10.07.2015 Views

Ligji i Prokurimit Publik 2003/17 - Fillimi

Ligji i Prokurimit Publik 2003/17 - Fillimi

Ligji i Prokurimit Publik 2003/17 - Fillimi

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

87.3 Kryetari do ti konvokojë mbledhjet e KRPP-së kur ai/ajo e konsideron tenevojshme ose kur një gjë e tillë kërkohet nga dy anëtarë të tjerë të KRPP-së.87.4 Kuorumi për mbledhjet e KRPP-së është tre (3) anëtar.87.5 Kryetari do ti kryesojë mbledhjet e KRPP-së. Në raste të caktuara, kur është enevojshme që KRPP-ja të takohet në mungesë të kryetarit, kryetari do të autorizojë njëanëtar të KRPP-së që të kryesojë mbledhjen.87.6 KRPP-ja do të bëjë përpjekje që vendimet gjatë mbledhjeve të mirren me konsensus.Kur kryesuesi i mbledhjes vendos se konsensusi nuk mund të arrihet, çështja përkatëse do tëhyjë në votim. Për marrjen e një vendimi kërkohet vota e një shumice të anëtarëve tëpranishëm. Në rast të një votimi të barabartë, kryesuesi i mbledhjes e ka votën përfundimtare.87.7 KRPP-ja, nëse e sheh të nevojshme, mund të vendosë rregulla procedurale shtesëpër të udhëhequr aktivitetet e saj. KRPP-ja do t’i sigurojë një kopje të rregullave të tillaçdo personi që i kërkon ato.Neni 88Sekreti88.1 Nga të gjithë anëtarët, punonjësit, personeli dhe këshilltarët e KRPP-së kërkohetqë të marrin të gjitha masat përkatëse për ti dhënë një shkallë të lartë të mbrojtjes çdoinformacioni sekret të përgatitur ose të pranuar nga KRPP-ja gjatë kryerjes së detyrës sëtij. Këto masa duhet të jenë të mjaftueshme për të siguruar që informacionet e tilla tëmbrohen nga zbulimi i qëllimshëm dhe/ose i pakujdeshëm.88.2 Nga të gjithë anëtarët, punonjësit, personeli dhe këshilltarët e KRPP-së kërkohetqë të nënshkruajnë një deklaratë nën betim, me të cilën deklarojnë se do të mbrojnë ngazbulimi dhe përndryshe do të ruajnë sekretin e çdo informacioni sekret afarist dhe tëpërcaktuar si informacion sekret nga KRPP-ja. Me këtë deklaratë, anëtarët, punonjësit,personeli dhe këshilltarët e KRPP-së po ashtu janë të detyruar që të pranojnë sepersonalisht mund të përgjegjen në aspektin penal dhe civil për shkak të zbulimit tëqëllimshëm ose të pakujdeshëm të informacionit të tillë.88.3 KRPP-ja nuk do të vlerësojë si sekret asnjë material, zbulimi, publikimi, ose qasjapublike e të cilit kërkohet ose lejohet sipas këtij ligji ose akteve të tjera normative.88.4 Çdo shkelje me dashje ose çdo shkelje e përsëritur nga pakujdesia, e detyrimit përmbajtjen e sekretit, të paraparë në këtë nen 88, do të shërbejë si bazë e mjaftueshme përlargimin e anëtarit përkatës ose shkarkimin e nënpunësit ose këshilltarit në fjalë.Neni 89Largimi dhe suspendimi i anëtarëve89.1 Qeveria mund të largojë ose suspendojë një anëtar të KRPP-së me miratimin e njëurdhëri me shumicë votash që kërkon largimin ose suspendimin e anëtarit ne fjalë.77

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!