22.11.2014 Views

Gjuha shqipe 2 - Albas

Gjuha shqipe 2 - Albas

Gjuha shqipe 2 - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe

2”

Përgatitur nga:

Ilda Alushaj

Mirela Tërova

Natasha Pepivani

Botime shkollore Albas

1

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Botues:

Latif AJRULLAI

Rita PETRO

Redaktore:

Natasha PEPIVANI

Jorina KRYEZIU

Redaktore letrare:

Vasilika DINI

Arti grafik:

Gjergji KOLLUMBI

© Albas, Tiranë 2008

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shtëpia Botuese Albas

Në Tiranë: Rr. Budi, Pall. “Clasic Construction”, zyra nr. 2

Tel/Fax: ++ 355 4 2379184

e-mail: albas_tr@yahoo.com

Në Tetovë: Rr.Ilindenit, nr.105

Tel: 044 344047

e-mail: albas_te@yahoo.com

Në Prishtinë: Rr.Eqrem Çabej, nr.47

Tel: 038 5457139

e-mail: albas_pr@yahoo.com

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Hyrje

Të nderuar mësues/e,

Shtëpia botuese ALBAS, në zbatim të politikave të saj të botimit, që çdo libër

për nxënësin të shoqërohet edhe me librin e mësuesit, iu vë në dispozicion “Librin e

mësuesit për tekstin Gjuha shqipe 2” të autoreve Rita Petro dhe Mimoza Gjokutaj,

botim i kësaj Shtëpie botuese.

Teksti i nxënësit Gjuha shqipe 2, është hartuar në përputhje me programin e ri

dhe realizon këto objektiva të përgjithshëm:

a. Të aftësojë nxënësit në të dëgjuar e të folur, në të lexuar e të shkruar për të

përdorur gjuhën shqipe si mjet komunikimi me gojë e me shkrim.

b. Të zhvillojë të menduarit e pavarur të nxënësit:

- për të shprehur lirisht mendimet, idetë, ndjenjat, emocionet,

- për të reflektuar për vlerat e tij dhe të shokëve në situata të dhëna,

- për të kërkuar, zbuluar, klasifikuar, argumentuar në situata të njohura me gojë

e me shkrim.

Realizimi i këtyre objektivave mbështetet në katër linja kryesore, të cilat në tekstin

e nxënësit vijnë me emërtimet e mëposhtme:

TË LEXUARIT

- Pjesët e zgjedhura të Leximit

TË FOLURIT

- Bisedojmë së bashku

TË SHKRUARIT

- Shkruajmë

NJOHURI RRETH GJUHËS - Njohim gjuhën tonë

Këto linja janë të lidhura ngushtë e të integruara me njëra-tjetrën, por secila ka

objektivat e veta specifikë, të cilët sa më shumë të njihen e të zbatohen, aq më mirë

do të realizojnë standardet e lëndës së gjuhës shqipe.

Libri i mësuesit për Gjuhën shqipe 2 mbështetur në sa thamë më sipër, synon

t’u vijë në ndihmë mësuesve, duke dhënë modele se si mund të realizohen gjatë

procesit mësimor synimet e programit, realizuar nëpërmjet librit të nxënësit.

Libri i mësuesit ka strukturën e mëposhtme:

a. Hyrja, ku jepen sqarime të domosdoshme për materialin e paraqitur.

b. Plani sintetik dhe analitik, i zbërthyer në orë, linja, tematikë dhe objektiva.

c. Model mësimi për çdo temë të planifikuar, modeluar sipas metodave dhe

teknikave bashkëkohore të mësimdhënies, ku mbizotëron struktura PNP (Parashikimi,

Ndërtimi i njohurive dhe përforcimi).

d. Teste për kapitujt kryesorë.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

• Plani analitik

Temat mësimore janë planifikuar, ashtu si janë konceptuar nga autorët e tekstit

Gjuha shqipe 2, pra zhvillohen në mënyrë lineare duke integruar linjat. Në përgjithësi

temat e rubrikës Lexojmë dhe Njohim gjuhën tonë janë parashikuar të zhvillohen në

dy orë, kurse të rubrikave të tjera në një orë.

Në plan ka katër tema të rubrikës Flasim, të cilat janë parashikuar të realizohen

me orët e leximit me të njëjtën temë. Po kështu janë planifikuar edhe orët e përsëritjes,

të diktimit, të leximeve jashtëklase dhe të testimeve. Plani është orientues. Mësuesi

është i lirë të bëjë ndryshime në të, aty ku e sheh të arsyeshme.

Në tekst materiali letrar është mjaft i gjerë. Në raste kur mësuesi/ja e sheh se

pjesët e planifikuara janë të gjata dhe nuk përvetësohen nga nxënësit, mund të

mos i zhvillojë të gjitha pjesët, por sugjerojmë që të jepen si lexime të pavarura. Në

këtë përzgjedhje duhet të mbahet parasysh lidhja e pjesës me dy rubrikat e tjera:

Bisedojmë së bashku dhe Shkruajmë, përsëritja e tematikës, lidhja e saj me mjedisin

ku jeton nxënësi dhe problematikën e tij etj.

• Modelimi i çdo teme mësimore është bërë në përputhje me kërkesat që ka

ditari i mësuesit.

Çdo mësim model ka strukturën e vet, që përbëhet nga:

Rubrika, tema, objektivat e arritjes, mjetet, fjalët kyç, struktura dhe ecuria e orës

së mësimit.

Në një tabelë të veçantë jepet struktura e mësimit, metodat, teknikat e veprimtaritë,

kurse koha i është lënë mësuesit për ta planifikuar.

• Objektivat e nxjerra për çdo orë mësimi mbajnë parasysh të tria nivelet e

nxënësve. Ata janë nxjerrë duke u nisur nga objektivat e përgjithshëm e specifikë

të programit, që janë realizuar në tekstin e nxënësit sipas linjës.

LEXOJMË

1. Linja e të lexuarit

Nëpërmjet rubrikës Lexojmë nxënësi duhet:

a. Të zhvillojë aftësitë për të lexuar: rrjedhshëm, saktë, me intonacionin e duhur,

me ndjenjë e emocion në përputhje me pjesën e leximit.

b. Të zhvillojë aftësitë për të kuptuar atë që lexon:

- ta ritregojë të gjithë pjesën ose një pjesë të saj me anë të pyetjeve, ose me fjalët e veta,

- ta ritregojë me hollësi a përmbledhtas,

- të ilustrojë mendimin me pjesë nga teksti.

c. Të zhvillojë aftësitë për të zbuluar informacionin e ri, mesazhin, cilësitë e

personazheve etj.

d. Të zhvillojë aftësitë për të ndierë kënaqësinë që të fal leximi, zbulimi i së

vërtetës dhe fantastikes.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

e. Të zhvillojë aftësitë për të interpretuar situata të dhëna dhe për të argumentuar

mendimin e vet.

Zhvillimi i aftësive për të lexuar me kuptim është themeli mbi të cilin ngrihen

muret e gjithë sistemit të shkollimit dhe ky themel hidhet që në vitet e para të

shkollimit, ku në këtë proces klasa e dytë luan rolin më të rëndësishëm.

Shumica e pjesëve të zgjedhura janë parashikuar të zhvillohen në dy orë:

Në orën e parë, mësuesi duhet t’i kushtojë kujdes dhe vëmendje të lexuarit me

kuptim të pjesës. Nxënësi fillimisht njihet me pjesën nëpërmjet leximit të mësuesit/

es, pastaj u shpjegohet kuptimi i fjalëve të reja a të vështira. Për këtë orë në librin e

mësuesit do të gjeni metoda dhe teknika efikase, që nxënësi të ndjekë me dëshirë

leximin e pjesës, siç është leximi i drejtuar, leximi zinxhir, leximi me zë të lartë e në

heshtje, leximi me role, leximi me kodim etj.

Është mirë që gjatë leximit të pjesës së re mësuesi t’i aktivizojë intensivisht

nxënësit në klasë për lexim. Ai vetë duhet ta lexojë fillimisht pjesën me intonacionin

e duhur, për ta familjarizuar dhe ndihmuar nxënësin në leximin e mëpasshëm të

saj. Gjatë leximit zinxhir, u kërkohet nxënësve të lexojnë fjali ose paragrafë, (pasi

nxënësi që në mësimet e para të Gjuhës shqipe 2 mëson se ç’është fjalia dhe teksti).

Kjo jo vetëm që e aktivizon nxënësin, por dhe e bën të vëmendshëm njëherazi në

dëgjim dhe lexim.

Gjithashtu, pjesët me dialog mund të ndahen në role, ku dhe vetë mësuesi duhet

të jetë pjesëtar i këtij leximi, për të krijuar afërsi me nxënësin.

E njëjta mënyrë përdoret edhe për poezinë. Nëpërmjet intonacionit të ndryshëm

të leximit nga mësuesi, nxënësi të jetë në gjendje që intuitivisht të dallojë llojet e

ndryshme të shkrimeve: përrallën nga tregimi, poezinë e natyrës nga fabula etj.

Fjalët kyç janë evidentuar për çdo temë. Ndonjëherë fjala kyç identifikohet me

fjalën e re ose të vështirë. Për të kapërcyer këtë vështirësi, në Librin e mësuesit i

rekomandohet si metodë efektive Parashikimi me terma paraprakë, ku si terma në

lexim përdoren fjalët kyç. Nëse me titullin dhe dy tri fjalë nxënësi është në gjendje të

krijojë një tekst, që parashikon si zhvillohen ngjarjet në pjesën e dhënë, do të thotë

se fjalët kyç janë zgjedhur saktë. Në tekstin e nxënësit, fjalët kyç janë shpjeguar

edhe nëpërmjet ilustrimit.

Në orën e dytë të leximit, përgjithësisht është parashikuar të ushtrohen nxënësit

nëpërmjet rubrikës Kuptojmë tekstin:

a. Pyetje,

b. Gjetja e përgjigjeve të sakta (E saktë e gabuar),

c. Vlerësimi subjektiv i pjesës (Po ti?).

Rubrika Pyetje synon që me anë të pyetjeve nxënësi të zbërthejë kuptimin

tërësor të tekstit, prandaj përgjigjet e pyetjeve janë shumë të rëndësishme, pasi

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

që aty kalohet në shkallët e tjera të njohjes së tekstit. Nëpërmjet pyetjeve, nxënësi

ushtrohet jo vetëm për të folurin, po edhe për lidhjen logjike të mendimeve të tij.

Rubrika e dytë: Gjetja e përgjigjeve të sakta, e bën nxënësin që t’i rikthehet

edhe një herë tekstit. Alternativat në këtë rubrikë jepen herë mirë dhe herë gabim.

Nëpërmjet kësaj rubrike synohet të ushtrohet vëmendja e nxënësit në drejtim të

detajeve, hollësive. Alternativa që i kërkohet e bën nxënësin të kërkojë në tekst atë

pjesë që i duhet atij. Pra, kemi të bëjmë jo më me një lexim tërësor, por me një lexim

me synim. Ky është një lexim me laps në dorë.

Përveç këtyre rubrikave, që janë më kryesoret, në rubrikat e leximit ka edhe

punë me kërkesa të ndryshme dhe specifike për secilin tekst të zgjedhur. Disa herë

nxënësit i kërkohet ndonjë detyrë e shkurtër me shkrim, e cila mund të punohet

ose drejtpërdrejt në libër me laps, ose mund të shkruhet në fletoren e detyrave të

shtëpisë apo të klasës, sipas rastit.

Në librin e mësuesit janë dhënë modele të ndryshme që e ndihmojnë nxënësin

të përvetësojë sa më mirë kuptimin e pjesës. Grafikët organizues, Dora e pyetjeve,

Harta e ngjarjes, Rrjedha e ngjarjes etj. e bëjnë nxënësin që të kuptojë pjesën në

mënyrë logjike e tërheqëse dhe ta ritregojë saktë e bukur përmbajtjen.

TË FOLURIT

2. Nëpërmjet rubrikës Bisedojmë së bashku, nxënësi duhet të arrijë:

- Të dëgjojë e të flasë rreth një teme të caktuar.

- Të shprehë lirisht mendimet e veta.

- Të fitojë shprehitë e bashkëbisedimit dhe të folurit në grup.

Secila temë e kësaj rubrike është parashikuar të zhvillohet në 1 orë. Këto tema

janë të integruara me temat e pjesëve të leximit. Pasi nxënësi lexon dhe kupton një

pjesë, në këto orë mësimore ai ka mundësi të reflektojë se si e përjeton atë ngjarje

në jetën e tij.

Qëllimi i këtyre temave nga ana e standardeve lëndore është që nxënësi:

• të ushtrojë të folurin duke bashkëbiseduar, diskutuar dhe shfaqur mendime për

tema nga më të ndryshmet,

• të pasurojë fjalorin në varësi të fushës tematike,

• të shprehë mendimet a të japë informacionin që i kërkohet, me fjali të ndërtuara

saktë dhe sa më shkurt,

• të flasë qartë e pa gabime,

• të shprehë gojarisht mendimin e tij për një personazh,

• të tregojë se si ka kaluar një shëtitje, si luan me shokët, si reflekton ndaj të

tjerëve, në shtëpi apo mjedisin e jashtëm, si i përjeton ngjarjet, përrallat, tregimet,

emocionet dhe mbresat.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Nxënësit duhet të nxiten që të shprehen sa më lirshëm dhe të flasin sa më shumë

për veten. Mësuesi duhet të jetë i vëmendshëm, veçanërisht ndaj nxënësve, të cilët

janë të heshtur dhe të mbyllur në vetvete.

Për të arritur që nxënësit të shprehen lirshëm duhet të krijohet mjedis i ngrohtë, ku

secili e ndien veten të aftë dhe të vlerësuar. Në natyrën e fëmijës është veti sinqeriteti

dhe spontaniteti. Këto veti me rritje fillojnë të humbasin. Prandaj mësuesi duhet të

bëjë kujdes që të nxitë iniciativën e të shprehurit dhe të sinqeritetit. Ky sinqeritet duhet

të respektohet nga të dyja palët. Edhe nga nxënësit që flasin, edhe nga nxënësit që

dëgjojnë të cilët duhet të vlerësojnë sinqeritetin e shokut të tyre. Prandaj titujt e këtyre

rubrikave zakonisht fillojnë me: Edhe unë.....Ideja e kësaj rubrike është që nxënësi ta

identifikojë veten me personazhet e tekstit.

Metodat e larmishme të mësimdhënies, si: lojërat mësimore gjithëpërfshirëse,

pyetje përgjigjet, përvetësimi i temës së leximit që paraprin këtë rubrikë, pasurimi i

fjalorit, situatat intriguese, mjetet figurative e bëjnë nxënësin të ndihet i aftë dhe të

jetë aktiv.

Gjatë zhvillimit të këtyre temave mësuesi mund të kombinojë në ndonjë rast

edhe kërkesat e rubrikës Të folurit me ato të rubrikës Të shkruarit, nëpërmjet ndonjë

ushtrimi të thjeshtë që është dhënë në tekst. Por kryesore në temat e kësaj rubrike

është Të folurit. Prandaj nuk duhet të ketë shmangie nga ky standard i parashikuar

në program.

TË SHKRUARIT

3. Nëpërmjet rubrikës Shkruajmë nxënësi duhet të arrijë:

• Të zhvillojë aftësitë për të shkruar nëpërmjet:

• kopjimit të një fjalie a një teksti të dhënë,

• shkrimit të një teksti të dhënë sipas modelit, si: letër, kartolinë, shënim, këshillë etj.,

• plotësimi i një teksti me fjalët e dhëna,

• krijimi i një teksti duke iu përgjigjur pyetjeve,

• realizimi i përmbledhjes së një përralle, duke renditur si duhet fjalitë e dhëna,

• krijime të thjeshta me imagjinatë,

• përshkrimi fizik a i karakterit të një personazhi, duke u ndihmuar me pyetje a me

fjalë të dhëna etj.

Secila temë është parashikuar të zhvillohet në 1 orë.

Temat e kësaj rubrike janë të integruara me temat e pjesëve të leximit nga ana

tematike.

Përpara se nxënësi të shkruajë, bëhet një parapërgatitje me gojë rreth temës që

do të shkruhet.

Qëllimi i këtyre temave nga ana e standardeve lëndore është që:

Nxënësi të shkruajë saktë dhe pa gabime fjalë nga fjalori i fushave të ndryshme,

të lidhë me logjikë fjalët në fjali, si dhe të lidhë fjalitë për të arritur në përshkrimin e

një teksti të shkurtër.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Në tekst, si dhe në fletoren e punës, është bërë kujdes që kërkesat të rriten

shkallë-shkallë, si brenda një teme, ashtu edhe në tërësi të rubrikës. Renditja e

kërkesave është bërë e tillë, që çdo nxënës, pavarësisht nga niveli, të gjejë veten,

të fitojë besim se mund të flasë, të lexojë e të shkruajë rreth një teme të dhënë.

Gjithashtu, nëpërmjet kësaj rubrike, nxënësi merr elementet e para fillestare për

përshkrimin e personazhit, për shkrimin e përmbledhjes, renditjen e ngjarjeve, për

titullin e tekstit, përbërësit e përrallës etj. Për këtë nxënësve u vjen në ndihmë teksti

me modele gjysmë të gatshme.

Njohuritë gjuhësore

4. Nëpërmjet rubrikës Të njohim gjuhën tonë nxënësi, sipas disiplinave

gjuhësore, duhet të arrijë:

Në Sintaksë:

• Të njohë tekstin dhe fjalinë dëftore e pyetëse, mohore e pohore.

Në Morfologji:

• Të njohë fjalët sipas klasave leksiko-gramatikore: emër, mbiemër, folje.

• Të njohë kategoritë kryesore gramatikore të emrit e të mbiemrit (gjini e numër)

dhe të foljes (kohë, vetë).

Drejtshkrim:

• Të përdorë drejt shkronjën e madhe.

• Të përdorë drejt shenjat pikësimit: pikë, pikëpyetje e pikëçuditje.

• Të shkruajë saktë emra të gjinisë femërore e mashkullore në numrin njëjës e shumës.

• Të shkruajë saktë mbiemra të gjinisë femërore e mashkullore në numrin njëjës

e shumës etj.

Leksikologji:

• Të njohë e të dallojë fjalë të thjeshta nga fjalët e përbëra.

• Të gjejë fjalë antonimike e sinonimike me fjalët e dhëna.

Temat gjuhësore përgjithësisht janë parashikuar të zhvillohen në dy orë. Në

orën e parë mësuesi, duke u mbështetur në tekstin e nxënësit, do të shpjegojë dhe

interpretojë dukuritë gjuhësore. Në ndihmë i vijnë sa shembujt e zgjedhur, aq edhe

ilustrimet që mësuesi duhet t’i shfrytëzojë që nxënësi të bëjë lidhjen ndërmjet figurës

dhe fjalëve që trajtojnë njohurinë gjuhësore. Dukuritë gjuhësore jepen nëpërmjet

shembujve shumë të thjeshtë e të pangarkuar stilistikisht. Shembut nuk jepen me

fjali të shkëputura, por përgjithësisht në tekste të shkurtra, në dialogë etj. Në mënyrë

që njohuritë të mos merren të shkëputura, e si qëllim në vetvete.

Pra, në orën e parë nxënësi duhet të rrokë kuptimin e dukurisë gjuhësore, ta dallojë

atë nga forma dhe logjikisht.

Në orën e dytë nxënësi, duhet të ushtrohet me shkrim e me gojë për të përvetësuar

dukurinë gjuhësore të caktuar. Për këtë vlejnë ushtrimet gjuhësore që janë dhënë në

tekst dhe në Fletoren e punës. Ushtrimet, si në tekst dhe në Fletoren e punës, janë

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

dhënë sipas shkallës së vështirësisë, duke kaluar nga ushtrimi më i lehtë, që ka karakter

zbatues, në më të vështirin, që ka karakter krijues, krahasues, argumentues etj.

Si në tekst, ashtu edhe në modelet e dhëna, njohuritë gjuhësore e letrare jepen

në mënyrë intuitive e praktike, duke i integruar në mënyrë sistematike dhe të natyrshme

me njohuritë e secilës rubrikë: Lexojmë, Shkruajmë dhe Bisedojmë së bashku. Kjo

bëhet me qëllim që nxënësi të mos mbingarkohet me njohuri të tepërta teorike, pasi

këto njohuri do të rimerren nga klasa në klasë deri në fund të sistemit 9-vjeçar. Prandaj,

synimi kryesor në këtë klasë është që nxënësi të fitojë njohuri e shprehi në mënyrë

logjike dhe të qëndrueshme.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

10

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

11

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

12

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

13

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

14

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

15

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

16

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

17

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

18

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

19

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

20

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

21

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

ERA NË SHTËPI

Rubrika: Lexojmë

Tema: Albumi i familjes (Ora I)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të lexojë bukur, me intonacion, emocion dhe duke respektuar shenjat e

pikësimit.

• Të pasurojë fjalorin me fjalë të reja rreth temës dhe të formojë fjali me to.

• Të flasë për faqen e një albumi me fotografi.

• Të hartojë një pesëvargësh, duke u bazuar në mendimet e dhëna për një

album.

Mjetet: teksti, albume, fotografi, fisha me terma paraprakë.

Fjalët kyç: albumi i vjetër, gjyshja e Erës, shikojnë.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Ndërtimi i njohurive

Përforcimi

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi me terma paraprakë

Lexim i drejtuar

Pesëvargësh

Parashikimi: Parashikimi me terma paraprakë

Mësuesi/ja paraqet fishat e parapërgatitur (ose i shkruan në dërrasë) dhe pyet:

- A mund të formoni një tregim me këto fisha (këta terma paraprakë)?

albumi i vjetër gjyshja e Erës shikojnë albumi i Erës

U lihet nxënësve një kohë e mjaftueshme dhe mirëpritet çdo krijim i nxënësve,

duke nxitur dhe ngacmuar imagjinatën e tyre.

Ndërtimi i njohurive: Leximi i drejtuar

Mësuesi/ja lexon paragrafin e parë të pjesës.

Ndalesa I. Gjyshja e Erës... deri te... pranon me dëshirë.

- A do t’i pëlqejnë fotografitë Erës?

- A do të njohë ndonjërën prej tyre?

- A do të jetë ajo në ndonjërën nga fotografitë?

Nxënësit shprehin hamendjet e tyre dhe mësuesi/ja vazhdon leximin.

Ndalesa II. Ja, këta këtu...deri te ... se sa shumë i ngjan.

- A do t’i pëlqejë fotografia e gjyshes, kur ka qenë nuse?

22

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

- Do të qeshë apo do të kënaqet Era me to?

Pas hamendjeve të nxënësve, mësuesi/ja vazhdon të lexojë:

Ndalesa III. Ua, vërtet...deri te...kur linda unë.

- Po tani? A do të ketë gjyshja fotografi me Erën e rritur?

- A do ta pëlqejë ajo albumin e Erës?

Ndalesa IV. Sigurisht... deri në fund.

- Si mund t’i jetë përgjigjur gjyshja?

- A mund të parashikoni ndonjë fund tjetër për pjesën?

Nxënësit lexojnë pjesën disa herë në heshtje dhe më pas me role.

Përforcimi: Pesëvargësh

Nxënësit plotësojnë pesëvargëshin e mëposhtëm mbi bazën e pyetjeve:

Si është?

Ç’bën?

Një fjali

Një sinonim

Albumi

Nxënësit punojnë të pavarur dhe më pas lexojnë punët e tyre. Punët më të mira

mësuesi/ja i shkruan në dërrasën e zezë. Po japim një shembull:

Albumi

i ri

i vjetër

shikoj kujtoj kënaqem

Albumi ka shumë fotografi.

Kujtime

23

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Lexojmë

Tema: Albumi i familjes (Ora II)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të përshkruajë një album.

• Të dallojë personazhet.

• Të kuptojë përmbajtjen dhe ta riprodhojë atë.

• Të luajë në role dhe të argëtohet.

Mjetet: album, fletë, tekst, fletore.

Fjalët kyç: pyetje, zgjedh, lexoj.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Stuhi mendimesh

Ndërtimi i njohurive Pyetja sjell pyetjen, punë në dyshe

Përforcimi

Luajmë në role

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Stuhi mendimesh.

Mësuesi/ja i nxit nxënësit të flasin për albumin.

Albumi

Disa nga përgjigjet mund të ishin: foto me ngjyra, pa ngjyra, të reja, të vjetra,

libër, i trashë, i hollë, me shumë fletë,... etj.

Të gjitha përgjigjet e nxënësve, mësuesi/ja i shkruan në skemën e mësipërme.

Ndërtimi i njohurive: Pyetja sjell pyetjen, punë në dyshe.

Formohen grupe dyshe me shokun e bankës dhe punohen pyetjet e tekstit.

Nxënësi A lexon pyetjen, nxënësi B gjen në tekst dhe lexon përgjigjen. Mësuesi/ja

e ka ndarë paraprakisht tekstin në aq pjesë, sa pyetje janë.

Për të nxitur mendimin e nxënësve, u kërkohet dysheve që t’i drejtojnë njëritjetrit

pyetje shtesë për çdo fjali a paragraf të mësimit që të fillojë me fjalën PSE?

P.sh.:

- Pse i ruan gjyshja me kujdes fotografitë e saj?

- Pse gjyshja i tregon Erës fotografitë kur ka qenë e vogël?

- Pse i tregon fotografinë e saj kur ka dalë nuse?

- Pse Era i tregon albumin e saj?

24

- Pse kujton ditën e lindjes?

Pastaj, mësuesi/ja dhe nxënësit fl asin për përvojat e tyre.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Tek ushtrimi me kërkesën: Shëno me V përgjigjen e saktë dhe me X

përgjigjen e gabuar. Ky ushtrim kërkon që të rritë vëmendjen e nxënësve gjatë leximit.

- Gjyshja nuk pranoi të tregonte albumin. X

- Era iu lut gjyshes ta shihnin albumin bashkë. V

- Albumi i gjyshes është i ri. X

- Era nuk u çudit që gjyshja kishte pasur mama. X etj.

Pasi dëgjon përgjigjet e nxënësve, mësuesi/ja kërkon që ata të gjejnë në tekst

përgjigjen e saktë dhe ta lexojnë.

Shënim. Ky tip ushtrimi përsëritet shpesh në tekst dhe realizon synime që

lidhen me leximin e vëmendshëm, me evidentimin e hollësirave që kanë përdorur

autorët e pjesëve, vënien në dukje të fjalëve kyç etj.

Përforcimi: Luajmë në role.

Nxënësit lexojnë pjesën me role dhe gjejnë porosinë e gjyshes.

Sipas kohës që është në dispozicion, ndahen rolet sipas personazheve të

tregimit dhe luhet pjesa në role.

Nxënësi I→ autori, Nxënësi II → gjyshja, Nxënësi III→ Era

Nxënësit mund ta lexojnë pjesën me rolet e përcaktuara.

Detyrë shtëpie. Plotësoni ushtrimet e Fletores së punës.

Rubrika: Bisedojmë së bashku

Tema: Familja ime

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë dhe të emërtojë anëtarët e familjes.

• Të shpjegojë lidhjet e pjesëtarëve të familjes me njëri-tjetrin (nga brezi në brez).

• Të sjellë kujtimet e tij/saj me disa fotografi .

• Të ndërtojë një album personal.

Mjetet: foto, teksti, album, fisha, lëmsh fi lli.

Fjalët kyç: familje, foto, album personal.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Stuhi mendimesh

Ndërtimi i njohurive Bashkëbisedim

Përforcimi

Turi i galerisë

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Stuhi mendimesh.

Mësuesi/ja i pyet nxënësit dhe me përgjigjet e tyre plotëson skemën e

mëposhtme.

- Cilët janë pjesëtarët e një familjeje?

nëna

babai

motra

Pjesëtarët

e familjes

gjyshi gjyshja

vëllai

Ndërtimi i njohurive: Bashkëbisedim.

Nxënësit vendosen në formë rrethore dhe thonë emrat e pjesëtarëve të familjes

së tyre. Nxënësi I hedh lëmshin, mban fillin e parë të tij në dorë dhe kërkon nga

nxënësi që merr lëmshin (zakonisht nxënësi përballë) t’u përgjigjet pyetjeve, p.sh.:

Nxënësi 1 → Si e ka emrin babai yt?

Nxënësi 2 → Artan. (i hedh lëmshin nxënësit 3)

Nxënësi 3 → Si e ka emrin mamaja?

Nxënësi 4 → Entela.

Nxënësi 5 → Si e ka emrin gjyshi nga nëna?

Nxënësi 6 → Sami.

Nxënësi 7 → Si e ka emrin gjyshi nga babai?

Nxënësi 8 → Nikolla.

Nxënësi 9 → Si e ka emrin gjyshja nga nëna?

Nxënësi 10 → Flutura ... etj.

Më pas, nxënësit ulen dhe plotësojnë ushtrimin b dhe c. Për ushtrimin b, është

mirë që mësuesi/ja të paraqesë fishat dhe formon me to fjalët:

STËR + GJYSH STËR + GJYSHE

Përforcimi: Turi i galerisë.

Nxënësit krijojnë albumin e tyre me fotot që kanë sjellë. I vendosin albumet në

tryezë dhe të gjithë ngrihen dhe shohin punën e njëri-tjetrit.

26

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Njohim gjuhën tonë

Tema: Teksti

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë një tekst.

• Të dallojë fjalinë nga teksti.

• Të formojë me gojë një tekst, duke lexuar figurat e dhëna.

• Të formojë tekstin duke lexuar fjalitë e dhëna nën figurat.

Mjetet: letër, tekst, laps, etiketa.

Fjalët kyç: tekst, fjalë, fjali.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Ndërtimi i njohurive

Përforcimi

Zhvillimi i mësimit

Parashikim me terma paraprakë

Marrëdhëniet pyetje-përgjigje

Punë në grupe

Parashikimi: Parashikim me terma paraprakë.

Hapi I. Mësuesi/ja nxjerr etiketat e përgatitura dhe ua tregon nxënësve:

- Çfarë janë shkruar në këto etiketa?

Nxënësit: fjalë.

Mund të formojmë me këto fjalë një fjali? Le ta provojmë.

Shtëpia ime është me dy kate

Mësuesi/ja: Ç’tregon kjo fjali?

Pasi dëgjon përgjigjen e disa nxënësve, mësuesi/ja jep përkufizimin:

Fjalia ka disa fjalë dhe tregon diçka.

Përkufizimi nuk është nevoja të mësohet përmendsh nga nxënësit, por të

kuptohet prej tyre.

Ndërtimi i njohurive: Marrëdhëniet pyetje-përgjigje.

Hapi II. Mësuesi/ja shkruan në dërrasë dy fjali të tjera:

Flutura fluturon.

Në katin e dytë janë dy dritare.

Mësuesi/ja: Cila nga këto dy fjali ka lidhje me fjalinë që krijuam me etiketa?

Nxënësi: Fjalia e dytë.

Mësuesi/ja: Pse?

Nxënësit: Tregon si është shtëpia. Nuk tregon për fluturat.

27

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Hapi III. Vazhdon veprimtaria me fjalitë e tjera të tekstit, që ndodhet në krye të f. 17.

Mësuesi/ja shpjegon lidhjet e fjalive me fi gurat.

Fjali + Fjali + Fjali = Tekst

Fjalitë, që lidhen me njëra-tjetrën sipas kuptimit, formojnë një tekst.

Për ta dhënë më të qartë konceptin e tekstit, mësuesi/ja kërkon nga nxënësit të

lexojnë fi gurat e dhëna, pa lexuar fjalitë nën to.

Për fi gurën e parë mund të thuhet vetëm një fjali, kurse për fi gurën e fundit

mund të thuhen disa fjali, të cilat formojnë tekstin që lidhet me përshkrimin e

shtëpisë nga ana e jashtme.

Në fund, një nxënës lexon fjalitë që janë nën fi gurat.

Përforcimi: Punë në grupe.

Ndahet klasa në tri grupe. Secilit grup i jepen katër – pesë fi sha dhe u kërkohet

të ndërtojnë me fjalitë e fi shave nga një tekst.

Përfaqësuesi i çdo grupi lexon tekstin. Bëhet vlerësimi i grupit që ka punuar më

mirë.

Në fund të kësaj veprimtarie, mësues/ja përforcon njohurinë: Me fjalitë e

dhëna ju keni formuar tekst, sepse i keni renditur sipas kuptimit.

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 1 në Fletoren e punës, faqe 6.

Rubrika: Njohim gjuhën tonë

Tema: Ushtrime për tekstin (Ora II)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të formojë një tekst duke i radhitur fjalitë e dhëna sipas kuptimit.

• Të formojë tekste duke i ndarë fjalitë sipas kuptimit.

• Të plotësojë fjalitë e një teksti me fjalët e dhëna.

Mjetet: teksti, fletë, laps.

Fjalët kyç: tekst, fjalë, fjali.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Lëviz, ndalo, krijo në dyshe

Ndërtimi i njohurive Diagrami piramidal

Përforcimi

Studim në dyshe

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Lëviz, ndalo, krijo në dyshe.

Nxënësit lëvizin nëpër klasë dhe, kur mësuesi/ja përplas duart një herë, ata

ndalojnë dhe formojnë dyshe me shokun që kanë afër. Nxënësi I duhet të thotë

një fjali, ndërsa nxënësi II të thotë një fjali tjetër, që ka lidhje me të parën. Fjalën e

parë të fjalive: mëngjes, drekë, darkë e thotë mësuesi/ja për t’i orientuar nxënësit

lidhur me fjalitë që do të formojnë, të cilat do të shërbejnë edhe për etapën tjetër të

mësimit:

Nxënësi I. Në mëngjes unë ngrihem në orën shtatë.

Nxënësi II. Lahem, krihem, vishem dhe shkoj në shkollë..

Përsëritet kjo lojë edhe dy herë.

Nxënësi I. Në drekë ……………………...

Nxënësi II. ………………………………………..

Nxënësi I. Në darkë ……………………...

Nxënësi II. ………………………………………..

Nxënësit nëpërmjet kësaj veprimtarie kujtojnë veprimet që bëjnë gjatë ditës dhe

parapërgatiten për etapën e dytë të mësimit.

Ndërtimi i njohurive: Diagrami piramidal.

Nxënësit shohin për disa minuta në heshtje figurat në krye të faqes 18 dhe

lexojnë fjalitë. Mësuesi/ja u drejton pyetjen:

- A mund të formohet një tekst me fjalitë e dhëna nën figurat? Çfarë të bën

për të qeshur?

Përgjigjja: Fjalitë nuk janë vendosur sipas kuptimit. Edhe figurat nuk lidhen me

kuptimin e fjalive.

Mësuesi/ja i nxit nxënësit të shpjegojnë mospërputhjen e kuptimit të fjalive me

figurën. P.sh.:

Figura → në mbrëmje Fjalia → Nxënësi shkon në shkollë.

Figura → ora tregon 18 00 Fjalia → Agimi ngrihet herët.

Plotësohet diagrami piramidal.

Agimi

Mëngjes Pasdite Darkë

1. Agimi u ngrit herët.

2. Ai u nis për në shkollë.

3. Gjithë pasditen bëri

detyrat.

4. Pastaj erdhi darka.

5. Sapo u shtri, e zuri

gjumi.

Tekstin e plotë nxënësit do ta shkruajnë në fletore, ndërsa mësuesi/ja në tabelë.

29

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Përforcimi: Studim në dyshe.

Për plotësimin e ushtrimeve 1 dhe , nxënësit punojnë në dyshe (me shokun

e bankës). Ata punojnë në fl etë të bardha dhe, në fund, punët e tyre varen nëpër

mure ose lexohen.

Teksti 1 Teksti 2

Ana lexon shumë libra. Një ditë ajo bleu

një libër të ri. Libri i pëlqeu shumë. Pasi e

lexoi librin, e vendosi me kujdes në raftin

e bibliotekës. Ana është e para e klasës

në lexim.

Agimi ka një mace të bukur. Macja

e tij i ka sytë jeshilë. Ai kujdeset

shumë për macen. Macja e pret me

padurim Agimin.

Detyrë shtëpie. Ushtrimet 3, 4 nga Fletorja e punës, faqe 6.

Rubrika: Lexojmë

Tema: Supa me perime (Ora I, II)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë saktë, bukur, duke respektuar shenjat e pikësimit.

• Të pasurojë fjalorin me fjalë të tematikës së ushqimeve.

• Të fl asë për ushqimet dhe gjellët që ai shijon.

Mjetet: teksti, tabela me ushqime të ndryshme.

Fjalët kyç: supë, perime, vitamina, darkë, familje.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Kllaster

Ndërtimi i njohurive Ditari dypjesësh

Përforcimi

Lojë në role

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Kllaster.

gjalpë

qumësht

domate

djathë

bulmet

perime

patate

banane

Ushqime

speca

mollë

fruta

mish

dardhë

0

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Nxënësit do të thonë lloje të ndryshme ushqimesh, të cilat mësuesi/ja do t’i

shkruajë në tabelë. Më pas, ajo do të ndalet në secilën prej tyre, p.sh.:

Mësuesi/ja: - Cila lloj supe të pëlqen?

me mish

- Supë: me pulë

me perime

Mësuesi/ja ndihmon në rast se nxënësit mbeten pa përgjigje.

Ndërtimi i njohurive: Ditari dypjesësh.

Mësuesi/ja lexon pjesën të ndarë në paragrafë. Ai/ajo ndalet dhe plotëson tabelat

e mëposhtme, të cilat ose i ka parapërgatitur, ose i bën në dërrasë të zezë:

Mësuesi/ja pyet:

- Çfarë po bën gjyshja?

- Po Diana?

Personazhet

Gjyshja →

Diana →

Veprimi

Po mbushte pjatat me supë.

Shikonte në televizor një film vizatimor.

Pasi nxënësit lexojnë paragrafin e dytë, mësuesi/ja pyet dhe plotëson tabelën:

- Çfarë i tha e ëma Dianës?

- Çfarë lloj supe kishte përgatitur gjyshja?

- Çfarë tha babai?

Personazhet

E ëma →

Diana →

Gjyshja →

Diana →

Babai →

Mamaja →

Babai →

Veprimi

E thirri Dianën pranë.

Pyeti: Çfarë do të hamë?

Iu përgjigj: Supë me perime.

U ul dhe rrudhi buzët.

U kënaq nga supa.

E uroi gjyshen.

Perimet përmbajnë vitamina.

Paragrafi i fundit mund të lexohet nga një nxënës tjetër. Në fund, mësuesi/ja pyet

dhe plotëson tabelën, si më poshtë:

Diana

Të gjithë

Diana e pëlqeu supën. Ajo kërkonte në supë vitaminat.

Qeshën.

Nxënësit lexojnë pjesën duke e ballafaquar dhe me tabelën përmbledhëse.

Përforcimi: Lojë në role.

Krijohen grupe me pesë nxënës dhe ndahen rolet: Diana, mamaja, babai, gjyshja

dhe autori.

31

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Nxënësit lexojnë pjesën të ndarë në role.

Bëhet vlerësimi për nxënësin që lexoi dhe interpretoi më bukur rolin.

Kjo veprimtari mund të përsëritet sipas kohës që mësuesi/ja ka në dispozicion.

Detyrë shtëpie. Punohet rubrika: Shëno me V përgjigjen e saktë dhe me X

përgjigjen e gabuar, në faqen 20.

Rubrika: Shkruajmë

Tema: Ushqimet më të mira për shëndetin

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të listojë me gojë ushqimet sipas vakteve.

• Të shkruajë për ushqimet duke i klasifi kuar ato sipas grupeve.

• Të shkruajë një listë ushqimesh duke parë fi gurën.

Mjetet: teksti, fruta, figura frutash dhe perimesh, tabela.

Fjalët kyç: mëngjes, drekë, darkë, ha, perime, fruta.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Stuhi mendimesh

Ndërtimi i njohurive Vija e vlerës

Përforcimi

Shkrim i lirë

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Stuhi mendimesh.

Klasa ndahet në tri grupe. Çdo grup do të shkruajë në një tabelë ushqimet që

hanë dhe pinë në:

Mëngjes Drekë Darkë

Ha Pi Ha Pi Ha Pi

Në fund, tabelat varen para klasës dhe nxënësit e grupeve të tjera mund të

shtojnë edhe fjalë të tjera.

Ndërtimi i njohurive: Vija e vlerës.

Pasi është plotësuar ushtrimi 1 në punë të pavarur nga nxënësit, punohet edhe

ushtrimi . Mësuesi/ja u paraqet nxënësve dy lista të përgatitura:

Te lista I, ushqime dhe lëngje të shëndetshme (natyrore).

Te lista II, ushqime dhe lëngje të dëmshme (artifi ciale).

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

1. Ushqime dhe lëngje të shëndetshme

frutat, ...

. Ushqime dhe lëngje jo të shëndetshme

sandviç, ...

Nxënësit ndahen në dy grupe sipas vlerësimit që kanë për ushqimet. Lexojnë

fjalitë e ushtrimit 2 dhe shkruajnë ushqimet në listat përkatëse. Listat e plotësuara

vendosen në anë të ndryshme të klasës. Gjatë diskutimit të listave, nxënësit mund

të ndryshojnë mendim dhe të kalojnë në krahun tjetër.

Përforcimi: Shkrim i lirë.

Punohet ushtrimi . Nxënësit mësojnë të shkruajnë një listë ushqimesh duke

parë fi gurën në tekstet e tyre. Ata punojnë për rreth 10 minuta. Në fund punët e

tyre varen nëpër mure, lexohen dhe diskutohen.

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 4, faqe 21.

Rubrika: Njohim gjuhën tonë

Tema: Fjalia (Ora I, II)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë tekstin, si grup fjalish, të cilat lidhen me njëra-tjetrën sipas kuptimit.

• Të dallojë fjalinë, si grup fjalësh, të cilat lidhen sipas kuptimit.

• Të dallojë fjalinë nga jofjalia.

• Të formojë fjali duke i vendosur fjalët njëra pas tjetrës sipas kuptimit.

• Të krijojë dhe të luajë me etiketa fjalësh.

Mjetet: teksti, fisha me fjalë, fjali, tekst, fi gura të ndryshme.

Fjalët kyç: fjalë, fjali, tekst, sipas kuptimit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Parashikimi me terma paraprakë

Ndërtimi i njohurive Studim në dyshe

Përforcimi

Ruaje fjalën e fundit për mua

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi dhe Ndërtimi i njohurive: Parashikimi me terma paraprakë,

Studim në dyshe.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Punohet ushtrimi 1 në libër. Mësuesi/ja e ndan klasën në disa grupe. Çdo grupi

i jep fisha ku janë shkruar fjalë dhe kërkon që ata të ndërtojnë fjali:

perimet për janë shëndetin të mira

Çdo grup lexon fjalinë e ndërtuar.

Mundësitë për të ndërtuar fjalitë janë:

Fjali të sakta

Perimet janë të mira për shëndetin.

Perimet për shëndetin janë të mira.

Për shëndetin perimet janë të mira.

Fjali të pasakta

Për perimet janë shëndetin të mira.

Perimet janë shëndetin për të mira.

Për shëndetin të janë perimet mira.

Mësuesi/ja shkruan në dërrasë fjalitë e sakta që thonë nxënësit. Nëse nxënësit

kanë arritur të krijojnë fjalitë e sakta, mësuesi/ja u paraqet nxënësve fjalitë e pasakta

dhe kërkon prej tyre të dallojnë pasaktësinë e tyre në radhitjen e fjalëve, sidomos

në kuptim.

Punohet ushtrimi 2. Nxënësit lihen për disa minuta të lexojnë ushtrimin në tekst.

Pastaj u drejtohet pyetja:

- Cili tren mban fjalinë dhe cili mban jofjalinë? (I pari) Pse?

- Çfarë ndodhet në fillim të një treni? (Lokomotiva)

- Po vagonët ku qëndrojnë? (Pas lakomotivës)

Në fund, nxënësit ndërtojnë si duhet fjalinë:

Babai u nis dje për në Kosovë.

Mësuesi/ja u shpërndan nxënësve fisha me fjalë. (Mirë do të jetë që fjalët të

shkruhen në vagonë e lokomotivë dhe t’u kërkohet nxënësve të ndërtojnë trenin.)

Nxënësit përpiqen t’i renditin siç duhet vagonët dhe të formojnë një fjali me

kuptim.

Kalohet te rubrika Ushtrohu.

Punohet ushtrimin 1. Nxënësit përforcojnë njohuritë rreth fjalisë dhe tekstit. Në

fillim kthejnë jofjalitë në fjali (fjalinë 2 dhe 4), pastaj lexojnë tekstin.

Jepen këto përgjigje:

1. Ishte e diel.

2. Familja ishte ulur rrotull tryezës për të ngrënë darkë.

3. Diana e vogël po shihte një film vizatimor në televizor.

4. Gjyshja po mbushte pjatat me supë.

Punohet ushtrimi 2. Nxënësit studiojnë në dyshe (me shokun e bankës) pjesët

e fjalive të dhëna, më pas ndërtojnë fjalitë: nxënësi I thotë pjesën e parë, ndërsa

nxënësi II plotëson fjalinë me fjalët e dhëna. Përgjigjja e ushtrimit 2:

34

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

1. Lulja i ktheu kryet + nga dielli.

2. Lulet e tjera + ulën kokën.

3. Petlat e verdha + ndriçuan si kurorë.

4. Ajo është + lulja e diellit.

5. Që nga ajo ditë + lulet nuk tallen me të.

Nxënësit u vendosin numra fjalive që të formojnë një tekst, si më lart.

Përforcimi: Ruaje fjalën e fundit për mua.

Punohet ushtrimi . Mësuesi/ja ka përgatitur etiketat me ngjyra, si në libër, dhe i

ndan në pesë grupe. Secili grup, i ndihmuar dhe nga ngjyrat e etiketave, formon një

fjali dhe e shkruan në një fl etë të bardhë. Nxënësit e tjerë japin versione të ndryshme

për fjalitë dhe, në fund, përfaqësuesi i çdo grupi lexon zgjidhjen e tij.

Fjalitë e ushtrimit 3 janë:

1. Tani është vjeshtë.

2. Mua më pëlqen shumë kjo stinë.

3. Nganjëherë trishtohem kur bie shi.

4. Vjeshta ka ngjyra të bukura.

5. Cilat janë ato?

Mësuesi/ja mund të bëjë edhe një përmbledhje të njohurive që morën nxënësit:

Fjalë fjali tekst

- Si formohen fjalitë?

- Si formohet një tekst?

- A mund të vendosim tri fjali që s’kanë lidhje me njëra-tjetrën për të formuar

një tekst?

Detyrë shtëpie. Mësuesi/ja i ndan nxënësit sipas niveleve dhe u jep të

punojnë nga një ushtrim të Fletores së punës, faqe 8.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Lexojmë

Tema: Është imja (Ora I)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të flasë me imagjinatë rreth figurave të librit dhe të titullit.

• Të lexojë tekstin bukur, me intonacion, duke respektuar shenjat e pikësimit.

• Të pasurojë fjalorin me fjalë të reja rreth temës dhe të formojë fjali me to.

• Të ritregojë përmbajtjen duke iu përgjigjur pyetjeve.

Mjetet: teksti, mjete personale të nxënësve, dry, etiketat: Është imi, Është imja,

Janë të miat, Mos e prek etj.

Fjalët kyç: Adriatiku, zemërngushtë, etiketa, dry, mjetet e tij.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Ndërtimi i njohurive

Përforcimi

Imagjinatë e drejtuar

Leximi i drejtuar

Luajmë së bashku

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Imagjinatë e drejtuar.

Iu sugjerohet nxënësve të shikojnë figurën e librit dhe të lexojnë titullin e pjesës.

Lihen nxënësit në qetësi për pak çaste të përfytyrojnë. Nxiten nxënësit të futin në punë

imagjinatën dhe të krijojnë një ngjarje. Më pas, disa nxënës thonë para klasës krijimin

e tyre imagjinar. Në fund, lexohet pjesa dhe nxënësit shohin sa afër apo larg të vërtetës

ishin. Mirëpriten mendimet e nxënësve, inkurajohen dhe nxitet imagjinata e tyre.

Ndërtimi i njohurive: Leximi i drejtuar.

Mësuesi/ja lexon paragrafin e parë të pjesës.

Ndalesa I. Vëllai i Erës... deri te ... por ai i tha.

- A do t’u japë Tiku karamele shokëve?

- A do të kënaqet shoqja e tij, Lira?

- Do të mërzitet apo çuditet ajo?

Nxënësit shprehin mendimet e tyre, mësuesi/ja dëgjon dhe, më pas, vazhdon leximin.

Ndalesa II. Janë të gjitha të miat... deri tek ... u vuri etiketa.

- Cilave gjëra mendoni se u vuri etiketa Tiku?

- A do të zemërohet mamaja e Tikut?

- Ç’bëri Tiku në dhomën e tij?

Pas hamendjeve të nxënësve, mësuesi/ja vazhdon të lexojë:

36

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Ndalesa III. Pantallonat e Tikut... deri te... dhe me etiketa.

- Po tani, si mendoni se do të vazhdojë ngjarja?

- A do të ketë shokë Tiku?

Ndalesa IV. Rrugës për në shkollë....deri tek... Është imja.

- A do ta tallin shokët Tikun?

- Do të ketë ndonjë shok që do ta kuptojë?

- Si do të përfundojë pjesa?

Mësuesi/ja pret sugjerimet e nxënësve, më pas lexon paragrafi n e fundit.

Ndalesa IV. Në drekë Tiku ... deri në fund.

- A mendonit se do të përfundonte kështu pjesa?

- A vazhdoni të keni simpati për Tikun?

- Po ju, keni vepruar ndonjëherë si Tiku?

Nxënësit lexojnë pjesën disa herë në heshtje dhe, më pas me role. Gjatë leximit

në heshtje, mësuesi/ja i këshillon nxënësit të nënvizojnë fjalët e panjohura.

Mësuesi/ja shpjegon kuptimin e tyre, nxënësit formojnë fjali me to.

Përforcimi: Luajmë së bashku.

Nxënësit u ngjitin etiketat e përgatitura produkteve dhe objekteve të ndryshme dhe

përpiqen të imitojnë Tikun. Loja përsëritet disa herë dhe në fund nxjerrin mësime.

Detyrë shtëpie. Të lexojnë rrjedhshëm pjesën dhe të ndërtojnë fjali me

fjalët e reja.

Rubrika: Lexojmë

Tema: Është imja (Ora II)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të ritregojë përmbajtjen me anë të pyetjeve dhe me fjalët e veta.

• Të fl asë për gjërat e veta personale.

• Të dallojë dhe të mësojë sesi formohen disa fjalë të përbëra.

• Të luajë pjesën në role.

• Të dallojë personazhet dhe të fl asë për personazhin e Tikut.

Mjetet: album, fl etë, tekst, fletore.

Fjalët kyç: pyetje, zgjedh, lexoj.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Ndërtimi i njohurive

Përforcimi

Përvijimi i të menduarit. Harta e mendimit

Përvijimi i të menduarit. Harta e mendimit

Punë individuale

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi dhe Ndërtimi i njohurive: Përvijimi i të menduarit. Harta e mendimit.

Pasi bëhet një diskutim i shkurtër rreth temës dhe pjesës së marrë në orën e

kaluar, mësuesi/ja përpilon tabelën e mëposhtme:

Hapi I. Mësuesi/ja pyet:

- Kush është personazhi i tregimit?

- Si është ai?

- Cili është vesi i tij?

Hapi II. Mësuesi/ja: - Çfarë i dha mamaja?

- Çfarë i kërkoi Lira?

- A u dha Tiku shokëve karamele?

- Ç’bëri me sendet e tij Tiku?

Pas çdo përgjigjeje, mësuesi/ja plotëson tabelën, si më poshtë:

Adriatiku

Është vëllai

i Erës.

Është zemërngushtë.

Është bukurosh.

Merr nota

të mira.

Vuri etiketa

te gjërat e tij.

Mamaja i dha Tikut

karramele që t’i ndante

me të tjerët.

I mbylli me

dry sendet

nuk i dha

Lirës

nuk u dha

shokëve

çantën

dhe pjatat

pantallonat

dhe qenin

topin

dhe bukën

Hapi III. Mësuesi/ja: - Cilave gjëra u vuri etiketa?

- Me çfarë i kyçi ato?

- A qeshën fëmijët e tjerë me Tikun?

- Ç’ndodhi në fund me të?

- A e kuptoi ai gabimin?

Ai e kuptoi gabimin dhe i hoqi gjithë drynat dhe etiketat nga sendet e tij. Të gjithe

njerëzit që e rrethonin u kënaqën nga ky ndryshim.

38

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Përforcimi: Punë individuale.

Punohet rubrika Rretho. Nxënësit lexojnë fjalitë dhe rrethojnë Po ose Jo.

Zgjidhja e ushtrimit “Rretho”: 1. Po 2. Jo 3. Po 4. Po 5. Jo

Detyrë shtëpie. Nxënësit punojnë rubrikën Plotëso.

Macja ime

Librat e mi

Mollët e mia

Macja jote

Librat e tu

Mollët e tua

Rubrika: Bisedojmë së bashku

Tema: Gjërat e mia

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të shprehë mendimin e vet rreth tregimit “Është imja”.

• Të emërtojë sendet e veta.

• Të klasifi kojë sendet e veta sipas kërkesës së dhënë.

• Të përshkruajë sende të ndryshme, duke u bazuar te karakteristikat e tyre.

Mjetet: foto, sende të ndryshme, fi sha, lëmsh, tabela e ushtrimit 3.

Fjalët kyç: gjërat e mia, sendet e shkollës, veshjet, lodrat.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Stuhi mendimesh

Ndërtimi i njohurive Vija e vlerës

Përforcimi

Turi i galerisë

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Stuhi mendimesh.

Mësuesi/ja pyet: - Cilat janë sendet e tua?

Me përgjigjet e nxënësve plotësohet tabela e mëposhtme:

Sendet e mia

Nxënësit mund të përgjigjen: çanta, bluza, fustani, biçikleta, molla, xhupi, fundi,

pjata, furça e dhëmbëve, makina lodër etj.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Ndërtimi i njohurive: Vija e vlerës.

Mësuesi/ja shtron para nxënësve pyetjen:

Po

Jo

- A ju pëlqen sjellja e Tikut?

Në njërin skaj të klasës shkojnë nxënësit, të cilët mendojnë pozitivisht për sjelljen

e Tikut. Në skajin tjetër të klasës, nxënësit që mendojnë se Tiku sillet keq. Secili

grup sjell argumente për qëndrimin e tij. Në qoftë se ndonjë nxënës, pasi dëgjon

argumentet, mund të ndryshojë opinion, mund të kalojë te grupi tjetër.

Grupi I

Klasa

Grupi II

Kjo teknikë mund të përdoret dhe për situatat e tjera të dhëna në tekst:

- A do ta ndash një mollë me një shok? Grupi I - Po; Grupi II - Jo

- A ke dëshirë të falësh ndonjë nga sendet e tua? Grupi I - Po; Grupi II - Jo

Përforcimi: Turi i galerisë.

Klasa ndahet në tri grupe. Secili grup zgjedh një nga sendet që sheh në fi gurën

e ushtrimit dhe, pasi lexon përshkrimin e dhënë për sendin që ka zgjedhur, bën

përshkrimin e hollësishëm të tij. Në fund ata i lexojnë përshkrimet e tyre dhe i varin

nëpër mure. Nxënësit ngrihen, i shohin dhe i gjykojnë ato.

Në fund, mësuesi/ja bën vlerësimin për orën e mësimit dhe për nxënësit që u

dalluan.

Detyrë shtëpie. Shkruaj disa nga gjërat e tua dhe formo tri fjali me ato

që ti i konsideron më të rëndësishme.

0

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Njohim gjuhën tonë

Tema: Fjalia me të cilën tregojmë (Ora I, II)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë në gjendje:

• Të dallojë fjalinë me të cilën tregojmë për diçka (fjalia dëftore).

• Të përdorë me vend pikën dhe shkronjën e madhe në fjalinë me të cilën

tregojmë.

• Të formojë fjali me të cilat tregojmë.

Mjetet: letër, tekst, laps, fisha me fjali dëftore.

Fjalët kyç: fjalia me të cilën tregojmë, pikë, shkronjë e madhe.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Çfarë?, E çfarë?, Po tani çfarë?

Ndërtimi i njohurive Çfarë?, E çfarë ?, Po tani çfarë ?

Përforcimi

Shkrim i lirë

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi dhe Ndërtimi i njohurive: Çfarë?, E çfarë?, Po tani çfarë?.

Mësuesi/ja prezanton temën e mësimit: Fjalia me të cilën tregojmë, dhe e

shkruan në dërrasë të zezë. Pasi nxënësit njihen me temën e mësimit, bëhet tabela

e mëposhtme:

ÇFARË? E ÇFARË? PO TANI ÇFARË?

Lexuam një tekst që

përbëhet nga disa fjali.

Fjalitë e këtij teksti

tregojnë cili është Tiku

dhe si është ai.

Në fund të fjalisë, me

të cilën tregojmë, do të

vendosim pikë.

1. Pasi nxënësit kanë lexuar tekstin në krye të mësimit, mësuesi/ja i pyet:

- Çfarë lexuat? (Një tekst.)

- Nga çfarë ishte përbërë teksti? (Nga disa fjali.)

Te kolona e parë “ÇFARË?”, mësuesi/ja shkruan përgjigjet e nxënësve: lexuam

një tekst që përbëhet nga disa fjali.

2. Mësuesi/ja vazhdon me pyetje të tjera duke nënvizuar për çdo fjali fjalën tregon.

- E çfarë tregon fjalia e parë? (Vëllai i Erës quhet Adriatik.)

- Po fjalia e dytë ç’tregon? (Atij i thërrasin shkurt Tiku.)

Mësuesi/ja u tregon nxënësve fishat e përgatitura me fjali me të cilat tregojmë

(fjalitë e mësimit):

41

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

1. Vëllai i Erës quhet Adriatik. - Kjo fjali tregon për emrin e vëllait të Erës.

2. Atij i thërrasin shkurt Tiku. - Kjo fjali tregon për shkurtimin e emrit.

3. Tiku merr nota të mira në mësime. - Kjo fjali tregon se Tiku është nxënës i mirë.

4. Por ai ka një ves të keq. - Kjo fjali tregon një cilësi të Tikut.

5. Është shumë zemërngushtë. - Kjo fjali tregon një cilësi.

Në fund, nxënësit plotësojnë kolonën e dytë “E ÇFARË?”. Aty nxënësit shkruajnë

vetëm atë çka është më e rëndësishme në këtë mësim: Fjalitë e këtij teksti tregojnë

cili është Tiku dhe si është ai. Ato tregojnë të dhëna të ndryshme.

3. Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të shikojnë me se fi llon fjalia dhe me se mbaron.

Ata dallojnë se fjalia me të cilën tregojmë fi llon me shkronjë të madhe dhe mbaron

me pikë. Secili nxënës shkruan nga një fjali me të cilën tregojmë.

Te kolona e tretë “PO TANI ÇFARË?”, nxënësit shkruajnë: Në fund të fjalisë me të

cilën tregojmë vëmë pikë. Mësuesi/ja shkruan në dërrasë të zezë dy fjali dhe kërkon

nga nxënësit t’i vërejnë me kujdes.

1. Tiku është vëllai i Erës

2. Tiku është nxënës i mirë.

Pastaj pyet: - A janë shkruar drejt këto?

Përgjigje: Në fjalinë e parë mungon pika në fund të fjalisë.

Punohet ushtrimi . Nxënësit shikojnë fi gurat dhe lexojnë fjalët nën fi gura.

Mësuesi/ja i pyet: - Në cilin rast kemi fjali?

1. Djali po hedh

2. Djali po hedh tullumbacen.

Jepen edhe raste të tjera të ngjashme, p.sh.:

Vajza mori

Beni është

Vajza mori librin.

Beni është në shkollë.

Përforcimi: Shkrim i lirë.

Nxënësit shkruajnë në fl etë të bardha disa fjali me të cilat tregojnë. Ata punojnë

në punë të pavarur. Në fund, punët e tyre lexohen dhe vlerësohen.

Detyrë shtëpie. Jepen ushtrimet 1, 2 nga Fletorja e punës, faqe 8.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Njohim gjuhën tonë (Drejtshkrim)

Tema: Përdorimi i pikës dhe shkronjës së madhe (Ushtrohu)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë shkronjën e madhe dhe pikën në një fjali me të cilën tregojmë

(dëftore).

• Të përdorë ku duhet shkronjën e madhe dhe shenjën e pikësimit.

• Të dallojë gabimet dhe t’i korrigjojë ato.

• Të dallojë fjalët që bëjnë pjesë në një fjali.

Mjetet: teksti, fletë, laps, tabela, fjali të tekstit.

Fjalët kyç: fjali, pikë, gjej, vendos, mbaj mend.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Lëviz, ndalo, krijo dyshe

Ndërtimi i njohurive Dora e fshehtë dhe Studim në dyshe

Përforcimi

Tryeza e rrumbullakët

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Lëviz, ndalo, krijo dyshe.

Nxënësit lëvizin nëpër klasë. Kur mësuesi/ja përplas duart një herë, ata ndalojnë

dhe bëjnë shok grupi atë që kanë ngjitur. Nxënësit do t’i thonë njëri-tjetrit nga një

fjali. Për shembull:

Nxënësi 1: Lulja ka petla.

Nxënësi 2: Libri ka përralla.

Përsëritet kjo lojë edhe njëherë tjetër.

Ndërtimi i njohurive: Dora e fshehtë dhe Studim në dyshe

Klasa ndahet në 4 grupe. Fjalitë e ushtrimit 1 janë të parapërgatitura nga

mësuesi/ja. Ai/ajo u jep nga 2 fjali secilit grup. Ata i punojnë duke gjetur dhe nënvizuar

shkronjën e madhe dhe pikën në fund të fjalisë. Një përfaqësues nga çdo grup lexon

përgjigjet. Plotësohet edhe teksti paralelisht.

Ushtrimi 2 ka një shkallë vështirësie më të madhe. Ai punohet në grupe dyshe

me shokun e bankës. Fillimisht nxënësit lexojnë me vëmendje. Më pas shkruajnë

zgjidhjen në tekstin e tyre dhe në fund e lexojnë.

Ushtrimi 3 kërkon punë individuale. Nxënësit korrigjojnë dhe shkruajnë në fletore

zgjidhjen, ashtu siç e mendojnë.

Mësuesi/ja sugjeron se nxënësit mund të bazohen dhe te figura e tekstit. Duke

parë të kundërtën, nxënësit kuptojnë rëndësinë e pikës në fund të fjalisë dhe vendin

kur duhet vënë ajo.

43

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Përgjigjja e ushtrimit 3:

Ishte një kohë e keqe. Lumi oshtinte fort. Papritur ai doli nga shtrati. Lumi përmbyti

gjithçka. Njerëzit vrapuan të tmerruar.

Përforcimi: Tryeza e rrumbullakët.

Nxënësit vendosen në formë rrethi dhe, duke nisur nga i pari, shkruajnë në një

fl etë një fjali sipas dëshirës. Pasi e shkruajnë, e palosin fl etën si fi zarmonikë. Në

fund, mësuesi/ja hap fl etën dhe lexon fjalitë e nxënësve.

Vlerësohen fjalitë që janë shkruar bukur dhe kanë përdorur si duhet shkronjën e

madhe dhe pikën në fund.

Detyrë shtëpie. Jepen ushtrimet 3, 4 nga Fletorja e punës, f. 8.

Rubrika: Lexojmë

Tema: Furça e dhëmbëve dhe sapuni (Ora I, II)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të fl asë rreth fi gurës duke përfytyruar tregimin.

• Të lexojë bukur pjesën duke respektuar shenjat e pikësimit.

• Të pasurojë fjalorin me fjalë të reja.

• Të tregojë përmbajtjen duke iu përgjigjur pyetjeve.

• Të ritregojë tregimin me fjalët e tij.

• Të gjykojë mbi situatën e tregimit dhe të nxjerrë përfundime.

• Të fl asë për përvoja nga jeta e tij e përditshme.

Mjetet: fi gura, fi sha, teksti, fl etë të bardha, furçë dhëmbësh.

Fjalët kyç: furça e dhëmbëve, Enoja, ves, thërrmija, ëndërr, mikrobe, betejë,

dhembje.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Imagjinata e drejtuar

Ndërtimi i njohurive Leximi i drejtuar

Përforcimi

Bashkëbisedim

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Imagjinata e drejtuar.

Mësuesi/ja kërkon që nxënësit, duke parë fi gurën e tekstit dhe titullin e mësimit,

të përfytyrojnë një tregim. Ai/ajo nxit fëmijët që të shohin sa më shumë elemente te

fi gura, duke i shoqëruar me pyetje:

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

- Çfarë shikoni në figurë?

- Pse furça ka duar?

- Pse furça ka këmbë?

- Pse ka sy dhe gojë?

Mësuesi/ja drejton fantazinë në përputhje me përmbajtjen e tregimit.

