09.07.2015 Views

XXII. UNIONI EVROPIAN

XXII. UNIONI EVROPIAN

XXII. UNIONI EVROPIAN

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Qysh gjatë bisedimeve lidhur me formimin e bashkësisë së parë prej tri bashkësiveeuropiane – Bashkimi Europian i Qymyrit dhe i Çelikut (BEQÇ), në vitin 1950, lidhurme faktin se çka qëndron në thelbin e idesë së integrimit të vendeve europiane, njëri prejdy francezëve më të merituar për këtë ide – Zhan Mone 3 , thotë: “Propozimet eShumanit 4 sigurojnë bazë për ndërtimin e Europës së re nëpërmjet sendërtimit konkrettë një regjimi mbikombëtar në kuadër të lëmit të kufizuar, por të kontrolluar tëpërpjekjeve ekonomike… parimi i parë i domosdoshëm i këtyre propozimeve ështëmohimi i sovranitetit në fushë të kufizuar, por vendimtare” 5 .Qasja në arritjen e rezultateve praktike nga të cilat vendet anëtare do të kenëdobi të dukshme, në kombinim me objektivat më ambicioze në prapavijë – integrimi mëi thellë, u tregua e suksesshme sa i përket themelimit të një Europe më të bashkuar, edhepse rruga e integrimit jo gjithmonë ishte pa probleme, e vazhdueshme dhe me shpejtësitë njëjtë për të gjitha vendet anëtare.Marrëveshja e Parisit për formimin e BEQÇ-së, të cilën në vitin 1951 enënshkruan gjashtë vendet e para anëtare – Franca, Gjermania, Italia, Holanda,Luksemburgu dhe Belgjika hyri në fuqi në vitin 1952. Objektivat e Bashkimit (BEQÇ)ishin themelimi i një zone të lirë tregtare dhe vendosja e themeleve për krijimin e treguttë përbashkët të lëndëve të para themelore në shtetet e industrializuara – qymyrit,çelikut, mineralit të hekurit, koksit. Me këtë marrëveshje u vendosën institucionetqendrore me karakterisitika mbikombëtare (Pushteti i Lartë, Këshilli i Ministrave,Kuvendi i Përbashkët dhe Gjykata e Drejtësisë) që ishin të autorizuar të imponojnëtaksa për prodhimin e qymyrit dhe të çelikut me të cilat financoheshin veprimtaritë eBashkimit (BEQÇ) dhe të vendosin lidhur me çështjet siç janë heqja dhe ndalimi ibarierave doganore, politikat restriktive, subvencionet, përcaktimi i çmimeve në raste tëcaktuara ose caktimi i minimumit dhe i maksimumit të taksave doganore për importin eqymyrit dhe të çelikut nga vendet e treta.Ndonëse suksesi i BEQÇ-së nuk është aq i shkëlqyeshëm sa i përket realizimit tëpolitikave të përbashkëta të industrive të qymyrit dhe të çelikut, siç tregoi kriza në vitet1958-59 me kapacitetet e tepërta të prodhimit të qymyrit, megjithëkëtë, ky Bashkim etrasoi rrugën drejt integrimit të mëtejmë në Europë.Në vitin 1955, ministrat e Punëve të Jashtme të gjashtë vendeve anëtare tëBEQÇ-së, në konferencën e mbajtur në Mesinë, miratoi rezolutën në të cilën thuhet sebesojmë se ka ardhur çasti i mirëfilltë për ndërtimin e mëtejmë të Europës së bashkuare në radhë të parë nëpërmjet integrimit ekonomik: fusionimi shkallëzor i ekonomivekombëtare, krijimi i tregut të përbashkët, bashkërendimi shkallëzor i politikës socialedhe zgjerimi i institucioneve të përbashkëta. Krejt kjo me qëllim që Europa ta ruajë3 Zhan Mone e promovonte eksperimentin e pasluftës në planifikimin ekonomik indikativ në Francë, si ithtar imadh i idesë së Europës së bashkuar, ky siguroi një nismë administrative dhe teknike të konsiderueshme përidenë e krijimit të Bashkimit Europian të Qymyrit dhe të Çelikut.4 Robert Shuman është ministër i Punëve të Jashtme i Francës prej vitit 1948 deri në vitin 1953. Ky ishte avokatpolitik i idesë për themelimin e Bashkimit Europian të Qymyrit dhe të Çelikut. Me rastin e shpalljes së planit përformimin e Bashkimit Europian në maj të vitit 1950, në atë që më vonë do të njihet si Deklaratë e Shumanit, aitheksoi se propozimet për krijimin e tij janë vetëm një hap i parë i sendërtimit të një vizioni – i vizionit tëEuropës së bashkuar.5 Cituar në The Government and Politics of the European Union, Neill Nugent, Macmillan, 1994, faqe 39.


qysh në vitet 70 kur vërehej dobësimi relativ i rëndësisë së vendeve të EuropësPerëndimore në botë (në krahasim me SHBA-në), gjë që i nxiti të bashkohen rrethçështjeve të caktuara të politikës së jashtme në mënyrë që të ushtrojnë ndikim nëngjarjet që zhvillohen në skenën politike botërore.Shtylla e tretë – Bashkëpunimi në fushën e drejtësisë dhe në punët e brendshme,implikon bashkëpunimin në fushat me interes të përbashkët për vendet anëtare, 13 qërealizohet nëpërmjet mekanizmave të bashkërendimit ndërmjet sektorëve tërëndësishëm në administratat kombëtare të vendeve anëtare (ministritë e drejtësisë, tëdoganave, të policisë).Lidhur me këto dy shtylla (të reja) të Unionit, duhet thënë se politikat që imbulojnë ato nuk zbatohen në të njëjtën mënyrë sikurse edhe politikat në kuadër tështyllës së parë (para së gjithash politikat e Bashkimit Europian). Duke pasur parasyshnatyrën e ndjeshme të këtyre politikave, me Marrëveshjen përcaktohet fjala vendimtaree vetë vendeve anëtare dhe e institucioneve në të cilat ato përfaqësohen drejtëpërsëdrejti(Këshilli i Ministrave dhe Këshilli Europian), në llogari të Komisionit Europian, tëParlamentit Europian dhe të Gjykatës së Drejtësisë. Së këndejmi, rregull ështënjëzëshmëria gjatë votimit me rastin e marrjes së vendimeve të ndryshme në këto fusha.Përveç kësaj, në këto dy shtylla nuk produkohet legjislacioni, përkatësisht nukshfrytëzohen instrumentet juridike (direktivat, rregullativat) sikurse në shtyllën e parë,por shfrytëzohen instrumentet specifike (siç janë për shembull, qëndrimet epërbashkëta, aksioni i përbashkët, vendimet implementuese, deklaratat në lëmin ePJSP-së ose qëndrimet e përbashkëta, vendimet kornizë, vendimet, etj. në fushën ebashkëpunimit në lëmin e drejtësisë dhe të punëve të brendshme).Për një kohë të shkurtër pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Mastrihtit filluanpërgatitjet për hartimin e një marrëveshje të re me të cilën do të bëhen ndryshimeplotësuese në Marrëveshjet për themelimin e UE-së. Nisma për marrëveshjen e re, qëfilloi në vitin 1994, u finalizua me nënshkrimin e Marrëveshjes së Amsterdamit në vitin1997 dhe me hyrjen e saj në fuqi më 1 maj 1999.Marrëveshja e Amsterdamit ishte në thelb vazhdim i integrimit dhe i reformës sëmëtejme (i përforcimit) të institucioneve të filluar me Marrëveshjen e Mastrihtit, e nëradhë të parë si marrëveshje e sfidave aktuale për Unionin me vendosjen e valutës unike– euros dhe me procesin e zgjerimit të Unionit me perspektivën që ajo të marrë kornizakontinentale. Shumica thonë se derisa ndryshimet kryesore paraprake të Marrëveshjevebazoheshin në nevojën e sendërtimit të integrimit ekonomik të mëtejmë ndërmjetvendeve anëtare, në Marrëveshjen e Amsterdamit në plan të parë ndodhen objektivatpolitike.13 Fushat me interes të përbashkët, të përkufizuara në Marrëveshjen e Mastrihtit, janë si vijon: 1) politika estrehimit (azilit); 2) rregullat dhe kontrolli i kalimit të personave nëpër kufijtë e jashtëm të vendeve anëtare; 3)politika migracioniste dhe e drejta e vendosjes së personave nga vendet që nuk janë anëtare të Unionit; 4) luftakundër varësisë nga droga; 5) lufta kundër mashtrimeve ndërkombëtare; 6) bashkëpunimi gjyqësor rreth lëndëvecivile; 7) bashkëpunim gjyqësor në lëndët penale; 8) bashkëpunimi doganor; 9) bashkëpunimi policor në luftënkundër terrorizmit, trafikimit të drogave dhe kundërveprave të tjera penale të rënda nëpërmjet shërbimevepolicore të zbulimit – Europol-it, që e mbulon UE-në.


