07.08.2017 Views

BIM DAKLI - COPËZA MALLI

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Bim Dakli

Copëza malli

1

2

Bim Dakli

COPËZA MALLI

Kujtime, rrëfime

Onufri

3

Përktheu nga italishtja

Ardjana Braja, Hasim Braja

Redaktoi e përgatiti për botim

Tomorr Plangarica

© Shoqata ADE Elbasan, 2017

Financues

Rudin Dakli

ISBN 978-9928-226-53-2

PRINTED AND BOUND IN ALBANIA BY ONUFRI

Rr. “Konferenca e Pezës”, Nr. 71, Kodi Postar 1027, Tiranë;

Tel & Fax 00355 42 220 017 / 270 399

www.onufri.com; E-mail: info@onufri.com

4

PASQYRA E LËNDËS

Parafjalë .....................................................................................7

Pjesa e parë: Kujtime

Fëmijëria: Periudha e shkollës fillore ............................................11

Adoleshenca: Periudha e gjimnazit ...........................................79

Vitet e rinisë: Periudha e luftës ................................................119

Kujtime, mall dhe makthe ......................................................173

Jeta profesionale .....................................................................187

Letra e Xhulias .......................................................................201

Letra e Biankës ......................................................................203

Pjesa e dytë: Rrëfime

Zogu i shqiponjës ...................................................................207

Fqinjët ................................................................................... 221

Fyelli fluturues ....................................................................... 227

Një tufë pushi e verdhë ..........................................................241

Kopshtorja .............................................................................247

Dallëndyshet e shtëpisë ......................................................... 265

Kaliajt .................................................................................... 283

Nën hijen e rrapave ................................................................309

Pasthënie (për Copëza malli, Kujtime, rrëfime, të Bim Daklit –

shkruar nga T. Plangarica) ......................................................337

5

PARAFJALË

Në vitet e pasnëntëdhjetës, në ngutjen e natyrshme për t’i kapërcyer

kufijtë ngushtues të moralit të imponuar përmes modelit të « njeriut të

ri », e ndërgjegjësuam jo aq sa duhet faktin se drejt së ardhmes, drejt

një bote tashmë pa kufizime jemi më të denjë e më të vlertë kur bartim

edhe cilësitë më të mira të kultivuara në brezni në mjedisin familjar

e atë qytetar, të cilat na shfaqen si tregues domethënës të përkatësisë

sonë ; e për ta bartur atë përmasë, duhen modelet që na ndihmojnë ta

përftojmë atë.

Ajo ngutje e fillimit, pa e përftuar edhe këtë përmasë, parametrat

e së cilës kanë të brendashkruar ndjenjën e repektit e dashurisë për

familjen, të qytetarisë, të dashurisë e respektit për tjetrin, për natyrën

dhe mjedisin ku rritesh e formohesh, po na vonon tragjikisht në

lëvizjen tonë drejt së ardhmes.

Në atë pjesë të përkatësisë që lidhet me familjen, vendlindjen e

mjedisin, kujtimet e Daklit mund të marrin natyrshëm status reference,

si profile domethënëse përvoje e përjetimi; dhe është një domethënie

ngulmuese që përftohet e përçohet përmes tyre, duke e sfiduar largësinë e

imponuar ndaj objektit të dashuruar ; e për më tepër, duke i dhënë edhe

një tjetër përmasë më konkrete vetë konceptit të përkatësisë : individi

a individët i përkasin jo thjesht një mjedisi që lidhet e përcaktohet

nga qoka hapësinore në të cilën ata dhe paraardhësit e tyre veçse

7

kanë rastisur aty të pranishëm, pa bartur ndonjë vlerë tjetër, por, më

së tepërmi, i përkasin atij mjedisi nëse bartin dhe rrezatojnë atë çka

është kultivuar aty si vlerë, si frymë, të cilat ata i kanë përvetësuar

vetvetishëm dhe i rrezatojnë në përditshmërinë e tyre, në mënyrën e të

menduarit e të vepruarit.

Kujtimet e rrëfimet e Daklit na theksojnë pikërisht këtë ide, madje

na e modelojnë një variant të kësaj përmase.

