10.07.2015 Views

Ligji i Prokurimit Publik 2003/17 - Fillimi

Ligji i Prokurimit Publik 2003/17 - Fillimi

Ligji i Prokurimit Publik 2003/17 - Fillimi

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Kapitulli 5Kërkesat e PërshtatshmërisëNeni 61Pranueshmëria e kandidatëve ose tenderuesve61.1 Operatori ekonomik nuk ka të drejtë që të marrë pjesë në një aktivitet tëprokurimit ose të marrë pjesë në ekzekutimin e ndonjë kontrate publike, nëse operatori itillë ekonomik, ndonjë punonjës, drejtues, menaxher ose drejtor i saj:a. ka qenë pjesëmarrës në përgatitjen e njoftimit të kontratës ose dosjes së tenderit,ose në përgatitjen e ndonjë pjese të tyre, që shfrytëzohet nga autoriteti përkatëskontraktues; oseb. ka pranuar ndihmë për përgatitjen e tenderit ose kërkesës për pjesmarrje nga njëperson ose ndërrmarje që ka marrë pjesë në pregatitjen e njoftimit të kontratës osedosjes së tenderit ose të ndonjë pjese të ndonjë pjesë të këtyre të fundit.61.2 Operatori ekonomik nuk ka të drejtë që të marrë pjesë në një aktivitet tëprokurimit ose në ekzekutimin e ndonjë kontrate publike, nëse operatori i tillë ekonomik,ndonjë punonjës, drejtues, menaxher ose drejtor i saj gjatë dhjetë viteve të kaluara;a. është dënuar nga një gjykatë kompetente për vepër penale duke përfshirëpraktikimin e korrupcionit, larjen e parave, mitosjen, shantazh ose aktivitetet epërshkruara ose të ngjashme me ato të përshkruara në nenin 1<strong>17</strong>.1 të këtij ligji, nëligjet dhe rregulloret në fuqi në Kosovë ose në cilindo vend, ose në çfarëdomarrëveshje ose konvente ndërkombëtare;b. është deklaruar i papërshtatshëm, për shkak të sjelljeve të përmendura më lart, ngaçfarëdo banke, institucioni ose organizate e cila ofron fonde për zhvillim tëpërgjithshëm, investim publik ose rindërtim;c. është dënuar nga një gjykatë kompetente për veprën penale të pjesëmarrjes në njëorganizatë kriminale, që përkufizohet si asociacion i strukturuar dhe i krijuar gjatënjë periudhe kohore dhe që vepron në mënyrë të organizuar me qëllim tëpërfitimit financiar përmes veprimeve që konsiderohen si kriminale ose tëkundërligjshme; osed. është dënuar nga një gjykatë kompetente për vepër penale të mashtrimit ose tëbarabartë me mashtrimin;e. është konstatuar nga një gjykatë kompetente, agjensi administrative oseorganizatë për zbatimin e standardeve të sjelljes profesionale, se është sjellur nëmënyrë joprofesionale; osef. është konstatuar nga KRPP-ja në bazë të dëshmive substanciale, se është sjellurnë mënyrë joprofesionale ose ka bërë keqinterpretime serioze në dokumentet edorëzuara lidhur me procedurat e prokurimit ose aktivitetet e udhëhequra qëqeverisen nga ligji publik në Kosovë ose diku tjetër.62

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!