Objektivat kryesore të Marrëveshjes së Amsterdamit janë themelimi i Europës “civile”,përcaktimi i rolit të UE-së në skenën ndërkombëtare, përmirësimi i efektivitetit dhe ishkallës së demokracisë në institucionet e UE-së dhe përgatitja e UE-së për zgjerimin eardhshëm.Në fushën e marrëdhënieve të Unionit me qytetarët e Europës, Marrëveshja eAmsterdamit paraqet një hap të mëtejmë në krahasim me Marrëveshjen e Mastrihtit, ecila e vendosi shtetësinë europiane për qytetarët e vendeve anëtare, duke përcaktuardisa të drejta dhe detyrime të tyre (në radhë të parë të drejtën për të votuar dhe për t’ukandiduar në zgjedhjet europiane dhe në ato lokale), pa futur me këtë rast shumëpërmbajtje reale në këtë përcaktim. Marrëveshja e Amsterdamit, për dallim, fokusohejnë liritë dhe në të drejtat themelore të njeriut. Së këndejmi, sipas kësaj marrëveshjeje,vendet anëtare kanë për detyrë t’i respektojnë liritë dhe të drejtat themelore, sidomosato që janë të përfshira në Konventën Europiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriutdhe liritë themelore të Këshillit të Europës dhe i nënshtrohen përgjegjësisë për shkeljensistematike dhe serioze të tyre, gjë që mund të shkaktojë madje edhe pezullimin e tëdrejtës së votës në Këshill. Me Marrëveshjen, UE-ja ka të drejtë të veprojë edhe nëluftën kundër çdo lloj diskriminimi mbi baza të kombësisë, të seksit, të racës, tëprejardhjes etnike, të religjionit ose të bindjeve, të moshës, të invaliditetit dhe tëorientimit seksual dhe ta promovojë barazinë dhe mundësitë e barabarta për meshkujtdhe për femrat, dhe njihet edhe e drejta e mbrojtjes së të dhënave vetiake të qytetarëveqë grumbullohen në institucionet e UE-së si dhe e drejta e qasjes në dokumentet einstitucioneve europiane.Në Marrëveshje janë futur edhe dispozita të reja lidhur me punësimin dhe mepunët sociale me të cilat në fushën e punësimit UE-ja fiton mundësi për të vepruar nëbashkëpunim me vendet anëtare dhe zgjerohet fushëveprimi në lëmin e punëve sociale.Marrëveshja e Amsterdamit e përkufizon edhe krijimin e zonës së lirisë, tësigurisë dhe të drejtës dhe përcakton periudhën 5-vjeçare të tranzicionit pas së cilësçështjet që kanë të bëjnë me strehimin (azilin), me imigrimin dhe me bashkëpunimingjyqësor në lëndët civile, të cilat më parë trajtoheshin sipas procedurës në shtyllën III(bashkëpunimi ndërqeveritar), do të kalojnë në kompetencë të Bashkimit Europian(procedura nga shtylla I – vendosja mbikombëtare (supranacionale), legjislacioni i UEsë.Në fushat prej shtyllës III (bashkëpunimi policor dhe ai gjyqësor në punëtkriminale) Marrëveshja bën të mundur “bashkëpunimin e ngushtë” ndërmjet vendeveanëtare, sipas të ciliës shumica prej tyre mund të merren vesh për rregulla të caktuaratë përbashkëta, kurse vendet e tjera anëtare, për të cilat këto rregulla nuk janëdetyrimore, mund t’u bashkangjiten më vonë. Marrëveshja gjithashtu mundësoninkorporimin e acquis-ës 14 së Shengenit në rendin juridik të UE-së, duke lënë mundësinëpër Danimarkën, për Irlandën dhe për Britaninë e Madhe për ta zbatuar Shengenin nënjë datë të mëvonshme.14 Këto janë një varg marrëveshjes dhe aranzhmanesh që dalin prej tyre, që janë nënshkruar prej vitit 1984 e derimë sot, me qëllim që të krijohet zona e qarkullimit të lirë të njerëzve, pavarësisht nga kombësia e tyre.


Në fushën prej shtyllës II – politika e përbashkët e jashtme dhe e sigurisë , Marrëveshjae Amsterdamit e përcakton në mënyrë më të qartë procedurën e marrjes së vendimevendërmjet Këshillit Europian dhe Këshillit të Ministrave, por e vendos edhePërfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë së Përbashkët 15 dhe njësiapër planifikimin e politikës dhe për paralajmërim të hershëm, që punon si mbështetje ePërfaqësuesit të lartë, si risi organizative në lëmin e politikës së përbashkët. 16 Lidhur mepolitikën mbrojtëse, Marrëveshja lejon integrimin e ardhshëm të plotë të Unionit tëEuropës Perëndimore 17 në Unionin Europian dhe i përcakton të drejtat themelore përbashkëpunim ndërmjet këtyre dy organizatave.Për Unionin Europian, për dallim nga organizatat e tjera ndërkombëtare, ështëkarakteristike përfshirja e madhe e fushave të politikës që i mbulon ai, dhe e cila mekalimin e kohës gjithnjë më tepër rritej. Ndër shkaqet e zhvillimit të këtillë mund tënumërohen ndërvarësia ekonomike gjithnjë më e madhe, konkurrenca ekonomike efuqishme në suaza botërore, trysnitë integruese nga institucionet qendrore të UE-së (nëradhë të parë nga Komisioni dhe nga Europarlamenti) dhe efekti i kalimit të arritjeveprej një fushe të politikës si nxitje për fillimin e politikës në një fushë të re. Sot, UE-jambulon ose realizon nismë pothuajse në të gjitha fushat e politikës publike, me ç'rastzhvillohet një bashkëpunim dhe një integrim i vazhdueshëm ndërmjet vendeve anëtaredhe gjithnjë më shumë procese të vendosjes dhe gjithnjë më shumë përgjegjësi përimplementimin e vendimeve ndodhen në duart e institucioneve kolektive dhe jo në duarte shteteve kombëtare.Shumica e këtyre politikave realizohen në kuadër të Bashkimit Europian (BEEjae dikurshme). Më e njohur dhe ndër të parat që e harxhon gjysmën e buxhetit tëUnionit, gjithsesi është Politika Bujqësore e Përbashkët, e sidomos e rëndësishme përproceset integruese është politika e përcaktuar paraprakisht e themelimit të Tregut tëPërbashkët, që u shndërrua në politikë të krijimit të Tregut të Brendshëm apo siç quhetndryshe Treg Europian i Përbashkët (TEP). Në vitin 1985 Komisionin të cilin edrejtonte Zhak Delori e prezentoi Librin e Bardhë për vendosjen e tregut unik deri nëjanar të vitit 1993, gjë që si garanci ishte konfirmuar në AUE, që hyri në fuqi në vitin1987. Programi i TEP-së (ose “nisma 1992”) rezultonte në veprimtarinë rregullative tështuar të Bashkimit në kuadër të shumë lëmenjve të politikave të orientuara nga tregu,që kishte për qëllim ta promovonte qarkullimin e lirë të mallrave, të shërbimeve, tënjerëzve dhe të kapitalit dhe ta forconte pozitën e Bashkimit ndaj vendeve të treta. Ndërpolitikat që kishin ndikim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në veprimin e tregut bëjnëpjesë: krijimi i kushteve themelore për standardet e produkteve dhe atestimi ecertifikata e tyre; hapja e monopoleve kombëtare dhe furnizimeve publikekonkurrencës; përcaktimi i kritereve që duhet t’i plotësojnë kompanitë për të tregtuarnë treg (sidomos në lëmin e shërbimeve financiare); kontrollimi i kushteve në të cilatqeveritë mund ose nuk mund t’i subvencionojnë industritë e vendit; mbrojtja e15 Përfaqësuesi i parë i lartë i Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë së Përbashkët është Havier Solana, i cilinjëherit është edhe sekretar i përgjithshëm i Këshillit. Ai u emërua në qershor të vitit 1999.16 Përveç kësaj, duhet theksuar se edhe në këtë fushë sensitive Marrëveshja lejon vendosjen e Këshillit tëMinistrave me shumicën e kualifikuar të votave gjatë marrjes së vendimeve implementuese dhe aplikon tëashtuquajturin abstenim “konstruktiv” nga votimi.17 Në Unionin e Europës Perëndimore, të themeluar në vitin 1955 si organizatë në radhë të parë të orientuar ngaçështjet mbrojtëse, anëtarësohen 10 vende anëtare të UE-së, kurse 5 vendet e tjera e kanë statusin e vëzhguesve:Danimarka dhe katër vende që nuk janë anëtare të NATO-s: Irlanda, Austria, Finlanda dhe Suedia.