Kujtimet dhe rrëfimet e Daklit, duke qenë një ditiramb për

vendlindjen, e po ashtu tejet të adresuara në një mjedis familjar e në

një qytet të caktuar, për nga patosi që i përçon, veçantitë që priren të

nxjerrin në pah në lidhje me atë mjedis në kohëra të caktuara, për nga

pikëvështrimet në pasqyrim, për nga natyra e interpretimeve në lidhje

me treguesit që e ngjizin një vlerë qytetëruese në kohërat moderne,

për nga stili e etosi i synuar e përftuar, përvijojnë një model që priret

t’i shpërthejë kufijtë e një mjedisi familjar e lokal, e të përkojë me çdo

prirje për adhurim të përkatësisë, në çdo vend a kohë qoftë.

Në një botë të prirur natyrshëm drejt globales e globalizmit,

kjo mënyrë këndvështrimi në fakt nuk pengon, por veçse e ndihmon

individin a komunitetin të jetë edhe më i plotësuar në endjet e

detyruara në hapësirat më globale… e ky plotësim nuk pret të përftohet

përmes traktateve filozofike a sociologjike që do ta zgjonin e 6nxisnin

këtë përkujdesje; në fakt, mjaftojnë edhe copëza përmallimi si këto

rrëfime që të na zgjojnë ; e në zgjim, të na vetëdijësojnë sërish për atë

çka jemi e si mund të bëhemi më të mirë.

(Fragmente nga Pasthënia e këtij botimi,

shkruar nga T. Plangarica)

8

Pjesa e parë

KUJTIME

9

FËMIJËRIA

Periudha e shkollës fillore

Atë vit të largët 1911, ndërsa po i kalonte 86 vjeçët e vdekja s’do

vononte t’i trokiste, gjyshi, Ibrahim Dakli, kishte gjithnjë pranë

gruan e tij, Fatushin, vajzën, Alemshahun ( e njohur nga të gjithë

me emrin Shahu) dhe dy djemtë, Hysenin dhe Ahmetin. Po i

linte në kushte ekonomike shumë të mira, pa probleme mes tyre

dhe në harmoni e të qetë në familjet që kishin krijuar. Që të tre

ishin të martuar por, ndërsa Shahu (që banonte në një shtëpi aty

afër nesh) dhe Ahmeti kishin fëmijë dhe përjetonin gëzimet e

dashurisë së fëmijëve e jetës bashkëshortore, babai im, Hyseni,

më i madhi i fëmijëve, dhjetë vite më parë kishte humbur dy

vajza të porsalindura dhe, më pas, edhe gruan, dhe kishte mbetur

vetëm me një vajzë. Për fat të mirë, duke vijuar normalisht jetën

në një familje të madhe e me mentalitetin përkujdesës që nxitet

natyrshëm në këto raste, nuk i kishte ndjerë vështirësitë e jetës së

përditshme për vajzën dhe për vete, meqenëse për të dhe vajzën

kujdeseshin e ëma dhe nusja e vëllait. Pas vdekjes së gruas dhe një

periudhe të gjatë si burrë i ve, nuk kishte dashur të rimartohej,

megjithë nxitjet e dashamirësve të tij. Midis të tjerave, arsyeja

11

kryesore duhet të ketë qenë kujtimi i dhimbshëm i humbjes së

atyre tri jetëve, dhe sidomos i humbjes së gruas së dashur dhe të

re. Më pas, ndërsa i kishte vdekur edhe i ati, këmbënguljet u bënë

më të shpeshta, duke sjellë edhe një motiv të ri, ndonëse dytësor,

për të pasur një fëmijë që t’i trashëgonte emrin, siç ishte zakoni

dhe si veprohet edhe sot në vende të ndryshme të botës. Por ende

nuk ndihej i gatshëm: para se të vendoste, kaluan edhe katër vite

të tjera. Më në fund u dorëzua. Ishte pikërisht nëna ime gruaja e

përzgjedhur, plot 24 vite më e re se ai, e zgjedhur nga familjarët e

tij (atëherë, si edhe në ndonjë rast të kohëve të fundit, martesat i

rregullonin prindët a familjarët).

Pak kohë pas ceremonive filloi periudha e shtatzanisë dhe

lindën shpresat se mund të lindte dhe të jetonte një fëmijë (një

vajzë ose, edhe më mirë, një djalë, ashtu siç urohej dhe dëshirohej

nga të gjithë). Por fati e solli që bebja e lindur të mos ishte djalë e,

për më tepër, e porsalindura të vdiste pas pak ditëve jetë. Më pas

qe një tjetër shtatzani pa fat, që përfundoi njëlloj si e para, duke

lënë sërish mbrapa brengën dhe trishtimin për fundin pa fillim të

së gjorës krijesë të vogël.

