09.07.2015 Views

XXII. UNIONI EVROPIAN

XXII. UNIONI EVROPIAN

XXII. UNIONI EVROPIAN

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

1.3. Natyra e drejtësisë në BESiç u theksua edhe më sipër, BE-ja dallohet nga organizatat e tjera ndërkombëtarenë të cilat vendet anëtare bashkëpunojnë në mënyrë vullnetare për të realizuar dobi tëndërsjellë. Karakteristikat mbikombëtare të BE-së në një spektër të gjerë në sektorë tërëndësishëm të politikës i mundësojnë krijim dhe zbatim të pavarur të politikës dhemarrjes së vendimeve që janë të detyrueshme për vendet anëtare nga institucionet eBashkimit. Së këndejmi, veprimi në këta sektorë mund të jetë efektiv vetëm kur bazohetnë të drejtën e përbashkët që në të gjitha vendet anëtare mund të interpretohet nëmënyrë uniforme. Më tej, marrja efektive e vendimeve të institucioneve nuk do të kishteqenë e mundur sikur për to të mos vlejnë normat juridike me të cilat përcaktohenautorizimet dhe detyrimet e tyre dhe po qe se nuk ekziston forum që mund të marrëvendime të pavarura lidhur me faktin se si duhet të zbatohet dhe të interpretohetdrejtësia në Union.Në rastin Costa kundër ENEL-it, nga viti 1964, Gjykata e Drejtësisë theksoi:“Duke themeluar Bashkim me kohëzgjatje të pakufizuar, i cili i ka institucionet eveta, subjektivitetin e vet juridik, aftësinë e vet juridike për t’u paraqitet në fushënndërkombëtare e sidomos autorizime reale që rezultojnë nga kufizimet e sovranitetit aponga kalimi i autorizimeve prej shteteve në Bashkim, vendet anëtare i kufizuan të drejtate veta sovrane, ndonëse në lëmenj të kufizuar, dhe në këtë mënyrë themeluan korpusin etë drejtës që i obligon qoftë individët që jetojnë në to, ashtu edhe ata vetë”.Në këtë mënyrë, e drejta në UE paraqet rend juridik autonom që u imponondetyrime dhe të drejta si vendeve anëtare, ashtu edhe individëve që jetojnë në to. Edrejta e UE-së i manifeston karakteristikat e mëposhtme të cilat kryesisht u konfirmuandhe u zhvilluan nëpërmjet praktikës gjyqësore të Gjykatës Europiane të Drejtësisë:• zbatueshmëria e drejtpërdrejtë: e drejta e UE-së drejtpërsëdrejti është e zbatueshmenë rastet kur nuk ka nevojë për nxjerrjen e legjislacionit kombëtar që të arrihetefekt obligativ për vendet anëtare. Ky është rast më i shpeshtë me rregullativat, siinstrumente juridike;• efekti i drejtpërdrejtë: dispozita të caktuara nga e drejta e UE-së u imponojnëdetyrime ose u njohin të drejta individëve në vendet anëtare të cilat gjykatatkombëtare janë të detyruara t’i njohin dhe t’i zbatojnë. Doktrinën e efektit tëdrejtpërdrejtë Gjykata e Drejtësisë e zhvilloi në vitin 1963, nëpërmjet rastit tënjohur van Gend en Loos. Përveç kësaj, edhe dispozita të caktuara të Marrëveshjeve,si dhe instrumente të tjera juridike kanë efekt të drejtpërdrejtë në vendet anëtare,përkatësisht drejtpërsëdrejti janë të zbatueshme në to;• Supremacia e së drejtës së UE-së: edhe pse ky parim nuk përmendet te Marrëveshja,Gjykata e Drejtësisë qysh në vitet e hershme të Bashkimit u përpoq ta sigurojënëpërmjet një sërë rasteve në të cilat vuri në dukje se gjykatat kombëtare patjetër tazbatojnë të drejtën europiane në rast konflikti me të drejtën e vendit.Burimet e së drejtës së UE-së i përfshijnë Marrëveshjet, legjislativën e UE-së,parimet juridike të përgjithshme dhe interpretimin gjyqësor, përkatësisht praktikëngjyqësore të Gjykatës Europiane të Drejtësisë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!