Ndërtimi i njohurive: Leximi i drejtuar.

Mësuesi/ja e lexon pjesën me ndalesa dhe drejton pyetje.

Ndalesa I. Enoja... deri te... shumë dhëmballa.

- Si mendoni se do të vazhdojë pjesa?

- Çfarë ëndrre pa Enoja?

- A do të ketë lidhje përmbajtja me figurën e librit?

Nxënësit japin përgjigje duke u bazuar te figura. Ata lihen të lirë të përfytyrojnë

dhe të tregojnë.

Ndalesa II. Lufta filloi ... deri te ... për vdekje.

- Po tani çfarë do të ndodhë?

- Kush do ta fitojë betejën?

- Po sapuni do të luajë ndonjë rol?

- Po peshqiri?

Ndalesa III. Sapuni dhe uji ... deri te ... Enoja u qetësua.

- Ç’ndodh me Enon?

- A e kuptoi ai që ishte në ëndërr?

- A ndryshoi Enoja pas kësaj ëndrre?

Ndalesa IV. Në mëngjes ... deri në fund.

- Çfarë bëri Enoja kur u zgjua nga gjumi?

- Ku e çoi mamaja?

- Si mendoni se do të mbarojë pjesa?

Nxënësit lexojnë fundin e tregimit dhe mësuesi/ja sqaron dhe shpjegon fjalët e

reja të tekstit. Mësimi zhvillohet në formë bashkëbisedimi ku çdo nxënës përpiqet

të argumentojë përgjigjen e tij. Për t’i bërë të vëmendshëm gjatë leximit dhe për të

kuptuar sesa e kanë përvetësuar nxënësit përmbajtjen, punohet rubrika:

Shëno me √ përgjigjen e saktë dhe me X përgjigjen e gabuar:

x

x

x

x

Enoja është djalë i keq.

Enoja i lan gjithnjë duart.

Enon e kujton mamaja për të larë dhëmbët.

Enoja nuk pa ëndërr.

Sapuni sulmoi thërrmijën e çokollatës.

Betejën e fitoi Furça dhe Sapuni.

45

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Përforcimi: Bashkëbisedim.

Nxënësit lihen disa minuta që të lexojnë pjesën në heshtje, duke i porositur të

nënvizojnë pjesën që u pëlqen ose u ka bërë më shumë përshtypje.

Në fund disa nxënës lexojnë pjesën e zgjedhur dhe bisedojnë me njëri-tjetrin.

Mësuesi/ja i nxit ata që të shfaqin mendimin pa drojë, edhe nëse është i pasaktë.

Shënim. Nëse pjesa zhvillohet në dy orë, në etapën e përforcimit nxënësit

bashkëbisedojnë për situatat e dhëna në tekst dhe për përvojat e tyre.

Vlerësimi i nxënësve.

Dhënia e detyrave të shtëpisë.

Rubrika: Bisedojmë së bashku

Tema: Edhe unë jam i pastër

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të flasë rreth figurave dhe të zbulojë temën për të cilën do të flitet.

• Të përshkruajë sa më bukur veprime të caktuara personale.

• Të gjykojë për situata pozitive dhe negative mbi pastërtinë.

• Të luajë në role.

• Të vetëvlerësohet.

Mjetet: teksti, lëmsh filli, peshqir, sapun, furçë dhëmbësh, top, akullore, qershi

ose mollë.

Fjalët kyç: laj, i pastër, shok, mendoj.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Stuhi mendimesh

Ndërtimi i njohurive Bashkëbisedim

Përforcimi

Luajmë në role

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Stuhi mendimesh.

Mësuesi/ja e ndan klasën në dy grupe.

Grupi i parë do të flasë për Anën, personazhin e tekstit, ndërsa grupi i dytë do të

flasë për Gentin.

Mësuesi/ja pyet: - Çfarë po bëjnë personazhet?

46

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Grupi I

Ana

Grupi II

Genti

Ana sapo është ngritur.

Ajo shkon në tualet.

Fillimisht shpëlan gojën.

Pastaj merr pastën e dhëmbëve dhe furçën.

Lan dhëmbët dhe dhëmballët.

Në fund, ajo lan fytyrën me sapun.

E fshin me peshqir.

Ana ndihet shumë e pastër.

Genti sapo është ngritur.

Ai shkon në tualet.

Fillimisht shpëlan gojën.

Pastaj merr pastën e dhëmbëve dhe furçën.

Lan dhëmbët dhe dhëmballët.

Në fund, ai lan fytyrën me sapun.

E fshin me peshqir.

Genti ndihet shumë i pastër.

Ndërtimi i njohurive: Bashkëbisedim.

Diskutohet rreth pyetjeve të librit dhe të tjerave që mësuesi/ja ka përgatitur. Ato

mund të jenë të shkruara në dërrasë ose mund të lexohen njëra pas tjetrës.

Pyetje të tjera që mësuesi/ja mund t’iu drejtojë nxënësve janë:

1. Kur ke mësuar të lahesh vetë?

2. A të pëlqen ta bësh këtë gjë çdo mëngjes?

3. Ke furçë personale?

4. Ku e mban?

5. Sa herë në ditë i lan duart?

6. A e puth dot një shok, kur ai është i pisët?

7. Po ti, ua tregon shokëve duart, kur i ke pis?

8. A ndihesh keq?

Përforcimi: Luajmë së bashku.

Për të realizuar situatat e ushtrimit 3, nxënësit grumbullojnë objektet që duhen.

Ata luajnë dhe, pas çdo situate, diskutojnë me njëri-tjetrin.

Personazhet sipas lojërave:

Loja 1. Një vajzë me litar, një vajzë me akullore.

Loja 2. Një vajzë me duart me bojë, një vajzë që vjen për vizitë.

Loja 3. Një djalë me kokrra qershie ose molle, një djalë që e takon.

Loja 4. Një fëmijë që i dhemb dhëmbi, dentistja.

Vlerësimi i nxënësve.

Dhënia e detyrave të shtëpisë.

47

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Njohim gjuhën tonë

Tema: Fjalitë janë të ndryshme

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të njohë disa lloje fjalish.

• T’i shqiptojë drejt ato, duke përdorur intonacionin e duhur.

• Të përdorë siç duhet shenjat e pikësimit: .!?

• Të ushtrohet në punë të pavarur.

Mjetet: teksti, figura, fisha, fletë të bardha, tabela e shenjave.

Fjalët kyç: fjali, shenja pikësimi, drejtshqiptim.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Ndërtimi i njohurive

Përforcimi

Zhvillimi i mësimit

Stuhi mendimesh

Pyetja sjell pyetjen

Punë e pavarur

Parashikimi: Stuhi mendimesh.

Në qendër të dërrasës së zezë mësuesi/ja shkruan tabelën:

Pika

Shenjat e pikësimit

Pikëpyetja

Pikëçuditja

Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të lexojnë me kujdes fjalitë e tekstit dhe të rrethojnë

shenjat e pikësimit që janë vendosur në fund të tyre.

Nxënësit lexojnë fjalitë dhe rrethojnë shenjat e pikësimit: ., ?, ! .

Mësuesi/ja shkruan në tabelë fjalitë e librit dhe me shkumësa me ngjyra rrethon

shenjat e pikësimit. Veç këtyre, mësuesi/ja shkruan edhe tri fjali, te të cilat ndryshojnë

vetëm shenjat e pikësimit.

Ana po lan dhëmbët.

Është ora nëntë.

Genti, a i lave dhëmbët?

Është ora nëntë?

Ua, pa dhëmbë të bardhë!

Është ora nëntë!

Mësuesi/ja këmbëngul që nxënësit të dallojnë se e njëjta fjali, po të lexohet me

intonacion të caktuar merr kuptim të ndryshëm: mund të tregojmë për diçka, të pyesim

apo të çuditemi. Në të shkruar, rolin e intonacionit e luajnë shenjat e pikësimit.

48

Ndërtimi i njohurive: Pyetja sjell pyetjen.

Mësuesi/ja paraqet në dërrasën e zezë tabelën e shenjave të pikësimit:

Shenjat e pikësimit janë:

PIKA . PIKËPYETJA ? PIKËÇUDITJA !

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Hapi I. Mësuesi/ja u kërkon fëmijëve të ndërtojnë në fl etore nga një fjali me të cilat

tregojmë (fjali dëftore). Lexohen disa fjali të tilla. Nxënësi që lexon, tregon shenjën

e pikësimit që ka vendosur në fund të fjalisë –pikë, dhe ndërkohë e lexon fjalinë me

intonacionin e duhur.

Hapi II. Mësuesi/ja paraqit në dërrasë të zezë disa fjali pyetëse (me të cilat

pyesim). Kërkon nga nxënësit t’i lexojnë dhe, nëse nxënësit nuk arrijnë t’i shqiptojnë

me intonacionin e duhur, i lexon vetë. Pastaj drejton pyetjen:

- Me çfarë mbarojnë këto fjali? Si quhet kjo shenjë pikësimi?

Mësuesi/ja u tregon nxënësve se kjo shenjë pikësimi quhet pikëpyetje. Fjalitë

që mbarojnë me pikëpyetje janë fjalitë me të cilat pyesim. Nxënësit formojnë fjali

pyetëse dhe i shpjegojnë ato.

Hapi III. Mësuesi/ja paraqit në dërrasë disa fjali dëftore thirrmore (fjali me të cilat

çuditemi). Kërkon nga nxënësit t’i shqiptojnë me intonacionin e duhur. Pastaj drejton

pyetjen:

- Me çfarë mbarojnë këto fjali? Si quhet kjo shenjë pikësimi?

Mësuesi/ja u tregon se shenja e pikësimit quhet pikëçuditje. Fjalitë që mbarojnë

me pikëçuditje janë fjalitë me të cilat çuditemi.

Nxënësit japin shembuj fjalish të tilla.

Fjalitë më të bukura në të tria rastet mësuesi/ja mund t’i shkruajë në dërrasë të

zezë dhe të diskutojë për shenjën përkatëse të pikësimit.

Shënim. Në këtë klasë nuk janë përdorur termat gjuhësorë: fjali dëftore,

pyetëse apo thirrmore, të cilat nxënësit do t’i mësojnë në klasat e tjera. Këtu do

të këmbëngulet që ata t’i dallojnë këta tipa fjalish nga intonacioni, në të folur, dhe

nga shenja e pikësimit, në të shkruar. Gjithashtu, do të këmbëngulet se tri shenjat e

pikësimit tregojnë se ku mbaron kuptimi i fjalisë.

Përforcimi: Punë e pavarur.

Nxënësit punojnë në heshtje ushtrimin 1 dhe .

Ushtrimi 1

a) Djali u zgjua nga gjumi. b) A mund të më ndihmosh? c) Ua, sa hënë e bukur!

Ua, paska dalë dielli! Vajza po mban librat. A do të vish ta shohësh?

Nxënësit në fund lexojnë punët e tyre dhe diskutojnë.

Detyrë shtëpie. Jepen ushtrimet e Fletores së punës, faqe 10.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Lexojmë

Tema: Letra e Erës (Ora I)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë bukur pjesën duke respektuar shenjat e pikësimit.

• Të dallojë letrën, si lloj shkrimi.

• Të tregojë përmbajtjen duke iu përgjigjur pyetjeve.

• Të dallojë shkrimin e një letre nga shkrimi i një kartoline.

Mjetet: figura, fisha, teksti, fletë të bardha, lapsa me ngjyra.

Fjalët kyç: revistë, rubrika, letër, posta, ngjarje, mendim.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Ndërtimi i njohurive

Përforcimi

Parashikimi me terma paraprakë

Di, Dua të di, Mësova

Lapsat në mes

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Parashikimi me terma paraprakë.

Mësuesi/ja shkruan në dërrasë termat e mëposhtëm:

Era vazo e çmuar babai u mërzit revistë një letër do mendim

Pasi i lexojnë me kujdes, nxënësit përpiqen t’i bashkojnë duke formuar një tregim

imagjinar. Mirëpriten të gjitha sugjerimet dhe mendimet.

Ndërtimi i njohurive: Di, Dua të di, Mësova.

Në fillim lexohet pjesa. Pastaj mësuesi/ja pyet:

- Si është shkruar kjo pjesë?

- Çfarë shkruhet në fillim?

- Po më pas, me se vazhdon pjesa?

Mësuesi/ja shkruan në dërrasë tabelën e mëposhtme dhe e plotëson hap pas hapi.

Di Dua të di Mësova

Era i shkroi letër

revistës.

U tregoi për ngjarjen.

Babai u mërzit për

vazon.

Era ishte e shqetësuar.

1. Kush e ndihmoi Erën për të shkruar letrën?

2. Si e shkroi ajo letrën?

3. Si e dërgoi Era letrën?

4. Nga e mësoi ajo adresën?

5. ...

50

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Te kolona I Di, mësuesi/ja shkruan fakte që nxënësit i mësuan nëpërmjet

pjesës.

Te kolona II Dua të di, mësuesi/ja shkruan disa nga pyetjet që u kanë lindur

nxënësve dhe ata duan përgjigje.

Për t’iu dhënë përgjigje këtyre pyetjeve, nxënësit lexojnë pjesën në heshtje e me

vëmendje. Nënvizohen fjalitë që u japin përgjigje pyetjeve të ndryshme dhe, në bazë

të atyre që kanë nënvizuar, plotësohet kolona III Mësova:

Di Dua të di Mësova

Era lexon gjithnjë revistën “Alba”.

Ajo lexon letrat te “Rubrika e postës”.

Ajo dërgoi një letër në redaksinë “Rubrika e postës”.

Lexohet pjesa nga nxënësit duke u kërkuar të lexojnë elementet e letrës:

Nxënësi I → datën.

Nxënësi II → kujt i drejtohet letra.

Nxënësi III → teksti i letrës (çfarë ka shkruar Era në letër).

Nxënësi IV → përshëndetja në fund të letrës.

Mësuesi/ja u shpërndan disa kartolina. Nxënësit të ndarë në grupe i shikojnë dhe

vënë re si shkruhet një letër (shikojnë letrën e tekstit) dhe një kartolinë.

Përforcimi: Lapsat në mes.

Nxënësit vendosen në formë rrethore. Përpara mbajnë librat e tyre. Pasi

lexohet pyetja e parë, nxënësi që di përgjigjen, çohet, përgjigjet dhe lë në mes një

laps. Vazhdon veprimtaria derisa nxënësit t’u jenë përgjigjur të gjitha pyetjeve të

përcaktuara nga mësuesi/ja.

Tavolina

51

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Lexojmë

Tema: Letra e Erës (Ora II)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të tregojë përmbajtjen e tregimit në përgjithësi dhe të letrës në veçanti.

• Të dallojë personazhet dhe të flasë për to.

• Të tregojë për sendet me vlerë që ka në shtëpi dhe si i ruan ato.

Mjetet: figura, fisha, teksti, tabelë, vazo, veshje, album me fotografi.

Fjalët kyç: sende me vlerë, gabim, falje.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Stuhi mendimesh

Ndërtimi i njohurive Vija e vlerës. Diagrami i Venit

Përforcimi

Luajmë në role

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. Stuhi mendimesh.

Mësuesi/ja shkruan në dërrasë skemën e mëposhtme dhe me përgjigjet që japin

nxënësit e plotëson.

- Ç’mësuat nga pjesa “Letra e Erës”?

rubrika e postës

luan me vëllanë

revista Alba

Letra e Erës

thyen vazon

kërkon mendim

babai u mërzit

kujtim nga gjyshja

Ndërtimi i njohurive: Vija e vlerës dhe Diagrami i Venit.

Mësuesi/ja shtron pyetjen:

Po

Jo

A bëri gabim Era?

Klasa do të ndahet në dy grupe:

Grupi I → ata që mendojnë se Era nuk ka faj.

Grupi II → ata që mendojnë se Era ka faj.

Ata që përkrahin mendimin e parë shkojnë në një anë të klasës, ndërsa

kundërshtarët në cepin tjetër të klasës. Do të ketë debate dhe secili grup do të

përpiqet të mbrojë idetë e tij.

Në qoftë se do të ketë ndonjë nxënës, të cilit i ndërrohet mendja, ai mund të

kalojë te grupi tjetër.

52

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Mësuesi/ja shtron pyetjen:

- Po babai si u soll me Erën?

Për të dhënë përgjigjen, u kërkohet nxënësve të tregojnë:

- Çfarë bëri Era?

- Çfarë bëri babai?

Për këtë punohet në libër ushtrimi a Lidh me shigjetë. Mësuesi/ja shkruan në

dërrasë Diagramin e Venit dhe nxënësit plotësojnë:

Era

Babai i Erës

Luante brenda

në shtëpi

Të dy gabuan.

Të dy u ndjenë keq.

Të dy u hidhëruan.

Nxënësit plotësojnë në libër sipas kërkesës.

Punohet pika b e ushtrimit Lidh me shigjetë. Shtrohet pyetja:

- Si mendoni ju, çfarë do ta qetësonte Erën? (Falja do t’i sillte Erës gëzim.)

Përforcimi: Luajmë në role.

Nxënësit, duke përfytyruar familjen e Erës, ndahen në role dhe luajnë 2 situata:

- Gjyshja e Erës ruante me kujdes albumin me fotografi.

- Babai i Erës ruante me kujdes vazon që e kishte kujtim.

E mira është që ata të kenë grumbulluar dhe mjetet e nevojshme, si: album, vazo,

veshje ... etj., për të dhuruar sa më shumë kënaqësi dhe argëtim.

Vlerësimi i nxënësve.

Dhënia e detyrave të shtëpisë.

53

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Shkruajmë

Tema: Letra

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë pjesët e një letre.

• Të shkruajë një letër duke përdorur siç duhet të gjitha etapat e shkrimit të saj.

Mjetet: teksti, fletë të bardha, lapsa, pamje të ndryshme, zarfe, model letre.

Fjalët kyç: letër, zarf, postoj, postë, postier.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Stuhi mendimesh

Ndërtimi i njohurive Shkrim i lirë

Përforcimi

Shkrim i lirë

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Stuhi mendimesh.

Mësuesi/ja shkruan në dërrasë fjalën postë dhe kërkon nga nxënësit të thonë sa

më shumë fjalë që lidhen me të. Skema plotësohet me përgjigjet e nxënësve.

letër

Postë

postier

zarf

adresë

pullë

Ndërtimi i njohurive: Shkrim i lirë.

Hapi I. Nxënësit udhëzohen të shikojnë me kujdes figurat e ushtrimit 1 dhe të

shkruajnë nga një fjali për secilën. Për të kursyer kohën, mësuesi/ja mund ta ndajë

klasën në grupe, nxënësit e secilit grup shkruajnë nga një fjali.

Për shembull:

1. Era po i shkruan një letër shoqes së saj, Borës.

2. E poston te posta e qytetit.

3. Postieri merr letrat dhe fillon t’i ndajë sipas adresave.

4. Bora merr letrën e Erës dhe e lexon e kënaqur.

Lexohen fjalitë. Nëpërmjet këtij ushtrimi, nxënësi mëson rrugën që ndjek letra për

të kaluar nga ai që e shkruan letrën (dërguesi) tek ai që e merr atë (marrësi).

54

Hapi II. Ushtrimi 2 tregon mënyrën sesi shkruhet një letër. Nxënësit dallojnë:

a) fillimin, i cili shkruhet në të majtë të letrës, dhe tregon se kujt i drejtohet;

b) brendësinë, ku shkruhet përmbajtja;

c) fundin, i cili shkruhet në të djathtë dhe është përshëndetje.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Mësuesi/ja u paraqit nxënësve një letër që e ka shkruar në një karton. E lexon

vetë letrën ose kërkon nga një nxënës ta lexojë. U kërkon nxënësve të dallojnë

pjesët përbërëse të letrës, të cilat, pasi emërtohen nga nxënësit, i pret. I zhvendos të

tri pjesët dhe kërkon nga nxënësit t’i renditin siç duhet.

Përforcimi: Shkrimi i lirë.

Ushtrimi 3. Nxënësit shkruajnë në mënyrë individuale një letër. Nxënësit mund

të udhëzohen rreth temës së letrës. Ata mund të shkruajnë një ndodhi të ngjashme

me atë të Erës. Në përfundim, lexohen disa letra dhe pastaj vendosen në mure.

Nxënësit udhëzohen të respektojnë elementet e një letre dhe të mos shqetësohen

për shkrimin.

Për ta bërë sa më argëtuese dhe të këndshme situatën, mund t’u lihet detyrë disa

prej nxënësve të nivelit të lartë t’i shkruajnë një letër vetes së tyre të rritur. P.sh.:

E dashur Era e rritur!

Sot është ditë e ftohtë dimri. Po të tregoj diçka që më ndodhi në rrugë.

Ta shkrova tani, se mos e harroja.

Buzëqesh kur ta lexosh.

Era e vogël.

Rubrika: Njohim gjuhën tonë (Drejtshkrim)

Tema: Ndajmë fjalët në fund të rreshtit (Ora I, II)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë rrokjet në një fjalë.

• Të mësojë rregullat për ndarjen e fjalëve në fund të rreshtit.

• Të ndajë fjalët në rrokje.

Mjetet: tabela, figura e tekstit, fjalë të ndara sipas rrokjeve, fisha me rrokje

të ndryshme, fletore.

Fjalët kyç: fjalë, rrokje, zanore, bashkëtingëllore, bashkëtingëllore dyshe,

fjalë njërrokëshe, rresht.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Tryeza e rrumbullakët

Ndërtimi i njohurive Di, Dua të di, Mësova

Përforcimi

Studim në dyshe

55

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

56

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Tryeza e rrumbullakët.

Mësimi fillon me një lojë. Disa nxënës imitojnë robotin dhe flasin me fjalë të

rrokëzuara.

Roboti I - Ma-ki-në

Roboti II - Ta-vo-li-në

Mësuesi/ja shkruan në dërrasë fjalët që thonë nxënësit. Nënvizon me ngjyra të

ndryshme bashkëtingëlloret dhe zanoret.

Lojë në dyshe. Kjo lojë zhvillohet me shokun e bankës. Nxënësi i parë thotë një

rrokje, ndërsa i dyti formon një fjalë duke shtuar një rrokje tjetër.

Nxënësi I Nxënësi II

mo

lla

ta

pa

bi

shti

she

ga

ka

fsha

Ndërtimi i njohurive: Di, Dua të di, Mësova.

Hapi I. Mësuesi/ja shkruan tabelën e mëposhtme:

Di Dua të di Mësova

- Era po bënte detyrat.

- Shkrimi i doli jashtë fletores.

- Mamaja e këshilloi.

Te kolona Di, nxënësit do të shkruajnë përgjigjet e pyetjeve që mësuesi/ja do të

bëjë lidhur me situatën e dhënë në tekst (shiko tabelën).

Hapi II. Nxënësit pyesin për gjërat që duan të dinë. Mësuesi/ja ndihmon me

pyetjet e tij/saj që të nxitë situatën (shiko tabelën).

Pra, tani plotësohet kolona e dytë, Dua të di.

Di Dua të di Mësova

- Kur ndahet fjala në fund të rreshtit?

- Si ta ndaj fjalën në fund të rreshtit?

- A ndahen fjalët njërrokëshe?

- A ndahen bashkëtingëlloret dyshe?

Hapi III. Mësuesi/ja paraqet në dërrasë të zezë fisha ku ka shkruar disa fjalë:

a. fjalë me dy e tri rrokje: pema, limoni, dritare etj.

b. fjalë që kanë shkronja dyshe: shkallë, shkopi, llamba,

c. fjalë njërrokëshe: mal, dash, tresh,

Përcaktohen së bashku me nxënësit rrokjet. Nënvizohet zanorja në çdo

fjalë. Për fjalët me tri e më shumë rrokje, mësuesja e ndan fishën dhe kërkon nga

nxënësit të përcaktojnë zgjidhjet.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Punohet edhe me fjalët njërrokëshe dhe me shkronja dyshe. Nxënësit japin

shembuj të ndryshëm të ndarjes së fjalëve në rrokje. Në fund mund të paraqiten të

grupuara rregullat në tabelë, te kolona Mësova.

Di Dua të di Mësova

Rregullat e ndarjes së fjalëve në fund të rreshtit:

1. Fjalët ndahen në fund të rreshtit sipas rrokjeve.

di-ta limo-ni li-moni dri-ta ma-ma

2. Bashkëtingëlloret dyshe nuk ndahen asnjëherë nga njëra-tjetra.

thas-hë → tha-shë mal-li → ma-lli

3. Fjalët njërrokëshe nuk ndahen asnjëherë në fund të rreshtit.

li-s → lis mb-i → mbi shk-ëmb → shkëmb

Përforcimi: Studim në dyshe.

Nxënësit punojnë në heshtje ushtrimet 1, dhe .

Ushtrimi 1. Fjalët që formohen janë:

fëmijët zbaviten

kërkojnë luajmë

mësojnë gëzojnë

Ushtrimi . Disa nga mënyrat e ndarjes janë:

oxhaku → oxha-ku

dhurata→ dhu-rata, dhura-ta,

rripi → rri-pi

thika → thi-ka

xixëllonja → xi-xëllonja, xixë-llonja, xixëllo-nja

Ushtrimi . Disa nga formimet mund të jenë:

pllaka, flaka, koka.

kanë, pinë, rrinë.

mama, lima, fi lma.

leku, fi ku, fi sheku.

Sipas kohës që ka mësuesi/ja në dispozicion në përforcim, mund të punohet

edhe një lojë, sipas teknikës Tryeza e rrumbullakët.

Nxënësit vendosen në formë rrethore. Mësuesi/ja u jep një letër të bardhë dhe

kërkon që të shkruajnë në të nga një fjalë të ndarë në rrokje. Nxënësi i parë merr

fl etën dhe shkruan fjalën që i vjen ndërmend, duke e ndarë në rrokje. E palos atje ku

ka shkruar dhe ia pason shokut ngjitur. Kjo veprimtari vazhdon derisa të shkruajnë

të gjithë nxënësit e rrethit.

Në fund, mësuesi/ja hap fl etën dhe lexon fjalët e gjithsecilit. Diskutohet për fjalët

që nuk janë ndarë si duhet.

Detyrë shtëpie

jepet ushtrimi 4 dhe ushtrime nga Fletorja e punës, faqe 12.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Lexojmë

Tema: Mamaja ime (Ora I)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë bukur dhe me emocion pjesën “Mamaja ime”.

• Të përdorë në situata të tjera fjalët e reja të mësuara.

• Të tregojë përmbajtjen duke iu përgjigjur pyetjeve.

• Të lexojë me vëmendje dhe të dallojë pasaktësitë në ushtrimin e dhënë.

Mjetet: fotografi familjare dhe të nënës, teksti, fletë të bardha, lapsa me ngjyra.

Fjalët kyç: mamaja ime, libër, fëmijë, punon, kujdeset, lodhet, e lumtur.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Tryeza e rrumbullakët

Ndërtimi i njohurive Lexim me kodim teksti

Përforcimi

Vija e vlerës

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Tryeza e rrumbullakët.

Nxënësit vendosen në formë rrethore. Mbi një fletë të bardhë ata shkruajnë emrin

dhe punën që bën nëna e tyre. Pasi shkruajnë informacionin, e palosin fletën si

fizarmonikë. Fleta qarkullon te çdo nxënës.

Mësuesi/ja në fund e hap dhe lexon përgjigjet e nxënësve.

Ndërtimi i njohurive: Lexim me kodim teksti.

Mësuesi/ja përcakton dhe shkruan në dërrasë 4-5 informacione të rëndësishme

që nxënësit duhet të gjejnë në tekst dhe shkruan një shenjë përkatëse (kodin).

P.sh.:

- Si e ka emrin vajza? x

- Çfarë pune bën nëna e saj? +

- Çfarë donte të bëhej ajo kur ishte e re?

- A është ajo nënë e lumtur?

- Sa fëmijë ka nëna?

Nxënësit e lexojnë pjesën në heshtje disa herë, derisa të gjejnë fjalitë që u

përgjigjen pyetjeve të shkruara në dërrasë nga mësuesi/ja. Kur ata i gjejnë, shënojnë

pranë tyre shenjën përkatëse.

Në fund disa nxënës lexojnë përgjigjet e gjetura.

Kjo veprimtari mund të përsëritet me fjalët e reja të tekstit.

58

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Përforcimi: Vija e vlerës.

Mësuesi/ja shtron pyetjen:

Po

- A është e lumtur nëna e Sharlotës?

Jo

Klasa ndahet në dy grupe në bazë të dy mendimeve të kundërta:

Grupi I → ata që mendojnë se nëna e Sharlotës është e lumtur.

Grupi II → ata që mendojnë se nëna e saj nuk është e lumtur.

Nxënësit ndahen sipas mendimit që ata kanë. Në grup do të argumentohet

zgjedhja, nëse do të ketë ndonjë nxënës që do t’i ndërrohet mendja, është i lirë të

shkojë në grupin tjetër.

Rubrika: Lexojmë

Tema: Mamaja ime (Ora II)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të riprodhojë pjesën bukur dhe rrjedhshëm.

• Të përshkruajë me fjalët e tekstit nënën e Sharlotës.

• Të vërë në dukje cilësitë dhe dëshirat e nënës së vet.

• Të tregojë duke parë figurat e tekstit.

Mjetet: teksti, fotografia e nënës, tabelë me pyetje rreth mësimit, tabela e ditarit

dypjesësh, lëmsh me fill.

Fjalët kyç: përgjigjem, luaj, komentoj, mendoj.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Ndërtimi i njohurive

Përforcimi

Zhvillimi i mësimit

Rrjeta e merimangës

Ditari dypjesësh

Rrjeti i diskutimit

Parashikimi: Rrjeta e merimangës.

Nxënësit vendosen në formë rrethore. Një nxënës hedh lëmshin, duke mbajtur

në dorë fillin. Shokut që i hedh lëmshin i drejton një pyetje rreth temës. Pyetjet

parapërgatiten nga mësuesi/ja dhe shkruhen në dërrasë të zezë apo në një fletë

të bardhë. Nxënësi që pret lëmshin është i detyruar të përgjigjet. Pasi përgjigjet, ia

hedh lëmshin shokut përballë.

59

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Pyetjet që mund të bëhen janë:

- Si quhet vajza ?

- Ku punonte nëna e saj?

- Çfarë ëndërronte të bëhej ajo?

- Pse nuk u bë gazetare e njohur?

- Sa fëmijë ka ajo?

- A është e lumtur mamaja e Sharlotës?

1

Ndërtimi i njohurive: Ditari dypjesësh.

Kjo metodë nxit nxënësit të lexojnë në mënyrë të qëllimshme, të lidhin ngushtë

materialin e tekstit me zbërthimin e kuptimit të tij. Për të realizuar këtë, nxënësve u

kërkohet të shprehin mendimin e tyre (komentin) për paragrafë ose fjali të caktuara

të mësimit. Mësuesi/ja përgatit paraprakisht tabelën e mëposhtme.

Nxënësit shkruajnë te kolona Fjalia (Citati) një fjali dhe shprehin mendimin e tyre

te kolona Komenti. P.sh.:

Fjalia (citati)

Mamaja ime punon në zyrë. Ajo

kujdeset shumë për mua dhe për dy

motrat e mia të vogla.

Kur ishte në shkollë, mamaja donte

të bëhej gazetare. Ajo ëndërronte të

shihte gjithë botën dhe të shkruante

gjëra të ndryshme.

Komenti

Çfarë mësojmë për mamanë e Sharlotës?

Mamaja e Sharlotës punon në një zyrë.

Ndonëse ka shumë punë, ajo kujdeset për

tri vajzat e saj.

Cila ka qenë ëndrra e mamasë së Sharlotës?

Mamaja e saj ëndërronte të bëhej gazetare.

Edhe pse ka mbaruar universitetin, ajo

nuk është bërë gazetare e madhe.

A i është realizuar ëndrra?

Mamaja nuk është bërë gazetare. Puna

e saj është e thjeshtë. Ajo nuk është e

mërzitur. Mamaja mendon se është një

nënë e lumtur me vajzat e saj.

Përforcimi: Shkrim i lirë.

Nxënësit krijojnë fjali duke parë fi gurat e tekstit.

Detyrë shtëpie. Jepet ushtrimi: Pyete dhe ti mamanë tënde.

0

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Bisedojmë së bashku

Tema: Mamaja ime

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të flasë bukur dhe me emocion për nënën e tij.

• Të japë disa të dhëna kryesore për nënën.

• Ta përshkruajë nënën nga ana fizike.

• Të gjykojë për marrëdhëniet me nënën në situata pozitive dhe negative.

Mjetet: teksti, figura, lëmsh, lapsa me ngjyra, fletë të bardha.

Fjalët kyç: emri i nënës, mosha, pamja, punët, rëndësia.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Ndërtimi i njohurive

Përforcimi

Zhvillimi i mësimit

Rrjeta e merimangës

Bashkëbisedim

Shkrim i lirë dhe Turi i galerisë

Parashikimi: Rrjeta e merimangës.

Punohen ushtrimet 1 dhe 2. Nxënësit vendosen në rreth, nxënësi I i hedh lëmshin

shokut përballë, pasi bën pyetjen: P.sh.:

Nxënësi 1: Si e ka emrin nëna jote?

Nxënësi 2: Entela.

Nxënësi 2: Sa vjeç është nëna jote?

Nxënësi 3: 32 vjeçe.

Nxënësi 3: Është e gjatë apo e shkurtër nëna jote?

Nxënësi 4: E gjatë.

Nxënësi 4: ... etj.

Kur bëjnë pyetje, ata gjithmonë hedhin lëmshin, pasi kanë piketuar nxënësin, të

cilit do t`i drejtojnë pyetjen.

Kjo etapë vazhdon derisa të jetë formuar një rrjetë merimange.

Ndërtimi i njohurive: Bashkëbisedim.

Nxënësit vendosen rrumbullak dhe kalojnë fletën e bardhë njëri pas tjetrit, duke

shkruar diçka për nënën e tyre (një fjali ose një fjalë). Pasi nxënësi e shkruan e palos

fletën në formë fizarmonike, në mënyrë që shoku në krah të mos e shohë. Në fund

hapet letra dhe lexohet.

Nxënësit punojnë ushtrimin 3. Diskutojnë rreth situatave të dhëna në libër, të

cilat lidhen me vlerësimin që kanë ata për nënën e tyre.

61

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Tek ushtrimi 4, nxënësit shikojnë figurat dhe diskutojnë për dashurinë që u jep

nëna fëmijëve.

Përforcimi: Shkrim i lirë dhe Turi i Galerisë.

Nxënësit të pavarur përshkruajnë nënën duke e shoqëruar me vizatimin e portretit

të saj. Në fund punët varen nëpër mure, shikohen, lexohen dhe vlerësohen.

Para se të fillojnë të shkruajnë, mësuesi/ja i orienton nxënësit se çfarë duhet të

shkruajnë: emri, mosha, profesioni. Më pas, të përshkruajnë portretin fizik (e gjatë,

e shkurtër, sytë, flokët). Mësuesi/ja mund t’iu paraqitë edhe një model.

Rubrika: Njohim gjuhën tonë

Tema: Fjalia më e vogël (Ora I, II)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të njohë fjalinë e vogël me dy fjalë (kryefjalë, kallëzues).

• Të formojë fjali me dy fjalë me etiketat e dhëna.

• Të shkruajë fjali të vogla me dy fjalë.

Mjetet: teksti, figura, fisha, fletë të bardha.

Fjalët kyç: fjali, 2 fjalë, tregon, veprim.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Luajmë në role

Ndërtimi i njohurive Pyetja sjell pyetjen

Përforcimi

Lapsat në mes

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Luajmë në role.

Katër nxënës vendosen në një situatë të caktuar, p.sh.:

Beni lexon. Fationi lexon. Mira punon. Visari qesh.

Katër nxënës të tjerë formojnë me gojë fjali që u përgjigjen situatave të dhëna.

Mësuesi/ja udhëheq lojën. Mund të krijohen edhe situata të tjera.

Ndërtimi i njohurive: Pyetja sjell pyetjen.

Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të shikojnë figurat e librit. Ndërkohë ajo paraqit në

dërrasën e zezë tabelën e mëposhtme:

Cila? Nëna Motra Cili? Babai Vëllai

Ç’bën? lan. pastron. Ç’bën? gatuan. lahet.

62

Fjalia: Nëna lan., është e formuar nga dy fjalë.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

- A ka kuptim kjo fjali? (Po.)

Kjo është fjalia më e vogël.

Mësuesi/ja shkruan në dërrasë të zezë fjalën Era dhe kërkon nga nxënësit të

formojnë fjali të vogël.

vizaton

këndon

qan Era qesh

luan

punon

Gjatë zhvillimit të këtij ushtrimi, mësuesi/ja duhet të ketë kujdes që fjalia ta ketë

kuptimin e plotë. P.sh.: Era është?, Era shpërndan?, Era bën? etj. Raste të tilla nuk

janë fjali.

Përforcimi: Lapsat në mes.

Ushtrimet 1 dhe punohen me metodën Lapsat në mes. Nxënësit vendosen në

rreth. Lexojnë ushtrimin dhe për çdo fjali që krijojnë marrin fjalën, e thonë fjalinë dhe

lënë një laps në mes, derisa përfundon ushtrimi. P.sh.:

Tullumbacja fl uturon. Fëmijët luajnë.

Dielli ndriçon.

Arusha kërcen.

Në fund, mësuesi/ja merr një laps nga mesi dhe pyet:

- Kush e ka vënë këtë laps? Çfarë tha? etj.

Detyrë shtëpie. Ndahet klasa në grupe dhe jepen ushtrimet e

Fletores së punës, faqe 13.

Rubrika: Lexojmë

Tema: Po unë kur të rritem....?! (Ora I)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë bukur dhe me emocion pjesën.

• Të dallojë veprimet e të rriturve nga ato të të vegjëlve.

• Të dallojë veprimet e nënave nga ato të baballarëve.

• Të pasurojë fjalorin me fjalë të reja dhe t’i përdorë ku duhet.

• Të fl asë për situata të ngjashme me ato të tekstit.

Mjetet: mjete tualeti të nënës, mjete tualeti të babait, teksti, fl etë të bardha,

lapsa me ngjyra.

Fjalët kyç: mamaja, tualet, babai, rruhet, Genti, Jona, trazojnë, festë.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Parashikimi me terma paraprakë

Ndërtimi i njohurive Përvijimi i të menduarit

Përforcimi

Vija e vlerës

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Parashikimi me terma paraprakë.

Mësuesi/ja shkruan në dërrasë ose ka shkruar në fishat e mëposhtme:

mamaja babai përgatiten festë Genti Jona

Nxënësve u lihen 2-3 minuta kohë t’i lidhin fjalët dhe të formojnë një tregim,

ashtu siç e imagjinojnë ata.

Ndërtimi i njohurive: Përvijimi i të menduarit.

Mësuesi/ja dhe nxënësit lexojnë pjesën. Për të zbërthyer sa më mirë përmbajtjen

e pjesës, realizojnë grafikun organizues Harta e ngjarjes.

Çfarë ndodhi?

Genti përleu pantallonat

e babait me shkumë.

Jona ndoti fustanin

e mamit me buzëkuq.

Prindërit shkuan me

vonesë në festë.

Ku ndodhi ngjarja?

Në shtëpi, në banjë,

në dhomën e gjumit

të prindërve.

Kur ndodhi ngjarja?

Në mbrëmje.

Harta

e ngjarjes

Si ndodhi?

Babai po rruhej. Genti hyri në

banjë dhe u lye me shkumë.

Mamaja po bënte tualet.

Jona u bë me buzëkuq.

Kush u përfshi

në ngjarje?

Babai, mamaja,

Genti, Jona

Pse ndodhi?

Jona dhe Genti

duan të rriten

para kohe.

64

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Mësuesi/ja plotëson skemën me përgjigjet e nxënësve.

Përforcimi: Vija e vlerës.

Mësuesi/ja shtron pyetjen:

Po

A vepruan mirë fëmijët?

Jo

Ndahen fëmijët në dy grupe sipas mendimeve që shprehin dhe vendosen në anë

të ndryshe të klasës:

Grupi I ata që mendojnë se fëmijët vepruan mirë.

Grupi II ata që mendojnë se fëmijët vepruan keq.

Pasi rrahin mendimet, arrihet në një përfundim që mësuesi/ja e shkruan në

dërrasë të zezë.

Detyrë shtëpie. Të zgjidhin ushtrimin e rubrikës Kuptojmë tekstin

dhe të shkruajnë në fletore përgjigjen e saktë.

Rubrika: Lexojmë

Tema: Po unë kur të rritem...?! (Ora II)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të ritregojë pjesën me fjalët e veta.

• Të dallojë personazhet dhe të tregojë për veprimet e tyre.

• Të klasifi kojë sendet, veprimet sipas gjinisë për rastet e dhëna.

• Të tregojë se cilat veprime të prindërve ka dëshirë të imitojë.

Mjetet: mjete tualeti të nënës, mjete tualeti të babait, teksti, fl etë të bardha,

lapsa me ngjyra.

Fjalët kyç: vajza, djem, tualet, sende tualeti.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Dil rrotull / Fol rrotull.

Ndërtimi i njohurive Pyetja sjell pyetjen. Diagrami i Venit.

Përforcimi

Luajmë në role.

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Dil rrotull / Fol rrotull.

Mësuesi u kërkon nxënësve që të kujtojnë për pak kohë, veprimet e

personazheve të pjesës “Po unë kur të rritem...?!” dhe të mendojnë për pyetjet që

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

do t’i drejtojnë shokut. Nxënësit lëvizin nëpër klasë, derisa mësuesi/ja jep komandën

duke përplasur duart vetëm njëherë. Ata ndalojnë dhe i drejtojnë pyetje njëri-tjetrit

dhe marrin përgjigje, sipas mendimit të tyre.

Kjo veprimtari mund të përsëritet jo më shumë se 2-3 herë. Mbyllet loja,

nxënësit shkojnë nëpër vendet e tyre dhe tregojnë për përvojat që patën.

Ndërtimi i njohurive: Pyetja sjell pyetjen.

Hapi I. Mësuesi/ja ka formuluar pyetjet që kërkojnë përgjigje argumentuese nga

nxënësit, si p.sh.:

Pse po bëheshin gati prindërit?

Pse Genti ngacmoi sendet e babait?

Pse Jona ngacmoi sendet e mamasë?

Pse u mërzit babai?

Pse u mërzit mamaja?

Pse u vonuan prindërit në festë?

Hapi II. Nxënësit ndahen në dyshe dhe gjejnë përgjigjet në tekst, por edhe duke

sjellë ide origjinale.

Hapi III. Diagrami i Venit.

Nxënësit ndahen në tri grupe, për të grupuar sendet sipas përdoruesve të tyre.

Çdo grup i grupon sendet duke iu përgjigjur pyetjes:

Grupi I. - Cilat sende të tualetit përdoren vetëm nga të rriturit?

Grupi II. - Cilat sende të tualetit përdoren vetëm nga të vegjlit?

Grupi III. - Cilat sende të tualetit përdoren nga të gjithë?

Të rritur

Të gjithë

Të vegjël

Hapi IV. Nxënësit ndahen tani sipas gjinisë, ku vajzat u përgjigjen pyetjeve të

vajzave dhe djemtë u përgjigjen pyetjeve të djemve.

Përforcimi: Luajmë në role.

Nxënësi I → mamaja

Nxënësi II → babai

Nxënësi III → Genti

Nxënësi IV → Jona

Për të realizuar këto role nxënësit do të improvizojnë vetë dialogët, po duke mos

iu larguar përmbajtjes së pjesës.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Shkruajmë

Tema: Babai im

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të shkruajë për babanë duke iu përgjigjur pyetjeve.

• Të përshkruajë si është babai duke iu përgjigjur pyetjeve.

• Të shkruajë për babanë në situata të dhëna.

• Të shkruajë nga një fjali për figurat që sheh në libër.

• Të vizatojë portretin e babait.

Mjetet: teksti, fletë të bardha, lapsa, pamje të ndryshme, zarfe.

Fjalët kyç: postoj, pikturoj, dashuri, babai.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Ndërtimi i njohurive

Përforcimi

Zhvillimi i mësimit

Stuhi mendimesh

Luajmë në role

Shkrim i lirë

Parashikimi: Pyetja sjell pyetjen.

Mësuesi/ja drejton pyetjet e ushtrimeve 1 dhe 2, nxënësit u përgjigjen.

Mësuesi/ja: - Si e ka emrin babai?

- Po mbiemrin?

- Sa vjeç është?

- Ku punon?

- Çfarë ngjyrë i ka sytë?

- Si i ka flokët?

Më pas, nxënësit i shkruajnë individualisht në fletët e tyre. Në fund ata tregojnë

punën e tyre.

Ndërtimi i njohurive: Luajmë në role.

Klasa ndahet në 4 grupe:

Grupi I - Rasti 1

Babai ndihmon mamanë.

- A ndodh kjo në familjet tuaja?

- Kur babi e ndihmon mamin?

Një situatë mund të ishte:

Mamaja sa ka ardhur nga puna. Babai e pyet:

- Do të dalim shëtitje?

- Edhe unë kam qejf, po duhet të ushqej Ildën dhe të laj enët.

- Në rregull. Ti ushqeje vajzën, kurse unë po laj enët. Pastaj dalim bashkë me

fëmijët shëtitje.

67

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Grupi II – Rasti

Babi të ndihmon ty.

Një situatë mund të ishte:

Miri është i mërzitur. Ai nuk di të luajë futboll.

- Miri, pse s’shkon të luash me shokët?

- Babi, shokët luajnë shumë mirë futboll, kurse unë nuk di aq mirë.

Si të bëj që të mësoj?

- Po kjo është punë që rregullohet, o Miri, - tha babai. – Vish rrobat

e sportit dhe eja të dalim.

Miri mendon se babi do ta çojë në ndonjë trajner. Po për çudi, ata

morën rrugën për te liqeni. Filluan të luajnë të dy. Për disa ditë me

radhë babai dhe Miri bënë stërvitje. Miri mësoi shumë shpejt të priste

topat dhe të gjuante në portë.

Tani Miri mezi pret të mbarojë detyrat dhe të luajë me shokët.

Shënim. Mësuesi/ja mendon situata edhe për rastet e tjera.

Grupi III – Rasti

Babi bisedon me ty sikur ti je i rritur.

Grupi IV – Rasti

Babai luan me ty sikur është shoku yt.

Nxënësit zgjedhin brenda grupit personazhet dhe japin ide se çfarë mund të

thonë. Më pas, nxënësit e zgjedhur, interpretojnë rastet dhe gjithë klasa gjykon për

lojën e grupit.

Përforcimi: Shkrim i lirë.

Nxënësit shikojnë fi gurat dhe shkruajnë nga një fjali rreth tyre.

Detyrë shtëpie jepen ushtrimet e Fletores së punës, faqe 14.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Njohim gjuhën tonë

Tema: Shtojmë dhe heqim fjalë në fjali (Ora I, II)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë fjalinë më të vogël (me dy fjalë).

• T’i shtojë fjalë fjalisë më të vogël e të zgjerojë fjalinë me anë të pyetjeve.

• T’i heqë fjalë fjalisë deri sa ajo të mos e prishë kuptimin (të zvogëlojë fjalinë).

Mjetet: teksti, figura me një djalë që vizaton, figura me një vajzë që fle, fletë të

bardha, tabela me pyetjet: Me se?, Ku?, Çfarë? , Ku?

Fjalët kyç: fjali e vogël, shtoj fjalë, heq fjalë.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Ndërtimi i njohurive

Përforcimi

Zhvillimi i mësimit

Lojë

Parashikimi me terma paraprakë

Punë e pavarur

Parashikimi: Lojë.

Mësimi fillon me një lojë. Mësuesi/ja jep disa situata me anë të figurave dhe

pyetjeve.

Situata 1. Figurë: një nxënës duke shkruar.

Mësuesi/ja: - Ç’ bën nxënësi?

Nxënësit: Nxënësi shkruan. (fjalia më e vogël)

Mësuesi/ja: Me se?

Nxënësit: Nxënësi shkruan me shkumës.

Mësuesi/ja: Ku?

Nxënësit: Nxënësi shkruan me shkumës në dërrasë.

Mësuesi/ja: Çfarë?

Nxënësit: Nxënësi shkruan me shkumës në dërrasë fjalitë.

Situata 2. Një nxënëse bën sikur fle në një “krevat” me kukullën e saj.

Mësuesi/ja: - Ç’ bën vajza?

Nxënësit: Vajza fle. (fjalia më e vogël)

Mësuesi/ja: Me kë?

Nxënësit: Vajza fle me kukullën.

Mësuesi/ja: Ku?

Nxënësit: Vajza fle me kukullën në krevat.

Mësuesi/ja: Kur?

Nxënësit: Vajza fle me kukullën në krevat në mbrëmje.

69

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Hapi I. Mësuesi/ja paraqet para klasës disa fotografi :

a) një djalë që po vizaton

b) një vajzë që fl e

(ose fi gura të tjera, por që të kenë lidhje me mësimin).

Hapi II. Nxënësit do të formojnë fjali duke parë këto fotografi :

a) Djali po pikturon.

b) Vajza po fl e.

Hapi III. Mësuesi/ja nxjerr tabelën e pyetjeve dhe pyet:

Me se po pikturon djali? – Me penel.

Ku po pikturon djali? – Në fl etë.

Çfarë po pikturon ai? – Një lule.

Hapi IV. Nxënësit u rikthehen përsëri fjalive që formuan: Djali pikturon.

Djali pikturon lulen. (Cilën?)

Djali pikturon lulen me penel. (Me se?)

Djali pikturon lulen me penel në fl etore. (Ku?)

Po kështu punohet dhe për fi gurën e dytë.

Vajza këndon.

Vajza këndon në koncert.

Vajza këndon në koncert një këngë popullore.

Vajza këndon në koncert një këngë popullore me shoqet e klasës.

Hapi V. Mësuesi/ja ka përgatitur disa fjali me fi sha. Pjesët e fjalisë më të vogël

janë të shkruara me ngjyrë të njëjtë, kurse pjesët plotësuese me ngjyra të ndryshme.

Mësuesi/ja i vendos fi shat në dërrasë të zezë. U kërkon nxënësve të lexojnë fjalinë,

më pas t`i heqin nga një fjalë, derisa të mos prishet kuptimi i fjalisë.

Kjo veprimtari përsëritet disa herë.

Mësuesi/ja u drejton nxënësve pyetjet e mëposhtme që nxënësit të nxjerrin

përfundimet:

Fjalia më e vogël na mëson diçka.

Kur fjalia është më e gjatë, ne mësojmë më shumë gjëra.

Përforcimi: Punë e pavarur.

Nxënësit punojnë të pavarur ushtrimin 1 dhe .

Ushtrimi 2 të copëtohet në 2 pjesë. Pjesa e dytë të jepet.

Fjalitë më të vogla janë:

a. Fëmijët pastrojnë.

b. Flutura fluturon.

c. Djali pikturon.

d. Vajza shkruan.

Detyrë shtëpie jepen ushtrime nga Fletorja e punës, faqe 16.

0

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Lexojmë

Tema: Vizatuesja e vogël (Ora I)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë bukur dhe me emocion pjesën.

• Të dallojë personazhet (bashkëbiseduesit) në dialogun e dhënë.

• Të dallojë shenjat e pikësimit që përdoren në dialog.

• Të lexojë pjesën me role.

• Të përdorë fjalët e reja në fjali.

Mjetet: fletë të bardha, lapsa me ngjyra, teksti, zog lodër, ujk lodër, figura

kafshësh, si: mace, zog, ujk etj.

Fjalët kyç: mamaja, vajza, vizatim, lapsa, zog, mace, ujk, qengj, çerdhe, bar.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Ndërtimi i njohurive

Përforcimi

Zhvillimi i mësimit

Imagjinata e drejtuar

Leximi i drejtuar

Leximi në role

Parashikimi: Imagjinata e drejtuar.

Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të krijojnë me gojë një tregim duke parë figurat e

librit, në faqen 47, dhe duke lexuar titullin e pjesës, i cili nxit përfytyrimin e tyre.

Mësuesi/ja mirëpret krijimet mbështetur në imagjinatën e nxënësve.

Ndërtimi i njohurive: Leximi i drejtuar.

Mësuesi/ja lexon paragrafët me radhë dhe pas çdo ndalese drejton pyetje:

Ndalesa I. Mami ... deri te ... shumë.

- Çfarë do të vizatojë tani vajza?

- A do t’i pëlqejë mamasë?

Nxënësit japin përgjigjet e tyre duke argumentuar përgjigjet.

Ndalesa II. Po tani?... deri te... bjer e fli.

- A do të vazhdojë vajza të vizatojë? Apo do të flejë?

Ndalesa III. Ah jo... deri te... po ç’do të vizatosh ende?

- Çfarë mendoni se do të vizatojë vajza tani?

Nxënësit përgjigjen, por ndonjërit mund t’i shkojë mendja dhe te figura e tekstit.

Ndalesa IV. Një çerdhe ... deri në fund.

- E mbaroi vajza vizatimin? Pse?

71

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Përforcimi: Leximi në role.

Nxënësit ndahen në dy grupe, sipas personazheve të pjesës: mamaja dhe vajza

dhe e lexojnë pjesën në role. Në këtë etapë aktivizohen të gjithë nxënësit.

Në fund mund të bëhet një diskutim i shkurtër rreth shenjave të pikësimit që vëmë

zakonisht në dialog.

Detyrë shtëpie u jepet nxënësve të shkruajnë pjesën që u pëlqen më

shumë në dialogun e dhënë në tekst.

Rubrika: Lexojmë

Tema: Vizatuesja e vogël (Ora II)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë tregimin në role.

• Të ritregojë pjesën duke e kthyer dialogun në vetën e tretë.

• Të dallojë personazhet e tregimit dhe të fl asë për to.

• Të diskutojë për shqetësimet e vajzës.

• Të luajë në role.

Mjetet: gërshërë, fl etë vizatimi, lapsa me ngjyra.

Fjalët kyç: vajza, nëna, vizaton, pret me gërshërë, fl e.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Stuhi mendimesh

Ndërtimi i njohurive Pyetja sjell pyetjen

Përforcimi

Luajmë në role

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Stuhi mendimesh.

Mësuesi/ja shkruan në dërrasë të zezë skemën dhe pyet:

- Çfarë vizatoi vajza?

zog

ujk

bar

Vajza

vizatoi

mace

çerdhe

qengj

Nxënësit kujtojnë dhe thonë shpejt e shpejt kafshët dhe sendet që vizatoi vajza,

ndërsa mësuesi/ja plotëson skemën.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Ndërtimi i njohurive: Pyetja sjell pyetjen.

- Cilat janë personazhet e këtij tregimi?

- Cili personazh ju mbeti në mendje? Pse?

- Cila është fjalia kryesore e tregimit? (Vajza vizaton.)

- Çfarë vizatoi vajza?

- Si e vizatoi zogun? Po ujkun?

- Pse është e shqetësuar vajza para se të flerë?

- Çfarë i kërkoi vajza mamasë?

- Si mendoni ju, do t’i ndodhte gjë deles apo zogut?

Mësuesi/ja duhet të përqendrohet në lidhjen logjike që kanë kafshët dhe dialogun mes tyre:

Macja ha zogun. (Prandaj e pret fletën.)

Ujku ha qengjin. (Prandaj e pret fletën.)

Çerdhen e vizaton për zogun.

Barin e vizaton për qengjin.

Për të parë sa kanë arritur nxënësit të lexojnë në mënyrë të vetëdijshme, punohet

rubrika: Shëno me √ përgjigjen e saktë dhe me x përgjigjen e gabuar.

Përforcimi: Luajmë në role.

Nxënësit luajnë në role: nëna dhe vajza.

Veprimtaria përsëritet disa herë me qëllim që të aktivizohen sa më shumë nxënës.

Nxënësit duhet t’i kenë grumbulluar të gjitha mjetet e nevojshme.

Rubrika: Bisedojmë së bashku

Tema: Edhe unë pikturoj

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë llojet e pikturave sipas ngjyrave me të cilën janë realizuar.

• Të dallojë mjetet me të cilat realizohet një pikturë a vizatim.

• Të njohë disa nga teknikat e pikturës.

• Të flasë rreth pikturave të dhëna në libër.

• Të vizatojë sipas dëshirës.

Mjetet: teksti, figura, laps i zi, lapsa me ngjyra, penela, bojëra uji, bojëra vaji,

fletë të bardha.

Fjalët kyç: laps i zi, lapsa me ngjyra, penel, vizatim, vizatoj.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Tryeza e rrumbullakët

Ndërtimi i njohurive Bashkëbisedim

Përforcimi

Turi i galerisë

73

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Tryeza e rrumbullakët.

Nxënësit vendosen në formë rrethore dhe duhet të shkruajnë në fletën e bardhë

çfarë kanë dëshirë të vizatojnë. Nxënësi i parë: një ari; nxënësi i dytë: një lule...

kështu vazhdohet deri te nxënësi i fundit.

Ata palosin si fizarmonikë vendin ku shkruajnë. Në fund, mësuesi/ja hap fletën

dhe lexon dëshirat e nxënësve, listën e të cilave e shkruan në dërrasë.

Ndërtimi i njohurive: Bashkëbisedim.

Mësuesi/ja shtron pyetjen:

- Me çfarë mjetesh do t’i realizoni vizatimet tuaja?

Nxënësit flasin për zgjedhjet e mjeteve me të cilat do të realizojnë vizatimet, si:

lapsi i zi, peneli apo me lapsat me ngjyra.

- Me ç’mjete janë realizuar pikturat në figurat e librit?

Nxënësit lihen të lirë të diskutojnë për mjetet me të cilat janë realizuar figurat në libër.

- Cili nga vizatimet e Dardanës ju pëlqen më shumë?

- Çfarë shihni ju në të?

- Me se janë realizuar?

Nxënësit diskutojnë për vizatimet e Dardanës, duke iu përgjigjur pyetjeve që mësuesi/ja

i ka shkruar në dërrasë të zezë.

Përforcimi: Turi i galerisë.

Mësuesi/ja ndan klasën në 3 grupe:

Grupi I → do të bëjë vizatime me laps të zi (skica).

Grupi II → do të bëjë vizatime me lapsa me ngjyra.

Grupi III → do të bëjë vizatime me penel.

Në fund të tri grupet i varin punët e tyre nëpër mure dhe i vlerësojnë.

Rubrika: Njohim gjuhën tonë

Tema: Ndryshojmë vendin e grupeve të fjalëve (Ora I, II)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të njohë grupet e fjalëve.

• T’u ndryshojë vendin grupeve të fjalëve pa prishur kuptimin e fjalisë.

• Të formojë fjali me etiketat e dhëna.

• Të formojë fjali me fjalët e dhëna.

Mjetet: teksti, figura, fisha, fletë të bardha, objektet e klasës.

Fjalët kyç: fjali, 2 fjalë, tregon, veprim.

74

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Lojë

Ndërtimi i njohurive Punë e drejtuar

Përforcimi

Shkëmbe një problem

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Lojë.

Mësimi fillon me një lojë:

Mësuesi/ja: Ndryshojuni vendet objekteve të klasës.

Nxënësit vendosin mbi tryezë karrigen, mbi ndenjësen e bankës çantat, bankat e

para vendosen afër dërrasës së zezë etj.

- Cilat objekte, që u ndryshuat vendin, mund të përdoren si më parë?

- Cilat objekte lëvizën së bashku? (Çanta me librat, tryeza me vazon me lule etj.)

Nëpërmjet lojës, nxënësit mësojnë se për të kryer një funksion të caktuar

lëvizjet bëhen si grup, p.sh.: banka-karrigia së bashku, tavolina-vazoja me lule,

çanta-librat, pra, si një grup i vetëm. Imagjinoni sikur vazoja me lule të rrinte mbi

dërrasën e zezë... apo librat të rrinin në dysheme...etj.

Ndërtimi i njohurive: Punë e drejtuar.

Mësuesi/ja ka parapërgatitur fishat e mëposhtme:

me lapsa me ngjyra. po vizaton Vajza e vogël

Nxënësit i lexojnë etiketat dhe përpiqen të formojnë fjali me to, të cilat i shkruajnë

në fletore, kurse mësuesi/ja në dërrasë të zezë. Ata lexojnë fjalitë që kanë formuar

dhe mësuesi/ja i vendos etiketat sipas rendit të drejtë:

Vajza e vogël

po vizaton

Kush vizaton?

ç’bën vajza?

me lapsat me ngjyra Me se?

Mësuesi/ja u kujton nxënësve fjalinë me të vogël dhe si i shtohen asaj fjalë të tjera.

- Cila është fjalia më e vogël në fjalinë që formuat?

- Vajza vizaton.

- I shtoni kësaj fjalie fjalë të tjera.

- Vajza vizaton me lapsa.

- Vajza e vogël vizaton me lapsa me ngjyra.

- Cilave fjalë u shtuat fjalë të tjera?

- Vajza + e vogël = vajza e vogël

- Me lapsa + me ngjyra = me lapsa me ngjyra

vajza e vogël dhe me lapsa me ngjyra janë grupe fjalësh.

Grupi i fjalëve lëviz në fjali pa u ndarë, ndryshe fjalia e humb kuptimin.

Për ta bërë më të qartë konceptin e grupit të fjalëve, mësuesi/ja u kërkon nxënësve

të shohin figurën e parë e të dytë të librit.

75

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

- Cilat objekte kanë ndryshuar vendin në fi gurën e dytë?

- Së bashku me cilin objekt ka lëvizur televizori? Pse? (Televizori dhe mbajtësja.)

- Po lulja? (Vazoja me lulen.)

- A janë vendosur ku duhet objektet që kanë ndryshuar vend?

- Po në fi gurën e tretë çfarë shikoni?

- Mund të qëndrojë televizori mbi divan?

Nxënësit provojnë të ndërtojnë fjalinë duke e copëtuar grupin e fjalëve.

P.sh.: po vizaton → vizaton po (?)

vajza e vogël → vogël e vajza (?)

Vajza me lapsa e vogël vizaton me po ngjyra

Kjo do të shkaktonte të qeshura në klasë.

Mësuesi/ja: - Pse qeshët, a është fjali kjo që sapo lexuat?

Nuk është fjali sepse i është prishur kuptimi.

- A mund t’i lëvizim fjalët në fjali pa respektuar grupin ku ato bëjnë pjesë?

Nxënësit gjykojnë situatën dhe nxjerrin përfundimet e duhura.

Përforcimi: Shkëmbe një problem.

Hapi I. Nxënësit ndahen në 2 grupe të mëdha. Grupi I shkruan një fjali në një

copë letër dhe ia jep Grupit II dhe anasjellas.

Hapi II. Çdo grup punon me fjalinë e vet. Ata duhet të gjejnë grupet e fjalëve në

fjali dhe t’i lëvizin ato, në mënyrë të tillë që fjalia të ketë kuptim. Kjo punë kryhet në

një kohë të caktuar.

Hapi III. Pasi ka mbaruar, çdo grup i tregon grupit tjetër rrugën e ndjekur për

zgjidhjen e kërkesës. Kjo teknikë përdoret dhe për zgjidhjen e ushtrimit .

Detyrë shtëpie rekomandohet ushtrimi .

Përgjigjet e ushtrimit 1:

a) Motra ime / po vizaton / me penel / një pëllumb.

b) Motra ime / po vizaton / një pëllumb/ me penel.

c) Me penel po vizaton motra ime një pëllumb.

Përgjigjet e ushtrimit 2:

Vajza e vogël i kërkoi ndihmë mamasë.

Në fi llim vajza pikturoi një fole zogu.

Të dytën vizatoi macen bardhoshe.

Më pas, vajza kërkoi ngjitës.

Vajza nuk i zinte besë ujkut gjakatar.

Atë natë, vajza fjeti e qetë.

Përgjigjet e ushtrimit 3:

1.Të gjithë fëmijët i duan shumë kafshët.

2. Ata pëlqejnë të pikturojnë kafshët shtëpiake.

3. Fëmijët ngjyrosin fl amurin në orën e vizatimit.

4. Disa fëmijë fi tuan çmimin e parë në konkurs.

a) Vëllai i Dritanit / po ujit / luledelet / në kopsht.

b) Luledelet po ujit vëllai i Dritanit në kopsht.

c) Në kopsht vëllai i Dritanit po ujit luledelet.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Lexojmë

Tema: Po vjen vëllai! (Ora I)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë bukur dhe me emocion pjesën.

• Të lexojë me role.

• Të diskutojë për motrat ose vëllezërit.

• Të diskutojë për situata të ngjashme me ato të tregimit.

• Të vizatojë vëllanë ose motrën.

Mjetet: fletë të bardha, lapsa me ngjyra, teksti, tabela.

Fjalët kyç: Albana, babai, mamaja, bebe, vëllai, dëshirë.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Ndërtimi i njohurive

Përforcimi

Zhvillimi i mësimit

Valbona

Kllaster

Dora e pyetjeve

Leximi në role

Parashikimi: Kllaster.