Në ato vite, si edhe më përpara, numri i fëmijëve që vdisnin

pas pak ditëve jetë ishte shumë i lartë. Megjithatë kjo nuk e

pakësoi dhimbjen, pështjellimin dhe shqetësimin e nënës dhe

familjarëve, meqenëse kjo kishte ndodhur edhe gjatë martesës së

mëparshme. Prandaj shtatzania e tretë u zhvillua në një atmosferë

ankthi, duke shpresuar gjithnjë që, më së paku, do të ndërpritej

seria e humbjeve të krijesave të gjora. Dhe, fatmirësisht, kështu

ndodhi. E për më tepër, fëmija i porsalindur ishte djalë: pikërisht

unë. Nuk kisha shëndetin dhe forcën e një Herkuli, megjithatë i

kalova mirë javët e rrezikshme.

Emri im njihej pothuajse nga të gjithë përpara se unë të

ngjizesha dhe të lindja. Por po ta shohësh thellë-thellë, vënia e

emrit ndoqi një rit, por vetëm kaq: asnjëherë, dhe askush nga

12

familjarët nuk më ka thirrur Ibrahim, madje as kushërinjtë dhe

miqtë, si ata shqiptarë, edhe italianët. Për të gjithë unë njihesha

si: Bim, Bimi ose Bimçe. Ata që më kanë njohur vetëm në

marrëdhënie pune, më thërrisnin Dakli. Pra, emri Ibrahim ishte

i destinuar të qëndronte vetëm në regjistrin e gjendjes civile dhe

në dokumentet zyrtare (siç edhe ndodhi praktikisht). Tani, emrat

turq ose arabë, si edhe i imi, përdoren gjithnjë e më pak, sepse

janë zëvendësuar nga emra shqiptarë dhe, në një pjesë të vogël,

edhe nga emra perëndimorë; prandaj, të paktën në Shqipëri, emri

Ibrahim është thuajse në zhdukje.

Më tregonin se ditën kur linda, në familje dhe te të afërmit

kishte konfuzion dhe ankth, si dhe një lloj hutimi në veprime e

qëndrime. Gjyshja, gjithnjë e kujdesshme për veten, për veshjen

dhe paraqitjen, dukej si pothuaj e pakrehur me shaminë e kokës në

krahë dhe jo në kokë si zakonisht, dhe me rroba të përzgjedhura pa

kujdes. Ndërsa Xhemja, shërbyesja besnike e mamasë, sapo mori

vesh lajmin e lindjes, kishte vrapuar me ngut prej lagjes së saj të

varfër e të largët, për t’i qëndruar asaj pranë. Ajo thoshte që gjatë

rrugës i dukej se gurët e kalldrëmit shkëlqenin dhe buzëqeshnin

(duke vënë buzën në gaz, i kujtoja shpesh ato fjalë të saj: duhej

ta kishte përjetuar atë ndjesi, ngaqë pak më parë duhet të kishte

rënë shi dhe në atë çast kishte dalë dielli). Më pas javët kaluan

pa probleme. Gjatë muajve dhe viteve në vazhdim i përballova

me sukses sëmundjet e fëmijërisë: arrita të shpëtoj bile edhe nga

malarja, që ishte përhapur meqë kishte mjete të pamjaftueshme

mbrojtëse. Para se të shfaqej Fliti, gjatë natës mbroheshim, vetëm

pjesërisht, duke fjetur në brendësi të xhibelluk-ut. Ilaçet, shurupi i

ëmbël, vaji i urryer i peshkut (merlucit) dhe kujdesi i veçantë për

ushqim i mamasë, më ndihmuan të përballoj ndonjë sëmundje

dhe të mbërrij në moshën e shkollës.

Prej asaj periudhe, në vijimësi, prindërit e mi patën tri vajza

dhe katër djem, asnjë humbje të lindjeve përgjatë viteve. Babai

13

vdiq në vitin 1945, në moshën 72 vjeç, pa njohur dhe pësuar atë

që regjimi komunist i bëri familjes sonë. (Fig. 1) Ndërsa mamaja

i mbylli sytë përfundimisht në moshën 94 vjeçare e disa muaj, në

vitin 1991, kur po shuhej edhe regjimi komunist (Fig. 2). Ashtu

siç lutej çdo natë para se të flinte, i la gjallë të gjithë të dashurit e

folesë së saj, më i riu i të cilëve ishte 54 vjeç.

