17.08.2013 Views

ME NE FUND - Gazeta Express

ME NE FUND - Gazeta Express

ME NE FUND - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

E mërkurë, 3 tetor 2012

Fjalët e Botës

SHKURT E SHQIP 25

Greqia të

ndihmojë në

integrimin e Ballkanit

në BE.

STEFAN FULE,

Komisionari i BE-së për

zgjerim, gjatë vizitës së tij

në Athinë, ku i bëri thirrje

Greqisë të kontribuojë në

procesin e zgjerimit të

BE-së, duke theksuar rolin e

rëndësishëm të saj në këtë

proces.

Mali.

Miliarderët shqiptarë dhe

çudia që nuk zgjati as tri ditë

Genc Mlloja

Duke iu referuar një studimi të World

Ultra Wealth report 2012 – 2013, publikut

shqiptar iu zbulua këto ditë se 55 bashkëkombës

të tyre zotërojnë gjysmën e

pasurive të Shqipërisë. Shqipëria linte prapa

shumicën e vendeve të rajonit, për nga

numri i milionerëve që kanë një pasuri prej

më shumë se 30 milionë eurosh.

Domosdo nuk kaloi pa tërhequr vëmendjen

e opinionit publik vendës, e ma do

mendja edhe atij të huaj, por aq ishte ‘lajmi’…

nuk zgjati çudia as tri ditë!

E thënë drejtpërdrejt, nuk ka asnjë dyshim

se këto të dhëna janë impresionuese,

por edhe shokuese në disa drejtime dhe nuk

ka sesi të mos kishin nevojë për një meditim

pa marrë përsipër investigime, hamendësime

e gjëra të tjera të kësaj natyre.

Në Shqipëri, të paktën formalisht, funksionojnë

organe kompetente sikurse është

Autoriteti i Deklarimit të Pasurive, që edhe

mund të jepte një sqarim… Se ky autoritet

merret nganjëherë me njerëz që është qesharake

të harxhohet koha për ‘investigim

pasurish’, burimi i tyre, origjina etj. Po ashtu

është prokuroria, ShISh-i e në fund të fundit

vetë qeveria.

Por edhe pse kanë kaluar disa ditë e çudia

nuk zgjati as tri ditë, dy a tri gjëra janë të

rëndësishme të vihen në dukje.

Së pari, dhe që personalisht më bën

përshtypje, është që disa dhjetëra persona

(55) kanë në dorë gjysmën e pasurisë

së këtij vendi, kur më shumë se gjysma e

popullit shqiptar prej 3 milionësh jetojnë

në një varfëri të tejskajshme; mezi arrijnë

të mbajnë familjet e tyre me gjërat më minimale

të jetesës. Shkurt, jetojnë edhe me

listë…

Edhe ajo pjesë e popullsisë, ku po përfshij

edhe veten time, bëjmë një jetë modeste,

domosdo pa vila në bregdet, pa vetura, pa,

pa, pa…. si këto lukse. E pastaj, domosdo t’i

harrojmë udhëtimet e ‘magjishme’ në Dubai,

Brazil apo Kubë. Madje, do të shtoja se

edhe udhëtimet turistike brenda vendit i

masim në fi je të perit. E këto janë pjesa me

e madhe e intelektualëve…që po e quajmë

shtresa e mesme. E shumta që bëjmë është

të mblidhemi ndonjëherë e të ngremë ndonjë

gotë…

U tregova ndoshta pa takt duke përmendur

këtë pjesë të popullsisë ku ndoshta

jam edhe unë, por ajo pjesë që përmenda

më sipër – më shumë se gjysma (e këtu më

dhëmb shpirti për pensionistët) që lukse të

tilla u duken si në fi lm.

Kjo është njëra anë e medaljes. Sepse nuk

ka asgjë të keqe të bëhesh i pasur; bravo u

qoftë atyre që punojnë e fi tojnë, se në fund

të fundit ky është kapitalizmi, ku diferencimet

klasore nuk shmangen kurrë. Por edhe

në vendet më demokratike kapitaliste nuk

ka ngjarë që për më pak se dy dekada të

krijosh pasuri marramendëse, që shpesh

kur rastis t’i bisedojmë me ndonjë mik e

mbyllim diskutimin duke thënë kjo është

‘mrekullia shqiptare’…

Por a është kështu e vërteta e mundshme,

që me të vërtetë të bëhesh miliarder e milioner

për dy dekada në mënyrë të ligjshme?

