11.07.2015 Views

kavaleti SOFIT - Albas

kavaleti SOFIT - Albas

kavaleti SOFIT - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

numri 5 i revistës “GRUPsat”, maj 2011përmbajtjafaqe281420bla-bla-bla3... 2... 1... startBusulla na drejton për në ...Tercina22Mirë se vini në xhungël !26283234424852545662Grups DOSIER<strong>kavaleti</strong>Kur të rritem... ?+ + ... sa mirë që kemiVITAMINA + DR. LUZINLoja filloii<strong>SOFIT</strong>Doktor GjeniuGrupsat & TokaFace paintingPyet Semin&EninInspektor TiniRevistë e përmuajshmeBotim i <strong>Albas</strong> GroupIdeuan dhe realizuan rubrikat:Semela MEROInes POSHNJARISofiana FILIPIKryeredaktore:Rudina ÇUPIRedaktore:Sevi LAMIBashkëpunëtorë:Mirela TËROVAErdeta MEROMarsela BEBAMarin CAKAGrafika:Ledia KOSTANDINIEva KUKALESHIFotograf:Albert CMETAArtin ÇILILuis KEÇIe-mail:revistagrupsat.albas@gmail.comfacebook: GRUPsat ALBASDepartamenti i marketingutNë Shqipëri:Semela MEROEdvina DEDENë Maqedoni:Driton AJRULLAINë Kosovë:Besir ZYBERI© <strong>Albas</strong>, Tiranë 2011<strong>Albas</strong> GroupNë Tiranë: Rr. Budi, Pall.“Classic Construction”, zyra nr. 2Tel/Fax: ++ 355 4 2379184e-mail: albas_tr@yahoo.comNë Tetovë: Rr.Ilindenit, nr.105Tel: 044 344047e-mail: albas_te@yahoo.comNë Prishtinë: Rr.Eqrem Çabej, nr.47Tel: 038 5457139e-mail: albas_pr@yahoo.comShtypur në shtypshkronjën:


Përshëndetje grupsa,Më kishte marrë malli për ju, edhe pse muaji kalon shumë shpejt, sidomos kur aiështë i mbushur plot me veprimtari. Eh! Ky muaj ka qenë shumë i suksesshëmpër mua. Kam kaluar nga njëra studio në një tjetër, por më në fund, sot po juflas nga studioja ime “Bla-Bla-Bla”, për të lexuar të rejat më të fundit.Wii 2Nintendo njofton daljen eKompania “Nintendo” ka njoftuar se së shpejti në treg dotë nxjerrë produktin më të ri “Nintendo Wii 2”. Bëhet fjalëpër një version më të plotë të lojës kompjuterike “NintendoWii”, lojë e viteve të fundit, tepër e pëlqyer si nga fëmijët,edhe nga të rriturit. “Wii 2” do të dalë në treg në fund tëvitit të ardhshëm. “Nintendo” nuk ka dhënë detaje se si dotë jetë loja e re. Për këtë duhet të presim deri në qershor,kur një version i “Wii 2” do të shfaqet në Ekspozitën eZbavitjes Elektronike në Los Anxhelos.Që nga viti 2006 kur “Nintendo Wii” doli në treg, janë shitur86 milionë copë në mbarë botën. Megjithatë, vitet e fundit,shitjet e “Wii” kanë rënë, pasi në treg ka një kundërshtar tëfuqishëm, “PlayStation 3”. Të shohim nëse “Wii 2” do t’iakalojë këtij të fundit!Sa qejf e kam dhe unë “Wii-në”! Kam një në shtëpi dhe në kohëne lirë luaj buling... të mos flas për tenisin apo golfin! Edhe Andiqë është kampion në të gjitha sportet (vetëm ta shikoni me topnëpër zyra, për pak sa nuk më theu syzet një ditë...), nuk ma kalondot në “Wii”. Jam kureshtare të di si do të jetë “Wii”-a e re... Kandonjë nga grupsat që dëshiron të më sfidojë?Grupsa, koha kalon mjaft shpejt.E dini se kanë kaluar plot 50vjet nga dalja e parë e njeriutnë hapësirë? Për më tepërinformacion, lexoni kronikën nëvijim.50 vjet në hapësirë50 vjet më parë, më 12 prill 1961, JuriGargarin, një pilot rus 27-vjeçar, ishtenjeriu i parë që shkoi në hapësirë. Aii ra Tokës përqark për 108 minuta nënjë kapsulë të vogël metali të quajturVostok 1 – një arritje madhështore. Më pakse një muaj më vonë, Aletn Shepardi ishteamerikani i parë dhe njeriu i dytë që doli nëhapësirë.Që nga ajo ditë, astronautët kanë bërë shumëarritje. Njerëzit kanë vizituar Hënën dherobotët e dërguar nga ta kanë eksploruarsipërfaqen e planetit Mars. Rivaliteti idikurshëm midis SHBA-së dhe Rusisë ështëshndërruar në bashkëpunim.SHBA-ja ka deklaruar se data 12 prill të bëhetDita Ndërkombëtare e Fluturimeve Hapësinoretë Njerëzve. Tashmë, agjencitë hapësinore nukpunojnë vetëm për të zbuluar fakte të reja mbigjithësinë, por ka nga ato që po mundohen tërealizojnë udhëtime në hapësirë për turizëm. Sot,një udhëtim i tillë kushton 200 000 dollarë!2


në studion eURDiTa-b a-ba-ba-bllbllbllblaRegjia të lutem, dua të bëj tani një komunikim për grupsat.Për të gjithë grupsat që i kanë shumë qejf kuriozitetet,lajmet më të fundit, thashethemet, mund të më shkruajnë nëadresën e email-it urdi.grupsa@gmail.com lajme nga më tëndryshmet. Ato më interesantet do të bëhen pjesë e rubrikëssime “Bla Bla Bla”. Në këtë mënyrë, ju do të jeni grupsat e mikorrespondentë nga të gjitha anët e Shqipërisë, Maqedonisëdhe Kosovës. Ju mirëpres që të më shkruani! Mos harroni!Dhe tani do të lexoni një kronikë speciale të përgatiturvetëm nga unë, me artistët e vegjël të programit tëmirënjohur “Gjeniu i vogël”. Unë kam intervistuar secilinprej tyre. Lexoni profilet e tyre, sepse janë me të vërtetëshumë interesante. Ndoshta dhe ju do të gjeni veten tendonjëri nga ata. Mua më pëlqejnë të gjithë, sepse janëshumë të talentuar. Eh... unë asnjëherë nuk kam pasurvesh për muzikë!... Dhe një herë që provova, regjia bashkëme kameramanët dolën me vrap nga studioja.. T’ju themtë drejtën, në këtë rast i kuptoj!(Ndoshta kur të ulen edhe pak çmimet, edhe unë do të shkoj përpushime në hapësirë. Si mendoni regjia? E imagjinoj shumë mirë veten,me një palë syze galaktike... sa bukur do të ishte!)Udhëtimi historik i Gargarinit e çoi njerëzimin njëhap më pranë yjeve dhe tërhoqi vëmendjen e tëgjithë banorëve të planetit tonë. Më vonë ai shkroipër bukurinë që kishte parë nga anija kozmike: “Rrezetshpërndaheshin në atmosferën e Tokës, horizonti u kthyengjyrë portokalli të hapur dhe dalëngadalë mori të gjithangjyrat e ylberit... Një spektër i papërshkrueshëm ngjyrash!”3


“Gjeniu i vogTë gjithë e njohim tashmë spektaklin që promovon talentet e reja ose siç quhenfëmijët ndryshe “gjenitë e vegjël”, që prej tre edicioneve të kaluara.E ideuar nga shoqata artistike e kulturore “Promotor” dhe Radio TelevizioniKlan, lindi “Gjeniu i vogël”, një sfidë e vërtetë emocionuese, vënë në jetë nganjë staf artistik, ku mund të përmendim skenaristin Pandi Laço, orkestruesinAdrian Hila dhe regjisorin Bledar Laço.Çdo të shtunë në orën 20:30 fëmijët kanë mundësinë të shfaqin talentet e tyrenë një transmetim të drejtpërdrejtë. Të gjithë këndojnë LIVE dhe kjo e bën çdogjë më tërheqëse.Në këtë spektakël marrin pjesë fëmijë jo vetëm ngaShqipëria, por nga çdo trevë shqipfolëse, me dëshirën dhetalentin e tyre, për t’u gjykuar nga juria profesioniste, si dhenga shikuesit e teleshikuesit. Juria këtë herë përbëhet nga:Agron Llakaj, Nertila Koka, Alma Bektashi e Robert Aliaj.Rreth 450 fëmijë hynë në konkurrim, po vetëm50 fëmijë arritën në fazën e dytë. Në spektakëldo të konkurrojnë 25 fëmijë, të cilët do nashoqërojnë çdo mbrëmje. Repertori i zgjedhurpërfshin pjesët më të njohura nga muzika botëroree kombëtare. Çdo natë do të interpretohenrreth 15 materiale muzikore, të huaja edheshqiptare, si ato popullore, dhe profesionaleqë kërkojnë nivel të lartë interpretues. Artistëte vegjël do të alternohen në grupe, duete, trio,kolazhe, por edhe me këngëtarë të njohur.Programi parashikohet të vazhdojë 13 javë, kupërfshihen 10 net eliminatore, dy gjysmëfinaledhe nata finale.Çdo javë do të realizohen tre speciale tëspektaklit, nën kujdesin e prezantueses dhe regjisores SuelaDemiri, të cilat do të përmbajnë forume me prindërit dheshokët e konkurruesve.Priten surpriza e interpretime të paharrueshme. Ndiqeni“Gjeniun e vogël”!.


konkurrentëtël”Ajo që e bën këtë sfidë magjepsëse janë zërat e “gjenive të vegjël”. Ata janë shpirti dhe zemra e këtij emisioni.Të gjithë kanë të veçantat e tyre, por dhe një të përbashkët të madhe: pasionin dhe dëshirën për të kënduar.Ju grupsa, me siguri i keni parë e dëgjuar. Mbase ndonjëri prej jush bën dhe tifozllëk për konkurrentin epreferuar. A do t’ju pëlqente t’i njihnit ata më nga afër, të dinit se në çfarë shkolle mësojnë, lëndën e tyre tëdashur apo miqtë e zemrës? Nëse po, atëherë lexoni më poshtë profilin e secilit konkurrent.Emri: KleaMbiemri: Kasemi KleaMosha: 12 vjeçVendlindja: TiranëShkolla: Servete MaciLënda e preferuar: MatematikaLloji i muzikës së pëlqyer: Klasikedhe e LehtëIdhulli yt: Elsa Lila & WhitneyHoustonMiku më i mirë: Egisa (motra ime)Shenja e horoskopit: GaforrjaGënjeshtra e fundit:Jam shumë esinqertë e nuk para gënjej. Nëse mëështë dashur ta bëj ka shumë kohëqë ka ndodhur. Më vjen keq por nukkujtoj asnjë gënjeshtër.KetlinEmri: KetlinMbiemri: PjalmiMosha: 12 vjeçVendlindja:ShkodërShkolla: MiqësiaLënda epreferuar: Gjuhë– Letërsia & BiologjiaLloji i muzikës sëpëlqyer: KlasikeIdhulli yt: SarahBuxtonMiku më i mirë: LibriShenja e horoskopit: VirgjëreshaGënjeshtra e fundit: Për ditëlindjen e Ervinittek Gjeniu, kur i thamë se nuk mund të tarealizojmë dot surprizën e ditëlindjes.KlintiEmri: KlintiMbiemri: ÇollakuMosha: 11 vjeçVendlindja: TiranëShkolla: Hasan PrishtinaLënda e preferuar: GjuhaLloji i muzikës së pëlqyer:ModerneIdhulli yt: Alban SkënderajMiku më i mirë: KristiShenja e horoskopit:DemiGënjeshtra e fundit: Nukpara gënjej dhe nuk mëkujtohet gënjeshtra e fundit,pasi u bë shumë kohë qënuk gënjej.Emri: UendiMbiemri: MancakuMosha: 9 vjeçVendlindja: TiranëShkolla: Liceuartistik “JordanMisja” (piano)Lënda e preferuar:MatematikaLloji i muzikës sëpëlqyer: RockIdhulli yt: JuljanaUendiPasha & Edmond MancakuMiku më i mirë: Keli (shoqja ime e shkollës)Shenja e horoskopit: VirgjëreshaGënjeshtra e fundit: Nuk gënjej asnjëherë.


