17.08.2013 Views

ME NE FUND - Gazeta Express

ME NE FUND - Gazeta Express

ME NE FUND - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

E mërkurë, 3 tetor 2012

Ai akuzohet për gjithçka. Për një armatosje të paligjshme të Forcave të

Armatosura (?), për shembull! Sepse edhe Shërbimet Sekrete të Ushtrisë

Shqiptare, janë, duam s’duam, pjesë e Forcave të Armatosura. Të cilat nuk

duhet dhe nuk mund të bredhin të çarmatosura. Shërbimet Sekrete të

Ushtrisë janë të famshme në të gjithë botën për efi cencën e tyre. Por në

Shqipëri, shërbimet shqiptare nuk duhet të kenë aparatura përgjimi. E pse?!

Sulmi i pakuptueshëm

ndaj Arben Imamit

Artur Zheji

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, është shndërruar

në një objekt pothuajse të përditshëm sulmi. Me

një pasion të veçantë Partia Socialiste apo edhe

Kreshnik Spahiu rast pas rasti, kanë përveshur

llërët për të demonizuar Imamin, si të ishte ai koka

më e rrezikshme e oktapodit, apo vetë oktapodi i

veprimeve okulte të qeverisë Berisha.

Ai akuzohet për gjithçka.

Për një armatosje të paligjshme të Forcave të Armatosura

(?), për shembull! Sepse edhe Shërbimet

Sekrete të Ushtrisë Shqiptare, janë, duam s’duam,

pjesë e Forcave të Armatosura. Të cilat nuk duhet

dhe nuk mund të bredhin të çarmatosura.

Apo nuk duhet të kenë as pistoleta dhe as pushkë

të precizonit të lartë?! Ndërkohë që plot të tilla

gjinden ngado në duart e pista të krimit të organizuar.

Le të mos fl asim pastaj për celulat terroriste

ndërkombëtare.

Shërbimet Sekrete të Ushtrisë janë të famshme

në të gjithë botën për eficencën e tyre. Por në

Shqipëri, shërbimet shqiptare nuk duhet të kenë

aparatura përgjimi.

E pse?!

Shërbimet Inteligjente Shqiptare nuk duhet të

jenë inteligjente?! Këto, Shërbimet Sekrete të Ushtrisë

Shqiptare pra, mos duhet të armatosen në

tregun e zi, me pistoleta të përdorura dhe me kallashnikovë

të prodhimit të Poliçanit?! Apo duhet

të jenë të identifi kueshëm dhe të mos punojnë e

të veprojnë në mënyrë të fshehtë dhe profesionale.

Janë shpenzuar 1.2 milionë dollarë!

Një tmerr i vërtetë apo jo?! Një grabitje nga xhepat

e shpuar të taksapaguesve.

Në të vërtetë, sa pak për besë!

Sa pak, në krahasim me derdhjen pa limit të

dietave dhe shpenzimeve të ca ministrave, deputetëve

apo drejtorëve dhe drejtoreshave, që bredhin

nëpër botë për arsye qesharake shtetërore ose, si

të thuash, vetëm për të shurruar nëpër bidetë e

shtrenjta të hoteleve me pesë yje.

Sulmi absurd ndaj Ben Imamit ka një pikë interesante.

Është stisur sipas variantit të kuzhinës

së xhunglës braziliane. Një poçe, pak ujë s(S)hiu

hedhur në të, në të cilën poçe janë shtuar brumbuj,

karkaleca, gjethe, lëkura dhe lëvozhga, barishte dhe

merimanga helmuese. Të gjitha këto prodhojnë

një lëng të trashë dhe vitaminoz, por njëkohësisht

vështirësish të kapërdishëm. Opinioni publik nuk

arrin të kuptojë asgjë.

Vërtet Imami e zmbrapsi turmën protestuese

më 21 Janar? Aparatet e tij të përgjimit zbuluan

‘komplotin’ dhe deshifruan skenarin e Opozitës për

rrëzimin e pushtetit me emrin e Metës në gojë? Po

pse atëherë Qeveria u kap në befasi? Apo grupet e

sulmit të 21 Janarit ishin më inteligjente sesa Shërbimet

tona Inteligjente Ushtarake? Hajde e zgjidhe

këtë lëmsh po deshe.

Si është, pra, në të vërtetë puna?

Vërtet vallë ky Imami qenka kaq i rrezikshëm

dhe kaq i tmerrshëm? Për Shqipërinë dhe për Partinë

Socialiste? Një kërcënim për Opozitën? Një

pothuajse killer gjakftohtë? Një konspirator dhe

një superagjent, një pasionant i luftës, një rrezik

kombëtar dhe një rrezik kushtetues?

