17.08.2013 Views

ME NE FUND - Gazeta Express

ME NE FUND - Gazeta Express

ME NE FUND - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

24

shkurteshqip

Shkurt e shqip / e-mail: shkurteshqip@gazetaexpress.com

tel: 038 76 76 76, fax: 038 76 76 78 adresa: Dardania 1/1 , Prishtinë

Komentet e lexuesve në Express Online

Express, 2 tetor 2012

Plani për

konsensus

Krenari

Shpresojmë që mos ti bëjnë prapë ndonjë dallavere Behgjet Pacollit, sepse

këta janë tradhtarë, e sa për Atifeten, siç ka hyrë, ashtu edhe le të shkon.

Homeri

Deri sa këta tre politikanë dhe disa të tjerë janë aktorë të politik-bërjes,

nuk do të ketë asnjë shpresë për këtë vend.

Dreni

Behgjet Pacolli duhet të jetë kryeministër, nëse dëshirojmë

të shohim Kosovën duke ecur përpara.

Genti

Behgjet Pacollin duhet ta sjellim në vend të Atifetes, e gjithë bota

e njeh dhe e respekton. Ky do ta ndihmonte popullin shumë, ngase

nuk do të kishte punuar vetëm për interesa personale.

Blerta

Sa të mjerë duken.

LLPZ

Çdo plan i rrugaçëve është vetëm një plan i ri për fundosjen e Kosovstanit

dhe shkatërrimit të këtij populli analfabet. I uroj sukses grupit të Al Kapones,

Thaçit me bandat LDK, PDK, AAK, AKR, LDD, PD. Turp për të gjitha

grupet fetare që fl enë. Nuk mendon askush për këtë popull invalid.

Valmiri

Më së miri për popull kishte me qenë po të merrte vendin Behgjet Pacolli, është njeri human,

nuk do ti merrte popullit, do të punonte shumë, siç ka bërë deri me sot, që çdo herë

i ka ndihmuar popullit, shumë familje. I ka dhënë atij për të cilin ka parë që ka nevojë. Më

shumë se Pacolli në qeveri apo edhe kryetar shteti nuk na konvenon asnjë njeri tjetër.

Analisti

Paaaaaaa. Çfarë cirkusa. Ani po ma çojnë pak mallin e humoristëve,

po e dini, treshi përsheshi, na jemi tresha.

Malsor Sopi

Zgjidhja është shumë e lehtë, të dorëhiqet presidentja dhe zgjidhet ky problem.

Babloku

Njërin e kish pas zënë nata, edhe u ndal te një shtëpi e madhe edhe po thërret: ´O i Zoti

shtëpisë´ disa herë , por nuk u përgjigj askush. U afrua edhe pak edhe dëgjoi që në Odën

e Burrave po shkon bubullimë e zhurmë. Ky mendoi se tek janë shtëpi e madhe e shumë

meshkuj, e prej zhurme nuk janë ka dëgjojnë. Ngjitet shkallëve të katit edhe hyn në

para-odë dhe e sheh një plak duke e rrahur me kërrutë një plak tjetër. Mysafi ri i habitur

po e pyet ,´Pse bre burrë po e rreh këtë plakun tjetër´? Ahh ... qeni si është ky djali im ,

´nuk po ma dëgjon babën´ ... iu përgjigj. Mysafi ri e qeli derën e Odës edhe në ballë të

Odës e pa një plak edhe më të moshuar se këta të dy, që thithte duhan. Hajde byrëm dai

, mirë se erdhe veç një po të them , mos dëgjofsh ti lëshoj djalin edhe nipin në shpinë!

Syla

Shihni seri me sy. Të gjithë po qeshin dhe po zgërdhihen me

ketë popull të mjerë. Jepni, jepni, se mirë e keni.

Sqarim

Opinionet e botuara në rubrikën "Shkurteshqip"

nuk shprehin qëndrimet e redaksisë.

Express

E mërkurë, 3 tetor 2012

Kronikë në baltë!

