portretizim

të cilido profet. Çka është edhe më

tragjike në këtë rast, fakti se vriten

njerëz të pafajshëm. Më konkretisht,

ndër viktima ishte edhe

ambasadori J. Christopher Stevens,

i cili bashkëpunoi ngushtë

me qytetarët libian në rrëzimin e

diktatorit Gadafi dhe mbetet një

mik i popullit libian, i cili qëndroi

afër tyre në ditët më të vështira

të popullit libian.

Filmi amatoresk që është arsyeja

kryesore e gjithë kësaj dhune, është

i punuar nga artistë amatorë

ku sipas mediumeve në SHBA,

aktorët në film janë me profesion

kamerierë që për rolet e tyre kanë

marrë nga 500 dollarë. Kurse objektivi

për krijimin e këtij filmi nuk

dyshohet se ka pas qellim denigrimin

e profetit dhe provokimin

e botes Islame. Sidoqoftë, në këtë

tragjedi vdesin njerëz që nuk kanë

lidhje me filmin por as qëllimin. Filmi

nuk është i sponsorizuar nga

shteti amerikan dhe këtë e pranon

edhe vetë akademiku Tariq

Ramadan, i cili gjithashtu e dënon

dhunën në të gjitha nivelet dhe e

njëjta denoncohet edhe nga vetë

presidenti Barack Obama.

Pra, mundemi me konkludu se

filmi shihet si një propagandë nga

shumë qytetare amerikane, mirëpo

asnjëherë nuk shihet si jo e drejtë.

Pra, dallimi qëndron se edhe

pse një film qe ofendues mund të

shihet si i gabueshëm, autori ka të

drejtë të shfaqë mendimin e tij të

lirë përmes imazheve sepse këtë

e lejon e drejta e të shprehurit të

lirë, vlerë kjo që është bazë e themelimit

të këtij shteti. Për të thelluar

vlerën e fjalës së lirë, duhet të

kujtojmë thënien e Rosa Luxemburg,

e cila ka thënë se “fjala e lirë

është e pakuptimtë nëse nuk lejon

shprehjen e një individi që mendon

ndryshe.” Apo edhe fjalimin e Presidentit

Obama para Asamblesë së

Kombeve të Bashkuara ku tha se

“në SHBA kemi publikime të panumërta

që provokojnë ofendime…

mirëpo unë gjithmonë do të mbroj

të drejtën e tyre që të bëjnë një

gjë të tillë.”

Nuk i lejohet shtetit që të privojë

privatin për publikimin e një imazhi

apo filmi që mbrohet me fjalën e

lirë edhe pse filmi përmban gjuhe

ofenduese. Ka raste ku gjuha urrejtëse

ndalohet në disa raste por jo

në ofendimin e zotëve apo profetëve.

Është përgjegjësi personale

e individit (privatit) që të mbahet

moralisht përgjegjës. Kemi raste,

për shembull, ku shumë revista

zgjedhin të mos publikojnë imazhe

ofenduese nga ndjesia e tyre dhe

respekti për tjetrin.

Megjithatë, është kyçe të ceket

se ka me qindra raste ku vërehet

standardi i dyfishtë nga myslimanet,

te cilët ofendojnë zotat e tjerëve

por nuk dëshirojnë të ofendohen.

Kjo ironi është prezente edhe

në Kosovë ku deklaratat publike

të Shefqet Krasniqit ku thërret

për vrasjen e të pafeve kalojnë pa

u vërejtur nga myslimanët apo

udhëheqësia e tyre. Kjo rryme

ekstreme që thirren në emër të

zotit kanë etabluar një ‘normë’ për

ofendimet që shpesh vijnë edhe

nga individë si Nexhmedin Spahiu,

profesor në UP dhe opinionist tek

Zëri, i cili thotë se njerëzit e pafe

janë majmunë.

Të njëjtin rast e kemi në boten

Arabe ku myslimanë, akademikë e

klerikë, ofendojnë pareshtur besimet

apo mosbesimet e tjerëve. Ka

edhe pushtete që aplikojnë ligje

diskriminuese ndaj individëve për

shkak të besimeve të tyre. Keni

mundësi të hulumtoni qindra raste

të tilla apo edhe të lexoni shkrimin

e David Brooks në NY Times

ku jep shembuj konkret për këto

ofendime. Mirëpo çuditërisht, të

gjitha këto ikin pa zgjuar ndonjë

reagim nga myslimanët.

Mendimi im është se protestuesit,

por edhe shumë pjesëtarë të

komunitetit mysliman, të manipuluar

nga një masë klerikësh

radikalë, tentojnë që të imponojnë

ligjet Islamike si vlera në boten

demokratike përmes kërcënimeve,

shantazhimeve e dhunës. Nëse e

SHBA-ja do

të vazhdojë të

ndihmojë demokracitë

e reja.

lexoni tërthorazi, kërkesat e protestuesve

përpiqen që shtetet si

Amerika të aplikojnë censurë mbi

lirinë e të shprehurit. Me fjalë

tjera, argumenti rrjedh kështu.

Mos publikoni imazhin e profetit

për shkak se ligjet Islamike e ndalojnë

çfarëdo përshkrimi apo portretizimi

të profetit dhe si pasojë

Amerika gjithashtu duhet të krijojë

një ligj që është konform kësaj

ndalese në Hadith për t’i plotësuar

kërkesat e disa myslimanëve të

ofenduar.

Mendojeni tash të kundërtën.