Ardhja ime në jetë, meqë ndërpreu një seri vdekjesh të foshnjeve,

u konsiderua fatsjellëse. Për këtë arsye, e ngaqë isha edhe

fëmija i parë, jam trajtuar me një farë kimeti, duke përjashtuar këtu

ndonjë goditje në prapanicë që nëna ime, që aq shumë më donte

dhe e doja, nuk ma kursente, siç do ta them më vonë. Ndërsa babai

nuk na ka prekur kurrë as mua, as motrat dhe vëllezërit.

Duke besuar se bota ishte e gjitha e imja, u binda dhe fillova

të shkoj në shkollë sapo kisha mbushur 5 vjeç (Fig. 3). Për ditën

e parë të shkollës, nëna më përgatiti si për ndonjë festë të madhe

por, kur erdhi kushëriri që do të më shoqëronte, më gjetën të

fshehur te hambari: sigurisht, nuk kisha ndonjë dëshirë të madhe

për të shkuar atje. Atëherë nuk e kuptoja rëndësinë e atyre hapave

të parë të rrugës së gjatë që do më çonte të përballoja jetën në

kushte nga më të ndryshmet. Tani nuk arrij ta kuptoj pse aq

nxitim për të më futur në shkollë. Mbase ngaqë dija të lexoja dhe

të shkruaja ndonjë fjalë?! Pyes veten, pse babai im, megjithëse nuk

kisha mbetur në asnjë lëndë, më detyroi të përsërisja si klasën e

dytë ashtu edhe të pestën, rast befasues dhe pak i besueshëm për

ata që më njihnin dhe që e merrnin vesh. Arsyeja e përsëritjes,

më thonin, ishte shëndeti im jo shumë i mirë. Unë vetë nuk e

kundërshtova këtë gjë, madje e mora me mospërfillje. Por, kur sjell

në mendje ngjarjet e mëpastajme, si ato vetjake, edhe ato përtej

vetes, si për shembull, marrjen e pushtetit nga komunistët, punën

interesante që gjeta në Itali, familjen që pata fatin të krijoja, etj.,

duhet t’i jem mirënjohës babait tim që bllokoi për ato dy vite

rrjedhën e studimeve që kisha filluar.

14

Ngjarjet e ndryshme, të zakonta e të pazakonta, më kanë

nxitur vazhdimisht kureshtjen dhe më kanë shtyrë të mendoj

jo pak herë për natyrën dhe nivelin e arsimit të asaj kohe, duke

dashur të kuptoj më mirë po ashtu edhe sjelljen time dhe rezultatet

e mia në shkollor, herë pozitive, herë-herë të pakënaqshme. Më

kanë ndihmuar që të krijoj një përfytyrim e ide sa më të plotë, si

kujtimet e mia, ashtu edhe dëftesat prej të cilave kanë humbur

vetëm ajo e klasës së parë fillore dhe e së parës të mesme.

Në vazhdim do të tregoj ngjarjet dhe rezultatet e jetës sime

shkollore, një pjesë të jetës gjatë fëmijërisë, si edhe ndodhì të

lidhura me të.

Gjatë shtatë viteve të shkollës fillore (pesë të rregullta dhe dy

të përsëritura) kalova në dy shkolla: në Plotore, – më e kompletuara

dhe për një farë periudhe e vetmja në qytetin tim – ku bëra

klasën e parë dhe të dytë fillore dhe, pas tri vitesh, dy herë të

pestën, dhe në Ushtrimore (Fig. 4, 5). Kjo e fundit u themelua në

vitin 1923, me një klasë të vetme dhe një mësues, u plotësua më

pas në vitin 1927 me katër klasa, pikërisht në të njëjtin vit kur

unë isha regjistruar si përsëritës “vullnetar” në klasën e dytë. Ajo

shërbente edhe si qendër ushtrimi dhe praktike për maturantët

e shkollës Normale. Mbase, duke pasur parasysh këtë, të gjithë

mësuesit e saj ishin zgjedhur midis të diplomuarve në Austri. Pra,

ata kontribuan për ta bërë atë të përshtatshme si për nxënësit e

shkollës, edhe për maturantët. Kështu, për shembull, midis shumë

aktiviteteve të pëlqyeshme, në ditët e bukura filluan t’i çonin

nxënësit hera-herës në fusha e livadhe, për t’i njohur më mirë dhe

për të vlerësuar Natyrën. Në klasën e dytë hoqën katër lëndë, që

bëheshin në shkollën fillore Plotore. Midis lëndëve të hequra ishte

Besimi: një çlirim i vërtetë për nxënësit. Në fakt, gjatë atyre pak

javëve që u mbajt si lëndë, mësuesi, një hoxhë aspak simpatik, na

detyronte të lexonim shkronjat dhe ato pak fjalë (besoj se ishin

arabe), duke ndjekur me gishtin tonë çdonjërën prej shkronjave.