Mero Baze

Ismail Kadareja mund të jetë pas disa

ditësh fi tuesi i çmimit Nobel në Letërsi!

Të paktën teorikisht ekziston mundësia

që juria e Nobelit të ndalet tek ky emër, që

ka dy dekada që i shfaqet dhe zhduket në

tavolinën e saj. Nëse kjo mrekulli ndodh,

Shqipëria realisht merr një nga dhuratat

më të mëdha nga një qytetar i saj. Deri më

sot dy nobelistët shqiptarë, Nënë Tereza

dhe Ferid Muradi, janë me gjak shqiptar,

por jo qytetarë të këtij vendi.

Por meqë kam të drejtë të them se kjo

ngjarje ka shanse edhe të ndodhë, kam të

drejtë të parashoh se sa të turpëruar do

të jemi ne si shoqëri dhe si intelektualë,

kur ndonjë gazetar perëndimor, nga ata

që na marrin seriozisht si shoqëri normale,

do vijë e të shkruajë si e kemi pritur ne

marrjen e këtij çmimi. Muaji para Nobelit

të mundshëm, është një kronikë e shëmtuar

e shkruar në baltë për njeriun që më shumë

se veten, mund të nderojë Shqipërinë

nëse merr këtë çmim. Ditët para Nobelit të

mundshëm, ia kemi bërë këtij shkrimtari

si ditët më të neveritshme të jetës, duke e

futur në një dialog të dhunshëm me një

plakë, që kërkon të hakmerret ndaj historisë

që e ka harruar edhe për ta ndëshkuar,

edhe për ta nderuar.

Kjo kronikë e shkruar në baltë ndaj fi -

gurës më të madhe të gjallë që kemi, duke

e lidhur dhunshëm me fi gurën më të errët

të gjallë që kemi nga historia jonë, është në

të vërtetë dimensioni më i dhimbshëm i

shoqërisë shqiptare dhe mungesës së vlerave

të saj. Debati nuk lindi aq spontanisht

sa duket, por u kërkua me ngulm. Kërkesa

e Kadaresë për dorëshkrimin e tij është një

çështje shumë private e tij, që në fund të

fundit tregon se nuk ka raporte personale

me vejushën Hoxha, por ka pasur raportet

e diktuara nga pushteti i asaj kohe. Sikur

Ismail Kadareja të jetonte në një shoqëri të

lirë, bashkëkohës me Nexhmije Hoxhën,

kurrë nuk do t’i kishte shkuar në mendje

t’i çonte asaj një libër me dedikime apo

një dorëshkrim paraprakisht. Pra, vejusha

Hoxha nuk i ka marrë ato libra apo ato dedikime

si një vlerë intelektuale, apo si pjesë

e një miqësie normale me shkrimtarin, por

si pjesë e një pushteti që tentonte të parakontrollonte

dhe krijimtarinë e tij. Në shtëpinë

e zonjës Hoxha mund të jenë dhe dokumente

të tjera me vlerë për Shqipërinë,

mund të jenë amanete politikanësh naivë,

që dënoheshin, por mendonin se Enver

Hoxha nuk dinte gjë, të keqkuptuar, që tentonin

t’i shpëtonin dënimeve duke kërkuar

ndihmë tek gruaja e Diktatorit, mund të

ketë ditarë apo sende personale të shumë

fi gurave që komunizmi i gjeti gjallë dhe i

groposi pa nam e nishan. Ç’të drejtë ka kjo

grua të jetë ende jo vetëm pronare fi zike

e një koleksioni të dhunshëm të kujtesës

kombëtare, por dhe një shantazhuese e padenjë

si grua, ndaj njerëzve që i ka detyruar

të deformojnë jetën e tyre dhe të bëjnë

kompromise për mbijetesë? Ç’të drejtë ka

kjo grua ende sot, që viktimat të përbalten

pse fati u ka rënë të kenë pasur punë me të,

jo në një shoqëri të lirë, por në një shoqëri

me një zgjedhje: ose me ata, ose në varr?