Emri: AnisaAnisaMbiemri: SmajlajMosha: 13 vjeçVendlindja: ShkodërShkolla: Ismail QemaliLënda e preferuar: AnglishtjaLloji i muzikës së pëlqyer:klasike & rockIdhulli yt: kam shumë, RihannaMiku më i mirë: Esena e kamshoqe fëmijërieShenja e horoskopit: DemiGënjeshtra e fundit: Nuk paragënjej.SigiEmri: MishelaMbiemri: Rrapo MishelaMosha: 10 vjeçVendlindja: TiranëShkolla: Vasil ShantoLënda e preferuar: Matematika,DituriaLloji i muzikës së pëlqyer: MuzikaIdhulli yt: Anjeza ShahiniMiku më i mirë: MegiShenja e horoskopit: ShigjetariGënjeshtra e fundit: Nuk kam gënjyerasnjëherë, vetëm ndonjë shaka të vogëlp.sh., për 1 prillin.StiviEmri: StiviMbiemri: UsheMosha: 14 vjeçVendlindja: TiranëShkolla: Kolegji grekLënda e preferuar: MatematikëLloji i muzikës së pëlqyer: popIdhulli yt: janë shumë; FrederikNdoci dhe Majkëll XhaksonMiku më i mirë: kam shumë miqju kushtoj të gjithëve kohën qëduhet, nuk mund të vecoj asnjëShenja e horoskopit: AkrepiGënjeshtra e fundit: Nuk di,nuk më kujtohet asnjëEmri: SigiMbiemri: BastriMosha: 14 vjeçVendlindja: TiranëShkolla: Servete MaciLënda e preferuar: Gjuhë, LeximLloji i muzikës së pëlqyer: Klasike& muzika e lehtëIdhulli yt: Vaçe ZelaMiku më i mirë: Mami dhe babiShenja e horoskopit: DashiGënjeshtra e fundit: Kam shumëkohë që nuk kam gënjyer pasi nukkam pasur arsye.Emri: VikiMbiemri: HaxhiMosha: 10 vjeçVendlindja: ShkodërShkolla: DituriaLënda e preferuar: DituriaLloji i muzikës së pëlqyer:Rock & klasikeIdhulli yt: S’kamMiku më i mirë: Hantaro(kavja)Shenja e horoskopit: DemiGënjeshtra e fundit: Nukmë ka ndodhur të gënjej, jam esinqert zakonisht.Viki6


XhuliaNikiEmri: NikiMbiemri: MjedaMosha: 9 vjeçVendlindja: ShkodërShkolla: Maria NdihmëtareLënda e preferuar: Gjuhë -letërsiLloji i muzikës së pëlqyer:muzika e lehtë shqiptareIdhulli yt: Eranda& Irmalibohova, Vace Zela, Lara FabianMiku më i mirë: Maria (Shoqeklase)Shenja e horoskopit: DemiGënjeshtra e fundit: Kamgënjyer mamin për një lëndë, ikam thënë që morra 10 kur nëfakt kisha marrë 9.Emri: XhuliaMbiemri: XhakanajMosha: 14 vjeçVendlindja: Fushë KrujëShkolla: Qemal StafaLënda e preferuar: LetërsiaLloji i muzikës së pëlqyer: Muzika e lehtëIdhulli yt: S’kamMiku më i mirë: LibriShenja e horoskopit: UjoriGënjeshtra e fundit: edhe kur më ështëdashur të gënjëj, kam gënjyer për mirë, unëdi të bëj vetëm gënjështra të bardha. (nukmë kujtohet ndonjë tani për momentin)Emri: ElizeoMbiemri: Tusha ElizeoMosha: 11 vjeçVendlindja: TiranëShkolla: Sabaudin GabraniLënda e preferuar: HistoriLloji i muzikës së pëlqyer:RockIdhulli yt: S’kamMiku më i mirë: Kam disapor do të veçoj vetëm tre:Sandi, Aris, AbiShenja e horoskopit: DemiGënjeshtra e fundit: Gënjejshpesh por pa zarar, psh.,për 1 prillin kam gënjyer kaqshumë sa s’mund ti listoj tëgjitha gjërat që kam thënë.Emri: LorencaMbiemri: PreciMosha: 9 vjeçVendlindja: ShkodërShkolla: Zef JubaniLënda e preferuar: Gjuha shqipedhe LeximiLloji i muzikës së pëlqyer:Moderne dhe klasikeIdhulli yt: Anjeza ShahiniMiku më i mirë: LibriShenja e horoskopit: LuaniGënjeshtra e fundit: Ka qenë për1 prillin, kam gënjyer mamin seështë rezuar vëllai nga shkallët.LorencaEmri: KrusitaMbiemri: StafaMosha: 12 vjeçVendlindja: ElbasanShkolla: Sul HarriLënda e preferuar:MatematikaKrusitaErviniEmri: ErvinMbiemri: AhmetiMosha: 13 vjeçVendlindja: ShkodërShkolla: Ismail QemaliLënda e preferuar:MuzikaLloji i muzikës sëpëlqyer: KlasikeIdhulli yt: LucianoPavarottiMiku më i mirë: Glerdis,Tedi Pacrami dhe Rjad Bashi(vëllai)Shenja e horoskopit:DemiGënjeshtra e fundit: Për1 prillin kam gënjyer mamintim, por nuk mund ta bëjpublike gënjeshtrën sepseështë shumë familjare.Lloji i muzikës së pëlqyer:klasikeIdhulli yt: Michael jacksonMiku më i mirë: Enxhin Alla(shoqe shkolle e kam ne klasë)Shenja e horoskopit: dashiGënjeshtra e fundit:Përpara pak kohe kam marrënjë 9 në matematikë nuk iakam treguar mamit në kohë,ajo e morri veshnga mësuesja.


Varianti 1Varianti 2Grupsa, menduat se basketbollimbaroi me kaq? Jo! Edhe në këtë numër do tësjellim të dhëna shumë interesante. Kohë pas koheky sport është zhvilluar dhe ka sjellë variante. Nëkëtë numër do përmendim katër variante dhe dotë përqendrohemi më së shumti te njëri. Le tëfillojmë!Basketbolli me karrocaKy lloj basketbolli luhet nga fëmijëtparaplegjikë, të cilët nuk mund të ecin,por përdorin karrocat. Ky është një sportshumë serioz i vendosur nga FederataNdërkombëtare e Basketbollit me Karroca(International Wheelchair BasketballFederation).Variante të rejaBasketbolli në ujëBasketbolli në ujë, siç edhe ka emrin,luhet në ujë. Ai mund të luhet në skuadratë sistemuara ose thjesht si aktivitet nëkohën e lirë. Rregullat ndryshojnë ngaloja standarde, por nuk kanë edhe tëpërbashkëta. Fusha zëvendësohet ngapishina dhe natyrisht, nuk ekziston driblimi.8


3... 2... 1... startVarianti 4Varianti 3Basketbolli në plazhKjo lojë luhet në plazh në një fushë rrethore. Ndryshon nga të gjithallojet e basketbollit. Koshi nuk ka tabelë, nuk ka kapërcim kufijsh.Gjithashtu, driblimi nuk është i mundur, pasi e vështirëson rëra.basketbolli...Basketbolli joformalKy emër nuk përfshin një variant të vërtetë basketbolli. Emri tregon më shumë atë çfarëe karakterizon këtë lojë. Ky është lloji që përdorin pjesa më e madhe e njerëzve, kur luhetvetëm për t’u argëtuar. Do të theksoja se është varianti më i mirë!Pasi sqaruam katër variantet e mësipërme, do të ndalemi tek i pari. Nëfillim, basketbolli me karroca luhej nga veteranët dhe të dëmtuarit ngaLufta II Botërore. Më pas u përhap dhe vazhdon të luhet edhe sot.Ky lloj sporti është shumë i veçantë, pasi u jep mundësi argëtimi fëmijëvetë cilët përdorin karrocat për të lëvizur. Është një mënyrë shumë e mirëpër t’i ndihmuar ata të lidhin shoqëri, të njohin rëndësinë e punës nëgrup, si dhe të shpalosin talentin e tyre.Përmasat e fushës dhe të topit janë të njëjta me ato të lojës standarde.“Faulli” ndodh në rast se lojtari i lëviz rrotat dy herë, pa e hedhur apopa e pasuar topin. Pra, nëse i ke shtyrë një herë rrotat, para se ta bëshpërsëri, është e detyruar ta largosh topin nga vetja: ose ta gjuash nëkosh ose ta pasosh atë.


Pikët fillojnë nga 1-3. Një gjuajtje e lirë vlen1 pikë. Një gjuajtje prapa harkut vlen 3 pikëdhe çdo gjuajtje tjetër brenda harkut vlen2 pikë. Është e mundur të merren 4 pikë,nëse skuadra bën një kosh prej 3 pikësh,por duke kryer faull dhe nëse gjuajtja e lirëkryhet me sukses. Në këtë rast, skuadra qëka fituar gjuajtjen e lirë përfiton edhe pikëte skuadrës kundërshtare në momentin efaullit.Për këtë lojë karrocat janë tëndërtuara në mënyrë që të jenëmë të lehta në përdorim.... me karroca10mund tëluhet nga çdokush,por në kampionat pranohenvetëm ata të cilët i përdorin realishtkarrocat. Niveli i paaftësisë fillon nga 1– 5. Në nivelin 1 përfshihen personat mevështirësi shumë të madhe lëvizjeje. Ata tënivelit 4,5 kanë më pak vështirësi, ndërsanë nivelin 5 përfshihen ata, të cilëtnuk kanë aspak vështirësi.Basketbolli me karroca


Federata Ndërkombëtare eBasketbollit me Karroca (InternationalWheelchair Basketball Federation)përbëhet nga 82 organizatakombëtare. Kjo shifër rritet çdovit. Deri në 100000 njerëz e luajnëkëtë sport qoftë për argëtim, qoftënë skuadra të sistemuara, si ngameshkujt edhe nga femrat.Basketbolli me karroca përfshihet nëLojërat Paraolimpike për paraplegjikët,të cilat zhvillohen pak pas LojëraveOlimpike, po në atë qytet që zhvillohenkëto të fundit.Kupa e Artë (Kampionati Botërori Basketbollitme Karroca)zhvillohet çdo dyvjet pas “LojëraveParaolimpike”.Pjesëmarrje më tëmadhe kanë vende,si Kanadaja, Anglia,SHBA-ja, Holandadhe Japonia.Kampionati Botëror i këtijsporti është zhvilluar qënë vitin 1973, me Belgjikën sivend mikpritës. I pari i këtij llojinë kategorinë e meshkujve ështëfituar nga Anglia. Ndër 11 kampionatepër meshkujt, 6 janë fituar nga SHBA-ja, nganjë Anglia, Izraeli, Franca, Kanadaja dhe, së fundmi,më 2010, nga Australia. Në kategorinë e femrave Kanadaja kafituar 4 çmime, ndërsa SHBA-ja dy.3... 2... 1... start11


Nazareno: Jam më i miri! :DGrupsa, tani do t’ju njoh me një shokun tim.Quhet Nazareno Coco, është vetëm 11 vjeç dhederi para pak vitesh jetonte me familjen e vetnë Itali. Tani që jeton në Shqipëri bën stërvitjebasketbolli në pallatin e sportit “Asllan Rusi” nëTiranë.Andi: Kush mendoi se duhet të filloje basketbollin? Të futën që tëzgjatesh apo e kishe talent?Nazareno: Prindërit mendonin se duhet ta filloja, më thonin qëkisha talent. Kur fillova stërvitjen edhe unë e besova këtë gjë.Andi: Kam dëgjuar se është shumë e vështirë ta fusësh topin nëkosh. Si e bën të mundur ti këtë?Nazareno: Nuk është e vështirë të fusësh topin në kosh. Muatë paktën kështu më duket. Sekreti qëndron te stërvitja: sa mëshumë të bësh, aq më të lehtë e ke.Andi: Edhe vajzat luajnë basketboll. Ke luajtur ndonjëherëkundra një vajze? A mendon se do të fitoje apo do të humbisje?Nazareno: Po, kam luajtur. Do të fitoja, sepse unë kam kohë qëstërvitem. Jam më i miri :D !12Andi: Të pëlqen të stërvitesh apo e ke bezdi ta ndjekëshrregullisht?Nazareno: Më pëlqen shumë dhe bëj stërvitje 2 herë në javë.


