17.08.2013 Views

ME NE FUND - Gazeta Express

ME NE FUND - Gazeta Express

ME NE FUND - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

E mërkurë, 3 tetor 2012

SHBA me nismë për të forcuar Bosnjën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë

duke realizuar një nismë të gjerë diplomatike

për të ndryshuar kushtetutën

e Republikës së Bosnje-Hercegovinës,

në një përpjekje për të ristrukturuar

shtetin e përçarë midis tre etnive

kryesore, boshnjakëve myslimanë,

serbëve ortodoksë dhe kroatëve të

krishterë. Lajmi u raportua nga mediet,

qw cituan një burim të mirë-informuar

brenda qeverisë së Sarajevës. Sipas

artikullit, partitë politike në Bosnje

janë kapur në befasi nga kjo nismë e

Washingtonit, i cili duket se tashmë po

skicon ndryshime thelbësore në vendin

ballkanik. Pas luftës së vitit 1992-95,

e cila përfundoi me paqen e Daytonit,

Bosnje-Hercegovina u organizua

mbi bazën e dy trupave shtetërorë,

Federata me të njëjtin emër në cilësinë

e qeverisë qendrore dhe Republika

Serbe brenda Bosnjës, e përqendruar

në zonat lindore me shumicë serbe.

Serbët përbëjnë rreth 35 për qind të

SERBIA PREFERON

RUSINE

Qeveria

Presidenti i Serbisë, Tomislav

Nikolic, u takua dy herë brenda

vetëm një muaji me homologun

e tij rus, Vladimir Putin. Beogradi

po i kërkon Rusisë një hua

hekurudhore, ndihmë në krizën

e ashpër ekonomike, ka shpresa

të mëdha lidhur me ndërtimin e

tubacionit të gazit Rrjedha e Jugut

dhe pret të gjejë një investitor

për uzinën e çelikut Smederevo

Zelezara.

Gjatë qëndrimit të tij në Rusi,

Nikolici tha për mediat se ishte

“një rusofi l i madh,” duke shtuar

se “i vetmi vend që do më shumë

se Rusinë, është Serbia.” Komentet

e tij ndezën zëra në Beogradi

nëse qeveria e re po braktis rrugën

për në BE dhe po kthehet kah

Rusia.

Ish-Ambasadori serb në

Francë, Predrag Simic, tha se nuk

është e sigurt nëse Beogradi po

bënte një kthesë strategjike kah

Moska apo kjo ishte vetëm një

taktikë lidhur me krizën ekonomike

dhe presionet nga BE lidhur

me Kosovën.

“BE vetë është në krizë dhe integrimi

i mëtejshëm po humbet

e re në Serbi ka forcuar marrëdhëniet me Rusinë,

duke ngjallur pikëpamje të ndryshme në atë në se kjo

është një kthesë e madhe strategjike apo thjesht taktikë

e Beogradit përballë sfidave dhe trysnisë së madhe.

popullaritet në Serbi. Nga ana

tjetër, presioni lidhur me Kosovën

kryesisht nga Gjermania është

rritur që nga zgjedhja e qeverisë

së re. Kjo është se pse është disi

e kuptueshme që ajo i drejtohet

Moskës, që mund të ndihmojë në

zgjidhjen e problemeve ekonomike,”

tha Simic.

Aleksandra Joksimovic, kreu i

Qendrës së Beogradit për Politikën

e Jashtme, tha se ishte normale

për Beogradin të kthehej

nga Rusia për ndihmë ekonomike,

sepse disa nga vendet anëtare

të BE-së, të tilla si Qipro, po bënin

të njëjtën gjë.

“Por BE nuk do të lejojë asnjë

lloj mundësie të privilegjuara të

ndërmarrjeve ruse në Serbi. Kjo

është se pse është e rëndësishme

që Rusisë, për shkak të

mbështetjes së saj për politikën

e Serbisë ndaj Kosovës, të mos i

jepet mundësi e privilegjuar në

shitjen e ndërmarrjeve serbe, pasi

kjo është diçka që përfundimisht

nuk do të miratohet nga BE,

që është ende partneri kryesor

tregtar i Serbisë”, tha Joksimovic.

Aleksandar Mitic i Qendrës për

Alternativa Strategjike, tha se tani

është një kohë e mirë për Rusinë

që të fortifi kojë pozitën e saj me

Beogradin dhe popullin serb në

përgjithësi.

“Kjo kërkon që Rusia të bëjë një

politikë shumë më aktive në Serbi

dhe Ballkan,” tha Mitic.

“Mundësia e bashkëpunimit

tonë është e madhe. Por gjithçka

do të varet nga gatishmëria e

palëve të përfshira për të realizuar

këtë mundësi plotësisht,

që shpresoj se gjithkush i përfshirë

në këtë punë, do ta bëjë,” tha

Aleksander Konuzin, ambasadori

rus në Beograd. Erhard Busek,

ish-bashkërendues i Paktit të Stabilitetit

për Evropën Juglindore ,

tha se marrëdhëniet e Serbisë me

Rusinë janë arsye për shqetësim.