Kur? Pse? Me çfarë dhe me si?

Është pra Imami një muxhahedin, një kamikaz

që vret dhe konspiron në favor të Kryeministrit? Si

shkrimtar në sirtar që jam, m’u ndez befas dëshira

për një roman policesk.

Në qendër Imami. I tmerrshëm. I fshehtë. I

rrezikshëm. Puçist. Tankist. Anti-Ramë, anti-PS,

anti-Gjithçka! Me ndjekje, përgjime, deshifrime,

pistoleta me silenciator, pushkë speciale snajper.

Me tregtarë ndërkombëtarë armësh.

Ben Imami, një Ministër 007. Ish aktor. Që studion

shkenca politike dhe jurisprudencë. Pra, Mjeshtër

i maskimeve. Mjeshtër i thikës dhe i hedhjes

me parashutë. Imami 007! Ah sa bukur!…

… Rikthimi i tij në Partinë Demokratike, në Partinë

e djeshme Demokratike, pa pushtet dhe pa

infl uenca, pa qeveri dhe me perspektivë fare të

pasigurt, e bëri këtë Parti më elokuente dhe më të

besueshme. Me Imamin.

Partia Demokratike me Imamin pra, një nga themeluesit

e saj, fi tonte një cilësi të re. Kjo po, është

e vërtetë. Ky rikthim, ishte një fakt i hidhur për

Partinë e djeshme dhe të sotme Socialiste. Qëndrueshmëria

e tij, shpesh herë kokëfortë pranë Berishës,

mund të jetë acaruese për Ramën, apo për

çdokënd tjetër, që shpresonte një çarje të shpejtë

ndërmjet të dyve. Politikisht kjo është një e drejtë

dhe një zgjedhje e Imamit. E cila, natyrshëm, nuk

ka lidhje më ‘bëmat’ e tij si ministër i Mbrojtjes.

Përsëri politikisht mund të themi se këto sulme jo

lëndore, por më së shumti inatçore, forcojnë lidhjet

e Imamit me Berishën, duke e motivuar atë përkrah

Kryeministrit një personazh elokuent dhe komunikues

publik të aftë si pakkush në PD.

Jo vetëm kaq, por duke u hedhur një sy ish-ministrave

të Mbrojtjes, të të gjitha ngjyrave dhe qeverive,

Imami nuk stonon me asnjërin prej tyre.

Nuk stonon pra aspak, përkrah profesionistëve të

nivelit të lartë të shndërrimit në skrap të çdo gjëje,

pa limit dhe pa logjikë ekonomike apo strategjike.

Imami nuk duket nga e njëjta familje me ngrënësit

e pangopur të fi shekëve dhe demontimeve fi timprurëse,

për të cilat askush nuk fl et.

Për të cilat, në të vërtetë, nuk fl et as Imami. Dhe

ky po, që është një mëkat.

Por le të kthehemi ca pak rreshta te spiunazhi

dhe te ‘rrjeti i spiunazhit’, të ngritur në këmbë nga

Ministri i tmerrshëm.

Lënda mbi të cilat ngrihen akuzat është e varfër

në argumente bindës. Shërbimet Sekrete të Ushtrisë

në të gjithë botën janë shërbime elitë. Nëse

Ministri përkujdeset për këtë, bën vetëm detyrën.

Jemi vërtet të lodhur me repartet e shpartalluara të

shtetit shqiptar. Të paktën ushtrinë le ta lemë ushtri,

nëse mundemi. Të veshur mirë, të ushqyer, të

përkrahur dhe te armatosur ashtu si e do standardi.

Nëse Imami ka mëkate të tjera, le të merremi

me to. Por është absurde që jo mëkatet të serviren

marrëzisht si të tilla.

Ed Rama, pash Zotin, merru me ministrat dhe

idiotet e shumta me poste të larta, që nuk dinë

se ku shurrohet në tualetet që gjinden në suitat e

hoteleve me pesë yje. Ka kaq shumë të tillë dhe të

tilla që veç shtohen, ka kaq shumë hajna ordinerë

ngado, saqë Imami, me 24 karat kulturë dhe dije,

duket tepër fi lozof për detyrën e zymtë të ministrit

të Mbrojtjes.

Eja në

IPKO

dhe

merr falas!

Bleni numër të ri, për

vetëm 3€ me

3€ mbushje dhe

merrni FALAS:

1000 MIN, 1000 SMS

ose 1000 MB,

sipas zgjedhjes tuaj.

3

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!