12.07.2015 Views

shëndeti mendor - Arct

shëndeti mendor - Arct

shëndeti mendor - Arct

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

18SHËNDETI MENDOR DHE TË DREJTAT E NJERIUTdënimeve dhe trajtimeve çnjerëzore apo degraduese" dhe konventa të tjerandërkombëtare të cilat ndalojnë torturën dhe trajtimin degradues dhe çnjerëzor.Në bazë të kodit të Procedurave Administrative neni 9, "Organet e AdministratësPublike e zhvillojnë veprimtarinë e tyre në përputhje me Kushtetutëne Republikës së Shqipërisë, marrëveshjet ndërkombëtare në të cilatRepublika e Shqipërisë aderon, ligjet e Republikës së Shqipërisë, brendakufijve të kompetencave që u janë dhënë atyre dhe konform qëllimit përtë cilat janë dhënë këto kompetenca. Aktet administrative të nxjerra nëkushtet e gjendjes së jashtëzakonshme në kundërshtim me dispozitat e këtijKodi janë të vlefshme, në qoftë se rezultati i kërkuar në kushtet e gjendjessë jashtëzakonshme nuk mund të arrihet me mjete të tjera. Palët e dëmtuaranga aktet e lartpërmendura kanë të drejtë të kompensohen për humbjeteventuale në bazë të dispozitave ligjore, që rregullojnë përgjegjësinë e administratëspublike".Ligji nr. 8003, datë 28.09.1995, “Kodi Penal Ushtarak”, nenet 92, 93 dhe 94parashikojnë dënime të rënda penale në rastin e sjelljes brutale me robërite luftës, kryerjen e pakujdesshme të detyrave kundrejt atyre që janë tësëmurë apo të plagosur nga ana e personave që janë ngarkuar me mjekimine tyre, lënien e të plagosurve në fushën e luftës nga ana e personave që janëtë detyruar t'i tërheqin dhe vrasjen e plagosjet e personave të kapur rob.Më tej dënime parashikohen për cilido që plagos rëndë ose vret një armikqë dorëzon armët ose nuk kundërshton me mënyra të tjera. Keqtrajtimi ikufomës së armikut konsiderohet gjithashtu kundërvajtje penale.Në të njëjtën mënyrë, ligji nr.8291, datë 25.02.1998, "Kodi i Etikës së Policisë",neni 6/2 "Gjatë shoqërimit, ndalimit dhe arrestimit të personave tëimplikuar në krime, punonjësit e policisë zbatojnë me rreptësi normat ligjore,si dhe u ndalohet çdo akt torture a veprim tjetër që cënon personalitetindhe dinjitetin e tyre".Neni 8 i ligjit parashikon se, "Punonjësit e policisë përgjigjen penalisht, administrativisht,civilisht dhe sipas rregullores së disiplinës për veprimetdhe mosveprimet e kryera me iniciativë ose në kundërshtim me urdhrin,si dhe për zbatimin e urdhrave të dhënë jo në formën e kërkuar nga ligji arregullorja, ose nga një person a organ jokompetent. Punonjësi i policisëmban përgjegjësi për zbatimin e urdhrave haptazi të kundërligjshme. Kururdhri i dhënë formalisht në përputhje me rregullat është i kundërligjshëm,punonjësi i policisë mban përgjegjësi në rast se para kryerjes së veprimitkishte mundësi të vinte në dijeni organet eprore ose menjëherë mbas zbatimitnuk i ka njoftuar ato për veprimin e kryer.Neni 12 parashikon se, "Kur një punonjësi të policisë i kërkohet të përmbushënjë urdhër a një detyrë që është në kundërshtim të hapur me ligjin,

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!