Andi: Mendon të bëhesh profesionist apo do të mësoshbasketbollin për qejf?Nazareno: Mendoj të bëhem profesionist.Andi: Mundohesh më shumë të luash vetë apo je mëshumë i përfshirë në lojën e skuadrës?Nazareno: Jam kapiten i skuadrës dhe organizoj shokët.Andi: Cilat janë momentet kur je ndjerë shumë mirë dhekur je ndjerë keq gjatë kohës që ke luajtur?Nazareno: Sa herë bëj kosh ndihem mirë. Kur e humbndihem keq.Andi: A ke fituar çmime? Ke ndonjë çmim që ke vendosurpatjetër ta fitosh? Nëse do e fitoje kujt do t’ia dedikoje?Nazareno: Deri tani nuk kam fituar ndonjë çmim. Dua tëfitoj sa më shumë çmime të mundem. Gjithë arritjet e miado t’ia dedikoja familjes sime, e cila më qëndron pranë nëçdo moment.Andi: Cili është idhulli yt?Nazareno: Lebron James dhe Endrit Hysenagolli.Andi: Përqendrohesh më shumë te basketbolli apo temësimet?Nazareno: Përqendrohem tek të dyja. Është pak evështirë, por unë mund t’ia dal.13


Busullana drejtonpër në...Grupsa, në këtë numërbusulla na drejton drejt njërit prejqyteteve tona më të vjetra, që ështëndërtuar para 2400 vitesh. Bëhet fjalëpër Shkodrën.Nga t’ia nis? Janë shumë gjëra për t’uthënë... E gjeta, po e nis me emrin.ShkodraMendohet se emri Shkodër do tëthotë “shko-Drin” (Scodra). Njëide tjetër është se ai vjen ngakalaja e Shkodrës që ndodhet nëkodër, “shko – kodër”.Një shprehje e vjetërthotë: “Shkodran tëterun e lezhjan të krehunnuk gjen”, kjo sepse nëShkodër bie shumë shi,ndërsa në Lezhë frynshumë erë.Qarku iShkodrës është njënga më të mëdhenjtë eShqipërisë.Maja më e lartë është ajo e Jezercës(2,694 m).Liqeni i Shkodrës është liqeni mesipërfaqen më të madhe në Ballkan.Peshku karakteristik, i cili rritet nëliqenin e Shkodrës, është krapi.Lumi që përshkon Shkodrënështë Drini.1.Shkodra mbahet si një qendër kulturore erëndësishme. Në këtë qytet ndodhet bibliotekae Bushatllinjve dhe fototeka “Marubi”, ndërmë të vjetrat në Ballkan dhe më të veçantatnë llojin e tyre. Në këtë qytet kanë ekzistuaredhe konsullatat e vendeve të huaja të shumëkohëve më parë.“Me ken shkodran, tana i din e tana i ban”Kalaja e RozafësKalaja është ndërtuar prej gurësh të mëdhenj dhe është kthyer nënjë pikë turistike. Ajo përbëhet nga tri oborre të mëdha. Brenda sajështë një dhomë, ku është vendosur një oxhak. Kalaja ka muzeune saj, si dhe kishën e Shën Shtjefnit. Kjo e fundit është kthyer ngakishë në xhami e përsëri në kishë.Qyteti i Shkodrës njihet për një legjendë shumë të lashtë. Kjolegjendë është historia e një nëne, trupi i së cilës është murosur nëmuret e kalasë, e cila mban emrin e saj, Rozafa.14


2.Xhamia e Plumbitgjendet në hyrje të Shkodrës. Tashmë ajo ështëe rrethuar nga uji për shkak të daljeve të lumit.3.Teatri “Migjeni”Qendra të rëndësishme janë teatri“Migjeni”, më i madhi në Ballkan,shtëpia muze e Oso Kukës, monumentii Luigj Gurakuqit.4.Radio “Shkodra” është një ndërtesë me një arkitekturë të veçantë.Shpesh e quajnë “tenxherja me presion”, për shkak të formës rrumbullake dhe tarracës pak të ngritur në mes.5.Ura e Bunëslidh Shkodrën me Shirokën, pranë malit të Taraboshit.Poshtë malit vërehet liqeni i Shkodrës, nga i cili buronBuna. Shiroka është një vend shumë i vogël, por ai njihetpër peshkun e freskët dhe për festat e vogla tradicionale,që banorët i ruajnë edhe sot.15


6.Piacaështë sheshi në qendër, tëcilin shkodranët e thërrasin mekëtë emër. Aty gjenden ndërtimetarkitekturore të Kol Idromenos.SportiStadiumi ifamshëm“Loro Boriçi”stadiumi i dytë më i madhnë Shqipëri, gjendetpikërisht në Shkodër. Kyishte qyteti me shoqërinë eparë sportive “Vllaznia”, ethemeluar më 1919.16


“e MADHE”Një rastësi interesante, veçori kjo vetëm e shkodranëve,është që emrat e disa objekteve shoqërohen me “eMadhe”. Në Shkodër numërohen: Kisha e Madhe,Malësia e Madhe, Arra e Madhe, Kafja e Madhe. Kjo efundit ishte kafeneja më e madhe dhe më e vizituar eqytetit. Tashmë ajo është e mbyllur.Nuk ka makinaaaaa???Shkodra quhet ndryshe “qyteti i biçikletave”. Në këtë qytetpërdorimi i biçikletave ishte masiv, sidomos disa kohë mëparë, dhe ka mbetur traditë e këtij qyteti të vjetër. Arsyejae përdorimit kaq të madh të këtij mjeti ishte për shkak tëndërtimit të rrugëve, të cilat ishin të ngushta.Edhe sot nuk ka në asnjë familje ndonjë që të mos dijë t’ijapë biçikletës. “Nëse nuk di t’i japësh biçikletës, nuk jeshkodran i vërtetë” - thonë vendësit.Muzika është një pjesë shumë e rëndësishmee Shkodrës. Ju me siguri e dini këngën e bukur“Luleborë”. Sa më pëlqen ta këndoj!“Tuj shëtit në mal e n’ kodër ,Tuj prek lulet gjith’ me dor’ ,Në nji kopësht ma t’ bukur n’Shkodër,Ty të gjeta luleborë”.Banda e parë, e drejtuar nga Palokë Kurti, ështëkrijuar më 1870.1 1


Lagjet kryesore janë:Perash, Parrucë, Qafardhi, Dudas, Rus, Sarreq, Gjuhadol.Familjet e vjetra shkodrane:Kotrri, Boriçi, Kiri, Filipi, Manovi, Gushta, Preza,Boshnjaku, Zaganjori, Omari, Bushati, Sheldija, Shllaku,Anamali, Kastrati, Muja, Kalaja, Hoti, Dizdari.Një gatimkarakteristikshkodranFJALORshkodran:kasavet - kujdesnadje - mëngjesgajle - kokëçarje, hall, shqetësimavlli - mur që rrethin oborrintamël - qumështmolla t’arta - domatekundra - këpucëodë - dhomëme këqyr - me pafrur - muaji shkurtkallnur - janarme pra - për të pushuarthi - derrkëshndellat - Krishtlindjetuja - uriame mërdhit – të kesh ftohtëme të zan maraku – të biesh në dashuridekik - minutëtlyn - gjalpëtallaz - dallgë detidruj - kam frikë1818


krapiTavëSiç përmenda më parë, Grupsa, krapi ështëpeshk shumë i veçantë që gjendet në liqenine Shkodrës. Gatimi tradicional e përmban këtëpeshk dhe është tava e krapit.Çfarë ju duhet:• krap i freskët• qepë• hudhra• domate të pjekura ose salcë• uthull• pistil dhe kumbulla të thata sipas shijes• gjethe lari (dafine)• vaj kikiriku• piper, kripë, majdanoz dhe sheqer• dhe i fundit, por jo nga rëndësia, të nandihmojë një i rritur.Si ta gatuajmë?Krapi pastrohet nga luspat, tëbrendshmet, e në mënyrë të veçantënga një kockë e cila i jep një shije tëhidhur tavës së krapit.Peshkun e pastruar e presim në thela,deri te bishti. Pas kësaj lahet me ujëdhe lihet të kullojë.Pasi kemi pastruar, peshkun e vëmënë një tigan e skuqim me vaj. Vajin etiganit që skuqëm peshkun e ruajmë,pasi në të do të përgatisim lëngun etavës ose için, siç i thonë shkodranët.Përgatitja e içitQepën e pastrojmë dhe e grijmë në feta të holla për së gjati. E hedhim nëtiganin me vaj dhe e skuqim, gjersa të marrë një ngjyrë të kuqërremtë.Hedhim hudhra dhe domate, të cilave u kemi hequr lëkurën me ujë të vakët.I përziejmë derisa të treten plotësisht me qepët.I shtojmë uthull sipas dëshirës, pistil, kumbulla të thata, piper, kripë, gjethe laridhe i ziejmë.Pasi içi të jetë gati, merren thelat e krapit, hidhen në një tavë dhe mbi të hedhimiçin. Shtojmë pak ujë. Futeni në furrë me temperaturë normale 140-150°C.Tava do të jetë gati kur krapi të ketë marrë faqe në të dyja anët dhe içi të jetë bërënjësh me thelat. Ju bëftë mirë!1


TercinaTi mëmësonLibri im i dashur,sa të dua unë,se ti më mësone më tregon shumë, shumë...20Në ishullin e ndjenjaveNë skajin e botës ishte një ishull i fshehtë që quhet“Ishulli i ndjenjave”. Në ishullin e ndjenjave çdo njerikishte ndjenjën e tij të caktuar... Njeriu me ndjenjëne mërzitjes ishte gjithnjë i mërzitur, madje fare pashkak. Ai që kishte ndjenjën e gëzimit qeshte e luantepërherë, pra, ishte gjithnjë i gëzuar. Po kështu edhenjeriu i çudisë që habitej edhe për gjënë mëtë vogël apo ai i frikës që trembej edhe ngapërkëdhelia e erës. Mes këtyre njerëzveishte dhe njeriu që ndiente gjithnjë dashuri.Ishte përherë në lumturi dhe në dashurime botën përreth. Ndaj dhe të tërë ethërrisnin “Dashuria”.Një ditë u përhap lajmi që ishulli do tëfundosej. Të gjithë nxituan të iknin me anijete tyre, vetëm njeriu që ndiente dashuri jo. Kishtemenduar se nuk do të largohej kurrë nga ishulli, tëcilin e donte aq shumë.Iu lut të tërëve ta merrnin me vete, por askush nuke pranoi. Të gjithë nxitonin. Dashuria u dëshpëruashumë, por përsëri thellë në zemër nisi t’i donteujërat, që me valëzimin e tyre do të zëvendësoninishullin. Duke përkëdhelur valët gjelbëroshe, papritur,i zuri syri një varkë të harruar pas një gëmushe. Njëzë i ëmbël u dëgjua:- Eja, Dashuri, duhet të ikim!Zëri i fliste përtej fletëve të zambakut të bardhë.Dashuria hipi në një anije dhe ajo lundroi në vendine sigurt. Tha një falënderim në ajër, por nuk dalloiaskënd përreth. Atëherë, pyeti veten se kush ishteai njeriu me zërin e ëmbël që e shpëtoi... Pastaju mendua: “Unë nuk kisha asnjë shpresë për tëshpëtuar, por shpëtova. Ajo që më mori me veteduhej të ishte pikërisht Shpresa”.Kristiana Poroçani, ElbasanKur fletët e tuaunë i shfletoj,në mendjen time.shumë ide ndriçojnë.Sa më shumë lexoj,aq më shumë të kam mik,se ti më mësonshumë gjëra që s’i di.Nina AhmetajPranveraPërsëri erdhi pranveraplot blerim e luleshqerra.Zogjtë po vijnë përsërivendi mbushet tërë gjallëri.Të gjithëve na thërret natyrangremë balona ngjyra-ngjyra.Çdo ditë shkon e gëzuar,si një festë festuar.Sonora ManjaKlasa III, Shkolla ‘’HasanVogli’’, Tiranë


