17.08.2013 Views

ME NE FUND - Gazeta Express

ME NE FUND - Gazeta Express

ME NE FUND - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

2

Pressing

Fjalët tona

Nuk kemi marr

instruksione për

dialog politik.

MOTI PRISHTINË

Sot

Max: 23 °C

Min: 8 °C

Nesër

ATIFETE JAHJAGA,

Presidentja e Kosovës, e

cila tha se liderët e vendit

nuk kanë marr instruksione

në New York për nisjen

e dialogut politik mes

Kosovës dhe Serbisë, por,

siç ka thënë ajo, dialogu

është mënyra më e

mirë për normalizimin e

marrëdhënieve mes dy

vendeve.

Lihtenshtajni do

të shqyrtojë

kërkesën për punësimin

sezonal të kosovarëve.

HUGO QUADERER,

Ministri i Punëve të

Brendshme i Principatës së

Lihtenshtajnit, pas takimit

që pati me ministrin e

Brendshëm të Kosovës,

Bajram Rexhepi.

UP mbetet i

politizuar.

KËSHILLI PËR

MBROJTJEN E TË

DREJTAVE DHE LIRIVE

TË NJERIUT (KMDLNJ),

I cili veprimet e ishrektorit,

Mujë Rugova i

ka vlerësuar si legjitimim

dhe vazhdimësi e gjendjes

kaotike në UP.

Max: 24 °C

Min: 6 °C

Gazeta Express është botim i MediaWorks, LLC

Adresa: Dardania 1/1

Prishtinë, 10000, Kosovë

E-Mail: info@gazetaexpress.com

Tel. +381 (0)38 76 76 76; fax: 038 76 76 78

www.gazetaexpress.com

Sikur norma

e interesit

në kredi që

japin bankat

në Kosovë të

ulej në nivelin

e rajonit,

atëherë

kredimarrësit

do të kishin

në qarkullim

70 milionë

euro më

shumë. Për

kamatat e

larta fajin

nuk kanë

vetëm bankat

komerciale,

por edhe

Qeveria e

Kosovës

E mërkurë, 3 tetor 2012

Kryeredaktor: Leonard Kerquki leonard.kerquki@gazetaexpress.com

Politikë: Shpend Limoni shpend.limoni@gazetaexpress.com Ekonomi: Arben Hyseni arben.hyseni@gazetaexpress.com\

Bota: Arsim Buxhovi arsim.buxhovi@gazetaexpress.com

Arte: Faton Raçi faton.raci@gazetaexpress.com Editorialet dhe Shkurt e Shqip: Arben Idrizi arben.idrizi@gazetaexpress.com

Sport: Valdet Hasani valdet.hasani@gazetaexpress.com Fotografia: Atdhe Mulla atdhe.mulla@gazetaexpress.com,

Drejtore e marketingut: Vjollca Musa, marketing@gazetaexpress.com redaksia: info@gazetaexpress.com tel: 038 76 76 76, ; fax: 038 76 76 78;

Drejtor ekzekutiv: Shpend Jakupi, shpend.jakupi@gazetaexpress.com Shtypi: Roto Print Center: MediaWorks.

Ibrahim Rexhepi

Bankat e lazdruara

Bankat komerciale në Kosovë janë subjekte të pavarura,

të licencuara dhe të mbikëqyrura nga Banka

Qendrore e Kosovës. Raportet me klientët, si depozituesit,

ashtu edhe huamarrësit, i krijojnë në

bazë të gjendjes në treg. Ky parim atyre iu krijon

hapësirë aq të madhe , aq sa të mos veprojnë sipas

rrethanave në treg, por vet t’i krijojnë këto rrethana.

Sipas zhvillimet në këtë sektor krijohet përshtypja

se aty nuk ka konkurrencë, por marrëveshje në mes

aktorëve , me qëllim të ruajtjes së pozitave përfi tuese,

në kurriz të klientëve.

Ka shumë fakte që argumentojnë këtë konstatim,

por edhe të vërtetën se ky sektor mbetet i paprekur.

BQK-ja kujdeset vetëm që mos të ndodhë ndonjë

problem i rëndë e që do të trondiste tërë sistemin

bankar në vende dhe të bëjë intervenime të lehta

kur vlerëson se po rritet niveli i rrezikut. Mirëpo, kur

ajo nuk ka kompetencë të rregullojë dhe të imponoj

pakon e shërbimeve, si edhe koston e tyre. Kjo

çështje është e lidhur vetëm me politikat dhe me

interesin që kanë bankat.

Liria kaq e madhe e veprimit, nuk është shfrytëzuar

për fi nancimin dhe forcimin e subjekteve ekonomike,

por vetëm për rritjen e kapitalit dhe të

fi timit. Bankat vazhdojnë të punojnë me logjikën

e tregtarit- blej me çmim të lirë, e shit me të shtrenjtë.

Në këtë rast, mall janë paratë. Kjo mënyrë

e punës nxjerr një pasqyrë vërtetë shqetësuese.

Bazuar vetëm në historikun e afarizmit të bankave

mund të thuhet se për nëntë vjetët e fundit në

Kosovë nuk paska ndodhur asnjë zhvillim. Duke

fi lluar që nga viti 2004 e deri në fund të vitit të kaluar

norma e interesit në depozita është rritur vetëm 1

pikë të përqindjes, nga 2,5 për qind u bë 3,5 për

qind. Ndërkaq, Norma e interesit në kredi mbeti e

njëjtë- nga 14,2 për qind ra në 14,15 për qind, me një

përjashtim në vitin 2006 kur ajo ishte 13,4 për qind.

