29.07.2013 Views

Priten 10 njohje - Gazeta Express

Priten 10 njohje - Gazeta Express

Priten 10 njohje - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

2

Pressing

Fjalët e Botës

A është

ai zelandez?

MOTI

Sot

Nesër

PAUL HENRY,

Prezantuesi televiziv

pyetur Kryeministrin e

Duam ta përhapim kulturën

e zbavitjes dhe sigurisë.

CANDICE IYOG,

Jam mirë, kam fjetur qetë. Nuk e

kam pritur Çmimin Nobel sivjet.

ANDRE GEIM,

grafen

Berat Buzhala ZArlinda Desku

RIlir Mirena EArtan Muhaxhiri

PLeonard Kerquki NJeton Musliu

BFaton Raçi BArsim Buxhovi

AArben Idrizi SValdet Hasani

FAtdhe Mulla

e eVjollca Musa

SMediaWorks.

Zogaj

Në letrën e largimit nga grupi socialist, deputeti Vangjel Tavo

bëri publike pakënaqësitë dhe vlerësimet e tij negative për

gjendjen e sotme në Partinë Socialiste. Qëndrimet e tij nuk

kishin veshjen emocionale të hatërmbetjeve të rastit, por

ishin gjenerike dhe përgjithësuese. Flitej për personalizim të

vendimmarrjes dhe drejtimit në PS, për devijim nga vlerat e

krijuara nëpër vite në atë parti, për mbytje të demokracisë

së brendshme, etj.

E gjithë kjo tregon se deputeti e kishte pjekur vendimin për

t’u larguar nga grupi i PS’së dhe po priste momentin e duhur

për ta shpallur. Momenti, edhe pse mund të jetë provokuar

nga ndonjë ngacmim i fundit, erdhi menjëherë pas largimit

të deputetit Paulin Stërkaj nga grupi i PD’së, duke e barazuar

kësisoj lojën e numrave në Kuvendin e brishtë të Shqipërisë,

ku nuk ekziston një shumicë politike e votuar nga zgjedhësit.

Largimi i Tavos bëri “bis” me largimin e Stërkajt jo vetëm si

ngjarje, por edhe në jehonën që pati në mjedisin politik. LSI

hapi krahët për ta mirëpritur Tavon, ashtu siç kishte bërë PS

dy tre ditë me parë me Stërkajn. Prapa nënqeshjeve të holla

u duk se kjo gjuhë gjestesh nga kampi qeveritar përcillte këtë

mesazh: sa herë të na merrni do t’ju marrim, madje mund

t’ju marrim edhe kur nuk na merrni, sepse ne kemi pushtetin

dhe pushteti është më i ëmbël se idealet.

Nuk mund ta dimë a ishte largimi i Tavos nga PS’ja një

kundërpërgjigje e gatshme ndaj largimit të Sterkajt nga PD’ja.

Koincidencat nuk janë një argument, edhe pse ato intrigojnë

dhe madje ushqejnë shpeshherë gjykimin popullor për

çështje të caktuara. Sot shumë njerëz mendojnë dhe shprehen

hapur se prapa lëvizjeve të deputeteve nga opozita në

Qeveri dhe anasjelltas, nga Qeveria në opozitë, qëndron dora

e liderëve politikë të formacioneve të mëdha. Qeveria dhe

opozita u ngjajnë dy kampeve relativisht të barabarta, që janë

shumë afër me njëra tjetrën. Në këto kushte, tundimi i secilës

palë për t’i shkëputur një ashkël palës tjetër nuk është thjesht

një englendisje vanitoze, por një nevojë që mund të rezultojë

jetike nga çasti në çast për synimet politike respektive. Ja

pse largimet në Kuvendin e tanishëm, edhe kur bëhen për

motive që lidhen me pavarësinë dhe integritetin e deputetit,

rrezikojnë të lexohen me lehtësi si pazare me deputetë.

Deputetët janë sovranë në vendimet që marrin, por ata

janë e duhet të jenë edhe të përgjegjshëm. Madje para se të

jenë sovranë, ata duhet të jenë të përgjegjshëm. Që do të thotë

se në përgjithësi në qëndrimin e tyre duhet të mbizotërojë besnikëria

ndaj zgjedhësve, ndaj siglës dhe pozicionit të partisë

me të cilën janë votuar. E dimë se nuk është e lehtë në partitë

tona të mbyllura ku dëgjohet vetëm zëri i kryetarit. Por, duhet

provuar. Qoftë edhe për të justifikuar në publik largimin. Ky

pra është një qëndrim parimor, që mund të ndryshojë vetëm

për arsye madhore apo të veçanta.