“Kam një ndjenjë se Serbia dhe

në veçanti politikanët e saj po

presin vazhdimisht që Evropa të

përshtatet ndaj Serbisë, në vend

që të ndodhë e kundërta”, tha ai.

“Mund të shohësh qeverinë e re

që po kthehet kah Rusia, gjë që

mendoj se nuk është e mirë, sepse

Serbia i përket BE-së”, nënvizoi

Busek.

popullsisë së Bosnjës dhe së bashku

me pakicën kroate, formojnë një

të dytën e numrit të përgjithshëm

të popullsisë. Sipas të përditshmes

boshnjake, “Dnevni Avaz”, qëllimi i

administratës amerikane është të forcojë

qeverinë qendrore, duke zbutur

kështu presionet separatiste brenda

BDI do të kërkojë edhe ndryshimin

e himnit shtetëror të Maqedonisë,

kështu shkruan gazeta e

përditshme maqedonas “Den”,

njoftoi agjencia e lajmeve INA.

Sipas gazetës, burime të larta

partiake të afërta me liderin e

BDI-së, Ali Ahmeti kanë thënë

se në agjendën e tyre është edhe

ndryshimi i himnit shtetëror, ku do

të jenë të pranishme edhe elementet

e bashkësisë etnike shqiptare,

që janë popull i dytë në Maqedoni.

“Në BDI janë të vetëdijshëm

Komisionari evropian për

zgjerim, Stefan Fule, i ka bërë

thirrje Greqisë të kontribuojë në

procesin e zgjerimit të BE, duke

theksuar rolin e rëndësishëm të

saj në këtë proces.

Pas takimit me ministrin e Jashtëm

grek, Dimitris Avramopulos

në Athinë, komisionari Fule

deklaroi se “Greqia, për shkak të

pozitës së saj gjeografi ke mund

të kontribuojë në mënyrë të

rëndësishme në procesin e zgjerimit

të BE e kryesisht tri vendeve

fqinje, Shqipërisë, Turqisë

dhe ish-republikës jugosllave të

Maqedonisë”.

Fule ka garantuar se BE është

e angazhuar sa i përket perspektivës

evropiane të vendeve

të Ballkanit Perëndimor dhe

Turqisë dhe se do të vazhdojë të

bëjë përpjekje për anëtarësimin

e tyre, duke vazhduar bashkë-

BOTA 15

Bosnjës.Ndryshimi duket se do të

shoqërohet me reduktimin e numrit të

krahinave autonome, me ndryshimin

e kufi jve krahinorë, transferimin e disa

kompetencave nga qeveritë lokale

tek ajo qendrore, si dhe zvogëlimin e

përgjegjësive të pushtetit vendor në

përgjithësi.

BDI do të kërkojnë ndryshimin

e himnit të Maqedonisë

Fule: Greqia të ndihmojë

në integrimin e Ballkanit

Braçe me akuza të reja

kundër Imamit

Deputeti socialist Erjon Braçe,

në deklaratën e radhës në lidhje

me tregtinë e armëve, akuzoi ministrin

e Mbrojtjes të Shqipërisë,

Arben Imami, se kryen tregtinë e

se tani është atmosfera më e

përshtatshme për të hapur këtë

çështje, kur vendi po përballet

me probleme dhe mospajtime të

mëdha politike në planin ndëretnike”,

shkruan gazeta, duke nënvizuar

se shqiptarët asnjëherë nuk

aplikojnë apo këndojnë himnin e

Maqedonisë, por në ngjarjet e tyre

kombëtare dhe në nivel zyrtar përdorin

himnin kombëtar shqiptar.

Çështja e himnit shtetëror të

Maqedonisë u trajtua ditëve të

fundit, kur në USHT në shumë

aktivitete u përdor himni shqiptar,

gjë që u vlerësua si provokim

dhe prokuroria e përgjithshme

e Maqedonisë ka ngritur hetime

mbi këtë çështje, për përdorimin

e një himni, siç thuhet të një shteti

tjetër.

punimin me Greqinë në këtë

çështje.

Komisioneri tha se e informoi

ministrin grek për optikën

e Komisionit Evropian lidhur me

çështjen e Maqedonisë dhe la të

kuptohet se progres-raporti për

këtë vend, që do të publikohet

më 10 tetor, do të jetë pozitiv, sa

i përket datës së fi llimit të negociatave

për anëtarësim.

Nga ana e tij, ministri i jashtëm

grek, Dimitris Avramopulos,

theksoi se Greqia mbështet

Turqinë, Shqipërinë dhe FYROM

në procesin e tyre për integrimin

evropian.

armëve jashtë Shqipërisë.

“Kemi publikuar dokumentet e

marrëveshjes me pronarin e një

kompanie serbe, i cili rezulton të

jetë në listën e zezë të OKB-së”, u

shpreh Braçe para medieve.

Braçe kërkoi nga Ministri Imami

që të shpjegojë marrëveshjen

e tregtisë me këtë shtetas serb,

ndërsa theksoi se Shqipëria ka

marrë një njollë të zezë nga partneriteti

me Serbinë për çështjen

e armëve.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!