Bankat e ruajtën diferencën ndërmjet normave të

interesit për nëntë vjet rresht. Duke pasur parasysh

se kreditimi u rrit për një miliard euro, është e qartë

se ruajtja e politikave të tilla të interesit, atyre iu sjell

profi t më të madh. Kështu, të hyrat prej 240 milionë

eurosh janë 2,5 herë më të larta se në vitin 2005,

ndërsa fi timi u rrit 2,8 herë, përkatësisht arriti në

37 milionë euro. Këto shifra në fakt tregojnë për një

punë të suksesshme të bankave dhe për stabilitet të

përgjithshëm të sistemit bankar. Por, kjo e ka edhe

anën tjetër – bankat duke shfrytëzuar mungesën

e konkurrencës në treg, nuk bënë asgjë tjetër, pos

që grumbulluan paratë që gjetën në Kosovë dhe të

njëjtat i shitën me çmim të shtrenjtë brenda këtij

vendi. U fokusuan vetëm në këtë treg, meqenëse

këtu arrijnë kamatat më të larta dhe mund të

aplikojnë kriteret nga më të rëndat, krahasuar me

vendet e rajonit. Po përmendim, se një subjekt që

të siguroj kredi atë duhet ta mbuloj me kolateral 230

për qind, përderisa në vendet e rajonit kjo mbulesë

shkon deri në 130 për qind.

Ruajtja e këtij pozicioni për nëntë vjet rresht ka

bërë që sistemi bankar në Kosovë të duket ndryshe

në krahasim me vendet në rajon. Atje ka lëvizje më

të shpeshta të normës së interesit, si në kredi , ashtu

edhe në depozita. Aktualisht norma e interesit në

depozita në Kosovë është më e lartë se në Shqipëri,

por dukshëm më e ulët se në Maqedoni e në Serbi.

Nga ana tjetër kamatat në kredi mbi dy herë më të

larta se në Shqipëri, pastaj 27 për qind më të larta

se në Serbi, krahasuar me Serbinë – 40 për qind dhe

me Malin e Zi – 55 për qind. Kjo ka bërë që kthimi

i investimeve që kanë bërë aksionarët bankave në

Kosovë të jetë 14,5 për qind, që është disa herë 14

herë më i lartë se Maqedoni, apo shtatë herë më i

lartë së në Shqipëri.

Në fund, kostoja kaq e lartë e shërbimeve bankare

në Kosovë zakonisht arsyetohet me shkallën e lartë

të rrezikut, si edhe me strukturën e pavolitshme të

depozitave. Mirëpo, konstatimi i parë nuk është i

qëndrueshëm, meqenëse kreditë jo-performuese

në portofolin kredituese marrin pjesë katër herë më

pak se në Mal të Zi, në krahasim me Shqipërinë – 3

herë, Bosnjën – 2 herë, Serbinë -3 herë, Maqedoninë

– 44 për qind. Do të thotë se këtu kredimarrësit janë

më të disiplinuar sa i përket pagesës. Por, sikur të

vepronin ndryshe, atëherë do të paguanin kosto

shumë më të lartë se sa cilido huamarrës në rajon,

për shkak të mbulesës së lartë të huas me kolateral.

Qeveria e Kosovës nuk guxon të sillet si struci

përballë kësaj situate, apo të pajtohet me deklarimet

se tregu është i lirë dhe koston e mallit dhe të

shërbimeve e rregullon konkurrenca. Kjo duket e

qëndrueshme, por kur është në pyetje sistemi bankar,

gjërat ndryshojnë. Së pari, Banka Qendrore e

Kosovës nuk ka autorizime emetuese, përkatësisht

të ndërhyrjes në treg me qëllim të ndikimit në normat

e interesit. Pos kësaj, pasiguria, përkatësisht

shkalla e lartë e rrezikut, për të cilin fl asin bankat,

është ngushtë e lidhur me mosveprimet e qeverisë.

Në një listë të instituti “Riinvest” janë renditur një

spektër i gjerë i nivelit të rrezikut shtetëror, i cili

refl ekton në këtë sistem. E para është efi çienca e

ulët institucionale, shkalla e lartë e korrupsionit,

mosefi kasiteti i sistemit gjyqësorë, ekonomia joformale,

mungesa e raportimit fi nanciar, si edhe

gjendja ende e pasigurt në kadastër. Po të eliminoheshin

këto defekte, atëherë siguria në treg do të

ishte më e madhe, ndërsa bankat nuk do të kishin

shumë argumente që të arsyetojnë koston e lartë të

shërbimeve. Për këtë gjendje, nuk ka fajtorë tjetër

pos qeverisë dhe institucioneve të tjera shtetërore

në Kosovë. Për shkak të mosveprimit të tyre, apo

mosdashjen që më ashpër të përballen me këto

probleme, kosovarë huamarrës duhet të paguajnë

më shumë se cilido qytetar tjetër në rajon.

Së fundit, këtë më së miri e ilustroj profesori

Shkëlqim Cani, ish-guvernator i Bankës së Shqipërisë,

i cili llogariti se sikur bankat komerciale në Kosovë

të ulnin koston e kredive vetëm katër pikë të

përqindjes, përkatësisht të binin në nivelin e rajonit,

atëherë kredimarrësit do të përfi tonin rreth 70 milionë

euro. Kjo shumë e parave do të ishte terapi e

mirë për gjendjen e rëndë ekonomike e sociale në

të cilën gjendet vendi.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!