Sa do të dëshiroja t’u besoja autoriteteve

kompetente, por jo, nuk u besoj se jemi të

gjithë dëshmitarë çfarë ka ngjarë e po ngjet.

E ndërton ai tjetri për dy muaj jo vile, por

oaz në Gjirin e Lalzit, Syrin e Kaltër, kap gati

tërë bregdetin e vendit me hotele e fshatra

turistike. E ka shumë prej këtyre magnatëve

të Shqipërisë që nuk kanë punuar një ditë,

nuk kanë librezë pune as zanat e shkollë…

Jo, shkollë mund të kenë, se nuk është zor të

bëhesh edhe doktor shkencash në Shqipëri,

ku fl et paraja, jo dija.

“Shqipëria lë pas shumicën e vendeve

të rajonit për nga numri i milionerëve që

kanë një pasuri prej më shumë se 30 milionë

eurosh”, po citoj gjithnjë raportin

ndërkombëtar e më tej sipas tij – 55 persona

zotërojnë 50 për qind të Prodhimit të

Brendshëm Bruto të vendit.

Këto shifra, e thënë troç, nuk të ngjallin

krenari. Përkundrazi, njeriu i ndershëm

shqiptar e thotë pa ndrojtje tashmë: këto

nuk janë pasuri me djersë. Në të kundërt

është djersa e popullit të thjeshtë, është pasuria

e tij, asetet kombëtare që duhen ndarë

në mënyrë të drejtë, biznesi i ndershëm pa

evazion fiskal, pa korrupsion të paparë,

pa shfrytëzim poshtërues të shqiptarit të

thjeshtë.

E në mbyllje nuk mund të mos vë në dukje

se asnjë politikan, forcë politike nuk është

shprehur për këto të dhëna të fundit, që na

i servirin gjithmonë ndërkombëtarët. Komenti

është i tepërt, sepse e kanë edhe ata

pjesën e tortës në këtë mesele, që nuk mund

të quhet kapitalizëm i pastër, konkurrues

dhe aq më pak i ndershëm! Ndershmëria

duket ka marrë fund për disa në Shqipëri,

por jo te populli.

NATO-ja nuk do të

ndërhyjë në Siri e

ANDERS FOGH RASMUSSEN,

Sekretari i Përgjithshëm i

NATO-s, i cili tha se aleanca

nuk ka asnjë projekt për të

ndërhyrë në Mali, ku veriu i

vendit është i pushtuar nga

islamikët armatosur apo për

ndërhyrje në Siri.

Romney është një

njeri sipërfaqësor.

MADELEINE ALBRIGHT,

Ish-sekretarja amerikane e

shtetit, e cila dha mendimin e

saj mbi kandidatin republikan

për President të Shteteve të

Bashkuara, Mitt Romney.

Takimi me Salman Rushdie

Rudina Xhunga

Nisi më 14 shkurt 1989. Ditën kur

Ayatollah Khomeini shpalli FATWA-n

kundër shkrimtarit të “Vargjeve Satanike”.

Irani dënoi me vdekje një shtetas

britanik dhe vuri shpërblim për kë

e vriste. Bota u përfshi nga zhurma e

vargjeve. Në emër të tyre u vra, u dogj,

u rebelua. “Vargjet” ndanë Qytetërimet.

Salman Rushdie u vu nën mbrojtjen e

Shërbimeve Sekrete angleze. Për 10 vjet

jetoi si një hije. Ndërroi emrin. U quajt

Jozeph Anton. Duke kombinuar emrat

e parë të dy shkrimtarëve të tij të dashur,

Joseph Conrad dhe Anton Çehov.

Me këtë emër jetoi 10 vjet të rrallë. Të

cilat i tregon në një libër. I tregon, sepse

një shkrimtar, edhe në zemër të ferrit,

e gjen një zanë që i pëshpërit te veshi:

Shkruaje! Është histori e bukur!

