29.07.2013 Views

Priten 10 njohje - Gazeta Express

Priten 10 njohje - Gazeta Express

Priten 10 njohje - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

6 POLITIKË

Parlamentarët ftohen në Këshillin e Europës

Asambleja Parlamentare e Këshillit

të Europës ka vendosur që në

mbledhjet e ardhme ku do të

diskutohen çështje që kanë të

bëjnë me Kosovën, të ftohen edhe

deputetët kosovarë në takimet e

këshillave të saj.

Presidenti i Asamblesë Parlamen-

tare të KE’së, Mevlut Çavushollu,

citohet të ketë thënë se Asambleja

e Përgjithshme e KE’së ka marrë

parasysh shqetësimin e Serbisë,

si dhe rezolutën e Kombeve të

Bashkuara për Kosovën, andaj parlamentarët

e Kosovës do të ftohen

vetëm në takimet e këshillave dhe

kur të flitet për temat që kanë të

bëjnë me Kosovën”.

Ndërkaq, shefi delegacionit rus në

Asamblenë e Përgjithshme të KE’së

dhe kryetari i Këshillit të Politikës

së jashtme të Dumës ruse, Konstatin

Kosacev ka deklaruar që, “nëse

AP e KE’së dëshiron të vendosë

Analistët politikë në vend

kanë vlerësime të ndryshme

për partinë më të

re - Fryma e Re. Ramush

Tahiri thotë se pas zgjedhjeve

kjo parti do të bëhet

një forcë serioze politike

dhe pjesë e pushtetit.

Analisti Mufail Limani

vlerëson se kjo parti po

hyn me vonesë në skenën

politike dhe mund të pësojë

nga pragu zgjedhor.

kontakte me njerëzit e Kosovës,

përshëndes këtë trajtim, sepse

mendoj që askush nuk duhet të

jetë i izoluar”.

Por, sipas tij, përfaqësuesit nga

Kosova mund të ftohen vetëm në

mbledhjet e këshillave dhe jo në

sesionet parlamentare.

SHANSET E FRYMES

Shpend Limoni

shpend.limoni@gazetaexpress.com

Prishtinë, 5 tetor —

Paralajmërimet e dy figurave të

njohura të shoqërisë civile, Ilir

Dedës dhe Shpend Ahmetit, për

t’i hyrë garës në zgjedhjet e parakohshme

në vend, që pritet të

mbahen në fund të janarit, kanë

nxitur reagime të ndryshme.

Deri më tani, bartësit e subjektit

më të ri politik në vend kanë arritur

të bëjnë publik vetëm identitetin e

kësaj ndërmarrjeje.

“Fryma e Re”, akronimi “FER”

dhe emrat e Shpend Ahmetit dhe

Ilir Dedës aktualisht janë krejt ajo

që dihet për këtë subjekt.

Deri më tani, Ahmeti dhe Deda

nuk kanë treguar as kush do të jetë

titullari i këtij projekti. Ky tentim

për të krijuar përshtypjen për një

punë ekipore në partinë më të re

ka krijuar edhe pak konfuzion.

Expressi ka kontaktuar të martën

Ilir Dedën për të mësuar më

shumë rreth partisë së re. Ai ka

thënë se gjithçka që ka të bëjë me

“Frymën” do të bëhet publike në

një konferencë për media javën e

ardhshme.

Por cilat janë mundësitë për

subjektin më të ri në politikën

vendore?

Analistët politikë në vend kanë

këndvështrime të ndryshme për të

ardhmen e kësaj partie.

Analisti Ramush Tahiri ka parashikuar

një të ardhme të ndritur për

partinë më të re.

“Kosova ka nevojë për frymë të

re edhe për parti të reja, Kosova

ka nevojë edhe për një liberaldemokraci,

sepse kjo është ajo pjesa

që unë konsideroj se është më e

pranueshme për Europën edhe

ka nevojë, sepse janë të rinj edhe

kanë studiuar jashtë edhe i përkrahin

këto gjeneratat e reja, pasi

që Kosova shtohet çdo vjet nga 50

mijë votues”, ka thënë Tahiri në një

prononcim për Express.

Tahiri vlerëson se “FER” nuk

do të ketë probleme me pragun

zgjedhor.

Sipas tij, kjo parti mund të marrë

deri në 15 për qind të votave.

“Unë mendoj se është mirë që

po bëhet kjo, unë mendoj se ata

mund të fitojnë rreth 15 për qind.

Ua kam thënë edhe atyre këtë, edhe

pse ata po mendojnë se mund të

marrin më pak, diku rreth 7 apo 8

Zgjedhjet, pastaj bisedimet

U.D i Presidentit, Jakup Krasniqi ka thënë se

bisedimet e paralajmëruara me Serbinë nuk

mund të zhvillohen përpara se të mbahen

zgjedhjet e parakohshme në Kosovë.

për qind. Por ata i shoh si vlerën

më të mirë të këtyre zgjedhjeve që

po mbahen”, ka thënë Tahiri.

“Po, do të jetë një forcë serioze.

Unë besoj se do të jenë pjesë e pushtetit,

ashtu e shoh unë. Edhe një

korrektues i mirë i pushtetit për

shkak se kanë një ideal, e ndjekin

një ligjshmëri, kanë një program

europian dhe janë liberaldemokratë”,

ka shtuar ai.