Mësuesi/ja shkruan në dërrasë të zezë skemën e mëposhtme dhe shënon emrat

e disa nxënësve.

Sajmiri

Elena

Elena

Klasa jonë

Enada

Albana

Vera

Miri

Secili nxënës që ka emrin aty, ngrihet dhe plotësin skemën se sa vëllezër apo

motra ka dhe emrat e tyre. P.sh.:

Albana

Miri

Besimi Ana Entela Endri

Ndërtimi i njohurive: Dora e pyetjeve.

Mësuesi/ja i orienton nxënësit të shohin figurën.

- Çfarë po bën vajza?

- Pse mami e ka barkun e madh?

- Po vajza është e kënaqur apo e mërzitur?

- Ejani ta zbulojmë.

77

Ku ndodh ngjarja? (Në shtëpi.)

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Mësuesi/ja para se të lexojë pjesën, shkruan në dërrasë titullin dhe kërkon nga

nxënësit të thonë pse në fund të tij është përdorur pikëçuditja. U kujton fjalinë me të

cilën çuditemi apo shprehim një ndjenjë të caktuar.

Titulli shpreh ndjenjën e gëzimit e të padurimit për Albanën.

Lexohet tregimi nga mësuesi/ja.

- Më pas, nxënësit e lexojnë vetë pjesën. Mësuesi/ja paraqet një tabelë ku është

grafi ku organizues Dora e pyetjeve ose e vizaton atë në dërrasë të zezë. U kërkon

nxënësve t’iu përgjigjen pyetjeve, kurse ai/ajo i shkruan përgjigjet në tabelë.

Kur ndodh ngjarja? (Një ditë.)

Kush është personazhi kryesor? (Albana)

Çfarë mori vesh? (Mamaja do të lindë një bebe.)

Pse u gëzua Albana? (Do të bëhej me vëlla.)

Si përfundon ngjarja?

(Albana po përgatitet

me gëzim për ardhjen

e vëllait.)

Përforcimi: Leximi në role.

Nxënësit ndahen në disa grupe dhe secili grup ndan rolet sipas personazheve të pjesës.

Nxënësi I → Albana, Nxënësi II → babai, Nxënësi III → mamaja

Mësuesi/ja lexon fjalët e autorit.

Veprimtaria përsëritet disa herë, me qëllim që të aktivizohen sa më shumë nxënës.

Detyrë shtëpie. Nxënësit të pikturojnë vëllanë ose motrën e tyre sipas dëshirës.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Lexojmë

Tema: Po vjen vëllai! (Ora II)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të ritregojë pjesën duke iu përgjigjur pyetjeve të tekstit.

• Të ritregojë pjesën duke e kthyer dialogun në vetën e tretë.

• Të flasë për personazhin kryesor të tregimit.

• Të gjejë dhe të lexojë në tekst përgjigjet e sakta.

• Të luajë në role.

• Të përshkruajë një bebe duke parë figurat.

Mjetet: figura bebesh, tabela, teksti.

Fjalët kyç: Albana, babai, dhurata, një bebe, gëzim, përgatitje.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Ndërtimi i njohurive

Përforcimi

Zhvillimi i mësimit

Përvijimi i të menduarit

Tabela e pyetjeve

Luajmë në role

Parashikimi: Përvijimi i të menduarit, grafiku Rrjedha e ngjarjes.

Për të riprodhuar pjesën, mësuesi/ja, së bashku me nxënësit bashkëbisedojnë rreth

mësimit dhe çdo të dhënë a fakt, e paraqet në tabelën e mëposhtme. Ja një shembull:

Albana po këndonte.

Mamaja i kishte premtuar një dhuratë.

Babai i tregoi se dhurata ishte vëllai.

Albana donte edhe vëlla, edhe motër.

Mamaja e kishte beben në bark. Bebja ishte djalë.

Mamaja e kishte parë beben me aparat.

Albana vuri veshin te barku i mamit.

U gëzua:bëri gati lodrat. U mërzit: se mami mos e donte më pak.

Mamai do ta donte gjithmonë njëlloj.

Albana u lumturua.

79

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Pasi organizojnë të dhënat, nxënësit e kanë të lehtë të gjejnë përgjigjet e sakta

dhe të gabuara në tekst.

Ndërtimi i njohurive: Tabela e pyetjeve.

Në dërrasën e zezë, mësuesi/ja vendos një fletë të madhe të bardhë, në të cilën

nxënësit ngrihen dhe shkruajnë nga një pyetje rreth mësimit. Ndodh që fëmijët të

kopjojnë pyetjet në tekst, kjo mund të lejohet, po mund t’iu kërkohet edhe një formulim

origjinal. Nëse nxënësit nuk arrijnë të bëjnë pyetje që të zbërthehet përmbajtja e

pjesës, mësuesi/ja vendos grafikun organizues Dora e pyetjeve, të cilën e plotësuan

së bashku orën e kaluar.

Përforcimi: Shkrimi i lirë.

Nxënësit shikojnë figurat dhe krijojnë nga një fjali për secilën. Vlerësimi i nxënësve

që kanë krijuar fjalitë më të bukura dhe janë aktivizuar gjatë orës së mësimit.

80

Rubrika: Shkruajmë

Tema: Motra dhe vëllai im

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të flasë për pamjen, moshën dhe cilësitë e fëmijëve që sheh në figura.

• Të shkruajë për vëllezërit a motrat e tij/saj.

• Të bëjë portretin e dikujt duke u ndihmuar me të dhënat e librit.

• Të pikturojë vëllanë a motrën e vet.

Mjetet: fotografi të motrave a vëllezërve, tabela me karakteristika të ndryshme,

portrete të skicuara, fletë të bardha.

Fjalët kyç: unë, motra, vëllai, portret

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Punë e drejtuar

Ndërtimi i njohurive Punë e pavarur

Përforcimi

Turi i galerisë

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Punë e drejtuar.

Mësuesi/ja paraqet në një tabelë ose ka shkruar në dërrasë një listë të gjatë me

karakteristika:

i (e) gjatë sy të zinj i (e) imët

klasë e parë

i (e) shkurtër sy blu

elegant

grindavec

i (e) bukur sy kafe

me kaçurrela nxënës i mirë

simpatik

7 vjeç

flokë të drejtë nxënës i dobët

i (e) shëndoshë 8 vjeç

i (e) qeshur qaraman

i (e) dobët klasë e dytë

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Mësuesi/ja: Lexoni me vëmendje tabelën dhe qarkoni tri tipare që ka motra ose

vëllai juaj. Nëse nuk keni motër ose vëlla, qarkoni tiparet që ka shoku ose shoqja juaj.

Nxënësit ngrihen dhe qarkojnë. Kjo listë i ndihmon nxënësit për të realizuar

përshkrime të sakta dhe të suksesshme.

Ndërtimi i njohurive: Punë e pavarur.

Nxënësit punojnë të pavarur ushtrimin 1. Ata lidhin me shigjetë grupet e

fjalëve dhe në fund lexojnë punët e tyre.

Më pas, ata përshkruajnë me gojë motrën ose vëllanë e tyre. Përshkrimin

mund ta konkretizojnë dhe me fotografi që kanë sjellë nga shtëpia.

Përforcimi: Turi i galerisë.

Nxënësit punojnë të pavarur në fl etë të bardha ushtrimin . Ata përshkruajnë me

shkrim portretin e motrës a të vëllait të tyre. Punët varen në mur dhe shikohen nga

të gjithë.

Bëhet vlerësimi i përshkrimeve të nxënësve.

Detyrë shtëpie jepet ushtrimi “Detyrë” në fund të faqes 54.

Rubrika: Njohim gjuhën tonë

Tema: Pohojmë dhe mohojmë (Ora I, II)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë pohimin dhe mohimin si koncept.

• Të dallojë fjalitë me të cilat mohojmë duke u ndihmuar nga pjesëza nuk.

• Të përdorë ku duhet fjalët që tregojnë mohim.

• Të përdorë drejt pjesëzën nuk në fjalitë mohore.

• Të kthejë një fjali pohore në mohore dhe anasjellas.

Mjetet: tabela, objekte të ndryshme, etiketa me fjalët “po” dhe “jo”, lapsa me ngjyra.

Fjalët kyç: pohoj, mohoj, po, jo, nuk.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Lapsat në mes, lojë.

Ndërtimi i njohurive Lexim i drejtuar

Përforcimi

Punë në çifte

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Lojë.

Veprimtaria realizohet me grupe dyshe. Mësuesi/ja nxjerr para klasës dy-tri çifte

nxënësish, p.sh.:

1

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

një fëmijë me çantë

një vajzë me bishtaleca

një djalë me kapelë

një fëmijë me përparëse

një fëmijë pa çantë

një vajzë pa bishtaleca

një djalë pa kapelë

një fëmijë pa përparëse

Pyeten nxënësit:

- Ka çantë Jorina? Po. Jorina ka çantë. (Pohojmë)

- Ka çantë Gjergji? Jo. Gjergji nuk ka çantë. (Mohojmë)

Nxënësit vendosen në formë rrethore të ndarë në dy grupe. Ata shikojnë me

vëmendje grupet dyshe të fëmijëve dhe sipas shembullit të parë, grupi I formon fjali

pohore, ndërsa grupi II fjali mohore. Nxënësi që e formon i pari fjalinë e thotë dhe

vendos lapsin në mes.

Nxënësi I: Ana ka bishtaleca.

Kështu vazhdon loja.

Nxënësi II: Eva nuk ka bishtaleca.

Ndërtimi i njohurive: Lexim i drejtuar.

Nxënësit orientohen të shohin fi gurat dhe të lexojnë fjalitë poshtë fi gurave.

Unë kam mace. Unë nuk kam mace.

Unë kam qen.

Unë nuk kam qen.

Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të gjejnë se ku ndryshojnë fjalitë.

- Vini re, cila fjalë është shtuar në fjalinë e dytë?

- Çfarë na tregon kjo fjalë e vogël?

Kërkohet të arrihet në përgjigjen:

Fjala nuk tregon diçka, të cilën nuk e kemi.

- Në fjalinë e parë ne pohojmë, pra themi: Po. Unë kam mace.

- Në fjalinë e dytë ne mohojmë, pra themi: Jo. Unë nuk kam mace.

Punohet rubrika Ushtrohu.

Në ushtrimin 1, nxënësit vendosin fjalëzën nuk në fjalitë (a) dhe e heqin atë në

fjalitë (b). Ndërkohë, nxënësit i lexojnë fjalitë që formuan dhe thonë nëse pohojnë

apo mohojnë.

Punohet ushtrimi . Janë dhënë dy tekste dhe dy fi gura përbri tyre. Nxënësit

orientohen të lexojnë tekstin dhe të heqin fjalëzën nuk në fjalitë ku ndodhet dhe ta

shtojnë aty ku nuk ndodhet. Nxënësit arrijnë në përfundimin se teksti që formuan

përkon me fi gurën.

Në kolonën “Mësova”, nxënësi shkruan fjalën e fjalisë pohore dhe asaj mohore.

Ata shkruajnë dhe pjesëzën “nuk” për të mohuar diçka.

Përforcimi: Punë në çifte.

Shkruaj një fjali pohore. Jepja shokut që ta kthejë në mohore dhe anasjellas.

Detyrë shtëpie jepen ushtrimet e faqes 18 të Fletores së punës.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Lexojmë

Tema: Shenja mbi mur (Ora I)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë bukur dhe me emocion pjesën.

• Të lidhë figurën e tekstit me përmbajtjen e saj.

• Të pasurojë fjalorin me shprehje të reja.

• Të emërtojë personazhet e pjesës.

• Të luajë si në tregim.

Mjetet: dritë e vogël abazhuri, qiri, tekst.

Fjalët kyç: babai, mbrëmje, lojë, figura në mur.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Loja e tekstit

Ndërtimi i njohurive Lexim i drejtuar

Përforcimi

Grafik organizues

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Loja e tekstit.

Mësuesi/ja organizon një veprimtari të ngjashme me atë të tekstit. Klasa errësohet

dhe ndizet një qiri ose një abazhur. Mësuesi/ja bën në mur me duar disa lëvizje,

që krijojnë figura kafshësh. Për ta bërë lojën sa më argëtuese, mund t’i shoqërojë

veprimet me zhurma apo zërat përkatës. Nxënësit përpiqen të gjejnë emrin e

kafshës apo të objekteve që formohen. Disa nga këto figura mësuesi/ja ua mëson

dhe nxënësve.

Ndërtimi i njohurive: Lexim i drejtuar.

Nxënësit nxiten të mendojnë, të analizojnë dhe të parashikojnë rreth asaj që

dëgjojnë a lexojnë.

Ndalesa I. Kur vjen ... deri te ... duke thirrur.

- Ç’mendoni se do të ndodhë më pas?

- Çfarë provash keni për ta vërtetuar këtë?

- Pse mendoni kështu?

Ndalesa II. Babi ... deri te ... qenin plak.

- Ç’mendoni se do të ndodhë më pas?

- Do të vazhdojë babai të luajë me fëmijët?

- Pse mendoni kështu?

Ndalesa III. Pastaj ... deri te .... Kjo lojë i kënaq shumë.

- Ç’bëjnë më pas fëmijët?

- Sa kohë luajnë fëmijët me babanë?

- Mendoni se kjo është një natë e veçantë?

83

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Ndalesa IV. Fillojnë dhe at ... deri në fund.

- Cilat nga parashikimet e tua u vërtetuan?

Më pas kërkon që nxënësit të lexojnë zinxhir pjesën.

Përforcimi: Grafi k organizues.

Nxënësit plotësojnë grafi kun organizues të mëposhtëm.

Çfarë bën babai i tregimit Çfarë bën babai im me mua

- Luan me fëmijët.

- Bën shenja në mur.

- Luan me mua futboll.

- Luan symbyllazi.

Detyrë shtëpie. Kërkojini babait tuaj të luajë lojën e shenjave në mur.

Nëse ai e ka të vështirë, mund ta mësosh ti ose babai i tregimit.

Rubrika: Lexojmë

Tema: Shenjat në mur (Ora II)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë tregimin rrjedhshëm.

• Të ritregojë përmbajtjen mbi bazën e pyetjeve.

• Të ritregojë pjesën bukur me fjalët e tij/saj.

• Të gjejë në tekst fjalitë sipas situatave të dhëna.

• Të nxjerrë mesazhin e tregimit duke u ndihmuar nga pyetjet.

Mjetet: fi gura-hije, pyetje në fl etë, tekst, fletore.

Fjalët kyç: them, bëj, përgjigjem.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Kujto – diskuto – luaj

Ndërtimi i njohurive Pyetja sjell pyetjen

Përforcimi

Turi i galerisë

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Kujto – diskuto – luaj.

Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të sjellin përvojat e lojës së shenjave me baballarët

e tyre, duke i nxitur me anë të pyetjeve:

- A e njihnin baballarët tuaj lojën e shenjave në mur?

- A ishin të zotë ata në këtë lojë?

- Çfarë figurash të tjera bënë baballarët tuaj?

- A mësuat ju prej tyre? A mund t’i bëni fi gurat në klasë?

Nxënësit përpiqen të improvizojnë çastet që kanë kaluar me baballarët e tyre.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Ndërtimi i njohurive: Pyetja sjell pyetjen.

Lexohet tregimi nga disa nxënës. Ritregohet përmbajtja me fjalët e tyre nga

nxënës të nivelit të lartë. Për të aktivizuar gjithë nxënësit që të ritregojnë pjesën,

mësuesi/ja përgatit pyetje, si më poshtë:

- Kush e tregon këtë ngjarje: babai apo fëmijët?

- Ç’bën babai zakonisht në mbrëmje me fëmijët?

- Me ç’lojë i kënaq babai fëmijët e tij?

- Cilat janë figurat që bën në mur?

- Pse fëmijët shohin në ëndërr figurat e murit?

- Pse babai kujdeset që fëmijët të shkojnë në shtrat duke qeshur?

- Pse babai mendon për lojën e ardhshme?

Nxënësit u përgjigjen pyetjeve. Në përfundim të etapës, u kërkohet edhe nxënësve

të niveleve të tjera të ritregojnë përmbajtjen me fjalët e tyre.

Përforcimi: Turi i galerisë.

Nxënësit emërtojnë figurat e librit, zgjedhin një dhe e pikturojnë në fletë të bardhë.

Në fund ata i varin punët e tyre nëpër mure.

Rubrika: Të shkruajmë

Tema: Kuptojmë gjuhën e shenjave

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë gjuhën e shenjave si mjet komunikimi.

• Të emërtojë disa nga shenjat e dhëna.

• Të dallojë stinët sipas shenjave dhe të shkruajë emrat e tyre.

• Të shkruajë nën shenjat e dhëna fjalët përkatëse.

• Të vizatojë disa nga shenjat e dhëna.

Mjetet: tabela, disa shenja në tabela, figura, lapsa me ngjyra, tekst, fletë të bardha.

Fjalët kyç: shenjë, gjuhë e shenjave, vizatim.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Ndërtimi i njohurive

Përforcimi

Zhvillimi i mësimit

Lojë

Di / Dua të di / Mësova

Turi i galerisë

Parashikimi: Lojë.

Rasti I. Mendoni sikur shikoni një shok ose shoqe nga larg dhe doni të merreni

vesh. Si do të vepronit?

85

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rasti II. Dy nxënës takohen në sallën e bibliotekës dhe duan t’i thonë njëritjetrit

se si i kaluan pushimet verore. Si veprojnë? Ata nuk duhet të flasin se prishin

qetësinë e lexuesve.

Të dy përpiqen të bëjnë shenja me duar, p.sh.:

• Për të treguar që bënë not, lëvizin krahët.

• Për të treguar që u kënaqën, ngrenë gishtin e madh.

• Për të treguar se sa vetë ishin, nxjerrin gishtat etj.

Rasti III. Mësuesi/ja ka të vizatuara në fisha disa shenja rrugore. Ua tregon

nxënësve dhe kërkon që ata të thonë çfarë kuptojnë kur i shohin ato.

Ndërtimi i njohurive: Di / Dua të di / Mësova.

Mësuesi/ja shkruan në dërrasë tabelën e mëposhtme dhe vendos në kolonën e

parë shenjat, që nxënësit i dinë dhe në kolonën e dytë ato që s’dinë.

Di Dua të di Dua të di

Shenjat që nxënësit i

dinë (vendosen shenjat

e librit).

Shenjat që nxënësit nuk

i dinë (vendosen dy-tri

shenja të reja).

Si merren vesh njerëzit

me njëri-tjetrin?

Punohen ushtrimet 1 dhe 2 të librit. Të dyja ushtrimet kërkojnë që nxënësit të

shkruajnë emrat e stinëve dhe fjalët e dhëna nën shenjat përkatëse.

Përforcimi: Turi i galerisë.

Vizato një shenjë dhe e ngjit në mur. Nxënësit e tjerë do të përpiqen të gjejnë

çfarë do të thotë ajo.

Klasa mund të ndahet në grupe. Njëri grup vizaton shenja të ndryshme, kurse

grupi tjetër gjen çfarë komunikon ajo.

Mësuesi/ja: ne mund të gjejmë një shenjë dalluese për klasën tonë.

- Çfarë do t’ju pëlqente:

• një lule

• një kafshë

• një fidan peme

• një libër

• një diell etj.

86

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Njohim gjuhën tonë (Drejtshkrim)

Tema: Fjalëza s’ dhe fjalëza nuk

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të përdorë fjalëzën s’ në vend të fjalës nuk.

• Të përdorë apostrofin kur shkruan fjalëzën s’.

• Të zëvendësojë fjalëzën nuk me s’ dhe anasjellas.

Mjetet: tabela, teksti, fjali në fisha, fletë.

Fjalët kyç: nuk, s’, apostrof.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Ndërtimi i njohurive

Përforcimi

Luajmë në role

Punë në grupe

Studim në dyshe

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Luajmë në role.

Mësuesi/ja cakton një ose më shumë grupe treshe. Çdo nxënësi i jep një nga

fishat që ka parapërgatitur me fjalët:

S’di S’dua S’mund

Lexohet vjersha e faqes 59 të librit nga mësuesi/ja ose një nxënës që lexon bukur.

Vargjet e fundit lexohen nga nxënësit, të cilët tregojnë edhe fishat para klasës.

Ndërtimi i njohurive: Punë në grupe.

Mësuesi/ja shkruan në dërrasë të zezë fjalët e mëposhtme,

Nuk di Nuk dua Nuk mund

Një grup prej tre nxënësish shkruajnë nën fjalët e dhëna:

S’di S’dua S’mund

U tërhiqet vëmendja nxënësve te ‘ (apostrofi) dhe ushtrohen ata ta shkruajnë në

fletore, duke vepruar si nxënësit në dërrasë të zezë.

Më pas, mësuesi/ja e ndan klasën në dy grupe.

Grupi I → shkruan në fletore ushtrimin e librit, duke zëvendësuar fjalën nuk me s’.

Grupi II → punon ushtrimin 2. Krijon fjali dhe i shkruan në fletore, duke pasur kujdes

të shkruajë me apostrof fjalëzën s’.

Nxënësit punojnë të pavarur dhe në fund varin fletët në mur.

Dy-tre nxënës të grupit I lexojnë zgjidhjen e ushtrimit të tyre dhe mësuesi/ja bën

vlerësimin.

Në fund, mësuesi/ja me anë të pyetjeve kërkon nga nxënësit që të arrijnë në

përfundimin: Zëvendësimi i fjalëzës nuk me s’ nuk i ndryshon kuptimin fjalisë.

87

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Edhe disa nxënës të grupit II, lexojnë ushtrimin, kurse mësuesi/ja vëzhgon drejtshkrimin

e pjesëzës s’ dhe tërheq vëmendjen duke e shkruar në dërrasë të zezë.

Përforcimi: Studim në dyshe.

Ushtrimi punohet me të diktuar. Nxënësit sa herë dëgjojnë fjalën nuk duhet ta

zëvendësojnë me s’. Më pas, ata shkëmbejnë fl etoren me njëri-tjetrin dhe shikojnë

zgjidhjen e ushtrimit.

Detyrë shtëpie. Klasa ndahet në grupe dhe u jepen të punohen ushtrimet

e Fletores së punës, në faqen 20.

Rubrika: Lexojmë

Tema: Kushërira nga Kosova (Ora I)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë bukur dhe me emocion pjesën.

• Të pasurojë fjalorin me fjalë dhe shprehje të reja dhe t’i përdorë ato në fjali.

• Të lexojë pjesën me role.

Mjetet: teksti, fotografi të familjes, harta e Shqipërisë, harta e Ballkanit.

Fjalët kyç: kushërirë, pushime, Durrës, Kosovë, miqësi.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Kllaster

Ndërtimi i njohurive Leximi i drejtuar

Përforcimi

Diagrami i Venit

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Kllaster.

Mësuesi/ja shtron para nxënësve kërkesën:

- Shkruani në një fl etë emrat e kushërinjve tuaj. Nëse janë shumë, shkruani

disa që keni më për zemër. Më pas shkruani ku banojnë.

Mësuesi/ja shkruan në dërrasën e zezë grafi kun e mëposhtëm, kurse nxënësit e

plotësojnë në fl etore. (Do të ishte mirë, që mësuesi/ja t’i kishte parapërgatitur fl etët

e punës).

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Itali

Durrës

Vlorë

Gerta

Altini

Tedi

Prishtinë

Flutura

Kushërinjtë e mi

Flutura

Mat

Besniku

Klea

Miranda

Tiranë

Kanada

Tiranë

Mësuesi/ja plotëson kllasterin me emrat e kushërinjve që thonë nxënësit, dhe

qytetet/vendet ku banojnë.

Ndërtimi i njohurive: Lexim i drejtuar.

Mësuesi/ja lexon paragrafin e parë të pjesës.

Ndalesa I. Verën e kaluar... deri te ... te prindërit e saj.

- Si do të vazhdojë pjesa?

- A do të bëhen shoqe të ngushta Zamira dhe Mimoza?

Nxënësit fantazojnë dhe sugjerojnë. Mësuesi/ja mirëpret çdo mendim.

Ndalesa II. Një ditë... deri te ...e pyeti.

- Çfarë do t’i ketë thënë gjyshes Zamira?

- Me cilën fjalë mendoni se lidhet pyetja e Zamirës?

Ndalesa III. Gjyshe, ne e kemi fis... deri te ...ndryshon puna.

- Çfarë do t’i ketë thënë gjyshja për Kosovën?

- A mund ta kishte kushërirë Zamira, Mimozën?

Ndalesa IV. Kosovarët janë... deri në fund.

- A e prisnit këtë fund të tregimit?

- Pse gjyshja i tha se kosovarët janë fisi ynë i madh?

Kosovarët janë shqiptarë si ne. Dikur dy vendet tona nuk kanë qenë të ndara.

Po ndodhi një padrejtësi dhe Kosovën e shkëputën nga Shqipëria. Tani fati iu ka

buzëqeshur kosovarëve. Tani Kosova është e lirë.

Nxënësit lexojnë disa herë pjesën zinxhir. Më pas, lexohet pjesa me role: Zamira,

Mimoza, gjyshja.

Punohet rubrika Fjalorth.

Përforcimi: Diagrami i Venit.

Mësuesi/ja vizaton në dërrasë diagramin e Venit. Nxënësit gjejnë të përbashkëtat

dhe të veçantat që kanë të dyja vajzat.

89

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Zamira

Mimoza

Nga Shqipëria

Mbiemri: Doraku

Jeton në Tiranë

- Shqiptare

- Pushuese

në Shkozet

- Janë shoqe.

Nga Kosova

Mbiemri: Duraku

Jeton në Kosovë

Të përbashkëtat

Detyrë shtëpie. Të lexohet tregimi dhe të ritregohet përmbajtja.

Rubrika: Lexojmë

Tema: Kushërira nga Kosova (Ora II)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të ritregojë pjesën me anë të pyetjeve.

• Të ritregojë pjesën me fjalët e veta.

• Të analizojë thjesht personazhet.

• Të dallojë në hartë, me ndihmën e mësuesit/es, vendet e banuara nga shqiptarët.

• Të fl asë për njerëzit e afërt që i ka larg.

Mjetet: harta, tabak letre ku është vizatuar grafiku Dora e pyetjeve, teksti, fletore.

Fjalët kyç: hartë, shtet, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Ndërtimi i njohurive

Përforcimi

Pyetja sjell pyetjen. Dora e pyetjeve

Përvijimi i të menduarit (Harta e mendjes)

Bashkëbisedim

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Pyetja sjell pyetjen. Grafi ku organizues Dora e pyetjeve.

Ndahet klasa në dy grupe:

Grupi I plotëson pyetjen që është te grafi ku Dora e pyetjeve.

Grupi II u përgjigjet pyetjeve. Mësuesi/ja plotëson grafikun në tabakun e letrës.

0

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Ku ka ndodhur?

Kush janë personazhet e tregimit?

Si i kanë ato mbiemrat?

Pse u ngatërrua Zamira?

Kur ka ndodhur kjo ngjarje?

Çfarë e kishte në

të vërtetë Zamira

Mimozën: kushërirë,

shoqe, motër,

bashkatdhetare?

Ndërtimi i njohurive: Përvijimi i të menduarit. Grafiku Rrjedha e ngjarjes.

Nxënësit u përgjigjen pyetjeve të mësimit dhe të tjerave. Te skema e mësipërme

nxënësit shënojnë përkatësisht pyetjet, sipas fjalës pyetëse (shiko figurën e

mësipërme).

Me qëllim zbërthimin e pjesës, hartohet Rrjedha e ngjarjes:

Zamira ishte në plazh, në Durrës.

Atje zuri shoqe Mimozën.

Zamira mendonte se mbiemrat i kishin të njëjtë.

Pyeti gjyshen për kushërinjtë që mbanin të njëjtin mbiemër.

Gjyshja i tregoi që mbiemrat e tyre ndryshonin vetëm me një shkronjë.

Vajzat s’mund të ishin kushërira.

Kur mori vesh se Mimoza ishte nga Kosova, gjyshja tha se kosovarët janë fisi ynë i madh.

91

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Ky grafik ndërtohet pjesë-pjesë, duke u pasuruar vazhdimisht nga përgjigjet e

nxënësve.

Përforcimi: Bashkëbisedim.

Nxënësit shohin hartën në tekst dhe diskutojnë për shqiptarët që jetojnë në ato

vende, por edhe për shqiptarët që jetojnë në vende të tjera.

Rubrika: Shkruajmë

Tema: Fisi im

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të shkruajë të dhëna për veten.

• Të shkruajë të dhëna për fisin.

• Të dallojë dhe të shkruajë emërtimet e njerëzve sipas lidhjeve fisnore.

• Të shkruajë për secilin prej tyre dhe t’i diferencojë në bazë të të dhënave.

Mjetet: fisi, fotografi familjare, tabela e prejardhjes familjare, skedina me

shkronjat e alfabetit.

Fjalët kyç: fis, fotografi, vendbanim, teze, dajë, hallë, kushëri.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Alfabeti i njëpasnjëshëm

Ndërtimi i njohurive Punë e pavarur

Përforcimi

Shkrim i lirë

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Alfabeti i njëpasnjëshëm

Mësuesi/ja u ndan nxënësve skedina të gatshme, si më poshtë:

A B C Ç D DH

E Ë F G GJ H

I J K L LL M

N NJ O P Q R

RR S SH T TH U

V X XH Y Z ZH

Mësuesi/ja: Shkruani në kuti, sipas shkronjës së alfabetit, emra të njerëzve të fisit

tuaj që fillojnë me atë shkronjë. Lini kutinë bosh, nëse nuk keni njeri të afërt që i fillon

emri me atë shkronjë, dhe vazhdoni te kutia tjetër.

92

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Nxënësit duhet të kuptojnë se fisi është një bashkësi njerëzish me lidhje

gjaku, me emra të ndryshëm, karakteristika dhe mosha të ndryshme. Ata nuk

janë miq, ata nuk janë shokë. Janë më shumë se aq.

Ndërtimi i njohurive: Punë e pavarur.

Nxënësit punojnë në tekst në mënyrë të pavarur ushtrimet 1 dhe 2.

Në ushtrimin 1, nxënësit plotësojnë fjalitë me të dhëna për veten dhe për fisin e

tyre. Në ushtrimin 2 lidhin me shigjetë dhe përcaktojnë lidhjet fisnore.

Në ushtrimin 3, nxënësit shkruajnë emrat e njerëzve që kanë të njëjtin mbiemër

dhe arsyetojnë me gojë lidhjen që kanë me ta.

Ushtrimi 4. Nxënësit shkruajnë emrat e disa kushërinjve dhe mbiemrat e tyre.

Përforcimi: Luajmë në role.

Me dashamirësi dhe humor, nxënësit improvizojnë përvoja të këndshme të fiseve

të tyre, duke marrë përsipër të imitojnë njerëzit e fisit në raste festash dhe gëzimesh.

Rubrika: Njohim gjuhën tonë

Tema: Pyesim dhe përgjigjemi (Ora I, II)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë pyetjen nga përgjigjja.

• Të krahasojë fjalinë me të cilën pyesim (fjalinë pyetëse) me fjalinë me të

cilën përgjigjemi (fjalinë dëftore).

• Të formojë fjali me të cilat pyesin dhe përgjigjem.

Mjetet: tabela, teksti, fletë.

Fjalët kyç: pyetje, përgjigje, dialog, pohoj, mohoj, çfarë?, me çfarë?.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Dil rrotull, fol rrotull

Ndërtimi i njohurive Kubimi (i thjeshtë)

Përforcimi

Bashkëbisedim

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Dil rrotull / fol rrotull.

Mësuesi/ja shkruan në dërrasë pyetjet e mëposhtme në një tabelë:

Pyetje

Përgjigje

Si quhesh?

Sa vjeç je?

Nga je?

93

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Nxënësit lëvizin nëpër klasë. Mësuesi/ja përplas duart njëherë dhe ata ndalojnë.

Me shokun ngjitur ata i bëjnë njëri-tjetrit pyetjet e mësipërme. Veprimtaria përsëritet

edhe njëherë, pasi mësuesi/ja jep komandën.

Çfarë?

Ndërtimi i njohurive: Kubimi.

Nxënësit ngjitin mbi faqet e një kubi fjalët pyetëse:

Kush?, Çfarë?, Ku?, Sa? Kur?, Si?.

Kur?

Klasa ndahet në dy grupe. Mësuesi/ja hedh kubin.

Nxënësit e grupit I lexojnë te faqja e kubit fjalën pyetëse dhe ndërtojnë me të një

fjali pyetëse.

Nxënësit e grupit II duhet t’i përgjigjen fjalisë pyetëse.

Punohet ushtrimi 1 në tekst. Nxënësit lexojnë pyetjen dhe japin përgjigjen, pasi

shikojnë fi gurat.

- Çfarë po bën mësuesja? Mësuesja shpjegon mësimin.

- Ku janë ulur nxënësit? Nxënësit janë ulur...

Ushtrimi kërkon që mbi bazën e përgjigjes së dhënë, nxënësit të ndërtojnë

pyetjen. Ky ushtrim ka shkallë vështirësie më të lartë. Nxënësit është mirë ta zgjidhin

të gjithë në fl etore. Më pas një nxënës lexon përgjigjen, nxënësi tjetër pyet.

Djali po shkruan.

– Çfarë po bën djali?

Djali po shkruan me shkumës. – Me çfarë po shkruan djali?

Djali po shkruan në dërrasën e zezë. – Ku po shkruan djali?

Shënim. Lidhur me përgjigjet e dhëna mund të ndërtohen disa fjali pyetëse.

Mësuesi/ja i pranon të gjitha zgjidhjet, mjafton që fjalia pyetëse të jetë e ndërtuar saktë.

Përforcimi: Bashkëbisedim.

Nxënësit formojnë dyshe dhe bashkëbisedojnë me njëri-tjetrin. Përgjigjet e

pyetjeve do të jenë me Po ose Jo. Këto përgjigje mund të jenë të shkurtra, por mund

të jenë dhe të gjata, p.sh.:

- Tetë vjeç je ti? - Tetë vjeç je ti?

- Po. - Jo, unë jam 7 vjeç.

Sipas kohës në dispozicion, mund të improvizohen edhe bashkëbisedime

ndërmjet dy nxënësve. P.sh.:

- Përshëndetje! Jam Roni. Në këtë pallat banon?

- Po.

- Ke shokë në këtë shkallë.

- Jo.

- Të pëlqen të luash me top?

- etj....

Si?

Kush?

Sa?

Detyrë shtëpie jepen ushtrimet e Fletores së punës, në faqen 21.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Lexojmë

Tema: Kush di të rregullojë? (Ora I)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë bukur dhe me emocion pjesën e parë të tregimit.

• Të ritregojë pjesën duke iu përgjigjur pyetjeve.

• Të përdorë në fjali fjalët e reja.

Mjetet: mjete që përdor hidrauliku, tekst, lapsa me ngjyra, fletë.

Fjalët kyç: rregulloj, hidraulik, çelës papagall, tubi i lavamanit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Tregim me terma paraprakë

Ndërtimi i njohurive Lexim me kodim teksti

Përforcimi

Plotëso - lexo

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Tregim me terma paraprakë.

Mësuesi/ja nxit imagjinatën e nxënësve. Ajo shkruan në dërrasë të zezë titullin

“Kush di ta rregullojë” si dhe fjalët: rregulloj, hidraulik, çelës papagall, tubi i lavamanit.

Nxënësit mund të mendohen për 2-3 minuta dhe pastaj të ndërtojnë një tregim të

shkurtër. Mësuesi/ja lë nxënësit të shprehen dhe të fantazojnë ashtu siç ata duan.

Ndërtimi i njohurive: Lexim me kodim teksti.

Mësuesi/ja lexon tekstin. Më pas u kërkon nxënësve ta lexojnë në heshtje pjesën

dhe të vendosin shenjat përkatëse, duke iu përgjigjur pyetjeve.

Mësuesi/ja ka hartuar pyetjet, të cilat i shkruan në dërrasë të zezë ose i ka

parapërgatitur në një tabelë:

Pyetjet

Shenjat

- Kur ndodh ngjarja në tregim? +

- Çfarë bën Era për të kënaqur prindërit? -

- Çfarë do të bënte Tiku? ∆

- Çfarë vuri re Era, kur mbaroi së lari enët?

- Kë lajmëruan fëmijët? x

- Çfarë profesioni kishte xhaxhi?

- Çfarë bëri xhaxhi hidrauliku me çelësin papagall? v

Ngrihen 3-4 nxënës të lexojnë fjalitë ku kanë vënë shenjat. Diskutohet zgjidhja e

ushtrimit. Ata përqendrohen në pikat kryesore të mësimit për ta riprodhuar atë më

thjesht në vetën e tretë.

95

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Përforcimi: Plotëso - lexo.

Ushtrimi i rubrikës Plotësoni ndahet në 2 pjesë të barabarta (4 fjali secila).

Klasa ndahet në dy grupe.

o Grupi I → punon pjesën e parë.

o Grupi II → punon pjesën e dytë.

Nxënësit punojnë të pavarur në një fletore për rreth 10 minuta. Ata plotësojnë

tekstin me fjalët e dhëna. Në fund, ngrihet nga një përfaqësues për çdo grup dhe

lexon fjalitë e tij.

Mamaja po bën darkën.

Babai po rregullon televizorin.

Ai është prishur.

Vëllai po ngul një gozhdë në

mur me çekiç.

Ai po var atje një pikturë.

Gjyshja po vë motrën në gjumë.

Gjyshi po shtrëngon lavamanin

me çelësin papagall.

Era po lan pjatat.

Rubrika: Lexojmë

Tema: Kush di të rregullojë? (Ora II)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë pjesën e dytë të mësimit.

• Të ritregojë pjesën me anë të pyetjeve dhe me fjalët e veta.

• Të emërtojë dhe analizojë personazhet.

• Të dallojë profesionet dhe punën që bën secili.

• Të flasë për profesione të cilat i njeh.

Mjetet: vegla pune, pamje me njerëz të profesioneve të ndryshme, teksti,

laps, 3 lëmshe.

Fjalët kyç: makina, babai i Erës, mekanik, vegla pune.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Stuhi mendimesh

Ndërtimi i njohurive Pyetja sjell pyetjen

Përforcimi

Rrjeta e merimangës

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Stuhi mendimesh.

Mësuesi/ja shkruan në dërrasë tabelën e mëposhtme. Ai/ajo kërkon nga nxënësit

të thonë profesione të ndryshme, së bashku me punën që kryejnë.

96

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

hidraulik

mjek/e

Profesione

të ndryshme

mësues/e

mekanik

Nxënësit do të thonë emra profesionesh të ndryshme. Do të shikoni që nxënësit

do të kenë tendencën të thonë fillimisht profesione shumë të njohura dhe me të cilat

ata janë në kontakt, si: mësuese, gjykatës, ekonomist, kuzhinier, farmacist, mjek etj.

Synoni nëpërmjet pyetjeve nxitëse që ata të thonë dhe mekanik, hidraulik, ndërtues

etj. Këto dhe të tjerat mësuesi/ja i shkruan në tabelën e mësipërme.

Ndërtimi i njohurive: Pyetja sjell pyetjen.

Nxënësit lexojnë disa herë pjesën e dytë. Ata kuptojnë vazhdimësinë e pjesës

dhe të personazheve.

Së bashku me pyetjet e tekstit, mësuesi/ja ka parapërgatitur dhe të tjera me në

qendër “Pse?”:

- Pse u mërzit babai i Erës?

- Pse i telefonoi një mekaniku?

- Pse erdhi shpejt mekaniku?

- Pse nxori nga çanta vegla të ndryshme pune?

- Pse e rregulloi shpejt makinën ai?

- Pse nuk u vonua babai për në punë?

Pasi e kanë zbërthyer pjesën, nxënësit e riprodhojnë atë bukur dhe me emocion.

Përforcimi: Rrjeta e merimangës.

Klasa ndahet në tri grupe, të cilat vendosen në formë rrethore. Çdo grup ka nga

një lëmsh. Nxënësi i parë i secilit grup, që hedh lëmshin, pyet nxënësin përballë se

çfarë pune bën, p.sh.: mekaniku, elektricisti? Nxënësi i përgjigjet dhe i hedh lëmshin

një nxënësi tjetër, duke e pyetur për punën e një profesioni tjetër. Kjo veprimtari

aktivizon të gjithë nxënësit dhe i argëton ata.

Në fund, nxënësit ulen dhe plotësojnë ushtrimin e fundit të faqes 65 në tekst.

1

97

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Bisedojmë së bashku

Tema: Kërkoj ndihmë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të përcaktojë disa profesione dhe çfarë ofrojnë ato.

• Të përdorë fjalët e duhura, kur kërkojmë ndihmë.

• T`i renditë ato dhe të provojë t’i interpretojë.

• Të diskutojë për respektin që duhet të kemi për njerëzit e punës.

• Të luajë në role.

Mjetet: telefon, tabela e fjalëve, tekst, figura me telefon, figura televizori, makinë,

lavamani, llambë elektrike.

Fjalët kyç: kam nevojë, më ndihmo, më dëgjo, faleminderit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Ndërtimi i njohurive

Përforcimi

Zhvillimi i mësimit

Pema e mendimit

Të nxënit në bashkëpunim, luajmë në role

Bisedë

Parashikimi: Pemë e mendimit.

Mësuesi/ja pyet nxënësit:

- Çfarë profesionesh njihni?

- Çfarë ofrojnë ato?

Ndërtimi i njohurive: Të nxënit në bashkëpunim, luajmë në role.

Hapi I. U kërkohet nxënësve të lexojnë fjalët që janë në krye të faqes 66 dhe

përdoren për të kërkuar ndihmë. Lihen për 2 minuta t’i lexojnë, pastaj u kërkohet të

mbyllin librin dhe organizohet një stuhi mendimesh. Mësuesi/ja drejton pyetjen:

- Me cilat fjalë u drejtohemi profesionistëve të ndryshëm:

a. kur kërkojmë ndihmë?

b. kur ata na kanë ndihmuar?

98

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Fjalët që përdorim kur

kërkojmë ndihmë.

Të lutem, më dëgjo Kam nevojë Si të veproj? Faleminderit

Me përgjigjet e nxënësve mësuesi/ja plotëson grafikun.

Hapi II. Nxënësit hapin përsëri librin dhe shikojnë figurat. Ndahet klasa në katër

grupe dhe secilit i jepet një nga situatat që janë paraqitur në libër. Secili grup bën një

dramatizim të vogël lidhur me situatën e dhënë dhe loja mund të realizohet me dy a

më shumë nxënës.

Në tekst jepen 4 raste:

Rasti 1. Një njeri ka nevojë për një elektricist dhe i telefonon.

Rasti 2. Një njeri ka nevojë për një hidraulik dhe i telefonon.

Rasti 3. Një njeri ka nevojë për një teknik dhe i telefonon.

Rasti 4. Një njeri ka nevojë për një mekanik dhe i telefonon.

Aktivizohen nxënës të të gjitha niveleve dhe këmbëngulet të përdoren fjalët e

shprehjet që mësuan për të kërkuar ndihmë.

Përforcimi: Bisedë.

- Cili është profesioni i prindërve?

- Ka raste që ata i kërkojnë në telefon për ndihmë?

- Si përgjigjeni ju, kur iu bije telefoni?

Rubrika: Njohim gjuhën tonë (Drejtshkrim)

Tema: Pika dhe Pikëpyetja (Ora I, II)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë pikën dhe pikëpyetjen si shenja pikësimi.

• Të shpjegojë rastet ku vendoset pikë dhe kur pikëpyetje.

• Të përdorë si duhet pikën në fjalinë dëftore dhe pikëpyetjen në fjalinë pyetëse.

Mjetet: fisha me shenjat, teksti, fletë, lapsa me ngjyra.

Fjalët kyç: pikë, pikëpyetje, përgjigjem, pyes.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Ndërtimi i njohurive

Përforcimi

Lapsat në mes

Rrjeti e diskutimit

Shkrim i drejtuar

99

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Lapsat në mes.

Nxënësit vendosen në formë rrethore. Në dorë kanë lapsa me ngjyra. Në mes të

rrethit mësuesi/ja vendos një tavolinë.

Mësuesi/ja: Në fi llim do të ngrihet një nxënës të pyesë për diçka dhe do të lërë një

laps në mes. Nxënësi që di përgjigjen ngrihet, përgjigjet duke lënë dhe ai një laps në

mes. Pyetjet do të jenë të thjeshta, të jetës së përditshme.

Disa nga pyetje-përgjigjet që thonë nxënësit, mësuesi/ja i shkruan në dërrasë të zezë. P.sh.:

- Si është koha sot?

- Koha sot është me re.

- Sa motra ke?

- Unë kam vetëm 1 motër. ...etj.

Ndërtimi i njohurive: Lojë.

Hapi I. Mësuesi/ja ka parapërgatitur fi sha ku janë shkruar fjalitë e ushtrimit 1.

Këto fi sha i ndan te gjashtë nxënës. Dy nxënës të tjerë mbajnë në dorë fi shat me

shenjat e pikësimit. Nxënësi i parë lexon me intonacionin e duhur fjalinë:

A dolët ju të dielën shëtitje

Nxënësi që mban në dorë pikëpyetjen afrohet dhe vendos në fund të fjalisë

shenjën e pikësimit.

Loja vazhdon deri sa zhvillohen të gjitha fjalitë e pikave a dhe b.

Hapi II. Nxënësit hapin librat, lexojnë fjalitë e pikave c dhe d të ushtrimit 1 dhe

vendosin shenjat e pikësimit që duhen.

Mësuesi/ja u kujton nxënësve se shenjat e pikësimit: pika dhe pikëçuditja,

shërbejnë për të treguar se fjalia ka mbaruar. Gjithashtu, këto shenja tregojnë një

pushim të gjatë.

Përgjigjet e ushtrimit 1:

a) A dolët ju të dielën shëtitje?

Ne dolëm me makinë.

Koha ishte shumë e bukur.

Lulet kishin çelur.

Dielli shkëlqente.

Frutat nuk ishin pjekur ende.

b) Ne nuk dolëm.

Ndenjëm në shtëpi.

Na erdhën disa kushërinj.

Babi poqi mishin.

Mami nuk bëri kek.

Ajo bëri një tortë.

Po babi yt a gatuan?

c) Babi im nuk gatuan.

Ai bën pazarin.

Po babi yt bën pazar?

Po, edhe babi im.

Përforcimi: Shkrim i drejtuar.

Mësuesi/ja kërkon që nxënësit të lexojnë në punë të pavarur fjalitë dhe kërkesën

e ushtrimit . Më pas, ata shkruajnë tekstin e dhënë në fl etore, duke vendosur ku

duhet shkronjën e madhe dhe shenjën e duhur të pikësimit.

Detyrë shtëpie. Nxënësit punojnë ushtrimet e Fletores së punës, në faqen 22.

100

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

VJERSHAT E FAMILJES

Rubrika: Lexojmë

Tema: Nina-nana, vajzë e nanës (Ora I)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë bukur vjershën “Nina- nana, vajzë e nanës”.

• Të dallojë ninullën, si këngë që nëna i këndon fëmijës.

• Të gjejë fjalët që përdor nëna për të vënë vajzën në gjumë.

• Të dallojë fjalët dialektore dhe të thotë kuptimin e tyre.

Mjetet: figura nënash me fëmijë, vargje këngësh, magnetofon.

Fjalët kyç: fli, cucë, nina-nana, si lule, çeli.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Bashkëbisedim

Ndërtimi i njohurive Të nxënit në bashkëpunim

Përforcimi

Pesëvargësh

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Bashkëbisedim.

(Nxënësit janë porositur të sjellin foto të tyre, kur kanë qenë bebe). Mësuesi/ja

u këndon fëmijëve një ninullë të njohur. Do të ishte shumë bukur, të sigurohej një

kasetë me ninulla, si p.sh.:

Kopshti ra në qetësi,

Vogëlush, fli dhe ti,

Natën e mirë, o malli im,

Gjumi i ëmbël do të vijë ...

Mësuesi/ja pyet nxënësit:

- Si u ndjetë kur dëgjonit këngën?

- A ju erdhi ndopak gjumë?

Kjo këngë të sjell vërtet gjumë. Ajo quhet ninullë ose nina-nana. Këto lloj këngësh

mamatë, gjyshet, baballarët ua këndojnë fëmijëve para se t’i vënë në gjumë.

Ndërtimi i njohurive: Të nxënit në bashkëpunim.

Nxënësit hapin librat. Mësuesi/ja i orienton të shohin figurat dhe të flasin për to.

Më pas lexohet vjersha. Pyeten nxënësit:

- Cilat fjalë ju duken të padëgjuara?

- A mundet ndonjëri të na i shpjegojë?

Fjalët dialektore janë: cucë, hanë, u bafsh.

101

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Nëse ka nxënës që i shpjegojnë, mësuesi/ja i nxit e i inkurajon ata. Në fund,

mësuesi/ja u thotë nxënësve se kjo vjershë është shkruar në dialektin e Veriut.

Nxënësit dallojnë dialektin dhe me disa nga fjalët ata formojnë fjali duke i vënë në

situata të tjera. Lexohet vjersha e dytë. Lexohen të dyja vjershat nga disa nxënës.

Punohet rubrika Pyetje. Nxënësit iu përgjigjen pyetjeve duke i lexuar vargjet

e vjershës.

Përforcimi: Pesëvargësh.

Pasi lexojnë ninullat, u kërkohet nxënësve të krijojnë me një pesëvargësh.

Më poshtë po japim një shembull:

Ninulla

e bukur

e lehtë

këndohet dëgjohet pëlqehet

Ninulla këndohet për foshnjat.

Gjumë

Detyrë shtëpie. U kërkoni prindërve t’iu mësojnë ninullën që u kanë

kënduar kur ishit të vegjël.

Rubrika: Lexojmë

Tema: Nina-nana (Ora II)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë vjershat e dhëna.

• Të ritregojë me fjalët e veta përmbajtjen e vjershave.

• Të gjejë përgjigjen e saktë në fjalitë e dhëna, duke u bazuar në vargjet e vjershës.

• Të këndojë ninullën që i kanë kënduar kur ka qenë foshnjë.

Mjetet: teksti, fl etë, magnetofon, kaseta më ninulla, pamje djemsh

Fjalët kyç: nina-nana, bir, fl i, natyra, nëna.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Dëgjim muzikor

Ndërtimi i njohurive Pyetja sjell pyetjen

Përforcimi

Krijim i lirë

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Dëgjim muzikor.

Nxënësit këndojnë ninullat që u kanë mësuar prindërit. Ata që nuk e këndojnë

dot, mund ta recitojnë.

102

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Me anë të pyetjeve mësuesi/ja i nxit të tregojnë për ninullën e mësuar.

- Kush ua mësoi ninullën?

- Kush ua këndonte kur ishit bebe?

- Ç’ndodhte me ty, kur të këndonte mami ninullën? etj.

Ndërtimi i njohurive: Pyetja sjell pyetjen.

Nxënësit i lexojnë vjershat. Mësuesi/ja ka parapërgatitur në tabela fjali pyetëse

që fi llojnë me “Pse?”.

- Pse fëmija është gëzim për nënën?

- Pse është qetësi në shtëpi?

- Pse peshqit po fl enë në lumë?

- Pse zogjtë nuk po këndojnë më?

- Pse ka hënë në qiell?

- Pse dhe si mund të fl ejë një pemë?

- Pse autori përshkruan natyrën?

Nxënësit u përgjigjen pyetjeve.

Do të ishte mirë që, kur nxënësit t’u përgjigjeshin pyetjeve, të dëgjonin kompozimin

e Moxartit.

Punohet rubrika: Shënoni me √ përgjigjen e saktë dhe me x përgjigjen

e gabuar. Nxiten nxënësit të tregojnë arsyen pse thënia është e vërtetë ose e

gabuar.

Përforcimi: Krijim i lirë.

Mësuesi/ja dhe nxënësit vendosin të këndojnë ninullat duke e improvizuar vetë

muzikën.

Nxënësit mund të vizatojnë edhe një natë me yje.

Detyrë shtëpie. Shkruani në fl etore një ninullë që u ka kënduar mamaja,

kur keni qenë të vegjël.

103

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Bisedojmë së bashku

Tema: Kur unë fle

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të fl asë për veten dhe kohën kur shkon për të fjetur.

• Të renditë veprimet që bën para se të fl ejë.

• Të diskutojë për situatat e dhëna.

• Të luajë si në tregim.

Mjetet: foto të ndryshme, lodra pelushi, libra, furçë dhëmbësh.

Fjalët kyç: gjumë, mami, lodër, libër, puthje.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Lojë

Ndërtimi i njohurive Pyetja sjell pyetjen

Përforcimi

Bisedë

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Lojë.

Nxënësit hapin librat, shikojnë figurat dhe lexojnë situatat e dhëna në ushtrimin 2.

Ata improvizojnë një lojë mbështetur në këto situata. Mësuesi/ja i orienton nxënësit

për lojën pa zë.

Ndahen rolet: mami, babai, fëmija.

Krijohet një skenë e thjeshtë.

Mami lan enët, babi shikon televizor, fëmija lan fytyrën dhe dhëmbët.

Pastaj puth babin (ose mamin), merr arushin (librin) dhe shkon në shtrat.

Nxënësit (shikuesit) komentojnë inskenimin që bënë.

Ndërtimi i njohurive: Pyetja sjell pyetjen.

Nxënësit shikojnë fi gurat dhe iu përgjigjen pyetjeve të ushtrimeve 3 dhe 4.

Përforcimi: Bisedë.

Punohet ushtrimi 5. Nxënësit tregojnë për veprimet që bëjnë para gjumit.

Detyrë shtëpie. Shkruaj në fletore emarat e pajisjeve të dhomës së gjumit.

104

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Njohim gjuhën tonë

Tema: Urojmë (Ora I, II)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë fjalitë me të cilat urojmë.

• Të përdorë pikëçuditjen në fund të fjalisë me të cilën urojmë.

• Të përdorë ku duhet pikën, pikëpyetjen dhe pikëçuditjen në fund të fjalisë.

Mjetet: fisha me shenjat e pikësimit: ., ?, ! dhe me lloje fjalish, teksti.

Fjalët kyç: uroj, fjali me të cilat urojmë.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Dil rrotull, fol rrotull

Ndërtimi i njohurive Pyetja sjell pyetjen

Përforcimi

Punë e pavarur

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Dil rrotull, fol rrotull.

Mësuesi/ja ka shkruar në dërrasë të zezë ose paraqit një tabelë, ku janë

shkruar disa situata, si p.sh.:

Sot kam ditëlindjen.

Nesër do të shkoj te gjyshja në Tiranë.

Xhupin e bleva dje.

Nxënësit lëvizin nëpër klasë dhe, kur mësuesi/ja përplas duart një herë, ata

ndalojnë dhe krijojnë çifte me shokun që kanë ngjitur. Çiftet zhvillojnë një dialog

lidhur me situatat që mësuesi/ja ka paraqitur. Njëri thotë situatën, kurse tjetri duhet

ta urojë. P.sh.:

Sot kam ditëlindjen.

U bëfsh 100 vjet!

Kështu vazhdohet me të gjithë situatat. Nxënësit nxiten të thonë sa më shumë urime.

Ndërtimi i njohurive: Pyetja sjell pyetjen.

Hapen librat dhe nxënësit lexojnë ushtrimet 1 dhe 2, ata shikojnë me kujdes

figurat. Mësuesi/ja u drejton pyetjet:

- Cili është urimi që nëna i drejton vajzës? Po djalit?

- U bëfsh si lule!

- Çfarë dëshire shpreh nëna për vajzën? Po për djalin?

- U bëfsh si yll!

Mësuesi/ja i shkruan fjalitë në dërrasë të zezë dhe rrethon me shkumës me ngjyrë

të kuqe pikëçuditjen.

105

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Përfundimi. Fjalitë me të cilat urojmë mbarojnë me pikëçuditje.

- Cilat fjali mbarojnë gjithashtu me pikëçuditje?

- Fjalitë me të cilat çuditemi.

Ndahet klasa në dy grupe.

Grupi I → krijon fjali me të cilat urojmë.

Grupi II krijon fjali me të cilat çuditemi.

Përforcimi: Punë e pavarur.

Punohet ushtrimi i rubrikës Ushtrohu. Nxënësit vendosin në fund të fjalive

shenjat e pikësimit që mungojnë.

Detyrë shtëpie. Jepen ushtrimet e Fletores së punës, në faqen 23.

Rubrika: Lexojmë

Tema: Nënës

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë bukur vjershën me intonacionin e duhur.

• Të ritregojë përmbajtjen e vjershës me ndihmën e situatës së dhënë.

• Të shprehë mendimin e vet përse e do nënën.

Mjetet: fi gura, fi sha, teksti, fl etë të bardha.

Fjalët kyç: nëna, lindi, puthje, lule, vizatime, të fshehtat.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi Parashikim me anë të titullit dhe figurës

Ndërtimi i njohurive Dora e fshehtë

Përforcimi

Pesëvargësh

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Parashikim me anë të titullit dhe fi gurës.

Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të lexojnë me kujdes titullin e vjershës dhe fi gurën.

Pastaj u kërkon të mendohen për 2-3 minuta dhe të fl asin rreth tyre. Kush dëshiron

mund të shprehë mendimet e veta edhe me vizatim.

Ndërtimi i njohurive: Dora e fshehtë.

Mësuesi/ja ndan vjershën në disa pjesë dhe i shkruan në fi sha.

106

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Copëza I

Puthjen e parë, nënës

Lulen e parë, nënës

Vizatimet e para, nënës.

Copëza II

Letrën e parë, nënës

Copëza III

Copëza IV

Të fshehtën e parë, nënës

Se nëna më lindi mua

në maj, dhe askush tjetër

s’më lindi përveç saj.

Klasa ndahet në katër grupe. Çdo grupi i jepet një nga copëzat e mësipërme.

Çdo grup e lexon dhe përpiqet të shpjegojë vargjet. Pas rreth 10 minutash ngrihet

një përfaqësues nga secili grup jep shpjegimet në emër të grupit, sesi i kanë kuptuar

ato vargje. Në fund, ata përpiqen t’i renditin vargjet sipas logjikës, pa i parë në libër.

Përgjigjet mund të jenë:

Grupi I Ne e duam shumë nënën. Për t’i shprehur dashurinë nënës i japim

puthje, lule dhe bëjmë për të vizatime të bukura.

Grupi II Ne e duam shumë nënën. Kur mësojmë të shkruajmë, letrën e parë,

emrin e parë shkruajmë të nënës.

Grupi III Ne e duam shumë nënën dhe i besojmë çdo të fshehtë që kemi.

Grupi IV Nëna është kaq e dashur për ne, sepse ajo na ka lindur, na rrit dhe

kujdeset shumë për ne. Fëmija i vjershës ka lindur në muajin maj.

Nxënësit hapin librat dhe lexojnë vjershën. Punohen pyetjet e ushtrimit 1.

Nxënësit shprehin dashurinë e tyre për nënën.

Përforcimi: Pesëvargësh.

Nxënësit shkruajnë në fl etore një pesëvargësh, p.sh.:

Kush?

Nëna

Si është? e mirë e dashur

Ç’bën?

rrit kujdeset edukon

Një fjali

Nëna na ka lindur.

Sinonim

mami

Mësuesi/ja shikon të gjitha punët individuale, nxjerr një pesëvargësh të përbashkët

të klasës, të cilin e shkruan në dërrasë.

Detyrë shtëpie. Mësoni përmendsh vjershën.

107

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Të shkruajmë

Tema: Kartolina

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të tregojë si shkruhet një kartolinë.

• Të shkruajë një kartolinë për raste të ndryshme.

Mjetet: lloje të ndryshme kartolinash, figura, fisha, teksti, fletë të bardha.

Fjalët kyç: kartolinë, festë, pamje, dashuri.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Kllaster

Ndërtimi i njohurive Shkrim i drejtuar

Përforcimi

Shkrim i lirë, Turi i galerisë

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Kllaster.

Nxënësit i tregojnë njëri-tjetrit kartolinat që kanë sjellë, për të cilat janë porositur

që një orë më parë. Lexojnë kujt i dërgohen, urimin, kush e dërgon dhe adresën.

Mësuesi/ja ka shkruar skemën dhe nxënësit lexojnë pyetjet dhe japin përgjigjet.

Një foto

Me postë

Me raste

festash

Ç’është

kartolina?

Kur e

dërgojmë?

Kartolina

Si dërgohet?

Pse

përdoret?

Për urime

Ndërtimi i njohurive: Shkrim i drejtuar.

Lexohet modeli i dhënë. Mësuesi/ja e paraqit në një tabak letre. Kartolina është

shkruar me disa ngjyra, për të dalluar pjesët e saj përbërëse. P.sh.:

kujt i dërgohet → me të kuqe

urimi → me të gjelbër

kush e dërgon → me blu

adresa → kafe

Sipas modelit të dhënë nga mësuesi/ja, nxënësit plotësojnë në libër kartolinën.

108

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Përforcimi: Shkrim i lirë. Turi i galerisë.

Punohet ushtrimi 1. (Nxënësit mund të porositen të sjellin edhe një kartolinë të

pashkruar.)

Pasi kanë zgjedhur kartolinën e duhur, shkruajnë urimin.

Kartolinat vendosen në një vend të caktuar. Përzgjidhet kartolina e shkruar më

me ndjenjë.

Rubrika: Shkruajmë

Tema: Shkruajmë shënime dhe këshilla

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë një shënim (njoftim) të zakonshëm nga këshilla.

• Të shkruajë një shënim (njoftim) për dikë.

• Të shkruajë këshilla.

Mjetet: fisha me shënime (njoftime) dhe këshilla, teksti.

Fjalët kyç: shënim, këshillë.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Lojë

Ndërtimi i njohurive Punë në grupe

Përforcimi

Shkrim i lirë

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Lojë.

Dramatizohet një histori gazmore.

Era me Tikun ishin grindur. Ata nuk flisnin me njëri-tjetrin. Asnjëri nuk donte

00

të fliste i pari. Para se të flinte, Tiku i la një shënim Erës: Më zgjo në orën 7 .

Tiku. Të nesërmen në mëngjes u zgjua vonë. Mbi jastëk gjeti shënimin: Tiku,

00

zgjohu, ora është 7 . Era.

Kur u kthyen nga shkolla, te dera panë një letër. Aty nëna kishte shkruar:

Nuk duhet të mbani inat me njëri-tjetrin.

Shënimet dhe këshillën mësuesi/ja i ka shkruar në fisha. Pas dramatizimit,

mësuesi/ja u kërkon fëmijëve të dallojnë shënimet dhe këshillën.

Ndërtimi i njohurive: Punë në grupe.

Mësuesi/ja ka përgatitur katër fisha me situata të ndryshme dhe ua shpërndan

katër grupeve, të cilat, pasi lexojnë situatën duhet të shkruajnë një shënim dhe një

këshillë.

109

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Grupi I → Era njofton mamin se është te Arditi.

E dashur mami, jam te Arditi. Të puth Era.

Sa herë shkojmë diku, duhet të njoftojmë prindërit.

Grupi II → Babai i Erës e Tikut ka shkuar në punë, po do të vonohet.

Të dashur Era dhe Tiku, hani bukë pa mua, unë do të vonohem. Ju puth babi.

Kur vonohen, prindërit duhet të lajmërojnë në shtëpi.

Grupi III → Tiku kujton Benin për orarin e ndeshjes.

Beni, sot mbasdite kemi ndeshje. Mos u vono. Tiku.

Duhet të zbatojmë orarin e aktivitetit.

Grupi IV → Mira njofton Erën se do të shkojnë nesër në Teatrin e Kukullave.

00

E dashur Era, nesër në orën 10 do të shkojmë në Teatrin e Kukullave.

Përforcimi: Shkrimi i lirë.

Nxënësit lexojnë këshillat në libër, pastaj secili shkruan dy këshilla drejtuar prindërve.

Detyrë shtëpie jepen ushtrimet e Fletores së punës, në faqen 24.

Rubrika: Lexojmë

Tema: Mysafirët

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë bukur vjershën “Mysafi rët”.

• Të tregojë përmbajtjen e vjershës.

• Të dallojë vargjet që shprehin dashurinë për njerëzit e afërt.

• Të listojë njerëzit e fi sit në varësi të lidhjes që ata kanë me të.

Mjetet: fotografi të fi sit, fi sha me termat: dajë, hallë, teze, gjysh, xhaxha.

Fjalët kyç: Mirë se na erdhe, teze, gjyshe, dajë, kushërirë, hallë, mysafi r.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Parashikimi me terma paraprakë

Ndërtimi i njohurive Lexim me kodim teksti

Përforcimi

Shkrim i drejtuar

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Parashikimi me terma paraprakë.

Mësuesi/ja: - A mund të gjeni se për çfarë fl et vjersha e sotme duke lexuar këto

fi sha (fjalë)?

110

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Ai/ajo nxjerr fi shat e mëposhtme dhe lexon:

Mirë se erdhe gjyshe dajë hallë teze kushërirë

Nxënësit japin ide dhe në fund lexojnë vjershën bukur dhe me intonacion disa herë.