• ekzistimi i ekonomisë operative të tregut, si dhe aftësia për t’u ballafaquar metrysnitë e konkurrencës dhe me forcat e tregut në kuadër të Unionit;• aftësia që të merren përsipër detyrimet prej anëtarëve, duke përfshirë edhebashkangjitjen drejt objektivave të unionit politik, ekonomik dhe monetar.Këto kushte u konfirmuan edhe në Këshillin Europian të Madridit të dhjetorit vitit1995, që e theksoi edhe nevojën e përshtatjes së strukturave administrative të vendeveqë kanë aplikuar të jenë anëtare me qëllim që të krijohen kushte për integrimin e tyreshkallëzor dhe harmonik.Dhjetë vende të Europës Lindore dhe Qendrore paraqitën aplikacione(kërkesa)formale për t’u bërë antarë të Bashkimit ndërmjet viteve 1994-1996: Hungaria dhePolonia në vitin 1994; Rumania, Sllovakia, Letonia, Estonia, Lituania dhe Bullgaria nëvitin 1995; dhe Çekia e Sllovenia në vitin 1996. 19Në korrik të vitit 1997, Komisioni Europian e miratoi programin aksional Agjendën2000, që paraqet përgjigje për kërkesën e Këshillit të Europës të Madridit të vitit 1995për të përgatitur dokumentin e përgjithshëm për zgjerimin e Unionit, për reformën epolitikave të përbashkëta (sidomos të politikës bujqësore dhe të kohezionit ekonomik esocial) dhe për kornizën financiare të ardhshme të Unionit në periudhën pas vitit 1999.Në dhjetor të vitit 1997 në Këshillin Europian në Luksemburg u vendos që në vitin1998 të fillojnë bisedimet për anëtarësim me 6 vendet e para aplikuese – Polonia,Hungaria, Çekia, Sllovenia, Estonia dhe Qiproja, të cilat e formuan të ashtuquajturën“valë të parë” të zgjerimit ose grupin e Luksemburgut. “Vala e dytë” përbëhet prejBullgarisë, Letonisë, Lituanisë, Rumanisë dhe Sllovakisë (i ashtuquajturi grupi iHelsinkit, sipas mbledhjes së Këshillit të Europës të mbajtur në Helsinki në vitin 1999 nëtë cilën u mor vendimi për fillimin e bisedimeve me këto vende). Këtyre vendeve iu lejuat’i bashkangjiten “valës së parë” të aplikimit në shkurt të vitit 2000, si rezultat ipërparimit të reformave politike dhe ekonomike të vlerësuar si mjaft të shpejtë.Në mbledhjen e Këshillit Europian të mbajtur në Kolonjë në qershor të vitit 1999 ushpall qëllimi i thirrjes së konferencës ndërqeveritare në vitin 2000 për t’u zgjidhurçështjet institucionale që mbetën të hapura në Marrëveshjen e Amsterdamit (tëashtuquajturat “mbetjet e Amsterdamit”) që duhej të zgjidheshin para se Unioni tëzgjerohej me anëtarë të rinj:• madhësia (numri i komesarëve) e Komisionit Europian dhe përbërja e tij;• numërimi i votave në Këshillin e UE-së;• zgjerimi i mundshëm i votimit me shumicë të kualifikuar në Këshill;• ndryshimet e tjera të domosdoshme të Marrëveshjeve lidhur me institucionet dhezbatimi i Marrëveshjes së Amsterdamit.Konferenca ndërqeveritare që filloi më 14 shkurt 2000 parashikohej të zgjaste derinë dhjetor të vitit 2000 dhe të rezultonte me marrëveshje për ndryshimin eMarrëveshjeve me qëllim të zgjidhjes së çështjeve të sipërpërmendura, në radhë të parë19 Përveç këtyre vendeve, aplikacione formale për t’u anëtarësuar kanë paraqitur edhe Turqia në vitin 1987,Qiproja dhe Malta në vitin 1990.


Një vit pas mbajtjes së samitit në Nicë, Këshilli Europian realizoi një takim në Laekendhe e miratoi Deklaratën për të ardhmen e Unionit Europian, e cila e obligon Unionin qënë të ardhmen të funksionojë si një union më demokratik, më transparent dhe mëefektiv dhe të krijojë kushte për përgatitjen e kushtetutës, e cila do t’i plotësojë shpresate qytetarëve të Europës.Duke mbajtur parasysh faktin se integrimi europian është një proces që ka tëbëjë me të gjithë qytetarët e Europës, u vendos që zgjidhjet e mëdha, që ndërlidhen meeuro-integrimin, të mos jenë objekt shqyrtimi dhe vendosjeje pas dyerve të mbyllura.Për këtë qëllim, u vendos që të aplikohet metoda e mbajtjes së Konventës, në të cilën dotë marrin pjesë subjektet kryesore të debatit: përfaqësuesit e qeverive të 15 vendeveanëtare dhe të 13 vendeve kandidate, përfaqësuesit e parlamenteve kombëtare të tyre,përfaqësuesit e Parlamentit Europian dhe të Komisionit Europian, vëzhguesit eKomitetit të Rajoneve dhe të Komitetit Ekonomik e Social si dhe përfaqësuesit ePartnerëve Socialë Europianë dhe të Ombudusmanit Europian.Pas një debati që zgjati mbi një vit (shkurt 2002 – korrik 2003), Konvenca tëcilën e kryesonte Valeri Zhiskar d’Esteni, arriti konsensus që Projektkushtetuta t’iparaqitet Këshillit të UE-së.Projektkushtetuta është dokument unik, që i bashkon dhe i zëvendëson të gjithamarrëveshjet ekzistuese të Unionit, në interes të lexueshmërisë dhe të qartësisë. Ajopërbëhet prej katër pjesëve.Pjesa e parë përbën dispozita të cilat e japin përshkrimin e Unionit, i përkufizojnëobjektivat e tij, kompetencat, procedurat e marrjes së vendimeve dhe institucionet e tij.Karta e të drejtave themelore, e cila u shpall në mënyrë solemne gjatë Samitit nëNicë në dhjetor të citit 2000, është e inkorporuar në projektin e Kushtetutës Europianedhe paraqet pjesën e dytë të saj. Derisa në rolin e Kartës ajo nuk kishte fuqi juridikedetyruese, si pjesë përbërëse e Kushtetutës, parashikon listën e re të të drejtave, të cilatnë pikëpamje juridike do të ishin detyrimore. Megjithëkëtë, me përfshirjen e dispozitavetë Kartës në Projektkushtetutë, kompetencat dhe të drejtat e Unionit nuk shtohen.Pjesa e tretë e Kushtetutës i përpunon veprimtaritë dhe veprimet politike dhepërfshin shumë dispozita nga Marrëveshjet ekzistuese.Pjesa e katërt i përmban dispozitat e fundit, duke përfshirë edhe procedurat emiratimit dhe të rishqyrtimit të Kushtetutës.Sipas Projektkushtetutës, UE-ja paraqet union të popujve dhe të shteteve tëEuropës dhe është i hapur për të gjitha shtetet e Europës të cilat i respektojnë vlerat esaj dhe të cilat marrin masa për përparimin e tyre të përbashkët. Vlerat themelore mbitë cilat bazohet Unioni sipas Projektkushtetutës janë: respektimi i dinjitetit njerëzor,liria, demokracia, barazia, sundimi i së drejtës dhe respektimi i të drejtave të njeriut.Qarkullimi i lirë i njerëzve, i mallrave, i shërbimeve dhe i kapitalit në territorin e UE-sëgarantohen nga Unioni. Projektkushtetuta ndalon çfarëdo lloj diskriminimi mbi bazën epërkatësisë kombëtare, promovon drejtësi dhe mbrojtje sociale, barazi gjinore dhe