15

Mjerë ai që gabonte, sepse ai, shumë i shpejtë, si grerëz e tërbuar,

e shponte me penë. Një sadist i vërtetë!

Një nga lëndët e tjera që u hoqën, qe Mësim Shikimi: besoj se

e kanë kuptuar se për moshën e nxënësve të asaj klase nuk kishte

kuptim, ndoshta mund të kishte qenë e vlefshme vite më vonë.

Një ekzagjerim do t’i quaja katër lëndët që lidheshin me

shkrimin, që jepeshin në të dyja shkollat, pra: Lexim shkrimi;

Shkrim dhe drejtshkrim; Bukurshkrim; Forma e jashtme e shkrimit.

Kjo të bën të mendosh se ai që e kishte ideuar programin, ishte

tërhequr nga kultura e Lindjes së Mesme dhe Azisë Lindore.

Një mësim tjetër që nuk e kuptoja dhe ende nuk e kam të

qartë se ç’synonte në atë klasë (me atë formë “të thjeshtëzuar” për

klasën e dytë fillore), ishte Morali. Por për çfarë morali bëhej fjalë?

Në të pestën (Plotore), i njëjti mësim u bë pak më i qartë: Edukatë

morale dhe qytetare (ende i paqartë për pjesën e quajtur “moral”,

por për t’u lavdëruar për pjesën “qytetare”, e cila shumë vite më

vonë do të nevojitej shumë).

Tek Ushtrimorja, programet e klasës së dytë dhe të tretë

ishin më të përshtatshme për djemtë (vajzat kishin shkollën e

tyre): Punë dore, Tregim, Lexim dhe poezi, Këngë, Gjimnastikë, më

shumë lëndë bazë, si Gramatikë, Aritmetikë, Diktim, etj. Në të

katërtën, ndoshta në bazë të udhëzimeve të ministrisë, numri i

lëndëve pësoi një rritje të ndjeshme: nga nëntë plus dy (Sjellje

dhe Zell) tek e treta u bënë gjashtëmbëdhjetë plus dy: shkrimi,

futej me detyrim, me katër lëndët e zakonshme. Ndërkohë nuk

ishte më mësimi i Edukatë morale dhe qytetare, i zëvendësuar nga

një lëndë e re: Mësim mbi Shtetin. Të tjerat ishin të zakonshmet:

Aritmetika, etj., etj. Lëndët tek dy të pestat fillore të Plotores ishin

të njëjta dhe shumë të thjeshtëzuara, por edhe këtu kishte dy të

reja: tri shënime mbi sjelljen, ose Sjellja, Zelli dhe Forma e jashtme

(mendoj se bëhej fjalë përsëri për sjelljen). Duket se programuesit

ishin munduar të gjenin sa më tepër tregues, deri në hollësi e

16

ngjyrime jo fort të dukshme të qëndrimeve të individit. E reja e

dytë ishte një lëndë tjetër: Bujqësi, ndoshta e kotë për nxënësit e

qytetit, që në të njëjtën kohë studionin Histori natyre dhe Dituri

natyre.

Duke parë të gjitha dëftesat, del se rezultatet që kisha arritur,

duhet t’i kishin kënaqur prindërit dhe natyrisht edhe mua, edhe

pse ata nuk ma kanë shprehur shumë dhe unë vetë nuk isha shumë

i ndërgjegjshëm për këtë. Megjithatë ka një përjashtim: rezultatet

e klasës së pestë (të pjesës së parë të klasës së pestë) janë më të

këqijat e shtatë viteve. Në fakt, e mbylla atë vit me tri rezultate

mjaftueshëm, te Mësim i gjuhës shqipe, Aritmetikë dhe gjeometri,

si edhe Edukatë morale dhe qytetare. Në të njëjtën dëftesë, sjellja

është nota 1 – shkëlqyeshëm. Gjithashtu, si në dëftesën e klasës

së katërt, edhe në atë të klasës së pestë të përsëritur, në të gjitha

lëndët kisha merituar notën 1. Në fund, në të gjithë jetën shkollore

– në shkollën fillore e të mesme – te sjellja kisha rezultatin 1 ose

“ekzemplar”. Prandaj nuk e shpjegoj dot se si, në fillim të klasës

së pestë (në atë pjesë të parë), kisha zbritur aq poshtë edhe në

Edukatë morale dhe qytetare. Pyes veten: mësuesi nuk ishte i aftë

të jepte mësim dhe të vlerësonte? Ishte shumë i ashpër? Apo

rezultatet vareshin nga fakti që nuk ndjehesha aq mirë me të?