Pasditja imeNumra, llogaritje,veprime matematikebëhen gjatë ditësnë mendjen time.Por, kur kthehem në shtëpimbushem me gëzim.Një pasdite më pretplot me melodi.Shopenin, Mozartin, Radinovinnë muzikë i takojnë sonatat, koncertet, pjesëtqë unë studioj.Në piano, violinëinstrumentet që preferoj,krijoj melodidhe me notat bisedoj.Do, re, mifa, sol, la, sime kureshtje i studioj,më japin lumturi.Ato më shoqërojnëkudo janë bashkë me muasa më shumë të rritemaq më shumë i dua.Jonid BregasiKlasa III,shkolla “JakovXoxa”, FierNënaNënë, nënë!sa bukur tingëllon!Je më e mira në botë!Diell je ti për mua!Nëna ime e dashur,oh, sa shumë të dua!!!!!!!!!!!!Edhe kur kam dhembje,edhe kur kam gëzim,gjej mbështetjen tek tity nënë të kam strehim.Kur rastësisht lëndohemme duart e buta të tuati nënë je shërim,je mjeke për mua.Dhe në këtë festënënë që e ke ti,me këtë buqetë vargjeshtë shpreh ty dashuri.Selena Kapoli,Shkolla “Niket Dardani”Një ditë magjikeShiuShiu erdhi si rrufe,ai erdhi me plot re.por ai s’kishte aspak rend.Prisnin arat plotme grurë.Prisnin pyjet plot medrurë.Për ketë shi që po bie sot.Arlind KapoliShkolla “Niket Dardani”TiranëAto që përjetova atë ditë do të mbeten të paharruaranë mendjen time. Atë ditë kuptova dallimin meslibrave që flasin për natyrën dhe përjetimit të vërtetëtë saj. Sythet e pemëve kishin shpërthyer. Gonxhete vogla u zgjuan nga gjumi dhe shtriqën petalet,duke pikturuar lulet e para. Kurorat magjike tëpemëve u puthën me rrezet e arta të diellit. Valëte detit koloviteshin nën përkëdheljen e një puhizetë heshtur. Ishte aq qetësi, sa mund të dëgjohejedhe tingulli i një petali të mëndafshtë trëndafili qëprekte tokën! Kodrat dhe fushat e praruara lëshoninaromën e tyre, e cila, si një fill i artë emocionalerdhi e më pëshpëriste në vesh. Ndërkohë, zogjtëledhatonin peizazhin me cicërimat e tyre gazmore,të cilat më ftonin t’iu bashkohesha valles së tyrepranverore. Kjo ditë për mua kishte vlerën e njëthesari magjik.Korin Mima21


nëxhungëlMirë se vinixhungëlPërshëndetje grupsa! Nuk emerrni dot me mend se për cilënkafshë do t’ju flas sot. Disa mundta njohin e disa jo. Është aqinteresante dhe magjepsëse,sa do t’ju lërë me gojë hapur! Aiështë një amfib dhe emri i tij nëgreqisht përkthehet “luani i tokës”.Ka një cilësi shumë të veçantë.Kjo kafshë magjepsëse ështëkameleoni.Madhësia e kameleonitndryshon shumë, nga 10 cmderi në 60 cm, madje disaprej tyre janë edhe më tëvegjël, gati 1 cm e gjysmë(këto lloje ndodhen nëMalaui). Disa prej tyre kanë“dekore”, një si bri në hundëapo kreshtë. Përgjithësisht,këto tipare hasen temeshkujt.Këmbët e tyre kanë dy gishtakryesorë, secili i përbërë nga dy ose trikthetra. Këto i shërbejnë kameleonit tëqëndrojë i fiksuar mirë nëpër degët epemëve.Sytë janë të veshur me qepalla deri tebebja e syrit. Ato rrotullohen të pavarur nganjëri-tjetri. Kameleoni, duke qëndruar në njëvend, arrin të shohë një hapësirë shumë tëmadhe me rrotullimin 360° të syve. Kur ai epikas prenë e tij, sytë fiksohen në të njëjtinvend.LegjendëSipas një legjende, kameleoni përdorej nga perënditë simesazher për t’u treguar njerëzve se ekzistonte jeta e përtejme.Ndryshimi i ngjyrës karakterizonte ndryshimin e formës,materies, lëndës, të cilat, në kohët e lashta, mendohej se arrinint’i bënin vetëm perënditë. Prania e kësaj kafshe ishte shumë emistershme dhe shumë vetë mendonin se ata sillnin fatkeqësi,sepse përbëheshin nga shpirtra të këqij.luani i tokësKAME22


Gjuha e kameleonit është shumë egjatë dhe ngjitëse. Kjo e ndihmon të kapëinsektet në largësi dhe t’i paralizojë ata,duke mos u lënë mundësi të lëvizin.Ashtu si gjarpërinjtë, ata nuk kanë veshë, prajanë të shurdhët. Ata arrijnë të komunikojnënëpërmjet dridhjeve të degëve.LEONI23


Magji, magjiiii... Ndrysho ngjyrë tani!!!Magji, magjiiii...Ndrysho ngjyrë tani!!!Pasi ju fola për karakteristikat kryesore, do t’ju flas përkarakteristikën e kameleonëve që mua më pëlqen më shumë.Ata kanë aftësinë të ndryshojnë ngjyrën e lëkurës. Për shumëkohë është besuar se ata e bënin për arsye mimetizmi.Mimetizëm quhet aftësia për të marrë ngjyrën e mjedisit, për t’u“maskuar” si mjedisi për t’u mbrojtur nga grabitqarët.Kameleonët mund ta ndryshojnë ngjyrën për arsyeemocionale, p.sh., kur ata janë në dyluftim marrin ngjyra tëndezura.Ndryshimi i ngjyrës bëhet me anë të disa qelizave tëspecializuara që ndodhen poshtë lëkurës së tejdukshme tëkafshës. Shtresa e sipërme ka qeliza që japin ngjyrën e verdhëdhe jeshile. Një shtresë e mëposhtme, e quajtur guaninë,përmban qeliza që reflektojnë veçanërisht dritën blu dhe tëbardhë. Shtresa e fundit shërben për të hapur ose errësuarngjyrat e prodhuara nga shtresat e mësipërme.Gjeje...kameleonin!!!24


Fakte për kameleonin- Ka rreth 160 lloje kameleonësh.- Kameleonët mund të jetojnë 8-15 vjet.- Kameleonët bëjnë pjesë në familjen e hardhucave.- Gjuha e tyre arrin një gjatësi sa 1/2 e trupit.- Shpejtësia me të cilën e nxjerrin dhe e fusin brenda gjuhënarrin 30 të mijtat të sekondës.- Ngjyrat që mund të marrin janë: e kuqe, rozë, blu, jeshile,portokalli, e verdhë, e zezë, kafe, vjollcë dhe e kaltër.- Ndryshimi i ngjyrës mund të ndodhë brenda 20 sekondash.- Kameleonë të famshëm janë: ai i filmit “Rango” i luajturnga Xhoni Dip (Johnny Depp), “Paskali” te filmi “Tangled”(Tengëlld), si dhe në reklamat italiane të produktit “Sofficini”.A është kAmeleonikafshë shtëpiake?Në të vërtetë, shumë njerëz e shesin dhe blejnë kameleonin sikafshë shtëpiake, por ajo nuk është e tillë. Si të gjithë amfibët etjerë, edhe ata janë kafshë të ftohta dhe nuk mund të jenë njësoj sigjitarët. Përshtatja për ta është shumë e vështirë, për të mos folur përmjedisin në të cilin janë mësuar të jetojnë dhe të ushqyerit e tyre. Emira është t’i shihni ata në vendbanimin e tyre natyror.BiankaStiuejGrupsa të dashur, unë e di që mjaftprej jush mbajnë kafshë në shtëpisi: qen, mace, peshq, breshka etj. Juftoj të dërgoni fotografitë e kafshëvetuaja shtëpiake për konkursin tonë.Fotoja më e bukur do të përzgjidhetnga personazhet e revistës dhefituesi i konkursit të grupsave do tëintervistohet bashkë me të zotin ngagazetarja jonë, Urdi!Adresa: Rr. “Budi”, Pall. “ClassicConstruction”, zyra nr. 2 Tiranëe-mail:revistagrupsat.albas@gmail.com


Grups- DOSIERGrupsa, në arkivin eInspektor Tinit kemi gjeturkëto të dhëna, që lidhenme ngjarje të shënuarahistorike. Shumë prej jushmund të kenë dëgjuar për1 dhe 5 majin, por a e diniarsyen e vërtetë pse këtody ditë kujtohen nga tëgjithë?1 majiDita Ndërkombëtare e Punëtorëve përkujtonditën më të keqe në Çikago gjatë vitit 1886. Egjitha filloi si një grevë për të ulur orarin e punëstë punëtorëve të thjeshtë në 8 orë.Atë ditë shumë vetë humbën jetën, për shkak tëarmëve të zjarrit që u përdorën drejt punëtorëve,si dhe sulmeve drejt policisë. Që nga viti 1891 kjongjarje kujtohet nga të gjithë kudo në botë.Por jo të gjitha vendet e festojnë ditën e punëtorëvemë 1 Maj. Në SHBA dhe Kanada, për shembull,dita e punëtorëve është në shtator. Gjatë kësajdite organizohen parada të ndryshme.1 Maji ka qenë festë e rëndësishme, veçanërishtpër vendet komuniste. Gjatë kësaj dite në këtovende organizoheshin protesta. Në mjaft vende,ashtu si edhe në Shqipëri, 1 Maji është festëzyrtare.Në Shqipëri, vitet e fundit 1 Maji festohet nëfamilje. Nëse koha është e bukur, prindërit dhefëmijët shkojnë për piknik në parkun e qytetit tëtyre.26


5 majiDita e DëshmorëveQemal Stafa lindi në Elbasan, më 20mars të vitit 1920, në një familje patriote.Ishte figurë e shquar e lëvizjes dhe eLuftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.Shkroi tregime, skica e vjersha, një pjesëe të cilave u botuan me pseudonimin“Brutus”. Bashkë me patriotë të tjerëzhvilloi veprimtari revolucionare përçlirimin e Shqipërisë nga pushtuesitfashistë. U rrethua nga fashistët në Tiranëdhe duke luftuar heroikisht, u vra më 5maj 1942. Pas çlirimit, emrin e QemalStafës e mbajnë rrugë e sheshe, shkollae institucione, qendra pune e reparteushtarake. Në kryeqytet, në sheshin qëmban emrin e tij, është ngritur busti iheroit. Dita e vdekjes së Qemal Stafëspërkujtohet si Dita e Dëshmorëve.Në Ditën e Dëshmorëve, presidenti,qeveritarët etj. vizitojnë Varrezat eDëshmorëve dhe vendosin kurora melule pranë monumentit “Nëna Shqipëri”,në përkujtim të të gjithë patriotëveqë kanë dhënë jetën për mbrojtjen eatdheut tonë nga pushtuesit. Familjet edëshmorëve presin vizita nga miqtë dhetë afërmit.27


<strong>kavaleti</strong><strong>SOFIT</strong>i <strong>SOFIT</strong>Grupsa, edhe në këtë numër, si gjithnjë,besoj se do të argëtohemi pa masë! Kampërgatitur për ju një punim shumë interesant,që do t’ju bëjë për vete menjëherë. Duke qenëse Toka është shtëpia jonë e përbashkët,duhet të kujdesemi për të. Edhe ne mund tëndihmojmë, madje duke filluar nga gjërat mëtë thjeshta. Për këtë, në rubrikën time dotë bëjmë diçka artistike, duke ricikluar. Atëmund ta përdorni për shumë funksione.Taratata! Ju prezantoj meKULETËN “SHISHE”.Menjëherë t’i futemi punës, që secili prej jush ta ketë një të tillë.Çfarë na duhet:- dy shishe plastike të të njëjtës madhësi (p.sh.: shishe 2- litërshe)- bisturi- gërshërë- letër e prerë në shirita (mundësisht letër adezive)- laps (lapustil)- metër- zinxhir për rroba- thumb me kokë- pe dhe gjilpërë me ngjyra sipas dëshirës- dekorime të ndryshmeA nuk është e lezetshme?28


KULETA “SHISHE”Nuk duhet në asnjë mënyrë të harroni prindërit apo një të rritur tjetër që t’ju ndihmojë.Ju e dini se përdorimi i bisturisë, gërshërës dhe gjilpërës është shumë i rrezikshëm, ndajju duhet ndihma e tyre.I morët të gjitha? Atëherë është koha të përveshim mëngët!Me disa hapa të thjeshtë do e realizojmë më së miri punën.Hapi i parë. Kërkojini të rriturit të bëjë një prerje me bisturi 3 cm nga fundi ishishes. Më pas ta presë me gërshërë shishen, duke i shkëputur fundin. Bëni kujdes:duhet prerë sa më drejt (mund të bëni një vijëzim me lapustil). Këtë gjë do e bëni edheme shishen e dytë.Hapi i dytë. Vendoseni shiritin e letrës duke e ngjitur rreth e përqark pjesës sëprerë të shisheve. Bëni me laps disa pika çdo gjysmë centimetri (për këtë përdornimetrin).Hapi i tretë. Më pas shpojini pjesët e shisheve me thumbin me kokë në secilënpikë, në mënyrë që ta keni të lehtë kur të përdorni gjilpërën.Hapi i katërt. Në fillim zinxhirin qepeni në anën e brendshme të njërës shishe.Pastaj, me kujdes do ta qepni edhe në shishen tjetër, që zinxhiri të qëndrojë në mes të tëdyja shisheve. Në këtë procedurë është shumë e nevojshme ndihma e të rriturit.Pasi të mbaroni dhe hapin e katërt, ju do të keni kuletën tuaj me shishe. Sipas dëshirësmund t’i ngjitni dekorime. Lejojeni fantazinë të punojë dhe mos harroni se me këtë punëju edhe keni ricikluar.Edhe unë bëj artGrupsa, unë jam shumë e gëzuar që ju pëlqeni rubrikën time! Këtë numër do tëveçoja pikturat shumë të bukura të Desantila Muriqit dhe vëllait të saj Amantit,të cilët m’i kanë dërguar me e-mail. Ju falënderoj shumë dhe vazhdoni të ndiqniçdo numër të grupsave! Do t’ju këshilloja që të mos ndaloni së pikturuari dhe tëpërdorni gjithmonë fantazinë!Desantila MuriqiDesantilaDesantila29


AmantinMuriqiAmantinBoranaIzabelaIzabela ThodriLuljeta Sina30Borana MustafajRei Nelku


Lorena ThodriNoelNoelNakuçiFiona DhamoPegi BrahimajKleaGrupsa të dashur, punimettuaja janë shumë tëbukura! Prandaj, mos i liniato të fshehura në sirtarine tavolinës së punës, porekspozojini në: “EDHEUNË BËJ ART”.Adresën besoj e dini:revistagrupsat.albas@gmail.com,Kavaleti i Sofit!Ju mirëpres numrin eardhshëm!Klea Hasanaj31


Doktor Gjeniu Sfida për trurin!32V Ë S H T I R Ë S I A1V Ë S H T I R Ë S I A3Gjej figurën korresponduesePër ekspertëtE ndërlikuar!Mendo... mendo!Shumë e lehtë!Vëzhgoni këto figura!Nëse i vështron mekujdes sheh se ato kanëtë përbashkëta dhedallime. Duke pasurparasysh këtë, cila prejkëtyre figurave ështëndryshe nga të tjerat?2 Rendi i shigjetavePër ekspertëtE ndërlikuar!Mendo... mendo!Shumë e lehtë!Nga cila anë duhet të jetë edrejtuar shigjeta që mungon nëkatrorin e qendrës?a. b.c. ç.Djathëra të paketuaraDuke paketuar djathërat, shitësiu ngatërrua. Djathi A dhe djathiB qëndrojnë mirë në një kuti, pornuk po gjen dot pjesën me kë tapaketojë djathin C.Cila nga tri figurat Ç, D apo DH ipërshtatet djathit C?a. b.c. ç.V Ë S H T I R Ë S I APër ekspertëtE ndërlikuar!Mendo... mendo!Shumë e lehtë!a. b.c. ç. d. dh.Zarfet do të pranohen deri më datën 31.05.2011.