Tahiri thotë se koncepti i kësaj

partie është i ngjashëm me partinë

e dikurshme ORA, por ajo

që dallon “Frymën” është fakti që

Deda dhe Ahmeti deri më tani nuk

kanë shfaqur ambicie lideriste.

Ai po ashtu ka folur edhe për

mënyrën se si partia e re do t’i qaset

votuesit.

“Duke iu falënderuar ligjit dhe

hapësirës që caktohet nëpër media,

unë mendoj se këta do të

shfrytëzojnë më shumë mediat

se punën në terren, sepse këta

synojnë një shtresë të caktuar të

njerëzve. Si po e shoh unë, këta

nuk kanë nevojë të shkojnë nëpër

tubime populiste”, ka vlerësuar

Tahiri.

Por, ndryshe mendon Mufail

Limani.

Prishtinë, 5 shtator– Përderisa përmendet

tetori si muaj për fillimin e

raundit të parë të bisedimeve me

Serbinë për të vazhduar me raundin

e dytë pas zgjedhjeve të reja në

Kosovë, ushtruesi i detyrës së Presidentit

të vendit, Jakup Krasniqi

përsërit qëndrimin e tij se bisedimet

duhet të zhvillohen vetëm pas

konsolidimit të institucioneve të

Ai ka një parashikim të zymtë

për “Frymën”.

Limani ka thënë në një prononcim

për Express të martën se kjo

parti në bazë të asaj që ka treguar

deri më tani, mund të ballafaqohet

me dështim.

Sipas tij, pragu zgjedhor prej 5

për qind është një problem i madh

për këtë parti.

“Pragu i pesëpërqindëshit është

shumë i lartë, po e përsëris, më

shumë më impresionon ideja e

organizimit, e themelimit dhe më

shumë më impresionon guximi i

tyre për të hyrë në këtë ndërmarrje

sesa mundësitë e tyre. Mundësitë

e tyre janë të afërta me zero dhe

nuk do të doja të shihja edhe një

përpjekje të dështuar dhe edhe një

zhgënjim të radhës që mund të na

ndodhë shumë lehtë”, ka thënë ai.

Limani konsideron se ideja që

“Fryma” të hyjë në këtë zgjedhje

është e vonuar.

“Shanset e tyre për mendimin

tim janë diskutabile. Kjo është

shprehja më e butë që po e gjej

tash. Nëse kjo parti i merr seriozisht

zgjedhjet e parakohshme, iniciativa

është e vonuar, për shkak

se janë tre muaj përgatitje dhe deri

dala nga zgjedhjet e reja. Krasniqi

ka thënë të martën se Kosova ka

qenë e përgatitur për bisedime me

Serbinë, njësoj siç ka biseduar edhe

me vendet e tjera fqinje, por për të

qenë bisedimet stabile, sipas tij, ato

duhet të ndodhin pas zgjedhjeve

në Kosovë. “Unë mendoj që për të

qenë bisedimet më stabile, Kosova

mund të themi se është në fushatë

E mërkurë, 6 tetor 2010

tani nuk kemi pasur informacion

nëse këta njerëz janë organizuar

deri tash. Nga ajo që po flitet,

bëhet fjalë vetëm për iniciativa individuale

për dy ose tre individë

që kanë shpallur se duan të bëjnë

parti, por nuk kemi pasur informacion

publik për organizimin,

për strukturimin e saj në pjesë të

ndryshme të vendit”, ka thënë ai.

Një problem tjetër është fakti

që kjo parti deri më tani nuk ka

treguar se mund të shtrihet lehtë

në vend.

“Parti politike me organizim

vetëm në Prishtinë, me miq nga

Prishtina, nuk ka”, ka thënë ai.

Limani, po ashtu, ka bërë një

krahasim të kësaj partie me Partinë

Reformiste ORA të Veton

Surroit.

“Është një reprizë, këtë status

medial,e ka pasur ORA dhe prapë

e dimë se si ka përfunduar ajo.

Po e them prapë, nuk kam motiv

personal për këtë, simpatitë

e mia personale janë në favor të

çfarëdo iniciative qytetare që shmanget

prej konteksteve militante

ushtarake ish-ushtarake, por jam

për parti qytetare në çfarëdo rasti,

mirëpo simpatia ime personale

në këtë rast nuk më kufizon që të

them se kjo parti nuk ka gjasa që

të kalojë pragun prej 5 për qind”.

Limani ka kërkuar që kjo parti të

mos garojë fare në këto zgjedhje.

“Edhe një dëshpërim i radhës

më shumë do t’i bënte dëm kauzës

qytetare sesa hajër”, ka thënë ai.

zgjedhore dhe për të mos u përdorur

fushata zgjedhore shumë me

çështjet e kësaj natyre, do të ishte

në interes edhe të politikës, edhe

të atyre që duhet t’i mbikëqyrin

këto bisedime, që bisedimet të

zhvilloheshin kur Kosova t’i ketë

institucionet e konsoliduara, të

dala nga zgjedhjet e reja, të lira dhe

të drejta”, është shprehur Krasniqi.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!