17.08.2013 Views

ME NE FUND - Gazeta Express

ME NE FUND - Gazeta Express

ME NE FUND - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

E mërkurë, 3 tetor 2012

Anderson e kërkon rastin

Mesfushori brazilian, Anderson e

pranon se ky mund të jetë sezoni kyç

në karrierën e tij në Manchester United.

24-vjeçari synon të luajë në formacion

bazë të ekipit të Sir Alex Fergusonit. “Ky

sezon është mjaft i rëndësishëm. Unë

duhet të tregoj se çka mund të bëj. E di

se trajneri dhe bashkëlojtarët besojnë

në mua, por vetëm kisha fat të keq.

Shpresoj që të luaj në vazhdimësi, ta

shijoj lojën time dhe ta ndihmoj ekipin

që të fi tojë trofe”, deklaroi ai. Ndërkohë,

menaxheri Ferguson e pranon se është

e vështirë ta lërë në bankinë Andersonin,

por preferon më shumë dyshen

Michael Carrick e Paul Scholes.

Lampard, mësohu me

‘jetën’ në bankinë

Frank Lampard duhet të mësohet t’i

përshtatet jetës në bankinën e Chelseat.

Menaxheri Roberto Di Matteo i ka thënë

34-vjeçarit se nuk mund ta inkuadrojë

në lojë çdo javë. Përfaqësuesi anglez

nuk ka startuar me formacionin bazë

në tri ndeshjet e fundit dhe kontrata e

tij skadon në fund të këtij sezoni. “E di

Përballje kampionësh

Kampioni i Anglisë, Manchester City dhe ai i Gjermanisë, Borussia Dortmund do të përballen në mes vete

të mërkurën në Etihad Stadium, në kërkim të trepikëshit, i cili ua shton gjasat e kualifi kimit në fazën

tjetër të Ligës së Kampionëve. Anglezët janë të pamposhtur qe 17 ndeshje në shtëpi në këtë turne, kurse

gjermanët vijnë pas formës së mirë në kampionat. Ndërkohë, Real Madridi i kërkon tri pikët e radhës në

Holandë ndaj Ajaxit, derisa Milani do të ketë punë të vështirë në Rusi, ku e pret Zeniti.

Manchester City – Borussia

Dortmundi është kryendeshja e

ditës së dytë të xhiros së dytë të

fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

‘Citizens’, pas humbjes në

ndeshjen spektakolare të zhvilluar

në Madrid, dy javë më parë, do t’i

kërkojnë tri pikët e para në Grupin

D.

Për ta arritur këtë qëllim, ata

duhet ta mposhtin Borussia Dortmundin,

e cila po ashtu gëzon

formë të mirë, pas fi tores 5:0 në

Bundesligë ndaj Borussia Monchengladbachut.

Ekipi i Roberto

Mancinit nuk ka humbur në 17

ndeshjet e fundit të këtij kompeticioni

në shtëpi. Prandaj, kampioni

anglez do të mundohet ta vazhdojë

këtë seri edhe ndaj kampionit

gjerman.

Dortmundi llogarit në dyshen

e frikshme të mesfushës, Gotze-Reus

dhe sulmuesin Lewandowski,

me të cilët e synon së

paku një barazim, pas fi tores në

ndeshjen e parë ndaj Ajaxit. Dortmundi

e mbylli fazën e grupeve

me tri humbje si mysafi r, sezonin

që shkoi, por sivjet duket se ka

pamje tjetër.

Në duelin tjetër të këtij grupi,

Real Madridi, pas rikthimit sensacional

ndaj Cityt, në Holandë

shkon për t’i rrëmbyer tri pikët e

radhës, përballë Ajaxit. Madrilenët

ishin të qindpërqindtë sezonin që

shkoi në fazën e grupeve dhe të

njëjtën rrugë djelmoshat e Jose

Mourinhos mund ta ndjekin edhe

sivjet.

Në Grupin A, Dinamo Zagrebi i

Fatos Beqirajt do të udhëtojë drejt

Kievit, ku e pret Dinamo e Admir

Mehmedit. Në duelin tjetër, Paris

Saint Germaini i përforcuar, i drejtuar

nga Zlatan Ibrahimovic, do

të kërkojë pikë në Portugali, në

duelin e vështirë ndaj Portos. Kjo

e fundit, nuk ka humbur në shtëpi

në këtë kompeticion që nga nëntori

i vitit 2009, kur e kishte mposhtur

Chelsea.

Në Grupin B, pasi shënuan fi -

tore në udhëtim në duelet e para,

Schalke e Arsenali kanë mundësi

që ta vazhdojnë rrugën drejt kualifi

kimit. ‘Topçinjtë’, të pamposhtur

në shtëpi në Champions nga maji

i vitit 2009, do të luajnë me Olympiacosin,

për herë të tretë në katër

vjetët e fundit.

Djelmoshat e Arsene Wengerit

do të mundohen ta harrojnë

humbjen në shtëpi nga Chelsea në

Premierligë, duke i fi tuar tri pikët e

radhës në Evropë. Kurse, Schalke

e nis lojën si favorit në duel me

Montpellierin, i cili kishte një

nismë të vështirë të këtij sezonit.