Parlamentarizmi shqiptar i dy dekadave të fundit i ka

njohur të gjitha llojet e largimeve: largimet nga Qeveria në

opozitë dhe nga opozita në Qeveri; largimet e shoqëruara

me shpjegime që kanë patur vlerën e dokumenteve politike

dhe largime nën zë për interesa vetjake; largime për shkak

të ideve dhe largime për shkak të ryshfeteve. Po të na lejonte

madhësia e një shkrimi në gazetë, do të mund ta ilustronim

edhe me emra këtë histori . Por, ndoshta lexuesi i vëmendshëm

i ka vetë parasysh rastet konkrete. Ajo që mund të

themi me bindje është se publiku nuk i ka vënë kurrë në

një balancë largimet e ndryshme të deputetëve nga partia

e tyre. Ata që kanë lëvizur nga Qeveria në opozitë janë parë

gjithnjë si më idealistë dhe më burrërorë, sepse në fund të

E mërkurë, 6 tetor 2010

Socialist, por jo në opozitë

fundit, edhe po të jenë nxituar, ata kanë lenë privilegjet e

pushtetit për të përqafuar opozitarizmin, që në Shqipëri ka

qenë dhe mbetet i vështirë dhe i mbushur me privacione me

karakter politik deri te punësimi i fëmijëve dhe të afërmve. Me

gjithë privacionet e ndryshme, të qenët në opozitë ka qenë

dhe mbetet një mision i lartë dhe fisnikërues. Shqipëria e re

demokratike është thirrur në një kauzë të krijojë kulturën e

opozitarizmit, sepse kjo i ka munguar ndër shekuj, ndërkohë

që pushtetin e ka patur gjithnjë me tepri në kurriz.

Ata që kanë lëvizur nga opozita në Qeveri janë parë me

përbuzje, si interesaxhinj të vegjël. Ç’nevoja ka Qeveria për ta,

kur ajo i ka numrat? Në përgjithësi, e ardhmja i ka nxjerrë nga

skena deputetët që kanë lëvizur nga opozita drejt Qeverisë.

Ky është si një ligj që gjen e do të gjejë zbatim gjithnjë. Por,

forma me e shëmtuar e lëvizjes së deputetëve, apo e devijimit

të deputetëve nga vota që u ka dhënë elektorati, mbetet ajo e

joshjes me poste, e blerjes me premtime dhe ryshfete. Blerjet

janë një fyerje e rëndë për pluralizmin. Dhe po të marrin

përhapje të gjerë, blerjet janë një atentat i mirëfilltë ndaj

vullnetit të zgjedhësve.

Largimet nga një Qeveri apo drejt një Qeverie që ka kontrolluar

rreth shtatëdhjetë për qind të pushtetit nuk kanë patur

jehonën që kanë largimet analoge nga një Qeveri që është

gjithnjë në limitet e numrave të nevojshëm. Prandaj, interesi

për të kuptuar largimet e kohëve të fundit dhe pritshmëria

që ka krijuar kjo dukuri është e lartë. “Merkatoja filloi”, tha

parmbrëmë një analist i respektuar në një prej ekraneve televizive.

Unë nuk besoj shumë në variantin e merkatos. Më

e saktë do të ishte të thoshim se janë hedhur zaret e interesave.

Pa mohuar fatin se ka edhe ikje për shkak të ideve të

ndryshme. Deri tani kemi tre largime. Stërkaj, që duke ikur

nga PD’ja në opozitë, barazoi si me thënë rastin e tij, pasi

kishte ikur nga opozita drejt Qeverisë para tre vjetësh. Kemi

edhe largimet e dy deputeteve të votuar në listat e PS’së. Të

Shpëtim Idrizit, që është mbuluar me votë nga socialistët e

Vlorës dhe të Vangjel Tavos, që është mbuluar me votë nga

socialistët e Gjirokastrës. Pa u ndalur gjatë në faktin se ikja kur

je votuar me listë partie nuk është njëlloj si ikja kur je votuar

si individ i kandiduar nga partia, do të doja të kthehesha

sërish te letra e zotit Tavo.

Ai rendit disa defekte të jetës së brendshme të PS’së për të

cilat unë dhe shumë të tjerë si unë, që nuk janë anëtarë të

asaj partie, nuk mund të japin një gjykim. PS’ja nëpër vite

i ka mësuar me një demokraci të avancuar anëtarët dhe të

zgjedhurit e saj, sa ata të mos pajtohen me asnjë milimetër

tkurrjeje apo berishizimi të kësaj demokracie. Mundet, pra,

që gjerat të jenë siç i thotë Tavo. Kjo situatë meriton një analizë

më vete në PS. Por, Tavon e tradhton teksti i tij, kur nuk

thotë një fjalë për misionin historik të opozitës dhe PS’së për

transparencën e zgjedhjeve. Tavo nuk thotë asnjë fjalë për pozicionin

e tij të nesërm. Do të mbetem socialist, thotë , por e

le evazive a do të mbetet opozitar siç janë zgjedhësit që e kanë

votuar, apo jo. Ja përse disa media me plot të drejtë e kishin

lexuar deklaratën e tij si një afrim drejt pushtetit nëpërmjet

LSI’së. A nuk është e mundur që këta të pakënaqur në PS të

qëndrojnë në opozitë edhe kur deklarojnë pavarësinë nga

lidershipi i PS’së? Po të qëndronin në opozitë më fort sesa

kur ishin me lidershipin, qëndrimi i tyre do të vlerësohej dhe

do të kishte pasoja pozitive edhe në PS. Por, ata duket nuk

kanë këtë mendje. “Socialist, por jo në opozitë” - po të jetë

kjo motoja e pashpallur por e nënkuptuar, do t’i shumëzonte

me zero të gjitha fjalët e tjera.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!