Fituesja e konkursit “Doktor Gjeniu”,për muajin prill është Fiona Pumo, klasae katërt, shkolla “Avni Rustemi” Tiranë.Përgjigjet e numrit të kaluar1. a; b; c; ç2. a; b; c; ç3. a; b; c; çNga të gjitha zarfet që erdhën në redaksi,vetëm 15 prej tyre kishin përgjigje tësakta. Sipas rregullores së konkursit ,komisioni tërhoqi njërin prej tyre.Së shpejtinë librari...Grupsa, më njihni mua? Unë jam dr. Gjeniu. Nuk është hera e parë qëshihemi bashkë. Për ju lexuesit e rregullt unë kam dhënë disa lojëra.Më shumë se lojëra, ato janë një sfidë e vërtetë për trurin. A kenidëshirë të vini në provë veten?Lojërat janë argëtuese edhe vënë në punë trurin. Pyetjet kanëvështirësi të ndryshme. Për ata që përgjigjen saktë ka edhe shpërblim.Mos ngurroni të luani.Gjeni përgjigjet e pyetjeve dhemë pas plotësoni kuponin nëfund të faqes duke rrethuaralternativat e sakta të përgjigjeve.Kështu do të bëheni pjesëmarrësnë konkursin “Sfida për trurin”.Kuponin e plotësuar priteni dhe futeni në një zarf dhe dërgojeni në adresën:ALBAS-grup, rr. Budi, pall. Classic Construction, zyra nr. 2, tiranë.Zarfet me përgjigjet e sakta do të seleksionohen. Fituesi do të përzgjidhet nëformë llotarie nga komisioni i redaksisë, i përbërë nga tre mësues. Çmimi ështëseria e atlaseve.Këto atlase janë vërtet një pasuri e rrallë për bibliotekën tuaj. Ato përmbajnë njohurithemelore nga të gjitha fushat e shkencave shoqërore e natyrore. Do t’ju shërbejnëpadyshim gjatë gjithë viteve të shkollimit.Emri: _________________________ Mbiemri: _________________________Adresa: _________________________ Qyteti: _________________________Tel: _________________________ e-mail: _________________________Përgjigjet: 1. a; b; c; ç; Shkolla: _________________________2. a; b; c; ç;3. ç; d; dh;33


Të dashur lexues të revistës “Grupsat”,në këtë numër do t’ju flasim për aktivitetin e zhvilluar më 23 prill, me rastin e Ditës së Tokës.Për këtë aktivitet ju kemi informuar edhe në numrin e mëparshëm. Siç ju fëmijë e dini, përTokën, për planetin tonë të vetëm, duhet të përkujdesemi çdo ditë, ndaj ka shumë rëndësi tësensibilizohemi. Ky ishte edhe qëllimi i aktivitetit “Grupsat për Tokën”, i cili u zhvillua në mjedistë hapur pranë Kodrave të Liqenit Artificial të Tiranës. Kalimtarëve iu shpërndanë fletushkasensibilizuese për këtë ditë të veçantë. Përveç fëmijëve dhe të rriturve që i shoqëronin, morënpjesë edhe fëmijët e “Shtëpisë së ëndrrave”, të cilët kishin organizuar një program artistik rrethkësaj teme.34


dhe35


Një falënderim i veçantë i shkon televizionit “Planet”,i cili transmetoi një pjesë të aktivitetit, dukeu bërë kështu pjesëmarrës në sensibilizimin e kujdesit për planetin.Falënderojmë tëgjithë pjesëmarrësit,sidomos fëmijët, tëcilët me dëshirën emirë për të ndryshuar,dhanë ndihmesën etyre në përgatitjen ematerialeve.Fëmijët i krijuan punimet e tyre dukeripërdorur materiale të përdorura, sigazeta, gota plastike, letra, çorapë,çarçafë, ambalazhe etj. Në këto punime,fëmijët shprehën artistikisht ndjenjate tyre rreth natyrës, ndërhyrjet dhendryshimet që ka bërë dora e njeriut, mepasoja negative ndaj mjedisit.36


grupsat dheNjë galeri e vërtetë “natyrore” ishteekspozita ekologjike, e krijuar me punimete pjesëmarrësve, të cilat u lidhën me spangonëpër degët e pemëve. Disa çorapë tëbardhë, të shndërruar tashmë në gri, ishinsimbolika e realitetit të hidhur të pluhurittë ajrit, të cilin ne thithim çdo ditë.“Shtëpia a ëndrrave”Posteri “Grupsat dhe toka” ishteideuar duke shkruar me të gjelbër mbinjë çarçaf të madh të bardhë (duke eripërdorur), mbi të cilin fëmijët ngjitëngota plastike (të përdorura më parë),të lyera me ngjyra të ndryshme.Ndërsa fëmijët e “Shtëpisë së ëndrrave”,me prezantimin e mrekullueshëmtë Eva Dorit, paraqitën programinartistik me poezi, krijime dhe tregimetë shkurtra lidhur me kujdesin përnatyrën, konkursin “Eko Quiz”, sfidën“Më jep një mbeturinë, të të jap njëvepër arti” dhe këngët e kërcimet etyre argëtuese. Më të duartrokituratishin tregimet e shkurtra që flisninpër materialet e ricikluara, si: “Dikurisha pemë, sot jam fletore...”, të cilatdhanë një mesazh shumë të fortëdhe praktik.Në prezantim mori pjesë edhegazetarja jonë shumë e njohur dhee këndshme Urdi, e cila doli përherë të parë para fëmijëve. Ajoshoqërohej nga një prezantuese mëe vogël, Klea, e cila ishte veshur mefustan të krijuar prej qesesh kartoni.Pas shpjegimit se si lindi ideja përDitën e Tokës dhe caktimin e saj mëdatën 22 prill, Urdi bëri shpalosjen eprogramit.37


sfidatFëmijët që morën pjesë në konkurs undanë në tri grupe. Ata zgjodhën ngashporta nga një letër me ngjyrë. Secilangjyrë përfaqësonte një nga R-të e mjedisit:ngjyra e kuqe për grupin “Ripërdorimi”,jeshilja për grupin “Riciklimi” dhe e verdhapër grupin “Reduktimi”.Sfida e parëPër të tre grupet ishin 3 pyetjete EkoQuiz-it. Këto pyetje nukkishin synimin e thjeshtë tëbënin fitues fëmijët, por që atatë ndërgjegjësoheshin dhe tëpërforconin njohuritë lidhurme kujdesin ndaj mjedisit, dukeu bërë aktivë në dhënien eideve se si secili mund të japëndihmesën e vet për mjedisin.Edhe TI mund ta ndihmosh planetin tonë: TOKËN.Është shumë e thjeshtë, tamam si lojë... Vetëmmos harro:-Zbato 3 R-të: REDUKTIM, RIPËRDORIM, RICIKLIM.- Ripërdori librat, veshjet, lodrat etj. që janë ende në gjendje tëmirë.- Dhuroji objektet që nuk të nevojiten më: dikujt tjetër mund t’inevojiten shumë!- Redukto sa të jetë e mundur sasinë e materialeve që përdor.- Përdor qese kartoni ose rroba në vend të qeseve plastike kurshkon për të blerë. (Qeset plastike ndotin mjedisin më shumë setë tjerat).- Shkruaj në të dy anët e fletës, për të shpëtuar shumë pemë ngaprerja.- Mos e shpërdoro ujin e rrjedhshëm dhe kontrollo se mos rrjedhinrubinetet.- Kur del nga dhoma (nëse nuk ka persona të tjerë në dhomë) fikedritën.- Përdor ujin e akuariumit për të ujitur lulet.- Hidhi mbeturinat vetëm në vendet e caktuara.- Ec më këmbë ose me biçikletë, jo me makinë.- Përdor shishet prej qelqi, në vend të atyre të plastikës.- Përdor objektet që nuk të duhen për të krijuar objekte të reja.- Kufizo përdorimin e letrës higjienike.38


Sfida e dytëGrupet vunë në praktikë ato çfarë dëgjuan ethanë. A donin vërtet fëmijët të ndihmoninTokën? Fëmijët i mblodhën me kujdes këtombeturinat e shpërndara nëpër mjedisinpërreth, duke i përzgjedhur sipas materialitdhe duke i vendosur në qese të posaçme.Qëllimi i kësaj sfide ishte që fëmijët tëdallonin mbeturinat e dëmshme, nga ato tënevojshme për tokën: drurët e thatë, luletapo gjethet e vyshkura e ndihmojnë tokën,ndërsa qeset plastike, shishet e ndryshme eshumë prodhime të njeriut, e dëmtojnë atë.Grupi që mbodhi më shumë mbeturina ishteedhe grupi fitues.


Së fundmSfida e tretëE përse mos të bëjmë art me ato qëmblodhëm? Nën sloganin “Më jepnjë mbeturinë, të të jap një vepërarti”, fëmijët i përveshën mëngët.Kështu, në sfidën e tretë, me bukëpeshku, pipëza, qese plastike, ngjitësdhe gërshërë secili prej grupeve, meshumë fantazi, krijoi variantin e tij përtemën “Bahçja me lule”.40


Për të vendosur se cili do të ishte grupi fitues, u zhvilluai, një garë me thasë. Çdo grup kishte përfaqësuesin etij. Shumë emocione dhe energji! Grupet thërrisninme të madhe emrat e shokëve që garonin, për t’udhënë forcë që të fitonin.Në këtë aktivitet të gjithë fëmijëtdhanë maksimumin e tyre dhe tëgjithë u ndien të dobishëm. Dëshirae tyre e mirë dhe vullneti i bëri tëgjithë ata fitues.Ky aktivitet do të kujtohet nga çdo fëmijë që mori pjesë, si dhe nga revista jonë dhe televizioni “Planet”, për t’i përcjellëtë gjithëve dëshirën që çdo gjë nuk duhet ta ketë një ditë të vetme. Në çdo kohë ne duhet të kujdesemi për tokën. Ajonuk duhet mbrojtur vetëm në një ditë. Çdo gjest i vogël nga secili, sjell një ndryshim të madh.Në pritje të aktiviteteve të tjera dhe të bashkëpunimeve me ju fëmijë, ju urojmë që ky artikull t’ju stimulojë dhe t’ju bëjëmë aktivë, për të përmirësuar mjedisin ku jetoni me ata që doni, madje të gjithë botën.41


Kur të rritem. . .... dua të bëhem gazetare!E dashur revista “Grupsat”!Unë jam Klea Taipllari. Tanimë unë jam pjesë erevistës suaj. Kam shumë ide se ç’do të bëhemkur të rritem, por unë kam përzgjdhur tre. Atojanë: poete, gazetare dhe prezantuese. Më pëlqentë bëhem poete, sepse më frymëzojnë poemat eshkrimtarëve dhe poetëve të njohur. Gazetaremë pëlqen të bëhem, sepse më pëlqen bota etelevizionit. Prezantuese më pëlqen të bëhem,sepse dua të prezantoj emisione për fëmijë, poredhe për të rritur.Unë quhem Enxhi dhe jam 12 vjeçe.Kam shumë dëshira për profesioninqë dua të kem kur të rritem, por mëkryesoret janë të lidhura me artin!Të shkruaj, të pikturoj, të kërcej, tëkëndoj... janë vetëm pasionet e mia,ëndrra më e madhe është të bëhemgazetare. Dua të bëhem kolege eUrdit (që e puth shumë), gazetaresportive ose e rubrikave “rozë”!Faleminderit për kohën që mëkushtuat!Me dashuri, Enxhi Noni4242Me respekt Klea Taipllari


