09.07.2015 Views

XXII. UNIONI EVROPIAN

XXII. UNIONI EVROPIAN

XXII. UNIONI EVROPIAN

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Sipas Projektkushtetutës, me zgjidhje konsensuale (me përjashtim të vendit anëtar tëpër të cilin bëhet fjalë) dhe pas miratimit të marrë nga Parlamenti Europian, KëshilliEuropian mund të theksojë shkeljen serioze dhe të vazhdueshme të vlerave të Unionit ngavendi anëtar i caktuar, pas së cilës, me shumicë të kualifikuar, vendi anëtar për të cilinbëhet fjala mund të privohet nga të drejtat. Projektkushtetuta, aplikon si risi edhe tëdrejtën e vendit anëtar të Unionit për t’u tërhequr nga UE-ja.Kur bëhet fjalë për kornizën institucionale të Unionit, risi është aplikimi ikryesuesit të Këshillit Europian i cili do të zgjedhej nga Këshilli Europian me njëmandat prej dy vjet e gjysmë. Ai duhet ta udhëheqë Këshillin Europian dhe tëprezentojë Unionin në nivelin më të lartë në lëmin e politikës së jashtme të përbashkëtdhe të politikës së përbashkët të sigurisë.Projektkushtetuta vendos edhe funksionin e Ministrit të Punëve të Jashtme tëUnionit i cili njëherit do të ishte edhe përfaqësuesi i Këshillit të Politikës së Jashtme tëPërbashkët dhe të Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe një nga nënkryetarët eKomisionit.Sipas Projektkushtetutës, parashikohen edhe ndryshime në përbërjen eKomisionit Europian: në vitin 2009 Komisioni duhet të përbëhet prej 15 KomesarëveEuropianë dhe komesarëve të vendeve të tjera anëtare të cilat nuk kanë të drejte vote nëKomision.Kur bëhet fjalë për parimin e votimit, Projektkushtetuta e parashikon parimin eshumicës së kualifikuar gjatë votimit në Këshill.Në samitin e Brukselit të mbajtur në dhjetor të vitit 2003, shefat e shteteve dheqeverive nuk arritën marrëveshje për tekstin final të Kushtetutës. Konferencandërqeveritare do të vazhdojë edhe në vitin 2004, kurse teksti që do të aprovohet do tëduhet të ratifikohet nga 15 vendet anëtare të tanishme dhe nga 10 vendet anëtarë të rinj.Nuk ka dyshim se ka dallime të dukshme ndërmjet vendeve anëtare në gatishmërinëe tyre për bashkëpunim dhe integrim dhe tajmingut lidhur me këtë (nga bashkëpunimindërqeveritar në integrimin supranacional), ashtu siç nuk ka dyshim se ndërvarësiaekonomike në rritje është forcë lëvizëse që ka ndikim të fuqishëm në proceset integruesetë mëtutjeshme, kurse preokupim me çështjen e pavarësisë dhe të sovranitetit kombëtartë shtetit është forcë që e ngadalëson, që e vështirëson dhe që e ndërpret procesin ebashkëpunimit dhe të integrimit. Mirëpo, edhe pse te shumica fuqimisht janë tëshprehura motivet për ta kritikuar UE-në si një bashkësi joefektive, të dobët për ngastruktura organizative e vet, e cila për së tepërmi brengoset për çështje të tilla trivialesiç është madhësia e dredhëzave që mund të shiten në tregun e brendshëm europian, poashtu nuk ka dyshim se ajo kalon nëpër një rrugë të rëndë, por relativisht të suksesshmetë procesit të krijimit të një “unioni gjithnjë më të fortë të popujve të Europës”.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!