Ndërtimi i njohurive: Lexim me kodim teksti

Për çdo pyetje që mësuesi/ja drejton, nxënësit vendosin nga një shenjë të caktuar.

- Si i thotë tezes? (shenja +)

- Si i thotë gjyshes? (shenja x)

- Si i thotë dajës? (shenja v)

- Si i thotë kushërirës? (shenja ∆)

- Si i thotë hallës? (shenja )

- Si e tregon gëzimin që sjellin në shtëpi mysafi rët? (shenja )

Punohen pyetjet e tekstit për të kuptuar përmbajtjen e vjershës.

- Cilët janë mysafi rët që vijnë në shtëpi?

- Me cilat fjalë i lavdëron poeti?

- Në cilin varg thuhet që mysafi rët sjellin gëzim në shtëpi?

Nxënësit plotësojnë në tekst.

Përforcimi: Shkrim i drejtuar.

Nxënësit punojnë në libër rubrikën Plotëso.

Detyrë shtëpie. Mësoni vjershën përmendsh.

Rubrika: Bisedojmë së bashku

Tema: Mikpritja

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të shpjegojë kuptimin e fjalës mikpritje.

• Të fl asë për përvoja personale të mikpritjes.

• Të shfaqë ndjenjat e tij për mikpritjen.

Mjetet: teksti, figura, dhomë e sajuar, veshje të sajuara.

Fjalët kyç: mikpritje, kushërinj, miq, prindër, fl e.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Leximi i drejtuar

Ndërtimi i njohurive Lojë në role

Përforcimi

Luajmë në role, punë në grupe

111

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Leximi i drejtuar.

Mësuesi/ja lexon një tekst që lidhet me mikpritjen dhe kërkon që nxënësit të

nxjerrin përfundime. P.sh.:

Ishte kohë lufte. Në një fshat të Shqipërisë jetonte një familje e varfër. Një

ditë të ftohtë dimri trokiti dera.

- Kush është? - tha babai dhe u çua.

- Jemi dy njerëz që na ka zënë nata nga këto anë. A mund të na strehoni

sonte në shtëpinë tuaj?

Ndalesa I. - Si mendoni se do të vazhdojë tregimi?

- A do t’i pranojë babai njerëzit e panjohur në shtëpi?

- A do t’u japë bukë e ujë?

Nxënësit sugjerojnë vazhdimin e tregimit.

112

Babai, pa u menduar, hapi derën e jashtme.

Në derë qëndronin dy burra trupmëdhenj. Në duar mbanin trasta të mëdha

e të rënda.

- Mirëmbrëma!

Babai i ftoi brenda.

- Mirë se keni ardhur, o të panjohur!

Mamaja u buzëqeshi. Më pas i ftoi në tryezë për të ngrënë supën që bënte

çdo natë.

Ndalesa II. - Po tani?

- A ju pëlqen veprimi i babait?

- Po i nënës?

Nxënësit tani janë edhe më kureshtarë. Ata sugjerojnë, por edhe çuditen me

veprimin e babait dhe të nënës.

Të panjohurit filluan të flisnin me babanë për luftën që i ishte kanosur vendit.

Ata i kërkuan babait t’i çonte diku.

Fëmijët përshëndetën të panjohurit:

– Natën e mirë! - dhe u larguan për të fjetur.

Në mëngjes ata do të shkonin së bashku me babanë në qytet.

Nxënësit diskutojnë rreth historisë që sapo dëgjuan dhe nxjerrin në pah mikpritjen

shqiptare si tipar dallues i popullit tonë që shumë kohë më parë.

Ndërtimi i njohurive dhe Përforcimi: Luajmë në role, punë në grupe.

Nxënësit lexojnë informacionin që jepet në tekst. Pastaj klasa ndahet në katër grupe.

Grupi I → Në shtëpi vijnë mysafirë, prindërit i presin.

Grupi II → Unë dhe kushërinjtë e mi.

Grupi III → Në shtëpi vijnë shokët e fëmijëve dhe u tregohet sjellja e prindërve.

Grupi IV → Fëmijët shkojnë të flenë në shtëpinë e shokut.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Njohim gjuhën tonë

Tema: Përshëndesim (Ora I, II)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë disa nga fjalët me të cilat përshëndesim.

• Të përdorë pikëçuditjen kur shkruan këto fjalë.

• Të klasifikojë këto fjalë sipas rasteve kur përdoren.

• Të shkruajë saktë këto fjalë.

Mjetet: fisha me fjalët e përshëndetjes, teksti, fletë, fletore.

Fjalët kyç: takohem, ndahem, Mirëmëngjesi! Mirëdita! Ditën e mirë! Natën e mirë! etj.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Tryeza e rrumbullakët

Ndërtimi i njohurive Bashkëbisedim

Përforcimi

Ruaje fjalën e fundit për mua

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Tryeza e rrumbullakët.

Mësuesi/ja vendos nxënësit në formë rrethore. Çdo nxënës do të shkruajë në

një fletë të bardhë një fjalë që ata mendojnë se është përshëndetëse. Kur nxënësi

e shkruan, e palos fletën si fizarmonikë, me qëllim që shoku pasardhës të mos e

shohë, dhe e pason te shoku tjetër. Në fund, mësuesi/ja hap fletën dhe shkruan në

dërrasë të gjitha fjalët që kanë shkruar nxënësit në fletë, qoftë dhe gabim.

Ndërtimi i njohurive: Bashkëbisedim.

Mësuesi/ja bën në dërrasën e zezë tabelën e mëposhtme:

TAKOHEMI

Në mëngjes - Mirëmëngjesi!

Në drekë - Mirëdita!

Në darkë - Mirëmbrëma!

NDAHEMI

Ditën e mirë!

Drekën e mirë!

Natën e mirë!

Nga lista e fjalëve që nxënësit shkruan, mësuesi/ja së bashku me nxënësit,

i ndan ato sipas kërkesave të tabelës dhe eliminon ato që nuk janë fare fjalë të

përshëndetjes. Mësuesi/ja vendos në fund të çdo fjale përshëndetëse pikëçuditjen

dhe shpjegon se, meqë ato kur thuhen mbartin ndjenjën e kënaqësisë, në fund të saj

vendoset shenja e pikëçuditjes.

Nxënësit i shkruajnë në fletore.

Punohet rubrika Ushtrohu, ushtrimet 1, 2, 3, 4.

113

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Përforcimi: Ruaje fjalën e fundit për mua.

Ndahet klasa në dy grupe dhe çdo grup punon një pjesë të ushtrimit të fundit

në tekst. Çdo nxënës lexon tekstin individualisht dhe vendos shenjat e pikësimit që

mungojnë.

Më pas ngrihet vullnetarisht një përfaqësues për pjesën e parë dhe një për

pjesën e dytë. Ata lexojnë fjalitë njëra pas tjetrës, por nuk ndalen të shpjegojnë

shenjën e pikësimit të përdorur. Nxënësit e tjerë thonë se kur duhet vendosur “pikë”

dhe kur “pikëpyetje” a “pikëçuditje”. Vetëm në fund, nxënësit tregojnë përgjigjen

përfundimtare.

Përgjigjet e ushtrimit 2:

Atë pasdite ne do të shkonim në kinema me mamin dhe me babin.

Kur po dilnim, ra zilja e derës.

Mami hapi derën:

- Mirë se erdhët!

- Mirë se ju gjetëm!

Ishte tezja me fëmijët e saj.

Tezja pyeti:

- Po ju po dilni?

- S’ka gjë, s’ka gjë, - i tha mami.

- A doni të rrimë në dhomën e pritjes?

- Jo, jo më mirë këtu në kuzhinë.

Ne fëmijët dolëm jashtë në oborrin e shtëpisë.

Rubrikat: Lexojmë

Tema: Macja ime

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë bukur vjershat duke respektuar intonacionin.

• Të flasë për macet dhe karakteristikat e tyre.

• Të riprodhojë vjershat dhe t’i interpretojë ato.

• Të vlerësojë kafshët shtëpiake.

• Të vërë në dukje cilësitë e maces.

• Ta krahasojë atë me kafshët e tjera shtëpiake dhe ta vizatojë atë.

114

Mjetet: figura macesh, fisha me vargje, teksti, lëmsh.

Fjalët kyç: macja Mirkë, sytë si fener, shtëpiake, të lëpin.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Stuhi mendimesh

Ndërtimi i njohurive Dora e fshehtë

Përforcimi

Rrjeta e merimangës

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Stuhi mendimesh.

Mësuesi/ja shkruan në dërrasë tabelën dhe pyet nxënësit:

- Çfarë dini për macet?

Macet

Nxënësit thonë gjithçka dinë për këtë kafshë shtëpiake, p.sh.: e mirë, e butë, me

mustaqe, e egër, me thonj të mëdhenj, gërvisht, frikë, shtëpiake, e zezë, e bardhë etj.

Ndërtimi i njohurive: Dora e fshehtë.

Mësuesi/ja ka përgatitur fl etët me nga 2 vargje në secilën.

Copëza 1 Natën në errësirë

macja ime Mirkë

Copëza 4 të fshehtat e shtëpisë

të gjitha i dëgjon

Copëza 2 i ndez si fener

sytë e saj magjikë.

Copëza 5 Me një të lëpirë

macja më zgjon

Copëza 3 Macja ime shtëpiake

qesh edhe gëzon

Copëza 6 dhe bukur kështu

mëngjesi fillon.

Nxënësit ndahen në 6 grupe, ku çdo grup merr një nga copëzat e mësipërme. Ata

i lexojnë, ngrihen në dërrasë dhe përpiqen t’i renditin siç duhet. Mësuesi/ja tërheq

vëmendjen që nxënësit të bazohen në 3 cilësi: sytë, kafshë shtëpiake dhe e butë.

Gjatë lidhjes së vargjeve, nxënësit shpjegojnë kuptimin e tyre dhe plotësojnë tekstin:

- si fener

- i shtëpisë

- e dashur, e butë

Përforcimi: Rrjeta e merimangës.

Nxënësit, të vendosur në formë rrethore, hedhin lëmshin te njëri-tjetri, duke

treguar në i pëlqejnë macet apo jo, në kanë mace në shtëpi apo jo.

Mos harroni të kujtoni nxënësin e parë që hedh lëmshin, të mbajë fi llin fi llestar.

Detyrë shtëpie.

Shkruani në fl etore disa emra macesh dhe formoni

fjali me to.

115

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Bisedojmë së bashku

Tema: Unë i dua kafshët

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të krahasojë kafshët e shtëpisë dhe të zgjedhë.

• Të përshkruajë me fjalë disa prej tyre.

• Të vizatojë kafshën shtëpiake të preferuar.

• Të argumentojë pse e pëlqen një kafshë.

• Të bisedojë për kujdesin që duhet të tregojmë për kafshët.

Mjetet: figura kafshësh dhe zogjsh, teksti, fletë të bardha, lapsa me ngjyra.

Fjalët kyç: kafshë, shtëpiake, i dua, mbaj, kujdesem.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Lojë

Ndërtimi i njohurive Studim në dyshe

Përforcimi

Dil rrotull / Fol rrotull

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Lojë.

Nxënësit imitojnë zëra të ndryshëm kafshësh:

Nxënësi 1 → macja

Nxënësi 2 → qeni

Nxënësi 3 → zogu

Nxënësi 4 → papagalli

Nxënësi 5 → peshku

Nxënësi 6 → lepuri

Nxënësi 7 → lopa

Nxënësi 8 → gomari

Kur nxënësi imiton kafshën, nxënësit e tjerë të klasës e përshkruajnë dhe tregojnë

cilën pëlqejnë prej tyre.

Hapen librat dhe nxënësit punojnë e qarkojnë kafshën e preferuar.

Ndërtimi i njohurive: Studim në dyshe.

Punohet ushtrimi 3: lidh me shigjetë. Formohen dyshe në çdo bankë. Lexojnë

për dy-tri minuta ushtrimin heshtazi. Pastaj nxënësi i parë lexon anën e majtë,

nxënësi i dytë të djathtën. Secili lidh me shigjetë grupet e fjalëve.

Sot i bëra qenit vaksinën.

Shoku im ua ndërron ujin peshqve.

Entela e mëson papagallin të flasë.

Gjyshi e ushqen lepurin me karota.

Nëna i hedh kanarinës fara.

Punohet ushtrimi 4, nxënësit diskutojnë për veshjet e kafshëve.

Për realizimin e ushtrimit 5, mësuesi/ja mund të shkruajë në dërrasë një

tabelë:

116

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Kafshët na kënaqin

Kafshët na shqetësojnë

Çdo grup dysh, e vizaton këtë tabelë në një fletë të bardhë dhe e plotëson duke

u bazuar dhe te figurat e tekstit.

Përforcimi: Dil rrotull / Fol rrotull.

Nxënësit lëvizin nëpër klasë derisa mësuesi/ja jep komandën e ndalimit. Me

shokun ngjitur, ata bëjnë grup dhe diskutojnë për ato që punuan në bankë, duke

ndarë kështu përvojën me njëri-tjetrin.

Rubrika: Lexojmë

Tema: Të ndërrosh qytet

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë bukur vjershën.

• Të ritregojë përmbajtjen e vjershës.

• Të flasë për ndjenjat e poetes.

• Të tregojë raste të ngjashme si të vjershës.

Mjetet: fisha, teksti, pamje dhe fotografi të qyteteve ku kanë banuar më parë

prindërit apo të parët tanë.

Fjalët kyç: ndërroj, qytet, qiell, diell, miq të rinj, komshinj, mall.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Stuhi mendimesh

Ndërtimi i njohurive Përvijimi i të menduarit

Përforcimi

Vija e vlerës

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Stuhi mendimesh.

Mësuesi/ja: - Kujtojmë vjershat e familjes që kemi mësuar.

- Çfarë ju kujton secila?

Nina-nana,

vajzë e nënës

Vjershat

e familjes

Nina-nana

Nënës Mysafirët Macja ime

Mësuesi/ja u jep nxënësve përgjigjet:

o Dashuria që ka nëna për fëmijën.

o Dashuria e fëmijës për nënën.

o Dashuria për njerëzit e afërt.

o Dashuria për kafshët shtëpiake.

117

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Ndërtimi i njohurive: Përvijimi i të menduarit.

Hapi I. Lexohet vjersha nga mësuesi/ja. Duke iu përgjigjur pyetjeve të tekstit dhe

të tjerave lidhur me pjesën, mësuesi/ja realizon hartën e mendjes, e cila kalon në

këto etapa: - Për kë bëhet fjalë në vjershë?

- Cilët janë pjesëtarët e kësaj familjeje?

- Pse janë të mërzitur fëmijët?

Familja

Fëmijët janë

të mërzitur.

Prindërit dhe

dy fëmijët

Familja e tyre do të

shkojë për një vit

në një qytet tjetër.

Hapi II. - Si është qyteti ku do të shkojnë?

- Çfarë thotë nëna? - Çfarë thotë babai?

- A i besojnë fëmijët ato që thonë prindërit?

Familja

Fëmijët janë

të mërzitur.

Prindërit dhe

dy fëmijët

Familja e tyre do të

shkojë për një vit

në një qytet tjetër.

118

Ata janë të shqetësuar

dhe nuk u besojnë

prindërve.

Prindërit u mbushin

mendjen femijëve

të tyre.

Nëna e tregon për

qiellin dhe diellin.

Babi u tregon për

miqtë.

Nxënësit, pas kësaj, plotësojnë në tekst rubrikën Plotëso:

Mami dhe babi nuk donin që ne të mërziteshim. Prandaj, ata na thanë se gjithçka

do të shkonte shumë mirë në qytetin e ri. Po a mund të ketë qiell më blu dhe diell më

të ndritshëm se këtu? A mund të ketë komshinj që nuk na bërtasin ne fëmijëve?

Përforcimi: Vija e vlerës.

Nxënësit e klasës ndahen në dy grupe sipas përgjigjes që i japin pyetjes:

- A është mirë të ndërrosh qytet?

Grupi I. Është mirë të ndërrosh qytet. Grupi II. Nuk është mirë të ndërrosh qytet.

Nxënësit diskutojnë në secilin grup

Grupi II

dhe gjejnë argumente për përgjigjen pro

KLASA

dhe kundër. Kur dikush ndërron mendje,

Grupi I

mund të shkojë në grupin tjetër.

Për këtë etapë mund të ndahet klasa në dy grupe dhe të punohet rubrika A e di?

Grupi I improvizon një bisedë telefonike me shokun/shoqen që është larg.

Grupi II shkruan një letër.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Lexojmë

Tema: Lagjja e re

ERA JASHTË SHTËPISË

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të lexojë rrjedhshëm e me intonacion pjesën.

• Të thotë përmbajtjen e tregimit duke iu përgjigjur pyetjeve.

• Të dallojë supermarketin nga dyqani.

• Të tregojë objektet që ndodhen në lagjen e tij.

Mjetet: teksti, pamje nga lagje të ndryshme, supermarket, ambulancë

Fjalët kyç: lagje, arkitekt, supermarket, ambulancë

Aftësitë: të lexuarit, të treguarit, të krahasuarit

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Bisedë paraprake, Kllaster

Ndërtimi i njohurive Lexim dhe dëgjim i drejtuar

Përforcimi

Diagrami i Venit

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Bisedë paraprake, Kllaster.

U paraqiten nxënësve figura (foto) me pamje nga një lagje qyteti. Bisedohet

rreth tyre: - Çfarë vini re në këto figura (foto)?

kënd lojërash

për të luajtur

Lagjja

parqe

për t’u çlodhur

postë

supermarket

për të postuar

për të blerë

shkollë për të mësuar

biblioteke për të lexuar

ambulancë për t’u vizituar

për t`u mjekuar

Mësuesi/ja shkruan idetë e nxënësve në tabelë duke treguar se çfarë bëjnë kur

shkojnë në këto vende.

Ndërtim i njohurive: Lexim dhe dëgjim i drejtuar.

Shkruhet titulli i pjesës në tabelë “Lagjja e re”.

Lexohet pjesa me intonacion nga mësuesi/ja.

U drejtohen nxënësve pyetje rreth tekstit:

- Ku banojnë Era dhe Adriatiku?

- Si janë Era dhe Adriatiku?

119

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

- Cila ishte gjëja e parë që mësuan ata?

- Po për prindërit e tyre cilat ishin gjërat e para që njohën në lagje?

- Kush e ka babanë arkitekt?

- Përse Era dhe Adriatiku iu lutën arkitektit të vizatonte skicën e lagjes?

- A i njohin tani më lehtë vendet e lagjes Era dhe Tiku?

Është mirë që nxënësit përgjigjen ta lexojnë në libër.

Shpjegohen fjalët e vështira, të cilat nxënësit i nënvizojnë në tekst gjatë leximit

të mësuesit/es.

skicë

ambulancë

Fjalor

arkitekt

supermarket

Shpjegimi i fjalëve, nxjerrë nga Fjalori i gjuhës së sotme shqipe.

SKICË f. sh.

1. Vizatim që paraqet vetëm vijat kryesore të diçkaje dhe që mund të plotësohet më pas.

2. Vizatimi i një ndërtimi, i një makine etj., që përmban të dhënat e nevojshme

për përgatitjen e plotë të tyre.

AMBULANCË f. sh.

Qendër për vizita mjekësore dhe për mjekime të shpejta të të sëmurëve.

ARKITEKT m. sh.

Inxhinier që bën projektet e ndërtimeve dhe ndjek zbatimin e tyre.

DYQAN m. sh.

Ndërtesë a dhomë e veçantë ku tregtohen me vetëshërbim mallra të ndryshme.

SUPERMARKET m. sh.

Ndërtesë a mjedis i veçantë ku tregtohen mallra të ndryshme, të cilat blerësi

i zgjedh vetë, jo me ndihmën e shitësit dhe pagesën e bën në arkë, tregtim me

vetëshërbim, dyqan me vetëshërbim.

MARKET m. sh.

Mjedis i veçantë, ku tregtohen mallra ushqimore, dyqan ushqimor.

Lexohet tregimi zinxhir nga nxënësit e klasës. Më pas lexohet me paragrafë

nga disa nxënës.

120

Përforcimi: Diagrami i Venit.

Në tekst është dhënë figura e një supermarketi.

Nxënësit flasin rreth saj duke iu përgjigjur pyetjeve përbri figurës.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Paraqesin me diagram ku ndryshon supermarketi nga dyqani.

Dyqani

Supermarketi

- Hapësirë e vogël ose e madhe,

- një ose disa shitës,

- pak ose shumë mallra,

- blerësi i merr mallrat nga

shitësi dhe të hollat ia jep

po shitësit.

Vend ku

shiten mallra.

- hapësirë e madhe,

- shumëllojshmëri mallrash,

- nuk ka shitës,

- blerësi e zgjedh vetë mallin,

- paguan në arkë.

Lexohen nga disa nxënës diagramet e plotësuara për ndryshimet dhe të

përbashkëtat e dyqanit me supermarketin.

Detyrë shtëpie. Lexoni pjesën, ritregojeni atë dhe me ndihmën e

prindërve bëni një skicë të lagjes ku jetoni.

Rubrika: Bisedojmë së bashku

Tema: Vendi ku unë banoj

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të fl asë për banesën ku jeton duke përcaktuar llojin e saj.

• Të dallojë lagjen e një qyteti nga lagjja e një fshati duke u mbështetur te

pamja e tyre.

• Të paraqitë me vizatim banesën e tij.

Mjetet: teksti, pamje nga lagje të qytetit dhe fshatit, fl etë e bardhë, laps,

lapustila.

Fjalët kyç: lagje, fshat, qytet, banesë, ndërtesë, fqinj.

Aftësitë: të dalluarit, të folurit, të vizatuarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Vëzhgo- krahaso-trego

Ndërtimi i njohurive Marrëdhëniet pyetje-përgjigje

Përforcimi

Shkrim i lirë dhe Turi i galerisë

121

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Vëzhgo-krahaso-trego.

U paraqiten nxënësve dy pamje lagjesh: një lagje qyteti dhe një lagje fshati.

U kërkohet t’i krahasojnë pamjet duke vënë në dukje ç’kanë të përbashkët dhe të

ndryshme.

Qyteti pallate shumëkatëshe Fshati shtëpi të ulëta

rrugë të asfaltuara

rrugë të ngushta

lagje të mëdha

lagje të vogla

kënde lojërash

pyll, lëndina

fabrika, dyqane të shumta

toka të mbjella

parqe

kopshte me pemë frutore

Ndërtimi i njohurive: Marrëdhëniet pyetje-përgjigje.

Hapet teksti në f. 84 dhe lexohen me vëmendje kërkesat e çdo ushtrimi.

Nëpërmjet ushtrimit 1, nxënësi, duke treguar se ku banon: në shtëpi (vilë) apo në

pallat, në fshat apo në qytet, dallon llojet e banesave dhe të vendbanimeve.

Në ushtrimin 2, nxënësi tregon se sa kohë ka që banon atje duke zgjedhur

alternativën përkatëse.

Në ushtrimin 3 flet për fqinjët e tij, duke veçuar atë që ka më pranë familjes së tij.

Në ushtrimin 4, nxënësit tregojnë se si shkojnë me shokët e lagjes.

Në ushtrimin 5, nxënësit tregojnë se cilin nga fqinjët pëlqejnë më shumë dhe pse?

Në ushtrimin 6, nxënësit tregojnë se cilin nga fqinjët kanë shok të ngushtë dhe pse?

Për çdo pyetje nxënësi është i lirë të shprehë mendimin e tij, ashtu si mendon ai

vetë. Për t’u shprehur qartë dhe kuptueshëm nxënësi gjatë kësaj ore mund të përdorë

fjalët ndihmëse, si:

pallat shumëkatësh, ndërtese, fqinjë, shtëpi, pallat, apartament, (pjesë e një

ndërtese banimi, që ka hyrje më vete dhe që përbëhet nga një ose disa dhoma, nga

kuzhina, banja etj.; hyrje), lagje, qytet, fshat, qendër, dyqan, kënd lojërash.

Këto fjalë është mirë që mësuesi/ja t’i ekspozojë para klasës në një flipçart apo t’i

shkruajë në dërrasën e zezë.

Shpjegimi i fjalëve, nxjerrë nga Fjalori i gjuhës së sotme shqipe.

SHTËPI f. sh.

1. Ndërtesë për të banuar (zakonisht për një familje a për familje të një gjaku);

banesë; hyrje, apartament ku banon një familje.

VILË f. sh.

1. Shtëpi e bukur e rrethuar zakonisht me kopsht dhe e pajisur mirë;

APARTAMENT m. sh.

Pjesë e një ndërtese banimi, që ka hyrje më vete dhe që përbëhet nga një ose

disa dhoma, nga kuzhina, banja etj.; hyrje.

122

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Përforcimi: Turi i galerisë.

Paraqit me vizatim shtëpinë apo pallatin ku banon ti. Shkruaj diçka rreth vizatimit.

P.sh.:

- Më pëlqen shumë shtëpia ime. Pse?

- Dua të kem një shtëpi tjetër. Pse?

Çdo vizatim ngjitet në faqet e mureve të klasës.

Nxënësit lëvizin lirshëm për t’i shikuar dhe përzgjedhin punimet më të mira.

Detyrë shtëpie. Listoni disa objekte që ndodhen në lagjen tuaj.

Rubrika: Shkruajmë

Tema: Banesa ime

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të fl asë për banesën e tij.

• Të tregojë orenditë që ka banesa e tij.

• Të shkruajë për orenditë dhe pajisjet e banesës së tij/saj.

• Të krahasojë dhomën e Erës me dhomën e tij/saj, duke u mbështetur te

figura e tekstit.

Mjetet: teksti, foto nga banesa, fl etore klase.

Fjalët kyç: banesë, orendi, dhomë pritjeje, dhome ngrënieje, dhomë gjumi,

tualet.

Aftësitë: të folurit, të diskutuarit, të shkruarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Mendo-trego-diskuto

Ndërtimi i njohurive Punë e drejtuar

Përforcimi

Shkrim i lirë

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Mendo-trego-diskuto.

Nxënësit tregojnë rreth banesës së tyre.

orendi dhomë ngrënieje e re ose e vjetër

dhoma ime

Banesë

ballkon

tualet dhomë gjumi korridor

123

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Shkruhen të dhënat për banesën në dërrasë.

Ndërtimi i njohurive: Punë e drejtuar.

Hapet teksti në f. 85 dhe lexohet me kujdes pjesa “Banesa ime”.

Nxënësit vendosin numrin përkatës në çdo fi gurë, sipas kërkesës së librit:

1. Dhoma e ngrënies. 2. Kuzhina. 3. Dhoma e gjumit. 4. Dhoma e pritjes. 5. Tualeti.

Përgjigjju me saktësi pyetjes: - Cilat orendi shikoni në fi gurë?

Fig. 1 tryezë ngrënieje, karrige, abazhur, vazo me lule

Fig. 2 frigorifer, sobë, bufe

Fig. 3 krevat, karrige, komodinë, dollap

Fig. 4 kolltukë, tryezë

Fig. 5 kabinë dushi, lavaman, bide, WC, peshqir, pasqyrë etj.

Punohet rubrika Po ti?

Shiko me kujdes dhomën e Erës në foto dhe krahasoje me dhomën tënde.

Sendet e tua

Sendet e Erës

Përforcimi: Shkrim i lirë.

Shkruaj dhe ti për banesën tënde. P.sh.:

Shtëpia ime ka dy dhoma e një kuzhinë. Në kuzhinë rrimë,

shohim televizor dhe hamë sipas vakteve. Një dhomë është e

prindërve dhe një dhomë është e imja. Aty unë kaloj pjesën më të

madhe të ditës. Orenditë kryesore të kuzhinës janë: tryeza e

ngrënies me katër karrige, frigoriferi, soba e gatimit, lavapjata

(pjatalarësi) dhe bufeja.

Lexohen disa nga krijimet e nxënësve dhe bëhet vlerësimi

i tyre. Krijimet më të mira afi shohen në klasë.

Detyrë shtëpie. Përshkruaj dhomën tënde.

124

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Lexojmë

Tema: Qyteti po zgjohet (Ora I, II)

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të lexojë rrjedhshëm, me intonacion e të shqiptojë me saktësi fjalët.

• Të ritregojë përmbajtjen e pjesës duke iu përgjigjur pyetjeve të tekstit.

• Të tregojë se si vjen mëngjesi në qytetin e tij, duke e krahasuar me mëngjesin

e qytetit në tregim.

Mjetet: teksti, pamje të qytetit në aspekte të ndryshme të jetës.

Fjalët kyç: qytet, fast-fud, qepen, bukëpjekës, vitrinë, furnitorë, polic rrugor,

kalimtarët, profesion.

Aftësitë: të lexuarit, të treguarit, të diskutuarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Diskutim paraprak

Ndërtimi i njohurive Lexim i drejtuar

Përforcimi

Turi i galerisë

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Diskutim paraprak.

Nxënësit kanë sjellë në klasë pamje nga qyteti.

Nxënësit diskutojnë rreth pyetjes:

- Si vjen mëngjesi në qytetin tënd?

nisin zhurmat e njerëzve dhe makinave

lind dita

hapen fast-fudet

shitësit hapin dyqanet

Mëngjesi në

qytetin tim

autobusët fillojnë të qarkullojnë

bukëpjekësit bëjnë gati bukët

nxënësit nxitojnë për në shkollë

policët rrugorë rregullojnë trafikun

Shkruhen idetë e nxënësve në tabelë.

Ndërtimi i njohurive: Lexim i drejtuar.

Njihen nxënësit me temën e mësimit të ditës: “Qyteti po zgjohet”.

Bëhet leximi me ndalesa dhe pas çdo ndalese u drejtohen nxënësve pyetjet:

- Çfarë ndodh?

- Si mendoni, si do të vazhdojë pjesa?

- A ju pëlqen mbyllja e ngjarjes?

125

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Ndalesa I. Dita po lind… deri te ... për t’i furnizuar.

- Pse fillojnë të dëgjohen zhurmat e para në qytet?

- Cilët janë të parët që shkojnë në punë?

- Ç’ bëjnë shitësit?

- A ndodh kështu në qytetin tuaj? Si mendoni se vazhdon zgjimi i qytetit?

Ndalesa II. Por edhe… deri te ... punë.

- Ku ndalojnë autobusët?

- Kush e drejton qarkullimin e makinave?

- Cilat lëshojnë aromë të këndshme që na ngacmojnë hundët?

- Cilët nxitojnë nëpër trotuare?

- Si vazhdon përshkrimi i mëngjesit?

Ndalesa III. Në këtë kohë… deri te ... shkollën time.

- Cilët u shtohen zhurmave të qytetit?

- Kur mbushet qyteti me njerëz si në ditë feste?

- Cilët i japin bukuri qytetit në mëngjes?

- Ju pëlqen mbyllja?

- Si mund të mbyllej ndryshe pjesa?

Leximi i pjesës në formë zinxhir nga nxënësit.

Shpjegohen fjalët e reja.

kalimtar polic rrugor fast-fud

vitrinë

Fjalor

bukëpjekësit

qepena furnitorë stacion

Lidhni me shigjetë profesionet me grupet e fjalëve sipas kuptimit. P.sh.:

bukëpjekësi pjek bukën

kalimtari ecën në trotuar

- Me çfarë shkon në shkollë?

Çdo nxënës jep alternativën e tij.

Përforcimi: Turi i galerisë.

Trego si është mëngjesi në qytetin tënd. P.sh.:

Qyteti im po zgjohet pak nga pak. Dita po lind. Dëgjohen zhurmat e para.

Bukëpjekësit, shitësit, shoferët, policët rrugorë fi llojnë punën e tyre. Nxënësit me

zërat e tyre gazmorë mbushin rrugët dhe nxitojnë për në shkollë. Mëngjesi në qytetin

tim është shumë i bukur.

Vlerësimi i nxënësve për punën e bërë.

126

Detyrë shtëpie. Paraqit me vizatim mëngjesin në qytet.

Rubrika: Bisedojmë së bashku

Tema: Shkolla ime

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të dallojë mjediset që ndodhen në shkollën ku mëson.

• Të flasë për kushtet e mësimit në shkollën e tij.

• Të përshkruajë klasën ku mëson duke theksuar të mirat dhe mungesat.

Mjetet: teksti, një vizatim me pamjen e shkollës ku mëson, historiku i shkollës

dhe emri që mban.

Fjalët kyç: shkollë, bibliotekë, palestër, banka.

Aftësitë: të dalluarit, të folurit, të përshkruarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Vëzhgo-reflekto-diskuto

Ndërtimi i njohurive Marrëdhëniet pyetje-përgjigje

Përforcimi

Shkrim i lirë

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Vëzhgo-reflekto-diskuto.

Paraqiten para klasës vizatimet e bëra nga nxënësit.

- Si e ka emrin shkolla jonë?

- E dini pse e ka këtë emër? (U flitet rreth historikut të shkollës.)

- Ç’mjedise kemi në shkollën tonë?

- A ju pëlqen klasa ku mësoni? Pse?

- A e keni krijuar bibliotekën e klasës?

Ndërtimi i njohurive: Marrëdhëniet pyetje-përgjigje.

Hapet teksti në f. 88 dhe u kërkohet nxënësve të shikojnë vizatimet e paraqitura

në figurat e tekstit.

U drejtohen pyetjet e ushtrimit 1 dhe kërkohet prej tyre të japin përgjigje sa më

të sakta. P.sh.: Në figurën 1 dhe 2 shkolla është në fshat. Aty paraqiten pamje nga

mali, rrugë të paasfaltuara, ara të mbjella, male etj.

Punohen kërkesat e rubrikës Po ti?

1. Si është shkolla jote: e vjetër apo e re?

2. Çfarë të pëlqen dhe çfarë nuk të pëlqen në shkollën tënde?

3. Shiko fotot dhe dallo:

- Cila është klasa ku bëhet mësim?

- Po salla e bibliotekës?

- Palestra? Këndi i pikturës?

4. Krahasoje shkollën e figurës me shkollën tënde duke dalluar çfarë ka dhe

çfarë mungon në shkollën tënde.

127

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Përforcimi: Shkrim i lirë.

Përshkruaj klasën tënde duke u mbështetur në pyetjet e dhëna në tekst. P.sh.:

Klasa ime ka 16 banka. Ato janë vendosur në tri rreshta. Ka katër

dritare. Në parvazet e dritares janë vendosur disa vazo me lule. Në

muret e klasës janë të varura mjetet mësimore, që na shërbejnë për

orën e mësimit. Klasës sime i mungojnë grilat në dritare...

Shënim. Përshkrimi mund të bëhet edhe me gojë.

Dëgjohen përshkrimet e disa nxënësve.

Bëhet vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie: Paraqit me vizatim klasën tënde.

Rubrika: Njohim gjuhën tonë

Tema: Dallojmë emrin (Ora I)

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të dallojë emrin, si fjalë që tregon njerëz, kafshë, sende, vende.

• Të grupojë emrat sipas kuptimit në 4 grupe: emra njerëzish, kafshësh,

vendesh e sendesh.

• Të krijojë fjali duke përdorur emra të ndryshëm.

Mjete: teksti, fisha me emra, fl etore klase, tabak i bardhë letre, stilolaps.

Fjalët kyç: emër, njerëz, kafshë, sende, vende.

Aftësitë: të dalluarit, të grupuarit, të krijuarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Diskutimi paraprak

Ndërtimi i njohurive Punë e drejtuar

Përforcimi

Punë individuale

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Diskutimi paraprak.

Në një tabak të bardhë letre është shkruar një tekst, të cilin mësuesi/ja ua paraqit

nxënësve:

128

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Unë kam shtëpinë pranë shkollës. Ndonjëherë shkoj me vonesë në

klasë. Qeni më vjen nga prapa dhe më sjell çantën. Shokët qeshin me

mua. Mësuesja me qorton. Më pas, ajo më thotë të ulem në bankë.

Mësuesi/ja u tërheq vëmendjen nxënësve të lexojnë fjalët e nënvizuara duke i

pyetur:

- Çfarë tregojnë fjalët e nënvizuara?

Me përgjigjet e nxënësve mësuesi/ja i ndan fjalët në katër grupe:

Njerëz Kafshë Sende Vende

mësuesja

shokët

qeni çantë

bankë

shtëpi

shkollë

klasë

U kërkohet nxënësve të shtojnë edhe fjalë të tjera në çdo shtyllë.

Në përfundim së bashku me nxënësit formulohet përkufizimi:

Fjalët që tregojnë njerëz, kafshë, sende dhe vende quhen emra.

Ndërtimi i njohurive: Punë e drejtuar.

Hapet libri në f. 89 dhe lexohet teksti në fillim të faqes. U kërkohet nxënësve

të dallojnë emrat dhe t’i nënvizojnë. Më pas, emrat grupohen në bashkësi duke

treguar dhe një herë se çfarë tregojnë. P.sh.:

mësuesja emër që tregon njeri

qeni

emër që tregon kafshë

bankë emër që tregon send

klasë

emër që tregon vend

Lexohet me kujdes rregulla gjuhësore.

Kalohet në rubrikën Ushtrohu.

Ushtrimi 1 është me karakter klasifikues. Nxënësit ushtrohen të dallojnë emrat

që tregojnë njerëz, kafshë, sende e vende, duke përforcuar kështu njohuritë për

emrin. U bëhet e qartë nxënësve, se emra janë edhe fjalët që tregojnë njerëz që

ushtrojnë një profesion të caktuar, si: p.sh.: mjek, doktoreshë, mësues, inxhinier,

këngëtare, …

Ushtrimi plotësohet me laps në libër.

Ushtrimi 2 është me karakter kërkues zbatues. Nxënësit plotësojnë vendet bosh

me emrat e dhënë. Emrat do të vendosen sipas kësaj radhe: fëmijët, pemë, oborrin,

shkollës, djemtë, lopatë, karrocën, fidanë, gropë.)

129

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Përforcimi: Punë individuale.

Nxënësit punojnë ushtrimin 1 në Fletoren e punës, duke i grupuar emrat sipas

asaj që tregojnë: njerëz, kafshë, sende, vende dhe me to të formojnë fjali, si p.sh.:

Babi im quhet Genci.

Dhelpra është kafshë dinake.

Lapsi im është i kaltër.

Qyteti im ka shumë parqe.

Vlerësimi i nxënësve për punën e bërë.

Detyrë shtëpie. Shkruani nga tre emra njerëzish, kafshësh, sendesh dhe

vendesh. Për çdo rast formoni nga një fjali.

Rubrika: Njohim gjuhën tonë

Tema: emri (Ora II)

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të dallojë emrat që tregojnë njerëz, kafshë, sende dhe vende.

• Të shkruajë emra që emërtojnë profesione të ndryshme, sende, kafshë dhe vende.

• Të shkruajë qartë e saktë emrat, duke zbatuar normën drejtshkrimore.

Mjete: Fletore pune, tabela, fl etë të bardha, stilolaps.

Fjalët kyç: emër, tekst, njerëz, vende, kafshë, sende.

Aftësitë: të vrojtuarit, të shkruarit, punë e pavarur.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Diskutimi i ideve

Ndërtimi i njohurive Punë individuale

Përforcimi

Gushëkuqi rrethor

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Diskutimi i ideve.

Pyeten nxënësit: - Ç’dini për emrin?

laps

bluzë

mal

sende

luan

vende

emri

kafshë

liqen

njerëz

dem

Kleo

djalë

Ela

motër

130

Përgjigjet e nxënësve shkruhen në tabelë.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Ndërtimi i njohurive: Punë individuale.

Hapet Fletorja e punës në f. 26 dhe çdo nxënës plotëson i pavarur ushtrimin

1 dhe 2. Pyesin për gjërat që i kanë të paqarta.

Mësuesi/ja vëzhgon punën e secilit nxënës bankë më bankë.

Përforcimi: Gushëkuqi rrethor.

Ndahet klasa në grupe (5 - 6 nxënës). Çdo grupi i jepet detyra përkatëse,

e cila plotësohet nga çdo grup në një fl etë të bardhë:

Grupi I emra njerëzish

Grupi II emra kafshësh

Grupi III emra vendesh

Grupi IV emra sendesh

Letra e bardhë pasohet nga njëri nxënës te tjetri, duke e palosur në formë

fi zarmonike.

Përgjegjësit e grupeve lexojnë punën e grupit. Shpallet grupi fi tues.

Vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie: Formo një tekst me emrat: nxënës, klasë, matematikë,

mësuesja, macja, dritare.

Rubrika: Lexojmë

Tema: Semafori

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të lexojë rrjedhshëm dhe saktë pjesën.

• Të fl asë për rëndësinë që ka semafori në rregullimin e qarkullimit rrugor.

• Të gjejë tri rregulla në tregimin e dhënë duke i nënvizuar me laps.

• Të dallojë tri ngjyrat e semaforit duke shpjeguar ç’tregon secila prej tyre.

Mjetet: teksti, pamje të semaforit në vizatim, sinjalistikë e qarkullimit rrugor.

Fjalët kyç: semafor, ngjyrë e kuqe, e gjelbër, portokalli, qarkullim rrugor, trotuar.

Aftësitë: të lexuarit, të treguarit, të dalluarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Pyetja e ditës

Ndërtimi i njohurive Lexim dhe dëgjim i drejtuar

Përforcimi

Vizatim dhe pesëvargësh

131

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

132

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Pyetja e ditës.

Shkruhet në tabelë pyetja e ditës: - Ç’është semafori?

Rregullon qarkullimin

rrugor të mjeteve

dhe kalimtarëve

Shenjëdhënës

Semafori

vendoset në udhëkryqe

Idetë e nxënësve shkruhen në tabelë.

Ndërtimi i njohurive: Lexim dhe dëgjim i drejtuar.

Shkruhet titulli i pjesës në tabelë: “Semafori“ dhe lexohet pjesa me intonacion

nga mësuesi/ja.

Nxënësit ndjekin me vëmendje tekstin dhe me laps nënvizojnë fjalët ose

shprehjet që nuk i kuptojnë.

Shpjegohen fjalët apo shprehjet e nënvizuara nga nxënësit.

Lexohet pjesa zinxhir nga nxënësit, duke respektuar drejtshqiptimin e fjalëve.

U drejtohen nxënësve pyetjet:

- Çfarë punon nëna e Mirit?

- Pse u tregoi fëmijëve disa rregulla të qarkullimit rrugor?

Nënvizoni në tekst tri rregullat e qarkullimit rrugor.

- Cili prej jush ka dëshirë të imitojë një polic në kryqëzimin e rrugëve?

Shikohen fotot e tekstit për semaforin dhe bëhet shpjegimi i ngjyrave përkatëse.

Vendosni numrat në kuadratet bosh duke i lidhur fjalitë me fi gurat

(renditja e kutizave është sipas kësaj radhe 2, 3, 1).

Mesazhi i pjesës: Ju duhet ta ruani vetë veten tuaj, jo të prisni vetëm nga prindërit, që ju

ruajnë si sytë e ballit.

Përforcimi: Vizatim dhe pesëvargësh.

Vizatohet semafori në një fl etë të bardhë dhe në qendër të saj shkruhet fjala

semafori, me të cilën nxënësit krijojnë një pesëvargësh.

Semafori

i lartë i rëndësishëm

rregullon ndizet vendoset

Semafori rregullon qarkullimin rrugor.

Shenjëdhënës

Dëgjohen krijimet e nxënësve duke veçuar më të mirat.

Pajisje e veçantë me

drita të ndryshme

e kuqe

Tri ngjyra potokalli

e gjelbër

Detyrë shtëpie. Lexo dhe ritrego pjesën me fjalët e tua.

Shkruaj tri rregulla të qarkullimit rrugor.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Shkruajmë

Tema: Edhe unë i respektoj rregullat

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të shkruajë një rregullë për çdo foto të paraqitur në tekst.

• Të plotësojë fjalitë duke përdorur fjalët ndihmëse.

• Të shkruajë qartë e kuptueshëm sipas rregullave drejtshkrimore.

Mjete: teksti, tabela, foto që tregojnë për rregulla të qarkullimit rrugor, gazeta

që fl asin për aksidente të ndryshme.

Fjalët kyç: semafor, këshillë, rrugë, kaloj.

Aftësitë: të vrojtuarit, të diskutuarit, të shkruarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Loja e semaforit

Ndërtimi i njohurive Punë e drejtuar

Përforcimi

Punë e pavarur

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Loja e semaforit.

Ngrihen në tabelë disa nxënës që luajnë rolin e këmbësorëve dhe të drejtuesve

të automjeteve. Mësuesi/ja thërret ngjyrën që ndizet në semafor. P.sh.:

e kuqe (për automjetet) automjetet ndalojnë lëvizjen, këmbësorët kalojnë rrugën

e kuqe (për këmbësorët) këmbësorët ndalojnë lëvizjen, automjetet vazhdojnë lëvizjen

portokalli automjetet bëhen gati për të ndaluar

Dallohen nxënësit që zbatojnë më mirë rregullat e qarkullimit rrugor.

Ndërtimi i njohurive: Punë e drejtuar.

Hapen librat në faqen 92.

Në ushtrimin 1 lexohet me kujdes kërkesa nga 2-3 nxënës. Komentohen

fi gurat e tekstit duke thënë nga një fjali për çdo fi gurë. (Lihen nxënësit të lirshëm të

shprehin mendimet e tyre.) Pasi krijojnë fjalitë me gojë, secili nxënës shkruan në

fl etore një fjali për çdo fi gurë.

Në ushtrimin 2 nxënësit plotësojnë fjalitë duke përdorur fjalët ndihmëse,

p.sh.: unë nuk kaloj; me ngjyrë portokalli; unë kaloj rrugën; dora e mamit; unë nuk

kaloj; në rrugë;

- Ndiqet puna e çdo nxënësi bankë më bankë.

Përforcimi: Punë e pavarur.

U kërkohet nxënësve të shkruajnë tri këshilla duke u mbështetur te fotot e tekstit, p.sh.:

1. Mos kalo pa u ndezur drita e gjelbër e semaforit.

2. Ndihmo të vegjlit kur janë të pashoqëruar.

3. Mbahu për dore te mami, kur kalon rrugën.

Detyrë shtëpie. Plotësoni ushtrimet në Fletoren e punës, faqe 27.

133

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Lexojmë

Tema: Mëngjesi në fshat (Ora I, II)

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të lexojë saktë e me intonacion pjesën.

• Të ritregojë përmbajtjen duke iu përgjigjur saktë pyetjeve të tekstit.

• Të dallojë përgjigjen e saktë nga përgjigjja e gabuar, duke u mbështetur

në fjalitë e tekstit.

Mjetet: teksti, foto nga fshati, pamje të ndryshme nga fshati.

Fjalët kyç: fshat, pushverdhë, Kiki, Bobi, Bardhoshja.

Aftësitë: të lexuarit, të dalluarit, të treguarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Diskutim

Ndërtimi i njohurive Lexim i drejtuar

Përforcimi

Përshkrim imagjinar

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Diskutim.

Nxënësit kanë sjellë fotot e tyre me pamje nga fshati. Ia tregojnë ato njëritjetrit,

duke folur dhe për fshatin e tyre ose për fshatin që kanë parë.

U paraqitet nxënësve një pamje nga fshati. Diskutohet me ta rreth pamjes

duke drejtuar pyetjet e mëposhtme:

- A ju pëlqen fshati? Pse?

- Si quhet fshati yt ose fshati që ke parë?

- Me ç’punë merren njerëzit në fshat?

- Cilat kafshë ke parë në fshat?

Ndërtimi i njohurive: Lexim i drejtuar.

Mësuesi/ja shkruan në tabelë titullin e mësimit.

Lexohet tregimi me ndalesa.

Ndalesa I. Në mëngjes…deri te ... kërkonin.

- Me kë po luante Drita?

- Çfarë ndihme i kërkoi nënë Fatimeja, Dritës?

- Ç’bënte pula Kiki?

- Pse kushërinjtë e lanë lojën?

- Ju ka ndodhur një gjë e tillë juve?

- Si mendoni, si do të vazhdojë ngjarja?

134

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Ndalesa II. Kërkuan…deri te ... t’i kthente përgjigje.

- Ku filluan t’i kërkonin vezët fëmijët?

- Ku pyesnin fëmijët?

- Cila kafshë dinte ku ishte Kiki, por s’dinte të përgjigjej?

- A mendoni se do ta gjejnë fëmijët pulën Kiki?

Ndalesa III. Në këtë kohë…deri te ... pushverdhë.

- Çfarë vuri re nënë Fatimeja?

- Pse filloi qeni të lehte?

- Pse u çuditën të gjithë kur gjetën pulën Kiki?

- Të pëlqen mbyllja? Pse?

Shpjegohen fjalët apo shprehjet që nxënësit nuk i kuptojnë.

stallë

pushverdhë

Fjalor

kotec kolibe traktor

Shpjegimi i fjalëve nxjerrë nga Fjalori i gjuhës së sotme shqipe.

STALLË f. sh.

Ndërtesë e veçantë ku mbahen lopët, kuajt ose derrat.

KOTEC m. sh.

1. Kasolle e vogël dhe e ulët prej dërrasash, prej purtekash etj., ku mbahen

shpendët shtëpiakë; qymez.

KOLIBE f. sh.

Kasolle e vogël për qenin.

PUSH m.

1. Tërësia e qimeve të shkurtra, të holla e të buta, që u dalin njerëzve në

duar, në këmbë ose në trup; tërësia e puplave shumë të vogla e të buta që kanë

shpendët në lëkurë.

Lexohet tregimi zinxhir nga nxënësit.

Shënohen me √ përgjigjet e sakta dhe me X përgjigjet e gabuara.

Përgjigjet e sakta nxënësit duhet t’i gjejnë në tekst dhe t’i lexojnë.

Përgjigjet e sakta:

- Fëmijët lanë lojën.

- Xhaxhi Gimi po ngarkonte thasët në traktor.

- Kur e pa Kikin qeni lehu. Vezët ishin fshehur në koliben e qenit.

- Fëmijët i ushqyen zogjtë e vegjël.

Përforcimi: Përshkrim imagjinar.

Mësuesi/ja paraqet para nxënësve një situatë imagjinare: Zana me shkopin

magjik e çon shtëpinë tuaj në fshat. Si do të jetë shtëpia juaj atje? P.sh.:

135

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Një mëngjes u ngrita dhe pashë shtëpinë time në fshat. Sa më pëlqeu

fshati! Atje kishte shumë ajër të pastër, gjelbërim e qetësi. Më tërhoqën

vëmendjen shumë lloje kafshësh. Më shumë më pëlqeu qeni. Ai u miqësua

shumë shpejt me mua…

Sa do të doja që kjo të ishte e vërtetë.

Vlerësimi i nxënësve për punën e bërë.

Detyrë shtëpie: Vazhdimi i detyrës së klasës.

Rubrika: Bisedojmë së bashku

Tema: Flasim për fshatin

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të fl asë për fshatin duke iu përgjigjur pyetjeve të tekstit.

• Të fl asë për kafshët dhe kujdesin që tregojnë njerëzit për to.

• Të thotë mbresat që i ka lënë fshati që ka parë.

Mjetet: teksti, pamje nga jeta në fshat.

Fjalët kyç: fshat, kafshë shtëpiake, stallë, tokë, grurë.

Aftësitë: të folurit, të vrojtuarit, të përshkruarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Imagjinatë e drejtuar

Ndërtimi i njohurive Marrëdhëniet pyetje-përgjigje

Përforcimi

Vizatim i lirë

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Imagjinatë e drejtuar.

Mësuesi/ja nxit imagjinatën e nxënësve duke iu dhënë të gatshme një

situatë. P.sh.:

• Mbyllni sytë dhe imagjinoni për një çast sikur jemi të gjithë në fshat. Kemi

ndaluar në një lëndinë me bar të dendur, ku po kullotin kafshë të ndryshme.

Vazhdoni të imagjinoni. Pasi keni zgjedhur një nga kafshët që dëshironi, mendoni

tani se ç’do të bëni me të. Ju duhet të kujdeseni për të.

- Në ç’vend do ta mbani?

- Ç’ushqim do t’i jepni?

- A do ta vaksinoni?

136

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Ndërtimi i njohurive: Marrëdhëniet pyetje-përgjigje.

Nxënësit hapin librin në f. 95. U kërkohet të lexojnë pyetjet dhe t’u përgjigjen.

a. Përgjigjju pyetjeve:

- A ke qenë ndonjëherë në fshat?

- Të pëlqen fshati? Pse?

- A i do kafshët apo ke frikë prej tyre?

b. Shiko me kujdes fi gurat e tekstit dhe fol për to:

- Cilat kafshë mbahen në stallë?

- Cilët shpendë mbahen në kotec?

- Po qeni ku rri?

- Ç’bën traktori? Po autokombajna?

Dëgjohen me vëmendje përgjigjet e nxënësve.

Përforcimi: Vizatim i lirë.

Secili nxënës vizaton një pamje nga fshati (pemë frutore, ara të mbjella, kafshë

të ndryshme etj…)

Vizatimi ekspozohet në këndin e klasës.

Vlerësimi i nxënësve për punën e bërë.

Detyrë shtëpie. Gjeni pamje nga fshati duke formuar postera me to:

“Fshati sjell të mira për njerëzit e kafshët”.

Rubrika: Njohim gjuhën tonë

Tema: Dallojmë emrat e njerëzve dhe të kafshëve (Ora I)

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të dallojë emrat e njerëzve dhe të kafshëve.

• Të shkruajë me shkronjë të madhe emrat e njerëzve dhe të kafshëve.

• Të formojë fjali me emra kafshësh e emra të veçantë.

Mjetet: teksti, fisha me emra njerëzish, kafshësh e të veçantë.

Fjalët kyç: emër, emra njerëzish, emra kafshësh.

Aftësitë: të dalluarit, të shkruarit, të krijuarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Përvijim i të menduarit

Ndërtimi i njohurive Punë e drejtuar

Përforcimi

Punë e pavarur - zbatimi i

rregullave të mësuara

137

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Përvijim i të menduarit.

Pyeten nxënësit: - Ç’dini për emrin? Thoni emra që tregojnë njerëz dhe kafshë.

Mësuesi/ja plotëson në dërrasë të zezë skemën.

EMRI

Fjalë

që

tregon

njerëz (mami Mira, mësues Landi…)

kafshë ( macja Pisika, qeni Lesi…)

sende ( vizore, makinë…)

vende ( qytet, mal, …)

Ndërtimi i njohurive: Punë e drejtuar.

U ndahen nxënësve fisha ku janë shkruar emra të përgjithshëm njerëzish dhe

kafshësh dhe u kërkohet që t’i lidhin ata me emra të përveçëm. P.sh.:

Emra njerëzish

Emra kafshësh

gjysh Myfiti, Genci, ... derrkuci Çufo

xhaxha Aldoja qeni Balo

dajë Redi pula Laroshe

teto Earta kali Kuqosh

vëlla Klajdi ariu Panda

Mësuesi/ja i shkruan në dërrasë dhe u kërkon nxënësve të vënë re ndryshimin

ndërmjet tyre.

- Cili emër është i veçantë?

- Nga e dalluat?

Emrat e veçantë i dallojnë njerëzit ose kafshët midis tyre. Emrat e veçantë shkruhen

me shkronjë të madhe.

Hapet teksti në f. 96 dhe lexohet me kujdes informacioni i dhënë.

Emrat e veçantë të njerëzve dhe kafshëve shkruhen me shkronjë të madhe.

Fatimja nënë Fatimja, Lesi qeni Lesi etj…

Kalohet në rubrikën Ushtrohu.

Në ushtrimin 1 nxënësit shkruajnë emra njerëzish, kafshësh, kukullash.

njerëz kafshë kukulla

Kleo

Megi

Shila

Pisika

Lesi

Çufo

Barbi

Bratz

Uinks

Ushtrimi 2 është më karakter zbatues. Nxënësit vendosin ku duhet shkronjën e

madhe. (Dritanin, Bobi, Bianka, Albanës, Reksi, Benit, Reksi, Dritanit, Eva, Kesi)

Ndiqet puna e nxënësve bankë më bankë.

138

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Përforcimi: Punë e pavarur - zbatimi i rregullave të mësuara.

Shkruaj në fl etore emra njerëzish, kafshësh, kukullash dhe me një prej tyre

formo fjali.

mami Mira, teze Landa, dajë Keli

Dajë Keli është inxhinier kimist.

macja Pisika, qeni Balo, lopa Lara

Qenin e lagjes sime e quajnë Balo.

kukulla Barbi, kukulla Bratz, kukulla Uinks

Shila ka një kukull Barbi shumë të bukur.

Vlerësimi i nxënësve për punën e bërë.

Detyrë shtëpie. Shkruani pesë emra njerëzish e kafshësh të veçantë

dhe me dy prej tyre formoni fjali.

Rubrika: Njohim gjuhën tonë

Tema: Dallojmë emrat e njerëzve dhe të kafshëve (Ora II, Fletore pune)

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të dallojë emrat që tregojnë njerëz dhe kafshë në tekstin e dhënë.

• Të grupojë emrat e njerëzve në të veçantë (të përveçëm) dhe në ata

që s’janë të veçantë (të përgjithshëm).

• Të gjejë gabimet në grupet e fjalëve të dhëna.

Mjetet: Fletore pune, fl etore klase, tabela.

Fjalët kyç: emër, emra njerëzish, emra kafshësh, emër i veçantë.

Aftësitë: të dalluarit, të shkruarit, të krijuarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Vështro-mendo-diskuto

Ndërtimi i njohurive Veprimtari e drejtuar

Përforcimi

Punë në grupe

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Vështro-mendo-diskuto.

Shkruhen në tabelë disa fjalë:

Landi, Ylli, mësuese, mjeku, tezja, Ana, Spiro, kukulla Barbi, mace Pisika

139

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

- Ç’tregon secila fjalë?

- Cilat fjalë tregojnë njerëz? Po kafshë?

- Cilët emra tregojnë njerëz dhe kafshë të veçanta?

- Si i dalluat këta emra?

Ndërtimi i njohurive: Veprimtari e drejtuar.

Hapen Fletoret e punës në f. 28.

Në ushtrimin 1 nxënësit shkruajnë emra njerëzish, emra kafshësh e kukullash

poshtë fi gurave përkatëse.

Në ushtrimin 2 nxënësit nënvizojnë me laps të kuq emrat e njerëzve dhe me

laps blu emrat e kafshëve.

Në ushtrimin 3 nxënësit vendosin emrat në bashkësitë e dhëna.

Në ushtrimin 4 nxënësit plotësojnë vendet bosh me emrat përkatës.

Në ushtrimin 5 nxënësit gjejnë gabimet në fjalët e dhëna.

Përforcimi: Punë në grupe.

Ndahen nxënësit në grupe.

Çdo grupi i caktohet një detyrë.

Grupi I – shkruan emra që tregojnë njerëz.

Grupi II – shkruan emra njerëzish (të veçantë).

Grupi III – shkruan emra (të veçantë), që tregojnë kafshë.

Vlerësohen punët e grupeve.

Detyrë shtëpie. Iu shtoni emrave: shoku, shoqja, mami, qen, kukull

emra të veçantë. Formoni fjali me ta.

140

Rubrika: Lexojmë

Tema: A kalohet vera pa një mik? (Ora I)

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të lexojë rrjedhshëm e me intonacion pjesën.

• Të ritregojë përmbajtjen duke plotësuar grafikun organizues (Dora e pyetjeve).

• Të tregojë për pushimet që i kanë lënë më shumë mbresa.

Mjetet: teksti, foto nga pushimet, grafik organizues.

Fjalët kyç: udhëtim, verë, nisje, mbërritje, letër.

Aftësitë: të lexuarit, të përshkruarit, të diskutuarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Diskuto-trego në dyshe.

Ndërtimi i njohurive Të dëgjuarit e drejtuar.

Përforcimi

Turi i galerisë.

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Diskuto-trego në dyshe.

Nxënësit kanë sjellë foto nga pushimet verore. Diskutojnë në dyshe për to

në pak minuta.

Pyeten nxënësit:

- A ju ka rastisur që gjatë pushimeve, për një moment të caktuar, të jeni

mërzitur? Pse?

- Cilët nga ju kanë kafshë në shtëpi?

- Si veproni me të kur ikni me familjen tuaj me pushime?

Ndërtimi i njohurive: Të dëgjuarit e drejtuar.

Njihen nxënësit me temën e mësimit.

Lexohet tregimi me intonacion nga mësuesi/ja.

Nxënësit ndjekin me laps në dorë leximin dhe nënvizojnë fjalët apo

shprehjet që nuk i kuptojnë.

Shpjegohen fjalët apo shprehjet në tabelë.

premtim

i penduar

dritën e diellit

Fjalor

trishtuar

rroba banje

141

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Shpjegimi i fjalëve nxjerrë nga Fjalori i gjuhës së sotme shqipe.

PREMTIM m. sh.

Fjala që jep dikush ose zotimi që merr për të bërë diçka; shpresa a siguria që

dikush i jep një tjetri për diçka, për t’i mbaruar një punë etj.

PENDUAR (i, e) mb.

Njeriu që e ka ndier thellë gabimin e vet dhe e pranon, që është penduar.

TRISHTIM m.

Gjendje shpirtërore e rëndë, por pa shpërthime; vuajtje e gjatë shpirtërore;

brengë e thellë nga vuajtjet a nga malli për dikë; hidhërim a pikëllim nga një shkak

i panjohur, mërzi.

TRISHTUAR (i, e) mb.

Njeriu që ka rënë në trishtim, që është trishtuar.

Lexohet pjesa zinxhir nga nxënësit.

Më pas u kërkohet nxënësve:

a. Të gjejnë në tekst letrën e Erës dhe ta lexojnë.

b. Të lexojnë fjalët e Tikut dhe të nënvizojnë fjalinë që tregon se Era

mendon për qenin e saj Tipin.

Pyeten nxënësit:

- Cilat janë personazhet e pjesës?

mamaja

Era

Personazhet

gjyshja

Tiku

- Pse ishte e mërzitur Era?

- A ju ka ndodhur dhe juve të mërziteni si Era? Si keni vepruar?

- Kur gëzimi i Erës u bë shumë i madh?

Përforcimi: Turi i galerisë.

Trego për ditën më të bukur që ke kaluar gjatë pushimeve.

Mësuesi/ja e ndan klasën në dy grupe:

Grupi I - nxënësit që do të tregojnë me gojë.

Grupi II - nxënësit që do t’i shprehin mbresat e tyre duke e vizatuar atë ditë.

Vlerësimin për përshkrimin me gojë e bën një juri prej tre nxënësish.

Punimet e nxënësve ngjiten në faqet e mureve. Nxënësit përzgjedhin vizatimet

më të mira.

Vlerësimi i nxënësve për punën e bërë.

Detyrë shtëpie. Lexo dhe ritrego pjesën.

142

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Të lexojmë

Tema: A kalohet vera pa një mik? (Ora II)

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të ritregojë përmbajtjen e pjesës me fjalët e veta.

• T’u përgjigjet saktë pyetjeve të tekstit.

• Të mbajë qëndrim ndaj sjelljes e veprimeve të Erës.

• Të luajë (lexojë) në role pjesën.

Mjetet: teksti, tabela, fletore klase, stilolaps.

Fjalët kyç: pushime, pendim, ritregim, kafshë.

Aftësitë: të lexuarit, të ritreguarit, të diskutuarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Rrjeti i diskutimit

Ndërtimi i njohurive Të dëgjuarit e drejtuar, lojë në role

Përforcimi

Punë individuale

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Rrjeti i diskutimit.

Në qendër të tabelës shkruhet pyetja:

PO

JO

A kishte të drejtë Era që u mërzit? Pse?

Përfundimi:____________________________________________________

Nxënësit argumentojnë përgjigjen rreth pyetjes.

Dëgjohen argumentimet e nxënësve dhe grupohen ata sipas përgjigjeve po dhe jo.

Ndërtimi i njohurive: Të dëgjuarit e drejtuar, lojë në role.

Lexohet tregimi me paragrafë nga disa nxënës.

Nxënësit u përgjigjen pyetjeve të rubrikës Pyetje?.

Ritregohet përmbajtja e pjesës me fjalët e tyre.

Analizohet sjellja dhe veprimet e Erës.

për rrobat e banjës

kur pa Tipin në

krahun e babit

e gëzuar Era e mërzitur

u largua nga Tipi

malli për Tipin

Tipi s’po ia shihte

kostumin e banjës

143

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Punohet rubrika Si mendon ti?.

Lihen nxënësit t’u përgjigjen lirisht pyetjeve të rubrikës.

• Lojë në role. Ndahen rolet: pjesëtarët e familjes së Erës dhe roli i Erës.

Nxënësit lexojnë pjesën dhe zgjedhin në tekst pjesën që do të luajnë sipas roleve.

• Lexohet pjesa në role me intonacion dhe ndjenjë.

Punohet rubrika Punojmë së bashku. Nxënësit plotësojnë individualisht

letrën duke vendosur fjalët e dhëna në vendet e duhura.