Më në fund, letra që po prisjaprej kohësh! Një grupse që do të bëhetsi unë, Urdi! Si fillim Enxhi, edhe unë të puthshumë! Dhe them se po të ndjekësh shembullintim, do të arrish të bëhesh gazetare e zonja. Porajo që ka rëndësi, është që ti të bësh atë që vërtet tëpëlqen. Çdo punë e bërë me dashuri e më dëshirë ështënjë punë e bërë mirë. Dhe, nëse gazetaria është me tëvërtetë dëshira më e madhe që ti ke, atëherë po të njoftoj seke gjetur një shoqe që të mbështet plotësisht në realizimine ëndrrës tënde! Mund të më shkruash vazhdimisht. Dhe,kur të bëhesh një gazetare e famshme si unë, do të dhurojsyzet e mia rozë, për të drejtuar rubrikat e tua “rozë”!Meqenëse je grupsja e parë që do të bëhesh si unë,je e ftuar në studion time për të dalë një foto sëbashku.Të uroj shumë suksese Enxhi!Gazetaria përfshin të gjitha profesionetqë kanë të bëjnë me lajmërimin, njoftimin,raportimin, redaktimin, vizualizimin, prezantiminetj., me një fjalë, të artikulimit të ngjarjeve dhendodhive ditore nëpërmjet mjediseve të ndryshmee në veçanti, të mjeteve të shtypit.Pak histori...Gazetat e para lindën në shek. XVII në Anglidhe botoheshin dy herë në javë. Gjatë luftëscivile amerikane u zhvilluan edhe fotografitëe para, si dhe telegrafi, të cilat ndihmuanmjaft në shpërndarjen e lajmit. Gazeta efamshme “Nju Jork Tajms” (New York Times)u publikua për herë të parë në vitin 1851 dhefillimisht quhej “Nju Jork Deili Tajms”.Pak histori...43


Fillimet e gazetarisë shqiptare vijnë nga kohae Rilindjes shqiptare. Me fillimin e hapjes sëshkollave në gjuhën shqipe u rrit nevoja einformimit në gjuhën amtare. Në vitin 1938 RadioTirana filloi transmetimet e saj, ndërsa TelevizioniShqiptar i filloi punimet në vitin 1960. Rrethvitit 1964 në Republikën Socialiste të Shqipërisë,filluan përgatitjet e para për themelimin eshkollës shqipe për gazetari.Elementet kyç të gazetarisë1. Gazetarët duhet të tregojnë lajme të vërteta.2. Gazetarët duhet të jenë besnikë ndaj qytetarëve.3. Gazetarët duhet të punojnë të pavarur.4. Gazetari duhet të përpiqet t’i paraqesë lajmet nëmënyrë të përshtatshme, të rëndësishme dhe interesante.5. Lajmet duhet të jenë të plota.6. Gazetarët duhet të lejohen të ushtrojnë ndërgjegjen etyre profesionale.7. Thelbi i gazetarisë është verifikimi.8. Gazetaria duhet të shërbejë si një monitorues i pavarur.Përparësitë1. “Lajmi i fundit” është një përvojë e veçantë. Në këtë rast je ti që shkon në kërkim të lajmit, jo lajmi që vjennë studion tënde.2. Gazetarët shpesh thonë se janë krenarë që informojnë njerëzit me të rejat e fundit.3. Njihesh me situata të reja, histori të çuditshme, histori njerëzish të famshëm ose jo, duke zgjeruar në këtëmënyrë horizontin tënd.4. Shpesh, gazetarëve u duhet të udhëtojnë nëpër vende të ndryshme në kërkim të lajmit të fundit si brenda,ashtu edhe jashtë vendit. Kjo është me të vërtetë diçka interesante!5. Në ditët tona gazetari nuk merret vetëm me hartimin e artikujve apo drejtimin e emisionit të lajmeve. Veçkëtyre, gazetari mund të jetë edhe fotograf, redaktor, korrespondent, producent... Sa shumë punë brenda njëfushe!


Jopërparësitë1. Shpesh gazetarët duhet të punojnë me oraretë zgjatura. Gazetarët që merren me përpilimin egazetës duhet të punojnë gjatë natës, në mënyrë qëgazeta të dalë herët në mëngjes me lajmin e fundit!2. Në varësi të lajmeve që do të japësh, njerëzit do të krijojnëmendime të ndryshme për ty: disa do të të kenë qejf dhe disa jo.3. Jo të gjithë gazetarët paguhen mirë. Prandaj, mos krijomendimin se, nëse bëhesh gazetar, do të bëhesh i pasurmenjëherë. Të duhet shumë punë për të arritur këtë synim.Adi KrastaRudinaMagjistariArdit GjebreaAlketa VejsiuNerxhivane KuqiIlva TareUrdiReis ÇiçoBaton HaxhiuBlendi FevziuTefta RadiSonila MeçoAida Shtino45


Adi Krastënnga KleaIntervistë me xhaxhiShumë spektakleti prezanton,gjithë bota të shikon.Se shumë bukurti drejton,i madh e i vogël të adhuron.I famshëm ti je,Shumë fansa ti ke.Nga goja nxjerr veçfjalë të arrta.Lum Shqipëriaqë të ka, o Adi Krasta.Klea TaipllariIntervista me gazetarin e njohurAdi Krasta është realizuar ngagazetarja jonë e voglël, Klea. Tëdrejtat e kësaj intervistejanë të rezervuara përgrupsat!-Kam dëgjuar nga mësuesit e mi, se ju keni mbaruar për kimi. A keni punuarndonjëherë mësues?Nuk kam punuar ndonjëherë si mësues. Do të kisha pasur shumë dëshirë. Por prejshumë vjetësh punoj si pedagog në shkollën e lartë të gazetarisë. Sa mirë do të ishteqë studentët t’u ngjanin nxënësve si ju në punë dhe pasion!...Çfarë ju pëlqen më shumë tek emisioni “E diell”?“E diell” nuk më pëlqen si më parë. Por, gjithsesi, më pëlqen kur jam me miq e shokënë televizion dhe kur punojmë për programe të mira.Po teta Xhemi është e martuar?Teta Xhemi është duke pritur të lindë djalin e saj, Martinin. Ai ka rreth nëntë muaj qëështë në barkun e saj dhe mezi po pret të njohë Shqipërinë...Xhemi Shehu


A mendon se do t’i fitojë ndonjëri 100 milionët?Patjetër që do t’i fitojnë. Ata që do t’i fitojnë duhettë jenë të mençur dhe të kenë lexuar shumë.Nga dy spektaklet që ti drejton, cili të pëlqenmë shumë? Po ai që të lodh më shumë?Spektakli “100 milionë” më kënaq më shumë,ndërsa “E diell” më lodh më shumë. Porprezantuesi nuk duhet të flasë kurrë për lodhjen,se ai duhet të respektojë shikuesit, që e ndjekinme vëmendje e dashuri.Sa është numri i syzeve të tua? Shikon pa to?Syzet e mia janë për larg. Ato janë 1,78 dhecilindrike. Unë i kam vënë syzet vonë, por i mbajme shumë seriozitet.Sa libra në javë lexon?Libri është shumë i mirë. Është një shok imrekullueshëm që të jep aq shumë! Përpiqem tëlexoj një libër në javë dhe të bëj detyrat e shtëpisëçdo ditë.Keni rrogë të madhe?Nuk e kam aq sa e meritoj. Këtë vit dua t’u themdrejtorëve të mi në televizionit “Top Channel” senuk duhet të përfitojnë nga fakti që nuk u kërkojrrogë të madhe.Ju jeni shumë i zgjuar, por dhe pak ironik.Keni bërë shumë armiq?Them se armiq kam bërë ngaqë jam i zgjuar(meqenëse po e thoni ju me dashamirësi). Ironianuk të bën armiq. Ata janë bërë nga të tjera arsye.Çfarë mendon për ne, për fëmijët shqiptarë?Në radhë të parë, ju dua shumë. Jam shumë ikënaqur me ju, sepse dini të nderoni dhe e donivendin. Edhe pse nuk keni pasur parqe e fusha përtë luajtur, dini të bëni çudira me PS2 dhe PS3 dhekërkoni hapur atë që duhet...Me cilën parti politike je? E ke menduarndonjëherë veten president apokryeministër?Nuk më pëlqejnë partitë politike në Shqipëri. Dhenuk më pëlqen një parti politike në përgjithësi.Më duket sikur më fut në burg. Kam lindur për tëpasur mendime të lira dhe kësaj rruge po i shkoj.Nëse presidenti do të zgjidhet nga populli dhe dotë më kërkohet të jem president, do e kisha bërëme shumë qejf!Faleminderit, xhaxhi Adi!47


Grupsa të dashur, mirë se erdhët te doktorijuaj më i dashur! E mbani mend se për çfarëfolëm herën e fundit? Folëm për motorin etrupit, pra për zemrën. Kësaj radhe do të flasimpër një pjesë të trupit që nuk punon më pak sezemra dhe ajo është... goja.A jeni dakord?Goja është gjithmonë e zënë. Ajo na ndihmontë hamë dhe të flasim, por nuk duhet tëharrojmë gjërat e mrekullueshme që mund tëbëjmë me të si: të buzëqeshim e të puthim.+ ++VITAMINA... sa mirë që kemiDR. LUZIN !Goja dhe dhëmbëtTa fillojmë me ndërtimin e saj të jashtëm. Goja ka buzët, të cilat mund t’i hapësh, t’imbyllësh, t’i shtrish, t’i përdredhësh, me një fjalë, të bësh ç’të duash. Nëse e hapni gojënpara pasqyrës, do të shihni një shpellë të kuqe dhe të lagësht, që është e rrethuar medhëmbë në pjesën e përparme dhe përfundon te njerithi, i cili ngjan me thumbin e njëkëmbane të vogël në fund të gojës. Sipër ndodhet një “tavan” i fortë, i cili quhet qiellzë,ndërsa poshtë ndodhet muskuli, i cili nuk lodhet kurrë. E dini ju se cili është?Gjuha është muskuli më i palodhshëm i të gjithëtrupit të njeriut. Gjuha lëviz pa pushim gjithë ditën.Buzëqesh pak.Unë t’i pashë. Tëpaska rënë edhety dhëmbi, jebërë me dritarenë gojë. Siç esheh, në anëte gojës vëmëre dhëmbët ebardhë e të fortë.Ata formojnë dyrreshta që janëtë vendosur nëmënyrë të rregulltsi lart, edheposhtë, në fund tëtë cilëve ndodhendhëmballët.48


Më lëviz dhëmbi!!!!Në të vërtetë unë jam i vjetërdhe dhëmbët më lëvizin, pornuk është për të njëjtën arsyeqë ju lëvizin ju fëmijëve.Fëmijët kanë dhëmbë më tëbardhë dhe më të vegjël. Atajanë 20 dhëmbët e qumështit,të cilët bien rreth moshës 6-vjeçare, duke u lënë vendin32 dhëmbëve që kanë tërriturit.Aparati i gojës4. GjuhaGjuha është një muskul, icili përzien ushqimin,e shtyn prapa,duke ndihmuarnë gëlltitjen etij. Me anë tëlëvizjeve tëndryshmetë buzëvedhe kalimittë ajrit mesdhëmbëve,ajo bën tëmundurprodhimin etingujve, dukerealizuar kështutë folurit. (Por...fëmijët e përdorinedhe për një gjë tjetër:për të përqeshur njëritjetrin.)1. BuzëtGrupsa, folëm në përgjithësi për gojënpërgjithësi, por tashmë ka ardhur koha t’imësojmë pjesët e saj në veçanti.Buzët janë porta e gojës dhe kanë lëkurë shumë të ndjeshme. Mund të lëvizinpër të bërë veprime të ndryshme, si dhe për të prodhuar tinguj të veçantë,p.sh: kur ti thua: “Mmmmmmm... sa e mirë!”, për një ushqim që të pëlqen.2. QiellzaQiellza e fortë ndan hundën nga goja dheme anë të njerithit ndihmon ushqimin tëkalojë në rrugën e duhur, për të arriturnë stomak, në vend që të ngjitet tehunda.3. DhëmbëtKemi disa lloje dhëmbësh:prerësit, të cilët shërbejnë për tëkafshuar dhe ndodhen në pjesën epërparme; dhëmbët e qenit, të cilëtshërbejnë për të copëtuar ushqimin,janë shumë të mprehtë dhe ndodhenanash; dhëmballët, të cilat bluajnë ushqiminpërpara se të kalojë në stomak.5. Faringu Faringu është tubi në fund të gojës, i cili bën kalimin e ushqimit,siç kalon ajri nga lart-poshtë.49


