14.11.2017 Views

QYTETI PLAK

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

1.

Autobusin që do ta shpinte në Berat, Geraldi e zuri në

stacion, teksa po nisej me një uturimë motori. Fatorinoja,

gjatosh dhe i hollë, me gjysmë trupi jashtë derës

së parë, ia bëri me dorë që të hidhte hapin. Kur vuri re

se djaloshi rëndohej nga një çantë shpine dhe ngrinte

një baule me plaçka, diç i pëshpëriti shoferit që frenoi

butë. Kërceu jashtë, e me këmbë e duar tha:

-Hajde djalë, ma jep baulen shpejt!

-Po çantën e shpinës?- e pyeti Geraldi.

-Nuk ka më vend poshtë,- tha punonjësi i shkathët,

- bagazhet janë kapicë. Merre lart!

Ashtu bëri.

Si u ngjit në shkallaren e ngushtë, vuri re që pjesa

më e madhe e ulëseve qenë të lira; kishte pak udhëtarë.

Kështu ndodhte përherë; nga Tirana në Berat autobusi

ishte bosh, në drejtim të kundërt, qëllonte që vajzat të

uleshin mbi gjunjët e djemve.

Kur automjeti la kryeqytetin, Geraldi e rrotulloi

perden kafe tek një spango e trashë dhe e derdhi vështri-

7

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!