09.07.2015 Views

XXII. UNIONI EVROPIAN

XXII. UNIONI EVROPIAN

XXII. UNIONI EVROPIAN

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

e treta, për fondet strukturore ose vendosja e masave kundër vendit anëtar që i shkeltë drejtat themelore të njeriut.2) PE-ja e miraton (por mund edhe ta refuzojë, siç ka ndodhur disa herë) buxhetin eUE-së. Ai, siç u tha më sipër, e ka fjalën e fundit në të ashtuquajturat shpenzime tëpadetyrueshme, siç janë për shembull programet sociale, arsimi, fondet strukturore etj.PE-ja e ndjek edhe zbatimin e buxhetit nëpërmjet Komitetit të tij të kontrollit tëbuxhetit.3) PE-ja çdo 5 vjet e miraton emërimin e kryetarit dhe të anëtarëve të KomisionitEuropian. Ai mund t’i votojë mosbesim Komisionit dhe ta detyrojë atë që të japëdorëheqje. Përveç kësaj, Komisioni është i detyruar t’i paraqesë raporte të ndryshmePE-së, kurse PE-ja mund t’u parashtrojë pyetje me shkrim dhe pyetje gojore anëtarëvetë Komisionit.Ministrat e Këshillit gjithashtu duhet t’u përgjigjen pyetjeve me shkrim tëparashtruara nga PE-ja. Ata marrin pjesë edhe në seancat plenare kur zhvillohendiskutime të rëndësishme. Përveç kësaj, në fillim dhe në kalim të periudhës së kryesimittë Këshillit, kryetari i Këshillit i vendit anëtar i cili e mban kryesimin pikësëpari eprezanton programin e vet, e në fund jep vlerësim për periudhën e kryesimit.Anëtarët e PE-së nuk janë të organizuar sipas kombësisë, por në grupe të partivepolitike me prapavijë ideologjike të ndryshme, që nga e majta e skajshme deri te grupete partive me orientim të djathtë. Ndër grupet politike tradicionalisht më të rëndësishmenë PE janë kristian-demokratët, socialistët, liberalët, të gjelbrit dhe komunistët /socialistët e majtë.PE-ja e ka kryetarin e vet dhe 14 nënkryetarë të cilët e udhëheqin Byronë e PEsë,të ngarkuar për organizimin e brendshëm, për detyrat administrative dhe përpolitikën e kuadrove. Konferenca e kryetarëve përbëhet prej kryetarit të PE-së dhe prejkryesuesve të grupeve të partive politike të cilët ndërmjet tjerash e përcaktojnë rendin editës të PE-së, i propozojnë anëtarët e komiteteve etj.Pjesa më e madhe e punës së PE-së zhvillohet në komitetet e PE-së të cilatmbulojnë fusha të ndryshme të politikës në UE, prej punëve të jashtme dhe çështjeveekonomike e monetare, deri në bujqësi dhe në tregun e brendshëm.1.2.4. Komisioni Evropian 23Komisioni Evropian përbëhet prej 20 anëtarëve (komesarëve), duke përfshirë kryetarine tij si dhe një apo dy nënkryetarët të cilët emërohen nga radhët e komesarëve. Të gjithësë bashku e përbëjnë kolegjiumin e komesarëve.Anëtarët e Komisionit veprojnë në mënyrë të pavarur nga vendet anëtare të cilët inominojnë dhe kryekëput në interes të Unionit, dhe zgjedhen në bazë të kompetencës sëtyre. Të gjithë anëtarët e Komisionit duhet të jenë shtetas të vendeve anëtare të UE-së.23 Selia e Komisionit Europian është në Bruksel.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!