12.07.2015 Views

shëndeti mendor - Arct

shëndeti mendor - Arct

shëndeti mendor - Arct

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

SHËNDETI MENDOR DHE TË DREJTAT E NJERIUT 51institucionin sipas kompetencës që u njeh ligji ose me autorizim, si dhenga avokati i të dënuarit;4. kërkimit të informacioneve nga administrata e institucionit;5. verifikimit mbi dokumente, në objekte, pajisje dhe mjedise brenda dhejashtë institucionit, që kanë lidhje me të dënuarit. Kur është vendi,bëhen verifikime edhe në vetë personin e dënuar ose punonjësve të institucionit.Për realizimin e mbikëqyrjes prokurori mund të marrë edhespecialistë të fushave përkatëse. Në çdo rast dhe pavarësisht nëse konstatohenshkelje e parregullsi, gjatë verifikimit, prokurori mban procesverbal,i cili nënshkruhet nga drejtori i institucionit ose i ngarkuari prejtij, me të drejtën e pasqyrimit të observacioneve.Nëpërmjet mbikqyrjes së veprimtarisë së agjentëve/oficerëve të policisëgjyqësore ndaj të shoqëruarve dhe të paraburgosurve, si dhe praktikëssë disa procedimeve penale për veprime arbitrare të disa punonjësve tëPolicisë së Shtetit janë evidentuar raste të keqtrajtimit të të shoqëruarve,të arrestuarve në flagrancë, ose të ndaluarve, si gjatë marrjes në pyetje nëDrejtoritë, ose Komisariatet e Policisë në disa rrethe, ashtu edhe nëpërmjetmbajtjes së të shoqëruarve tej afatit ligjor në këto ambiente.Mbi bazën e kallëzimeve, ankimeve dhe nëpërmjet iniciativës vetjake,prokurorët kanë filluar procedimin penal për rastet e konstatuara të dhunësdhe/ose keqtrajtimeve në dëm të shëndetit, të të paraburgosurve, dukehetuar në kohë këto çështje për të vënë fajtorët para përgjegjësisë penale.Kështu, për vitin 2002, organi i prokurorisë ka ushtruar ndjekje penale dheka ngritur akuzë në gjykatat kompetente:• për veprën penale të torturës parashikuar nga neni 86 i Kodit Penal, nëdy procedime kundër 2 të pandehurve të arrestuar në rrethet gjyqësorePogradec dhe Vlorë, dhe;• për veprën penale të kryerjes së veprimeve arbitrare me pasojë heqjen epaligjshme të lirisë së shtetasve, parashikuar nga neni 250 i Kodit Penal,janë akuzuar 20 të pandehur në 14 procedime të veçanta në rrethetgjyqësore Tiranë, Fier, Gjirokastër, Korçë, Kurbin.Neni 71 i ligjit nr.8328 datë 16.04.1998 "Për të Drejtat dhe Trajtimin e tëDënuarve me Burgim" parashikon se, Gjykata në territorin e së cilës ndodhetinstitucioni, shqyrton me një gjyqtar të gjitha rastet që përcaktohenshprehimisht në këtë ligj, si dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me të drejtate të dënuarit, të cilat nuk janë zgjidhur nga institucioni mbi ankimin e tëdënuarit ose kërkesës së prokurorit, me përjashtim të çështjeve për të cilatnë Kodin e Procedurës Penale është përcaktuar kompetenca.Sipas nenit 58 të ligjit nr. 8331, datë 21.04.1998, “Për ekzekutimin e Vendi-

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!