Përforcimi: Punë individuale, shkrim i lirë.

Nxënësit krijojnë një tekst me tri-katër fjali rreth fi gurës së f. 98.

Vlerësimi i nxënësit për krijimin dhe për punën gjatë orës së mësimit.

Detyrë shtëpie. Shkruai një letër shokut apo shoqes sate për pushimet

që ke kaluar.

Rubrika: Të shkruajmë

Tema: Më pëlqen të udhëtoj

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të tregojë mjetet me të cilat ka udhëtuar duke veçuar mjetin që i pëlqen

më shumë.

• Të fl asë për pushimet e tij duke treguar ngjarjet më mbresëlënëse.

• Të plotësojë tekstin e dhënë me fjalët që mungojnë.

• Të shkruajë fjali për çdo fi gurë duke përdorur fjalët ndihmëse.

144

Mjetet: teksti, pamje të ndryshme nga pushimet në mal, liqen, det.

Fjalët kyç: mjete udhëtimi, aeroport, port, stacion.

Aftësitë: të përshkruarit, të vrojtuarit, të shkruarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Diskutim paraprak

Ndërtimi i njohurive Punë e drejtuar

Përforcimi

Shkrim i lirë

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Diskutim paraprak.

Pyeten nxënësit:

- Me cilat mjete udhëtojnë njerëzit?

- Po juve me çfarë ju pëlqen të udhëtoni?

- Cili ka qenë për ju udhëtimi më i këndshëm? Po më i mërzitshmi?

- Sa kohë ka zgjatur udhëtimi?

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Dëgjohen nxënësit me vëmendje. Lihen të shprehen lirisht, ashtu siç mendojnë

ata vetë.

Ndërtimi i njohurive: Punë e drejtuar.

Hapen librat në f. 100 dhe nxënësit lexojnë në heshtje kërkesën e ushtrimit 1.

U kërkohet të thonë se çfarë do të bëjnë sipas kërkesës së ushtrimit:

Lidhni me shigjetë fjalët me fi gurat.

- Në ushtrimin 2 nxënësit lidhin mjetet me vendet e tyre të qëndrimit.

Shkruajnë sipas modelit të dhënë.

1. Trageti qëndron në portin detar.

2. Aeroplani qëndron në aeroport.

- Në ushtrimin 3 nxënësit plotësojnë vendet bosh me fjalën që mungon, e

cila është dhënë në kërkesë.

Fjalët plotësohen sipas kësaj radhe: udhëtim, të bukur, autobusëve, shkuam,

aeroplan, makine, traget, pushonim, dritat.

Përforcimi i njohurive: Shkrim i lirë.

Kësaj etape i lihet më shumë kohë.

U kërkohet nxënësve të shikojnë me kujdes fi gurat dhe të thonë nga një fjali për

secilën. Më pas, ata lihen të lirë të shkruajnë fjalitë.

Në fund nxënësit lexojnë fjalitë e krijuara.

Bëhet vlerësimi për nxënësit që kanë shkruar fjalitë më të bukura, më të sakta e

me shkrim më të bukur.

Nxënësve me nivel të lartë mund t’u jepet një fi gurë dhe të krijojnë një tekst të

shkurtër me tri fjali.

Detyrë shtëpie. Nxënësit zgjedhin nga një fi gurë dhe shkruajnë një

tekst të shkurtër me tri-katër fjali.

145

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Njohim gjuhën tonë

Tema: Dallojmë emrat e vendeve (Ora I)

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të dallojë emrat e vendeve në fjalitë apo tekstet e dhëna.

• Të drejtshkruajë pa gabime emrat e veçanta të vendeve.

• Të përcaktojë fjalët me gabime dhe t’i ndreqë ato.

Mjetet: teksti, fisha me emra vendesh, shkumësa me ngjyra.

Fjalët kyç: emër vendi, shkronjë e madhe.

Aftësitë: të vrojtuarit, të drejtshkruarit, punë e pavarur.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Alfabeti i njëpasnjëshëm

Ndërtimi i njohurive Punë e drejtuar

Përforcimi

Punë e pavarur – zbatim i

njohurive të marra

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Alfabeti i njëpasnjëshëm.

Klasa ndahet në grupe me 4-5 veta dhe çdo grupi i jepet një fishë me

alfabetin e njëpasnjëshëm. U kërkohet që në çdo shkronjë të alfabetit të shkruajnë

një emër vendi. Kjo detyrë të plotësohet brenda 5 minutave.

A

Alpe

G

Gramsh

N

Nikël

T

Tokë

B

Bota

GJ

Gjirokastër

NJ

TH

Theth

C

Cirk

H

Himarë

O

Ohër

U

Urë

Ç

Çamëri

I

Ilir

P

Pishinë

V

Velipojë

D

Dajt

J

Jal

Q

Qafmollë

X

Xibrakë

DH

Dhërmi

K

Kala

R

Reps

XH

Xhami

E

Elbasan

L

Lumë

RR

Rrugë

Y

Yzberisht

Ë

LL

llogore

S

Skrapar

Z

Zvërnec

F

Fratar

M

Mal

SH

Shkodër

ZH

Zhamë

Dorëzohet fisha e plotësuar nga çdo grup. Fiton grupi që ka plotësuar më

shumë shkronja.

- Pse disa emra vendesh shkruhen me shkronjë të madhe në fillim dhe disa

me të vogël?

146

Për të dalluar një vend nga një vend tjetër përdoren emrat e veçantë

të vendeve, të cilat shkruhen me shkronjë të madhe.

Ndërtimi i njohurive: Punë e drejtuar.

Hapet libri në f. 101 dhe lexohet teksti i dhënë në fillim të faqes. U kërkohet

nxënësve të gjejnë se çfarë tregojnë emrat me shkronja të zeza.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Emrat me shkronja të zeza tregojnë emra vendesh të veçanta. Ata shkruhen me

shkronjë të madhe.

qyteti i Shkodrës, kalaja e Rozafës, fshati Bushat, lumi Drin

- Cili është ndryshimi në këto grupe fjalësh;

a. emrat e parë tregojnë çdo vend.

b. emrat e dytë tregojnë vende të veçanta.

Kalohet në rubrikën Ushtrohu.

• Vendosni ku duhet shkronjën e madhe.

a. Pogradecit, Elbasanit, Shkumbin, Librazhdit, Ohrit;

Përforcimi: Punë e pavarur – zbatimi i njohurive të marra.

Shkruhet në fl etoren e klasës teksti b, i faqes 101.

Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të kenë kujdes, kur të shkruajnë emrat e veçantë

të njerëzve, vendeve dhe kafshëve.

b. Tiranë, Ilirin, Balo, Popi, Baloja, Popit, Dajtit.

Vlerësimi i nxënësve për punën e bërë.

Detyrë shtëpie. Shkruani pesë emra vendesh të veçantë dhe jo të veçantë.

Me dy prej tyre formoni fjali.

Rubrika: Njohim gjuhën tonë

Tema: Dallojmë emrat e vendeve ( Ora II, Fletore pune)

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të dallojë emrat që tregojnë vende nga emrat e veçantë të vendeve.

• Të shënojë në hartën e Shqipërisë emrat e disa qyteteve duke u

ndihmuar dhe nga mësuesi/ja.

• Të plotësojë fjalitë duke vendosur emra vendesh.

• Të shkruajë qartë, saktë e pa gabime drejtshkrimore emrat e

përgjithshëm dhe të përveçëm.

Mjetet: Fletore pune, tabela, stilolaps.

Fjalët kyç: emra vendesh, harta e Shqipërisë.

Aftësitë: të dalluarit, të diskutuarit, të shkruarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Diskutimi i ideve

Ndërtimi i njohurive Punë e drejtuar

Përforcimi

Gushëkuqi rrethor

147

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Diskutimi i ideve.

Pyeten nxënësit:

- Ç’dini për emrat?

fushë

Myzeqe

vende

emri

njerëzit

mësuese

Landa

celular

Nokia

sendet

kafshët

qeni

Reksi

- Nga dallohen emrat e veçantë nga emrat që tregojnë çdo njeri, kafshë,

send apo vend?

Ndërtimi i njohurive: Punë e drejtuar.

Hapen Fletoret e punës, në faqen 29.

Lexohen kërkesat e çdo detyre. Nxiten nxënësit të pyesin për gjërat që nuk

i kanë të qarta.

Sqarohen paqartësitë në tabelë nga mësuesi/ja.

Punohet ushtrimi 5: Shëno në hartën e Shqipërisë emrat e disa qyteteve.

Ky ushtrim realizohet me ndihmën e mësuesit/es. Para klasës vendoset harta e

ndarjes administrative të Shqipërisë. Duke u mbështetur te kjo hartë, secili nxënës

në mënyrë të pavarur shënon në hartë emrat e dhënë në Fletoren e punës.

Udhëzohen nxënësit të shkruajnë qartë dhe pa gabime.

Vëzhgohet puna e nxënësve bankë më bankë.

Përforcimi: Gushëkuqi rrethor.

Ndahen nxënësit në grupe. Çdo grupi i caktohet një detyrë.

Grupi I → shkruaj emra që tregojnë vende.

Grupi II → shkruaj emra që tregojnë kafshë.

Grupi III → shkruaj emra që tregojnë njerëz.

Fleta kalon dorë më dorë te çdo anëtar i grupit. Nxënësi, pasi e shkruan emrin,

e palos fl etën në formë fi zarmonike dhe ia pason shokut të tij. Në fund fl etët

dorëzohen te mësuesi/ja, e cila lexon përgjigjet e çdo grupi.

Shpallet grupi fi tues.

Vlerësimi i nxënësve për punën e bërë.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 4 i Fletores së punës, faqe 28.

148

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Lexojmë

Tema: Dy shoqet (Ora I)

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të lexojë me intonacion pjesën.

• Të tregojë mënyra të ndryshme komunikimi.

• Të ritregojë pjesën duke plotësuar organizuesin grafik (dora e pyetjeve).

Mjetet: teksti, foto të ndryshme, fjalori i shenjave.

Fjalë kyç: komunikim, shenja, gishta.

Aftësitë: të folurit, të diskutuarit, të lexuarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Punë në grup

Ndërtimi i njohurive DLTA- dëgjim i drejtuar

Përforcimi

Diskuto në dyshe

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Punë në grup.

Një nxënës nxirret para klase dhe imiton me gjeste veprime të ndryshme.

Nxënësit e tjerë gjejnë se çdo të thotë fëmija me gjestet e tij.

- Po ju, a shkëmbeni gjeste me shokët tuaj?

- Trego raste kur ke ndihmuar fëmijë që kanë nevojë.

Ndërtim i njohurive: DLTA- dëgjim i drejtuar.

Mësuesi/ja shkruan në tabelë temën e mësimit dhe i njeh nxënësit me të.

Lexohet pjesa me intonacion nga mësuesi/ja.

Shpjegohen fjalët apo shprehjet e reja nga mësuesi/ja.

Lexohet tregimi zinxhir nga nxënësit.

Pyeten nxënësit:

- Çfarë janë Tina dhe Nasta?

- Pse Nasta mësoi gjuhën e shenjave?

- Cilat ishin shenjat që mësoi Nasta?

- A ju ka ndodhur të njihni ndonjë njeri që flet me shenja?

Trego ç’shenja ke përdorur.

Nxirret mesazhi i pjesës. Mësuesi/ja i ndihmon nxënësit me anë të pyetjes:

- Çfarë mësuam nga kjo pjesë?

Të shoqërohemi e të ndihmojmë gjithmonë fëmijët me aftësi të kufizuara.

Ritregohet pjesa duke përdorur organizuesin grafik Dora e pyetjeve.

Përforcimi: Diskuto në dyshe.

Vështroni me kujdes figurën që tregon shenjat e duarve. Diskutoni në

149

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

dyshe se çfarë i thonë shoqet njëra-tjetrës me këto shenja të duarve:

a. Kur gishti i madh i dorës drejtohet lart, do të thotë PO.

b. Kur gishti i madh drejtohet nga vetja, do të thotë hajde në shtëpinë time.

c. Kur gishti i madh drejtohet poshtë, do të thotë se ato do të dalin jashtë në oborr.

Nënvizoni në tekst me laps fjalitë që tregojnë shenjat e duarve.

Vlerësimi i nxënësve për orën e mësimit.

Detyrë shtëpie. Lexo rrjedhshëm pjesën dhe ritrego përmbajtjen.

Rubrika: Lexojmë

Tema: Dy shoqet (Ora II)

150

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të ritregojë përmbajtjen e pjesës me fjalët e veta.

• Të tregojë shenjat që përdor Tina dhe Nasta.

• Të nxjerrë disa mësime nga pjesa e leximit.

Mjetet: teksti, fjalori i shenjave të shurdhmemecëve.

Fjalë kyç: ritrego, shurdhmemec, mesazh.

Aftësitë: të folurit, të ritreguarit, të diskutuarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Diskutimi

Ndërtimi i njohurive Të dëgjuarit e drejtuar

Përforcimi

Punë individuale, pesëvargësh

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Diskutim.

Shfletohet për disa minuta fjalori i shenjave, që përdorin personat që nuk

dëgjojnë (shurdhmemecët), dhe mësohen disa prej tyre.

- Çfarë tregon shenja e parë?

- Po shenja e dytë, e tretë?

- Ku përdoren më tepër këto shenja?

Ndërtimi i njohurive: Të dëgjuarit e drejtuar.

Lexohet tregimi me pjesë nga disa nxënës.

Ritregohet me fjalët e veta pjesa nga disa nxënës.

Nxënësit u përgjigjen pyetjeve të tekstit.

Imitohen shenjat dhe lëvizjet që përdorin Tina dhe Nasta për t’u marrë vesh

me njëra-tjetrën (shenjat që mësuan nga tregimi).

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Nxirren disa mësime nga pjesa:

a. Të ndihmojmë fëmijët me aftësi të kufi zuara.

b. Asnjëherë nuk duhet të përbuzim fëmijët me aftësi të kufi zuara.

c. Të pranojmë në shoqërinë tonë këta fëmijë.

d. Të luajmë së bashku lojërat e ndryshme.

Përforcimi: Punë individuale, pesëvargësh.

U kërkohet nxënësve të paraqitin me vizatim shokun apo shoqen më të gushtë.

Krijohet një pesëvargësh me fjalën shoqe.

Shoqja

e dashur

e mirë

luajmë bisedojmë zgjidhet

Shoqja ime është Lira.

Mikja

Lexohen krijimet e nxënësve duke veçuar më të mirat.

- Vlerësimi i nxënësve për krijimet e tyre.

Detyrë shtëpie. Shkruani shkurt përmbajtjen e pjesës.

Rubrika: Bisedojmë së bashku

Tema: Si kuptohemi me të tjerët?

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të dallojë mënyra të ndryshme që përdoren për të komunikuar me të tjerët.

• Të demonstrojë një mënyrë komunikimi për të uruar shokun e tij.

• Të përcaktojë mënyrën më të mirë për të komunikuar me njerëzit.

Mjetet: teksti, tabela, pamje të komunikimit të njerëzve në mënyra të ndryshme.

Fjalë kyç: komunikim, gjeste, gishta, shprehje të fytyrës.

Aftësitë: të folurit, të dalluarit, të demonstruarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Diskutim paraprak

Ndërtimi i njohurive Punë e drejtuar

Përforcimi

Punë në dyshe

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Diskutim paraprak.

Njerëzit komunikojnë me njëri-tjetrin me mënyra të ndryshme.

U kërkohet nxënësve të përzgjedhin një rast të caktuar, p.sh., një festë:

ditëlindja e një pjesëtari të familjes.

151

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

- Në sa mënyra mund t’ia urojmë ditëlindjen?

Përgjigjja: Në këtë rast ne mund të urojmë në disa mënyra:

- Me një dhuratë.

- Me një buqetë me lule.

- Me një kartolinë urimi ose vizatim.

- Me fjalë “U bëfsh 100 vjeç!”

- Me përqafim.

- Me një këngë.

Nxënësit do të argumentojnë zgjidhjen e mënyrës më të mirë të dhënies së urimit.

Ndërtimi i njohurive: Punë e drejtuar.

Hapen librat në faqen 103.

Lexohen situatat e dhëna në tekst dhe nxënësit shfaqin mendimet e tyre.

Djali dëshiron t’i thotë vajzës se ajo është shoqja më e mirë:

- me zë - me pikturë

- me shkrim - me këngë

- me lëvizjen e dorës

Lidhni me shigjeta për të formuar grupet e fjalëve:

pikturojmë me ngjyra

bëjmë shenja me gishta

fl asim me fjalë

këndojmë me tinguj

Përforcimi: Punë në dyshe.

Nxënësit në dyshe urojnë me mënyra të ndryshme për raste festash:

Viti i Ri, Festa e Nënës, Festa e Mësueses, nxënës i dalluar etj.

Vlerësimi i nxënësve për punën e bërë.

Detyrë shtëpie. Shkruani në fl etore se si kuptoheni me prindërit tuaj.

152

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Të shkruajmë

Tema: Përshkruajmë shokun ose shoqen

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të përshkruajë me shkrim shokun apo shoqen nga paraqitja fizike dhe

karakteri.

• Të shkruajë qartë dhe kuptueshëm.

• Të përdorë një fjalor të pasur në përshkrimin e tij.

Mjetet: teksti, pamje të personazheve të ndryshme.

Fjalë kyç: përshkrim, paraqitje fizike, sjellje, karakter.

Aftësitë: të përshkruarit, të shkruarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Loja enigmë

Ndërtimi i njohurive Punë e drejtuar

Përforcimi

Përshkrim i drejtuar

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Loja enigmë.

Çdo nxënës për disa minuta përshkruan shokun apo shoqen e tij të klasës pa ia

zbuluar emrin.

Nxënësit e tjerë në bazë të përshkrimit që bën shoku, gjejnë emrin e tij.

grindavec

i sinqertë

Karakteri

këmbëngulës

e respektueshme

i gjatë/ i shkurtër

sytë

e urtë

Sjellja

Përshkrimi

Paraqitja fizike

e dashur

e dobët/ e shëndoshë

flokët

Veprime

Të dhënat

mëson luan

Quhet ... Është ... Banon në ...

153

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Ndërtimi i njohurive: Punë e drejtuar.

Hapet libri në faqen 104 dhe u kërkohet nxënësve të vështrojnë me kujdes

fotot e fëmijëve.

- Çfarë tregojnë ato?

Komentohen fi gurat nga nxënësit duke dhënë ngjashmëritë me shokët apo

shoqet e tyre.

- Në foton e fundit diskutohet:

a. Pse fëmijët e kanë grisur foton?

b. Po më pas, pse e kanë ngjitur atë?

Përforcimi: Përshkrim i drejtuar.

Duke u ndihmuar nga pyetjet e tekstit, secili nxënës përshkruan me shkrim

shokun apo shoqen e tij.

Shoqja ime quhet Joana. Ajo është 7 vjeçe dhe banon në Tiranë. Sytë i ka

të zinj, ka flokë të gjatë e të drejtë. Ajo i mban bisht me kordele të kuqe. Është e

gjatë dhe pak e shëndoshë. Me mësime shkon shumë mirë. I pëlqen loja me litar

dhe këndon shumë bukur. Joana është e dashur me shokët dhe shoqet e saj, nuk

grindet kurrë me ta. Është këmbëngulëse për të mbrojtur mendimet e saj.

Vlerësimi i nxënësve për punën e bërë.

Detyrë shtëpie. Përshkruani shokun apo shoqen e lagjes suaj.

Rubrika: Lexojmë

Tema: Mimoza llastica (Ora I, II)

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të lexojë rrjedhshëm e me intonacion pjesën.

• Të përdorë fjalët e fjalorit në ritregimin e pjesës.

• Të mbajë qëndrim ndaj sjelljeve të gabuara.

• Të luajë pjesën në role.

• Të krahasojë cilësitë e personazheve të tregimit.

Mjetet: teksti, kaseta me filmin shqiptar “Mimoza llastica”, libri “Mimoza llastica”.

Fjalë kyç: llasticë, lojë, lodra, kukull.

Aftësitë: të lexuarit, të treguarit, të krahasuarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Pyetja e ditës

Ndërtimi i njohurive DLTA- dëgjim i drejtuar

Përforcimi

Diagram i Venit; shkrim i lirë

154

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Pyetja e ditës.

Mësuesi/ja u drejton nxënësve pyetjen:

- Si duket një fëmijë i llastuar?

Përgjigjet e nxënësve shkruhen në tabelë:

- Janë fëmijë tekanjoz (duan gjithçka).

- Pëlqejnë vetëm idetë e tyre.

- Kundërshtojnë të tjerët.

Ndërtimi i njohurive: DLTA dëgjim i drejtuar.

Pyeten nxënësit nëse e kanë lexuar ose e kanë parë filmin shqiptar

“Mimoza llastica”(nëse ka mundësi, nxënësit e shohin në shkollë filmin shqiptar

“Mimoza llastica”).

Shkruhet tema e mësimit në tabelë.

Lexohet pjesa me intonacion nga mësuesi/ja.

Shpjegohen fjalët apo shprehjet e fjalorit.

Kasetë filmike

Pas leximit zinxhir të pjesës nga nxënësit, u drejtohen atyre pyetje rreth tekstit:

a. Cilat ishin gabimet e Mimozës?

b. Pse Mimozës i thërrisnin llasticë?

c. A e kuptoi Mimoza gabimin?

d. Pse e falën shoqet Mimozën?

Lexohet pjesa në role (Mimoza, Sava, Eva, shoqet), veçohet grupi që lexoi

më bukur në role.

Trego sjelljet e gabuara të Mimozës me shoqet e saj

a. U fut në lojë pa pyetur shoqet.

b. Mërzitet nga fjalët e shoqeve.

c. Zemërohet me shoqet.

Përforcimi: Diagram i Venit; shkrim i lirë.

Krahasoni cilësitë e Mimozës me cilësitë e shoqeve të saj.

Mimoza

Fjalor

Llasticë

Tunde litarin

Shoqet

llasticë

ka lodra shumë

nuk ka shoqe

tekanjoze

fëmijë

qortuese

Nuk durojnë

tekat e Mozës.

dinë të falin

155

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Lexohen punimet nga disa nxënës.

Shkruani një këshillë për një shok ose shoqe llasticë.

- Mos u grind me shokët e shoqet për tekat e tua.

Vlerësimi i nxënësve për punën e bërë.

Detyrë shtëpie. Leximi i pjesës, ritregimi i saj me fjalët e tua.

Rubrika: Njohim gjuhën tonë

Tema: Dallojmë gjininë e emrit (Ora I, II)

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të dallojë gjininë e emrit duke u mbështetur te mbaresat e njëjësit të shquar.

• Të grupojë emrat sipas gjinisë: femërore dhe mashkullore.

• Të krijojë katër fjali me emra të gjinisë femërore dhe të gjinisë mashkullore.

Mjetet: teksti, fisha me emra, fl etë të bardha.

Fjalë kyç: emër, gjini, femërore, mashkullore.

Aftësitë: të dalluarit, të grupuarit, të shkruarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Përvijim i të menduarit

Ndërtimi i njohurive Punë e drejtuar; punë në grupe

Përforcimi

Punë e pavarur

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Përvijim i të menduarit.

Pyeten nxënës:

- Ç’dini për fjalën e qarkuar në tabelë?

mali

qyteti

i përgjithshëm

vizorja

Shila

lapsi sende njerëz mësues/e

Emër

lumi vende kafshë ariu

fusha i veçantë dhelpra

Vlora

Altin

- Me çfarë përfundojnë këta emra? (Mësuesi/ja nënvizon mbaresat e tyre.)

156

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Ndërtimi i njohurive: Punë e drejtuar; punë në grupe.

Mësuesi/ja u tregon nxënësve fi gura që emërtohen me emra të gjinisë

femërore dhe mashkullore dhe drejton pyetjet e mëposhtme:

- Me se mbarojnë emrat: vajza, macja?

- Me se mbarojnë emrat: djali maçoku?

Përgjigjja: - Emrat që mbarojnë me -a, -ja emra të gjinisë femërore

- Emrat që mbarojnë me -i, -u emra të gjinisë mashkullore

Lexohet teksti i dhënë në faqen 108.

Veçohen emrat mashkullorë nga ata femërorë. U theksohet nxënësve se

edhe emrat që tregojnë sende ose vende ndahen ne dy gjini. P.sh.:

një rrugë- rruga, një trotuar- trotuari etj.

Punohet ushtrimi 1 në tekst, duke i dhënë emrat e gjinisë femërore dhe

të gjinisë mashkullore në trajtën e pashquar (një fshat, një fushë) dhe në trajtën e

shquar (fshati, fusha). Këtë njohuri nxënësit e marrin në mënyrë praktike, duke u

ushtruar të dallojnë se emrat i gjejmë në dy trajta.

Ndahet klasa në 4 grupe. Secili grup shkruan disa emra sipas rasteve:

Grupi I → emra të gjinisë femërore që mbarojnë me -a.

Grupi II → emra të gjinisë femërore që mbarojnë me -ja.

Grupi III → emra të gjinisë mashkullore që mbarojnë me -i.

Grupi IV → emra të gjinisë mashkullore që mbarojnë me -u.

Dallohet grupi që ka gjetur më shumë emra.

Përforcimi: Punë e pavarur.

Nxënësit punojnë në fl etoren e klasës. Ata ndajnë në dy shtylla sipas

gjinisë këta emra: kopshti, dega, djali, lulja, dielli, zogu, cicërima, lumi, drita, dita,

ujku, fl utura.

Më pas, krijojnë nga dy fjali me emra të gjinisë femërore e të gjinisë

mashkullore.

Vlerësimi i nxënësve për punën e bërë.

Detyrë shtëpie. Shkruani pesë emra në gjininë femërore dhe pesë emra

në gjininë mashkullore dhe me katër prej tyre formoni fjali.

157

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Lexojmë

Tema: Fletorja e Anës

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të lexojë rrjedhshëm e me intonacion pjesën duke respektuar shenjat e pikësimit.

• Të dallojë një fletë ditari nga fleta e bllokut të shënimeve.

• Të lexojë pjesën në role.

• Të nxjerrë mesazhin e pjesës.

Mjete: teksti, modele ditarësh, bllok shënimesh.

Fjalë kyçe: shënim, ditar, sekret, rregulla.

Aftësitë: të lexuarit, të treguarit, të dalluarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Diskutim paraprak

Ndërtimi i njohurive DLTA - dëgjim i drejtuar

Përforcimi

Diagrami i Venit

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Diskutim paraprak.

Pyeten nxënësit:

- Cili prej jush mban shënime për gjërat që i ndodhin gjatë ditës?

- Ku i mbani shënimet?

Njerëzit mbajnë shënime për arsye të ndryshme.

- Disa shkruajnë gjërat më të rëndësishme ose më interesante që u ndodhin

gjatë ditës. Këto i shkruajnë në një fletore të veçantë, që quhet ditar.

- Disa mbajnë shënime të ndryshme, për gjëra që nuk duan t’i harrojnë. Këto

mund të shkruhen në copa letre ose në një bllok shënimesh.

- Ju, cilën formë do të zgjidhni? Pse?

158

Ndërtimi i njohurive: DLTA - dëgjim i drejtuar.

Shkruhet titulli i tregimit në tabelë: “Fletorja e Anës”.

Lexohet pjesa me intonacion nga mësuesi/ja.

Shpjegohen fjalët apo shprehjet që nuk kuptohen nga nxënësit.

Shpjegimi i fjalëve, nxjerrë nga Fjalori i gjuhës së sotme shqipe.

BLLOK m, sh.

Fletore e trashë për shënime, nga e cila mund të shkëputen fletët; fletë dokumentesh

të lidhura bashkë, që shkëputen ose që mund të plotësohen.

PAKUPTUESHËM (i, e) mb.

Që është i paqartë, i errët; që është i vështirë për ta kuptuar, për t’i kuptuar domethënien

a për ta zbërthyer;

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Nxënësit u përgjigjen pyetjeve rreth tekstit.

- A ju pëlqen pjesa dhe pse?

- Në ç’klasë është Ana?

- Çfarë kishte Ana?

- Si quhet ndryshe fl etorja e Anës?

- Kur ka fi lluar ajo të shkruajë në bllokun e saj?

- Çfarë u tha nxënësve të tjerë mësuesja?

- A është mirë që secili të ketë ditarin e tij? Pse?

• Leximi i pjesës zinxhir nga nxënësit.

• Leximi i pjesës në role (Ana – mësuesja).

Mesazhi i pjesës: Pse është i mirë ditari?

* Ditari të kujton për ngjarjet që ndodhin gjatë ditës.

Përforcimi: Diagrami i Venit.

Nxënësit bëjnë krahasimin ndërmjet ditarit dhe bllokut të shënimeve, me

anën e diagramit të mëposhtëm.

Blloku i shënimeve

Ditari

Shkruhet në çdo kohë.

Nuk ruhet.

Shkëputen fl etë.

Shkruhet me

shkrim dore

Shënime që mbahen

herë pas here,

për ngjarjet personale

Ruhet gjatë.

Të përbashkëtat

Nxënësit punojnë në dyshe për ta plotësuar diagramin.

Vlerësimi i nxënësve për punën e bërë.

Detyrë shtëpie. Lexoni pjesën dhe ritregojeni me fjalët tuaja.

159

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Shkruajmë

Tema: Edhe unë mbaj ditar

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të shkruajë një fletë ditari për gjërat më të rëndësishme që i ndodhin

gjatë ditës.

• Të shkruajë një shënim të posaçëm.

• Të shkruajë qartë e kuptueshëm.

Mjetet: teksti, tabela, fletë ditari e plotësuar, fletë shënimesh e plotësuar.

Fjalë kyç: shënim, ditar, sekret, bllok shënimesh, rregulla.

Aftësitë: të dalluarit, të shkruarit, punë e pavarur.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Pyetje e strukturuar

Ndërtimi i njohurive Punë e drejtuar

Përforcimi

Shkrimi i lirë, Turi i galerisë

Zhvillimi i mësimit

Parashikim: Pyetje e strukturuar.

Pyeten nxënësit: - A dini ju si shkruhet një fletë ditari?

Me anë të një grafiku organizues, mësuesi/ja shpjegon strukturën e ditarit.

me datën

zgjidhet një emër

Me çfarë fillon? Kujt i drejtohet?

Ditari

Çfarë të ka ndodhur?

shkrimi i ngjarjes

Me çfarë mbyllet?

me fjalë të ëmbla

U paraqiten nxënësve disa fletë ditari.

Ndërtimi i njohurive: Punë e drejtuar.

Hapet libri në faqen 110 dhe lexohet me kujdes teksti “Ç’është ditari?”.

Më pas, mësuesi/ja u drejton nxënësve disa pyetje:

- Çfarë emri i vuri ditarit Genti?

- Çfarë emri do të zgjidhje për ditarin tënd?

- Lexohet në libër fletë nga ditari i Gentit dhe u kërkohet nxënësve të dallojnë

160

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

te fl eta e ditarit elementet e strukturës duke vendosur përbri tekstit një shenjë të

caktuar, të cilën mësuesi/ja e ka shkruar në dërrasë të zezë. P.sh.:

- Shkrimi i datës.

Δ - Emri kujt i drejtohet.

+ - Ngjarja e ndodhur.

- Mbyllja e ditarit.

Përforcimi: Shkrimi i lirë, Turi i galerisë.

Nxënësve u lihet kohë e mjaftueshme të shkruajnë të pavarur nga një fletë ditari.

Ngjiten në faqet e mureve fl etët e nxënësve.

Nxënësit ngrihen, lexojnë punimet e njëri-tjetrit dhe bëjnë komente e

vlerësimet e tyre.

Vlerësimi i nxënësve për punën e bërë.

Detyrë shtëpie. Plotësoni ushtrimin 1, në faqen 32.

Rubrika: Njohim gjuhën tonë (Drejtshkrim)

Tema: Emrat që mbarojnë me -ë (Ora I, II)

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të drejtshkruajë emrat femërorë që mbarojnë me -ë në njëjësin e

pashquar.

• Të dallojë emrat e shkruara gabim dhe t’i korrigjojë ata.

• Të shkruajë qartë dhe sipas rregullit drejtshkrimor.

Mjetet: teksti, shkumësa me ngjyra, fi sha me emra.

Fjalë kyç: drejtshkrim, emra femërore, emra që mbarojnë me –ë.

Aftësitë: të dalluarit, të shkruarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Shkrim i lirë

Ndërtimi i njohurive Punë e drejtuar

Përforcimi

Punë e pavarur- zbatimi i

rregullave të mësuara

161

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Shkrim i lirë.

Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të thonë emra që shkruhen me - -ë.

mollë derë çantë

fjalë

Emra që

shkruhen me –ë.

klasë

këmbë dërrasë dorë

- Në ç’gjini janë emrat e shkruara me -ë?

Shkruani emrat e mësipërm si modeli dhe dalloni gjininë:

një mollë-molla, një derë - dera, një çantë –çanta etj.

Ndërtimi i njohurive: Punë e drejtuar.

Hapet libri në faqen 111. Lexohen fjalët që ka shqiptuar vajza. Mësuesi/ja

u tërheq vëmendjen nxënësve pse shkronja ë në fund të tyre është bërë me ngjyrë

më të zbehtë.

Zakonisht te fjalët që mbarojnë me -ë, ky tingull nuk dëgjohet gjatë

shqiptimit. Prandaj këto fjalë disa nxënës i shkruajnë pa -ë në fund.

Zakonisht emrat e gjinisë femërore shkruhen me -ë në fund.

Kujdes në shkrimin dhe shqiptimin e emrave!

Lexohen kërkesat e ushtrimeve nga nxënësit dhe pyeten se si i kuptojnë ato.

Ushtrimi 1-2, nxënësit shkruajnë emrat e dhënë sipas modelit në tekst.

pema-pemë, dhoma-dhomë, shkalla-shkallë, drita-dritë, puna-punë, këngakëngë,

fjala-fjalë.

Përforcimi: Punë e pavarur- zbatimi i rregullave të mësuara.

Nxënësit shkruajnë tekstin e dhënë duke gjetur fjalët që janë shkruar

gabim dhe duke i korrigjuar ato.

këmb - këmbë, këng - këngë, dërras - dërrasë, fëmij - fëmijë, fjal - fjalë, or – orë

Vlerësimi i nxënësve për punën e bërë.

Detyrë shtëpie. Plotësoni Fletoren e punës.

162

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Lexojmë

Tema: Shoku ynë Eltoni (Ora I, II)

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të lexojë rrjedhshëm e me intonacion pjesën.

• Të tregojë përmbajtjen sipas pyetjeve.

• Të thotë disa arsye pse këta fëmijë mungojnë apo braktisin shkollën.

• Të tregojë si do ta ndihmojë shokun në situatat e dhëna.

• Të sjellë shembuj të trajtimit të fëmijëve romë në klasë apo shkollë.

• Të nxjerrë mesazhin e pjesës.

Mjetet: teksti, fjalë të urta, Konventa e të Drejtave të Fëmijëve.

Fjalë kyç: shok, rom, miqësi.

Aftësitë: të lexuarit, të përshkruarit, të diskutuarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Stuhi mendimesh; diskutim paraprak

Ndërtimi i njohurive DRTA – lexim i drejtuar

Përforcimi

Analizë personazhesh

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Stuhi mendimesh; diskutim paraprak.

Mësuesi/ja drejton pyetjen:

- Ç’dini për romët? Dhe shkruan në tabelë skemën e cila plotësohet me

përgjigjet e nxënësve.

ciganë, arixhinj

kanë ardhur nga India

me ngjyrë

Romë

kanë qenë endacakë

(ndryshonin vendbanim)

kanë pasion

muzikën tregtinë kuajt, arinjtë

- Ke në klasën tënde nxënës romë?

- Si sillesh me ta?

- Çfarë dhuntie kanë ata?

Ndërtimi i njohurive: DRTA – lexim i drejtuar.

Mësuesi/ja shkruan titullin e pjesës në tabelë “Shoku ynë, Eltoni”.

Lexohet tregimi me ndalesa.

163

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Ndalesa I. Eltoni … deri te ... në lagjen tonë.

- Kush është Eltoni?

- Çfarë i pëlqen atij?

- Pse u mërzit Eltoni?

- Si mendoni, do të vijë Eltoni përsëri në shkollë?

Ndalesa II. Të nesërmen … deri te ... më të vegjël.

- Cilët takoi mësuesja?

- Pse Eltoni mungoi një javë në shkollë?

- Sa pjesëtarë kishte familja e tij?

- Si mendoni ju, ç’jetë bën Eltoni?

Ndalesa III. Duhet ta … deri te ... Eltonin.

- Çfarë këshille u dha mësuesja nxënësve?

- Pse ishte zemëruar Eltoni me Gencin?

- A e kuptoi gabimin Genci?

- Çfarë lindi mes Eltonit dhe shokëve të klasës?

Ndalesa IV. Ndërsa … deri në fund.

- Ç’gëzim pati klasa e Eltonit? Pse ?

- Kush u gëzua më shumë?

- Ju pëlqen mbyllja e tregimit?

- Ç’mësim nxirrni nga kjo pjesë?

Shpjegohen fjalët e fjalorit.

CIGANËT m. sh. (nxjerrë nga Fjalori enciklopedik)

Popullsi me prejardhje nga India Veriperëndimore, që vetëquhen romë. Në

Shqipëri njihen edhe me emrin arixhinj. Flasin dialekte indoevropiane. Jetojnë

zakonisht në mënyrë endacake, por edhe janë stabilizuar në shumë vende të

Evropës, por sidomos në Hungari, Rumani, Spanjë etj. Kanë pasion muzikën,

kafshët e ngarkesës, tregtinë, artizanatin (veçanërisht prodhimin e sendeve prej

thupre). Në tërësi përbëjnë rreth 8 milionë banorë.

Shpjegimi i fjalëve, nxjerrë nga Fjalori i gjuhës së sotme shqipe.

KRITIKOJ kal.

Shoshit a analizoj një punë, një vepër, një veprim ose sjelljen e dikujt dhe

jap mendimin tim, duke vlerësuar anët e mira, e kryesisht, duke zbuluar e duke

vënë në dukje të metat, zbrazëtitë e gabimet, me qëllim që të shmangen e të

ndreqen ato; mbaj qëndrim kritik, ndaj dikujt a diçkaje, i bëj kritikë.

TALENT m. sh.

1. Veti natyrore e veçantë që ka një njeri për të përvetësuar diçka shpejt e

lehtë, dhunti e aftësi për të bërë diçka shumë mirë e në mënyrë krijuese; zotësi

e veçantë që e shquan një njeri në një fushë të caktuar.

TALENTUAR (i, e) mb.

Që ka talent për diçka.

164

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Lexohet pjesa zinxhir nga nxënësit.

Lexohen situatat e dhëna në rubrikën: Po ti, si do ta ndihmoje shokun

tënd?. Lihen nxënësit të lirshëm të shprehin mendimet e tyre.

Mesazhi i pjesës nxirret duke iu drejtuar nxënësve pyetjen:

- Ç’mësuam nga kjo pjesë?

Thuhen disa fjalë të urta për miqësinë:

- Më mirë një mik se sa një çiflig.

- Miku njihet në rrezik.

Përforcimi: Analizë personazhesh.

Paraqit me kllaster:

- Si është Eltoni?

rom

punëtor

i zgjuar

mungon në shkollë

i dëgjueshëm

Eltoni

me talent

i dashur

muzikant

i kujdesshëm

Vlerësimi i nxënësve për punën e bërë.

Detyrë shtëpie. Lexoni pjesën, ritregojeni me fjalët tuaja.

Rubrika: Bisedojmë së bashku

Tema: Edhe unë mund të dal i pari

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të fl asë për talentin dhe dëshirat e tij.

• Të tregojë se si mund të dalë i pari.

• Të përcaktojë talentin e shokëve apo shoqeve të klasës nga njohja që ka

ai për ta. (muzikë, vizatim, pikturë, kërcim etj.)

Mjetet: teksti, fletë A 4

, lapustila, laps.

Fjalë kyç: pikturoj, talent, hobi, këndoj, kërcej.

Aftësitë: të folurit, të përzgjedhurit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Pyetja e ditës

Ndërtimi i njohurive Veprimtari e drejtuar

Përforcimi

Punë individuale

165

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Pyetja e ditës.

Mësuesi/ja shkruan në tabelë temën e mësimit: Edhe unë mund të dal i pari.

Pyet nxënësit:

- Si e kuptoni këtë fjali?

Shkruhen idetë e nxënësve në tabelë:

- Duke punuar shumë.

- Duke u mbështetur në aftësitë e mia.

Ndërtimi i njohurive: Veprimtari e drejtuar.

Hapet libri në faqen 114:

a. nxënësit orientohen të vështrojnë me kujdes fi gurat,

b. u kërkohet të fl asin për veprimtaritë që paraqiten në to (piktore, sportistë,

instrumentiste, këngëtar, balerina, notar),

c. për çdo fi gurë të formojnë nga një fjali.

Nxënësve u drejtohen pyetjet:

- Cila nga këto veprimtari ju pëlqen më shumë?

- Cili nga shokët e klasës dallohet në vizatim, muzikë, pikturë, sport etj.?

- Nxënësit mund të interpretojnë një nga veprimet që bëjnë fëmijët në fi gurë.

Mesazhi nxirret nëpërmjet pyetjes:

- Si mund të dalësh i pari në një veprimtari?

Nëse përpiqesh shumë, edhe ti mund të dalësh i pari.

Përforcimi: Punë individuale.

Secili nxënës shfaq talentin e tij duke interpretuar, vizatuar, kërcyer, luajtur etj.

Detyrë shtëpie. Paraqit me vizatim veprimtarinë që pëlqen të merresh.

166

Rubrika: Shkruajmë

Tema: Edhe klasa ime bën veprimtari

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të shkruajë për veprimtaritë që zhvillohen në klasë.

• Të dallojë veprimtaritë artistike nga ato sportive.

• Të shkruajë dy pyetje dhe dy përgjigje për fotot e treguara në tekst.

Mjetet: teksti, foto të ndryshme nga veprimtaritë në klasë, fl etore klase.

Fjalë kyç: veprimtari, artistike, sportive.

Aftësitë: të diktuarit, të dalluarit, të shkruarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Diskutim paraprak

Ndërtimi i njohurive Punë e drejtuar - punë në grup

Përforcimi

Punë e pavarur - shkrim i drejtuar

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Diskutim paraprak.

Pyeten nxënësit:

- Cila ka qenë veprimtaria e fundit që keni zhvilluar në klasë? Si jeni ndier?

sportive

futboll

not

basketboll

Veprimtaritë

artistike

shfaqje

ekspozitë

këngë

- Cila nga këto veprimtari të pëlqen më shumë?

Ndërtimi i njohurive: Punë e drejtuar - punë në grup.

Hapet libri në faqen 115. Nxënësit punojnë ushtrimet e dhëna.

- Lidhni me shigjetë fjalët e dy shtyllave. (Nxënësit dallojnë veprimtaritë

sportive dhe artistike.)

- Cilat veprimtari bëhen në klasën tonë? (Flasin për përvojat e tyre.)

- Shënoni me (+) se si sillen shokët në veprimtarinë në grup. (Bëni vlerësimin.)

- Mësuesi/ja shkruan në tabelë disa veprimtari, si:

- Festim i një ditëlindjeje.

- Ndeshje sportive.

- Shfaqje me rastin e festës së karnavaleve.

- Konkursi në matematikë ndërmjet dy klasave të dyta.

Nxënësit do të grupohen sipas veprimtarisë që u pëlqen më tepër.

Përforcimi: Punë e pavarur - shkrim i drejtuar.

Shkruani dy pyetje dhe dy përgjigje për çdo fi gurë.

- Ç’bëjnë vajzat?

Vajzat këndojnë në festivalin e fëmijëve.

- Si është kënga e tyre?

Kënga e tyre është mjaft e bukur.

Vlerësimi i nxënësve për punën e bërë.

Detyrë shtëpie. Shkruaj për veprimtarinë që të ka pëlqyer më shumë.

167

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Lexojmë

Tema: Ditëlindja e Valbonës (Ora I, II)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë rrjedhshëm e me intonacion pjesën.

• Të ritregojë përmbajtjen e pjesës me anë të pyetjeve.

• Të këndojë këngën e ditëlindjes në gjuhë të ndryshme.

• Të paraqesë me vizatim festën e ditëlindjes.

Mjetet: teksti, foto nga ditëlindje të ndryshme, dhurata të ndryshme.

Fjalë kyç: ditëlindja e Valbonës, festë, dhurata, urime, këngë.

Aftësitë: të lexuarit, të diskutuarit, të përshkruarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Diskutimi i ideve

Ndërtimi i njohurive Të dëgjuarit e drejtuar

Përforcimi

Diagrami i Venit

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Diskutim i ideve.

Pyeten nxënësit:

- Cila është kënga e ditëlindjes?

- Kujt i kushtohet ajo?

- Si ndiheni atë ditë?

Këndohet kënga e ditëlindjes në gjuhë të ndryshme.

Ndërtimi i njohurive: Të dëgjuarit e drejtuar.

- Lexohet pjesa nga mësuesi/ja rrjedhshëm e me intonacion.

- Ritregohet përmbajtja nga nxënësit me fjalët e tyre.

- Nxënësit tregojnë vizatimin e veçantë të përgatitur për ditëlindjen e tyre.

- Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të thonë disa fjalë që kanë lidhje me ditëlindjen.

dhurata

qirinj

Ditëlindje

tortë

festë

urime

Përforcimi: Diagrami i Venit.

Krahasoni me anë të diagramit të Venit festimin e ditëlindjes së Valbonës me

festimin e ditëlindjes suaj.

168

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Kënga e ditëlindjes

me piano

Festë

Dhurata

Qeras shokët.

I ftoj ata në festë.

- Vlerësimi i nxënësve për plotësimin e diagramit dhe për pjesëmarrje aktive në mësim.

Detyrë shtëpie. Shkruani një kartolinë për një shok ose shoqe me

rastin e ditëlindjes.

Rubrika: Bisedojmë së bashku

Tema: Ditëlindja ime

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të fl asë për festimet e ditëlindjes së tij ose të shokëve duke u ndihmuar

nga pyetjet dhe figurat e tekstit.

• Të thotë disa urime për festën e ditëlindjes.

• Të dallojë pjesën në prozë nga pjesa në poezi.

Mjetet: teksti, foto nga festimi i ditëlindjeve.

Fjalë kyç: ditëlindje, përgatitje, shok, familje, klasë.

Aftësitë: të folurit, të komentuarit, të diskutuarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Bisedë e drejtuar

Ndërtimi i njohurive Marrëdhënie pyetje-përgjigje

Përforcimi

Krijim

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Bisedë e drejtuar.

Pyeten nxënësit :

- Si e keni festuar ditëlindjen tuaj?

- Ç’përgatitje keni bërë për ditëlindje?

- Ç’dhurata keni marrë?

- Ku e kemi festuar ditëlindjen?

Ndërtimi i njohurive: Marrëdhëniet pyetje-përgjigje.

Hapi I. Hapet teksti në faqen 117 dhe punohet faqja sipas pyetjeve dhe fotove të

treguara në të.

169

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

U drejtohen nxënësve pyetjet e tekstit:

- Kur e ke ditëlindjen?

- Cilat janë dhuratat më të bukura që ke marrë në ditëlindjen tënde? Etj.

Hapi II. Punohen kërkesat e rubrikës Punojmë së bashku.

Klasa ndahet në dy grupe.

Grupi I → Si përgatitesh për ditëlindjen tënde?

Grupi II → Si përgatitesh për ditëlindjen e shokut?

Të dyja grupet duhet të listojnë të gjitha hapat që do të ndjekin sipas situatave të

dhëna në libër. P.sh.:

Grupi I. Përgatitja që duhet të bëj unë për ditëlindjen time.

Situata e librit

Mendo për shokët që do të ftosh.

Mendo për gjërat që do të blesh.

Mendo për rrobat që do të veshësh.

Vendos orën, kur do të fi llojë festa.

Vendos vendin, ku do ta bësh festën.

Punët që duhet të bëj unë

Të bëj listën e shokëve.

Të bëj bashkë me prindërit listën e gjërave

që do të blej.

Të zgjedh rrobat më të mira për të veshur.

Të vendosim bashkë me prindërit kur dhe

ku do ta bëjmë festën.

Të bëj ftesat për shokët, ku të shkruaj

vendin dhe orën kur do të vinë.

Grupi II. Përgatitjet që duhet të bëj unë për ditëlindjen e shokut.

Situata e librit

Shkruaj kartolinën e urimit.

Vendos për dhuratën që do të blesh.

Vendos për rrobat që do të veshësh.

Vendos me shokët për orën dhe

vendin e takimit.

Punët që duhen të bëj unë

Të zgjedh e të blej një kartolinë dhe të

shkruaj.

Të diskutoj me shokët për dhuratën që do

t’i blejmë.

Të zgjedh rrobat më të mira për të veshur.

Të vendosim bashkë me shokët kur

dhe ku do të takohemi për të shkuar në

ditëlindjen e shokut.

- Një përfaqësues i grupit fl et në emër të grupit dhe nxënësit e dëgjojnë me

vëmendje. Më pas diskutojnë për planifi kimin e punëve.

Përforcimi: Krijim.

- Çdo nxënës ka sjellë foto nga ditëlindja e tij dhe tregon çastet më të bukura të

asaj dite. Ata me anë të fotografi ve do të krijojnë me shkrim ngjarjen që shohin.

Mund të fl asin edhe për fotot që janë në libër.

- Vlerësimi i nxënësve për ngjarjen që krijuan.

Detyrë shtëpie. Shkruani disa urime që mund t’i bëni për ditëlindje motrës

ose vëllait, shokut ose shoqes.

170

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Njohim gjuhën tonë

Tema: Dallojmë numrin e emrit (Ora I, II)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë numrin njëjës dhe shumës të emrave.

• Të grupojë emrat sipas të dy numrave.

• Të kthejë emrat nga shumësi në njëjës dhe anasjellas.

• Të formojë dy fjali duke përdorur emra në numrin njëjës dhe në numrin shumës.

Mjetet: teksti, objekte e sende të ndryshme, dërrasa e zezë, fletore klase.

Fjalë kyç: emër, numër njëjës, numër shumës.

Aftësitë: të treguarit, të dalluarit, të shkruarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Ndërtimi i njohurive

Përforcimi

Zhvillimi i mësimit

Harta e mendimit, përvijim i të menduarit

Punë e drejtuar

Punë individuale

Parashikimi: Harta e mendimit, përvijim i të menduarit.

Pyeten nxënësit:

- Ç’dini për emrin?

njerëz kafshë sende vende

tregon

gjinia

Emri

lloji

mashkullore femërore i veçantë i përgjithshëm

- Nxënësit i konkretizojnë njohuritë me emrat: kalë; lule; mësuese; Ilir; Barbi.

Ndërtimi i njohurive: Punë e drejtuar.

Hapen librat në faqen 118. Nxënësit lexojnë informacionin që jepet me fjalë dhe

me figurë. Mësuesi/ja pyet:

- Sa dhurata mori Valbona në mëngjes? Një dhuratë.

- Sa dhurata mori Valbona në darkë? Shumë dhurata.

Mund të vazhdohet edhe me pyetje të tjera, në mënyrë që nxënësit të arrijnë të

përvetësojnë konceptin: Emri ka numër: njëjësin dhe shumësin.

171

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Kalohet në faqen 34 të Fletores së punës. Në ushtrimin 1 nxënësit shkruajnë në

kutizat boshe fjalët: një, disa, shumë.

një zog disa zogj shumë zogj

Pastaj punohet në libër ushtrimi 1. Nxënësit vizatojnë në fl etoren e klasës dy

bashkësi dhe vendosin aty emrat në njëjës e në shumës.

- Nxënësit punojnë ushtrimin 2 në libër: lidhin me shigjetë emrat në njëjës me emrat

në shumës; nënvizojnë me të kuqe emrat që s’ndryshojnë njëjësin dhe shumësin

një fletore – disa fl etore; një dele – disa dele

- Në ushtrimin 3 nxënësit shkruajnë në njëjës emrat e dhënë dhe i lidhin me

gjininë përkatëse.

Përforcimi: Punë individuale.

Nxënësit punojnë ushtrimin 4: shkruajnë tekstin e dhënë duke i vendosur emrat në njëjës.

- Vëzhgohet puna e nxënësve bankë më bankë.

Nëse detyra e dhënë nuk përfundon, nxënësit e vazhdojnë në shtëpi.

Vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie. Jepen ushtrimet e Fletores së punës, në faqen 34.

Rubrika: Lexojmë

Tema: Një Vit i Ri ndryshe (Ora I)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë rrjedhshëm dhe me intonacion pjesën, duke respektuar shenjat

e pikësimit.

• Të tregojë se si e festojnë Vitin e Ri në familjen e vet.

• Të ritregojë pjesën me anë të grafi kut organizues.

Mjetet: teksti, foto nga festimi i Vitit të Ri.

Fjalë kyç: festë, Viti i Ri, dhurata, surpriza, vizita.

Aftësitë: të lexuarit, të diskutuarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Bisedë e drejtuar

Ndërtimi i njohurive Lexim i drejtuar

Përforcimi

Punë individuale

172

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Bisedë e drejtuar.

Mësuesi/ja pyet nxënësit:

- Kur festohet Viti i Ri?

- Ç’mbresa iu ka lënë kjo festë?

- Cilën festë iu kujton tjetër Viti i Ri?

- Si përgatitemi për këtë festë?

- A ju ka ndodhur ndonjë e papritur në këtë festë?

- A do të festohej kjo festë në mes të korrikut?

- Ku qëndron bukuria e kësaj feste?

Ndërtimi i njohurive: Lexim i drejtuar.

Pasi i njeh nxënësit me temën e pjesës “Një Vit i Ri ndryshe”, mësuesi/ja drejton pyetjet:

- Pse mendoni se pjesa ka këtë titull?

- Ç’mund të ketë ngjarë, që e ka bërë kaq të veçantë mbrëmjen e Vitit të Ri?

Lexohet pjesa nga mësuesi/ja.

Sqarohen fjalët e panjohura apo shprehjet e pjesës.

Pastaj bëhet leximi zinxhir dhe me paragrafë nga nxënësit.

Tregohet përmbajtja e pjesës nga mësuesi/ja dhe nxënësit, duke u ndalur:

- Te veprimet që bënë personazhet: mamaja, Neli, Marini, babai.

- Te ndjenjat që përjetuan personazhet: mamaja, Neli, Marini, babai.

Përforcimi: Punë individuale.

- Këndohet kënga “Ja na erdhi Viti i Ri”.

Nxënësit vizatojnë objekte që lidhen me festën e Vitit të Ri (pemë, yll, Plaku i

Vitit të Ri etj.)

Detyrë shtëpie. Shkruani në fl etore se si e festoni ju festën e Vitit të Ri.

Rubrika: Lexojmë

Tema: Një Vit i Ri ndryshe (Ora II)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të tregojë se si është festuar Viti i Ri në familjen e vet.

• Të fl asë me ndjenjë dhe emocion për ato që ka përjetuar.

• Të ritregojë pjesën me anë të grafi kut organizues.

Mjetet: teksti, foto nga festimi i Vitit të Ri në familje.

Fjalë kyç: festë, Viti i Ri, dhurata, surpriza, vizita.

Aftësitë: të ritreguarit, të krahasuarit, punë e pavarur.

173

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Harta e mendjes

Ndërtimi i njohurive Dëgjim i drejtuar

Përforcimi

Shkrim i lirë

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Harta e mendjes.

Mësuesi/ja shkruan në dërrasë grupin e fjalëve Viti i Ri dhe plotëson së bashku

me nxënësit fjalët që kanë lidhje me këtë festë.

urime zbukurime fishekzjarrë

ëmbëlsira

Viti i Ri

dhurata

gjeli i detit pema e Krishtlindjeve babagjyshi

- Zgjidhni njërën nga fjalët e skemës dhe përshkruajeni me hollësi.

Ndërtimi i njohurive: Dëgjim i drejtuar.

Leximi i pjesës nga nxënësit.

Ritregimi i pjesës nga nxënësit me fjalët e tyre.

Nxënësit tregojnë për festimin e Vitit të Ri në familjet e tyre.

Punohen ushtrimet e rubrikës Kuptojmë tekstin:

Shëno me V përgjigjen e saktë dhe X përgjigjen e gabuar.

Punohet rubrika Po ti?

Nxënësit lexojnë situatat e dhëna në tekst dhe ndahen në tri grupe, sipas zgjedhjes

së bërë. Një përfaqësues i çdo grupi sjell mendimet e grupit që përfaqëson për

zgjedhjen. Mësuesi/ja, duke parë përzgjedhjet e situatave të dhëna, shtron pyetjen:

- Pse situata x është përzgjedhur më shumë?

Nxirret mesazhi i tregimit: *Lumturinë në familje e sjell gëzimi, harmonia dhe

dashuria për njëri-tjetrin.

Përforcimi: Shkrim i lirë.

Nxënësit do të shprehin dëshirat e tyre në një kartolinë që do t’i dërgojnë

babagjyshit të Vitit të Ri.

Vlerësimi i nxënësve për të shkruar më mirë.

174

Detyrë shtëpie. Shkruani cilat janë dhuratat që do të dëshironit t’u bënit

pjesëtarëve të familjes.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Lexojmë

Tema: Gjashtë vëllezërit peshkatarë (Ora I, II)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë heshtazi pjesën dhe me role.

• Të ritregojë përmbajtjen duke iu përgjigjur pyetjeve të librit.

• Të gjejë gabimin që bënë vëllezërit gjatë numërimit.

• Të dramatizojë pjesën duke e ndarë në role (6 vëllezërit, vajza, autori).

Mjetet: teksti, libra me përralla, pjesë të dramatizuara.

Fjalë kyç: shfaqje, skenë, personazhe, gjashtë vëllezër, numëroj, mungon një, vajza.

Aftësitë: të lexuarit, të diskutuarit, të dramatizuarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Diskutim paraprak

Ndërtimi i njohurive Dëgjim i drejtuar - dramatizim

Përforcimi

Rrjeti i diskutimit

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Diskutim paraprak.

Pyeten nxënësit:

- A keni qenë ndonjëherë në Teatrin e Kukullave?

- Cilën shfaqje keni parë?

- Ç’tregonte ajo pjesë?

- Si ishin veshur personazhet?

- A ju pëlqeu shfaqja?

Ndërtimi i njohurive: Dëgjim i drejtuar - dramatizim.

Lexohet heshtazi pjesa nga nxënësit. Gjatë leximit ata nënvizojnë fjalët

e panjohura.

Shpjegohen fjalët dhe shprehjet e reja.

U kërkohet nxënësve të tregojnë përmbajtjen e përrallës. Nëse nxënësit që

ngrihen, nuk arrijnë ta ritregojnë përmbajtjen, mësuesi/ja i ndihmon me anë të pyetjeve.

- Sa vëllezër shkuan për peshkim?

- Ku u ulën vëllezërit peshkatarë?

- Cili ishte numri i tyre, kur u ulën për peshkim?

- Cili ishte numri i tyre pas peshkimit?

- Cili ishte gabimi që bënin vëllezërit?

- Kush i ndihmoi të gjenin “vëllanë e humbur”?

Më pas kalohet te leximi me role i pjesës. Para se të lexohet pjesa, nxënësve u

drejtohet pyetja: - Sa vetë duhen për ta dramatizuar përrallën?

175

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Nxënësit përmendin personazhet e pjesës dhe mësuesi/ja ndan rolet:

a. nga 1- 6 nxënës do të lexojnë rolin e vëllezërve,

b. nxënësja me numër 7 do të lexojë rolin e vajzës,

c. nxënësi me numër 8 do të lexojë fjalët e autorit.

Secili nxënës lexon pjesën e tij në heshtje, për pak minuta dhe, më pas lexohet

në grupe nga 8 nxënës.

Përforcimi: Rrjeti i diskutimit.

Në qendër të tabelës shkruhet pyetja:

PO

A bëri mirë vajza, që ua mori vëllezërve të gjithë peshqit?

Pse?

JO

Nxënësit shfaqin mendimet e tyre dhe grupohen sipas përgjigjeve që kanë dhënë,

duke replikuar me njëri-tjetrin.

Në fund shkruhet në dërrasë përfundimi, që lidhet me mesazhin e pjesës:

*Më mirë i zgjuar e i varfër, se sa i pasur dhe budalla.

Vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie. Nxënësit mësojnë përmendsh pjesën sipas rolit që u

është caktuar.

Shënim. Ora e dytë mund të planifikohet që nxënësit të luajnë pjesën në role.

Rubrika: Bisedojmë së bashku

Tema: Në Teatrin e Kukullave

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të flasë për shfaqjet e kukullave që ka parë në Teatrin e Kukullave apo në televizor.

• Të tregojë përmbajtjen e një shfaqjeje me kukulla.

• Të fl asë për personazhin më të pëlqyer nga shfaqja që ka parë.

Mjetet: teksti, pamje me foto të shfaqjeve me kukulla, personazhe kukulla.

Fjalë kyç: shfaqje, personazhe, teatër kukullash, skenë.

Aftësitë: të treguarit, të diskutuarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Harta e mendjes

Ndërtimi i njohurive Punë e drejtuar

Përforcimi

Punë individuale

176

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Harta e mendjes.

Mësuesi/ja shkruan në dërrasë grupin e fjalëve Teatri i Kukullave dhe plotëson së

bashku me nxënësit fjalët që kanë lidhje me këtë institucion.

zëri i aktorëve

kukulla

shfaqje

muzika

interpretimi

Teatri i Kukullave

rol

dhurata

personazhe

veshjet e personazheve

Ndërtimi i njohurive: Punë e drejtuar.

Hapen librat në faqen 126 dhe lexohen situatat e dhëna në tekst.

Nxënësit përshkruajnë dhe tregojnë me hollësi një shfaqje që kanë parë në

Teatrin e Kukullave ose në televizor.

Punohet ushtrimi: Lidhni me shigjetë se si e bën aktori zërin.

P.sh: zëri i ujkut i trashë

zëri i kecave i trembur

Nxënësit shikojnë fotot e tekstit dhe fl asin rreth tyre.

Mësuesi/ja u drejton pyetjet:

- Cilat pjesë me kukulla ke parë?

- Cila të ka pëlqyer më shumë?

- Cili personazh të ka bërë më shumë përshtypje?

Përforcimi: Punë individuale.

Çdo nxënës vizaton personazhin-kukull që i pëlqen më shumë.

- Shkruaj një mesazh për kukullën që vizatove.

Vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie. Shkruaj në fletore titujt e disa shfaqjeve me kukulla që ke

parë ose dëgjuar. Nënvizo shfaqen që të ka pëlqyer më tepër.

177

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Njohim gjuhën tonë

Tema: Dallojmë numërorin

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë numërorët në fjali dhe në tekste të ndryshme.

• Të bëjë dallimin e numërorëve dhe numrave.

• Të shkruajë saktë numërorët.

Mjetet: teksti, fisha me numra e numërorë, fletore klase.

Fjalë kyç: numërorë, numra, dallo.

Aftësitë: të dalluarit, të shkruarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Stuhi mendimesh

Ndërtimi i njohurive Punë e drejtuar

Përforcimi

Punë e pavarur

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Stuhi mendimesh.

Pyeten nxënësit:

- Ç’numra kemi mësuar në matematikë?

- Si shkruhen ata në matematikë?

- Si shkruhen ata në fjali?

tetëdhjetë e pesë

dhjetë

Numërorë

gjashtëmbëdhjetë

dyzet e shtatë

Nxënësit shkruajnë numërorë të ndryshëm në skemën që ka bërë në dërrasë të

zezë mësuesi/ja.

Ndërtimi i njohurive: Punë e drejtuar.

Hapet libri në faqen 127 “Dallojmë numërorët” dhe lexohet me kujdes

informacioni në krye të faqes. Nxënësit bëjnë dallimin ndërmjet numrit, me të cilin

punojnë në matematikë dhe shkruhet me shifër, dhe numërorit që shkruhet me fjalë.

Punohen ushtrimet e rubrikës Ushtrohu.

Në ushtrimin 1, nxënësit lidhin numrat me numërorët.

Në ushtrimin 2, nxënësit shkruajnë me numëror sa motra e vëllezër kanë.

Në ushtrimin 3, nxënësit shikojnë figurat dhe u përgjigjen pyetjeve, duke shkruar

numërorët përkatës.

Mësuesi/ja vëzhgon punën e nxënësve bankë më bankë.

178

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Përforcimi: Punë e pavarur.

Punohet ushtrimi 1 në Fletoren e punës, faqe 35. Nxënësit shikojnë figurat dhe

u përgjigjen pyetjeve me numra dhe numërorë. Ose u kërkohet nxënësve të shkruajnë

në fletoren e klasës disa numërorë dhe t’i paraqitin ato me vizatim përkatës.

Detyrë shtëpie. Jepet ushtrimi 2 në Fletoren e punës, faqe 35.

