Transform your PDFs into Flipbooks and boost your revenue!
Leverage SEO-optimized Flipbooks, powerful backlinks, and multimedia content to professionally showcase your products and significantly increase your reach.
1
2
Sindi Dobi

NËN LËKURË

roman

Onufri

3
© Autori, 2017

ISBN 978-9928-226-66-2

PRINTED AND BOUND IN ALBANIA BY ONUFRI

Rr. “Konferenca e Pezës”, Nr. 71, Kodi Postar 1027, Tiranë;

Tel & Fax 00355 42 220 017 / 270 399

www.onufri.com; E-mail: info@onufri.com

4
NËN LËKURË

5
6
Çdo ditë ndeshim qindra njerëz rrugëve. U flasim

dhjetërave prej tyre. U flasim fqinjëve sa mbyllim

derën, derisa zbresim poshtë. U flasim të njohurve

në lagje, u flasim të tjerëve që na ka lidhur jeta

disi. Qoftë nga një takim i rastësishëm në kafe

deri tek ata që kemi pasur miq të ngushtë. Sa herë

në ditë bëhet e njëjta përshëndetje, e njëjta bisedë?

“Ç’kemi, si jeni, mirë? Mirë jam, faleminderit, të

gjithë mirë.” Gjithmonë duke buzëqeshur përzemërsisht.

Aq sa dhe vetë lodhemi ndonjëherë.

Dhe ne e kuptojmë ndonjëherë se tjetri ka bërë

një buzëqeshje aq të shtirur saqë dukshëm nuk

është mirë. Dhe ne ndonjëherë e kuptojmë që

kjo bisedë dhe këto fjalë janë bërë aq automatike

sa dhe buzëqeshja ndodh vetë. Sa e vërtetë është

kjo buzëqeshje e jona kur mund të kemi në të

7
vërtetë aq shumë arsye për të mos qenë mirë?

Kur zgjohemi në mëngjes dhe ankohemi: ”Uff,

s’qenkam mirë sot!” Çfarë fshihet pas fjalëve

“jam mirë” të një adoleshenteje që është mësuar

të thotë të njëjtat fjalë gjatë gjithë jetës së saj.

Çfarë fshihet pas të qeshurave dhe fytyrës së

saj gjithmonë të buzëqeshur? Çfarë ndodh kur

gjithçka shëmbet për dikë që është mësuar të jetë

e fortë, e përmbajtur dhe mirë? Çfarë ndodh kur

lodhesh me fjalët “jam mirë” dhe nuk mund të

shtiresh më? Ajo zgjedh të rrëfehet në një dhomë

ku mund të thuhet gjithçka dhe të ngelet aty

midis dy personave. Një ditë ajo do jetë terapiste,

por tani ajo është një kliente.

8
Java e tridhjetë e një

U bënë kohë që vazhdojmë terapinë, por ajo akoma

nuk është e lirshme me mua. Më ka folur pak për veten

ose atë që ajo e quan “Dikur-i im”. Shoh që ka nevojë

të flasë. Nuk ndihet mirë mendërisht, por nuk flet,

vazhdon të ma rrotullojë bisedën dhe të mos shprehet

drejtpërdrejt për asgjë. Ajo duket më e lirshme. Më në

fund po krijon besim tek unë. Megjithatë e shkuara e

saj tregon që e ka të lehtë të besojë. Nuk është sepse unë

jam një psikologe. Ajo e njeh mënyrën si ne terapistët

punojmë e megjithatë vazhdon t’i ndjekë seancat.

-Jam mirë, më beson?

-Si mund të të besoj?! Ti nuk dukesh mirë.

-Pse? Sepse kam ende disa shenja në trup?

Apo sepse rrathët e syve të tregojnë që mund të

kem qarë?

-Po në fakt, ke qarë?

9
-Jo, nuk kam qarë. Jam mirë. Mirë do isha

edhe nëse do kisha qarë. Mirëpo nuk kam qarë.

S’gjej arsye. Sa shpejt harrojmë të merremi me

emocionet që s’u larguan kurrë apo jo?!

-Nuk gjen arsye? Po ti qaje pafund dhe thoshe

se e doje.

-Po dhe çfarë? Ishte e para herë që bija aq

poshtë. Ishte gabim, por besoj se të gjithë bëjmë

gabime të tilla kur dashurojmë. Duhet të kisha

hequr dorë nga dashuria për të, qëkur hoqa dorë

nga ai. Vite më parë.