Në atë moshë, gjykimi ishte i thjeshtë: mësuesi konsiderohej

ose i mirë, ose i keq. Pas shumë vitesh, unë nuk e kujtoj se si e

gjykoja atë mësues, nëse ishte jokompetent, sipërfaqësor... Ndërsa

e kujtoj për mrekulli që e konsideroja shumë të mirë, më të mirin

e mësuesve, Ahmet Duhanxhiun, e klasës së katërt Ushtrimore, një

nga ata që kishte mbaruar studimet në Austri… dhe nuk gaboja,

siç do ta them edhe më vonë.

Mësimdhënia në shkollat fillore të asaj periudhe vuante

nga mungesa e librave të vlefshëm (vetëm më 1922-in u botua

Abetarja e Aleksandër Xhuvanit, sigurisht midis të parave me

vlerë shkencore), po ashtu vuante edhe nga ndryshimi i beftë i

17

programeve dhe mësuesve (për mua, edhe i shkollave). Kjo nuk

ndihmonte sigurisht në formimin e nxënësve.

Sipas meje, them që mungonte pak edhe vëmendja ndaj

nxënësve (dhe këtë pohim e mbështes edhe në një rast vetjak). Në

fakt, në kalimin nga një klasë në tjetrën, nuk janë kujdesur as të

shohin datën time të lindjes, meqenëse në dëftesa duken plot tri

data (madje edhe dy të tjera në gjimnaz): 1916, 1919, 1920. Për fat

të keq, as familjarët e mi nuk e kanë vënë re: ndoshta vijonte ende

një moskujdesje e indiferencë ndaj dokumenteve, e trashëguar

nga administrata e para vitit 1912.

Nga përsëritjet e klasave nuk kam pasur asnjë përfitim: i kam

kaluar të dyja me notën mesatare 1.46-1.47. Edhe përmirësimi në

përsëritjen e së pestës, që është thelbësor, nuk është për t’u marrë

parasysh (ose mund të merret parasysh veçse pjesërisht, si rezultat

i dallimit të vlerësimit të dy mësuesve).

Deri në klasën e tretë fillore nuk kam kujtime të festimeve të

mëdha. Megjithatë kujtoj disa aspekte që lidhen me ceremonialin

e synetllëkut, që u krye në muajt e pushimit përgjatë kalimit nga

klasa e dytë e Plotores në të dytën e Ushtrimores. Në fakt, mua më

detyruan ta bëja synetin. Them më detyruan, sepse nuk kujtoj që

ndonjë të më ketë pyetur nëse isha apo jo dakord, apo që të më

ketë shpjeguar qëllimin. Ndoshta duhen vënë në dukje dy motive

thelbësore. Së pari, në ato kohë ai praktikohej te fëmijët e një

pjese të madhe të popullsisë së botës; dhe së dyti, i tillë ishte stili

i jetës dhe dukuri të tilla shfaqeshin edhe si norma sociale (për

pjesën e popullsisë myslimane). Si për aspektin e përgjithshëm,

ashtu edhe për atë që lidhet me mjedisin ku unë jetoja, gjykoj se

është me njëfarë interesi të flas pak më gjatë për këtë.

Për operacionin, di tashmë që myslimanët nuk e konsiderojnë

të detyrueshëm, por që është mirë të bëhet, gjithsesi, për të

përmirësuar higjienën e trupit. Ndërsa ai është i detyrueshëm

për hebrenjtë, që e praktikojnë te fëmijët e porsalindur prej tetë

18

ditësh, për të paraqitur shenjën e aleancës së tyre me Jehovain.

Duket se ato e kanë marrë nga egjiptianët dhe këta nga popuj

të tjerë; kështu zinxhiri i lidhjeve humb në rrjedhën e kohërave.

Operacione të ngjashme, me variante edhe përgjakëse dhe për

qëllime të ndryshme, praktikohen edhe nga disa popuj primitivë

të Afrikës, Australisë dhe Amerikës.