Sipas Projektkushtetutës, me zgjidhje konsensuale (me përjashtim të vendit anëtar tëpër të cilin bëhet fjalë) dhe pas miratimit të marrë nga Parlamenti Europian, KëshilliEuropian mund të theksojë shkeljen serioze dhe të vazhdueshme të vlerave të Unionit ngavendi anëtar i caktuar, pas së cilës, me shumicë të kualifikuar, vendi anëtar për të cilinbëhet fjala mund të privohet nga të drejtat. Projektkushtetuta, aplikon si risi edhe tëdrejtën e vendit anëtar të Unionit për t’u tërhequr nga UE-ja.Kur bëhet fjalë për kornizën institucionale të Unionit, risi është aplikimi ikryesuesit të Këshillit Europian i cili do të zgjedhej nga Këshilli Europian me njëmandat prej dy vjet e gjysmë. Ai duhet ta udhëheqë Këshillin Europian dhe tëprezentojë Unionin në nivelin më të lartë në lëmin e politikës së jashtme të përbashkëtdhe të politikës së përbashkët të sigurisë.Projektkushtetuta vendos edhe funksionin e Ministrit të Punëve të Jashtme tëUnionit i cili njëherit do të ishte edhe përfaqësuesi i Këshillit të Politikës së Jashtme tëPërbashkët dhe të Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe një nga nënkryetarët eKomisionit.Sipas Projektkushtetutës, parashikohen edhe ndryshime në përbërjen eKomisionit Europian: në vitin 2009 Komisioni duhet të përbëhet prej 15 KomesarëveEuropianë dhe komesarëve të vendeve të tjera anëtare të cilat nuk kanë të drejte vote nëKomision.Kur bëhet fjalë për parimin e votimit, Projektkushtetuta e parashikon parimin eshumicës së kualifikuar gjatë votimit në Këshill.Në samitin e Brukselit të mbajtur në dhjetor të vitit 2003, shefat e shteteve dheqeverive nuk arritën marrëveshje për tekstin final të Kushtetutës. Konferencandërqeveritare do të vazhdojë edhe në vitin 2004, kurse teksti që do të aprovohet do tëduhet të ratifikohet nga 15 vendet anëtare të tanishme dhe nga 10 vendet anëtarë të rinj.Nuk ka dyshim se ka dallime të dukshme ndërmjet vendeve anëtare në gatishmërinëe tyre për bashkëpunim dhe integrim dhe tajmingut lidhur me këtë (nga bashkëpunimindërqeveritar në integrimin supranacional), ashtu siç nuk ka dyshim se ndërvarësiaekonomike në rritje është forcë lëvizëse që ka ndikim të fuqishëm në proceset integruesetë mëtutjeshme, kurse preokupim me çështjen e pavarësisë dhe të sovranitetit kombëtartë shtetit është forcë që e ngadalëson, që e vështirëson dhe që e ndërpret procesin ebashkëpunimit dhe të integrimit. Mirëpo, edhe pse te shumica fuqimisht janë tëshprehura motivet për ta kritikuar UE-në si një bashkësi joefektive, të dobët për ngastruktura organizative e vet, e cila për së tepërmi brengoset për çështje të tilla trivialesiç është madhësia e dredhëzave që mund të shiten në tregun e brendshëm europian, poashtu nuk ka dyshim se ajo kalon nëpër një rrugë të rëndë, por relativisht të suksesshmetë procesit të krijimit të një “unioni gjithnjë më të fortë të popujve të Europës”.


1.2. Sistemi institucional i Bashkimit Evropian1.2.1. Këshilli i Bashkimit Evropian 21Këshilli i Unionit Europian (apo siç është e zakonshme të quhet edhe Këshilli iMinistrave) është trup qendror vendimmarrës i Unionit. Këshilli përbëhet prejpërfaqësuesve të vendeve anëtare në nivel të ministrive. Ministrat e dikastereve tëndryshme të vendeve anëtare marrin pjesë në seancat e Këshillit në të cilat shkoqitençështje të sektorëve të ndryshëm si dhe çështje të ndryshme politike: ministrat efinancave në të ashtuquajturin Ekofin (“Ecofin”) flasin për politikën ekonomike dhe përçështjet financiare, ministrat e bujqësisë – për çështjet që kanë të bëjnë me politikënagrare, posaçërisht takohen ministrat e transportit, të mjedisit jetësor etj. Më irëndësishëm është i ashtuquajturi Këshill për punë të përgjithshme, në të cilin marrinpjesë ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare. Pavarësisht nga përbërja endryshme e Këshillit gjatë mbledhjeve të caktuara, ai është institucion unik,përkatësisht nga këndvështrimi juridik nuk ekzistojnë disa Këshilla, por vetëm njëKëshill.Funksionin kryetar të Këshillit, përkatësisht kryesimin e merr secili vend tjetëranëtar çdo gjashtë muaj (kryesimi rrotullues, janar-qershor dhe korrik-dhjetor).Funksioni i kryesimit është ta bashkërendojë punën dhe të kontribuojë në vendosjen mëefektive duke gjetur zgjidhje të përbashkëta.Këshilli:• me propozimin e Komisionit i nxjerr aktet juridike të Bashkimit (rregullativat,direktivat dhe vendimet). Ky është organi ligjvënës kryesor i Unionit, edhe pse kyfunksion është i ndarë me Parlamentin Europian;• bashkë me Parlamentin Europian është forum i cili e miraton buxhetin vjetor tëBashkimit. Te të ashtuquajtura shpenzime detyrimore, Këshilli e ka fjalën e fundit(për shembull, bujqësia), ndërsa kur është fjala për shpenzimet që nuk janë tëdetyrueshme (mjedisi jetësor, shëndetësia, fondet strukturore) Parlamenti e merrvendimin e fundit;• i lidh marrëveshjet ndërkombëtare të Bashkimit për të cilat bisedimet i ka zhvilluarKomisioni;• përgjigjet për bashkërendimin e politikave ekonomike të përgjithshme të vendeveanëtare;• në bazë të udhëzimeve të përgjithshme të Këshillit Europian, vendos përpërkufizimin dhe për implementimin e politikës së jashtme të përbashkët dhe tëpolitikës së përbashkët të sigurisë;• i bashkërendon veprimtaritë e vendeve anëtare dhe aprovon masa në lëmin ebashkëpunimit policor dhe gjyqësor në punët kriminale.Po qe se Marrëveshja për BE-në nuk parashikon asgjë tjetërfare, Këshilli i miratonaktet juridike me shumicë të thjeshtë, mirëpo një gjë e tillë ndodh shumë rrallë. Në tëshumtën e rasteve, të cilat me kalimin e kohës gjithnjë më tepër pakësohen, Këshillivendos njëzëri në fusha gjithnjë më të mëdha të politikës, që kanë tendencë gjithnjë më21 Këshilli tubohet në Bruksel, me përjashtim të muajve prill, qershor dhe tetor kur tubohet në Luksemburg.


tepër të shtohen, me rastin e miratimit të akteve Këshilli vendos me shumicën ekualifikuar të votave. Kur vendos me shumicë të kualifikuar, votat e përfaqësuesve nëKëshill maten sipas mënyrës që e reflekton madhësinë e tyre.Puna e Këshillit ndihmohet nga Sekretariati i përgjithshëm, në krye të të cilitndodhet sekretari i përgjithshëm, i cili njëherit është edhe përfaqësues i lartë i Unionitpër politikë të jashtme dhe të sigurisë. Atë e zëvendëson zëvendëssekretari ipërgjithshëm.Komiteti i përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtare (KOREPER)përgjigjet për përgatitjen e punës së Këshillit si dhe për kryerjen e detyrave të cilat ia kabesuar Këshilli. Përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare janë diplomatë të lartë tëcilët i udhëheqin delegacionet kombëtare të tyre në Bruksel. Një numër i madh igrupeve të punës të Këshillit, të përbërë prej ekspertëve kombëtarë i shqyrtojnëpropozimet e Komisionit dhe i paraqesin raporte KOREPER-it. Përveç kësaj, ka edhekomisione të posaçme të cilat e përgatisin dhe e ndihmojnë punën e Këshillit në përbërjetë caktuara (Komiteti Special i Bujqësisë, Komiteti Politik i Politikës së Jashtme tëPërbashkët dhe i Politikës së Përbashkët të Sigurisë etj.).1.2.2. Këshilli EvropianTakimet e rregullta (të njohura si samite) të shefave të shteteve ose të qeverive tëvendeve anëtare të UE-së, të cilat si praktikë u vendosën në vitin 1974, u zyrtarizuan nëvitin 1987 (me Aktin unik europian). Këshilli Europian, edhe tash, nga pikëpamjajuridike nuk është institucion formal i UE-së, ndaj së këndejmi vendimet juridikisht tëdetyrueshme i marrin institucionet e tjera të Unionit. Mirëpo, vendimet politikekryesore që kanë të bëjnë me zhvillimin institucional si dhe me zhvillimin e politikave nëkuadër të UE-së kryesisht merren apo u jepet “dritë e gjelbër” nga Këshilli i Europës.Këshilli Europian takohet të paktën dy herë në vit (rëndom në korrik dhe nëdhjetor), në vendin i cili vijimisht e kryeson Këshillin dhe i cili e kryeson samitin. Nëmbledhjet e Këshillit Europian merr pjesë edhe kryetari i Komisionit (në cilësi tëanëtarit të tij), kurse kryetari i Parlamentit Europian i drejtohet Këshillit Europian merastin e hapjes së mbledhjes. Shefat e shteteve ose të qeverive shoqërohen nga ministrate punëve të jashtme të vendeve anëtare si dhe nga një anëtar i Komisionit.Këshilli Europian (posaçërisht duke pasur parasysh përbërjen e tij prejpolitikanëve të nivelit më të lartë të vendeve anëtare) gjithnjë më tepër fiton rëndësi sinjë forum që siguron nismë dhe orientim politik, i vendos përparësitë, nxit zhvillimin emëtejmë të Unionit dhe paraqet forum në të cilin zgjidhen çështje të ndërlikuara dhe tërënda të cilat nuk kanë mundur të zgjidhen në kuadër të Këshillit të Ministrave. Roli itij pas miratimit të Marrëveshjes së Mastrihtit për UE-në dhe të Marrëveshjes sëAmsterdamit është theksuar posaçërisht në shtyllën II të Unionit – politika e jashtme epërbashkët dhe politika e përbashkët e sigurisë, ku ai i përkufizon parimet dheorientimet e përgjithshme të politikës dhe i aprovon strategjitë e përbashkëta.Këshilli Evropian i paraqet raport Parlamentit Evropian pas çdo mbledhjeje sidhe raportin vjetor lidhur me përparimin e Unionit. Vendimet në Këshillin Evropianmerren vetëm me konsensus.