-Nuk e kuptoj si...

-Nuk e kupton si mund të heqësh dorë e para

nga dikush që e dashuron dhe të dashuron po

njëlloj? Marrëzisht? Ti nuk ke qenë si unë prandaj.

Unë nuk jam mësuar të dashuroj verbërisht. As

veten, as familjen dhe padyshim as atë. Ai më

gënjeu. Dhe unë e dashuroja prej gënjeshtrave të

tij.

-Pra ti nuk e doje atë?

-Kurrsesi. Unë doja perfeksionin e tij. A e

di? Unë kurrë nuk kam pasur kërkesa, as nuk

kam menduar për princin e kaltër që do të gjeja.

Ai ishte perfekt. Ishte njeriu më i mirë që mund

të kërkoja në jetë. Të paktën për ca kohë. Unë e

dashurova atë perfeksion.

-Çfarë ndodhi me perfeksionin e tij?

-U venit. Shumë ngadalë. Ai filloi të tregonte

10
si ishte në të vërtetë. Dhe unë nuk e pranoja dot

më. M’u duk vetja e mashtruar pafundësisht.

Dreqi e mori!

-Çfarë ndodhi me ty? Aty ndalove së dashuruari?

-Jo, kurrsesi. Unë akoma e dua. Ndalova së

pranuari për shumë kohë. Ndihesha akoma njëlloj

për shumë kohë, përveç zhgënjimit.

-S’bëre asnjë përpjekje për ta anashkaluar?

-Zhgënjimin? Nuk do mundesha kurrë. Të

thashë. U dashurova me dikë perfekt, që ndihej,

dashuronte dhe vepronte si unë. U dashurova me

veten time si të thuash dhe..., nuk e kaloja dot këtë.

Sepse unë nuk e doja atë siç ishte në të vërtetë. Ai

meriton dikë të tillë.

-Por ti e përshkruan atë si njeri shumë negativ

për ty. Si mund të thuash që meriton dikë të tillë?

Dikë më të mirë se ty?

-Mos më keqkupto. Ai nuk do gjejë kurrë dikë

më të mirë se unë. Veç nëse e gjen me mashtrime,

siç më gjeti mua. Mirëpo meriton dikë që ta dojë

siç është në të vërtetë, me të mirat dhe të këqijat e

tij. Të gjithë e meritojnë. Vetëm se...

-Çfarë?

-Vetëm se mund të isha unë. Do të doja të më

paraqitej i sinqertë. Me të mirat dhe të këqijat e

tij. Ashtu mund të mos dashurohesha ndonjëherë

me të, ose do ta doja akoma. Po, e vërtetë. Mund

11
të isha unë dashuria e tij dhe ai e imja. Nuk kishim

pse të ishim për njëri-tjetrin zhgënjim.

-Po tani çfarë do të bësh?

-Ai më shkroi para disa ditësh. Pas disa

minutash më mori në telefon.

-U përgjigje?

-Jo, nuk u përgjigja në fakt, por doja. Në fakt,

në fillim nuk e besova. Mendova se ishte pjesë

e ëndrrës nga e cila sapo u zgjova, ose një nga

iluzionet e mia të zakonshme. Nuk i përgjigjesha

dot. Edhe po të doja, kishte shumë njerëz verdallë.

-Nuk ia ktheve telefonatën?

-Jo, sepse m’u duk absurde. Tipike e tij. Ai

vdes të jetë absurd. Prandaj gënjente besoj. Ty

të kujtohet apo jo? Herën e fundit që folëm më

shkroi se isha bërë e bezdisur me telefonata dhe

mesazhe dhe se nuk donte të më takonte më. Nuk

më tha t’i jepja pak kohë. Në këtë mënyrë, më tha

lamtumirë. Ndërsa tani... Tani bën të njëjtën gjë.

Nuk e kuptoj pse kthehet përsëri.

-Pse do të kthehej përsëri?

-Sepse ai më do dhe unë e dua. Ai e di këtë.

Mirëpo nuk e kuptoj pse mendoi se do ta prisja

prapë pas atyre mesazheve.

-Ti vetëm para disa muajve doje patjetër të

ishit bashkë!

-Doja. Eshtë e vërtetë. Por unë thashë se nuk

e dija nëse do ishim bashkë. Nëse do pranoja të

ishim bashkë kur të vinte momenti.

ISBN 978-9928-226-66-2

9 789928 226662

www.Onufri.com

12

Çmimi 500 lekë