Duke përmbledhur, them se ato janë ndërhyrje (kirurgjikale)

të vogla ose të mëdha që bëjnë pjesë në ritet që shënojnë kalimin

e subjektit në një jetë të re, qoftë si individ natyror, qoftë si individ

kulturor (human, në kuptimin më të evoluar të fjalës), ose si kalim

nga fëmijëria në komunitetin shoqëror.

Për të përmbyllur argumentin, duhet thënë që disa popuj i

detyrojnë edhe vajzat të bëjnë një operacion të tillë.

Në kohën time (po e quaj të tillë atë kohë, ato vite të hershme),

pjesën e kirurgut e bënte gjithnjë berberi (i cili bënte edhe punën e

dentistit: të dhimbte dhëmbi? … ai të eliminonte shkakun … duke

të hequr dhëmbin… pa anestezi: ... e tmerrshme!!!). Megjithatë

duhet thënë që zanati i atyre që ishin të specializuar për këtë

ndërhyrje të veçantë, duhet të ishte i vlefshëm, meqenëse nuk është

dëgjuar asnjëherë për hemorragji, infeksione ose anomali. Si mjet

mbrojtjeje ndaj infeksioneve a hemorragjisë përdornin një pluhur –

të cilit nuk ia njoh përbërjen – që, duke parë rezultatet, ishte tejet i

efektshëm. Në përvojat e tyre si dentistë, ata u zëvendësuan shpejt

nga specialistët, mjekët dentarë, si dhe teknikët e diplomuar; nuk e

di nëse u bë ky zëvendësim edhe për synetin dhe kur u bë.

Mëngjesin e ditës së synetit dhe në orët e para të mbasdites

së asaj dite, familjarët, kushërinjtë dhe miqtë më të afërt dërgonin

çdonjëri një lloj dhurate shumë të dukshme: një dash të madh

të bardhë me dy mollë, mundësisht të kuqe, të vëna në brirë, një

pasqyrë të vogël me disa vija zbukurimi gjithnjë të kuqe. Përveç

tyre, drejtpërdrejt për djemtë kishte edhe dhurata të veçanta. Ishin

edhe paratë që jepeshin pas operacionit; pra, të ftuarit mbërrinin

19

dhe ishin gati për festë. Në çastin kur berberi duhet të kryente

ndërhyrjen, djali i vogël hutohej, e shpesh bënte zhurmë dhe

rrëmujë. Prerja, në përgjithësi, nuk ishte e dhimbshme. Menjëherë

pas saj, djali vendosej në shtrat, i mbështetur në shpinë. Nga ai çast,

bëhej “i vëzhguari i veçantë”; duhej të qëndronte gjithnjë i shtrirë

mbi kurriz dhe me një jastëk midis gjunjëve, për t’i mbajtur pak lart

për më shumë se 48 orë. Kur mbaronte operacioni, fillonte festa.

Enkas për atë ngjarje, mamatë tona qepnin rroba të reja për

djalin e çarçafë të rinj për shtratin e tij, lanin dhe hekurosnin perdet

dhe sistemonin në veçanti vendet ku do bëheshin ceremonitë dhe

festimet. Një ose dy ditë më parë kishin përgatitur ëmbëlsirat

dhe mezet; këto të fundit, të bëra me copa mishi të skuqur, qofte,

gjoks pule, mëlçi, japrak, vezë të ziera, djathëra, bukë të thekur,

etj. Vakti kryesor i të ngrënit e të festuarit ishte në përgjithësi

darka që hahej pas ngjarjes. Atë ditë, gjatë fazave të ndryshme të

përgatitjes së llojeve të shumta të ushqimeve që do të shërbeheshin

(katër, pesë ose më shumë pjatave), atmosfera në shtëpi ishte pak

e rrëmujshme, por e gëzueshme.

Po burrat, çfarë pune bënin për festimet, përpara dhe gjatë

këtyre të fundit? Praktikisht asgjë, ishin vetëm të gatshëm të

festonin, nën tingujt e këndshëm të melodive të këngëve të qytetit

dhe të hidheshin, vetëm ose dorë për dore, tre, katër ose edhe më

shumë, në vallet popullore. Pinin raki me bollëk – ndonjëri pinte

sa bëhej tapë – duke e shoqëruar me meze të shijshme.

