09.07.2015 Views

XXII. UNIONI EVROPIAN

XXII. UNIONI EVROPIAN

XXII. UNIONI EVROPIAN

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

vendeve anëtare. Pavarësia e gjyqtarëve dhe avokatëve duhet të jetë e garantuar, kurseme rastin e zgjedhjes së tyre kërkohen kualifikime që nevojiten për ushtrimin efunksioneve gjyqësore më të larta në vendet e tyre ose nevojitet që ata të jenë juristë merenome të lartë dhe të dëshmuar. Gjykata kryetarin e vet e zgjedh nga radhët egjyqtarëve me mandat prej 3 vjetësh.Gjykata e instancës së parë u themelua në vitin 1989 me qëllim që të lehtësohetdhe të shkarkohet puna e Gjykatës së Drejtësisë, e me këtë edhe të përmirësohetmbrojtja gjyqësore e interesave të veçanta. Në fillim asaj iu dha kompetenca e zgjidhjessë kontesteve personale të të punësuarve në administratën e Bashkimit, por tani ajoështë kompetente të vendosë për kontestet që i ngrisin individët apo kompanitë kundërvendimeve të institucioneve të Bashkimit.Gjykata e Drejtësisë i zgjidh rastet të cilat i ngrisin para saj vendet anëtare oseinstitucionet e Bashkimit. Ajo gjithashtu ka autorizim unik t’i interpretojë dispozitat eMarrëveshjeve. Në kuadër të kësaj detyre, Gjykata merr vendime (aktgjykime)preliminare në rastet kur me kërkesën e gjykatave kombëtare apo të tribunaleve tëvendeve anëtare duhet të zgjidhet paraprakisht çështja për t’u marrë aktgjykimi icaktuar, kurse kjo çështje paraprake është e ndërlidhur me interpretimin eMarrëveshjeve të Bashkimit, me validitetin dhe me interpretimin e akteve të tjera tëBashkimit ose të statuteve të forumeve të themeluara me vendimin e Këshillit, kur kjoparashikohet me këto statute. Gjykata e Drejtësisë duhet të marrë vendim preliminarkur çështjet e tilla paraprake shtrohen para gjykatës ose para tribunalit në vendinanëtar kundër vendimit të të cilit nuk ekziston mjeti juridik sipas legjislacionitkombëtar.Gjykata e Drejtësisë luan një rol shumë të rëndësishëm në përcaktimin e renditjuridik të UE-së. Sidomos në ushtrimin e funksionit të interpretimit uniform tëlegjislacionit të Bashkimit qëndron merita e saj në formimin e strukturës kuazi-federaletë Bashkimit nëpërmjet procesit të integrimit juridik.1.2.6. Gjykata Evropiane e Revizorëve 25Gjykata e Revizorëve është themeluar në vitin 1977 dhe përbëhet prej 15anëtarëve të cilët i nominojnë vendet anëtare, kurse i emëron Këshilli, pas konsultimeveme Parlamentin Europian, për një mandat prej 6 vitesh. Me Marrëveshjen e Mastrihtit,Gjykata e Revizorëve fitoi statusin e institucionit të plotfuqishëm të Bashkimit. Anëtarëte Gjykatës janë plotësisht të pavarur në kryerjen e detyrave të veta dhe paraqiten nëinteres të Bashkimit, dhe jo në interes të vendeve të caktuara anëtare që i nominojnë.Gjykata e Revizorëve ka për detyrë të hulumtojë nëse të hyrat grumbullohen dhenëse shpenzimet kryhen sipas mënyrës ligjore dhe të rregullt dhe nëse realizohetmenaxhmenti i mirë financiar. Me këtë rast, revizioni përfshin punën financiare të tëgjitha institucioneve dhe të forumeve që i shfrytëzojnë mjetet e buxhetit të Bashkimit, sidhe të autoriteteve kombëtare, rajonale dhe lokale në vendet anëtare që i administrojnëmjetet e Bashkimit dhe të marrësve të ndihmës në Union dhe jashtë tij. Vërejtjet e veta25 Selia e Gjykatës së Revizorëve ndodhet në Luksemburg.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!