Rubrika: Lexojmë

Tema: Kësulëgjelbra (Ora I, II)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë rrjedhshëm e me intonacion përrallën, duke respektuar shenjat

e pikësimit.

• Të krahasojë përrallën “Kësulëkuqja” me përrallën “Kësulëgjelbra”.

• Të nxjerrë mesazhin e përrallës.

• Të lexojë përrallën në role.

Mjetet: teksti, përralla e Kësulëkuqes.

Fjalë kyç: përrallë, Kësulëgjelbra, kollofi s, Kësulëkuqja.

Aftësitë: të lexuarit, të treguarit, të krahasuarit, të dramatizuarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Stuhi mendimesh

Ndërtimi i njohurive Lexim i drejtuar, punë individuale

Përforcimi

Lojë në role

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Stuhi mendimesh.

Pyeten nxënësit se çfarë përrallash kanë lexuar.

Mbreti luan

Hirushja

Borëbardha

Përalla

Bukuroshja e fjetur

E bukura dhe bisha

Kësulëkuqja

Shkruhen titujt në tabelë dhe nxënësit tregojnë shkurt përmbajtjen me dy-tri fjali.

179

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Ndërtimi i njohurive: Lexim i drejtuar, punë individuale.

Shkruhet titulli i përrallës në tabelë: “Kësulëgjelbra“.

Tregohet përralla nga mësuesi/ja, kurse nxënësit dëgjojnë me vëmendje.

Lexohet përralla me intonacion dhe shpjegohen fjalët e reja.

Punohet rubrika Punojmë së bashku. U kërkohet nxënësve të krahasojnë

përrallën “Kësulëkuqja” me “Kësulëgjelbrën” dhe të vendosin shenjën (+) aty ku duhet.

Përforcimi: Lojë në role.

Nxënësit lexojnë përrallën në role. Leximi vazhdon me çifte duke interpretuar

personazhet.

Në fund, mësuesi/ja bën vlerësimin e nxënësve dhe jep detyrat e shtëpisë.

Rubrika: Shkruajmë

Tema: Shkruajmë përralla

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të ritregojë përrallën duke parë figurat.

• Të bëjë përmbledhjen e përrallës duke shkruar nga një fjali për figurat

e tekstit, i ndihmuar nga fjalët e dhëna.

• Të shkruajë një përrallë që e ka lexuar vetë apo ia kanë treguar prindërit ose gjyshja.

Mjetet: përralla e Kësulëkuqes, teksti, përralla të ndryshme.

Fjalë kyç: përrallë, shkrim, ngjarje.

Aftësitë: të vëzhguarit, të treguarit, të shkruarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Stuhi mendimesh

Ndërtimi i njohurive Punë e drejtuar

Përforcimi

Punë e pavarur

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Stuhi mendimesh.

Nxënësit kanë sjellë me vete libra me përralla të ndryshme.

Titujt e tyre shkruhen në tabelë nga mësuesi/ja.

Libra me përalla

180

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Nxënës të ndarë në grupe shfletojnë librat e njëri-tjetrit.

Pyeten nxënësit:

- Cilat janë fjalët hyrëse të përrallës?

- Po shprehjet që përdoren në fund?

Disa nxënës lexojnë hyrjen dhe mbylljen e përrallave që kanë sjellë.

Arrihet në përfundimin se fjalët hyrëse të një përralle zakonisht janë: Na ishte njëherë;

Njëherë e një kohë etj., ndërsa fundi është gjithmonë i lumtur, p.sh.: Jetuan të lumtur.

Ndërtimi i njohurive: Punë e drejtuar.

Hapen librat në faqen 130. Nxënësit shohin figurat dhe thonë nga një fjali për secilën.

Ndihmohen nxënësit me këto fjalë apo grupe fjalësh: një ditë, sepse, Kësulëkuqja,

kujtoi, se, e sëmurë, u nis, ishte, u fut në pyll, ia mbushën barkun etj.

Dëgjohen nxënësit me vëmendje, se si i krijojnë fjalitë. Mund t’u kërkohet dy-tri

nxënësve që të ritregojnë përrallën duke parë figurat.

Përforcimi: Punë e pavarur.

Nxënësit shkruajnë në fletore nga një fjali për secilën figurë.

Mami e nisi Kësulëkuqen te gjyshja, se ajo ishte sëmurë.

Kësulëkuqja u fut në pyll dhe takoi ujkun.

Ujku shkoi te gjyshja e Kësulëkuqes dhe e hëngri atë.

Ujku u shtri në shtratin e gjyshes dhe po priste Kësulëkuqen.

Në shtëpinë e gjyshes erdhi fshatari dhe qëlloi ujkun.

Fshatari i çau barkun ujkut dhe nxori gjyshen.

Ujku doli nga shtëpia dhe u mbyt në ujë.

Rubrika: Njohim gjuhën tonë

Tema: Bashkojmë fjalët (Ora I, II)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të krijojë fjalë të reja duke bashkuar fjalë sipas shembullit.

• Të shkruajë fjalë të bashkuara nisur nga fjalët e dhëna.

• Të krijojë tri fjali duke përdorur fjalë të bashkuara.

Mjetet: teksti, fisha me fjalë të përbëra.

Fjalë kyç: fjalë e bashkuar.

Aftësitë: të shkruarit, të krijuarit, punë në grup.

181

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Stuhi mendimesh

Ndërtimi i njohurive Punë e drejtuar

Përforcimi

Punë e pavarur

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Stuhi mendimesh.

Shkruhen në tabelë fjalët: Kësulëkuqe dhe Kësulëgjelbër.

Pyeten nxënësit:

- Si janë formuar këto fjalë?

Kësulëkuqe kësulë + kuqe

Kësulëgjelbër kësulë + gjelbër

Fjalët janë formuar nga bashkimi i dy fjalëve me njëra-tjetrën.

- Si formohen fjalët: Borëbardhë, duarartë?

- Ç’fjalë formohen nga bashkimi i fjalëve:

Mama + dhi

At + dhe

Hekur + udhë

Ndërtimi i njohurive: Punë e drejtuar.

Hapen librat në faqen 131 dhe nxënësit plotësojnë fjalët sipas shembullit të dhënë.

Kalohet te rubrika Ushtrohu. Nxënësit punojnë ushtrimin 1:

Lidhni me shigjetë dhe shkruani fjalët duke i bashkuar me njëra-tjetrën.

P.sh.: sy + kaltër sykaltër

Punohet ushtrimi 2: Shkruani të kundërtën e fjalëve të dhëna:

fatmirë fatkeq ; syzi sykaltër; trupmadh trupvogël

Shënim. Në këtë klasë nxënësi konceptin për fjalët e përbëra e merr nëpërmjet

veprimtarisë praktike, duke dalluar se në gjuhën shqipe ka edhe fjalë që formohen

duke u bashkuar dy fjalë të ndryshme.

Përforcimi: Punë e pavarur.

Krijoni fjali me fjalët: Borëbardha, zemërgjerë, bukëpjekës.

Bashkoni fjalët buzë + qeshje , zemër + gjerë.

Vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie. Punohen ushtrimet e Fletores së punës, në faqen 36.

182

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

VJERSHAT E MIA

Rubrika: Lexojmë

Tema: Xhepi i fshehtë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë me intonacion vjershën duke e shoqëruar dhe me gjeste.

• Të tregojë përmbajtjen e vjershës, duke e paraqitur në grafi kun organizues.

• Të nxjerrë mesazhin e vjershës.

• Të përdorë ku duhet fjalët e dhëna për të plotësuar fjalitë.

Mjetet: teksti, objekte ku fshehin sendet.

Fjalët kyç: xhep, sekret, të fshehta, mbeturina.

Aftësitë: të lexuarit, të ritreguarit, të recituarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Diskutim

Ndërtimi i njohurive Lexim dhe dëgjim i drejtuar

Përforcimi

Punë individuale, vizatim

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Diskutim.

Diskutohet me nxënësit rreth pyetjeve:

- A mbani ju gjëra të fshehta?

- Ku i fshihni ato?

- Pse i mbani fshehur?

- Nga kush i fshihni?

Ndërtimi i njohurive: Lexim dhe dëgjim i drejtuar.

Njihen nxënësit me titullin e vjershës “Xhepi i fshehtë”.

Lexohet vjersha nga mësuesi/ja dhe u kërkohet nxënësve të thonë përmbajtjen.

Komentohen figurat dhe pyeten nxënësit:

- A ju pëlqeu vjersha?

- Çfarë keni të përbashkët me personazhin?

- Cilat fjalë nuk kuptoni?

Lexohet vjersha zinxhir nga nxënësit. Plotësohen ushtrimet e tekstit.

Përforcimi: Punë individuale, vizatim.

Në një fl etë të bardhë nxënësit vizatojnë një xhep të madh dhe, më pas e mbushin

me sende të ndryshme.

Detyrë shtëpie. Mësoni vjershën përmendsh.

183

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Bisedojmë së bashku

Tema: Të fshehtat e mia

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të flasë për të fshehtat e veta.

• Të tregojë për vendin ku i ruan gjërat që nuk do t’ua tregojë të tjerëve.

• Të flasë rreth figurave të tekstit.

Mjetet: teksti, ditarë, sende të veçanta që mbajnë me vete.

Fjalët kyç: sekret, të fshehta, ditar, shok, prindër.

Aftësitë: të folurit, të treguarit, të diskutuarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Diskutim

Ndërtimi i njohurive Marrëdhëniet pyetje-përgjigje

Përforcimi

Punë në çift

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Diskutim.

Pyeten nxënësit:

- Ç’gjëra mbante fshehur në xhepin e tij djali i vjershës?

- Po ju, a mbani gjëra të fshehta?

- Nga kush i fshihni ato?

- Kujt ia tregoni?

- Në ç’vend i fshihni?

- Sa kohë keni që i grumbulloni?

Ndërtimi i njohurive: Marrëdhëniet pyetje-përgjigje.

Hapen librat në faqen 132 dhe punohen ushtrimet. Nxënësit përgjigjen ashtu si

mendojnë.

Ushtrimi 1. Nxënësit u përgjigjen pyetjeve:

- Kujt ia thua të fshehtat e tua?

- Ku i ruan sendet e tua?

- Ku i shkruan të fshehtat e tua?

Ushtrimi 2. Nxënësit zgjedhin një nga situatat e tekstit:

- Si do të veprosh nëse një shok të tregon një të fshehtë?

Ushtrimi 3. Nxënësit bisedojnë me njëri-tjetrin rreth pyetjes së tekstit:

- A të tregojnë prindërit apo më të rriturit ndonjë të fshehtë?

Ushtrimi 4. Nxënësit duhet të reflektojnë rreth fotove të tekstit:

- Çfarë tregojnë figurat e këtij ushtrimi?

Ata flasin dhe tregojnë lirshëm për çdo situatë.

184

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Përforcimi: Punë në çift.

Nxënësit ndahen në çifte dhe i tregojnë një të fshehtë shokut ose shoqes. Nëse

duan, kjo e fshehtë thuhet me zë të lartë.

Në fund, mësuesi/ja bën vlerësimin e nxënësve dhe jep detyrat e shtëpisë.

Rubrika: Njohim gjuhën tonë

Tema: Krijojmë fjalë të reja (Ora I, II)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të krijojë fjalë të reja në mënyrë intuitive, me anë të parashtesave dhe

prapashtesave.

• Të krijojë tri fjali me fjalët e formuara.

Mjetet: tabela, teksti, shkumësa me ngjyra, fisha me fjalë të prejardhura dhe

përbërës të fjalëve të prejardhura.

Fjalët kyç: fjalë të reja.

Aftësitë: të menduarit, të shkruarit, të krijuarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Stërvitja e mendjes

Ndërtimi i njohurive Punë e drejtuar

Përforcimi

Punë e pavarur

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Stërvitja e mendjes.

Pyeten nxënësit:

-Ç’fjalë të reja mund të formohen me fjalët: qytet, punë, këngë, sport, fshat,

pastër, gjysh/e, kalim?

qytet qytetar/e

punë punëtor/e

këngë këngëtar/e

sport sportist/e

qytet kryeqytet

i/e pastër i/e papastër

gjysh/e stërgjysh/e

kalim mbikalim

Shënim. Në këtë klasë, nxënësit do të mësojnë se nga një fjalë mund të

formohen fjalë të reja, kur atyre u vendosen disa pjesë para ose pas, pa i emërtuar

ato. Ushtrimi i tyre bëhet në mënyrë intuitive. Është e mira që shembujt që jep

mësuesi/ja të jenë kryesisht emra dhe mbiemra.

Ndërtimi i njohurive: Punë e drejtuar.

Hapen librat në faqen 134, lexohen dhe plotësohen me kujdes ushtrimet e tekstit.

185

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Ushtrimi 1. Nxënësit shohin fi gurat dhe shkruajnë fjalët: syze, skiator, qytetar.

Ushtrimi 2. Nxënësit lidhin me shigjetë fjalët e parme me të prejardhurat, duke

vënë re çfarë kanë të përbashkët ato:

vizë

shkollë

gazetë

vizatim

shkollar

gazetar

peshk

punë

peshkatar

punëtor

Ushtrimi 3. Nxënësit krijojnë fjalë të reja me fjalëzat: stër, krye, pa, si dhe në

pjesën e dytë të ushtrimit formojnë fjalë me prapashtesa.

Ushtrimi 4. Nxënësit vendosin fjalën e duhur në vendet ku ajo mungon.

Vlerësohet puna e bërë nga nxënësit bankë më bankë.

Përforcimi: Punë e pavarur.

Nxënësit punojnë në punë të pavarur ushtrimin 1 në Fletoren e punës, faqe 37.

Vlerësimi i nxënësve nga mësuesi/ja.

Detyrë shtëpie. Jepen ushtrime nga Fletorja e punës, faqe 37.

Rubrika: Lexojmë

Tema: Kubat

186

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë me intonacion vjershën, duke mos e shkëputur zërin gjatë leximit.

• Të tregojë me fjalët e veta përmbajtjen e vjershës.

• Të pikturojë një objekt të ndërtuar me kube.

Mjetet: teksti, kube, objekte të ndryshme që ndërtohen me kube.

Fjalët kyç: kub, ndërtim, lojë, krijim.

Aftësitë: të lexuarit, të treguarit, të diskutuarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Diskutim

Ndërtimi i njohurive Lexim dhe dëgjim i drejtuar

Përforcimi

Punë individuale

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Diskutim.

Pyeten nxënësit: - A ju pëlqen loja me kube?

- Çfarë mund të krijojmë me kube?

- Tregoni për fi gurat që keni krijuar me to?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve nxënësit i diskutojnë me njëri-tjetrin.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Ndërtimi i njohurive: Lexim dhe dëgjim i drejtuar.

Lexohet vjersha “Kubat” dhe shpjegohen fjalët apo shprehjet që nxënësit

nuk i kuptojnë.

Lexohet vjersha zinxhir nga nxënësit.

Nxënësit u përgjigjen pyetjeve të tekstit.

Ata ritregojnë përmbajtjen e vjershës me fjalët e tyre.

Përforcimi: Punë individuale.

U kërkohet nxënësve të vizatojnë një objekt të ndërtuar me kube, si p.sh.: shkollë,

makinë, shtëpi, urë etj. (Vizatimin mund ta përfundojnë dhe në shtëpi.)

Në fund, mësuesi/ja bën vlerësimin e nxënësve dhe jep detyrat e shtëpisë.

Rubrika: Bisedojmë së bashku

Tema: Edhe unë krijoj

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të krijojë figura ose objekte duke bashkuar copëza nga materiale të ndryshme.

• Të përshkruajë krijimin e çdo figure të tekstit.

• Të tregojë për krijimin e tij.

Mjetet: teksti, plastelinë, letra me ngjyra, materiale të ndryshme, pamje të ndryshme.

Fjalët kyç: krijim, material, objekt, figurë.

Aftësitë: të krijuarit, të përshkruarit, të treguarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Bisedë

Ndërtimi i njohurive Punë e drejtuar

Përforcimi

Krijim i lirë. Turi i galerisë

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Bisedë.

Bisedohet me nxënësit:

- Çfarë figurash me materiale të ndryshme keni krijuar në klasën e parë?

- Si i krijuat ato?

- A mund ta përshkruani atë që krijuat?

- Çfarë figure mund të krijoni këtë orë?

Ndërtimi i njohurive: Punë e drejtuar.

Hapen librat në faqen 136 dhe nxënësit shikojnë figurat e tekstit dhe i lidhin me shigjetë.

- Çfarë kanë krijuar fëmijët?

Nxënësit përshkruajnë çdo figurë.

187

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Përforcimi: Krijim i lirë. Turi i galerisë.

Nxënësit do të përdorin modele ose do të krijojnë nga imagjinata e tyre.

Gjatë punës nxënësit do të përdorin materiale të ndryshme. Nxënësit i ekspozojnë

punimet e tyre para klasës. Vetë ata përzgjedhin krijimin më të mirë.

Në fund, mësuesi/ja bën vlerësimin e krijimeve të nxënësve.

Detyrë shtëpie. Bëni një krijim çfarëdo (objekte të ndryshme ose fruta etj.)

me materiale sipas dëshirës.

Rubrika: Njohim gjuhën tonë

Tema: Dallojmë mbiemrin (Ora I, II)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë mbiemrin në fjalitë e dhëna.

• Të drejtojë pyetjen e duhur për të gjetur mbiemrin.

• Të krijojë fjali duke përshtatur mbiemrin me emrin.

Mjetet: teksti, tabela, pamje të ndryshme, fl etore klase, stilolaps.

Fjalët kyç: mbiemër, nënvizo, krijo.

Aftësitë: të vrojtuarit, të dëgjuarit, të krijuarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Diskutim

Ndërtimi i njohurive Punë e drejtuar

Përforcimi

Punë e pavarur

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Diskutim.

U paraqiten nxënësve pamje të ndryshme. Ata tregojnë cilësinë kryesore të secilës.

Pyeten nxënësit: - Si është dhelpra? (dinake, mishngrënëse…)

- Si janë frutat? (të kuqe, të ëmbla, të shijshme…)

*Fjalët që tregojnë si janë njerëzit, kafshët, sendet, vendet quhen mbiemra.

Ndërtimi i njohurive: Punë e drejtuar.

Hapen librat e gjuhës dhe nxënësit vërejnë me kujdes fi gurën. Pastaj lexojnë

tekstin dhe lidhin mbiemrat me emrat: çatia, muri, dritarja, vajza, shtriga ….

Lexohet përkufi zimi i mbiemrit nga disa nxënës.

Punohet rubrika Ushtrohu.

Në ushtrimin 1 grupet e fjalëve në etiketa, nxënësit i vendosin në bashkësitë

përkatëse: të njerëzve, kafshëve, vendeve, sendeve.

188

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Në ushtrimin 2, nxënësit lidhin emrat me mbiemrat.

Në ushtrimin 3, nxënësit nënvizojnë mbiemrat dhe thonë se ç’tregojnë ata.

Dëgjohet e vëzhgohet puna e çdo nxënësi.

Përforcimi: Punë e pavarur.

Mësuesi/ja shkruan në dërrasë mbiemrat: i sjellshëm, i kaltër, i bukur dhe u kërkon

nxënësve të krijojnë fjali me ta.

Vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie. Jepen ushtrime nga Fletorja e punës, faqe 38.

Rubrika: Lexojmë

Tema: Jam unë + …

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë rrjedhshëm e me intonacion vjershën.

• Të tregojë si e quan autori djalin.

• Të përshkruajë veten e tij, duke përmendur pamjen fi zike, cilësitë vetjake,

sjelljen e tij me të tjerët.

• Të nënvizojë mbiemrat e përdorur në vjershë.

Mjetet: pasqyrë, foto vetjake, teksti, tabela.

Fjalët kyç: unë, vjershë, strofë, varg, pasqyrim.

Aftësitë: të lexuarit, të diskutuarit, të krahasuarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Marrëdhëniet pyetje-përgjigje

Ndërtimi i njohurive Lexim dhe dëgjim i drejtuar

Përforcimi

Vizatim i lirë

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Marrëdhëniet pyetje-përgjigje.

Pyeten nxënësit:

- Po ti, duke u bazuar te vjersha, me cilën kafshë, shpend, lule apo frutë

mund ta krahasosh veten?

- Sikur t’ju pyesin: - Kush je ti? Ç’përgjigje do të jepnit?

- Si e kuptoni titullin “Unë jam +…..”

189

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Ndërtimi i njohurive: Lexim dhe dëgjim i drejtuar.

Lexohet vjersha nga mësuesi/ja.

Shpjegohen fjalët dhe shprehjet e reja.

Pyeten nxënësit: - Çfarë mund të jetë tjetër ky djalë?

- Me çfarë mund ta krahasojë tjetër veten e tij?

- A ju pëlqen vjersha? Pse?

Mesazhi i pjesës: *Të njohim veten tonë.

Përforcimi: Vizatim i lirë.

Nxënësit do të shprehin me vizatim një nga krahasimet që i është bërë djalit në vjershë.

Vizatimi mund të përfundojë në shtëpi.

Në fund, mësuesi/ja bën vlerësimin e nxënësve.

Detyrë shtëpie. Vazhdoni vizatimin e nisur në klasë.

Rubrika: Shkruajmë

Tema: Kush jam Unë?

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të përshkruajë veten e tij.

• Të shkruajë për pamjen fi zike, cilësitë vetjake dhe sjelljen me të tjerët.

Mjetet: tabela, Fletorja e punës, foto vetjake, stilolaps.

Fjalët kyç: përshkrim, pamje fi zike, cilësi vetjake.

Aftësitë: të përshkruarit, të shkruarit e pavarur.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Mendo-përshkruaj

Ndërtimi i njohurive Punë e drejtuar

Përforcimi

Shkrim i lirë, punë individuale

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Mendo-përshkruaj.

Pyeten nxënësit: - Çfarë të kujton fjala përshkrim?

- Si dukem unë nga pamja e jashtme?

Si jam unë?

(veprimet, sjellja)

Përshkrimi

Kush jam unë?

(emri, mosha)

190

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Mësuesi/ja nis të përshkruajë veten e tij/saj, në mënyrë që nxënësit ta kenë më

të lehtë që të përshkruajnë veten e tyre.

Më pas 2-3 nxënës përshkruajnë veten e tyre.

Ndërtimi i njohurive: Punë e drejtuar.

Hapet libri në faqen 139 dhe lexohet informacioni për përshkrimin e vetes.

Nxënësit u përgjigjen pyetjeve në fl etoren e klasës.

Vëzhgohet puna e nxënësve bankë më bankë.

Përforcimi: Punë individuale, shkrim i lirë.

Secili përshkruan veten në fl etën e tij, por pa vendosur emrin.

Më pas fl etët këmbehen midis nxënësve dorë më dorë dhe ata fi llojnë të gjejnë

njëri-tjetrin në bazë të përshkrimeve që janë bërë.

Detyrë shtëpie. Të shkruajë në fl etore veten e tij/saj me disa fjali.

Rubrika: Njohim gjuhën tonë

Tema: Dallojmë gjininë e mbiemrit (Ora I, II)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë mbiemrin e gjinisë femërore nga mbiemri i gjinisë mashkullore,

duke u nisur nga gjinia e emrit që e shoqëron.

• Të përshtatë mbiemrin me emrin dhe anasjellas.

• Të krijojë fjali me grupe fjalësh emër + mbiemër në gjininë femërore dhe

mashkullore.

Mjetet: teksti, tabela, fl etore klase, stilolaps, fi sha me emra dhe mbiemra.

Fjalët kyç: mbiemër, gjinia femërore, gjinia mashkullore.

Aftësitë: të shkruarit, të dalluarit, të diskutuarit, të krijuarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi Përvijimi i të menduarit

Ndërtimi i njohurive Punë e drejtuar

Përforcimi

Punë e pavarur - zbatimi i njohurive të marra

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Përvijimi i të menduarit.

Mësuesi/ja shkruan në tabelë grupet e fjalëve dhe mbiemrat e gjinisë femërore i

shkruan me shkumës të kuq, ndërsa mbiemrat e gjinisë mashkullore me blu:

vajzë e bukur, djalë i bukur,

grua e gjatë, burrë i shkurtër

191

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Pyeten nxënësit:

- Ç’janë fjalët me ngjyrë? (Mbiemra)

- Ç’tregojnë mbiemrat në këto grupe fjalësh? (Si është vajza, djali...)

- Në ç’gjini janë emrat djali dhe vajza? (Në gjininë mashkullore e femërore.)

- Si mendoni, në ç’gjini do të jenë mbiemrat që shoqërojnë fjalët?

*Mbiemri merr gjininë e emrit pas të cilit shkon.

Mbiemra të gjinisë femërore janë: e mirë, e bukur, e bardhë.

Mbiemra të gjinisë mashkullore janë: i mirë, i bukur, i bardhë.

Shënim. Në këtë klasë nxënësit duhet të dallojnë mbiemrin e nyjshëm në mënyrë

praktike. Për të dalluar gjininë e mbiemrit, fi llimisht shembujt është mirë të zgjidhen

nga gjinia natyrore e emrit: djalë, vajzë, burrë, grua, për të kaluar tek emrat e gjinisë

femërore dhe mashkullore në përgjithësi.

Ndërtimi i njohurive: Punë e drejtuar.

Hapet teksti në faqen 140 dhe plotësohen shembujt e dhënë në tekst.

Lexohet me kujdes rregulli për gjininë e mbiemrit.

Kalohet në punimin e ushtrimeve të rubrikës Ushtrohu.

Ushtrimi 1, lidh me shigjetë emrat me mbiemrat, ka si qëllim që nxënësi të dallojë

gjininë e emrit dhe ta përshtatë atë me mbiemrin, sipas gjinisë. P.sh.: lepur i shpejtë,qengj

i butë, borë e bardhë, peshk i kuq, shqiponjë e lirë, pyll i dendur, lëndinë e gjelbër.

Ushtrimi 2 ka si qëllim që nxënësi të shkruajë një mbiemër, duke e vënë në

gjininë e duhur, dhe më pas t’i klasifi kojë në dy bashkësi, sipas gjinisë.

Shtëpia e madhe; qielli i kaltër; guri i madh; macja e bardhë…

Gjinia femërore

Gjinia mashkullore

shtëpia e madhe

macja e bardhë

qielli i kaltër

guri i madh

Përforcimi: Punë e pavarur.

Zgjidhni tri grupe fjalësh nga ushtrimi 2 dhe krijoni fjali me to. P.sh.:

Shtëpia e madhe e Mirës ndodhet buzë rrugës.

Qielli i kaltër vezullon nga rrezet e diellit.

Detyrë shtëpie. Jepen ushtrime nga Fletorja e punës, në faqen 40.

192

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Lexojmë

Tema: Genti bënte “of” e “uf”

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë rrjedhshëm e me intonacion vjershën.

• Të krahasojë veten e tij me personazhin e vjershës.

• Të përdorë fjalët e fjalorit në komentin e vjershës.

• Të kritikojë veprimet dhe sjelljet e Gentit.

• Të nxjerrë mesazhin e vjershës me anë të pyetjeve.

Mjetet: teksti, dërrasa e zezë, pamje e zmadhuar e një mjedisi të rrëmujshëm

dhome, fletë të bardha, stilolaps.

Fjalët kyç: vjershë, strofë, varg, klithi, u zhduk, kukumjaçkë, buf.

Aftësitë: të lexuarit, të krahasuarit, të diskutuarit, të recituarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Dora e fshehtë

Ndërtimi i njohurive Lexim i drejtuar

Përforcimi

Diagrami i Venit

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Dora e fshehtë.

Mësuesi/ja ka shkruar në fisha vargjet e vjershës. I ndan nxënësit në grupe,

duke i dhënë çdo nxënësi të grupit një varg nga vjersha. U lihet kohë e mjaftueshme

që të lexojnë vargjet dhe t’i rregullojnë në mënyrë sa më të përshtatshme, duke i

ngjitur në një fletë formati.

Dallohet grupi që ka renditur më saktë vjershën.

Ndërtimi i njohurive: Lexim i drejtuar.

Lexohet vjersha me ndalesa.

Ndalesa I. 4 vargjet e para:

- Për ç’kohë të ditës bëhet fjalë?

- Nga e kuptove?

- Ç’zë ndihej diku larg apo diku afër?

- Si mendoni se vazhdon ngjarja?

Ndalesa II. 4 vargjet e dyta:

- Zëri i kujt dëgjohet në shtëpi?

- Si bënte Genti?

- Pse bënte kështu?

- Po ju a i mbani në rregull sendet tuaja?

- Si përfundon kërkimi?

193

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Ndalesa III. 6 vargjet e fundit:

- Çfarë kërkonte Genti?

- Për ku u bë vonë Genti?

- Si klithi ai?

Lexohet vjersha me intonacion nga disa nxënës.

Shpjegohen fjalët e fjalorit:

buf

zhduk

Fjalor

kukumjaçkë

klith

Shpjegimi i fjalëve sipas Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe

KUKUMJAÇKË, (KUKUVAJKË f. sh. zool.)

Zog grabitqar, me kokë të gjerë dhe pak si të shtypur, me sy të verdhë e

të rrumbullakët, me sqep të thyer, më bisht të gjatë në ngjyrë hiri e me njolla

të bardha, që del natën, ushqehet me zogj e me minj dhe këndon me një zë

sikur vajton.

BUF m. sh.

1. zool. Shpend grabitqar i natës, me kokë të madhe e të rrumbullakët, me

sy të mëdhenj në ballë, me sqep të shkurtër e të kthyer, që rron ndër pyje e në

gërmadha dhe që këndon natën sikur vajton.

Përforcimi: Diagrami i Venit.

Nxënësit krahasojnë veten e tyre me Gentin, kur përgatiten për në shkollë.

Genti

Unë

i parregullt

grindavec

Fëmijë

Leximi nga disa nxënës i diagramit të plotësuar.

Detyrë shtëpie. Mësoni vjershën përmendsh.

Shkruani disa këshilla për Gentin.

194

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Njohim gjuhën tonë

Tema: Dallojmë numrin e mbiemrit (Ora I)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë numrin e mbiemrit (njëjës, shumës).

• Të kthejë në numrin njëjës apo shumës grupet e fjalëve (emër + mbiemër).

• Të përshtatë në numër mbiemrin me emrin në fjalitë e tekstit të dhënë, duke

u bazuar edhe te figura e tekstit.

Mjetet: teksti, tabela, fisha me emra dhe mbiemra, sende të ndryshme.

Fjalët kyç: mbiemër, numri njëjës, numri shumës.

Aftësitë: të dalluarit, të vepruarit, të përshtaturit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Gushëkuqi rrethor

Ndërtimi i njohurive Punë e drejtuar

Përforcimi

Shkrim i drejtuar

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Gushëkuqi rrethor.

Nxënësit ndahen në dy grupe. U kërkohet të shkruajnë emra në numrin njëjës

dhe shumës. Fleta dhe lapsi pasohen nga njëri nxënës te tjetri.

Pasi shkruhet emri, fleta paloset si fizarmonikë dhe kalohet te nxënësi tjetër.

Fletët mblidhen nga mësuesi/ja dhe vlerësohet grupi që ka punuar më mirë.

Disa nga emrat e shkruar nga nxënësit shkruhen në tabelë, duke i shoqëruar me

mbiemrat e duhur.

një laps i gjatë disa lapsa të gjatë

një vajzë e bukur disa vajza të bukura

Mbiemri merr numrin e emrit pas të cilit shkon.

Emri në numrin njëjës - mbiemri në numrin njëjës.

Emri në numrin shumës - mbiemri në numrin shumës.

Ndërtimi i njohurive: Punë e drejtuar.

Hapet teksti dhe lexohen shembujt në krye të faqes 142, si dhe rregulla gjuhësore

për numrin e mbiemrit. Kalohet në punimin e ushtrimeve të rubrikës Ushtrohu.

Ushtrimi 1. Nxënësit lidhin emrin me mbiemrin në numrin e duhur:

një trëndafil i bardhë; disa topa të mëdhenj; disa mace të bardha,

një laps i zi, një kamion i madh, disa maçokë të zinj

Më pas i grupojnë në dy bashkësi: mbiemra të numrit njëjës dhe të numrit shumës.

195

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

njëjës

i zi

i madh

i bardhë

shumës

të zinj

të mëdhenj

të bardha

Ushtrimi 2. Nxënësit kthejnë grupin e dhënë nga numri shumës në njëjës dhe

anasjellas.

Përforcimi: Shkrim i drejtuar.

Nxënësit duke parë fi gurën e tekstit, plotësojnë fjalitë duke shkruar emrin dhe

mbiemrin e duhur në vend të pikave.

Unë këputa disa mollë të mëdha dhe të kuqe. Shoku im ka një mollë të

vogël dhe të kuqe. Ne i kafshuam ato. Oh sa mollë të ëmbla! Oh, sa mollë

të ëmbla! Oh, ç’mollë e ëmbël!

Detyrë shtëpie. Jepet ushtrimi 1 i Fletores së punës, në faqen 41.

Rubrika: Njohim gjuhën tonë

Tema: Dallojmë numrin e mbiemrit (Ora II)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të kthejë mbiemrat e numrit njëjës në numrin shumës dhe anasjellas.

• Të shkruajë shumësin e mbiemrave në gjininë mashkullore dhe femërore.

• Të vendosë mbiemrin në numrin e duhur në fjalitë e dhëna.

Mjetet: Fletore pune, tabela, stilolaps, fl etë të bardha.

Fjalët kyç: mbiemër, njëjës, shumës.

Aftësitë: të diskutuarit, të shkruarit, të dëgjuarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Diskutimi i ideve

Ndërtimi i njohurive Punë e drejtuar

Përforcimi

Punë në skuadra

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Diskutimi i ideve.

Hapet Fletorja e punës në faqen 41. Lexohen në heshtje kërkesat e çdo detyre.

Diskutohen me nxënësit kërkesat e tyre.

196

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

- Si bëjnë në numrin shumës mbiemrat e mëposhtëm?

Një gur i vogël disa gurë të vegjël një dorë e vogël disa duar të vogla

Një libër i ri disa libra të rinj një fushë e madhe disa fusha të mëdha

- Në çfarë gjinie janë mbiemrat e përdorur?

Ndërtimi i njohurive: Punë e drejtuar.

Në ushtrimin 1, nxënësit shikojnë fi gurat dhe shkruajnë emra dhe mbiemra

në numrin njëjës dhe në numrin shumës.

Në ushtrimin 2, nxënësit lidhin me shigjetë emrat me mbiemrat dhe përcaktojnë

gjininë e tyre.

Në ushtrimin 3, nxënësit kthejnë në numrin njëjës emrat dhe mbiemrat.

Në ushtrimin 4, nxënësit shkruajnë shumësin e mbiemrit të dhënë në gjininë

femërore dhe mashkullore:

i hollë të holla, të hollë

i butë të buta, të butë

Në ushtrimin 5, nxënësit vendosin mbiemrin në kllapa në numrin e duhur.

Vëzhgohet puna e nxënësit bankë më bankë duke ndihmuar nxënësit që

paraqesin vështirësi.

Përforcimi: Punë në skuadra.

Ndahet klasa në skuadra. Çdo skuadre i jepet detyra përkatëse:

Skuadra I Shkruani emra e mbiemra në numrin njëjës.

Skuadra II Shkruani emra e mbiemra në numrin shumës.

Skuadra III Shkruani emra e mbiemra në gjininë mashkullore.

Skuadra IV Shkruani emra e mbiemra në gjininë femërore.

Fleta kalohet dorë më dorë e palosur në formë fi zarmonike.

Lexohen përgjigjet e çdo skuadre nga përgjegjësi i saj.

Shpallet skuadra fi tuese.

Detyrë shtëpie. Në një tekst, merrni një paragraf dhe nënvizoni mbiemrat,

si dhe gjeni numrin në të cilin janë përdorur.

Rubrika: Lexojmë

Tema: Shoku im

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë me intonacion vjershën.

• Të tregojë për librat qa ka lexuar.

• Të tregojë duke iu përgjigjur pyetjeve të grafi kut organizues.

• Të nxjerrë mesazhin e vjershës me anë të pyetjeve.

197

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Mjetet: teksti, libra për fëmijë, tabakë letre me thënie për fëmijë.

Fjalët kyç: libër, shok, pa përtim, me durim.

Aftësitë: të lexuarit, të diskutuarit, të recituarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Dora e fshehtë

Ndërtimi i njohurive Dëgjim i drejtuar

Përforcimi

Pesëvargësh

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Dora e fshehtë.

Ndahen nxënësit në tri grupe me nga 5-6 veta.

Çdo grupi i jepen fi sha ku janë shkruar vargjet e njërës prej strofave të vjershës.

Çdo anëtari grupi i jepet nga një varg. Nxënësit renditin vargjet siç duhet duke i

ngjitur në një fl etë formati.

Fiton grupi që ka renditur më saktë vargjet e vjershës.

- Cili është shoku më i mirë për çdo njeri?

Ndërtimi i njohurive: Dëgjim i drejtuar.

Lexohet vjersha me intonacion nga mësuesi/ja dhe nga 3- 4 nxënës.

Pyeten nxënësit: - Cili është shoku që ka vajza?

- Çfarë i tregon libri asaj?

- A mërzitet ajo duke lexuar? Ku duket kjo?

Lexo vargjet që tregojnë se vajza e do shumë librin.

Shpjego fjalët e fjalorit:

pa u lodhur

Fjalor

pa përtim

198

Leximi i vjershës zinxhir nga nxënësit.

Recitimi bukur i vjershës para klasës.

Mesazhi: Libri ndriçon mendjen, mendja ndriçon botën.

Përforcimi: Pesëvargësh.

Krijohet një pesëvargësh me fjalën libër.

Libri

i dashur i çmuar

tregon mëson zbavit

Libri është burim dije.

Mësim

Lexohen krijimet më të mira para klasës.

Detyrë shtëpie: Mësoni vjershën përmendsh. Shkruani titujt e librave që

keni lexuar duke veçuar atë që ju ka pëlqyer më shumë.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Bisedojmë së bashku

Tema: Edhe unë e dua librin

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të bisedojë me shokët për librat që ka lexuar.

• Të tregojë pse e tërheqin librat.

• Të përcaktojë llojin e shkrimit (tregim, përralla, fabula etj.) që e tërheq më shumë.

• Të diskutojë për librat që ka në bibliotekën e vet.

Mjetet: teksti, libra të ndryshëm, revista.

Fjalët kyç: libër, revistë, tregim, përrallë, vjershë.

Aftësitë: të biseduarit, të dëgjuarit, të treguarit me përgjegjësi.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi Diskutim paraprak

Ndërtimi i njohurive Të nxënit bashkëpunues, marrëdhëniet pyetje-përgjigje

Përforcimi

Shkrim i listuar

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Diskutim paraprak.

Nxënësit kanë sjellë librin që u ka pëlqyer më shumë.

Diskutojnë rreth librit që kanë sjellë duke u mbështetur te:

mesazhi

titulli

përmbajtja

Libri

shtëpia botuese

autori

personazhet

Ndërtimi i njohurive: Të nxënit bashkëpunues, marrëdhëniet pyetje-përgjigje.

Hapet teksti në faqen 144 dhe u kërkohet të flasin rreth fotove në krye të faqes.

- Ç’tregojnë fotot në tekst?

Punohet rubrika Po ti?.

- Çfarë të mëson libri? (Gjërat që nuk i dimë.)

- Pse libri të kënaq me figurat e tij? (E bën më tërheqës leximin.)

Punohen ushtrimet e rubrikës Ushtrohu. Ndahen nxënësit në grupe. Çdo grup

ekspozon librat që ka sjellë, ndërsa çdo përfaqësues i grupit tregon rreth librit që i

pëlqen më shumë.

Mesazhi: *Libri hap dritare diturie për çdo njeri.

199

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Përforcimi: Shkrim i listuar.

Nxënësit shkruajnë në një fl etë formati listën e librave që kanë lexuar, duke

shkruar përkrah tyre autorët përkatës.

Detyrë shtëpie. Shkruaj shkurt përmbajtjen e një pjese të lexuar.

Rubrika: Njohim gjuhën tonë

Tema: Tekstet janë të ndryshme (Ora I, II)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë llojet e teksteve: vjershë, tregim, përrallë, shkrim gazete, listë.

• Të krahasojë tekstet me njëri-tjetrin.

• Të krijojë një tekst sipas llojit që i pëlqen.

Mjetet: teksti, libra me tregime, me vjersha, fi sha me lista, gjëegjëza, letra,

kartolina.

Fjalët kyç: tekste, shkrim në gazetë, listë, tregim, përrallë, vjershë.

Aftësitë: të vrojtuarit, të dalluarit, të diskutuarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Diskutim i ideve

Ndërtimi i njohurive Të nxënit bashkëpunues

Përforcimi

Bashkëbisedim

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Diskutim i ideve.

U paraqiten nxënësve tekste të shkruara në fl etë formati. U lihen disa minuta

që nxënësit t’i shohin dhe të lexojnë përmbajtjen e tyre, pastaj u drejtohet pyetja:

- Çfarë lloj tekstesh janë këto që po shihni?

tregim

vjershë

shkrim në gazetë

Tekstet

përrallë

listë

njoftim

Ndërtimi i njohurive: Të nxënit bashkëpunues.

Hapet teksti në faqen 145 dhe lexohen tekstet e shkruara në libër. Gjithashtu

përcaktohen llojet e tyre: vjershë, tregim, përrallë, shkrim në gazetë, listë etj.

200

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Në ushtrimin 2 nxënësit mësojnë si quhen personat që shkruajnë tekste të

ndryshme.

shkrimtari tregime, përralla

poeti vjersha, fabula

gazetari shkrim në gazetë

Përforcimi: Bashkëbisedim.

Bashkëbisedohet me nxënësit rreth pyetjeve që janë në tekst.

- Pse fëmijët i pëlqejnë shumë përrallat?

Në përgjithësi fëmijët pëlqejnë kafshët. Në përralla gjithmonë kafshët e këqija

kanë përfundim të keq. Kjo i gëzon tej mase fëmijët.

- Pse vjershat mësohen lehtë përmendsh?

Vargjet kanë brenda tyre rimën dhe nuk janë shumë të gjata.

Nxënësit lihen të lirshëm të shprehin mendimin e tyre.

Detyrë shtëpie. Jepen ushtrimet e Fletores së punës, në faqen 42.

PËRRALLAT E GJYSHES

Rubrika: Lexojmë

Tema: Ema lexon librin (Ora I, II)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë me intonacion përrallën, duke respektuar shenjat e pikësimit.

• Të dallojë përrallën nga tregimi.

• Të thotë përmbajtjen e përrallës, duke iu përgjigjur pyetjeve të tekstit.

• Të identifi kojë personazhet e përrallës, duke veçuar dy cilësi për secilin.

Mjetet: teksti, dërrasa e zezë, libra me përralla.

Fjalët kyç: Ema, përrallë, tekniku i televizorit, libër.

Aftësitë: të lexuarit, të dëgjuarit, të diskutuarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Rrjeta e merimangës

Ndërtimi i njohurive Lexim i drejtuar

Përforcimi

Turi i galerisë

201

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Rrjeta e merimangës.

Nxënësit vendosen në formë rrethore.

Nxënësi I mban një lëmsh në dorë. Ai mban fi llin e parë dhe thotë një titull përralle.

Ia hedh topin shokut përballë dhe ai e vazhdon lojën në të njëjtën mënyrë.

Ndërtimi i njohurive: Lexim i drejtuar.

Mësuesi/ja shkruan titullin e përrallës në tabelë “Ema lexon librin”.

Hapet teksti dhe bëhet leximi me ndalesa.

Ndalesa I. Një mëngjes… deri te ... pyeti ai.

- Kur u zgjua arusha e vogël, Ema?

- Ç’donte të shikonte në televizor?

- Pse u mërzit ajo?

Ndalesa II. Tekniku… deri te ... televizor.

- Kush erdhi shpejt dhe fi lloi punën?

- Çfarë nxori nga çanta ai?

- Ç’bënte Ema ndërkohë? Po prindërit e Emës?

- Si do ta këshillonit Emën?

Ndalesa III. Në fund… deri te ... shtatë koteleve.

- Ç’bëri arusha mama?

- Cila përrallë i pëlqeu Emës?

- Kush e rregulloi televizorin?

- Ju pëlqen mbyllja e përrallës?

- Ju erdhi për të qeshur kur mbaruat së lexuari pjesën?

Lexohet përralla zinxhir nga nxënësit.

Shpjegohen fjalët apo shprehjet e reja.

Lexohet me paragrafë nga disa nxënës.

Mesazhi i përrallës: *Të shohim televizor me orar dhe emisione e fi lma për

moshën tonë, të lexojmë më shumë libra.

Përforcimi: Turi i galerisë.

Nxënësit paraqesin me vizatim pjesën që iu pëlqeu më shumë. (Nxënësit që

s’mund ta vizatojnë dot e përshkruajnë atë me fjalë.)

Në përfundim punimet e tyre i ngjitin në muret e klasës.

Nxënësit lëvizin nëpër klasë, duke parë punimet e njëri-tjetrit, dhe duke i

komentuar ato.

Detyrë shtëpie. Lexoni përrallën disa herë, shkruani përmbajtjen shkurt.

202

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Bisedojmë së bashku

Tema: Edhe unë shoh televizor

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të flasë për emisionet televizive, duke veçuar ato emisione që e tërheqin

më shumë.

• Të tregojë se çfarë i pëlqen më shumë të bëjë: të lexojë apo të shohë filma

vizatimorë.

• Të flasë rreth fotove të tekstit, duke dhënë mendimin e vet, ashtu si e ndien.

Mjetet: teksti, kaseta me filma vizatimorë, libra të ndryshëm.

Fjalët kyç: emisione televizive, filma vizatimorë, libër.

Aftësitë: të folurit, të treguarit, të vizatuarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Bisedë

Ndërtimi i njohurive Punë e drejtuar

Përforcimi

Pesëvargësh

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Bisedë.

Pyeten nxënësit:

- Çfarë emisionesh shihni në televizor?

- Sa kohë kaloni para televizorit?

- Pse s’duhet të shohim shumë televizor?

- Cili ju qorton më shumë në familje kur shihni televizor? Çfarë ju thonë?

Ndërtimi i njohurive: Punë e drejtuar.

Hapet teksti në faqen 150 dhe lexohen me kujdes pyetjet. Nxënësit shprehin

lirshëm mendimet e tyre. Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të tregojnë ndonjë rast kur

janë grindur në familje, për të parë televizor.

motër-vëlla

gjysh/e-fëmijë

Grindje

fëmijë-prindër

Punohet rubrika: Shënoni me shenjat përkatëse përgjigjen e saktë dhe të

gabuar.

Nxënësit punojnë individualisht. Në përfundim të ushtrimit ngrihen disa nxënës

dhe lexojnë zgjedhjet e tyre. Nxënësit e tjerë diskutojnë rreth përgjigjeve.

Diskutohet rreth figurave në tekst.

- Çfarë po shohin fëmijët? (festën e shkronjave, film vizatimor)

203

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Përforcimi: Pesëvargësh.

Televizor

i madh i vogël

shoh mësoj zbavitem

Televizori jep fi lma vizatimorë.

ekran

Lexohen krijimet e nxënësve duke veçuar më të saktat.

Vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie. Vizatoni televizorin.

Rubrika: Njohim gjuhën tonë (Drejtshkrim)

Tema: Mbiemrat që mbarojnë me -ë (Ora I)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të drejtshkruajë mbiemrat që mbarojnë me -ë , duke gabuar deri në 5 %

(sipas nivelit të klasës në %).

• Të shqiptojë ë-në fundore te mbiemrat që mbarojnë me -ë.

• Të krijojë fjali me mbiemrat që mbarojnë me -ë, sipas shembullit në tekst.

Mjetet: teksti, fisha me mbiemra që mbarojnë me -ë, fl etore klase, stilolaps.

Fjalët kyç: drejtshkrim, mbiemër që mbaron me -ë.

Aftësitë: të shkruarit, të dëgjuarit, të krijuarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Mendo-diskuto

Ndërtimi i njohurive Veprimtari e drejtuar

Përforcimi

Shkrim i drejtuar

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Mendo-diskuto.

Shkruani në tabelë mbiemrat: i butë; i ftohtë; i mirë; të shëndoshë; të fortë.

U kërkohet nxënësve të shkruajnë në një fl etë formati këta mbiemra, të shoqëruar

me emrat: mish; ujë; djalë; fëmijë; dhëmbë.

- Çfarë grupe fjalësh formuat? (mish i butë, ujë i ftohtë, ... )

Për një periudhë të caktuar kohe, nxënësit shkruajnë në fl etë mbiemra që

mbarojnë me -ë.

204

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Ndërtimi i njohurive: Veprimtari e drejtuar.

Hapet teksti në faqen 151 dhe lexohen shembujt e dhënë në tekst.

Mësuesi/ja i kushton kujdes shqiptimit të mbiemrave që mbarojnë me -ë, pasi aty

gabohet më shumë.

Kalohet në punimin e ushtrimeve të tekstit.

Ushtrimi 1. Ka synim që nxënësi t’i shkruajë si duhet mbiemrat që mbarojnë me -ë.

(Punohet me laps në tekst.)

Ushtrimi 2. Nxënësit duke lidhur me shigjetë grupet emërore me mbiemrat që

duhen, lexojnë me kujdes mbiemrat dhe ngulitin drejtshkrimin e tyre.

Ushtrimi 3. Ka synim që nxënësit, duke plotësuar vendet bosh në fjalitë e dhëna

me mbiemrat: i mirë, të shëndoshë, të gjatë, i fortë, t’i shkruajnë si duhet ata.

Përforcimi: Shkrim i drejtuar.

Krijoni tri fjali me mbiemrat: i mirë, i butë, i ngrohtë, sipas shembullit:

Klajdi është djalë i mirë. Era e ngrohtë përkëdhelte fl okët e Shilës.

Unë e pëlqej bukën e butë.

Lexohen fjalitë nga disa nxënës.

Mësuesi/ja mund të bëjë edhe një diktim, duke zgjedhur mbiemra që mbarojnë me –ë.

Vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie. Shkruani pesë mbiemra që mbarojnë me -ë dhe me tre

prej tyre formoni fjali.

Rubrika: Njohim gjuhën tonë

Tema: Mbiemrat që mbarojnë me -ë (Ora II)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të shkruajë si duhet mbiemrat që mbarojnë me -ë.

• Të dallojë mbiemrat e shkruar saktë nga mbiemrat e shkruar gabim.

• Të shkruajë si duhet mbiemrat përbri emrave.

Mjetet: Fletore pune, fl etore klase, tabela, stilolaps.

Fjalët kyç: mbiemër, drejtshkrim, mbiemra që mbarojnë me -ë.

Aftësitë: të vëzhguarit, të shkruarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Punë në çifte

Ndërtimi i njohurive Punë e drejtuar

Përforcimi

Punë e drejtuar

205

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Punë në çifte.

Hapet Fletorja e punës, në faqen 43, dhe lexohen në heshtje kërkesat e çdo detyre.

Sqarohet njëra prej tyre në tabelë.

Ndërtimi i njohurive: Punë e drejtuar.

Nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur ushtrimet e Fletores së punës.

1. Plotëso mbiemrat me shkronjën –ë. Ushtrimi synon që, duke plotësuar

fjalën, nxënësi të mësojë sa më shumë mbiemra që mbarojnë me –ë.

2. Plotëso fjalitë me mbiemrat e futura në thes. Nxënësi zgjedh mbiemrin e

duhur dhe e shkruan saktë në tekstin e dhënë.

3. Shëno me V fjalën e shkruar saktë dhe me X fjalën e shkruar gabim. Fjalët

e shkruara gabim, nxënësi i shkruan saktë në fl etoren e klasës.

4. Shkruaj si duhet mbiemrat përbri emrave. Nxënësit i përshtatin mbiemrat me

emrat e dhënë.

Mësuesi/ja vëzhgon punën e çdo nxënësi bankë më bankë.

Përforcimi: Punë e drejtuar.

Mësuesi/ja u dikton nxënësve tekstin e ushtrimit 5. Në fund, nxënësit nënvizojnë

mbiemrat dhe një nxënës i shkruan në dërrasë të zezë.

Vlerësimi nxënësve.

Detyrë shtëpie. Formoni fjali me këta emra: djalë, vajzë, gur, lepur;

pas emrit vendosni një mbiemër që mbaron me –ë.

Rubrika: Lexojmë

Tema: Princesha mbi bizele (Ora I, II)

206

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë rrjedhshëm e me intonacion përrallën.

• Të pasurojë fjalorin me fjalë e shprehje të reja duke i përdorur në ritregimin

e përrallës.

• Të identifi kojë personazhet e përrallës, duke dalluar tri cilësi të tyre.

• Të nxjerrë mesazhin e përrallës.

Mjetet: teksti, mjete për vizatim, libri me përrallën “Princesha mbi bizele”,

përralla me mbretër.

Fjalët kyç: princeshë, bizele, e qullur, e panjohur, dhoma e thesareve, s’kam

mbyllur sy.

Aftësitë: të lexuarit, të diskutuarit, të analizuarit.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Stuhi mendimesh

Ndërtimi i njohurive Lexim i drejtuar

Përforcimi

Dora e pyetjeve

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Stuhi mendimesh.

Pyeten nxënësit:

- Çfarë na vjen në mendje kur përmendim fjalën princeshë?

bijë mbreti

mbretëreshë

Princeshë

mbret

princ

kështjellë

- Keni dëgjuar përralla me princeshë? (Përmenden disa tituj përrallash nga

nxënësit.)

Ndërtimi i njohurive: Lexim i drejtuar.

Shkruhet titulli i përrallës në tabelë: “ Princesha mbi bizele“.

Lexohet përralla me ndalesa.

Ndalesa I. Ishte një herë … deri te … shumë.

- Çfarë e shqetësonte princin?

- Pse e shëtiti ai botën rreth e përqark?

- Ç’bënë mbreti dhe mbretëresha?

- Pse princi s’po gjente vajzë për t’u martuar?

- Si mendoni se vazhdon ngjarja?

Ndalesa II. Një natë … deri te … e panjohur.

- Kush trokiti në portën e kështjellës në një natë me stuhi?

- A e besuan vajzën se ishte princeshë?

- Çfarë bëri mbretëresha?

- A veproi mirë ajo për të zbuluar të vërtetën?

Ndalesa III. Në mëngjes … deri në fund.

- Çfarë pyetje i bëri mbretëresha, princeshës në mëngjes?

- Çfarë i tha vajza asaj?

- Pse e besoi vajzën mbretëresha?

- Si u mbyll përralla?

- Ju pëlqeu mbyllja e saj?

207

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Shpjegohen fjalët apo shprehjet e vështira për çdo ndalesë.

Lexohet përralla zinxhir nga nxënësit dhe tre nxënës e lexojnë atë të plotë me intonacion.

Përforcimi: Dora e pyetjeve - grafi k organizues.

Secili nga nxënësit në një fl etë formati vizaton pëllëmbën e dorës së tij.

Në çdo gisht nxënësit vendosin pyetjen përkatëse:

- Kush trokiti në portën e mbretëreshës?

- Kur trokiti?

- Ku e vuri mbretëresha kokrrën e bizeles?

- Çfarë bënë princi dhe princesha me bizelen?

- Pse vajza nuk fjeti gjithë natën?

- Si u mbyll përralla?

Për të krijuar pyetjet, nxënësit mbështeten edhe te pyetjet e tekstit.

Lexohet dora e pyetjeve nga çdo nxënës.

Vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie. Lexoni disa herë përrallën dhe shkruani shkurt

përmbajtjen, duke e shoqëruar me vizatimin e kështjellës,

kurorës mbretërore, princit apo princeshës.

Rubrika: Shkruajmë

Tema: Si ndërtohet një përrallë?

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë pjesët përbërëse të një përralle: hyrjen, zhvillimin dhe mbylljen.

• Të dallojë shprehjet karakteristike të përrallës në hyrje dhe mbyllje.

• Të plotësojë me fjalët që duhen përmbledhjen e përrallës “Princesha mbi bizele”.

• Të shkruajë përrallën e Borëbardhës duke përdorur fjalët e dhëna.

208

Mjetet: teksti, përralla të ndryshme, tabakë letre ku shkruhet një përrallë, ku

dallohen pjesët përbërëse të strukturës, duke përdorur lapustilat.

Fjalët kyç: përrallë, hyrje, zhvillim, mbyllje, na ishte njëherë, ishte mos

na ishte, jetuan të lumtur etj.

Aftësitë: të shkruarit, të dëgjuarit, të plotësuarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Paraqitja e strukturuar

Ndërtimi i njohurive Shkrim i drejtuar

Përforcimi

Shkrim i drejtuar

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Paraqitja e strukturuar.

Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të kujtojnë një përrallë. (Mirë është të hapin librat

dhe të shikojnë përrallën Princesha mbi bizele dhe pastaj i pyet:

- Në përrallën që menduat, si janë renditur ngjarjet?

titulli

jetuan të lumtur

Na ishte njëherë...

u martuan mbyllja Përralla hyrja Dikur...

mbretëruan tërë jetën

Shumë kohë

Më parë…

brendia e përrallës

Ndërtimi i njohurive: Shkrim i drejtuar.

Hapet teksti në faqen 154 dhe lexohet skema e ndërtimit të përrallës. Pastaj

lexohet përmbledhja e përrallës “Princesha mbi bizele” dhe plotësohen vendet bosh

me fjalët e duhura.

Lexohet nga disa nxënës përmbledhja e përrallës.

Përforcimi: Shkrim i drejtuar.

U kërkohet nxënësve të kujtojnë e të tregojnë me fjalët e tyre përrallën “Borëbardha dhe

shtatë xhuxhët” . Duke përdorur edhe fjalët e dhëna në tekst, ata shkruajnë përrallën në

fletore duke mbajtur parasysh pjesët e saj përbërëse: titullin, hyrjen, brendinë, mbylljen.

Borëbardha dhe shtatë xhuxhët

Na ishte njëherë një mbret dhe një mbretëreshë. Mbretëresha lindi një vajzë

shumë të bukur. Por, kur vajza ishte e vogël, e ëma i vdiq.

Mbreti u martua përsëri. Njerka ishte shumë e keqe, ajo e përzuri vajzën

nga pallati mbretëror. Borëbardha shkoi në shtëpinë e xhuxhëve. Atje jetonte

e lumtur së bashku me xhuxhët. Por njerka e mori vesh ku ndodhej. Shkoi atje

dhe e helmoi Borëbardhën me një mollë të kuqe.

Xhuxhët e vendosën në një kuti qelqi. Princi e puthi në faqe dhe vajza hapi sytë.

Princi u martua me Borëbardhën. Ata jetuan të lumtur.

Lexohet përralla e shkruar nga disa nxënës. Zgjidhen dy krijime: njëri që e ka

shkruar sipas strukturës së mësuar, ndërsa tjetri jo.

Nxënësit diskutojnë lidhur me krijimet e paraqitura.

Veçohen punët më të mira të nxënësve, duke i ekspozuar në tabelën Këndi i gjuhës.

Detyrë shtëpie. Shkruani përrallën që ju pëlqen, sipas strukturës

që mësuat.

209

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Lexojmë

Tema: Pinoku i sëmurë (Ora I,II)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë rrjedhshëm e me intonacion përrallën.

• Të ritregojë përmbajtjen e përrallës me ndihmën e grafikut organizues.

Harta e ngjarjes.

• Të identifikojë personazhet e përrallës duke mbajtur qëndrim ndaj sjelljeve të tyre.

• Të dramatizojnë përrallën duke luajtur në role.

Mjetet: teksti, tabela, libri “Pinoku”, fletore vizatimi.

Fjalët kyç: Pinoku i sëmurë, bar (ilaç), ka frikë, zhduket nga dritarja, zana.

Aftësitë: të lexuarit, të përshkruarit, të diskutuarit, të dramatizuarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Përvijimi i të menduarit

Ndërtimi i njohurive Lexim i drejtuar

Përforcimi

Lojë në role

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Përvijimi i të menduarit.

Pyeten nxënësit:

- Keni dëgjuar për Pinokun?

- Çfarë dini për të? i vogël

kukull prej druri

e ndërtoi baba Karloja

Pinoku

ka hundë të gjatë

gënjeshtar

- A keni lexuar apo parë në televizor për Pinokun?

- Ju kujtohet ndonjë gënjeshtër e Pinokut?

Ndërtimi i njohurive: Lexim i drejtuar.

Mësuesi/ja lexon me ndalesa pjesën “Pinoku i sëmurë” .

Ndalesa I. Sapo ikën … deri te … bar të hidhur.

- Pse erdhën tre mjekët?

- Çfarë kishte Pinoku?

- Ç’bëri Zana?

- Si ju duket biseda e Pinokut me Zanën?

- Si mund të vazhdojë ngjarja?

210

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Ndalesa II. Zana ia dha sheqerin … deri te … mbyllura mirë.

- Çfarë hodhi Zana në gotën me ujë?

- Pse nuk e pinte Pinoku barin?

- Si i donte Pinoku barnat?

- Çfarë i kërkoi ai Zanës?

- Si mendoni ju, a do ta pijë Pinoku barin?

Ndalesa III. Zana u ngrit … deri në fund.

- Çfarë bëri Zana?

- Çfarë bëri më në fund Pinoku?

- A i piu barnat?

- Ju pëlqen mbyllja e përrallës?

- Ç’mësim nxirrni nga përralla?

Shpjegohen fjalët apo shprehjet që s’kuptohen.

Leximi i pjesës zinxhir nga nxënësit.

Mesazhi i përrallës: *Duhet të pimë gjithnjë barnat që na këshillon mjeku.

Përforcimi: Lojë në role.

Ndahen nxënësit në role: Pinoku, Zana dhe autori. Secili nxënës lexon pjesën e

vet. (Mësuesi/ja i ka porositur orën e kaluar, kështu që nxënësit mund të kenë sjellë

kapele, hundë për t’u paraqitur si një Pinok i vërtetë.)

Veçohet treshja që lexon më mirë rolin.

Vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie. Vizatoni Pinokun dhe jepni disa këshilla për të.

Rubrika: Bisedojmë së bashku

Tema: Kur jam i sëmurë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të tregojë si ka vepruar kur ka qenë i sëmurë.

• Të flasë për sëmundjet që ka kaluar, duke treguar mjekimet që i ka dhënë mjeku.

• Të luajë me role situata të ndryshme.

• Të bisedojë rreth këshillave shëndetësore.

Mjetet: teksti, ilaçe të ndryshme, lodra mjekësore, termometër.

Fjalët kyç: doktor, ilaçe, vizitë, temperaturë.

Aftësitë: të treguarit, të diskutuarit, të dramatizuarit.

211

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Bisedë

Ndërtimi i njohurive Marrëdhëniet pyetje-përgjigje

Përforcimi

Luajmë së bashku

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Bisedë.

Bisedohet me nxënësit:

- A je vizituar ndonjëherë te mjeku? Pse?

- Ç’këshilla të ka dhënë mjeku?

- A i zbatove këshillat e mjekut me korrektësi?

- Çfarë lloj sëmundjesh keni kaluar kur keni qenë të vegjël?

Sëmundjet e fëmijëve

gripi

fruthi

kolla e mirë

lija bajamet

shytat

Ndërtimi i njohurive: Marrëdhëniet pyetje-përgjigje.

Hapet teksti në faqen 157 dhe komentohen figurat e tekstit:

Fig. 1. Çfarë ka vajza? Me se matet temperatura?

Fig. 2. Çfarë ka djali? Çfarë po i bën mjeku?

Fig. 3. Çfarë ka vajza? Çfarë po i jep mami?

Fig. 4. Çfarë ka vajza? Pse po qan?

Punohet rubrika: Po ti? Nxënësit shfaqin lirisht mendimet dhe përvojën e

tyre, duke iu përgjigjur pyetjeve:

- Nga se ke frikë më shumë: nga ilaçet, nga doktori, nga gjilpërat? Pse?

- Ke qenë ndonjëherë i sëmurë me kollë, grip, fruth, bajame etj.?

- Si je shëruar?

Lidhni me shigjetë fjalët sipas shembullit: (shkak-pasojë)

Më dhemb kraharori jam ftohur

Më dhemb barku kam ngrënë gjëra të palara

Lexohen tri këshillat për shëndetin.

Përforcimi: Luajmë së bashku.

Bëhet një dramatizim me temë: Te mjeku. Ndahen rolet:

Një nxënës luan rolin e mjekut, katër nxënës luajnë rolin e të sëmurëve.

Përdoren fjalët ndihmëse të tekstit.

Në klasë formohet këndi i mjekut.

212

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Shkruajmë

Tema: Përshkruajmë personazhin e përrallës

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të shkruajë emrin e personazhit sipas të dhënave në libër.

• Të zgjedhë cilësitë e dhëna të personazhit kryesor dhe t’i shkruajë ku duhet.

• Të dallojë cilësitë e personazhit të dhënë.

• Të grupojë cilësitë e personazhit: të mirat dhe të metat.

• Të shkruajë katër fjali për Pinokun.