Fëmijë, unë jam dentistja.Ju nuk duhet tëmë keni frikë,pasi unë duaqë, sa herë t’jukontrolloj, t’juthem se i kenidhëmbët shumëmirë.Grupsa, unë vërteti di të gjitha këto, pormë mirë i di kolegiaime, DENTISTJA, e cilasot do të na flasë përdhëmbët. Ajo mua mëqorton vazhdimisht,pasi jam i shkujdesur.Ju duhet të vini njëherë në 6 muaj tekunë për një kontrolltë vogël. Nëse kenishqetësime duhettë vini patjetër nëmomentin e parë që keni ndonjëdhimbje apo për çfarëdollojproblemi që ka të bëjë me gojën.Fëmijët më bëjnë shumë pyetje, disaprej të cilave po u përgjigjem këtu,që t’i dini të gjithë.Përse ne duhet t’ilajmë dhëmbët?Dhëmbët duhen larë për të larguarkavitetet që formohen rreth tyre.Përveç dhëmbëve, edhe mishrate dhëmbëve vuajnë për shkaktë formimit të gurëzave. Larja indihmon shumë dhëmbët, por nuki eliminon përfundimisht kavitetet,sidoqoftë i kontrollon ato.Këshillanga dentistjaSi t’i lajmë dhëmbët?Larja e zakonshme me furçë heq papastërtitë në sipërfaqen edhëmbëve. Pas larjes vëmë re se dhëmbët janë më të bardhëdhe nuk kanë grimca ushqimi. Sidoqoftë, kjolarje nuk mjafton. Për fat të mirë ekzistonperi për pastrimin e dhëmbëve, i cilikëshillohet të përdoret pas çdo ngrënieje,në mënyrë që të ulet rreziku i gurëzave.Sa herë duhet t’ilajmë dhëmbët?Është e këshilluar të lahen dhëmbët çdoherë pasi hamë diçka. Sidoqoftë, jo çdoherë është e mundur, prandaj mund t’i lajmëtri herë në ditë, pas vakteve kryesore. Pornuk duhet të harroni asnjëherë t’i lani ato nëdarkë, për t’u pastruar papastërtitë që kanëmbledhur gjatë ditës.50


Cilën furçë duhet tëpërdorim?Këtu vjen pjesa e interesante. Furçat për fëmijë kanëngjyra, personazhe të ndryshme dhe janë shumë tëkëndshme. Mund ta zgjidhni sipas dëshirës, por nukduhet të harroni që të ketë kokë të vogël dhe që dorezatë jetë e tillë, që të mund ta mbani me lehtësi gjatë larjessë dhëmbëve.A duhet ta ndajfurçën me të tjerët?Në asnjë mënyrë!!! Madje as memamanë. Furça është vetjakedhe përdorimi i saj nga shumëvetë shkakton infeksione deri nëhepatit. Furça duhet mbajtur embrojtur nga kontakte të tjera dheduhet përdorur vetëm nga ju dheaskush tjetër.51


Para se të filloni pikturën kontrollonifytyrën e fëmijës që të mos ketëpuçrra, plagë apo vende të skuqura(të irrituara).Nuk ka nevojë për të vënë ndonjëkrem para se të përdoren ngjyrat.Fytyra duhet të jetë e pastër dhee thatë. Nëse flokët janë të gjatë,vendosni një rreth, që të mos jupengojnë dhe të mos bëhen pis.Materialet- bojëra të posaçme përlëkurë- sfungjer- penela- enë me ujë- pecetaDo të përpiqem të tregoj se si të pikturojmë hap pas hapi fytyrën. Duke e parë si veprohet, ti e ke të thjeshtë tapraktikosh edhe vetë te motra, vëllai, shoku, shoqja jote apo edhe në fytyrën tënde.Në këtë numër do të bëjmë diçka ndryshe nga numrat e tjerë. Do të përpiqemi të bashkojmë një tipar tëkafshës që do të pikturojmë me një tipar të fytyrës sonë.Krokodili123Me një penel të hollë të ngjyer me të gjelbër të errët dotë pikturojmë vizatimin e krokodilit si në figurë. (Nëseme penel e keni të vështirë, mund ta vizatoni fillimishtme laps.)Ngjyrosim pjesën e vizatuar me jeshile, duke bërëkujdes që mos të na dalë jashtë vijës.Në fund do të pikturojmë mbi buzë dhëmbët ekrokodilit e do të kujdesemi për detajet e tjera, siçjanë sytë, këmbët apo edhe dritëhija.Face painting52


123Në këtë vizatim fytyre do të pikturojmë një rosë. Fillojmë mevizatimin e rosës si në figurë, duke bërë në fillim konturin mepenel të zi. (Nëse e keni të vështirë me penel mund ta vizatonifillimisht me laps.)Për ngjyrosje do të përdorim katër ngjyra: të verdhë (sqepin),të kaltër (kokën), të bardhë (qafën) dhe kafe (trupin). (Shihfotografinë 2.)RosaPasi ta ngjyrosim, do të kujdesemi për detajet. Me një penel të hollë do të bëjmë një vizë përtë ndarë sqepin në dy pjesë dhe do të vëmë pikën e hundës në gjysmën e sipërme. Nga pikturashohim që syri i vajzës është edhe syri i rosës, kështu që do të vizatojmë disa qerpikë për tazbukuruar atë.Pikturat hiqet lehtëme ujë edhe sapun.53


Përshëndetje, grupsat e mi të vegjël!Si jeni? Unë jam pak e mërzitur. Para disa ditësh u takova meEnin në redaksi për t’iu përgjigjur letrave na kishin dërguarLivia, Elio dhe Ariela. Çdo gjë ishte në rregull, por kur erdhëmte letra e Arielës, unë i thashë Enit me shaka: “Shiko sa grupsee zgjuar është Ariela: më është drejtuar vetëm mua. E kakuptuar edhe ajo që ti nuk merr vesh, s’di të këshillosh fare!Kot sa rri këtu, sa për të më harxhuar kohën! Ik më mirë!”.Ai nuk tha gjë. Mori xhaketën dhe tërhoqi derën. Ditën tjetërunë u mendova gjatë dhe e kuptova që kisha bërë gabim. Emora disa herë në celular, i dërgova dhe një e-mail ku i kërkojafalje, por më kot! Enin duket sikur e kishte përpirë Toka. Posikur mos dojë të më flasë më? Pfff... Ne të rriturit gjithmonëi vështirësojmë gjërat! Grupsa, si mendoni ju, çfarë duhet tëbëj? Si ti them Enit që mua më duhet ndihma e tij? Unë e di qëju grupsa do e ndihmoni shoqen tuaj të madhe ngatërrestare,prandaj pres letrat tuaja!Ju puth fort,Semi mistrecja.Kush gjen një mik, gjen një thesarTë dashur Eni dhe SemiUnë quhem Livia, jam 9 vjeçe dhemësoj në shkollën “SabahudinGabrani”. Shoqet e mia më të ngushtajanë Sindi dhe Jeni, shoqet e mia tëklasës. Problemi im është se unë nukkam shoqe në pallat që të luaj. S’diçfarë të bëj! A mundet të ma thoni ju?Me dashuri Livia BashaEni dhe Semi,Unë quhem Elio. Jamnxënësi më i mirë i klasës,prindërit e mi dhe mësuesjamë lavdërojnë gjithmonë.Por unë nuk dua të jemvetëm “i miri i klasës”, duatë kem shokë që të dal tëluaj. Si t’ia bëj?Elio Haxhi54


PyetSemin&EninE dashur Semi,Unë jam Ariela. Jam 8 vjeçe. Por kam njëproblem me vëllanë e vogël, Leon. Ai është4 vjeç. Kur ishte më i vogël, ishte shumë iëmbël dhe i mirë. Por tani ai gjithmonë mëngacmon. Madje ka raste kur kafshon edhelibrat e mi të shkollës. Tani duket sikur nukmë do fare. Si ta zgjidh këtë problem? A kenindonjë ide?Me dashuri Ariela nga VloraAq i vogël, aqmistrecE dashur Ariela,Mos mendo se yt vëlla nuk të do. Ti duhet ta kuptosh atë. Ai është në një moshë që bëhet kureshtar e dotë provojë çdo gjë, edhe pse ndonjëherë e bën në mënyrën e gabuar, duke kafshuar librat. Ti mund tandihmosh vëllanë, duke ia shpjeguar gjërat me qetësi e dashuri. Sa më shumë të rritet, aq më shumë dotë kuptojë dhe një ditë, përveçse motër e vëlla, do të jeni dhe shokë shumë të mirë. (Semi)Përshëndetje Livia dhe Elio,Një shprehje e njohur thotë: “Kush gjen një mik, gjen një thesar”. Dhe vërtet, ashtuështë! Sa më shumë shokë e shoqe të kesh, aq më mirë është, pasi mëson gjëra tëreja dhe kalon nga njëra aventurë në tjetrën. Çdo njeri është një pasuri. Të zëshshokë e shoqe është më e thjeshtë se detyrat e matematikës. Por duhet të kesh dëshirën e mirë dhetë marrësh guximin dhe ta bësh vetë hapin e parë! Prandaj lëvizni!Ti Livia zbrit një herë poshtë pallatit, se... ku i dihet... mbase nëpër shkallë mund të gjesh ndonjëvajzë që luan me top e vetmuar ose një grup shokësh e shoqesh. E nëse nuk ka apo nuk të pranojnë,ti mos u mërzit. Lagjja është e madhe! Gjithashtu mos harro: ti ke shoqet e tua të ngushta Sindindhe Jenin. Edhe unë kur isha sa ty nuk kisha shoqe në pallat, por vetëm në shkollë. E di kush ështëmë e bukura? Që shoqja ime e klasës së katërt, Fatjona, është sot shoqja ime më e ngushtë.Po ashtu, edhe ti Elio mos u mbyll brenda mureve të shtëpisë. Mësimet janë të rëndësishme, por kaedhe gjëra të tjera të rëndësishme. Nëse dëshira jote është të krijosh shoqëri, atëherë vendosi detyrëvetes dhe merr 10-të siç bën në shkollë. Po sikur të regjistroheni në një kurs (noti, pikture, muzikeetj.)! Do të ishte një mënyrë e mirë për t’u argëtuar dhe për krijuar miqësi të reja. Lëvizni! (Semi)Livia dhe Elio, mos u mërzisni, se nuk ka mbetur njeri sot pa miq. Edhe “dhitë e egra” si Semi gjejnë!Hahahaha! Vetëm tregohuni tolerantë dhe gjithmonë të gatshëm për t’i ndihmuar, tamam siç bëjunë me Semin. (Eni)Adresa: revistagrupsat.albas@gmail.com.Mos harroni grupsa! Për çdo problem ka më shumë senjë zgjidhje! Na shkruani!Ju puthim fort, Semi dhe Eni.55


2.Dita10Një e katërta eHolandës ndodhet nënujë. Vende të tilla quhenndryshe “vende të ulëta”dhe i mbulon uji çdo vit.“Avioni do të ngrihet nga aeroporti “Nënë Tereza” për 5 minutadhe do të ulet në aeroportin “Shipol” të Amsterdamit për 2 orë egjysmë! Ju lutemi, vendosni rripin e sigurimit! Udhëtim të këndshëm!”- Pini, lidhe rripin e sigurimit! Unë po pi një nga këto ilaçet e mia përgjumë, aq frikë e kam avionin. Por çfarë t’i bësh asaj Leas, nuk ulodh së shëtituri ajo! Mirë që kemi grupsat Ihsmira Çabej, Enxhi Noni,Silvi Ruçi që na ndihmojnë, se të ishte për ty Pini.... “Ham-Ham-Ham!!”Paske kundërshtime më duket Pini?? Tani po marr një sy gjumë, porti bëj kujdes. Kur të sjellin stjuardesat mëngjesin më zgjo... Dëgjove?!Flamuri i Holandësu miratua zyrtarisht më 19 shkurt 1937. Më parë ky flamur trengjyrëshishte portokalli, i bardhë dhe blu, ngjyrat që vendosi princi holandez UilliamPortokalli (William the Orange). Në shekullin XVII ngjyra portokalli uzëvendësua me të kuqen, sepse boja portokalli e përdorur në flamur ishte epaqëndrueshme dhe nga drita e diellit dukej e kuqe.3.1.Mullinjtë me erë janë shumë karakteristikë për Holandën.Në Kinderdijk ndodhet pamja më e vizituar e mullinjve meerë. Ata janë 18 të tillë të vendosur në dy rreshta.HolandaDo luftojmë dhe ne Pini memullinjtë e erës, tamam siDon Kishoti dhe Sanço Panço!Mullinjtë e erës56


Sa shumë biçikleta!4.InspektorTiniNë Holandë ka më shumëbiçikleta, sesa makina. Nëasnjë familje nuk mungojnëkëto mjete me dy rrota.Ata i përdorin në shumësituata, madje mund të themise transportet e tjera mëshumë përdoren nga turistët.Holandezët janë njerëzit më të gjatë në Evropë.5.Natyrisht, Holanda njihetveçanërisht për kopshtetme lule shumëngjyrëshedhe sidomos me lulene veçantë të vendit,tulipanin. Kukenhofështë parku më i madh, imbjellë me lule nga më tëndryshmet.Më qëndro afër Pini,sepse aeroporti i Shipolitqenka shumë i madh! Duketsi një qytet më vete! Mundtë humbësh. Si thua, sikur tëpërdorim trenin, në vend që tëmarrim taksi për të shkuar nëAmsterdam? Kam shumë kohë pahipur në tren.