“Joseph Anton” doli në treg më 18 shtator,

njëkohësisht në të gjitha gjuhët e

botës. Edhe në shqip, nga “Dudaj”. Libri

tregon realitetet herë të zymta, herë

komike të të jetuarit i bashkëshoqëruar

me policë të armatosur, lidhjen e ngushtë

me mbrojtësit, luftën e Rushdie

për mbështetje dhe mirëkuptim nga

qeveritë, shefat e inteligjencës, botuesit,

gazetarët dhe kolegët e tij. Dhe

mënyrën sesi rezistoi, derisa arriti të

rifi tojë lirinë. Libri tregon si ia del një

shkrimtar dhe familja e tij të jetojnë me

kërcënimin e vdekjes. Si ia bën një njeri

i tillë të dashurojë, të ndahet dhe prapë

të dashurojë? Si ia bën të vazhdojë të

punojë? Si i jep dëshpërimi formë mendimeve

dhe veprimeve të tij? Si ia bën

të mësojë për të luftuar përsëri? Si ia del

një njeri i dënuar me vdekje të sfi dojë

dhe frymëzojë?

Sepse ajo që i ndodhi Salman Rushdisë

ishte vetëm akti i parë i një drame,

që shpaloset çdo ditë, diku në botë. Një

dramë që ca i mposht dhe ca e mundin.

Ai ia doli.

Kur e shtynin të tërhiqej, të kërkonte

ndjesë për provokimin, nuk e bëri kurrë.

Sepse nuk donte të pranonte që punoi

pesë vjet me një libër, vetëm për të fyer

myslimanët, njëri prej të cilëve ishte

edhe vetë. Nuk pranoi asnjë kompromis,

nuk gënjeu, nuk u lut, nuk ndryshoi

mendje, as rrugë, për një gjë që s’e

kishte bërë. Dhe kjo e shpëtoi. Pendimi

do ta kishte vrarë, edhe nëse nuk do ta

kishin vrarë.

Ja çfarë shkruan te “Joseph Anton”:

“Për një kohë, kishte hequr dorë nga

gjuha e tij, i detyruar të fl iste me shumë

ngecje e shtrembërime, një gjuhë

që nuk ishte e vetja. Kompromisi

e shkatërron atë që e bën, por nuk e

zbut armikun e paepur të tij. Njeriu

nuk bëhet mënjollë, se vendos të lyejë

krahët me bojë të zezë. Ai vetëm mund

të humbasë fuqinë për të fl uturuar, si

një pulëbardhë me fl atra të ngjitura nga

nafta. Rreziku më i madh i një kërcënimi

në rritje është se njerëzit e mirë mund t’i

bëjë të vetëvriten intelektualisht dhe ta

konsiderojnë këtë paqe. Njerëzit e mirë

mund t’i dorëzohen frikës dhe ta konsiderojnë

këtë respekt.” Në vitin 1998

presidenti i Iranit, Mohmmed Khatami,

e shpalli të pavlefshëm FATWA-n,

10 vjet pas atij 14 shkurti fatal. Rushdie

tani ngul këmbë se rreziku ka kaluar.

Për të. Jo, edhe për botën, Kasandra e

së cilës ai u bë. Unë e intervistova Salman

Rushdie në Londër, një javë para

shpërthimit të protestave kundër fi lmit

“Pafajësia e muslimanëve”. (Një provokim

aspak artistik ky, regjisori i të cilit

nuk ia doli të krahasohej me Rushdie.)

Si një burrë që i ka dhënë shkas

një shpërthimi të ngjashëm, si një

shkrimtar i lartësuar prej lëvdatave, i

fajësuar, kërcënuar, i nderuar si simbol

i shprehjes së lirë, Rushdie është

çuditërisht ndryshe nga ç’e pret.

Ngjan babaxhan dhe i sinqertë, as si

viktimë e torturuar, as si njeri që ngjall

frikë.

Përkundrazi, është një njeri i cili ta

ushqen dëshirën të fl asësh gjatë.

Por nuk ke mundësi. Salman Rushdie

është kryelajmi i medias ndërkombëtare

dhe për çdo gazetar që ka caktuar

para një viti orarin e intervistës, është

lënë një orë kohë. Një orë, në zyrën

londineze të agjentit më të famshëm

në botën e letrave, Andrew Wylie. Një

orë për t’iu drejtuar shqiptarëve nga

“Shqip” në Top Channel.

Një orë për ta kuptuar se ç’sekret ka

ky njeri. Një sekret nga ato që shesin libra,

mbledhin frymëzim dhe mbarsin

turma.

Ky njeri di të të fl asë thjesht. Si gjithë

njerëzit që kanë ç’të tregojnë…

(Mapo.al)

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!