Mjetet: teksti, libra me përralla, fletore vizatimi, fletore klase, stilolaps.

Fjalët kyç: personazh, cilësi: të mira, të meta, fizike, morale.

Aftësitë: të përshkruarit, të krijuarit, të shkruarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi Kllaster

Ndërtimi i njohurive Punë e udhëhequr, Shkrim i drejtuar, Turi i galerisë

Përforcimi

Bisedë

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Kllaster.

Mësuesi/ja shkruan në dërrasë fjalën “Pinoku”. Me përgjigjet e nxënësve

plotësohet skema e mëposhtme:

i dashur

gënjeshtar

prej druri

Pinoku

frikacak

dembel

Ndërtimi i njohurive: Punë e udhëhequr, Shkrim i drejtuar, Turi i galerisë.

Ushtrimet 1, 2 të tekstit synojnë parapërgatitjen e nxënësve për të

përshkruar me fjalët e tyre Pinokun. Ata lexojnë kërkesat e ushtrimeve dhe punojnë

individualisht në tekst, duke vendosur ku duhet fjalët e dhëna. Mësuesi/ja u paraqit

nxënësve figurën ose një vizatim të Pinokut.

Zgjidhja e ushtrimit 3 ka tri faza:

I. Për të njohur personazhin janë dhënë veprimet e tij, të cilat nxënësi duhet t’i

lidhë me mbiemrat përkatës, që tregojnë cilësitë e tij.

II. Nxënësit i shkruajnë në dy shtylla, duke iu ngulitur:

Të mirat e Pinokut

Të metat e Pinokut

zemërmirë

i sinqertë

zemërbutë

mendjelehtë

gënjeshtar

dembel

213

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

III. Nxënësit janë parapërgatitur mjaftueshëm që të shkruajnë katër a më shumë

fjali, me të cilat të përshkruajnë Pinokun.

Pasi i kanë përfunduar, i ngjisin në muret e klasës. Lëvizin lirshëm nëpër klasë

për të parë punimet e njëri-tjetrit dhe i komentojnë ato midis tyre.

Pinokun e krijoi baba Karloja. Ai është një kukull prej druri. Këmbët dhe

duart i ka të holla. Ka një hundë tepër të gjatë, sepse gënjen shumë. Baba

Karloja e do shumë Pinokun dhe e kritikon kur gënjen dhe bën gabime. Pinokut

i vjen keq për baba Karlon, por s’di ta mbajë fjalën deri në fund. Pinokut nuk i

pëlqen të mësojë dhe gënjehet shumë shpejt.

Shënim. Nëse nxënësit nuk arrijnë ta përfundojnë shkrimin, kjo etapë mund të

vazhdojë edhe te përforcimi.

Përforcimi: Bisedë.

Shumë personazhe të librave janë bërë kukulla. Po ti ke ndonjë të tillë? (Tregojnë nxënësit.)

Vlerësimi i nxënësve.

Dhënia e detyrave të shtëpisë.

Rubrika: Të lexojmë

Tema: Arushat në cirk (Ora I, II)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë me intonacion përrallën.

• Të ritregojë përrallën me anë të pyetjeve.

• Të përdorë fjalët apo shprehjet e reja në ritregimin e përrallës.

• Të dallojë përgjigjet e sakta dhe të gabuara.

• Të dramatizojë përrallën sipas roleve.

Mjetet: teksti, pamje. nga cirku, libri “Arushat në cirk”.

Fjalët kyç: cirk, shfaqje, skenë, arenë, mjeshtër.

Aftësitë: të lexuarit, të treguarit, të diskutuarit, të dramatizuarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Diskutimi i ideve

Ndërtimi i njohurive Lexim i drejtuar

Përforcimi

Rrjeti i diskutimit

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Diskutimi i ideve.

Diskutohet me nxënësit rreth pyetjeve: - Keni qenë në cirk?

- Çfarë keni parë? - Cili numër ju ka pëlqyer më shumë?

214

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

zhonglerë

shfaqje me muzikë

arenë

Cirku

mahnitës

akrobatë

numra me kafshë

numra shpejtësie

Ndërtimi i njohurive: Lexim i drejtuar.

Lexohet përralla ”Arushat në cirk” me ndalesa.

Ndalesa I. Shfaqja … deri te … qentë ngritën putrat.

- Si po shkonte shfaqja?

- Cili po ndihej i trembur?

- Çfarë shkroi në tabelë Suloja?

- Kujt iu drejtua Suloja ta gjente?

- Si do të vazhdojë ngjarja?

Ndalesa II. Pa na e thuaj … deri te … lo... lo... lo.

- Çfarë ndodhi kur Suloja u ngrit në këmbë?

- Ku plasi një fishekzjarr?

- Ç’kishte bërë merimanga?

- Si reagoi mjeshtri dhe Loloja?

- Ç’zgjidhje mund të ketë për të dalë nga kjo situatë?

Ndalesa III. Në çastin … deri te … përkëdhelte.

- Çfarë bëri arushi Neli, në çastin kur dukej se gjithçka po prishej?

- Po shikuesit si reaguan?

- Pse nisi ta përkëdhelte arushi Neli, arushin Loli?

- Si do të përfundojë shfaqja?

Ndalesa IV. Shikuesit … deri në fund.

- Çfarë menduan shikuesit?

- Pse themi se shfaqja doli për mrekulli?

- Po arushi Loli pse u ndie keq?

- Ju pëlqen mbyllja e përrallës?

- Si do donit të ishte ndryshe?

Shpjegohen fjalët apo shprehjet që nxënësit nuk i kuptojnë.

Leximi i përrallës zinxhir nga nxënësit.

Leximi me paragrafë nga 3-4 nxënës.

Punohet rubrika: Shëno me shenjat përkatëse përgjigjet e sakta dhe të gabuara.

Përforcimi: Rrjeti i diskutimit.

Në qendër të tabelës shkruhet pyetja:

PO

JO

A veproi mirë Neli ? Pse?

215

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Nxënësit argumentojnë përgjigjet e tyre. Ndahet klasa në dy grupe, sipas

përgjigjeve pro dhe kundër, në fund shkruhet në dërrasë të zezë:

Përfundimi ___________________________________________________

Vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie. Vizato pamjen e cirkut.

Rubrika: Bisedojmë së bashku

Tema: Në cirk

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të flasë për një shfaqje cirku, duke veçuar numrin që i ka pëlqyer më shumë.

• Të tregojë emocionet që ka ndier gjatë një shfaqjeje cirku.

• Të fl asë rreth fotove që lidhen me cirkun.

Mjetet: teksti, fotografi gjatë shfaqjes në cirk.

Fjalët kyç: cirk, akrobat, shikues, kafshë, numra shpejtësie.

Aftësitë: të folurit, të treguarit, të përshkruarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Bisedë

Ndërtimi i njohurive Marrëdhëniet pyetje-përgjigje

Përforcimi

Rrjeta e merimangës

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Bisedë.

Nxënësit kanë sjellë pamje nga “Shfaqje në cirk” ose foto të tyre në cirk.

Bisedohet me nxënësit rreth tyre:

- Cilët numra ke parë në cirk?

- Cilët numra të kanë bërë për të qeshur, të kanë frikësuar apo të kanë habitur?

216

Ndërtimi i njohurive: Marrëdhëniet pyetje-përgjigje.

Hapet teksti në faqen 161 dhe komentohen fotot e tekstit.

Fig. 1. Në cirk numri i akrobatëve është i habitshëm.

Fig. 2. Në cirk numri me luanin është i frikshëm.

Fig. 3. Në cirk numri me zbutësit e kafshëve të egra është i këndshëm.

Fig. 4. Në cirk numri i palaçove të bën për të qeshur.

Te rubrika Po ti? punohen ushtrimet nga 1-4.

Në këto ushtrime nxënësit përgjigjen me fjali të plota.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Përforcimi: Rrjeta e merimangës.

Vendosen nxënësit në rreth. Lëmshi i perit i jepet një nxënësi. Nxënësi kap fi llin

dhe e hedh te nxënësi që dëshiron, duke i drejtuar pyetje të ndryshme. P.sh.:

- Kur ke qenë për herë të fundit në cirk?

- Çfarë ke parë atje?

- Cilët numra bëjnë: akrobatët, zbutësit e kafshëve, palaçot?

- Cili numër të ka frikësuar?

- Cili numër të ka habitur?

- Çfarë mësove të imitosh nga numrat e cirkut?

Vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie. Paraqit me vizatim një numër cirku që të pëlqeu më shumë.

Rubrika: Njohim gjuhën tonë

Tema: Dallojmë mbiemrin që fillon me pa-

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë mbiemrat që fi llojnë me pa-.

• T’i përdorë ata në situata të ndryshme.

• Të shkruajë mbiemra me kuptim të kundërt, ku njëri fi llon me pa-.

• Të grupojë mbiemrat mashkullorë dhe femërorë, duke u bazuar te nyjat i/e.

Mjetet: teksti, fisha me mbiemra që fi llojnë me pa-, fl etore klase, stilolaps,

tabela, shkumësa me ngjyra.

Fjalët kyç: mbiemër, të kundërt, femërorë, mashkullorë.

Aftësitë: të vëzhguarit, të dalluarit, të diskutuarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Mendo-trego-diskuto

Ndërtimi i njohurive Punë e drejtuar

Përforcimi

Shkrim i drejtuar

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Mendo-trego-diskuto.

Mësuesi/ja shkruan në tabelë grupet e emrave:

mish i pjekur mish i papjekur

fytyrë e larë fytyrë e palarë

copë e prerë copë e paprerë

vajzë e bindur

arë e korrur

arrë e qëruar

Sipas modelit të dhënë, nxënësit vendosin pranë emrit mbiemrin me kuptim të kundërt.

217

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

*Mbiemrat që fillojnë me pa- mund të jenë në gjininë femërore ose mashkullore,

në numrin njëjës ose shumës, ashtu si është edhe emri që shoqërojnë. Pjesëza

pa- është pjesë e mbiemrit, prandaj shkruhen gjithmonë bashkë.

Ndërtimi i njohurive: Punë e drejtuar.

Hapet teksti në faqen 162 dhe lexohen shembujt e dhënë në tekst, të ilustruar

dhe me fi gurat përkatëse. P.sh.: mur i lyer mur i palyer

Kalohet në rubrikën Ushtrohu.

Në ushtrimin 1 nxënësit shkruajnë në vendet bosh mbiemra që fillojnë me pa-. P.sh.:

shtëpi e mbuluar shtëpi e pambuluar

grurë i korrur grurë i pakorrur

mollë e qëruar mollë e paqëruar

Në ushtrimin 3 nxënësit realizojnë dy kërkesa:

a. Shkruajnë në tekst mbiemrat e kundërt të mbiemrave të dhënë;

b. Shkruajnë në fletore të grupuara sipas gjinisë grupet emër + mbiemër.

Gjinia femërore

Gjinia mashkullore

gështenjë e papjekur

vajzë e pabindur

degë e paprerë

mace e palarë

mish i papjekur

djalë i pabindur

dru i paprerë

qen i palarë

Përforcimi: Shkrim i drejtuar.

Ushtrimi 2 mund të përdoret si diktim. Mësuesi/ja dikton fjalitë, kurse nxënësit,

pasi shkruajnë tekstin, nënvizojnë mbiemrat që fi llojnë me pa-. Një nxënës e shkruan

diktimin në dërrasë dhe, në fund të gjithë bëjnë vetëkorrigjimin.

Në fushën e pambjellë po vraponin disa fëmijë të pabindur . Ata po hasnin

mollë të palara. Një burrë i panjohur u foli atyre.

Vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie. Punohen ushtrimet e Fletores së punës, në faqen 46.

Rubrika: Lexojmë

Tema: Breshka dhe lepuri

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë rrjedhshëm dhe me intonacion përrallën.

• Të pasurojë fjalorin me fjalë dhe shprehje të reja dhe t’i përdorë ato në

ritregimin e përrallës.

• Të dallojë personazhet dhe të nxjerrë në pah cilësitë e tyre të kundërta.

218

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Mjetet: teksti, libra me përralla, vizatime kafshësh (lepur dhe breshkë).

Fjalët kyç: garë, rrëzë një gardhi, cilësi, dembel, mendjemadh.

Aftësitë: të lexuarit, të përshkruarit, të krahasuarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Diskutim

Ndërtimi i njohurive Lexim i drejtuar

Përforcimi

Lojë në role

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Diskutim.

Mësuesi/ja shkruan në fisha ose në dërrasë të zezë fjalët: breshka, lepuri dhe

pyet nxënësit: - Ç’dini për këto dy kafshë?

breshka

lepuri

ka këmbë të shkurtra

bishtshkurtër

kafshë zvarranike

i shpejtë

e ngadaltë

barngrënës

trupin e fut në zhguall

ka veshë të gjatë

barngrënëse

bën këlyshë

shumohet me vezë

është frikacak

- Cila nga këto kafshë ju pëlqen më shumë dhe pse?

Ndërtimi i njohurive: Lexim i drejtuar.

Lexohet përralla “Breshka dhe lepuri” me ndalesa:

Ndalesa I. Njëherë … deri te ... kaloj.

- Ku po kulloste breshka?

- Cili kaloi aty pranë?

- Ç’filloi të bëjë lepuri?

- Si e kuptoni bisedën ndërmjet lepurit dhe breshkës?

- Si vazhdon ngjarja?

Ndalesa II. Lepuri qeshi … deri te ... si era.

- Pse qeshi me të madhe lepuri?

- A e pranoi breshka garën?

- Si mendoni, kush e fiton garën?

Ndalesa III. Pas ca kohe … deri në fund.

- Ç’bëri lepuri kur pa se breshka s’dukej gjëkundi?

- Po breshka, ç’bëri gjatë tërë ditës?

- Cili doli i pari?

- Si e kuptoni ju fjalinë :“Garën nuk e fiton vetëm këmbëshpejti.” ?

Lexohet përralla zinxhir nga nxënësit.

219

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Në përrallë kafshët sillen si njerëzit. Ato kanë cilësi të mira dhe jo të mira.

breshkë e duruar njeri i duruar

lepur mendjemadh njeri mendjemadh

Mesazhi i përrallës: *Mos u mburr mos u lëvdo, se më pas e pëson.

Përforcimi: Lojë në role.

Nxënësit lexojnë pjesën sipas roleve në dyshe: lepuri – breshka.

Veçohet dyshja që lexon më bukur në role.

Grupohen nxënësit në dy grupe:

Grupi I → lexon si lepur (shpejt).

Grupi II → lexon si breshkë (ngadalë).

Vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie. Lexoni rrjedhshëm përrallën. Vizatoni lepurin dhe

breshkën, ashtu siç dalin në përrallë.

Rubrika: Shkruajmë

Tema: Përshkruajmë kafshët e përrallave

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë cilësitë e mira dhe jo të mira të personazheve të përrallave të dhëna.

• Të grupojë cilësitë e mira e jo të mira të personazheve të përrallave që ka

lexuar duke përdorur mbiemrat e dhënë.

• Të paraqesë me vizatim garën e lepurit me breshkën, duke përdorur dhe etiketat:

Vendi i nisjes, Rruga e garës, Vendi i mbërritjes.

Mjetet: fl etë të bardha, laps, peshorja e personazheve.

Fjalët kyç: cilësi të mira dhe jo të mira, mbiemra.

Aftësitë: të përshkruarit, të ushtruarit, të grupuarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Peshorja e personazheve

Ndërtimi i njohurive Shkrim i drejtuar

Përforcimi

Turi i galerisë

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Peshorja e personazheve.

Në qendër të tabelës shkruhen fjalët:

lepuri

breshka

i shpejtë

dembel

mendjelehtë

Mëndjelehtë

e duruar

e ngadaltë

e urtë

e mençur

e duruar

220

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

- Cilat cilësi peshojnë më shumë? (Cilësitë e mira)

- Cila anë e peshores peshon më shumë dhe pse?

Krahasohen cilësitë e dy personazheve kryesore në përralla të ndryshme.

Ndërtim i njohurive: Shkrim i drejtuar.

Hapet teksti në faqen 165 dhe lexohet shembulli i tekstit, duke u mbështetur tek

etiketat me ngjyra, peshorja e dy personazheve dhe fi gurat e dy kafshëve.

Në peshoren e personazheve, të përgatitur nga mësuesi/ja, nxënësit vendosin

cilësitë e personazheve të shkruara në etiketa të veçanta.

1. Cilësitë e ujkut: i fortë, i keq, i egër, i shëmtuar, budalla, dinak.

2. Cilësitë e kecave: të vegjël, të bukur, punëtorë, të dashur, të zgjuar.

3. Cilësitë e Borëbardhës: e bukur, punëtore, e dashur, zemërmirë.

4. Cilësitë e shtrigës: e keqe, e shëmtuar, budallaqe, zemërligë.

Përforcimi: Turi i galerisë.

Nxënësit paraqesin me vizatim garën e lepurit me breshkën. Ata duhet të vizatojnë:

vendin nga nisen, rrugën, vendin e mbërritjes.

Vizatimet e nxënësve ngjiten në faqet e mureve të klasës.

Nxënësit lëvizin lirshëm nëpër klasë duke vlerësuar dhe komentuar punët e njëri-tjetrit.

Vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie. Shkruaj cilësitë e dy personazheve nga një përrallë që

dëshiron.

Rubrika: Lexojmë

Tema: Lindja e Simbës

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë rrjedhshëm dhe me intonacion përrallën.

• Të ritregojë përmbajtjen e përrallës duke iu përgjigjur pyetjeve të tekstit.

• Të krahasojë përmbajtjen e përrallës me fi lmin vizatimor që ka parë.

• Të nxjerrë mesazhin e përrallës me anë të pyetjeve.

Mjetet: teksti, pamje të personazheve të përrallës Luani mbret, DVD-ja e filmit.

Fjalët kyç: përrallë, mbret, lindja e princit, zakon, mbretëreshë, kungull, qiell.

Aftësitë: të lexuarit, të treguarit, të krahasuarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Diskutim paraprak

Ndërtimi i njohurive Dëgjim i drejtuar

Përforcimi

Rrjeti i diskutimit

221

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Diskutim paraprak.

Pyeten nxënësit: - Cilat kafshë jetojnë në pyll?

tigri

pantera

dhelpra

lepuri

Kafshët që

jetojnë në pyll.

majmuni

dreri

Formohen grupe me 5-6 nxënës, të cilët imitojnë zërat që lëshojnë kafshët e skemës.

Më pas mësuesi/ja shkruan në dërrasë të zezë titullin e pjesës: “Lindja e Simbës”

dhe pyet: - Ç’ju kujton ky titull? Kush di ta tregojë shkurtimisht përrallën?

Ndërtim i njohurive: Dëgjim i drejtuar.

Lexohet përralla me intonacion nga mësuesi/ja. Ndërkohë nxënësve u është

dhënë detyra të nënvizojnë pjesën që tregon si e përshëndetën kafshët lindjen e

Simbës. Nxënësit nënvizojnë emrin e kafshës.

Shpjegohen fjalët apo shprehjet që nuk kuptohen nga nxënësit.

Bëhet leximi zinxhir i përrallës nga nxënësit.

Më pas, nxënësit i përgjigjen detyrës së caktuar pak më lart nga mësuesi/ja, të

cilën ai e ka shkruar edhe në dërrasë të zezë.

Nxënësit ritregojnë përmbajtjen e pjesës duke iu përgjigjur pyetjeve të tekstit.

Imitohen nderimet e kafshëve të ndryshme për lindjen e Simbës.

Mesazhi i përrallës:

*Lindja e fëmijës është gëzim, jo vetëm i familjes, por i të gjithëve.

ariu

ujku

Përforcimi: Rrjeti i diskutimit.

Shkruhet në tabelë pyetja:

PO

JO

A ju duket i drejtë nderimi që i bënë lindjes

së luanit të vogël kafshët e tjera? Pse?

Nxënësit argumentojnë përgjigjen e tyre.

Grupohen nxënësit sipas përgjigjeve të dhëna dhe në fund shkruhet përfundimi,

i cili përkon me mesazhin e pjesës.

Vlerësimi i nxënësve.

222

Detyrë shtëpie. Lexo përrallën disa herë; shkruaj zakonet e

njerëzve kur lind një bebe.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Bisedojmë së bashku

Tema: Përralla dhe filmi

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të flasë për përrallën në film dhe përrallën në libër, duke vënë në dukje

ndryshimin mes tyre.

• Të ritregojë përrallën duke u mbështetur në fjalitë e dhëna (kryesore).

• Të gjejë titujt e filmave vizatimorë dhe përrallave të dhëna dhe t’i shkruajë.

Mjetet: teksti, libra me përralla, kaseta me filma vizatimorë.

Fjalët kyç: film, përrallë, ngjashmëri, ndryshim.

Aftësitë: të folurit, të ritreguarit, të krahasuarit, të diskutuarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Ndërtimi i njohurive

Përforcimi

Zhvillimi i mësimit

Krahaso-diskuto

Marrëdhëniet pyetje-përgjigje, punë e drejtuar

Marrëdhëniet pyetje-përgjigje

Parashikimi: Krahaso-diskuto.

Mësuesi/ja shkruan në dërrasë të zezë disa titujt përrallash dhe pyet nxënësit:

Përrallat

Pinoku

Luani Mbret

Hirushja

E bukura dhe bisha

Pokahontas

Bukuroshja e fjetur

- Cilat nga këto përralla keni parë në film?

- Çfarë ju pëlqen më shumë: përralla apo filmi? Pse?

Në klasë nxënësit kanë sjellë kaseta me filma vizatimorë dhe libra me përralla

të ndryshme. Sipas mundësive që ka, mësuesi/ja mund t’u shfaqë fëmijëve një

fragment nga filmi dhe të lexojë edhe si jepet në libër.

Ndërtimi i njohurive: Marrëdhëniet pyetje-përgjigje, punë e drejtuar.

Pyeten nxënësit:

- Si fillon përralla “Mbreti luan”?

- Përralla fillon Na ishte njëherë ...

- Si mbaron përralla?

- Përralla mbaron Simba u bë mbret dhe u martua me Nalën.

Hapet teksti në faqen 167 dhe u kërkohet nxënësve të ritregojnë përrallën

223

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

“Luani mbret”, duke u mbështetur në pikat kryesore që janë në libër.

Nxënësit ndahen në aq grupe sa janë fjalitë e dhëna. Secili grup duhet të zgjerojë

fjalinë e dhënë me disa fjali. Të gjithë së bashku të tregojnë më hollësisht përrallën.

U kërkohet nxënësve të shohin fi gurat e librit dhe të gjejnë titujt e fi lmave

vizatimorë që tregojnë ato.

Sirena e vogël; Pinoku; Batman; Tomi dhe Xheri.

Përforcimi: Marrëdhëniet pyetje-përgjigje.

Punohet rubrika Pyetje. Me anë të pyetjeve, nxënësit tregojnë pëlqimet dhe

dëshirat e tyre për fi lmat dhe librat.

- A të pëlqejnë këta fi lma?

- A ke dëshirë t’i kesh librat e tyre në bibliotekën tënde? Pse? (Do të dëshiroja

shumë, pasi jo vetëm do të pasuroja bibliotekën time me libra të rinj, po dhe do t’i

lexoja për kënaqësi.)

- A të pëlqejnë figurat e librave? Pse? (Më pëlqejnë, sepse e bëjnë librin edhe

më tërheqës.)

- Ku ndryshon përralla në libër nga ajo në fi lm? (Në libër paraqiten të gjitha

ndodhitë të përshkruara hollësisht, ndërsa në fi lm jepen ngjarjet kryesore të

përzgjedhura nga skenaristi.)

Sipas kohës që është në dispozicion, nxënësit ritregojnë njërin nga fi lmat

vizatimorë që kanë parë, por edhe e kanë lexuar. Gjatë tregimit nxënësve u kërkohet

të ndalen në pikat kryesore të përrallës.

Detyrë shtëpie. Vizato personazhin e përrallës që të pëlqen më shumë.

224

Rubrika: Njohim gjuhën tonë

Tema: Dallojmë mbiemrat me kuptim të kundërt

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë mbiemrat me kuptim të kundërt, duke i përdorur ata në situata të ndryshme.

• Të shkruajë mbiemra me kuptim të kundërt me mbiemrat e dhënë.

• Të përshkruajë objekte të ndryshme duke përdorur mbiemra të kundërt.

Mjetet: teksti, tabela, shkumësa me ngjyra, fl etore klase, stilolaps, fi gura që

tregojnë cilësi të kundërta.

Fjalët kyç: mbiemër, kuptim i kundërt.

Aftësitë: të dalluarit, të shkruarit, të krijuarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Diskutim

Ndërtimi i njohurive Punë e drejtuar

Përforcimi

Shkrim i drejtuar

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Diskutim.

Mësuesi/ja paraqet në tabakë letre fi gura që tregojnë të njëjtin objekt, por

me cilësi të kundërta, p.sh.: top i madh, top i vogël, pemë e lartë, pemë e ulët etj.

Pyeten nxënësit: - Çfarë shikoni në fi gurë?

Përgjigjet e sakta mësuesi/ja i shkruan në dërrasë të zezë, duke i ndarë grupet e

fjalëve në dy shtylla. top i madh top i vogël

pemë e lartë pemë e ulët

Pastaj iu tregon nxënësve objekte të ndryshme dhe kërkon prej tyre të thonë

si janë ato. - Si është lapsi që mbaj në dorën e djathtë? Po në dorën e majtë?

laps i zi laps i bardhë

laps i gjatë laps i shkurtër

fletore e mbështjellë fletore e pambështjellë

Vazhdohet me shembuj të tjerë:

Shkruan në dërrasë të zezë mbiemrat: i mbyllur, i madh, i lartë, i mirë, i vjetër

dhe kërkon prej tyre të thonë mbiemra me kuptim të kundërt.

- Cilët janë mbiemrat me kuptim të kundërt me ta? (i hapur, i vogël, i ulët, i keq, i ri)

Ndërtimi i njohurive: Punë e drejtuar.

Hapet teksti në faqen 168 dhe lexohen shembujt e dhënë, të ilustruar me

fi gurat përkatëse.

Kalohet në rubrikën Ushtrohu.

Në ushtrimin 1 u kërkohet nxënësve të vendosin në vendet bosh mbiemra me

kuptim të kundërt:

i ngrohtë - i ftohtë e lehtë - e rëndë i trashë - i hollë i ngathët - i shkathët

i keq - i mirë i cekët – i thellë e ngushtë - e gjerë i bukur - i shëmtuar

Në ushtrimin 2 nxënësit krijojnë grupe fjalësh me mbiemrat me kuptim të kundërt

dhe jo të kundërt, sipas modelit: uji i ngrohtë – uji i ftohtë; djalë i mirë – djalë i keq;

peshë e lehtë – peshë e rëndë.

Përforcimi: Shkrim i drejtuar.

Nxënësve iu jepet detyrë të përshkruajnë dy djemtë që shohin në figurë duke

përdorur mbiemrat e dhënë.

P.sh.: Miri është djalë i shkurtër, i shëndoshë dhe i fortë. Keli është djalë i gjatë,

i hollë dhe i dobët.

Pasi mbarojnë përshkrimin, nxënësit nënvizojnë me dy ngjyra mbiemrat me

kuptim të kundërt: i shkurtër – i gjatë; i shëndoshë – i hollë; i fortë - i dobët.

Detyrë shtëpie. Jepen ushtrimet e Fletores së punës, në faqen 47.

Ose mund të jepet detyra: Shkruani të kundërtën e mbiemrave: e ngrohtë, i madh, e njomë,

i gjatë, i shpejtë, e ulët. Përpara çdo mbiemri vendosni një emër dhe me tre prej tyre formoni fjali.

225

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Lexojmë

Tema: Historia e një dragoi të vogël (Ora I)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë përrallën me intonacion duke respektuar shenjat e pikësimit.

• Të tregojë përmbajtjen e përrallës duke iu përgjigjur pyetjeve të tekstit.

• Të dallojë personazhet e pjesës duke veçuar cilësitë e secilit.

Mjetet: teksti, tabela, kafshë parahistorike.

Fjalët kyç: dragua, gjuhë, flakë, kënaqësi.

Aftësitë: të lexuarit, të treguarit, të analizuarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Përvijimi i të menduarit

Ndërtimi i njohurive Lexim i drejtuar

Përforcimi

Analiza e personazheve

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Përvijimi i të menduarit.

Mësuesi/ja shkruan në dërrasë të zezë fjalën dragua dhe pyet nxënësit:

- Ç’ju sjell në mendje kjo fjalë?

nxjerr flakë nga goja

i fortë

i frikshëm

Dragua

kuçedër

kafshë parahistorike

nuk jeton më

ka shumë histori me të

- Tregoni ndonjë histori ku përmendet fjala dragua.

226

Ndërtimi i njohurive: Lexim i drejtuar.

Shkruhet titulli i pjesës në dërrasë të zezë.

Lexohet tregimi me ndalesa:

Ndalesa I. -Na ishte njëherë ... deri te ... qante.

- Si e quanin dragoin e vogël?

- Ç’lloj dragoi ishte ai?

- Pse nuk ishte i lumtur dragoi?

- Si mendoni se vazhdon ngjarja?

Ndalesa II. - Një ditë ... deri te ... u tremb më shumë.

- Kë takoi një ditë Tomoja?

- Çfarë bënte dragoi Zado?

- Si ishte ai?

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

- Çfarë u tha Zadoja dragonjve të vegjël?

- Si mendoni, a i mund dot Zadoja dragonjtë e vegjël?

Ndalesa III. - Atëherë ... deri në fund.

- Çfarë bëri dragoi Tomo?

- Ç’ndodhi midis Zados dhe Tomos?

- Si u ndje në fund Tomoja? Pse?

- Ju pëlqen mbyllja e përrallës? Pse?

Shpjegohen fjalët apo shprehjet që nuk kuptohen nga nxënësit.

Leximi i përrallës zinxhir nga të gjithë nxënësit.

Leximi me paragrafë nga 2-3 nxënës.

Përforcimi: Analiza e personazheve.

- Cilat janë personazhet e përrallës?

- Ç’cilësi ka secili prej tyre?

dragoi i ujit

dragoi i zjarrit

i mërzitur Tomoja trim i egër Zadoja keqbërës

fitimtar

Vlerësimi i nxënësve.

i mundur

Detyrë shtëpie. Lexo disa herë përrallën. Nënvizo me të kuqe pjesën që tregon

për dragoin e ujit dhe me blu pjesën që tregon për dragoin e zjarrit.

Rubrika: Lexojmë

Tema: Historia e një dragoi të vogël (Ora II)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të tregojë përmbajtjen e përrallës, duke përdorur hartën e ngjarjes (grafi k

organizues).

• Të dallojë pjesët përbërëse të përrallës (hyrjen, zhvillimin, mbylljen).

• Të dramatizojë përrallën e ta luajë në role.

• Të nxjerrë mesazhin e përrallës me anë të pyetjeve.

Mjetet: teksti, libra me përralla, fl etë të bardha.

Fjalët kyç: mesazh, hyrje, zhvillim, mbyllje, dragonj.

Aftësitë: të ritreguarit grafi kisht, të dalluarit, të dramatizuarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Pyetja e ditës

Ndërtimi i njohurive Dëgjim i drejtuar

Përforcimi

Lojë në role

227

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Pyetja e ditës.

Pyeten nxënësit: - Nga se dallohen personazhet e përrallës?

- Cilat janë fjalët me kuptim të kundërt në këtë përrallë?

Ndërtimi i njohurive: Dëgjim i drejtuar.

Punohen pyetjet e rubrikës Kuptojmë tekstin.

Ndahet përralla në pjesët përbërëse:

Hyrja Na ishte njëherë ... deri te ...shpesh qante.

Zhvillimi Një ditë ... deri te ...Rroftë Tomoja!

Mbyllja Atë ditë ...të lumtur.

Ritregohet përralla nga nxënësit me fjalët e tyre, duke u ndihmuar nga grafiku

organizues Dora e pyetjeve, të cilin mësuesi/ja e ka vizatuar të plotësuar në një tabak letre.

Nxirret mesazhi i përrallës: *Në rrezik e në nevojë njëri-tjetrin ta ndihmojmë.

Përforcimi: Lojë në role.

Dramatizohet pjesa e përrallës, aty ku dy dragonjtë vendosen përballë njëri-tjetrit.

Vlerësimi i nxënësve.

Dhënia e detyrës së shtëpisë.

Rubrika: Shkruajmë

Tema: Shkruajmë përmbledhjen e përrallës

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të shkruajë përgjigjet e pyetjeve të dhëna.

• Të shkruajë pyetje për përgjigje të dhëna.

• Të shkruajë përmbledhjen e përrallës duke u ndihmuar nga pyetjet.

• Të dallojë pyetjet e grafikut Dora e pyetjeve që ndihmojnë për të bërë

përmbledhjen e përrallës.

Mjetet: teksti, libra me përralla, tabela, fletore klase, stilolaps.

Fjalët kyç: përrallë, fjalë ndihmëse, pyetje ndihmëse, përmbledhje.

Aftësitë: të përmbledhurit, të shkruarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Harta e mendjes

Ndërtimi i njohurive Shkrim i drejtuar

Përforcimi

Shkrim i lirë

228

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Harta e mendjes.

Pyeten nxënësit:

- Si mund ta ritregoni një përrallë?

- Cilat janë pyetjet që do të bëni për të treguar përrallën Historia e një

dragoi të vogël?

Nxënësit kujtojnë përrallën dhe bëjnë pyetje, të cilat shkruhen në tabelë të ndara

në dy pjesë:

Pyetjet e nxënësve

Sistemimi dhe rreshtimi i pyetjeve

* 1

* 2

* 3

* 4

Sistemimi i pyetjeve bëhet duke pasur parasysh grafikun organizues Dora e pyetjeve.

Ndërtimi i njohurive: Shkrim i drejtuar.

Hapet libri në faqen 170 dhe nxënësit shkruajnë nga një fjali për secilën pyetje

të dhënë.

Në ushtrimin 1, nxënësit shkruajnë nga një pyetje për secilën fjali të dhënë.

Në ushtrimin 2, nxënësit shkruajnë përmbledhjen e përrallës “Mama Dhia dhe kecat”.

Përveç pyetjeve të dhëna, mësuesi/ja paraqet grafikun organizues Dora e pyetjeve dhe

nxënësit, duke iu përgjigjur pyetjeve, realizojnë përmbledhjen e përrallës.

Vëzhgohet puna e nxënësve bankë më bankë.

Përforcimi: Shkrim i lirë.

Shkruani përmbledhjen e përrallës që iu pëlqen, duke u mbështetur në grafikun

organizues Dora e pyetjeve. Pasi mbarojnë përmbledhjen, mësuesi/ja mund t’u kërkojë

nxënësve të dallojnë pjesët përbërëse të përrallës: hyrjen, zhvillimin dhe mbylljen.

Vlerësimi i nxënësve.

Dhënia e detyrës së shtëpisë.

229

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Lexojmë

Tema: Tre derrkucët

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë rrjedhshëm përrallën.

• Të tregojë përmbajtjen e përrallës me fjalët e tij dhe duke iu përgjigjur

pyetjeve të tekstit.

• Të analizojë cilësitë e personazheve duke i krahasuar me njëri-tjetrin.

• Të diskutojë rreth mesazhit të përrallës.

• Të dramatizojë përrallën dhe ta luajë në role.

Mjetet: teksti, libri me përrallën, përralla në maket.

Fjalët kyç: shtëpi, ndërtoj, rindërtoj, prish, derrkuc, ujk.

Aftësitë: të lexuarit, të treguarit, të përshkruarit, të dramatizuarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Diskutim

Ndërtimi i njohurive Dëgjim i drejtuar

Përforcimi

Lojë në role

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Diskutim.

Shkruhet në dërrasë të zezë fjala derrkuc dhe pyeten nxënësit:

- Ç’ju sjell ndër mend kjo fjalë?

- Ku e keni dëgjuar?

- Ç’përralla dini me derrkucë?

ka bisht të përdredhur

ka hundë të madhe

Derrkuc

kafshë

rri në llucë

Idetë e nxënësve shkruhen në skemën e mësipërme.

Shkruhet titulli i përrallës “Tre derrkucët” në dërrasë të zezë.

Ndërtimi i njohurive: Dëgjim i drejtuar.

Hapet teksti në faqen 171 dhe, para se mësuesi/ja të fillojë të lexojë pjesën,

u cakton nxënësve një detyrë, e cila shkruhet dhe në dërrasë:

- A e donin vëllezërit njëri-tjetrin? Ku dallohet kjo?

Shpjegohen fjalët apo shprehjet që nxënësit nuk i kuptojnë.

230

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Nxënësit japin përgjigje rreth detyrës së paracaktuar.

Lexohet përralla nga 2-3 nxënës me paragrafë.

U kërkohet nxënësve të ritregojnë përmbajtjen, duke u ndihmuar nga pyetjet:

- Si jetonin derrkucët kur ishin të vegjël?

- Po kur u rritën, ç’vendosën të bënin?

- Ç’bëri ujku në shtëpitë e derrkucëve?

- Si del ujku në këtë përrallë?

- Ç’mësim nxorën dy nga vëllezërit derrkucë?

Mesazhi i përrallës: *Mos zgjidh rrugën më të lehtë, sepse do të pendohesh.

Përforcimi: Lojë në role.

Formohen grupe dhe lexohet përralla në role: derrkuci i parë, i dytë, i tretë dhe ujku.

Dëgjohen grupet dhe një juri e zgjedhur nga nxënësit bën vlerësimin e grupeve

duke shpallur dhe grupin më të mirë të aktorëve të vegjël.

Vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie. Lexoni përrallën, shkruani përmbledhjen e saj, të cilën mund

ta shoqëroni me vizatimin e një prej derrkucëve që ju pëlqen.

Rubrika: Shkruajmë

Tema: Rendisim ndodhitë e përrallës

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të ndërtojë një përrallë, duke renditur fjalitë e dhëna.

• Të grupojë cilësitë e derrkucit e të ujkut, duke i vendosur në peshoren e

personazheve.

• Të shkruajë gjashtë fjali të një përralle, duke i renditur sipas strukturës së saj.

• Të shkruajë qartë dhe pa gabime.

Mjetet: teksti, tabela, libër me përralla, Fletorja e punës.

Fjalët kyç: përmbledhje, radhë, rendit, fjali, përrallë.

Aftësitë: të renditurit, të shkruarit, të grupuarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Peshorja e personazheve

Ndërtimi i njohurive Punë në grupe

Përforcimi

Shkrim i lirë

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Peshorja e personazheve.

Kujtoni përrallën “Tre derrkucët”. Shkruani në etiketa cilësitë e ujkut dhe

cilësitë e derrkucëve.

231

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Vendosini në peshoren e personazheve.

- Cilat cilësi peshojnë më shumë? Pse?

- Cilat cilësi s’peshojnë fare edhe pse duken më të “rënda”?

Ndërtimi i njohurive: Punë në grupe.

Ndahen nxënësit në grupe me nga 5 - 6 nxënës.

Secili grup zgjedh një përrallë, nga ato që ka mësuar deri më tani, dhe e shkruan

atë në një fl etë formati (6 fjali të shkruara, secila në një rresht dhe me shkrim të

madh). Pasi secili grup përfundon punën, i pret fjalitë dhe ia jep t’i renditë si duhet

grupit tjetër. Të njëjtën gjë bëjnë edhe grupet e tjera.

Grupi që mbaron i pari shpallet fi tues.

Përforcimi: Shkrim i lirë.

Renditen fjalitë e tekstit sipas radhës që zhvillohet ngjarja në tekst:

(1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9,10, 11, 12 12, 6, 1, 3, 10, 5, 2, 11, 7, 4, 8, 9)

Lexohet përralla e renditur nga nxënësit.

Vendosen në peshore cilësitë e ujkut dhe të derrkucit:

budalla

i dashur

i fortë i egër i mençur punëtor

Ujk

Derrkuc

i frikshëm dinak i urtë trim

Vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie. Bëni me gjashtë fjali përmbledhjen e përrallës “Tre derrkucët”.

Rubrika: Lexojmë

Tema: Dallëndyshja dhe milingona

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë rrjedhshëm e me intonacion përrallën.

• Të tregojë përrallën me fjalët e veta.

• Të tregojë për jetën e milingonës dhe dallëndyshes.

• Të përshkruajë personazhet e përrallës me fjalë ose duke i vizatuar ato.

Mjetet: teksti, foto të dallëndyshes e milingonës, vjersha, gjëegjëza.

Fjalët kyç: përrallë, dallëndyshe, milingonë, folezë, fl uturo, ushqim.

Aftësitë: të folurit, të lexuarit, të përshkruarit.

232

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Dora e fshehtë

Ndërtimi i njohurive Dëgjim i drejtuar

Përforcimi

Rrethi i koncepteve

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Dora e fshehtë.

Përralla ndahet në disa pjesë. Çdo grupi i jepet një copëz e përrallës e

shkruar në fishë. Anëtarët e çdo grupi lexojnë fishën, kuptojnë përmbajtjen dhe

ia tregojnë njëri-tjetrit. Pastaj përfaqësuesi i çdo grupi lexon pjesën. Mësuesi/ja i

ndihmon grupet që t’i renditin pjesët, duke u drejtuar pyetjet:

- Si mendoni se fillon përralla?

- Si zhvillohet ngjarja?

- Ç’ndodhi më pas?

- Si mbyllet përralla?

Nxënësit përpiqen t’i vënë numrin copëzës së tyre dhe e ngjitin në një fletë formati.

Lexohet përralla e formuar nga një nxënës, të tjerët diskutojnë rreth bashkimit të pjesëve.

- Copëza I (Një dallëndyshe e vogël po shikonte një milingonë...)

- Copëza II (Ditën tjetër filloi dhe ajo të çonte ushqim në folenë e saj...)

- Copëza III (Kur e pa, e ëma i tha: - Ne nuk jemi milingona. Ne kemi krahë.. )

- Copëza IV (- Sa keq për milingonën e vogël që nuk fluturon.)

Ndërtimi i njohurive: Dëgjim i drejtuar.

Hapen librat dhe lexohet përralla “Dallëndyshja dhe milingonat”.

Shpjegohen fjalët apo shprehjet që nuk kuptohen nga nxënësit.

Lexohet përralla zinxhir nga nxënësit.

Nxiten nxënësit të ritregojnë përmbajtjen me anë të pyetjeve:

- Cilat janë personazhet e përrallës? Si janë ato?

- Si mendonte dallëndyshja?

- Pse dallëndyshet largohen në dimër?

- Çfarë mësojmë nga përralla?

Mesazhi i përrallës: *S’duhet të imitojmë të tjerët, duhet të punojmë e jetojmë

sipas aftësive që kemi.

Gjej në tekst fjalët që nëna i tha dallëndyshes së vogël.

Nënvizo fjalët e dallëndyshes së vogël.

Përforcimi: Rrethi i koncepteve.

U shpërndahen nxënësve fletët e formatit ku është vizatuar grafiku organizues

Rrethi i konceptit, sipas pyetjeve përkatëse.

Lexohet nga nxënësit grafiku Rrethi i koncepteve.

233

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

tema

Dallëndyshja

dhe milingona

pyetjet nga mësuesi/ja

përgjigjet e nxënësve

Pyetjet nga mësuesi/ja:

- Si mendoi dallëndyshja për milingonën?

- Pse dallëndyshja bëri si milingona?

- Cili është gabimi që bëri dallëndyshja?

- Çfarë i tha nëna dallëndyshes?

Detyrë shtëpie. Lexoni përrallën disa herë; krijoni tri fjali për dallëndyshen

dhe tri për milingonën.

Rubrika: Bisedojmë së bashku

Tema: Krahasojmë personazhet e përrallës

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë dallëndyshen nga milingona duke krahasuar veçoritë dhe jetën që

bëjnë.

• Të fl asë për jetën e kafshëve duke treguar kuriozitete që ka lexuar te Enciklopedia

për fëmijë.

• Të gjejë rrugëzgjidhje për situata të ndryshme, në të cilat ndodhen dallëndyshja

e milingona.

Mjetet: teksti, Enciklopedia për fëmijë, labirinte të ndryshme.

Fjalët kyç: krahaso, ndryshime, të përbashkëta, kuriozitete.

Aftësitë: të krahasuarit, të dëgjuarit, të biseduarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Krahaso

Ndërtimi i njohurive Bashkëbisedim

Përforcimi

Labirint

234

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Krahaso.

Mësuesi/ja vendos në tabelë figurën e milingonës dhe të dallëndyshes dhe pyet:.

- Çfarë dini për dallëndyshen dhe milingonën?

sqephollë

shpend shtegtar

bisht gërshërë

bën fole nën dhè

punëtore

dallëndyshja jeton në dru e vogël milingona kandërr

ushqehet me kandrra

Ndërton fole në strehët e shtëpive tona.

ushqehet me farëra

Duke i krahasuar, nxënësit tregojnë se çfarë do të kishin dëshirë të ishin.

Ndërtimi i njohurive: Bashkëbisedim.

Hapet teksti në faqen 175 dhe lexohet me vëmendje rubrika: A e di se?, si dhe

mesazhi rreth saj.

Bashkëbisedohet me nxënësit:

- Një zog i vogël ka rënë nga foleja. Çfarë do të bënit ju?

- Një milingonë po tërheq një kokërr orizi. Çfarë do të bënit ju?

Lihen nxënësit të fl asin lirshëm për pyetjet e drejtuara më sipër.

Pasi i kanë krahasuar, u kërkohet të plotësojnë diagramin e Venit.

- Duke u mbështetur në cilësitë e milingonës dhe të dallëndyshes, gjeni të

përbashkëtat dhe ndryshimet ndërmjet tyre:

Milingona

Dallëndyshja

Kandërr

bën fole nën dhè

E vogël

Punëtore

ndërtojnë fole

shpend shtegtar

bën fole në strehët

e çative

Bisedo me shokun:

- Si kujdesesh për zogjtë?

- A janë të dëmshme milingonat?

Përforcimi: Labirint.

Çdo nxënësi i është dhënë një fl etë formati, ku është vizatuar rruga që bën një

dallëndyshe për të shkuar në folenë e saj. U kërkohet nxënësve: Zbuloni rrugën që

duhet të bëjë dallëndyshja.

Për të treguar rrugën e dallëndyshes, përdoret një lapustil me ngjyrë.

Çdo nxënës e ekspozon fl etën e tij para klasës.

Detyrë shtëpie. Shkruaj disa këshilla për ndihmën që duhet t’u japim

kafshëve që janë në nevojë.

235

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Njohim gjuhën tonë

Tema: Dallojmë foljen

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë foljen si fjalë që tregon veprim.

• Të gjejë foljet duke u nisur nga pyetja: ç’bën?

• Të formojë fjali duke lidhur emrin (kryefjalën) me foljen (kallëzuesin).

• Të plotësojë fjalitë me foljet që mungojnë në tekstin e dhënë.

Mjetet: teksti, tabela, fisha me folje, fletore klase.

Fjalët kyç: folje, veprim, ç’bën?, fjali.

Aftësitë: të dalluarit, të zbatuarit, të shkruarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Diskutimi i ideve

Ndërtimi i njohurive Punë e drejtuar

Përforcimi

Alfabeti i njëpasnjëshëm

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Diskutimi i drejtuar.

Pyeten nxënësit:

- Ç’veprime bëni gjatë ditës?

shkoj shikoj mësoj

dëgjoj

Veprimet

këndoj

lahem vishem zgjohem

- Shkruani fjali me një nga fjalët që tregon veprim. P.sh.:

Unë zgjohem në orën 7 00 .

Unë laj fytyrën e dhëmbët.

Unë ha mëngjes.

Pastaj shkoj në shkollë.

*Fjalët që tregojnë veprimet që bëjnë njerëzit, kafshët, sendet quhen folje.

Folja gjendet me pyetjen: - Ç’bën?

Ndërtimi i njohurive: Punë e drejtuar.

Hapet libri në faqen 176 dhe lexohen fjalitë e tekstit, përkufizimi i foljes dhe

vendosen foljet në vendet që mungojnë.

236

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Punohet ushtrimi 1 i rubrikës Ushtrohu. Nxënësit lidhin me shigjetë emrat

me foljet, duke formuar fjali të sakta dhe i përgjigjen pyetjes:

- Ç’tregojnë foljet në secilën fjali?

Në ushtrimin 2, nxënësit vendosin foljet e dhëna në vendin e duhur (tregon,

dëgjoj, ulet, bie, troket, është).

Përforcimi: Alfabeti i njëpasnjëshëm.

Ndahen nxënësit në tri grupe.

Çdo grup ka fl etën e rendit alfabetik. Nxënësit do ta plotësojnë alfabetin e

njëpasnjëshëm me folje.

A

afroj

B

blej

C

caktoj

Ç

çliroj

D

dua

Dh

dhuroj

E

edukoj

Ë

ëndërroj

F

festoj

G

gatuaj

Gj

gjuaj

H

ha

I

interesohem

J

jetoj

K

kaloj

L

luaj

Ll

ilustroj

M

mbaj

N

nderoj

Nj

njollos

O

operoj

P

pjek

Q

qep

R

ruaj

R

rregulloj

S

spërkas

Sh

sharroj

T

takoj

Th

thërras

U

uroj

V

vizatoj

X

xixëlloj

Xh

xhiroj

Y

Z

zemëroj

Zh

zhvilloj

Lexohen shkronjat e plotësuara.

Shpallet fi tues grupi që e ka plotësuar me shpejt dhe më saktë.

Vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie. Jepen ushtrimet e Fletores së punës, në faqen 49.

Shkruani pesë folje dhe formoni fjali me to.

Rubrika: Lexojmë

Tema: Gjinkalla dhe milingona

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë rrjedhshëm e me intonacion përrallën.

• Të tregojë përmbajtjen duke plotësuar grafikun organizues Dora e pyetjeve.

• Të fl asë për personazhet e përrallës duke dalluar cilësitë e tyre.

• Të diskutojë rreth mesazhit të përrallës.

Mjetet: teksti, foto të gjinkallës e milingonës, fabula.

Fjalët kyç: fabul, gjinkallë, milingonë, fi je byku, këngë.

Aftësitë: të lexuarit, të diskutuarit, të krahasuarit.

237

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Krahaso – diagrami i Venit

Ndërtimi i njohurive Dëgjim i drejtuar

Përforcimi

Turi i galerisë

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Krahaso – diagrami i Venit.

Mësuesi/ja: - Nga dallohen dhe ç’kanë të përbashkët gjinkalla me milingonën?

milingona

gjinkalla

Kandërr

bën fole nën dhe ose në pemë

e vogël, punëtore

ushqehen

me fara

bën një zhurmë karakteristike

jeton në pemë

nuk punon

Nxënësit i krahasojnë, plotësojnë diagramin e Venit, dhe lexojnë ndryshimet dhe

të përbashkëtat ndërmjet tyre.

Ndërtimi i njohurive: Dëgjim i drejtuar.

Mësuesi/ja shkruan në tabelë titullin e pjesës: “Gjinkalla dhe milingona” (fabul).

fabula

përrallëz në vargje apo prozë

personazhet janë kafshët.

veprimet e kafshëve fshehin një domethënie tjetër (mësim nga përvoja e jetës).

Lexohet fabula në heshtje nga nxënësit.

Shpjegohen fjalët apo shprehjet që nuk kuptohen prej tyre.

Lexohet fabula me intonacion nga mësuesi/ja. Pyeten nxënësit:

- Përse bën fjalë fabula?

- A janë të dyja personazhet të mira?

- Ç’keni dëgjuar për to?

- Ç’mësim nxori gjinkalla?

- Ç’këshilla do t’i jepnit gjinkallës?

Fjalë të urta:

- Kush punon ha.

- Kush punon fiton.

- Punën e sotme mos e lër për nesër.

- Puno e mos përto, se pastaj e pëson.

238

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Përforcimi: Turi i galerisë.

Nxënësit vizatojnë një gjinkallë dhe shkruajnë disa fjali për thënien: “Puno e mos

përto, se pastaj e pëson”. Ngjiten fl etët në muret e klasës. Nxënësit lëvizin lirshëm

nëpër klasë duke komentuar me njëri-tjetrin vizatimet e tyre.

Vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie. Shkruani fjalë të urta për punën.

Rubrika: Shkruajmë

Tema: Bëjmë planin e punës

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të shkruajë planin e tij të punës për një ditë të zakonshme (plan ditor).

• Të bëjë planin e punës së veprimtarive të një jave, sipas modelit të dhënë në tekst.

• Të planifi kojë mirë kohën gjatë një dite, duke i dhënë rëndësi çdo

veprimtarie.

Mjetet: teksti, tabela të regjimit ditor e javor, fisha me fjalët: koha për të mësuar,

koha e lirë etj.

Fjalët kyç: plan pune, regjim ditor, regjim javor, ditë e zakonshme, ditë pushimi.

Aftësitë: të plotësuarit, të treguarit, të shkruarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Bisedë

Ndërtimi i njohurive Përgjigjemi

Përforcimi

Punë e pavarur - zbatimi i njohurive të marra

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Bisedë.

Pyeten nxënësit: - Ç’bëni në: mëngjes, drekë, mbasdite, darkë?

Këto fjalë janë shkruar në etiketa dhe vendosen në tabelë.

Nxënësit fl asin për veprimtarinë e tyre gjatë ditës. I shkruajnë ato nëpër etiketa

dhe i vendosin poshtë etiketave përkatëse të vendosura në tabelë. (Punohet me

grupe nxënësish.)

239

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Ndërtimi i njohurive: Përgjigjemi.

Hapet libri në faqen 178 dhe nxënësit u përgjigjen me shkrim pesë pyetjeve të

para të tekstit. Mësuesi/ja mirëpret çdo përgjigje të nxënësve.

Më pas komentohen fi gurat e tekstit. Mësuesi/ja me anë të pyetjeve bën që

nxënësit ta kenë më të lehtë komentimin e pamjeve të tekstit.

- Cili është plani ditor për ty?

- A e zbaton atë çdo ditë?

- Kur ndryshon ky plan?

- Ç’veprimtari kryen gjatë një jave?

Lihen nxënësit të shprehin lirshëm mendimet e tyre, e dëgjohen me vëmendje.

Përforcimi: Punë e pavarur – zbatimi i njohurive të marra.

Punohen ushtrimet e Fletores së punës, në faqen 48.

Plotësoni tabelën për planin e punës dhe të veprimtarive të klasës për muajt që

janë shkollor, sipas modelit të dhënë në tekst. Duke u marrë me këtë veprimtari,

nxënësit shpalosin njohuritë që morën gjatë orës së mësimit.

Në fund mësuesi/ja bën vlerësimin e nxënësve.

Detyrë shtëpie. Duke u mbështetur në tabelën e Fletores së punës, në faqen

48, bëni planin e veprimtarisë së një jave, nga e hëna deri të dielën.

Rubrika: Lexojmë

Tema: Qentë zjarrfikës

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë rrjedhshëm e me intonacion pjesën, duke respektuar shenjat e

pikësimit.

• Të përdorë fjalët e shprehjet e reja gjatë ritregimit të përmbajtjes.

• Të tregojë raste që ka dëgjuar apo parë nëpër fi lma për kafshët që kanë

shpëtuar jetë njerëzish.

• Të dallojë në tregim përshkrimin real dhe përshkrimin fantastik.

• Të nxjerrë mesazhin e pjesës.

240

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Mjetet: teksti, pamje që tregojnë histori të ndryshme, foto nga veprimtari të

qenve, tabela.

Fjalët kyç: qentë zjarrfikës, makinë zjarrfikëse, zjarr, ujë.

Aftësitë: të lexuarit, të dalluarit, të treguarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Diskutim i ideve

Ndërtimi i njohurive Lexim i drejtuar

Përforcimi

Bisedë

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Diskutim i ideve.

Mësuesi/ja u drejtohet nxënësve:

- Thoni sa më shumë gjëra që ju vinë ndërmend për qenin!

ruan shtëpinë nuhat gjurmët besnik

Qeni

racat “ profesioni” emra

(pastor, pekinez, ( zjarrfikës, slite, akrobat (Lesi, Reksi, Roki, Balo,

haski, sanbernard…) policie, kufiri, roje, gjuetie…) Dona, Xhina…)

Ndërtimi i njohurive: Lexim i drejtuar.

Pyeten nxënësit:

- A keni dëgjuar për qentë zjarrfikës?

- Ç’mund të jenë këta qenë?

- Çfarë bëjnë ata?

Hapet libri në faqen 179 dhe bëhet leximi me ndalesa.

Ndalesa I. -Nëpër qytete … deri te ... 12 fëmijë.

- Ku zhvillohet ngjarja?

- Ç’të veçantë kanë këto lloje qensh?

- Si quhet personazhi ynë?

- A mund të ndodhë një veprim i tillë? Pse?

- Si ka mundur Bobi të bëjë një gjë të tillë?

- Si mendoni, është histori e vërtetë apo e sajuar?

Ndalesa II. -Një ditë … deri në fund.

- Cilën ngjarje po tregon autori?

- Si arriti Bobi të shpëtonte vajzën e vogël?

- A ju vjen për të qeshur në fund? Pse?

- Ç’cilësi të qenve kuptojmë nga kjo pjesë?

241

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Leximi i pjesës zinxhir nga nxënësit.

Shpjegimi i fjalëve të vështira.

Mesazhi i pjesës: *Qeni është kafsha më besnike e njeriut.

Përforcimi: Bisedë.

Lexohen kuriozitetet e dhëna në tekst. Tregohen dhe diskutohen kuriozitetet për

qentë, të gjetura nga nxënësit në internet ose të dëgjuara, ose të para në televizor.

Vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie. Përgjigjju me shkrim pyetjeve në fund të faqes 179.

Rubrika: Njohim gjuhë tonë

Tema: Unë jam… Ti je…

242

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë kuptimin e foljes jam, si: jetoj, ndodhem.

• Të zgjedhojë foljen jam në kohën e tashme në mënyrë intuitive.

• Të plotësojë fjalitë e dhëna me foljen jam duke u ndihmuar dhe nga fi gurat

përkatëse.

• Të përshtatë foljen jam sipas vetës e numrit në fjalitë e dhëna, në kohën e tashme.

• Të shkruajë në tekstin e dhënë foljen jam, aty ku mungon, vetëm në kohën

e tashme.

Mjetet: teksti, tabelë e zgjedhimit të foljes jam në kohën e tashme.

Fjalët kyç: folje, vetë, kohë, numër, njëjës, shumës, përemra vetorë.

Aftësitë: të përshtaturit, të shkruarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi Loja me foljen jam

Ndërtimi i njohurive Punë e drejtuar

Përforcimi

Punë e pavarur - zbatim i njohurive të marra

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Loja me foljen jam.

Mësuesi/ ja fi llon duke iu drejtuar një nxënësi:

- Kush je ti?

- Unë jam Xhoi.

Më pas tregon me gisht një vajzë:

- Kush është ajo?

- Ajo është Era.

- Kush është ai?

- Ai është Albani.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

U drejtohet nxënësve:

- Në ç’klasë jeni ju?

- Ne jemi në klasën e dytë.

U tregon një fi gurë ku ka fëmijë:

- Po ata janë nxënës?

- Ata janë nxënës.

Në fjalitë e shkruara veçohet folja jam dhe nxënësit vënë re si ka ndryshuar ajo.

Zgjedhohet nga mësuesi/ja dhe përsëritet disa herë nga nxënësit.

Ndërtimi i njohurive: Punë e drejtuar.

Hapet teksti në faqen 130, u kërkohet nxënësve të vërejnë me kujdes fi gurat

dhe të lexojnë fjalitë poshtë çdo fi gure. Më pas lexohet vetëm zgjedhimi I foljes.

Kalohet te rubrika Ushtrohu.

Në ushtrimin 1, nxënësit lidhin me shigjetë përemrat vetorë me foljet.

(Ju jeni vëllezër. Ato janë motra. Ajo është Luljeta. Ata janë vëlla e motër. Ne jemi

shokë. Unë jam Beni. Ti je Albani. Ai është Miri.)

Në ushtrimin 2, nxënësit vendosin foljen jam në vetën dhe numrin e duhur (jam,

është, jemi, janë, je, jeni, është, janë).

Përforcimi: Punë e pavarur - zbatim i njohurive të marra.

Nxënësit në mënyrë të pavarur, duke shkruar si duhet foljen jam, plotësojnë fjalitë

e ushtrimit 3 në tekst.

Unë jam nga fshati. Ndërsa ti je … (është, është, janë, janë, jemi, jeni).

Vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie. Jepen ushtrimet e Fletores së punës, në faqen 50.

Rubrika: Lexojmë

Tema: Dhelpra dhe rrushtë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë me intonacion e rrjedhshëm fabulën.

• Të dallojë fabulën si përrallë me kafshë.

• Të diskutojë me shokët moralin e fabulës.

• Të tregojë veprimet e dhelprës si personazhi kryesor i fabulës.

• Të përshkruajë dhelprën duke u mbështetur te fi gurat.

Mjetet: teksti, fabula “Dhelpra dhe rrushtë”, fi gura me dhelpra, vizatim i

përgatitur sipas fabulës.

Fjalë kyç: dhelpra, rrush, i papjekur, vjershë, fabul.

Aftësitë: të lexuarit, të përshkruarit, të diskutuarit, të dramatizuarit.

243

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Dora e fshehtë

Ndërtimi i njohurive Lexim i drejtuar

Përforcimi

Dramatizim

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Dora e fshehtë.

Ndahen nxënësit në grupe të vogla prej 4-5 vetash. Çdo grupi mësuesi/ja i jep një

zarf, brenda të cilit është vjersha e copëzuar në vargje dyshe.

Nxënësit do t’i renditin si duhet vargjet për të ndërtuar vjershën.

Veçohet grupi që ka renditur vjershën sa më saktë.

Ndërtimi i njohurive: Lexim i drejtuar.

Mësuesi/ja shkruan në dërrasë të zezë titullin e fabulës: “Dhelpra dhe rrushtë’.

Lexohet fabula me ndalesa.

Ndalesa I: - Dhelpër ... deri te... si zë dot.

- Pse doli dhelpra nga shtëpia?

- Ku shkoi ajo? Pse?

- Çfarë pa rrugës dhelpra?

- Çfarë dini për dhelprën?

- Si do të vazhdojë fabula?

Ndalesa II: - Dhe si s’mundi ... deri te... zonja dhelpër.

- A u mundua shumë dhelpra? Pse?

- Pse dhelpra e shau rrushin?

- A ishte vërtet rrushi i pabërë?

- Ç’mësim nxirrni nga fabula?

Shpjegohen fjalët apo shprehjet e vështira.

Lexohet pjesa zinxhir nga nxënësit.

Mesazhi i fabulës: *Mos e shaj një gjë që nuk e arrin dot!

U kërkohet nxënësve të gjejnë mbiemrat e kundërt, ndihmuar dhe nga figurat:

rrush i pabërë rrush i bërë

rrush i pjekur rrush i papjekur

- Qarko mbiemrat e duhur për dhelprën. (dinake, gënjeshtare)

U tregohen nxënësve pamje të dhelprës dhe pyeten:

- Si duket ajo?

- Si e ka gëzofin?

- Ç’ngjyrë është ai?

244

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

“Dhelpra është kafshë gjitare grabitqare, e ngjashme me qenin e me ujkun,

me trup shumë të shkathët, me turi të mprehtë, me bisht të gjatë e të dendur

si shtëllungë, është shumë dinake dhe e guximshme.

Ushqehet me pula, shpend të tjerë, lepuj etj. Ajo jeton në strofull (shtëpiza

e saj), të cilën e ndërton me dy dalje për t’i shpëtuar rrezikut.

Përforcimi: Dramatizim.

Nxënësit kanë marrë maska apo veshje për imitimin e dhelprës. Mësuesi/ja ka

përgatitur si mjet mësimor, në një karton një pjergull me rrush. Pasi nxënësit bëhen

gati, dalin para klase aktorët e vegjël: autori dhe dhelpra, për të dramatizuar fabulën.

Vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie. Mëso përmendësh fabulën, vizato dhelprën dhe shkruaj rreth saj.

Rubrika: Njohim gjuhën tonë

Tema: Unë kam… Ti ke…

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë kuptimin e foljes kam, si: zotëroj, më përket mua diçka.

• Të zgjedhojë foljen kam në mënyrë intuitive.

• Të plotësojë fjalitë e dhëna me foljen kam duke u ndihmuar dhe nga figurat

përkatëse.

• Të përshtatë foljen kam sipas vetës, numrit, kohës së tashme në fjalitë e dhëna.

• Të plotësojë fjalitë e tekstit të dhënë me foljen kam, vetëm në kohën e tashme.

Mjetet: teksti, tabelë e zgjedhimit të foljes jam në kohën e tashme.

Fjalët kyç: folja kam, numri njëjës, shumës, vetë, kohë.

Aftësitë: të përshtaturit, të shkruarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Loja e mësimit

Ndërtimi i njohurive Punë e drejtuar

Përforcimi

Punë e pavarur

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Loja me foljen kam.