1.2.3. Parlamenti Evropian 22Parlamenti Europian është parlamenti shumëkombësh më i madh në botënëpërmjet 626 parlamentarëve të zgjedhur drejtpërsëdrejti (me mandat prej 5 vjetësh)pasqyrohet vullneti politik i 375 milionë qytetarëve të Evropës. Me këtë, Parlamentiështë forum i cili Bashkimit ia siguron legjitimitetin demokratik.Parlamenti Evropian (PE) ç’prej kohësh ka qenë objekt kritike dhe reputacioni itij ka qenë kryesisht se ky është një institucion joefektiv. Mirëpo, edhe pse është e saktëse autorizimi që ia japin PE-së Marrëveshjet nuk mund të krahasohen me autorizimet eparlamenteve kombëtare të shteteve, zhvillimi me kalimin e kohës e posaçërisht memiratimin e Aktit Unik Europian e pastaj të Marrëveshjeve të Mastrihtit dhe tëAmsterdamit, dëshmon në mënyrë të sigurt se ai ushtron një ndikim të konsiderueshëmnë sistemin e UE-së. Njësoj si në parlamentet kombëtare, ky ndikim realizohetnëpërmjet 1) procesit legjislativ; 2) procesit buxhetor; 3) mbikëqyrjes së forumeveekzekutive.1) Sot PE-ja “pushtetin ligjvënës” (të drejtën për të nxjerrë akte juridike) e ndan meKëshillin e UE-së në shumë fusha. Por, kjo nuk parashikohej kështu me Marrëveshjen eRomës e cila i caktoi kryesisht një rol këshilldhënës, por është pasojë e ndryshimeve tëmëtutjeshme të marrëveshjes që ia lejuan shkallë-shkallë të drejtën që PE-ja tandryshojë legjislativën e propozuar, e pastaj ta nxjerrë bashkë me Këshillin.Autorizimet e veta ligjvënëse PE-ja i realizon me procedurat e mëposhtme:• procedura e konsultimeve: për t’u miratuar propozimi ligjvënës i Komisionit ngaKëshilli nevojitet mendimi paraprak i Parlamentit;• prodedura e bashkëpunimit: kjo përfshin dy “lexime” në PE dhe në Këshill, gjë që ibën të mundur PE-së të propozojë ndryshime në propozimin e Komisionit dhe nëpozicionet e përbashkëta të Këshillit që duhet t’i miratojë ai pas leximit të parë. Kjoprocedurë, që u vendos me Aktin Unik Europian, u reduktua skajshmërisht meMarrëveshjen e Amsterdamit për disa raste në UEM, me qëllim që të zgjerohetprocedura e bashkëvendosjes;• procedura e bashkëvendosjes: në këto raste që zgjerohen për një numër gjithnjë mëtë madh fushash politike, PE-ja e ndan autorizimin e vendosjes për nxjerrjen e aktitjuridik të caktuar bashkë me Këshillin, për dallim nga dy procedurat paraprake kuKëshilli paraqitet si miratues i fundit i aktit. Kjo procedurë zbatohet në fushat etregut të brendshëm, në qarkullimin e lirë të fuqisë punëtore, në arsim, në kërkime,kurse me Marrëveshjen e Amsterdamit është zgjeruar në fushat e punësimit,shëndetësisë publike, të qarkullimit të lirë të njerëzve, etj.;• procedura e dhënies së pëlqimit: në këtë procedurë PE-ja duhet ta japë pëlqimin evet për propozimet pas leximit të parë, pa pasur mundësi për paraqitjen eamendamenteve. Kjo procedurë zbatohet te marrëveshjet ndërkombëtare tërëndësishme, siç janë marrëveshjet e antarsimit, marrëveshjet e asociimit me vendet22 Parlamenti Europian seancat e veta plenare mujore i mban në Strasbur, seancat e komiteteve mbahen nëBruksel, kurse Sekretariati i përgjithshëm i Parlamentit është i vendosur në Luksemburg.


e treta, për fondet strukturore ose vendosja e masave kundër vendit anëtar që i shkeltë drejtat themelore të njeriut.2) PE-ja e miraton (por mund edhe ta refuzojë, siç ka ndodhur disa herë) buxhetin eUE-së. Ai, siç u tha më sipër, e ka fjalën e fundit në të ashtuquajturat shpenzime tëpadetyrueshme, siç janë për shembull programet sociale, arsimi, fondet strukturore etj.PE-ja e ndjek edhe zbatimin e buxhetit nëpërmjet Komitetit të tij të kontrollit tëbuxhetit.3) PE-ja çdo 5 vjet e miraton emërimin e kryetarit dhe të anëtarëve të KomisionitEuropian. Ai mund t’i votojë mosbesim Komisionit dhe ta detyrojë atë që të japëdorëheqje. Përveç kësaj, Komisioni është i detyruar t’i paraqesë raporte të ndryshmePE-së, kurse PE-ja mund t’u parashtrojë pyetje me shkrim dhe pyetje gojore anëtarëvetë Komisionit.Ministrat e Këshillit gjithashtu duhet t’u përgjigjen pyetjeve me shkrim tëparashtruara nga PE-ja. Ata marrin pjesë edhe në seancat plenare kur zhvillohendiskutime të rëndësishme. Përveç kësaj, në fillim dhe në kalim të periudhës së kryesimittë Këshillit, kryetari i Këshillit i vendit anëtar i cili e mban kryesimin pikësëpari eprezanton programin e vet, e në fund jep vlerësim për periudhën e kryesimit.Anëtarët e PE-së nuk janë të organizuar sipas kombësisë, por në grupe të partivepolitike me prapavijë ideologjike të ndryshme, që nga e majta e skajshme deri te grupete partive me orientim të djathtë. Ndër grupet politike tradicionalisht më të rëndësishmenë PE janë kristian-demokratët, socialistët, liberalët, të gjelbrit dhe komunistët /socialistët e majtë.PE-ja e ka kryetarin e vet dhe 14 nënkryetarë të cilët e udhëheqin Byronë e PEsë,të ngarkuar për organizimin e brendshëm, për detyrat administrative dhe përpolitikën e kuadrove. Konferenca e kryetarëve përbëhet prej kryetarit të PE-së dhe prejkryesuesve të grupeve të partive politike të cilët ndërmjet tjerash e përcaktojnë rendin editës të PE-së, i propozojnë anëtarët e komiteteve etj.Pjesa më e madhe e punës së PE-së zhvillohet në komitetet e PE-së të cilatmbulojnë fusha të ndryshme të politikës në UE, prej punëve të jashtme dhe çështjeveekonomike e monetare, deri në bujqësi dhe në tregun e brendshëm.1.2.4. Komisioni Evropian 23Komisioni Evropian përbëhet prej 20 anëtarëve (komesarëve), duke përfshirë kryetarine tij si dhe një apo dy nënkryetarët të cilët emërohen nga radhët e komesarëve. Të gjithësë bashku e përbëjnë kolegjiumin e komesarëve.Anëtarët e Komisionit veprojnë në mënyrë të pavarur nga vendet anëtare të cilët inominojnë dhe kryekëput në interes të Unionit, dhe zgjedhen në bazë të kompetencës sëtyre. Të gjithë anëtarët e Komisionit duhet të jenë shtetas të vendeve anëtare të UE-së.23 Selia e Komisionit Europian është në Bruksel.


Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Spanja kanë nga dy përfaqësues të vetnë Komision, ndërsa vendet e tjera përfaqësohen me nga një anëtar. Sipas Marrëveshjessë Nicës, me të cilën është përcaktuar reforma e institucioneve për shkak të zgjerimit tëardhshëm të Unionit me më tepër se 10 anëtarë të rinj, vendeve më të vogla u garantohetnjë vend komesari në Komision gjithnjë derisa Unioni nuk rritet në 27 anëtarë, kurse nëvitin 2005 parashikohet që vendet e mëdha të heqin dorë nga komesari i tyre i dytë, nëllogari të një anëtari nga vendet anëtare të ardhshme.Komesarët zgjedhen për mandat prej 5 vjetësh, në përputhje me procedurën emëposhtme:• vendet anëtare me pëlqim të përbashkët e nominojnë personin për funksion tëkryetarit të Komisionit, kurse për nominimin duhet të japë miratim ParlamentiEvropian;• vendet anëtare, bashkë me kryetarin e nominuar, i nominojnë kandidatët e tjerë përanëtarë të Komisionit;• Parlamenti Evropian duhet t’i miratojë me votim nominacionet për kryetar dhe përanëtar të Komisionit në tërësi (si trup) pas së cilës vendet anëtare i caktojnë kryetaridhe anëtarët e Komisionit.Komisioni është trup kolektiv që vendos me shumicën e anëtarëve të vet. Nukekziston vendosje e veçantë në kuadër të Komisionit.Komisioni i ushtron funksionet e mëposhtme:• ai është nismëtar i politikave dhe i legjislacionit të Bashkimit. Nisma për aktetligjvënëse të Bashkimit, si rregull, buron nga Komisioni. Për këtë arsye thuhet se aigëzon monopol në propozimin e akteve të Bashkimit dhe se është promotor iintegrimeve. Komisioni nuk ka të drejtë ekskluzive për nismë në dy fusha tëbashkëpunimit qeveritar të përfshira me shtylla II dhe III të BE-së – politika ejashtme e përbashkët dhe politika e përbashkët e sigurisë si dhe bashkëpunimi nëlëmin e drejtësisë dhe të punëve të brendshme, por mund të paraqesë propozimsikurse edhe qeveritë e vendeve anëtare dhe të marrë pjesë me diskutime në të gjithanivelet;• ai është trupi ekzekutiv kryesor i cili e zbaton legjislacionit e Bashkimit, duke marrëvendime dhe masa konkrete për implementimin e tij. Ai drejton gjithashtu edhezbatimin e buxhetit të Bashkimit;• ai është “rojtar i Marrëveshjeve”. Komisioni e ndjek zbatimin e drejtë të legjislacionittë Bashkimit nga vendet anëtare, si dhe nga entitetet ekonomike dhe ngainstitucionet e tjera me të cilat ka të bëjë ai;• ai paraqitet në rolin e negociatorit në emër të Bashkimit në marrëveshjetndërkombëtare dhe realizon kontakte të shumta me vendet e treta dhe meorganizatat ndërkombëtare.Kryetari i Komisionit që prej para do kohëve ka një rol të përforcuar – anëtarët eKomisionit punojnë në përputhje me udhëzimin politik të kryetarit të Komisionit.Marrëveshja e Nicës parashikon përforcimin e mëtejmë të rolit të kryetarit ndajkomesarëve dhe portfolëve të tyre.


Puna e Komisionit është e organizuar në drejtorate të përgjithshme që janë kompetentëpër fusha të caktuara të politikës. Në drejtoratet e përgjithshme ka drejtorate dhe degë.Përveç kësaj, çdo anëtar i Komisionit e ka kabinetin e vet, të përbërë prej këshilltarëvepersonalë të cilët i ndihmojnë në kryerjen e detyrave politike. Në Komision ka edheshërbime të përgjithshme dhe të specializuara të cilat e ndihmojnë punën e drejtoratevetë përgjithshme të caktuara ose të Komisionit si tërësi (shiko tabelën 1).Komisioni është trupi administrativ më i madh dhe më themelor i Bashkimit, nëtë cilën administrohen politikat, fondet, programet. Një e pesta e nëpunësve të punësuartë Komisionit punojnë në shërbimet për përkthimet.Tabela 1: Drejtoratet e përgjithshme dhe shërbimet e Komisionit Europian1. Bujqësia(Agriculture)2. Konkurrenca(Competition)3. Punët ekonomike dhe financiare(Economic and Financial Affairs)4. Arsimi dhe kultura(Education and Culture)5. Punësimi dhe punët sociale(Employmend and Social affairs)6. Energjia dhe transporti(Energy and Transport)7. Ndërmarrjet(Enterprise)8. Mjedisi jetësor(Environment)9. Peshkataria(Fisheries)10. Shëndetësia dhe mbrojtja e konsumatorëve(Health and Consumers Protection)11. Shoqëri informative(Information Society)12. Tregu i brendshëm(Internal Market)13. Qendra e përbashkët për kërkime(Joint Research Center)14. Drejtësia dhe punët e brendshme(Justice and Home Affairs)15. Politika rajonale(Regional Policy)16. Kërkimi(Research)17. Tatimi dhe unioni doganor(Taxation and the Customs Union)18. Zhvillimi(Development)19. Zgjerimi(Enlargement)20. EuropeAid – Zyra për bashkëpunimPolitikatMarrëdhëniet e jashtme


(Europe-Aid – Co-operation Office)21. Marrëdhëniet e jashtme(External Relations)22. Zyra për ndihmë humanitare(Humanitarian Aid Office - ECHO)23. Tregtia(Trade)24. Zyra europiane kundër mallverzimeve(European Anti-Fraud Office)25. Eurostati(Eurostat)26. Press-i dhe komunikimi(Press and Communication)27. Shërbimi i botimeve(Publications Office)28. Sekretariati i përgjithshëm(Secretariat General)Shërbimet e përgjithshmeShërbimet interne29. Buxheti(Budget)30. Drejtorati i përgjithshëm për përkthime me shkrim(Directorate-General for Translation)31. Grupi i këshilltarëve politikë(Group of Policy Advisers)32. Shërbimi për revizione interne(Internal Audit Service)33. Drejtorati i përgjithshëm për përkthime gojore(Directorate General for Interpretation)34. Shërbimi juridik(Legal Service)35. Personeli dhe administrata(Personnel and Administration)1.2.5. Gjykata Europiane e Drejtësisë 24Detyra themelore e Gjykatës Europiane të Drejtësisë është ta sigurojërespektimin e ligjit me rastin e interpretimit dhe të zbatimit të Marrëveshjeve dhe nëpërgjithësi me rastin e realizimit të veprimtarive të Bashkimit.Gjykata përbëhet prej 15 gjyqtarëve dhe 8 avokatëve publikë, detyra e të cilëveështë të japin mendime të pavarura për rastet që zgjidhen para Gjykatës. Gjyqtarët dheavokatët emërohen për mandat për 6 vjetësh, në bazë të marrëveshjes së ndërsjellë të24 Selia e Gjykatës ndodhet në Luksemburg.


