09.07.2015 Views

XXII. UNIONI EVROPIAN

XXII. UNIONI EVROPIAN

XXII. UNIONI EVROPIAN

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

tepër të shtohen, me rastin e miratimit të akteve Këshilli vendos me shumicën ekualifikuar të votave. Kur vendos me shumicë të kualifikuar, votat e përfaqësuesve nëKëshill maten sipas mënyrës që e reflekton madhësinë e tyre.Puna e Këshillit ndihmohet nga Sekretariati i përgjithshëm, në krye të të cilitndodhet sekretari i përgjithshëm, i cili njëherit është edhe përfaqësues i lartë i Unionitpër politikë të jashtme dhe të sigurisë. Atë e zëvendëson zëvendëssekretari ipërgjithshëm.Komiteti i përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtare (KOREPER)përgjigjet për përgatitjen e punës së Këshillit si dhe për kryerjen e detyrave të cilat ia kabesuar Këshilli. Përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare janë diplomatë të lartë tëcilët i udhëheqin delegacionet kombëtare të tyre në Bruksel. Një numër i madh igrupeve të punës të Këshillit, të përbërë prej ekspertëve kombëtarë i shqyrtojnëpropozimet e Komisionit dhe i paraqesin raporte KOREPER-it. Përveç kësaj, ka edhekomisione të posaçme të cilat e përgatisin dhe e ndihmojnë punën e Këshillit në përbërjetë caktuara (Komiteti Special i Bujqësisë, Komiteti Politik i Politikës së Jashtme tëPërbashkët dhe i Politikës së Përbashkët të Sigurisë etj.).1.2.2. Këshilli EvropianTakimet e rregullta (të njohura si samite) të shefave të shteteve ose të qeverive tëvendeve anëtare të UE-së, të cilat si praktikë u vendosën në vitin 1974, u zyrtarizuan nëvitin 1987 (me Aktin unik europian). Këshilli Europian, edhe tash, nga pikëpamjajuridike nuk është institucion formal i UE-së, ndaj së këndejmi vendimet juridikisht tëdetyrueshme i marrin institucionet e tjera të Unionit. Mirëpo, vendimet politikekryesore që kanë të bëjnë me zhvillimin institucional si dhe me zhvillimin e politikave nëkuadër të UE-së kryesisht merren apo u jepet “dritë e gjelbër” nga Këshilli i Europës.Këshilli Europian takohet të paktën dy herë në vit (rëndom në korrik dhe nëdhjetor), në vendin i cili vijimisht e kryeson Këshillin dhe i cili e kryeson samitin. Nëmbledhjet e Këshillit Europian merr pjesë edhe kryetari i Komisionit (në cilësi tëanëtarit të tij), kurse kryetari i Parlamentit Europian i drejtohet Këshillit Europian merastin e hapjes së mbledhjes. Shefat e shteteve ose të qeverive shoqërohen nga ministrate punëve të jashtme të vendeve anëtare si dhe nga një anëtar i Komisionit.Këshilli Europian (posaçërisht duke pasur parasysh përbërjen e tij prejpolitikanëve të nivelit më të lartë të vendeve anëtare) gjithnjë më tepër fiton rëndësi sinjë forum që siguron nismë dhe orientim politik, i vendos përparësitë, nxit zhvillimin emëtejmë të Unionit dhe paraqet forum në të cilin zgjidhen çështje të ndërlikuara dhe tërënda të cilat nuk kanë mundur të zgjidhen në kuadër të Këshillit të Ministrave. Roli itij pas miratimit të Marrëveshjes së Mastrihtit për UE-në dhe të Marrëveshjes sëAmsterdamit është theksuar posaçërisht në shtyllën II të Unionit – politika e jashtme epërbashkët dhe politika e përbashkët e sigurisë, ku ai i përkufizon parimet dheorientimet e përgjithshme të politikës dhe i aprovon strategjitë e përbashkëta.Këshilli Evropian i paraqet raport Parlamentit Evropian pas çdo mbledhjeje sidhe raportin vjetor lidhur me përparimin e Unionit. Vendimet në Këshillin Evropianmerren vetëm me konsensus.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!