Në njëfarë ore përgatitej darka. Ashtu si për fazën përpara,

edhe për këtë ndiqej mënyra e të shtruarit alla-turka. Uleshim

në tokë, mbi qilima dhe shilte, përreth një sofre. Vetëm një

lugë; gishtërinjtë zëvendësonin pirunin dhe thikën. Asnjë pjatë:

ushqimi merrej me lugë drejtpërdrejt nga enët e mëdha që

silleshin në sofër. Në përgjithësi fillohej me një supë të plotë dhe

mbarohej me hoshaf, një lëng i ëmbël me kumbulla të thata të

ziera. Nga ky i fundit, për të shmangur “larjen” e lugëve brenda,

20

futej luga vetëm një herë; merrej kafeja turke duke pirë duhan,

laheshin duart dhe mysafirët largoheshin, shpesh ndonjëri edhe

duke ecur me vështirësi, duke folur me vete ose duke kënduar.

Një ditë më pas bënin festë edhe gratë, natyrisht në një formë

më të thjeshtë. Por për to nuk kishin mbaruar ende punët që i

prisnin, meqenëse duheshin larë të gjitha ato që ishin përdorur

ditët më përpara, duhej të kthehej shtëpia në gjendje normale

dhe të vëzhgohej fëmija deri në shërimin e tij. Nga ajo që është

përshkruar, mund të thuhet që meshkujt lindnin me fatin që do

të ishin të privilegjuar. Kur bëheshin kryefamiljarë, detyra e tyre

kryesore ishte të mbronin pjesëtarët e familjes dhe t’u gjenin atyre

mjetet mbështetëse. Ajo që mbetej më pas, ishte pushimi, bisedat,

lojërat, festat, kënaqësitë, etj. Ndërsa për gratë, edhe festat që

bëheshin (si në praninë e të afërmve dhe miqve të ngushtë, ashtu

edhe ato që bëheshin vetëm me familjarët), parakuptonin më së

shumti vetëm punë nga mëngjesi në darkë. Ndërsa në rastet e

fatkeqësive, nëse humbnin ndonjë prej njerëzve të familjes, gratë

mbylleshin në shtëpi, visheshin me të zeza dhe nuk merrnin pjesë

në asnjë festë për shumë vite; ndërkohë që për burrat kthehej

shpejt jeta normale.

Poeti shqiptar, A.Z. Çajupi, para vitit 1908, e trajton kështu

fatin e burrave në një nga poezitë e tij, nga e cila po sjell më poshtë

vetëm një pjesë.

Burrat nënë hije

lozin kuvendojnë,

Pika që s’u bije

se nga gratë rrojnë.

Gratë venë ndë arë,

dhe në vreshta gratë,

ngrihen që pa gdhirë,

këthehen në natë.

21

Copëza malli, Kujtime, rrëfime është një udhëtim në periudha

të ndryshme të jetës së autorit ; udhëtim në fëmijërinë e tij në vitet

1920, kur ai kryente arsimin fillor në qytetin e tij të lindjes -

Elbasan, ndërsa në familjet qytetare shqiptare po nxitej me forcë

fryma e arsimimit ; në vitet e rinisë (në vitet 30 e ’40), ndërsa

rrëfyesi është nxënës në Gjimnazin e Tiranës, e më tej student në

Universitetin e Firences ; janë periudha të mbushura me ngjarje

e ndodhi në të cilat ai përjeton zhvillimet sociale, ideologjike e

politike të kohës, ndërsa vendi i tij ndien rreziqet dhe agresivitetin

e aventurës fashiste e përfshihet në lëvizjen për çlirim; ndërsa

Italia po përshkonte kurbën ngjitëse e zbritëse të aventurës fashiste

e po pësonte tronditje të thellë pas dështimit të asaj aventure

që shkaktoi Luftën e Dytë Botërore. Kujtimet përzgjaten edhe pas

Luftës, ndërsa autori mbeti në Itali dhe bëri një karrierë të

shkëlqyer si inxhinier zbatues dhe kërkues shkencor pranë

qendrave kërkimore e laboratorëve të indrustrisë kimike. Gjithsesi,

përgjatë kujtimeve e rrëfimeve rrëfyesi mbetet kryesisht në

hapësirat e rrëfimit të mbresave e gjurmëve që lidhen me përjetimet

intime e vetjake të lidhura me familjen, miqtë e të afërmit.

Hera-herës rrëfyesi hedh mbi shpatulla mantelin e sociologut,

historianit e njohësit të pasionuar të faunës e florës, njohje që i

bëjnë edhe më tërheqëse rrëfimet dhe kujtimet e tij.

ISBN 978-9928-226-53-2

9 789928 226532

www.Onufri.com

Piktura në kopertinë ©

Zef Kolombi,

Rrugë në Elbasan, 1938

Çmimi 1500 lekë

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!