vendeve anëtare. Pavarësia e gjyqtarëve dhe avokatëve duhet të jetë e garantuar, kurseme rastin e zgjedhjes së tyre kërkohen kualifikime që nevojiten për ushtrimin efunksioneve gjyqësore më të larta në vendet e tyre ose nevojitet që ata të jenë juristë merenome të lartë dhe të dëshmuar. Gjykata kryetarin e vet e zgjedh nga radhët egjyqtarëve me mandat prej 3 vjetësh.Gjykata e instancës së parë u themelua në vitin 1989 me qëllim që të lehtësohetdhe të shkarkohet puna e Gjykatës së Drejtësisë, e me këtë edhe të përmirësohetmbrojtja gjyqësore e interesave të veçanta. Në fillim asaj iu dha kompetenca e zgjidhjessë kontesteve personale të të punësuarve në administratën e Bashkimit, por tani ajoështë kompetente të vendosë për kontestet që i ngrisin individët apo kompanitë kundërvendimeve të institucioneve të Bashkimit.Gjykata e Drejtësisë i zgjidh rastet të cilat i ngrisin para saj vendet anëtare oseinstitucionet e Bashkimit. Ajo gjithashtu ka autorizim unik t’i interpretojë dispozitat eMarrëveshjeve. Në kuadër të kësaj detyre, Gjykata merr vendime (aktgjykime)preliminare në rastet kur me kërkesën e gjykatave kombëtare apo të tribunaleve tëvendeve anëtare duhet të zgjidhet paraprakisht çështja për t’u marrë aktgjykimi icaktuar, kurse kjo çështje paraprake është e ndërlidhur me interpretimin eMarrëveshjeve të Bashkimit, me validitetin dhe me interpretimin e akteve të tjera tëBashkimit ose të statuteve të forumeve të themeluara me vendimin e Këshillit, kur kjoparashikohet me këto statute. Gjykata e Drejtësisë duhet të marrë vendim preliminarkur çështjet e tilla paraprake shtrohen para gjykatës ose para tribunalit në vendinanëtar kundër vendimit të të cilit nuk ekziston mjeti juridik sipas legjislacionitkombëtar.Gjykata e Drejtësisë luan një rol shumë të rëndësishëm në përcaktimin e renditjuridik të UE-së. Sidomos në ushtrimin e funksionit të interpretimit uniform tëlegjislacionit të Bashkimit qëndron merita e saj në formimin e strukturës kuazi-federaletë Bashkimit nëpërmjet procesit të integrimit juridik.1.2.6. Gjykata Evropiane e Revizorëve 25Gjykata e Revizorëve është themeluar në vitin 1977 dhe përbëhet prej 15anëtarëve të cilët i nominojnë vendet anëtare, kurse i emëron Këshilli, pas konsultimeveme Parlamentin Europian, për një mandat prej 6 vitesh. Me Marrëveshjen e Mastrihtit,Gjykata e Revizorëve fitoi statusin e institucionit të plotfuqishëm të Bashkimit. Anëtarëte Gjykatës janë plotësisht të pavarur në kryerjen e detyrave të veta dhe paraqiten nëinteres të Bashkimit, dhe jo në interes të vendeve të caktuara anëtare që i nominojnë.Gjykata e Revizorëve ka për detyrë të hulumtojë nëse të hyrat grumbullohen dhenëse shpenzimet kryhen sipas mënyrës ligjore dhe të rregullt dhe nëse realizohetmenaxhmenti i mirë financiar. Me këtë rast, revizioni përfshin punën financiare të tëgjitha institucioneve dhe të forumeve që i shfrytëzojnë mjetet e buxhetit të Bashkimit, sidhe të autoriteteve kombëtare, rajonale dhe lokale në vendet anëtare që i administrojnëmjetet e Bashkimit dhe të marrësve të ndihmës në Union dhe jashtë tij. Vërejtjet e veta25 Selia e Gjykatës së Revizorëve ndodhet në Luksemburg.


për revizionin e kryer Gjykata i paraqet në formë të raportit vjetor, i cili bashkë mepërgjigjet e institucioneve që kanë të bëjnë me raportin botohen në gazetën zyrtare tëUnionit. Ajo mund të përgatisë gjithashtu edhe raporte të veçanta për çështjet specifike,po qe se konsideron se një gjë e tillë është e nevojshme të cilat po ashtu botohen nëgazetën zyrtare (Official Journal of the European Communities).1.2.7. Komiteti Ekonomik dhe Social 26Komiteti Ekonomik dhe Social është themeluar me Marrëveshjet e Romës, sitrup konsultativ i përbërë prej 222 përfaqësuesve të interesave ekonomikë dhe socialë.Me Marrëveshjen e Nicës është parashikuar që numri i përfaqësuesve që zgjedhen menjë mandat prej 4 vjetësh, të mos jetë më i madh se 350 pas zgjerimit me 10 vende –anëtarë të rinj.Anëtarët e Komitetit janë të grupuar në 3 grupe që për nga madhësia pothuajsejanë të barabarta: 1) përfaqësuesit e punëdhënësve (nga industria, nga ndërmarrjetpublike, nga bankat, nga organizatat e sigurimit etj.); 2) përfaqësuesit e punëtorëve (tëcilët rëndom vijnë nga sindikatat kombëtare) dhe 3) përfaqësuesit e interesave tëndryshme (bujqit, zejtarët, profesione të ndryshme të tjera etj.).Këshilli dhe Komisioni, në raste të caktuara, duhet kurse në raste të tjera mundta konsultojnë Komitetin për çështje të caktuara, kurse Komiteti edhe me nismë të vetmund të japë mendim kur konsideron se një gjë e tillë është e nevojshme. Po ashtu, edhePE-ja mund të kërkojë mendim, përkatësisht konsultim nga Komiteti.1.2.8. Komiteti i Rajoneve 27Komiteti i Rajoneve është themeluar me Marrëveshjen e Mastrihtit. Ai është trupkëshillimor që përbëhet prej 222 përfaqësuesve të pushteteve rajonale dhe lokale, qëzgjedhen nga Këshilli me mandat 4 vjeçar. Marrëveshja e Nicës parashikon në radhë tëparë që përfaqësuesit në Komitet të jenë persona të cilët janë zgjedhur apo që kanëpërgjegjësi politike para autoriteteve rajonale ose lokale dhe se pas zgjerimit numri ityre nuk mund të jetë mbi 350.Komiteti është themeluar me qëllim që t’u jepet mundësi përfaqësuesve lokalë dherajonalë të jenë të konsultuar kur përgatiten dispozitat e reja europiane, duke marrëparasysh faktin se tre të katërtat e legjislacionit të UE-së zbatohen në shkallë rajonaleose lokale. Komiteti duhet të konsultohet nga ana e Këshillit dhe nga Komisioni përçështjet në fusha siç janë shëndetësia, arsimi, rrjetët infrastrukturorë trans-europiane,kultura, kohezioni ekonomik dhe social, politika e punësimit, politika sociale, mjedisijetësor, transporti dhe arsimimi profesional. Komiteti gjithashtu mund të japë mendimme nismën e vet për çështjet ku konsideron se ekzistojnë interesat rajonale specifike.Është dhënë mundësia që edhe PE-ja, Komisioni dhe Këshilli ta konsultojnë Komitetinlidhur me çështje të caktuara, po qe se konsiderojnë se propozime të caktuara do të kenëimplikime rajonale ose lokale të rëndësishme.26 Komiteti tubohet në Bruksel.27 Komiteti tubohet në Bruksel.


1.3. Natyra e drejtësisë në BESiç u theksua edhe më sipër, BE-ja dallohet nga organizatat e tjera ndërkombëtarenë të cilat vendet anëtare bashkëpunojnë në mënyrë vullnetare për të realizuar dobi tëndërsjellë. Karakteristikat mbikombëtare të BE-së në një spektër të gjerë në sektorë tërëndësishëm të politikës i mundësojnë krijim dhe zbatim të pavarur të politikës dhemarrjes së vendimeve që janë të detyrueshme për vendet anëtare nga institucionet eBashkimit. Së këndejmi, veprimi në këta sektorë mund të jetë efektiv vetëm kur bazohetnë të drejtën e përbashkët që në të gjitha vendet anëtare mund të interpretohet nëmënyrë uniforme. Më tej, marrja efektive e vendimeve të institucioneve nuk do të kishteqenë e mundur sikur për to të mos vlejnë normat juridike me të cilat përcaktohenautorizimet dhe detyrimet e tyre dhe po qe se nuk ekziston forum që mund të marrëvendime të pavarura lidhur me faktin se si duhet të zbatohet dhe të interpretohetdrejtësia në Union.Në rastin Costa kundër ENEL-it, nga viti 1964, Gjykata e Drejtësisë theksoi:“Duke themeluar Bashkim me kohëzgjatje të pakufizuar, i cili i ka institucionet eveta, subjektivitetin e vet juridik, aftësinë e vet juridike për t’u paraqitet në fushënndërkombëtare e sidomos autorizime reale që rezultojnë nga kufizimet e sovranitetit aponga kalimi i autorizimeve prej shteteve në Bashkim, vendet anëtare i kufizuan të drejtate veta sovrane, ndonëse në lëmenj të kufizuar, dhe në këtë mënyrë themeluan korpusin etë drejtës që i obligon qoftë individët që jetojnë në to, ashtu edhe ata vetë”.Në këtë mënyrë, e drejta në UE paraqet rend juridik autonom që u imponondetyrime dhe të drejta si vendeve anëtare, ashtu edhe individëve që jetojnë në to. Edrejta e UE-së i manifeston karakteristikat e mëposhtme të cilat kryesisht u konfirmuandhe u zhvilluan nëpërmjet praktikës gjyqësore të Gjykatës Europiane të Drejtësisë:• zbatueshmëria e drejtpërdrejtë: e drejta e UE-së drejtpërsëdrejti është e zbatueshmenë rastet kur nuk ka nevojë për nxjerrjen e legjislacionit kombëtar që të arrihetefekt obligativ për vendet anëtare. Ky është rast më i shpeshtë me rregullativat, siinstrumente juridike;• efekti i drejtpërdrejtë: dispozita të caktuara nga e drejta e UE-së u imponojnëdetyrime ose u njohin të drejta individëve në vendet anëtare të cilat gjykatatkombëtare janë të detyruara t’i njohin dhe t’i zbatojnë. Doktrinën e efektit tëdrejtpërdrejtë Gjykata e Drejtësisë e zhvilloi në vitin 1963, nëpërmjet rastit tënjohur van Gend en Loos. Përveç kësaj, edhe dispozita të caktuara të Marrëveshjeve,si dhe instrumente të tjera juridike kanë efekt të drejtpërdrejtë në vendet anëtare,përkatësisht drejtpërsëdrejti janë të zbatueshme në to;• Supremacia e së drejtës së UE-së: edhe pse ky parim nuk përmendet te Marrëveshja,Gjykata e Drejtësisë qysh në vitet e hershme të Bashkimit u përpoq ta sigurojënëpërmjet një sërë rasteve në të cilat vuri në dukje se gjykatat kombëtare patjetër tazbatojnë të drejtën europiane në rast konflikti me të drejtën e vendit.Burimet e së drejtës së UE-së i përfshijnë Marrëveshjet, legjislativën e UE-së,parimet juridike të përgjithshme dhe interpretimin gjyqësor, përkatësisht praktikëngjyqësore të Gjykatës Europiane të Drejtësisë.