Por krye-pyetja është përse shoqëria jonë

sot, intelektualët dhe elita e këtij vendi, i

lë hapësirë një përbaltje të tillë të një prej

njerëzve që ka ende në dorë t’i bëjë mirë

këtij vendi siç është Ismail Kadareja, përballë

një gruaje, që e vetmja gjë e mirë që

mund të bëjë është të mos jetë më?

Kronika e një muaji para shpalljes së

Nobelit, në medien shqiptare është një

kronikë turpi, e diktuar nga mediokriteti

dhe antivlerat, që mendojnë se shqiptarët

ngazëllehen nga sepetet Hoxhës më shumë

se sa nga librat e Kadaresë, që mbajnë në

bibliotekat e shtëpisë. Shikoj një reagim

të turpshëm në blogjet online, përfshi dhe

gazetën Tema, ku njerëz mediokër, nga ata

që duket qartazi që i zë libri po të lexojnë,

që fyejnë e shajnë Kadarenë, sikur ai është

përgjegjës për gjithë hallet dhe dështimet

e jetës së tyre, për papunësinë, borxhet,

dramat familjare dhe pabarazinë. Duke

përfi tuar nga vlerat e lirisë, mungesës së

censurës, por dhe anonimitetit të tyre, ata

tentojnë të përdorin lirinë tonë për ta na

ofruar si vlerë diktaturën dhe personazhet

e saj. E bëjnë këtë injorantë brenda vendit,

meskinë dhe mendjendryshkur, të shkolluar

smirëzinj dhe emigrantë të frustruar, pa

menduar se nëse Shqipëria do të marr Nobelin

një ditë prej tij, njerëzit më të fi tuar

do të jenë ata që shikohen me përbuzje

rrugëve të Evropës si shqiptarë të Sali Berishës

e Fatos Nanos, që shquhen vetëm

për krim dhe korrupsion, apo si shqiptarë

të Enver Hoxhës që shquhen për njerëz

kokulur dhe pa dinjitet. Shqiptarët e Kadaresë,

do të jenë doemos më krenarë dhe

më perëndimorë se shqiptarët e Hoxhës,

Nanos, Berishës apo qoftë dhe Edi Ramës

nesër.

Kjo fushatë përbaltëse ndaj tij, ky standard

i ulët i saldimit të tij me një pjesë të

ndyrë të historisë sonë dhe personazhe që

i ka harruar dhe vdekja, në fakt dëshmon

se ne nuk meritojmë të nderohemi me një

vlerë kulturore botërore siç është Nobeli.

Në shoqëri po fi tojnë forcë sërish instinktet

e frikës ndaj vlerave politike, nënshtrimi

ndaj së shkuarës dhe së tashmes politike,

duke stimuluar intelektualë puthadorë jo

më ndaj Enver Hoxhës, por dhe ndaj sozisë

së tij të hershme, Lulëzim Bashës. Janë

ata që fotografi a e Sali Berishës në varkë

dhe oxhak me fëmijët e Enver Hoxhës u

duket vlerë dhe beteja e shkrimtarit për t’i

mbijetuar diktaturës u duket mëkat. Dhe

kur mendon që kjo kategori tashmë të bën

dhe gjyqin për një vlerë unike kulturore që

kemi, atëherë e kupton se në çfarë kënete

jetojmë.

Do të ishte e mrekullueshme që pas disa

ditësh emri i tij të shqiptohej si nobelist

dhe e turpshme për shoqërinë tonë se kush

e ka përfaqësuar në muajin e fundit para

Nobelit dhe kush do ta përfaqësojë pas tij,

nëse ndodh mrekullia. Por dhe nëse mos

ndodhtë, e rëndësishme është që Shqipëria

është në garë me botën me Ismail Kadarenë

dhe jo me Nexhmije Hoxhën. Me atë

për fat të mirë e kemi humbur garën, edhe

pse mund të konkurronim ende me Korenë

e Veriut.

Shqipërisë do t’i mbetet si vlerë “Kronikë

në gur” dhe si turp kjo “Kronikë në baltë”

kundër Kadaresë!

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!