30.10.2012 Views

'N' Roses, 'lufta' e bluzave - Gazeta Express

'N' Roses, 'lufta' e bluzave - Gazeta Express

'N' Roses, 'lufta' e bluzave - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

E hënë, 4 qershor 2012

Marcelo pret të

lirohet për Olimpiadë

Mbrojtësi i Real Madridit,

Marcelo ka thënë se nuk pret të

ketë probleme për të marrë leje

për përfaqësimin e Brazilit në

Lojërat Olimpike verore Londra

2012, këtë verë. “Nuk duhet të

jetë problem”, tha Marcelo për

Globoesporte. “Deri më tani,

ende nuk kam biseduar me

askënd. Por, mendoj se do të

ishte mirë për Realin të ketë një

përfaqësues në ekipin e Brazilit,

që është një prej skuadrave

kombëtare më të mira në botë”,

përfundoi ai. Në vitet e fundit,

Marcelo është shndërruar në

futbollist kyç për gjigantin

madrilen.

Thiago ‘pranon’ Barcelonën

Milani nuk dëshiron ta shesë,

por Thiago Silva dëshiron

të largohet. Nga të gjitha

ofertat që i kanë mbërritur,

ylli braziliani thuhet se ka

pranuar atë të Barcelonës.

Lajmin e ka bërë të ditur e

përditshmja katalane Sport,

sipas së cilës Barcelonës i ka

Blatter vendos vetë

Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness ka kritikuar zyrtarët më të lartë të FIFA-s duke

përfshirë kreun Sepp Blatter. Gjermani thotë se Blatter vendos vetë në Federatën Botërore të

Futbollit dhe shpreson që zvicerani të mos qeverisë edhe për një kohë të gjatë me sportin. Ai

bën thirrje për reforma të cilat i quan të domosdoshme.

Uli Hoeness ka akuzuar FIFA-n për

keqmenaxhim, dhe e ka përshkruar

si një institucion ku Sepp Blatter i

merr vetë të gjitha vendimet. Presidenti

i Bayernit ka akuzuar disa

prej ish-bashkëpunëtorëve të tij,

dhe në veçanti The Zwanzigerin,

i cili ka qenë president i Federatës

gjermane të Futbollit (DFB) nga

viti 2006 deri me 2012, para se t’i

bashkohej organit të Komitetit

Ekzekutiv të Federatës Botërore të

Futbollit. “Shumë vendime të marra

në dhjetë-pesëmbëdhjetë vitet e

fundit nuk janë bërë në mënyrën e

duhur. Nuk ka njerëz të pastër në

këtë sport, krerët e organizatave

vendimmarrëse paraqiten vetëm

kur duhet të jepet ndonjë nëns-

hkrim. Blatter sapo është zgjedhur

për të udhëhequr FIFA-n deri

më 2015, por shpresoj së ai nuk do

të qëndrojë aty deri sa t’i bëjë 78

ose 80 vjet. Ne nuk mund të presim

asgjë as nga Zwanziger, ai ka

qenë i mashtruar”, tha Hoeness.

Presidenti i skuadrës bavareze tha

se FIFA duhet të bëjë ndryshime

të mëdha për të qenë më transparente,

një organizatë e besueshme.

Ai po ashtu ka kritikuar edhe ishbashjkëlojtarin

dhe presidentin e

nderit të Bayernit, Franz Beckenbauer,

për sjelljet e tij në lidhje më

FIFA-n, dhe e akuzoi atë se është

pjesë e modulit të tyre. Hoeness

këto fjalë i tha në një takim të organizuar

nga kompania e medieve,

Rocherche, në Hamburg, e cila e

ndau një çmim me sarkazëm për

organin udhëheqës të FIFA-s, për

arsye të mostransparencës dhe

operacioneve të fshehta. FIFA ka

refuzuar të dërgojë një përfaqësues

të vetin në ngjarje, dhe drejtori

për komunikim, Walter de

Gregorio tha: “Blaterit nuk i pëlqen

ushqimi i detit dhe agjenda

e tij është shumë e zënë në këto

momente. Megjithatë, ata janë

pakëz vonë, pasi FIFA ka hapur

shumë perla tashmë”.

FIFA është gjetur në pozitë jo

të mirë, pas një serie polemikash

kohëve të fundit, duke përfshirë

edhe korrupsionin brenda organizatës

më të madhe të futbollit.

mbetur të arrijë marrëveshje

edhe me Rossonerët para

se të sigurojë shërbimet e

Silvës. Për të, gjiganti katalan

thuhet se është i gatshëm të

paguajë deri në 40 milionë

euro. Silva ka kontratë me

Milanin deri më 30 qershor

2016.

SPORT

31

Barazon Oklahoma

Kevin Durant ishte basketbollisti

më i dalluar për Oklahoma

City Thunder, derisa skuadra e

tij fi toi me 109:103 dhe barazoi

rezultatin e serisë finale (2:2)

të Konferencës perëndimore

kundër San Antonio Spurs.

Thunder udhëhoqi me 15 pikë

në çerekun e tretë, por Spurs

dolën në epërsi me ndihmën

e 21 pikëve nga Tim Duncan,

6:54 para fundit. Prej aty, Durant

shënoi 16 pikët e ardhshme të

Oklahoma Cityt dhe pothuajse i

vetëm udhëhoqi skuadrën drejt

fi tores. Ai e përfundoi takimin

me 36 pikë. Të hënën, përballja

shkon në San Antonio, ku Spurs

nuk kanë humbur asnjë ndeshje

në play-offi n e sivjetmë.

Guardiola, shembull për

trajnerët e tjerë

Trajneri i mirënjohur spanjoll,

Rafael Benitez ka lëvduar Pep

Guardiolën duke thënë se strategu

i larguar nga Barcelona ka

lënë gjurmë që duhet të përcillen

me teknikën e ardhshëm. Guardiola,

në prill njoftoi largimin e

tij nga Nou Campi, duke i dhënë

fund aventurës katërvjeçare, pas

së cilës ka paralajmëruar se do të

pushojë për një vit nga futbolli.

Ish-strategu i Liverpoolit dhe

Interit, Benitez rezervoi lëvdata

për stilin e punës së Guardiolës

dhe mendon se Anglia do të përfi

tonte nga qasja e tij. Guardiola

spekulohet se kërkohet nga

Oklahoma – San Antonio 109:103 (2:2)

Oklahoma City: Durant 36

San Antonio: Duncan 21

Chelsea. “Mendoj se ai është në

mesin e shembujve, sepse ai e di

si duhet të sillet dhe të transmetojë

vlera dhe gjëra pozitive jashtë

futbollit”, deklaroi Benitez për

mediet spanjolle. “Ai është një

shembull i suksesshëm. E kuptoj

vendimin e tij për pushim

për një vit, e më pas përgatitje

për të ardhmen. Përvoja në atë

nivel përfshin stres të përhershëm

dhe nganjëherë ju nevojitet

kohë për t’u rikuperuar. Jam i

sigurt se do të kthehet dhe mendoj

se do t’i pëlqejë një sfi dë e re

në Premierligë, që është shumë

atraktive”, përfundoi Benitez.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!