Marrëveshjet “kushtetuese” për themelimin e BEQÇ-së, BEE-së dhe të Euratom-it, sidhe marrëveshjet që i plotësojnë ose që i ndryshojnë, siç janë Akti Unik Europian,Marrëveshjet e Mastrihtit, të Amsterdamit dhe Marrëveshja e Nicës, Marrëveshja përbashkim, marrëveshjet buxhetore etj. janë burimet themelore të së drejtës së UE-së(edhe pse jo në tërësinë e tyre, për arsye se pjesë të caktuara të marrëveshjeve nuk ekanë statusin e së drejtës dhe nuk janë nën juridiksionin e Gjykatës së Drejtësisë) dheato e përbëjnë të ashtuquajturin legjislacion parësor.Legjislacioni dytësor përbëhet prej akteve ligjvënëse (legjislativa) tëinstitucioneve të UE-së me të cilat përpunohen parimet e përgjithshme të Marrëveshjevenë rregulla konkrete. Legjislacionin dytësor e miratojnë Këshilli, Këshilli nëbashkëpunim me PE-në ose me Komisionin dhe këto mund të jenë rregullativa,direktiva, vendime, rekomandime dhe mendime.1. Rregullativat:• kanë zbatim të përgjithshëm, përkatësisht përmbajnë rregulla të përgjithshme dheabstrakte që mund të zbatohen ndaj personave të caktuar në situata të caktuara;• janë detyrimore në tërësi, përkatësisht përcaktojnë të drejta dhe detyrime për atame të cilët kanë të bëjnë dhe vendet anëtare duhet t’i respektojnë në tërësi dhe ashtusiç janë formuluar;• Drejtpërsëdrejti janë të zbatueshme në të gjitha vendet anëtare, përkatësisht nuknevojiten masa kombëtare për implementimin e tyre dhe kanë efekt juridik tëdrejtpërdrejtë në të gjitha vendet anëtare nga data që është përcaktuar nërregullativë.Direktivat janë detyrimore për çdo vend anëtar me të cilin kanë të bëjnë lidhur merezultatet që duhet të arrihen, por autoriteteve kombëtare u lejohet të zgjedhin formëndhe metodat e arritjes së këtyre rezultateve. Së këndejmi, pavarësisht nga dallimi iformës dhe i metodave të masave kombëtare për implementim në vende të caktuaraanëtare, direktivat janë detyrimore vetëm për arritjen e rezultateve të përcaktuara.Vendimet janë detyrimore në tërësi për ata me të cilët kanë të bëjnë. Vendimetkryesisht janë akte të veçanta që mund të kenë të bëjnë me një ose me më shumë vendeanëtare, me kompani ose me individë.Rekomandimet dhe mendimet nuk kanë fuqi detyruese dhe se gjithashtu, në kuptim tëprerë, nuk janë pjesë e legjislacionit të BE-së.2. Sistemi institucional në RM lidhur me procesin e aderimit në UnionNjë nga objektivat strategjike të Republikës së Maqedonisë është integrimi i saj nëUnionin Europian. Momentet kryesore të cilat deri më tash e shënojnë rrugën e RM-sëdrejt integrimit me UE-në janë:• dhjetor 1995, kur RM-ja dhe UE-ja vendosën marrëdhënie diplomatike;• mars 1996, prej kur RM-ja ka të drejtë financimi në kuadër të UE-së të programitFARE;


• janar 1998, kur hyrën në fuqi Marrëveshja për Bashkëpunim dhe Marrëveshja nëlëmin e transportit, të nënshkruar në vitin 1997;• viti 1999, kur UE-ja e propozoi procesin e ri të stabilizimit dhe të asociimit për 5vendet e Europës Juglindore, duke përfshirë edhe RM-në (Bosnja dhe Hercegovina,Shqipëria, Kroacia dhe Jugosllavia);• janar 2000, kur Këshilli i miratoi direktivat i bisedimeve me RM-në përMarrëveshjen e stabilizimit dhe të asociimit;• përfundimi i bisedimeve dhe parafimi i Marrëveshjes së stabilizimit dhe të asociimitmë 24 nëntor 2000 në Zagreb, që u nënshkrua në Luksemburg më 9 prill 2001(Kuvendi i RM-së e ratifikoi Marrëveshjen në prill të vitit 2001, kurse procesi iratifikimit nga parlamentet e vendeve anëtare pritet të përfundojë në fillim të vitit2004).Proceset e integrimit të RM-së në UE administrohen dhe bashkërendohen nëpërmjetstrukturës institucionale të mëposhtme, e cila në periudhën prej vitit 1997 e deri mëtash, për shkak të marrëdhënieve gjithnjë më të ngushta me UE-në, por edhe tëdetyrimeve të shtuara të RM-së në këto procese, ndryshohej dhe përkryhej:• në nivelin politik:- komiteti për integrime euro-atlantike (i themeluar në fund të vitit 1997), mefunksionin qendror në vendosjen për politikën e anëtarësimit të RM-së nëUnionin Europian. Komitetin e kryeson kryetari i Qeverisë së RM-së, kurseanëtarë të tij janë ministrat e Qeverisë së RM-së, guvernatori i Bankës Populloretë RM-së dhe kryetari ASHAM-së;- zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për integrime europiane, i cili ka rolqendror në administrimin dhe në bashkërendimin e pjesës operative të procesittë integrimit;• në nivelin operativ:- komiteti i punës për integrime europiane pranë Qeverisë së RM-së. Ky është trupndërministror që i përcakton metodat dhe dinamikën e realizimit të vendimevestrategjike, të orientimeve politike dhe të përparësive të Qeverisë, me ç'rast ndjekedhe realizimin e detyrave konkrete. Atë e kryeson zëvendëskryetari i Qeverisë ingarkuar për integrime europiane, kurse anëtarë janë të gjithë sekretarëtshtetërorë të ministrive. 28 Në kuadër të Komitetit të punës funksionon edheNënkomiteti i tij për harmonizimin e legjislacionit me grupet e tij (29) të punës;- sektori për integrime europiane në Sekretariatin e përgjithshëm të Qeverisë. 29Funksioni i tij është operativ për ta organizuar dhe për ta bashkërenduarprocesin e integrimit dhe është mbështetje dhe servis i nënkryetarit të Qeverisë tëngarkuar për integrim europian dhe i Komitetit të punës për integrim europian;- Degët, sektorët ose njësitë për integrim europian në ministritë digasteriale, qëduhet të zhvillojnë një bashkëpunim të ngushtë dhe të papenguar dhe tërealizojnë një bashkërendim me Sektorin qendror për integrim europian pranëQeverisë së RM-së;28 Kur u themelua në fund të vitit 1998, anëtarë të tij ishin zëvendësministrat e Qeverisë.29 Dega fillestare për bashkërendimin e ndihmës së huaj u transformua në Degë për integrime europiane pranëQeverisë së RM-së. Pas nxjerrjes së Ligjit për nëpunës shtetërorë në korrik të vitit 2000, kjo degë u transformuanë Sektor për integrime europiane.


- Ministria e Punëve të Jashtme – Sektori për UE-në. Nëpërmjet kësaj pjese tëstrukturës institucionale dhe Misionit të RM-së në Bruksel zhvillohetkomunikimi me strukturat europiane, grumbullohen informata relevante përprocesin e integrimit dhe plasohen qëndrime dhe pozicione unike në strukturateuropiane.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!