Sikur qytetarët amerikanë të ndezin

flamuj e të vrasin ambasadorë

të shteteve Islamike në SHBA duke

protestuar dhunshëm dhe kërkuar

që shtetet Islamike të shfuqizojnë

ligjet Islamike sepse ofendojnë vlerat

perëndimore. Pra, të kërkojnë

që të ndërrojë ligji Islamik dhe të

jenë konform atij amerikan për

shkak se këta të fundit ndihen të

ofenduar nga ligji i tyre. Tingëllon

si standard i dyfishtë?!

Megjithatë, në këtë shtet nuk

censurohet ofendimi i zotave, por

as i profetëve. Askush nuk është

i përjashtuar nga kritika, duke

përfshirë këtu edhe religjionet. Kjo

është një vlerë që shtetasit amerikanë

nuk bëjnë asnjë kompromis

dhe asnjëherë nuk mendojnë se

ligjet e tyre duhet të jenë konform

ligjeve Islamike. Për ata që nuk e

kuptojnë, ligjet Islamike që flasin

për ndalimet dhe dënimet vlejnë

për shtetet Islamike që zgjedhin

t’i implementojnë ato por jo për

Danimarkën, Francën apo në këtë

rast Amerikën. Inkuiziocionet kane

aplikuar këso ligje drakoniane gjatë

Mesjetës që në anglisht i referohen

si “dark ages” apo periudha

e errët dhe njëra nga arsyet që i

referohen si e errët është sepse

ka qenë një kohë kur njerëzit janë

djegë të gjallë për shkak se kanë

kritikuar religjionet.

Me tej, sikur të censurohej një

individ nga denigrimi apo ofendimi

i një religjioni apo tjetër, atëherë

po krijojmë përjashtime dhe kjo

mund të rrezikojë të hapë kutinë

e Pandorës ku nesër mund të

kërkohet që të gjitha publikimet,

arti dhe filmat që janë kritik ndaj

religjioneve duhet të censurohen

si pasojë. Duke mos përjashtuar

një pasojë tjetër këtu që mund të

rezultojë në dënimin e artistëve,

HILLARY CLINTON,

Sekretarja amerikane e shtetit,

e cila tha se administrata

Obama nuk do t’i shmangë

angazhimet e saj ndaj

demokracive të reja në Afrikën

e Veriut, pas vrasjes së muajit

të kaluar të ambasadorit

amerikan në Libi.

shkrimtarëve e publicistëve që

qëndrojnë pas këtyre projekteve.

Librat që argumentojnë kundër

ekzistencës së Zotit dhe denigrimin

e religjioneve janë ndër

librat më të shitur në SHBA dhe

vazhdojnë të jenë pjesë e debatit, e

jo dhunës. Filma si “Religiolous” qe

përqeshin religjionet monoteiste

janë nominuar për çmime në akademinë

e filmave. Jo shume larg

një nga shfaqjet më të famshme

me shumë çmime të fituara në

Broadway ishte dhe vazhdon të

jetë “The Book of Mormon.” Një

shfaqje satirike që për temë kryesore

e ka portretizimin satirik të

besimit Mormon, një sekt i krishterë

që i takon edhe vetë nominuesi

për President nga radhët e

Partisë Republikane, Mitt Romney.

Të gjitha këto publikime, filma dhe

shfaqje dokumentojnë lirinë e

fjalës. Përkundrazi, shihen si vepra

artistike. E njëjta ndodhi kur Rudi

Giuliani, në vitin 1996 në New York,

ishte ofenduar nga një skulpturë

e Shën Marisë e punuar nga një

artist amerikan dhe tentoi t’i vinte

drynin shfaqjes për shkak të kësaj

por që gjykatat ia ndaluan mundësinë

që të ndalojë këtë shfaqje. Pra,

gjykatat nuk do të lejonin censurë

mbi një vlerë që është bazë fundamentale

e krijimit të SHBA-ve

dhe e mbrojtur në Amandamentin

e Parë të Kushtetutës që ndalon

privimin e të drejtës së fjalës

së lirë, një dokument që tejkalon

fjalën çfarëdo libri të shenjtë, do

të ishte e pamundur.

Duhet kuptuar qarte se jo vetëm

Islami, por asnjë religjion nuk përjashtohet.

Siç e ceka me lart, me

mijëra filma, dokumentarë, këngë,

botime e çka jo tjetër që kritikojnë

e përqeshin politikanë, artistë, religjione,

profetë, zota çdo ditë dhe

janë në qarkullim nëpër vitrinat e

dyqaneve, bibliotekave dhe librarive

në çdo kënd të këtij vendi.

Këtu studiohet, kritikohet prej asaj

njerëzore e deri tek ajo hyjnore pa

u vrarë e ndezur askush. Ka prej

atyre që shfaqin mospajtime, mirëpo

secili ka të drejtë për mendimin

e tij. Kjo është demokracia Amerikane,

ju pëlqej apo jo, vendi ku

debatohet për të gjitha temat dhe

kritikohen të gjithë pa përjashtime,

përfshirë këtu profetët dhe zotat e

të gjithëve. Kjo është e drejtë themelore

që mbrohet me xhelozi nga

populli dhe shteti amerikan dhe që

më së miri përmblidhet nga filozofi

francez Voltaire i cili thotë “nuk

pajtohem me atë që thoni, mirëpo

do ta mbroj me vdekje të drejtën

tënde për ta thënë atë.”

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!