30.10.2012 Views

'N' Roses, 'lufta' e bluzave - Gazeta Express

'N' Roses, 'lufta' e bluzave - Gazeta Express

'N' Roses, 'lufta' e bluzave - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

E hënë, 4 qershor 2012

Gati askush në Bruksel nuk sheh mundësinë

që në rrethanat e tanishme të ndodhë

normalizimi i mirëfi lltë i raporteve Kosovë –

Serbi, i cili (natyrisht), do të nënkuptonte që

Serbia ta njohë shtetin e Kosovës.

Çka tash?

Blerim Shala

A po e shihni çfarë janë? A po e kuptoni që në politikën

e Serbisë, nuk ka ndryshuar, të thuash, asgjë?

Pse ne, si Kosovë, ende duhet t’i vuajmë pasojat e

një politike vazhdueshëm të mbrapshtë të elitave

politike të Serbisë, të cilat nuk kanë treguar shenja

që e kanë ndërmend të mbledhin mend dhe

ta marrin vesh që nuk mund të ecin kah BE-ja e të

mos ecin (largohen) prej Veriut të Kosovës? Etj.etj.

Të gjithë ne, qofshim politikanë qeveritarë dhe

opozitarë, gazetarë, opinionist e analistë, qytetarë

të rëndomtë të Kosovës, në këtë mënyrë,

njëzëri dhe të një mendjeje e bindjeje, kemi komentuar,

përballë politikanëve dhe diplomatëve

perëdimorë, më së shumti megjithatë, në mes

veti, ngadhnjimin politik të Tomisllav Nikoliqit

në zgjedhjet presidenciale në Serbi.

Derisa shpjegimet e kemi pak a shumë të njëjta,

konkludimet që pasojnë dallojnë thelbësisht.

Optimistët e paktë mbërrijnë disi ta artikulojnë

qëndrimin e tyre që tash e tutje, me një politikan të

këtij kalibri, askush në Perëndim nuk do ta mbajë

më gjallë iluzionin që Beogradi mund t’i mbledhë

vetë plaçkat dhe valixhet nga Kosova, në kërkim të

asaj bilete të artë njëkahëshe kah Brukseli. Apo, që

kupa e durimit dhe pritjeve të Perëndimit është

mbushur, dhe që për pak kohë, do t’i tregohet vendi

udhëheqësisë së Serbisë në karshillëkun ndaj Kosovës.

Të tillët do të kenë si një argument goxha

valid katërpikëshin e Mirosllav Lajçakut të sjellë

në Beograd kohë më parë, i cili është një përkujtim

i formuluar më butë i qëndrimeve të njohura të

Kancelares gjermane Angela Merkel, të shprehura

publikisht në Beograd , në gushtin e vitit të shkuar.

Të tjerët e shumtë, të cilët mund t’i klasifi kojmë

si realistë e si pesimistë, varësisht prej disponimit të

ditës, do të thonë që çfarë ndodhi në Serbi me këto

zgjedhje, do t’i bëjë evropianët edhe më të druajtur,

më të kujdesshëm, më të matur në trajtimin

e temave politike me Serbinë, duke kërkuar me

çdo kusht hapësirë për Boris Tadiqin, i cili mbetet

krye-investimi i Brukselit, dhe i cili, së paku deri

tash, ka pasë si argument kryesorin të vetin (pse

Perëndimi duhet ta mbështetë atë) fi toren eventuale

të Nikoliqit dhe radikalizimin e Serbisë.

Fitorja e Nikoliqit ndodhi, radikalizimi i Serbisë

u konstatua me vota, dhe prapë, Brukseli i kthehet

Tadiqit sepse nuk ka çfarë të bëjë.

Serbia ka telashe të shumta politike, sociale dhe

ekonomike, të cilat në masë të madhe nuk janë

adresuar viteve të fundit, duke pasë si justifi kim

luftën e humbur (disa herë) për Kosovën, apo përpjekjet

e parreshtura që humbjet e atjeshme disi të

kthehen në fi tore në Serbi dhe në marrëdhëniet e

Beogradit me Brukselin.