6.Amsterdami është kryeqyteti i Holandës. Ai përmban rreth 1281ura. Njihet për kanalet të cilat në dimër ngrijnë. Arkitektura e këtijqyteti është shumë e veçantë dhe e vjetër. Shtëpitë karakteristikeholandeze ngjajnë si shtëpi kukullash. Ato janë ndërtuar shumë kohëpërpara, sipas fantazisë së secilës familje që e kishte. Disa kanë dyporta, që dallonin familjet më të pasura.Amsterdami7.Magere Brugështë ura e ndërtuar mbilumin Amstel. Kjo urë hapetçdo 20 minuta, duke bërë tëmundur kalimin e varkavedhe trageteve. Që nga kohakur është ndërtuar ka pësuarshumë pak ndryshime.58Rijksmuseumi është muzeu më i madhnë Holandë. Ai ka miliona vizitorë. Ai përmbanpikturat e Kohës së Artë për Holandën mepiktorë, si Rembranti etj.8.


9.Amsterdami njihet përbirrat “Amstel” dhe“Heineken”. Përveç kësaj,këtu ndodhet Qendrame Drita të Kuqe, e cilavizitohet vetëm nga tërriturit.10.Shtëpia e Ana Frankutështë vendi ku kjo autoreka shkruar ditarin e saj tëfamshëm gjatë Luftës IIBotërore.Ç’qytet i mrekullueshëm! Gjithë këto gjëra që pashë më sollën uri. Këtu ka shumë lokale të vjetra të quajtura“Kafenetë e Kafenjta”, të cilat kanë ruajtur stilin e vjetër.Ah, Pini, ç’më ka gjetur! Unë nuk kuptoj asgjë nga këto ushqimet e këtyre. Më duket se do të bie në peshë këtu.Ju pëlqen hamburgeri me baikon? Pooo! Por, a e di se rreth70 % e baikonit që ha gjithë bota prodhohet në Holandë?Si thua, Pini, po sikur të lëvizim në këtë drejtim? Mbase mund të gjejmë ndonjëgjurmë të Leas.Rembranti11.Muzeu iVan Gogut(Van Gogh)Ky muze i është kushtuarnjërit prej piktorëve më tëmëdhenj me famë botërore,i cili përmban 200 pikturadhe 550 skica të tij.12.‘Amsterdam Arena” ështëstadiumi i dytë që ka marrë 5 yje nga UEFA,konfederata e futbollit. Këtu shfaqen ngjarjesportive, si dhe koncerte të ndryshme.Kapaciteti i tij është 52 960 persona, madjendonjëherë deri në 68 000.59 59


13.Monumenti “I Amsterdam”është një nga vendet mëinteresante, ku turistëtfotografohen.Madam Tusods14.Muzeu“Madam Tusods”,muzeu ku mund të takonipersonazhet tuaja të dashura,duke filluar që nga atohistorike, deri te Lady Gagaapo Justin Biber. Skulpturate tyre janë bërë prej dyllidhe nuk kanë as edhe më tëvoglin ndryshim nga origjinali.Imagjinoni si do të çmendeshinmiqtë tuaj kur të shikonin seme kë keni dalë në fotografi!Imagjino pas shumë e shumëvitesh edhe skulpturën tonënë këtë muze... INSPEKTORTINI dhe Pini... Inspektorët mëtë suksesshëm të të gjithakohërave...Dita11Nuk ka mundësiqë Lea të ketë qenë nëAmsterdam dhe mos tëketë lënë asnjë shënim...Prandaj mendoj se duhettë vazhdojmë kërkimin,Pini. Mbase duhet takërkojmë në ndonjë vendqë i tërheq fëmijët.60


15.Eftelig, një vendpërrallor në plotë kuptimine fjalës. Këtu janë ndërtuarPyjet e Përrallave dhegjenden 10 personazhepërrallash holandeze. Këtumund të argëtohesh më sëmiri me lojërat fantastikedhe shumë të veçanta.Madurodam16.Madurodam,Sheshi ku mund të shihni në miniaturëvendet kryesore të Holandës. Çdo gjëështë e krijuar në detajin më të vogël,duke filluar nga shtëpitë, rrugët, lokalet,makinat, porti, aeroporti, stadiumi etj.Çdo gjë funksionon siç ndodh dhe në tëvërtetë në Holandë. Duken vërtet si tëgjalla: tragetet, urat, trenat, tramvajet,avionët etj., janë të lëvizshëm.?Pini çfarë ke në gojë? Kue gjete këtë zarfin? Nëtokë…me siguri Lea kaqenë këtu dhe në atë zarfjanë fotot e një vendi tjetër.Edhe këtë herë misioni ynëdështoi… Sa i mërzitur qëjam! Grupsa, sërish po jukërkojmë ndihmë! A e dini juse me kë shtet kanë lidhjekëto foto?61


GjëegjëzaPër në shtëpi të shoqëron,edhe ujin e katlon.Gjithnjë të qëndron pranëdhe kur e shkel, nuk të shan.(ajih)Kam një orëpa akrepa.që rreh gjithmonëdhe rri brenda.E ka xhaxhi,unë dhe tetanga ajo varete gjithë jeta.Në qoftë se ndalon,asnjëri nuk jeton.(armez)Një burrë punon në katin e10-të të një qiellgërvishtës.Ai gjithmonë në fund të ditëszbret me ashensor. Kurseçdo mëngjes merr ashensorin,ndalon në katin e 7-të dhengjitet më këmbë deri në të 10-tin, edhe kur është me vonesë.Pse?Dy grupsa po bisedonin.“Unë jam djalë.” - tha grupsi me flokët e zinj.“Unë jam vajzë.” - tha grupsi me flokët e verdhë.Të paktën njëri prej fëmijëve gënjen. Ç’grupsa janë?a. njëri vajzë e tjetri djalë?b. të dy djemc. të dyja vajzaLojëra matematikore- Pse e ke ngarkuar derën nëshpinë?- Dje më humbi çelësi dhe s’duatë më humbasë dhe dera.- Po nëse të humb dhe dera?- S’prish punë, kam lënë hapurdritaren.Një djalë i vogëlkthehet ngadentisti.- Të dhembakoma dhëmbi?- e pyet babi.- Nuk e di. Embajti dentisti.GAzmoreEnde s’e ke gjetur qenin?- Jo.- Po pse babi yt nukshkruan një lajmërim nëgazetë?- Pse, kot? Qeni nuk di tëlexojë.Pacienti: Doktor, kam shumë dhimbje nëshpatulla.Doktori: Ju keni nevojë për më shumëdiell.Pacienti: Doktor, a jeni i sigurt për këtë qëpo thoni?Doktori: Po ti vë në dyshim fjalën time?Unë kam 30 vjet mjek.Pacienti: Po unë... kam 30 vjet roje plazhi.(nga grupse Odeta Tase)Një shqiptar, një gjerman dhe njëfrancez takohen së bashku.Francezi thotë: “Bëjmë njëgarë kush e ka makinën më tëfuqishme?”.Gjermani: “Unë kam një “Ferrari”,që po të shtypësh një buton, ihapen dyert e përparme”.Francezi: “Kurse unë kam një“Ford”, që po të shtypësh njëbuton hapen dyert e prapme”.“Kurse unë”, - thotë shqiptari,kam një makinë, që po t’i japëshnjë shkelm, hapen të gjitha”.62Në kohën e lirë pas punës, 38 të rinj e të reja shëtitën në detme 7 barka: katërvendëshe dhe gjashtëvendëshe. A mund tëgjeni, sa barka ishin katërvendëshe dhe sa gjashtëvëndëshe,duke ditur se në asnjë barkë s’mbeti asnjë vend bosh?A mundet të gjendet një numër i tillë që, po të pjesëtohet me3 jep mbetjen 1; po të pjesëtohet me 4 jep mbetjen 2; po tëpjesëtohet me 5 jep mbetjen 3 dhe po të pjesëtohet me 6 jepmbetjen 4?


Loja filloi zjarri pushoi,Ngjyros pikat dhe zbulo figurën që formohet.Formo figurën duke bashkuar pikat.Pasi të plotësoni të gjitha fjalët, të cilat janë të paraqiturame figura, mbeten disa shkronja. Shkronjat që mbetenkrijojnë një fjalë të re, e cila është zgjidhja e lojës.Kujdes! Fjalët mund të fillojnë dhe mbrapsht.G L O B I K I V I N AL R I K A I p T A R NA e p R T T N L U M II N O I V A I I R A RN T T I F R p M A K eA O S e M A F O R I LU I L I N p d N d N AL e U I R A U I R A B


horoskopi sportivGrupsa, a ju pëlqejnë sportet? Jeni të pavendosur se cili bën për ju?Atëherë, lërjuani yjeve të zgjedhin për ju! Mua më ka rënë tamam...Më pëlqejnë sportet në mjedis të hapur... E gjeni dot se cilës shenjë ipërkas? (STELA)Dashi – Ju nuk keni ndonjë parapëlqim të veçantë. Mërziteni shpejt me një lloj sporti. Për ju karëndësi të kënaqeni dhe t’i provoni të gjitha nga pak.Demi – E dini që shenja e Demit është shenjë toke? Ja pse nuk ju pëlqen të stërviteni në mjedise tëmbyllura. Sportet në mjedise të hapura, si tenisi apo futbolli, mund të bëjnë për ju. Megjithatë, yjet jukëshillojnë të hidheni në pishinë!Binjakët – Ju grupsat e Binjakëve mendoni shumë. Ja pse sporti që ju përshtatet më shumëështë joga. Por aftësitë tuaja fizike ju lejojnë të praktikoni edhe mjaft sporte të tjera.Gaforrja – Shenja juaj ka lindur për aerobinë dhe ushtrimet në mjedise të mbyllura e të qeta.Gaforret jetojnë në ujë, prandaj grupsa, mos u lodhni më kot në sporte të tjera... kur deti ju thërret!Luani – Luani është “Mbreti i kafshëve”. Ja pse doni gjithmonë të jeni të parët në çdo fushë.Prandaj yjet ju këshillojnë të bëni sporte individuale dhe t’i lini sportet e grupit. Mund të arrini rezultatetë mira në disiplinat e atletikës.Virgjëresha – Ah, ju grupsat e Virgjëreshës! I vendosni shpesh vetes qëllime të pamundura, sipër shembull, të bëni 100 metra vrap për një sekondë. Për ju nuk ka rëndësi sporti, por të arrini atë qëkeni vendosur dhe ta bëni sipas planit.Peshorja – Sekreti i Peshores është ekuilibri. Ja pse shenja juaj pëlqen sportet e forcës, si boksiapo artet marciale, tamam si Goku.Akrepi – Nuk dorëzoheni kurrë, prandaj mund të luani një rol të rëndësishëm në grup. Ju e donitrupin, prandaj fizkultura është një zgjidhje.Shigjetari – Ju grupsat e Shigjetarit pëlqeni shëtitjet, vrapimet në natyrë dhe kroset e gjata.Alpinizmi mund të jetë një alternativë tjetër që ju lumturon.Bricjapi – I doni të gjitha për vete dhe nuk dëshironi të ndiheni nën presion apo të detyruar tëbëni diçka që nuk ju pëlqen. Sportet që ju pëlqejnë, si parashutizmi, hedhja nga ura me litar apo garat eshpejtësisë lidhen me rrezikun. KUJDES! Yjet nuk ju këshillojnë t’i praktikoni të paktën deri në moshën20 vjeç!Ujori – Gjithmonë jeni aty për të ndihmuar të tjerët. Prandaj mund të jeni një lojtar i shkëlqyerskuadre. Ju pëlqeni sportet masive, si maratona, pasi doni të qëndroni sa më shumë kohë mes miqve.64Peshqit – Ju keni shpirt artistik dhe prandaj kërcimi apo ushtrimet e fizkulturës ju bëjnë shumëmirë, edhe pse ju nuk doni të lodheni. Sporte të tjetra tërheqëse janë dhe skitë apo patinazhi.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!