Në Grupin C, ndeshja ndërmjet

Zenitit dhe Milanit do të luhet

disa orë më herët. Rossonerët

nuk po kalojnë momente të mira

dhe pas barazimit në shtëpi ndaj

Anderlechtit, u duhen pikët në

San Petersburg, nëse shpresojnë

kualifi kimin në të tetën e fi nales.

Ndërkohë, Zeniti, edhe pse nuk

po kalon nëpër një formë shumë

të mirë, po ashtu ka nevojë për

pikë, që t’i mbajë gjallë shpresat

e kualifikimit. Në duelin tjetër,

Malaga, pas fi tores ndaj Zenitit,

i kërkon pikët e radhës përballë

Anderlechtit të Besnik Hasit.

Kurse, belgët, pasi nxorën një pikë

të artë në San Siro, do të tentojnë

ta vazhdojnë ëndrrën e tyre edhe

në ballafaqim me ekipin spanjoll.

Liga e Kampionëve

E mërkurë

Grupi A

Dynamo K. – Dinamo Z. 20:45

Porto – PSG 20:45

Grupi B

Schalke – Montpellier 20:45

Arsenal – Olympiacos 20:45

Grupi C

Zenit – Milan 18.00

Anderlecht – Malaga 20:45

Grupi D

Man City – Borussia D. 20:45

Ajax – Real Madrid 20:45

se askush nuk ka dëshirë të qëndrojë

në bankinë, por shpresoj që Frank ta

kuptojë. Mundohem ta shfrytëzoj tërë

skuadrën, nuk është vetëm Lampard

ai i cili nuk po luan në këto ndeshje”, u

shpreh trajneri italian. Pas këtij sezoni,

legjenda e Chelseat pritet të transferohet

në ekipin amerikan, Los Angeles Galaxy.

Antonio Cassano po e shijon

fillimin e eksperiencës

në Inter. Sulmuesi italian po

shënon vazhdimisht dhe ka

kontribuar në rezultatet e

mira të ekipit Nerazzurr me

paraqitje pozitive.

“Nuk e di nëse ky është Cassano

më i miri ndonjëherë,

por në aspektin realizues po.

Edhe pse, unë preferoj më

shumë asistimet sesa golat.

Për mua, e rëndësishme është

të jem i lumtur dhe ashtu jam

sot. Këtu më bëjnë të ndihem

i rëndësishëm. Kam shumë

armiq në botën e futbollit, por

në Inter ma duan të mirën”, ka

thënë përfaqësuesi italian në

një intervistë për Mediaset

Sfi da është e hapur. Përkundër

faktit se në Santiago Bernabeu

thonë se nuk ka ndodhur

asgjë, tashmë është e qartë se

raportet ndërmjet Jose Mourinhos

dhe Sergio Ramosit janë

prishur përfundimisht. Kështu

shkruan edhe e përditshmja

spanjolle Marca, e cila kujton

rastin e fundit, në ndeshje ndaj

Deportivo La Corunas. Gjithçka

fi lloi nga një fotografi . Nën

fanellën e tij, Ramos kishte

veshur një tjetër fanellë, për

ta përshëndetur dikë. Më saktësisht,

ishte fanella me numër

10 e Mesut Ozilit, nën atë me

numër 4 të Ramosit. Në fakt,

përfaqësuesi spanjoll të dielën

SPORT

31

Në Inter ndihet i rëndësishëm

Mourinho-Ramos,

kulmi i tensionit

Italia 2. Cassano ëndërron të

jetë pjesë e Botërorit të Brazilit

me Italinë, pas paraqitjeve të

shkëlqyeshme që pati në Euro

2012. Ai e pranon se një ditë

do t’i pëlqente të rikthehet

te Sampdoria dhe ta mbyllë

karrierën aty. Ai synon që me

Interin ta fi tojë Scudetton, por

tregohet i sinqertë dhe thotë

se Juventusi ka diçka më shumë.

Sulmuesi italian beson

se Diego Milito do ta fitojë

titullin e golashënuesit më të

mirë. Barcelonën e konsideron

favorite për ta fi tuar Ligën

e Kampionëve, ndërsa Messi, i

cili sipas tij është më i mirë se

Maradona, do të mbetet më i

forti në 10 vjetët e ardhshëm.

mbrëma ka vendosur të solidarizohet

me shokun e skuadrës,

i cili ishte zëvendësuar shumë

herët nga Mourinho, që ishte i

pakënaqur me të. Ramos nuk

e ka pritur mirë këtë zëvendësim

dhe ideja e tij ishte që

nëse shënon gol, t’ia dedikojë

përfaqësuesit gjerman atë.

Por fatkeqësisht, goli nuk arriti

dhe fanella me numrin 10

mund të shihet vetëm nën atë

të Ramosit. Natyrisht, ky gjest

mund ta mllefosë edhe më tej

‘Special One’, që e kishte lënë

në bankinë Ramosin ndaj

Manchester Cityt, si dënim për

një paraqitje jo fort të sigurt në

ndeshjen paraprake.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!