Hap pas hapi, gabim pas gabimi, dështim pas

dështimi, Tadiqi dhe lidershipi kinse pro-evropian,

me atë politikën e famshme ‘edhe Serbia, edhe Kosova,

edhe BE-ja’, dhe atë tjetrën ‘Edhe Evropa, (dhe

Amerika) edhe Rusia’, apo me një qasje all-inclusive,

mbërriti tani në situatën kur ka humbur thuaja

gjithçka që ka mundur të humbet, duke përshirë,

realisht, edhe vetë Serbinë. Me një arrogancë të

paparë politike të Qeverisë së kaluar të Serbisë

karshi gjithë Botës (dihet se si është sjellë Vuk Jeremiq,

Ministri i Jashtëm i Serbisë), dhe përballë

Kosovës, me një shkelje syri kah nacionalizmi në

shenjë përkrahjeje, me kalkulimet e gabuara sa i

përket një roli të paqenë në relacionet me Brukselin

dhe Moskën, Tadiqi me gjithë shoqërinë e tij

objektivisht e kanë gjetur atë çfarë e kanë kërkuar

dhe merituar.

Por gjithë këto fjalë të cilat me gjasë, do t’i

nënshkruanin shumica, në mos gjithë shqiptarët

e Kosovës, nuk ndryshojnë asgjë sa i përket gjendjes

aktuale në Veri të Kosovës, dhe zhvillimeve të

paralajmëruara dhe të parashikuara politike në

relacionet midis Prishtinës dhe Beogradit, të cilat

mbi të gjitha varen prej marrëdhënieve të Kosovës

dhe Serbisë me Bashkimin Evropian.

Pra, të harrojmë që dikush në Bruksel mendon

të ndëshkojë politikisht dhe ekonomikisht Beogradin

për shkak të rezultatit të zgjedhjeve. Të mos

mendojmë që tash do të jetë më lehtë për ne në

përpjekjet për ta integruar Veriun e Kosovës, për

ta krijuar një rend të njejtë kushtetues dhe ligjor

në gjithë territorin e Kosovës. Të mos gabojmë në

dëshirat tona që Beogradi i këtillë do të jetë më i

dobët se ai i mëparmi në mbrojtjen e politikës së

gabuar karshi Kosovës dhe shqiptarëve. Paradoksalisht,

vlenë e kundërta.

Është e vërtetë, në anën tjetër, që thuaja askush

më në Perëndim nuk beson në teoritë për ndarjen

territoriale të Kosovës si solucion të pranueshëm

për te dy palët, për rajonin, për mbarë Evropën. Por

gjithashtu, nuk janë të shumtë ata në Bruksel që

vënë pikën pas variantit Ahtisaari për veri. Më në

fund, gati askush andejpari nuk sheh mundësinë

që në rrethanat e tanishme të ndodhë normalizimi

i mirëfi lltë i raporteve Kosovë – Serbi, i cili

(natyrisht), do të nënkuptonte që Serbia ta njeh

shtetin e Kosovës.

Kur të gjitha këto elemente shihen së bashku,

del që nuk mund të priten ndryshime substanciale

të politikës së Brukselit ndaj Kosovës dhe ndaj

synimit të kahmotshëm për stabilizimin afatgjatë

të Ballkanit Perëndimorë.

Do t’i lihet kohës që ajo vetë disi t’i zgjidhë problemet

që janë trashëgimi, pos tjerash, edhe të politikave

dhe përzgjedhjeve të gabuara në Ballkan,

gjithnjë duke shpresuar që politikanët si Tadiqi, do

t’ia dalin disi të kombinojnë politikën që njëmend

do të jetë pro-evropiane, me një tjetër që do ta njohë

realitetin në Kosovë.

E ky realitet, do të bëhet gjithnjë e më i ndërlikuar.

» Autori është

Nënkryetar i Parë i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës.

Kjo kolumne është shkruar enkas për Gazetën Express

Twitter përmes

SMS-it, FALAS!

Është FALAS nga IPKO!

Twitter është falas me IPKO.

Dërgoni SMS në 16161 me

dhe cicëroni pa pagesë.

Informohu. Të gjithë janë në Twitter.

Posto cicërima nga telefoni mobil,

është krejtësisht FALAS.

Është lehtë dhe argëtuese.

Online në Twitter me SMS!

Bashkohuni në rrethin social me

mbi 500 milion përdorues.

Dërgoni dhe pranoni cicërimat

në Twitter, me SMS nga IPKO.

www.twitter.com/devices�

�������16161���������������������

3

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!