Mësuesi/ja shkruan në dërrasë të zezë foljen kam dhe u drejton nxënësve pyetjet:

- Çfarë ke ti në çantë?

- Unë kam libra.

- Çfarë ka në bankë ai? (tregon një nxënës) - Ai ka fl etoren.

- Çfarë ka në dorë ajo? (tregon një vajzë) - Ajo ka lapsin.

- Çfarë keni ju në dritare?

- Ne kemi lule.

- Çfarë kanë ata?

- Ata kanë çanta.

245

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

U kërkon nxënësve të thonë disa fjali duke përdorur foljen kam. Fjalitë i shkruan

në dërrasë të zezë.

Unë kam këpucë te reja.

Ti ke fl etore të re.

Ai ka shokë të mirë. Ajo ka fl okë të gjatë.

Ne kemi klasë të re. Ju keni ngjyra druri.

Ata kanë një mësuese të mirë.

Lexohet zgjedhimi i foljes kam disa herë nga nxënësit.

Ndërtimi i njohurive: Punë e drejtuar.

Hapet teksti në faqen 183.

- Vëreni fi gurat dhe lexoni fjalitë nën çdo fi gurë.

Lexohet zgjedhimi i foljes kam nga disa nxënës.

Kalohet te rubrika Ushtrohu.

Në ushtrimin 1, nxënësit do të shkruajnë përemrin vetor në vendin e duhur. ( ajo,

ti, unë, ju, ata, ne)

Në ushtrimin 2, nxënësit do të zëvendësojnë emrat me përemrat vetorë: ai, ajo,

ata, ato ajo, ai, ato, ata.

Përforcimi: Punë e pavarur.

Shkruani si duhet foljen kam në tekstin e dhënë të ushtrimit 3.

Ai ka një lepur. Ata kanë peshq… (keni, kemi, ke, kanë)

Vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie. Jepen ushtrimet e Fletores së punës, në faqen 53.

246

Rubrika: Lexojmë

Tema: Abetarja e kecave

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë bukur vjershën.

• Të komentojë vjershën duke u ndihmuar nga pyetjet e tekstit.

• Të lexojë vjershën në role (mama Dhia, kecat, autori).

• Të nxjerrë mesazhin e vjershës.

Mjetet: teksti, dërrasa e zezë, vjersha e D. Agollit

Fjalët kyç: vjershë, abetare, keca, mama Dhia.

Aftësitë: të lexuarit, të diskutuarit, të dramatizuarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Dora e fshehtë

Ndërtimi i njohurive Lexim i drejtuar

Përforcimi

Lojë në role

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Dora e fshehtë.

Ndahen nxënësit në grupe.

Çdo grupi i jepet zarfi me vargjet e copëzuara.

Veçohet grupi që do ta renditë më saktë vjershën.

Ndërtimi i njohurive: Lexim i drejtuar.

Hapet teksti, komentohet fi gura që paraqitet në tekst.

Lexohet vjersha me ndalesa:

Ndalesa I: - Strofa e parë:

- Çfarë bleu Dhia brigjatë?

- Si e pritën kecat abetaren?

- Çfarë i premtuan ata nënës dhi?

- A do ta mbajnë premtimin kecat?

Ndalesa II: - Strofa e dytë

- Ku vajti mama Dhia?

- Ç’pa ajo kur u kthye në shtëpi?

- A i gjeti ajo fl etoret kur u kthye në shtëpi?

- Çfarë ndjeu mama Dhia në këtë rast?

- Ju ka rastisur juve ndonjëherë si kecave?

Ndalesa III: - Strofa e tretë:

- Ku përfunduan fl etoret dhe abetaret?

- Ju vjen për të qeshur? Pse?

- Ç’mësojmë nga kjo vjershë?

Shpjegohen fjalët apo shprehjet e vështira për nxënësit.

Leximi i vjershës zinxhir nga nxënësit.

Mesazhi i vjershës: *Librat t’i mësojmë dhe t’i ruajmë me kujdes.

*Mëso dhe vetëm mëso, se kështu mendjen ndriçon.

Përforcimi: Lojë në role.

Ndahet pjesa në role: autori, dhia, kecat.

Veçohet grupi që luan më bukur pjesën.

Vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie. Mësoni vjershën përmendsh.

247

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Bisedojmë së bashku

Tema: Kujtojmë festën e abetares

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të kujtojë çaste nga festa e abetares duke sjellë foto të ndryshme në klasë.

• Të flasë për veprimtari të ndryshme që ka zhvilluar në klasë, duke veçuar

mbresat e tij.

• Të flasë rreth fotove të tekstit, duke i krahasuar me fotot e tij.

• Të flasë për dy tekstet: Abetaren dhe Matematikën, t’i krahasojë duke dhënë

përshtypjet e tij.

Mjetet: teksti, foto nga festa e abetares, kaseta filmike.

Fjalët kyç: festë, kujtim, ngjarje, krahasim.

Aftësitë: të folurit, të përshkruarit, të krahasuarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Harta e të menduarit

Ndërtimi i njohurive Pyesim-përgjigjemi

Përforcimi

Atmosferë festive

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Harta e të menduarit.

Nxënësit nxjerrin mbi bankë foto nga festa e abetares.

- Çfarë ju sjell në mendje kjo festë?

përgatitja për festën

këngët

blerja e veshjes

Festa e

Abetares

mësimi i vjershave

bërja e kapelës

festa para prindërve

248

- Provoni, nëse mbani mend vjersha nga festa e abetares.

- Si mund ta interpretoni tani vjershën? Provoje!

Ndërtimi i njohurive: Pyesim – përgjigjemi.

Hapet teksti në faqen 185, shihen figurat dhe kujtohet festa e abetares:

- Kur e keni bërë festën?

- Ç’shkronjë ishe?

- Si u ndjeve ato ditë?

- Cili ishte libri i parë që lexove vetë?

- Ç’mësove nga Abetarja?

- Po nga Matematika? Etj.

Komentohen figurat e tekstit. Krahasohen pamjet me festën e tyre.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Përforcimi: Atmosferë festive.

Nxënësit kanë sjellë kapela, foto nga Festa e Abetares, të cilat ekspozohen në

klasë dhe, nëse është mundësia, shikohet kaseta e festës. Në klasë krijohet një

atmosferë festive duke kujtuar gjërat më mbresëlënëse te nxënësit.

Rubrika: Njohim gjuhën tonë

Tema: Unë lexoj… Ti shkruan…

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të zgjedhojë folje të zgjedhimit I, në kohën e tashme, në mënyrën dëftore

në mënyrë intuitive.

• Të përshtatë foljet me përemrin e duhur vetor.

• Të vendosë foljen në vetën e duhur, duke iu përgjigjur pyetjeve.

• Të krijojë fjali me folje të zgjedhimit I në kohën e tashme.

Mjetet: teksti, tabelë me zgjedhimin e foljeve: lexoj, shkruaj në kohën e tashme,

fletore klase.

Fjalët kyç: folje, përemër vetor, numri njëjës, shumës.

Aftësitë: të vrojtuarit, të interpretuarit, të shkruarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Përvijim i të menduarit

Ndërtimi i njohurive Punë e drejtuar

Përforcimi

Shkrim i lirë

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Përvijim i të menduarit.

Mësuesi/ja u drejtohet nxënësve: -Thoni disa folje që mbarojnë me -j.

këndoj

recitoj

vizatoj

Folje me -j

shkruaj

lexoj

punoj

- Formoni fjali me këto folje që të fillojnë me: unë, ti, ai/ajo, ne, ju, ata/ato.

Lexohet zgjedhimi i foljeve lexoj dhe shkruaj në fletët e përgatitura nga mësuesja.

Shënim. Në këtë klasë nuk përdoren termat gjuhësorë zgjedhim, zgjedhim I.

Nxënësit veprojnë në mënyrë praktike dhe intuitive.

249

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Ndërtimi i njohurive: Punë e drejtuar.

Hapet teksti në faqen 186.

Vendoset në vend të pikave folja shkruaj siç duhet.

Lexohet zgjedhimi i foljeve lexoj dhe shkruaj.

Kalohet në rubrikën Ushtrohu.

Në ushtrimin 1, nxënësit lidhin me shigjetë përemrin vetor me foljen e duhur.

Në ushtrimin 2, nxënësit përshtatin foljen e dhënë me vetën dhe numrin e duhur.

Vëzhgohet puna e nxënësve bankë më bankë.

Përforcimi: Shkrim i drejtuar.

Në Fletoren e punës, faqe 52 punohet ushtrimi 1 dhe 2.

Formoni fjali me foljen punoj një herë në njëjës, një herë në shumës. Përdor në

fi llim fjalët: unë, ti, ai, ajo, ne, ju, ata, ato.

Vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie. Jepen ushtrimet 3, 4 në Fletoren e punës, faqe 52.

Rubrika: Lexojmë

Tema: Qukapik, o qukapik

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë rrjedhshëm e me intonacion vjershën.

• Të tregojë çfarë di për qukapikun, duke sjellë informacionin e grumbulluar për të.

• Të krahasojë qukapikun me krimbin, duke përmendur tri cilësi të tyre.

• Të thotë përmbajtjen e vjershës, duke përdorur grafikun organizues harta e ngjarjes.

Mjetet: teksti, foto të qukapikut, materiale të grumbulluara nga Enciklopedia

për fëmijë.

Fjalë kyç: vjershë, qukapik, i lig, krimb, mik.

Aftësitë: të lexuarit, të treguarit, të krahasuarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Pema e mendimit - Dora e fshehtë

Ndërtimi i njohurive Dëgjimi i drejtuar

Përforcimi

Turi i galerisë – Pesëvargësh

250

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Pema e mendimit - Dora e fshehtë.

Pyeten nxënësit: - Çfarë dini për qukapikun?

sqep të gjatë e të hollë

krimba

shpend

Ç’është?

bisht të shkurtër

i mirë

Ushqehet me

Qukapiku

Cilësitë

insekte (kandrra)

Ku jeton?

i dobishëm

në pyll

në zgavrën e drurit

Shkruhen idetë e nxënësve në kllasterin e dhënë.

Vjersha është copëzuar në vargje. Ndahen nxënësit në tri grupe, duke u thënë

nxënësve se çdo grup do të formojë një strofë.

Nxënësit duhet të rindërtojnë vjershën duke mbajtur parasysh rrokjet me të cilat

mbarojnë vargjet (rimën). Formohen strofat dhe ngjiten nëpër fletë të bardha.

Veçohet grupi që ka punuar më mirë.

Ndërtimi i njohurive: Dëgjim i drejtuar.

Lexohet vjersha me strofa.

Për çdo strofë u drejtohen nxënësve pyetje të ndryshme.

Shpjegohen fjalët apo shprehjet e reja.

GËLLTIT kal.

1. Kapërdij a përcjell nga goja për në stomak (një ushqim a diçka tjetër); ha

me uri të madhe dhe e përcjell pa e përtypur; kapërdij. Gëlltit kafshatën (bukën,

gjellën, ushqimin).

ÇUKIT kal.

1. vet. veta III. I bie me sqep diçkaje, quk me sqep; ha me sqep (për shpendët).

Zogu (harabeli, sorra, korbi) çukit. Qukapiku çukit. Pula çukit. Çukit grurë (elb,

mel). Çukit plisat.

Lexohet vjersha zinxhir nga nxënësit.

Punohet rubrika Kuptojmë tekstin. Nxënësit u përgjigjen pyetjeve për të zbërthyer

kuptimin e vjershës.

miku

Mesazhi i vjershës:

*Qukapiku është doktori i pyllit.

mbrojtësi

251

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Thuhen kuriozitete për qukapikun dhe tregohen foto të tij apo të zogjve të tjerë

që jetojnë në pyll.

Përforcimi: Turi i galerisë - pesëvargëshi.

Nxënësit vizatojnë në një fl etë qukapikun.

Krijojnë një pesëvargësh me fjalën qukapik.

Qukapiku

i dobishëm i mirë

çukit ushqehet pastron

Qukapiku është mbrojtës i pyllit

Pikth (mbrojtës i pyllit)

Afi shohen krijimet e nxënësve në muret e klasës.

Nxënësit lëvizin lirshëm nëpër klasë, duke diskutuar rreth krijimtarive të njëri-tjetrit.

Vlerësohet krijimi më i mirë i klasës.

Detyrë shtëpie. Mësoni përmendsh strofën që u pëlqeu më shumë nga vjersha.

Rubrika: Njohim gjuhën tonë

Tema: Unë ha dhe pi …

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të zgjedhojë në kohën e tashme të mënyrës dëftore folje të zgjedhimit III.

• Të shkruajë foljet e zgjedhimit III në vetën dhe numrin e duhur, në fjalitë ku

mungojnë.

• Të krijojë fjali me foljet e zgjedhimit III, sipas shembullit të dhënë.

Mjetet: teksti, tabela me zgjedhimin e foljeve të zgjedhimit III, fl etore klase.

Fjalët kyç: folje, njëjës, shumës, vetë.

Aftësitë: të menduarit, të dëgjuarit, të shkruarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Loja e mësimit

Ndërtimi i njohurive Punë e drejtuar

Përforcimi

Shkrim i lirë

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Loja e mësimit.

Pyeten nxënësit: - Ç’gjëra hëngrët dhe pitë sot?

Përgjigje: Hëngra banane, sanduiç, patatina etj.

252

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Piva ujë, lëng pjeshke, pije freskuese ...

Formohen grupe me nga tetë nxënës. Njëri grup ka fi sha me përemrat vetorë (ua

ka shpërndarë paraprakisht mësuesi/ja. Për vetën e tretë jepet veç përemrit ai, ata

edhe përemri ajo, ato në gjininë femërore.) Çdo nxënës ka një fi shë. Kur nxënësi

ngre lart fi shën, dy grupet e tjera formojnë fjali duke përdorur foljet ha dhe pi.

Mësuesi/ja shkruan në dërrasë të zezë fjalitë e formuara.

Ndërtimi i njohurive: Punë e drejtuar.

Hapet libri në faqen 188, komentohen figurat dhe lexohen fjalitë nga nxënësit.

Mësuesi/ja iu tërheq vëmendjen se foljet ha dhe pi nuk ndryshojnë në numrin njëjës.

unë ha

unë pi

ti ha

ti pi

ai/ajo ha ai/ajo pi

Nxënësit lexojnë në fillim fjalitë që kanë foljen ha dhe, më pas, ato që kanë foljen pi.

Kalohet në punimin e ushtrimeve të tekstit:

Në ushtrimin 1, nxënësit shkruajnë siç duhet foljen ha dhe pi në tekstin e dhënë.

Në ushtrimin 2, nxënësit krijojnë fjali sipas shembullit të dhënë.

Ti je mace. Ti ha minj dhe pi qumësht….

Vëzhgohet puna e nxënësve bankë më bankë.

Përforcimi: Shkrim i lirë.

Formoni fjali me foljen rri, duke e bashkuar me fjalët: unë, ti, ai, ajo, ne, ju, ata, ato.

Në këtë etapë mund të përdoret ushtrimi 1 i Fletores së punës, në faqen 53.

Vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie. Jepen ushtrimet 2, 3 të Fletores së punës, në faqen 53.

Rubrika: Lexojmë

Tema: Mësuesja e madhe natyrë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë rrjedhshëm e me intonacion pjesën.

• Të thotë përmbajtjen duke iu përgjigjur pyetjeve të tekstit.

• Të dallojë përgjigjen e saktë në situatat e dhëna.

• Të thotë mesazhin e pjesës.

• Të shkruajë përmbledhjen e pjesës duke iu përgjigjur pyetjeve.

Mjetet: teksti, pamje nga natyra, fl etë të bardha.

Fjalët kyç: mësuesja natyrë, qiell, diell, ndriçon, mal, bletë, nektar, punon.

Aftësitë: të lexuarit, të diskutuarit, të treguarit, të dramatizuarit.

253

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Imagjinatë e drejtuar

Ndërtimi i njohurive Lexim i drejtuar

Përforcimi

Vizatim i lirë

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Imagjinatë e drejtuar.

254

mal

kafshë

lumë det liqen

Natyra

pyll

lule pemë diell retë

njerëz

Për një moment imagjinoni veten tuaj, si: lule, diell, dallëndyshe etj.

Lihen nxënësit të shprehen lirshëm, duke e imagjinuar veten e tyre si një element

tjetër i natyrës.

P.sh.: Diell U jap jetë njerëzve, bimëve dhe kafshëve, si dhe dritë Tokës. Ngroh

me rrezet e mia. Shkëlqej dhe më duan të gjithë.

Dallëndyshe Fluturoj dhe shoh të gjitha bukuritë e vendit tim. Ndërtoj fole për

të vegjlit e mi. Lajmëroj të gjithë për ardhjen e pranverës. Të gjithë më duan dhe më

shohin me dashuri.

Ndërtimi i njohurive: Lexim i drejtuar.

Lexohet pjesa me ndalesa:

Ndalesa I. Atë mëngjes … deri te ....gëzim.

- Kur u zgjua lulja?

- Çfarë pa lulja nga dritarja?

- Si iu mbush zemra?

Ndalesa II. Pas pak … deri te .... njerëzve.

- Cilin pa në fillim lulja?

- Çfarë i tha ajo diellit?

- Si iu përgjigj dielli?

Ndalesa III. Në atë çast … deri te ....zogjtë.

- Cilën pa tjetër lulja?

- Çfarë i tha ajo dallëndyshes?

- Pse nuk nxitoi dallëndyshja?

- Ç’dini për dallëndyshen?

Ndalesa IV. Pas … deri te ....mjaltin.

- Cilën pa tjetër lulja?

- Pse bleta kishte shkuar në kopsht?

- Ç’dini për bletën?

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Ndalesa V. Të gjithë … deri në fund.

- Si thirri lulja?

- Pse e falënderoi lulja natyrën?

- Ju pëlqen mbyllja?

Shpjegohen fjalët apo shprehjet e reja.

KASHTË f. sh. bot.

2. Kërcelli i prerë bashkë me gjethet e thara të të lashtave, pa kokrrat ose

pa kallirin; kërcelli i drithërave që mbetet pas shirjes. Kashta e grurit (e misrit,

e thekrës). Fije kashtë. Kapelë kashtë.

Ngjyrë kashtë. Ndaj kallirin nga kashta.

NEKTAR m.

1. Lëng i ëmbël, që nxjerrin lulet e disa bimëve në rrëzë të petlave dhe

që e thithin bletët për të bërë mjaltin. Nxjerr nektar. Thith nektarin. I ëmbël si

nektar.

Leximi i pjesës zinxhir nga nxënësit.

Lexim me role: dielli, dallëndyshja, bleta, lulja.

Punohet në tekst ushtrimi Shënoni me shenja përkatëse përgjigjen e saktë dhe

të gabuar.

Mesazhi: *Jemi pjesë e natyrës, të gjithë punojmë dhe gëzojmë.

Përforcimi: Vizatim i lirë.

Nxënësit, të ndarë në grupe, vizatojnë një nga personazhet e pjesës, duke e

shoqëruar dhe me fjali sipas tekstit.

Vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie. Përgjigjjuni me shkrim pyetjeve të rubrikës Ushtrohu.

Rubrika: Njohim gjuhën tonë

Tema: Para, tani, pas

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë tri koncepte që lidhen me kohën: para, tani, pas, duke u nisur

nga koha kur nis veprimi.

• Të përdorë fjalët që tregojnë kohën, si : para, pas, tani, para disa çastesh,

më vonë etj.

Mjetet: teksti, fisha me fjalët: para, tani, pas, fl etore klase.

Fjalë kyç: kohë, dje, sot, nesër, para, tani, pas, e shkuar, e tashme, e ardhme.

Aftësitë: të menduarit, të shkruarit, të dëgjuarit.

255

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Krahaso

Ndërtimi i njohurive Punë e drejtuar

Përforcimi

Gushëkuqi rrethor

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Krahaso.

Pyeten nxënësit:

- Ç’bëtë dje pasdite?

- Çfarë bëtë në mëngjes?

- Ç’po bëjmë tani? Cilën lëndë po zhvillojmë?

- Çdo të bëni kur të dilni nga shkolla?

- Çfarë do të shihni në televizor?

Foljet që do të përdorin nxënësit do të vendosen në tabelë.

E shkuar (para) E tashme (sot) E ardhme (pas)

Lexova një libër Po bëjmë mësim. Do të luaj me kompjuter.

Ndërtimi i njohurive: Punë e drejtuar.

Hapet libri në faqen 201 dhe u kërkohet nxënësve të vërejnë me kujdes fi gurat e

ushtrimit 1 dhe të vendosin fjalët e dhëna aty ku duhen.

Në ushtrimin 2, nxënësit shohin datat e shënuara në kalendarë dhe i përshtatin

me fjalët dje, sot, nesër.

Punohen ushtrimet e rubrikës Ushtrohu.

Përforcimi: Gushëkuqi rrethor.

Ndahet klasa në grupe.

U jepet nxënësve detyra përkatëse:

Grupi I → Shkruani folje që tregojnë kohën e shkuar.

Grupi II → Shkruani folje që tregojnë kohën e tashme.

Grupi III → Shkruani folje që tregojnë kohën e ardhme.

Nxënësit shkruajnë foljet në një fl etë, e cila kalon dorë më dorë te nxënësit duke

e palosur në formë fi zarmonike.

Shpallet fi tues grupi që grumbullon më shumë pikë.

Vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie. Jepen ushtrimet e Fletores së punës, në faqen 55.

256

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Lexojmë

Tema: Flutura

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë rrjedhshëm e me intonacion pjesën.

• Të ritregojë përmbajtjen, duke iu përgjigjur pyetjeve të tekstit.

• Të renditë veprimet që tregojnë si del flutura nga veza.

• Të flasë për informacionin (të dhënat) e ri që mësoi për fluturën në këtë pjesë.

• Të përshkruajë fluturën me fjalë ose duke e vizatuar.

Mjetet: teksti, dërrasa e zezë, fotoja e fluturës, kuriozitete.

Fjalët kyç: flutur, këmbëza, brirë (antena), vezë, krimb, fshikëz, fletë.

Aftësitë: të lexuarit, të folurit, të përshkruarit, të treguarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Harta e mendimit

Ndërtimi i njohurive Dëgjim i drejtuar

Përforcimi

Përshkrimi i drejtuar

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Harta e mendimit.

U drejtohet nxënësve gjëegjëza për fluturën:

Por si lule kur e sheh,

tek rri ulur mbi një degë.

Krahët fillon i rreh,

sapo unë zgjatem ta prek.

Kush nga ju e njeh?

- Ç’dini për fluturën?

2 krahë me 4 fletë

6 këmbëza kandërr

Ndërtimi i trupit

Ç’është?

2 antena në kokë

nektar Ushqimi

kur është krimb me gjethe

Flutura

Ku jeton?

Si shumohet?

me vezë

në pyll

nëpër lëndina

257

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Ndërtimi i njohurive: Dëgjim i drejtuar.

Shkruhet titulli i pjesës në dërrasë të zezë “Flutura”.

Lexohet pjesa me intonacion nga mësuesi/ja.

Shpjegohen fjalët apo shprehjet e vështira.

FLUTUR f. sh.

1. zool. Emërtim i përgjithshëm për disa lloje kandrrash fluturuese, me katër

krahë të mbuluar me luspa të imëta si pluhur, me ngjyra të ndryshme, me feçkë

e brirthë për të thithur dhe për të ndier, disa prej të cilave dëmtojnë bimët. Flutur

shumëngjyrëshe. Flutur bishtartë. Flutura e bardhë e pemëve. Flutura e verdhë e

jonxhës. Flutur nate. Flutura e mëndafshit. Flutura e lakrës. Flutura e duhanit.

FSHIKËZ f. sh. (FSHIKË f. sh.)

4. Qese e vogël, e endur nga disa lloje krimbash ose insektesh, të cilët

mbështillen brenda saj; pështjellëse që end rreth vetes krimbi i mëndafshit,

kukule.

Paraqitet me skemë procesi i lindjes së një fluture:

vezë krimb fshikëz flutur

Lexohet pjesa zinxhir nga nxënësit.

Pyeten nxënësit:

- Pse autori thotë që në natyrë bëhen gjëra të mrekullueshme?

- Pse fluturat shkojnë lule më lule?

- Ke kapur ndonjëherë flutur?

- Si t’i ka bërë duart?

- Të ka pëlqyer?

- Më pas a e ke lëshuar? Pse?

U kërkohet nxënësve të përgjigjen me fjali të plota.

Punohet ushtrimi: Vendos numrat 1, 2, 3, 4, 5, 6 sipas radhës së veprimeve:

1. Flutura, femër, lëshon vezën.

2. Veza bëhet krimb.

3. Krimbi mbyllet në fshikëz.

4. Brenda në fshikëz bëhet flutur.

5. Flutura shpon fshikëzën.

6. Flutura del jashtë dhe fluturon.

Përforcimi: Përshkrimi i drejtuar.

U kërkohet nxënësve të shikojnë me vëmendje figurat e paraqitura në tekst dhe

të përshkruajnë njërën nga ato, duke përdorur pyetjet e tekstit:

258

- Çfarë ka fl utura mbi kokë?

- Sa këmbëza ka ajo?

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

- Sa fl etë ka?

- Çfarë ngjyre ka ajo?

P.sh.: Flutura është një kandërr që më pëlqen shumë. Ajo ka mbi kokë dy

antena. Ka gjashtë këmbëza dhe katër fl etë. Fluturat janë shumëngjyrëshe. Mua më

pëlqen më shumë fl utura blu.

Lexohen përshkrimet e nxënësve para klasës.

Ndonjëri mund edhe ta vizatojë.

Vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie. Vizato një fl utur dhe përshkruaje me pesë fjali.

Rubrika: Njohim gjuhën tonë

Tema: Dje isha… Nesër do të jem…

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të zgjedhojë foljen jam në kohën e shkuar dhe të ardhme.

• Të tregojë për veten e tij si ka qenë dhe të imagjinojë si do të jetë në të ardhmen.

• Të përshtatë foljen jam në kohën dhe vetën e duhur.

• Të përdorë foljen jam në kohën e duhur në tekstin e dhënë.

Mjetet: teksti, tabelë e zgjedhimit të foljes jam në kohën e shkuar (e pakryer)

e në të ardhmen.

Fjalët kyç: jam, zgjedhim, koha e shkuar (e pakryer), koha e ardhme.

Aftësitë: të dëgjuarit, të vëzhguarit, të shkruarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Diskutim

Ndërtimi i njohurive Veprimtari e drejtuar

Përforcimi

Punë e pavarur

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Diskutim.

Nxënësit nxjerrin mbi bankë foto, kur kanë qenë të vegjël (Kërkesa u është bërë

një orë më parë).

Mësuesi/ja i drejtohet një nxënësi dhe e pyet:

- Kur ke dalë në fotografi ?

- Sa vjeç ishe?

- Si do të jesh kur të rritesh? etj.

isha jam do të jem

(e shkuar) (e tashme) (e ardhme)

259

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Ndërtimi i njohurive: Veprimtari e drejtuar.

Hapen librat, nxënësit lexojnë ushtrimet në krye të tekstit dhe dallojnë kohën

kur ndodh veprimi, të ndihmuar nga ndajfoljet e kohës ose nga grupet e fjalëve

(rrethanorët e kohës). Nxënësit dallojnë ndryshimin që pëson folja kur ndryshon

koha dhe vetat. Të gjitha këto nxënësi i mëson në mënyrë praktike. Në këtë hap

nxënësi lexon dhe plotëson fjalitë.

Kalohet te rubrika Ushtrohu. Në ushtrimin 1, nxënësit shkruajnë si duhet foljen

jam në fjalitë e dhëna.

Në ushtrimin 2, nxënësit përshtatin foljen jam në kohën, vetën dhe numrin e

duhur në fjalitë e dhëna.

Vëzhgohet puna e nxënësve bankë më bankë.

Përforcimi: Punë e pavarur.

Formo fjali me foljen jam, duke e përdorur atë në kohën e shkuar, të tashme dhe

të ardhme.

Vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie. Jepen ushtrimet e Fletores së punës, në faqen 55.

Mësim përmbledhës

Tema: Përrallat tona

Objektivat: Nxënësi në fund të orës të jetë i aftë:

• Të tregojë përrallat duke dalluar strukturën e një përralle (hyrje, zhvillimi i

ngjarjes, mbyllje).

• Të përcaktojë fjalët hyrëse dhe mbyllëse në një përrallë.

• Të shkruajë një përrallë duke u mbështetur te kartolinat fi gurative.

Mjetet: kartolina me fi gura, teksti, libra me përralla.

Fjalët kyç: përrallë, na ishte njëherë, njëherë e një kohë, shumë vite më parë,

jetuan të lumtur.

Aftësitë: të treguarit, të dalluarit, të shkruarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Përvijimi i të menduarit

Ndërtimi i njohurive Punë e drejtuar

Përforcimi

Loja me kartolina

260

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Përvijim i të menduarit.

Nxënësit për 2-3 minuta lihen të rikujtojnë përrallat e mësuara në tekstin e gjuhës.

Ema lexon librin

Princesha mbi bizele

Pinoku i sëmurë

Breshka dhe lepuri

Lindja e Simbës

Gjinkalla dhe milingona

Përralla

Arushat në cirk

Tre derrkucët

Historia e një dragoi të vogël

Dallëndyshja dhe milingona

- Cila nga përrallat që ke mësuar të pëlqen më shumë? Pse?

- Çfarë di tjetër për përrallat?

gjithmonë fiton i miri

krijimtari gojore

hyrja

ka fund të lumtur

Përralla

ndërtimi

zhvillimi i ngjarjes

mbyllja

personazhet janë të mirë e jo të mirë

Fjalët e hyrjes: Na ishte njëherë …, Shumë vite më parë…, Një herë e një kohë…,

Dikur etj. Fjalët e mbylljes: ( U martuan, Jetuan të lumtur, Mbretëruan gjithë jetën,

Pleqëruan së bashku etj.

Ndërtimi i njohurive: Punë e drejtuar.

Zgjidh një përrallë dhe shkruaje në tabelë.

Hyrja

Zhvillimi i ngjarjes

Mbyllja

Secili nxënës mendon të tregojë një nga përrallat e mësuara, sipas strukturës së

paraqitur, duke përdorur fjalët hyrëse dhe mbyllëse të përrallës.

261

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Përforcimi: Loja me kartolina.

Në disa kartolina, mësuesi/ja paraqet me fi gura disa personazhe të përrallave,

sende apo objekte të ndryshme nga përrallat (fi gura që tregojnë vende nga përralla

apo sende të përdorura gjatë saj).

Nxënësit zgjedhin 4 kartolina dhe vendosin të krijojnë një përrallë, ashtu siç e

mendojnë, duke u bazuar në personazhet apo vendet e objektet e paraqitura në

kartolinë. P.sh.:

kartolina 1 lepur; kartolina 2 karotë;

kartolina 3 ujk; kartolina 4 pyll :

Dëgjohen nxënësit me vëmendje, bëhet vlerësimi i tyre dhe inkurajohen nga

mësuesi/ja të zhvillojnë më tej imagjinatën e tyre.

Detyrë shtëpie. Shkruaj përrallën që mendove në klasë.

VJERSHAT E NATYRËS

Rubrika: Lexojmë

Tema: Një ditë shkon. Dhe…

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë me intonacion vjershat.

• Të fl asë për ndryshimet që ndodhin te njeriu, bimët, kafshët.

• Të shkruajë fjali për çdo figurë të paraqitur në tekst duke përdorur fjalët e vjershave.

Mjetet: teksti, tabela, foto të nxënësve në mosha të ndryshme, foto të fazave

të rritjes së bimëve e kafshëve.

Fjalët kyç: vjershë, një ditë shkon, zhvillim, ndryshim.

Aftësitë: të lexuarit, të dalluarit, të folurit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Rrethi i koncepteve

Ndërtimi i njohurive Lexim në çifte

Përforcimi

Ruaje fjalën e fundit për mua

262

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Rrethi i koncepteve.

Mësuesi përpilon grafikun e mëposhtëm:

Çfarë? Si? Pse?

Përgjigjet e nxënësve

KOHA

Zhvillohet një bashkëbisedim rreth temës se si ikën koha rreth pyetjeve:

- Çfarë ndodh në një ditë?

- Sa orë ka një ditë?

- Çfarë vjen pas një dite?

- Çfarë vjen pas një muaji?

- Po pas një stine?

- A mund ta ndalojmë kohën?

- A ndryshojmë ne kur koha kalon?

Me ndihmën e përgjigjeve të nxënësve, mësuesi/ja plotëson grafikun e mësipërm.

Ndërtimi i njohurive: Lexim në çifte.

Hapen librat dhe nxënësit lexojnë në dyshe (me shokun e bankës) dhe në heshtje

vjershat në tekst. I lexojnë dhe i rilexojnë disa herë. Për të kuptuar më mirë vjershat,

nxënësit shohin figurat.

Në të tri rreshtat e figurave jepet ndryshimi që pëson njeriu që nga foshnjëria deri

sa rritet, si fara bëhet pemë dhe si nga larva del flutura.

Përforcimi: Ruaje fjalën e fundit për mua.

Secili nxënës shkruan mbi një fletë të bardhë 2 vargjet që mendon se i kuptoi më

mirë dhe shkruan si i ka kuptuar, por nuk ua tregon shokëve.

Mësuesi/ja ngre disa nxënës (që kanë vargje të ndryshme), që lexojnë vargjet e

zgjedhura dhe presin që të tjerët t’i shpjegojnë ato. Vetëm në fund, nxënësit lexojnë

shpjegimin e tyre.

263

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Njohim gjuhën tonë

Tema: Unë kisha… (më parë)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të zgjedhojë foljen kam në kohën e shkuar.

• Të përdorë në vetën e numrin e duhur foljen kam në kohën e shkuar, duke

u ndihmuar nga përemrat vetorë dhe fjalët e treguesve kohorë (dje, më parë).

• Të shkruajë drejt foljen kam në fjalitë e dhëna duke e përdorur në kohën e shkuar.

Mjetet: teksti, tabelë me zgjedhimin e foljes kam në kohën e shkuar (të pakryerën).

Fjalët kyç: kam, e shkuar, para, dje, pardje etj.

Aftësitë: të menduarit, të shkruarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Diskutim i ideve

Ndërtimi i njohurive Punë e drejtuar

Përforcimi

Punë individuale

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Diskutim i ideve.

Mësuesi/ja bën pyetjen:

- Çfarë lodrash a veshjesh të preferuara keni veshur në verë?

- Po tani i keni më ato?

Shkruan në dërrasë etiketën: Unë kisha.....

Nxënësit thonë fjali të shkurtra që fi llojnë me: Unë kisha..

Mësuesi/ja i shkruan fjalitë në dërrasë të zezë:

Unë kisha një top. Ti kishe një libër. Ai kishte një qen...

Ndërtimi i njohurive: Punë e drejtuar.

Nxënësit hapin librat dhe shohin fi gurat dhe shembujt në tekst. Të drejtuar nga

mësuesi/ja ata përsëritin zgjedhimin e foljes kam në kohën e pakryer:

Unë kisha

Ti kishe

Ai kishte

Nxënësit punojnë të pavarur ushtrimin 1.

Mësuesi/ja tërheq vëmendjen në përdorimin e fjalëve: Më parë po, tani jo.

Përforcimi: Punë individuale.

Punohet ushtrimi 2.

Ne kishim

Ju kishit

Ata kishin

Detyrë shtëpie jepen ushtrime nga Fletorja e punës, në faqen 196.

264

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Njohim gjuhën tonë

Tema: Unë do të kem…(më pas)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të zgjedhojë foljen kam në kohën e ardhme.

• Të përdorë në vetën e numrin e duhur foljen kam në kohën e ardhme, duke u

ndihmuar nga përemrat vetorë dhe fjalët e treguesve kohorë (nesër, më pas).

• Të shkruajë drejt foljen kam në fjalitë e dhëna duke e përdorur në kohën e ardhme.

Mjetet: teksti, tabelë me zgjedhimin e foljes kam në kohën e ardhme.

Fjalët kyç: kam, e ardhme, nesër, pasnesër, më pas etj.

Aftësitë: të menduarit, të shkruarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Diskutim i ideve

Ndërtimi i njohurive Punë e drejtuar

Përforcimi

Punë individuale

Zhvillimi i mësimit

Ndiqet ajo ecuri si e temës së mëparshme.

Rubrika: Lexojmë

Tema: O ylber i bukur

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë me ndjenjë vjershën.

• Të flasë për përmbajtjen e vjershës me anë të pyetjeve.

• Të thotë ngjyrat e ylberit.

• Të vizatojë ylberin duke përdorur ngjyrat dhe fantazinë e tij.

Mjetet: teksti, pjesë që flasin për ylberin, Enciklopedia për fëmijë.

Fjalët kyç: ylber, forma, shtatë ngjyra, hark, këmbë, brigje.

Aftësitë: të lexuarit, të shpjeguarit, të përshkruarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Stuhi mendimesh

Ndërtimi i njohurive Pyetje-përgjigje

Përforcimi

Turi i galerisë

265

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Stuhi mendimesh.

Mësuesi/ja pyet:

- Çfarë dini për ylberin?

Nxënësit shprehin gjithçka iu vjen ndër mend rreth tij.

Ato, mësuesi/ja i shkruan në tabelën e mëposhtme:

7 ngjyra pas shiut

Ylberi

i bukur

më pëlqen

Ndërtimi i njohurive: Pyetje-përgjigje.

Hapen tekstet dhe mësuesi/ja lexon vjershën bukur. Më pas, disa nxënës e

rilexojnë atë.

Mësuesi/ja pyet rreth vjershës dhe asaj që ai/ajo tregon.

Nxënësit përgjigjen dhe diskutojnë.

Përforcimi: Turi i galerisë.

Nxënësit pikturojnë ylberin në mënyrë individuale. Në fund ata varin punët nëpër mure

dhe nxënësit “shëtisin” nëpër klasë duke shprehur preferencat për ndonjërën prej tyre.

Rubrika: Bisedojmë së bashku

Tema: Si formohet ylberi?

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të flasë për krijimin e ylberit duke u mbështetur tek informacioni i tekstit dhe figurat.

• Të krahasojë botën me dhe pa dritën e diellit duke parë figurat dhe të vërë

në dukje ndryshimin.

• Të vizatojë ylberin me ngjyrat që do të krijojë duke i kombinuar.

266

Mjetet: teksti, fletë të bardha, lapsa me ngjyra, laps, Enciklopedia për fëmijë.

Fjalët kyç: ylber, ngjyra, drita e diellit.

Aftësitë: të menduarit, të vrojtuarit, të vizatuarit, të krijuarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Loja jonë

Ndërtimi i njohurive Punë e drejtuar

Përforcimi

Vizatim i lirë

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Loja jonë.

Veprimtaria fillon me një bashkëbisedim rreth dritës që i rrethon. Ata shprehin

gjithçka dinë rreth saj. Mësuesi/ja mund të shtojë pyetje të tilla:

- Çfarë ngjyre mendoni se ka drita e diellit?

- Si mund të formohet ylberi?

- A e provojmë njëherë dhe ne?

Mësuesi/ja dhe nxënësit kanë në duar një gotë me ujë. Ata dalin në dritare dhe

në qoftë se ka diell, ata lëshojnë ujë dhe shikojnë nëpër të dritën e diellit. Menjëherë

mbi të do të shfaqen dhe ngjyrat e tjera të dritës së diellit.

Ndërtimi i njohurive: Punë e drejtuar.

Hapen tekstet dhe nxënësit shohin dhe diskutojnë rreth rasteve të tekstit.

I lexojnë dhe përpiqen t’i riprodhojnë me fjalët e tyre.

Ata diskutojnë dhe për rastin sikur natyra të mos kishte ngjyra. Lejohet dhe

pranohet imagjinata e nxënësve.

Ata emërtojnë ngjyrat dhe fillojnë të japin mendime mbi kombinimet e tyre.

Provojnë dhe nxjerrin përfundimet e mëposhtme:

E kuqe + e verdhë = portokalli

Blu + e verdhë = lejla

E kuqe + blu = mavi

Përforcimi: Vizatim i lirë.

Nxënësit pikturojnë objekte, por duke përdorur kësaj here ngjyrat e përziera. Në fund, ata

tregojnë punët dhe diskutojnë për përfundimet që nxjerrin nga kombinimet e ngjyrave.

Rubrika: Lexojmë

Tema: Katër stinët

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë me intonacion vjershat për stinët.

• Të përshkruajë stinët duke zbuluar karakteristikat dhe veçoritë e secilës prej tyre.

• Të krahasojë stinët me njëra-tjetrën duke veçuar stinën që i pëlqen më shumë.

• Të recitojë bukur vjershat.

Mjetet: teksti, pamje nga stinët e vitit.

Fjalët kyç: stinë, muaj, verë, pranverë, vjeshtë, dimër.

Aftësitë: të lexuarit, të përshkruarit, të krahasuarit.

267

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Harta e mendimit

Ndërtimi i njohurive Pyetje-përgjigje

Përforcimi

Diagram i Venit

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Harta e mendimit.

Mësuesi/ja pyet:

- Cilat janë stinët?

- Çfarë dini për secilën prej tyre?

Nxënësit përgjigjen dhe mësuesi/ja plotëson grafikun e mëposhtëm:

shi

e ngrohtë,

e nxehtë,

plazh,

e bukur,

diell

gjethe,

Pranvera

Vera

çadër,

lule,

Stinët

fruta

e bukur,

Vjeshta

Dimri

e verdhë,

e kuqe

gjethe,

shi i ftohtë borë

erë

Ndërtimi i njohurive: Pyetje-përgjigje.

Lexohet vjersha “Erdhi pranvera” dhe bëhen pyetje rreth saj:

- Cila lule çel në pranverë?

- Nga e kuptojmë ne se vjen pranvera?

- Si e përshkruan luledelen autori?

Lexohet vjersha “Erdhi vera” dhe bëhen pyetje rreth saj:

- Ku dëshiron të shkojë autori?

- Pse i kërkon ndihmë pulëbardhës?

- Si është vera?

Lexohet vjersha “Erdhi vjeshta” dhe bëhen pyetje rreth saj:

- Pas cilës stinë është vjeshta?

- Çfarë ndodh në vjeshtë?

- Pse “si nga mot”?

268

Lexohet vjersha “Erdhi dimri” dhe bëhen pyetje rreth saj:

- Çfarë ere fryn?

- Si bën ajo?

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

- A ndalon ajo?

- Çfarë mbulon bora?

Përforcimi: Diagram i Venit.

Nxënësit krahasojnë 4 stinët duke gjetur të përbashkëtat dhe të veçantat e tyre.

Rubrika: Shkruajmë

Tema: Përshkruajmë stinët

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të përshkruajë stinët me gojë e me shkrim duke u ndihmuar nga fjalët

ndihmëse.

• Të dallojë stinën e paraqitur në figurat e tekstit duke shkruar emrin përkatës të saj.

• Të shkruajë me imagjinatë disa fjali për stinën që i pëlqen më shumë.

Mjetet: teksti, pamje nga stinët e vitit.

Fjalët kyç: përshkrim, stinë, pranverë, verë, vjeshtë, dimër.

Aftësitë: të përshkruarit, të dalluarit, të shkruarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Vija e vlerës

Ndërtimi i njohurive Punë e drejtuar

Përforcimi

Pesëvargësh

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Vija e vlerës.

Mësuesi/ja mund të ketë grumbulluar me ndihmën e nxënësve pamje të ndryshme të

stinëve të ndryshme. Ai/ajo i paraqet dhe nxënësit i ngjitin ato në kuadratin e stinës që i takon.

Pranvera Vera Vjeshta Dimri

Mësuesi/ja mund të nxitë dhe me pyetjet e tipit:

- Pse mendoni se kjo pamje i takon vjeshtës?

Ndërtimi i njohurive: Punë e drejtuar.

Me ndihmën e mësuesit/es, nxënësit plotësojnë tekstin. Mësuesi/ja udhëheq

punën e tyre. Ai/ajo orienton nxënësit që të përdorin grupin e fjalëve me ngjyrë.

Në fund bëhet vlerësimi i tyre.

Përforcimi: Pesëvargësh

Klasa ndahet në 4 grupe. Secili grup merr dhe bën një pesëvargësh për një stinë.

Kështu: Nxënësit e çdo grupi punojnë në heshtje dhe në fund paraqesin punët.

269

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

TREGIMET E GJYSHIT

Rubrika: Lexojmë

Tema: Si u formua Toka? (Ora I, II)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të lexojë bukur pjesën dhe të respektojë shenjat e pikësimit.

• Të kuptojë pjesën dhe të dallojë fantazinë që ajo përcjell.

• Ta përfytyrojë ngjarjen.

• Të mësojë diçka për mitologjinë.

Mjetet: teksti, pamje të Tokës dhe të Qiellit.

Fjalët kyç: Toka, Qielli, para shumë kohësh, histori.

STRUKTURA ERR Metoda, teknika e veprimtari Koha

Evokimi

Parashikim me terma paraprakë

Realizimi i kuptimit Lexim i drejtuar

Reflektimi

Turi i galerisë

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Parashikim me terma paraprakë.

Mësuesi/ja shkruan në dërrasë të zezë titullin e pjesës: “Si u formua Toka” dhe

termat e mëposhtëm:

Qielli Toka histori para shumë kohësh u njohën bënë fëmijë

Nxënësit, duke u bazuar te të dhënat e mësipërme, krijojnë tregimin e tyre.

Kur e sheh të arsyeshme, mësuesi/ja i nxit me pyetje ose për një çast e vazhdon

vetë parashikimin.

270

Realizimi i kuptimit: Leximi i drejtuar.

Mësuesi/ja lexon pjesën me ndalesa.

Ndalesa I. Toka doli... deri te ... ndriçonin gjithandej.

- Nga doli Toka?

- Si mund t’i jetë dukur Toka, Qiellit?

- Si do t’i ketë folur Qielli, Tokës?

Nxënësit diskutojnë dhe shprehin mendimet e tyre. Të gjitha mendimet mirëpriten.

Ndalesa II. Një natë qielli... deri te ... do t’i flas dhe unë”.

- A do të bëhen miq me njëri-tjetrin?

- A do të martohen së bashku?

Nxënësit përfytyrojnë situatën dhe krijojnë me imagjinatë.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Ndalesa III. Kështu ata... deri në fund.

Nxënësit dëgjojnë deri në fund pjesën dhe e komentojnë atë.

Në fund nxënësit lexojnë pjesën zinxhir dhe heshtazi. Pastaj u kërkohet ta

ritregojnë atë me anë të pyetjeve.

Reflektimi:Turi i galerisë.

Nxënësit vizatojnë Tokën dhe Qiellin, duke u bazuar dhe te figurat e librit.

Në fund, punët e tyre varen nëpër mure dhe nxënësit “shëtitin” nëpër klasë për

t’i parë dhe vlerësuar.

Rubrika : Bisedojmë së bashku

Tema: Toka dhe Qielli

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të tregojë mitin për Tokën dhe Qiellin.

• Të diskutojë për mendimet që kishin njerëzit në kohët e lashta për Tokën.

• Të tregojë si janë vizatuar grupet e yjeve që në lashtësi (12 shenjat e zodiakut).

Mjetet: teksti, figura të shenjave të zodiakut, tabela me informacion mbi Tokën

dhe Qiellin.

Fjalët kyç: Toka, Qielli, 12 shenjat e horoskopit.

STRUKTURA ERR Metoda, teknika e veprimtari Koha

Evokimi

Stuhi mendimesh

Realizimi i kuptimit Di, Dua të di, Mësova

Reflektimi

Dil rrotull/ fol rrotull

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Stuhi mendimesh.

Mësuesi/ja pyet nxënësit, të cilët i ndan në dy grupe:

- Çfarë dini për Tokën? - Çfarë dini për Qiellin?

Grupi I

Grupi II

ka male,

fusha, dete

Toka

ka njerëz, është lart Toka natën ka yje

kafshë etj.

e rrumbullakët

shumë e madhe etj.

Pasi nxënësit plotësojnë skemat e tyre, i lexojnë ato para klasës.

271

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Realizimi i kuptimit: Di/ Dua të di/ Mësova.

Mësuesi/ja shkruan në dërrasë tabelën e mëposhtme:

Di Dua të di Mësova

Toka

Qielli

Informacionet që nxënësit dinin për Tokën dhe Qiellin, mësuesi/ja i shënon në

kolonën e parë. Kolona e dytë plotësohet me pyetjet që bëjnë nxënësit, për të cilat

ata kërkojnë të mësojnë më shumë. Në kolonën e tretë shënohen përgjigjet që

nxënësit kanë marrë për pyetjet e tyre, pra njohuritë e reja që ata kanë mësuar.

Reflektimi: Dil rrotull/ fol rrotull.

Nxënësit lëvizin nëpër klasë. Mësuesi/ja përplas duart një herë dhe ata ndalojnë.

Me shokun ngjitur ata diskutojnë për mitin e Tokës e të Qiellit dhe shenjat e

horoskopit.

Mësuesi/ja përplas duart dy herë dhe nxënësit fi llojnë të lëvizin përsëri.

Kjo veprimtari përsëritet disa herë.

Detyrë shtëpie. Vizatoni 12 shenjat e horoskopit, duke u ndihmuar nga

figurat e tekstit.

Shënim për mësuesin/en.

Shpjegimi i fjalëve, nxjerrë nga Fjalori i gjuhës së sotme shqipe.

ZODIAK m. astr.

Brez rrethor në kupën e Qiellit, ku kalon Dielli gjatë lëvizjes së tij vjetore, e ku

ndodhen dymbëdhjetë yjësi, kryesisht me emra kafshësh, të cilat përfaqësojnë,

në të vërtetë, rrugën që përshkon Toka gjatë një viti përqark Diellit.

ZODIAKU

272

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Njohim gjuhën tonë

Tema: Unë lexova... Do të lexoj

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të dallojë foljet që janë përdorur në kohë të ndryshme.

• Të dallojë kohën e shkuar (të kryer) e të ardhme të foljeve të zgjedhimit I.

• Të përdorë foljet në kohën e kryer e të ardhme në situata të dhëna.

Mjetet: tabela me zgjedhimin e foljes, teksti, figura, objekte, lëmsh.

Fjalët kyç: unë, ti, ai/ajo, ne, ju, ata/ato, lexova, do të lexoj.

STRUKTURA ERR Metoda, teknika e veprimtari Koha

Evokimi

Rrjeta e merimangës

Realizimi i kuptimit Të nxënit në bashkëpunim

Reflektimi

Shkrim i lirë

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Rrjeta e merimangës.

Nxënësit vendosen në formë rrethore. Atyre u kërkohet që të thonë nga një

fjali me foljen lexoj, duke i vënë përpara fjalët: para disa ditësh, dje, pas një jave,

nesër, pasnesër, vitin e ardhshëm, në verë etj., të cilat mësuesi/ja i ka shkruar në

dërrasë të zezë.

Nxënësi i parë, që mban lëmshin, pasi formon fjalinë, ia hedh lëmshin një

nxënësi tjetër, i cili, pasi formon fjalinë, ia hedh lëmshin shokut e kështu me radhë.

Ndërkohë që nxënësit thonë fjalitë e formuara prej tyre, mësuesi/ja shkruan disa

prej tyre që do t’i duhen për etapën tjetër të mësimit.

Realizimi i kuptimit: Të nxënit në bashkëpunim.

Klasa ndahet në dy grupe të mëdha. Ata plotësojnë tabelën e mëposhtme, në

fletët që u ka dhënë mësuesi/ja, me fjali që kanë foljen vizatoj:

Grupi I →E shkuara

Dje vizatova Luani Mbret.

Para një jave

Vitin e kaluar

Vjet

Grupi II →E ardhmja

Nesër do të vizatoj një

personazh tjetër.

Pasnesër

Pas një viti

Pas një jave

Ata ndihmohen edhe nga fjalitë që janë shkruar në dërrasë dhe në tekst.

Pasi punojnë të pavarur përreth 10 minuta, në fund, një përfaqësues lexon punën

e grupit.

273

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Nxënësit punojnë përsëri në dy grupe ushtrimet 1 dhe 2:

Grupi I → vendos foljen mbaroj në kohën e shkuar dhe të ardhme.

Grupi II → vendos foljet mësoj në kohën e shkuar dhe të ardhme.

Shënim. Objektivi i kësaj ore është që nxënësit të dallojnë në mënyrë intuitive

dhe t’i përdorin në fjali foljet në kohët:

a. e ardhmja, veprimi do të ndodhë pas çastit që fl asim a shkruajmë;

b. e shkuara (e kryera), veprimi ka përfunduar para çastit kur flasim a shkruajmë.

Punohet ushtrimi 3. Nxënësit lidhin me shigjetë grupet e fjalëve, duke dalluar

kohën e foljeve nga fjalët e dhëna.

Përforcimi: Shkrim i lirë.

U kërkohet nxënësve të formojnë fjali me folje të ndryshme në të dy kohët. Shkruajnë

të lirë dhe nuk u rikthehen punëve. Në fund i lexojnë dhe vetëvlerësohen.

Zgjidhja e ushtrimit 3.

- Pas një jave ju do të shkruani një ftesë.

- Dje unë shkrova një letër për ty.

- Para një viti ai shkroi një libër me vjersha.

- Vjet ti shkrove një libër me përralla.

- Pasnesër ne do të shkruajmë një njoftim.

- Vitin tjetër ai do të shkruajë një libër me tregime.

- Nesër ata do të shkruajnë disa këshilla.

- Para një jave ju shkruat një tregim.

Detyrë shtëpie. Jepen ushtrimet e Fletores së punës, në faqen 59.

274

Rubrika: Lexojmë

Tema: Ngjyrat e lëkurës

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të lexojë bukur pjesën duke respektuar shenjat e pikësimit.

• Të pasurojë fjalorin me fjalë të reja dhe t’i përdorë gjatë ritregimit të

përmbajtjes.

• Të ritregojë përmbajtjen me ndihmën e pyetjeve.

Mjetet: teksti, tabela, fletë e bardhë, pamje të njerëzve të racave të ndryshme.

Fjalët kyç: ngjyrat e lëkurës, kohë e lashtë, njerëzit, udhëtim, dashuri.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Marrëdhëniet pyetje-përgjigje

Ndërtimi i njohurive Leximi i drejtuar

Përforcimi

Rrjeti i diskutimit

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Marrëdhëniet pyetje-përgjigje.

Mësuesi/ja u tregon fëmijëve foto të ndryshme, ku paraqiten njerëz të racave

të ndryshme. U drejtohen nxënësve pyetjet:

- Nga se dallohen njerëzit në këto foto?

- Cilët mendoni se janë kinezë? Pse?

- Cilët janë afrikanë? Pse?

- Po ne, ç’ngjyrë e kemi lëkurën?

Ndërtimi i njohurive: Leximi i drejtuar.

Mësuesi/ja lexon pjesën me ndalesa:

Ndalesa I. Në kohën e lashtë ... deri te ... një grindje e madhe.

- Si ishin njerëzit në kohën e lashtë?

- Si mendoni, cila ngjyrë do të fitojë?

Nxënësit shprehin mendimet e tyre. Mësuesi/ja mirëpret çdo përgjigje.

Ndalesa II. Më në fund fituan ... deri te ... ngjyrosnin njerëzit.

- Po tani ç’do të ndodhë?

- Si i ngjyrosën njerëzit?

- Në cilat vende të Botës arritën t’i ngjyrosnin?

Ndalesa III. E zeza vrapoi ... deri te ... janë të bardhë.

- Me kë u mërzitën evropianët?

- A u zunë evropianët me ta?

- A u bënë luftëra?

Ndalesa IV. Ndoshta ngaqë ... deri te ... zgjati me shekuj.

- A janë pajtuar tani?

- Si merren vesh me njëri–tjetrin?

Ndalesa V. Por në ditët tona ... deri në fund.

- A mund të kishte një fund tjetër pjesa?

- Cili mund të ishte ai?

- A jeni dakord me këtë mbyllje?

- A është ajo e vërtetë?

Përforcimi: Rrjeti i diskutimit.

Mësuesi/ja shkruan në dërrasë të zezë pyetjen binare:

PO

A duhet t’i vlerësojmë njerëzit nga ngjyra e lëkurës?

JO

Nxënësit ndahen sipas përgjigjes që i japin pyetjes.

Në fund shkruajnë në dërrasë përfundimin.

275

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Shkruajmë

Tema: Në ç’vend të botës jetoj unë?

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të dallojë në hartë ku ndodhet Shqipëria, Kosova, Maqedonia, gadishulli i

Ballkanit, Evropa etj.

• Të shkruajë për Shqipërinë dhe shqiptarët, i ndihmuar nga fjalët e dhëna.

• Të emërtojë banorët e kontinenteve dhe t’i shkruajë emrat e tyre.

Mjetet: hartë e Botës, globi, harta e Shqipërisë, flamur shqiptar, tekst, fletë.

Fjalët kyç: hartë, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Evropë, Amerikë, Azi, Afrikë,

shqiptar, banor, afrikan, aziatik, evropian.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Përmbledhja e strukturuar

Ndërtimi i njohurive Shkrim i drejtuar

Përforcimi

Lojë në dyshe

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Përmbledhja e strukturuar.

Hapi I. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me konceptin e hartës, si vizatim që paraqit të

zvogëluar gjithë sipërfaqen e Tokës a një pjesë të saj, sipërfaqen e një shteti a të

një kontinenti.

U tregon hartën e Botës, globin dhe hartën e Shqipërisë. Te harta e Shqipërisë

u tregon vendndodhjen e tyre, kurse në hartën e Botës, u tregon ku ndodhet vendi

ynë, Evropa dhe kontinentet e tjera. Këto të dhëna të jepen si kuriozitet, pa e rënduar

nxënësin.

Hapi II. U kërkon nxënësve që të tregojnë në hartën e Shqipërisë vendin ku kanë lindur.

Hapi III. Mësuesi/ja i pyet nxënësit:

- Si quhet ai që jeton në Tiranë?

- Si quhet ai që jeton në Shqipëri?

- Po ai që jeton në Amerikë?

Nxënësit emërtojnë banorët e vendeve të ndryshme.

Ndërtimi i njohurive: Shkrim i drejtuar.

Nxënësit lexojnë në heshtje kërkesën e ushtrimit 1, në faqen 208, fjalët e dhëna

aty dhe më pas, në mënyrë të pavarur, plotësojnë tekstin.

Ushtrimi 3 zgjidhet fillimisht me gojë dhe më pas, nxënësit shkruajnë në libër.

276

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Përforcimi: Lojë në dyshe.

Nxënësit orientohen nga mësuesi/ja të dallojnë në hartë shtete të ndryshme. Njëri

lexon emrin e shtetit, shoku tjetër emërton banorët e tij. P.sh.:

Nxënësi I→Itali Nxënësi II→italianë

Nxënësi I→Spanjë Nxënësi II→spanjollë

Loja mund të vazhdojë edhe duke emërtuar banorët e qyteteve a fshatrave të afërt.

Rubrika: Bisedojmë së bashku

Tema: Jemi vëllezër të një bote

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të flasë për mesazhin e vjershave të tekstit.

• Të japë mendime për luftërat dhe për paqen në botë.

• Të flasë për mirëkuptimin ndërmjet njerëzve në botë.

• Të vizatojë pëllumbin, si simbol i paqes.

Mjetet: glob, figurë pëllumbi ose lodër, vjershat e tekstit të shkruara në fisha.

Fjalët kyç: glob, pëllumb, vjersha, dashuri.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Kllaster

Ndërtimi i njohurive Të nxënit në bashkëpunim

Përforcimi

Turi i galerisë

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Kllaster.

Mësuesi/ja, pasi shkruan në dërrasë të zezë skemën me fjalën: Njerëzit…, i nxit

nxënësit me anë të pyetjeve që të flasin për ta:

Si janë njerëzit?

(të mirë, të ligj)

Si sillen me njëri-tjetrin?

(mirë, keq)

Njerëzit

Nga se dallohen?

nga ngjyra e lëkurës

Si duhet të sillen?

(me dashuri)

të bardhë

të zinj

të verdhë

Po të sillen keq, çfarë ndodh?

Kujt i shkruhen këngë ose

vargje: paqes apo luftës?

Mësuesi/ja hap pas hapi plotëson skemën e mësipërme.

277

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Ndërtimi i njohurive: Të nxënit në bashkëpunim.

Mësuesi/ja u paraqet nxënësve një pëllumb që mban në sqep fletë, ku janë

shkruar dy vjershat e tekstit: e Xhani Rodarit dhe Pablo Nerudës. Iu drejton pyetjet:

- Çfarë lajmi po na sjell pëllumbi?

- Pse mendoni se lajmi që sjell pëllumbi, është i mirë?

U sqaron nxënësve se pëllumbi është simbol i mirësisë, i pastërtisë dhe i paqes.

Në kohën kur nuk kishte telefon a mjete të tjera komunikimi, njerëzit i dërgonin letrat

me anë të pëllumbave, që quheshin pëllumba postierë.

Me ndihmën e mësuesit/es nxënësit kuptojnë mesazhet që përcjellin këto vjersha.

Lexohet vjersha e parë dhe zbërthehet nëpërmjet pyetjeve.

- Sa zogj ka në një pyll? Shumë.

- Të gjithë njëlloj këndojnë? Jo.

- Po njerëzit në botë, të gjithë një gjuhë flasin? Jo. Secili popull ka gjuhën e vet.

- Si këndojnë të gjithë së bashku? Luftë – JO! Paqe - PO!

- Si dëshirojnë të jetojnë njerëzit? Si vëllezër të një bote.

Lexohet vjersha e dytë dhe zbërthehet.

- Ç’gjëra e bëjnë të lumtur autorin?

- Pse thotë poeti: na lini të jemi të lumtur?

- Ka në botë njerëz që u prishin lumturinë të tjerëve?

- A është e mirë kjo?

Disa nxënës lexojnë bukur vjershat.

U kërkohet nxënësve të shohin figurën dhe të flasin rreth saj.

- Si është ngjyra e lëkurës së fëmijëve?

- Si mendoni ju, a e duan ata njëri-tjetrin?

- A duken si vëllezër të një bote? Pse?

Përforcimi: Turi i galerisë.

Nxënësit pikturojnë një pëllumb, që mban në sqep një letër, ku shkruhet diçka për

paqen dhe dashurinë midis njerëzve.

Në fund, punët varen në mur dhe shikohen nga të gjithë.

278

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Lexojmë

Tema: Ulliri

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të lexojë bukur, me intonacion dhe duke respektuar shenjat e pikësimit.

• T’u përgjigjet pyetjeve rreth tregimit.

• Të ritregojë përmbledhtas përmbajtjen e pjesës.

• Të dallojë cilësitë e dhëna të personazheve.

• Të dallojë fjalët e urta dhe mësimin që ato përcjellin.

• Të luajë në role.

Mjetet: figura e pemës së ullirit, bastun.

Fjalët kyç: plak, mbolli, pemë ulliri, mbreti, çuditet, pas 30 vjetësh.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi Parashikim me terma paraprakë

Ndërtimi i njohurive Përvijimi i mendimit - grafiku Rrjedha e ngjarjes

Përforcimi

Luajmë në role

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Parashikimi me terma paraprakë.

Mësuesi/ja ka përgatitur fishat e mëposhtme:

plak mbjell ulli mbreti çuditet pas 30 vjetësh

Mësuesi/ja: - A mund të formoni një tregim duke përdorur këto fjalë?

Nxënësit formojnë një tregim, duke parë dhe figurën në tekst.

Ndërtimi i njohurive: Përvijimi i të menduarit, grafiku rrjedha e ngjarjes.

Lexohet disa herë pjesa nga mësuesi/ja dhe nxënësit. Pastaj lexohet me role.

Në fund nxënësit bëjnë përmbledhjen e pjesës duke plotësuar grafikun

organizues Rrjedha e ngjarjes. Për realizimin e detyrës, mësuesi/ja ka shkruar

pyetjet e mëposhtme në fisha dhe ua shpërndan gjashtë grupeve.

- Ç’po bënte një ditë një plak?

- Kush kaloi pranë plakut?

- Pse u çudit mbreti?

- Ç’pyetje i bëri mbreti plakut?

- Si u përgjigj plaku?

Secili grup shkruan përgjigjen e pyetjes në një letër të bardhë. Përfaqësuesi i çdo

grupi e vendos fishën e tij sipas radhës që zhvillohet ngjarja në pjesë.

279

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Shënim. Duke parë nivelin e klasës, mësuesi/ja mund të shpërndajë edhe fi sha

ku ka shkruar fjalitë dhe nxënësit t’i renditin si duhet.

Nxënësit mësojnë cilësitë e personazheve duke lidhur me shigjetë emrin e

personazhit me cilësitë e tij.

Përforcimi: Luajmë në role.

Nxënësit ndahen në role: plaku, mbreti, autori dhe interpretojnë pjesën.

Nxënësi që luan plakun thekson fjalët e fundit, për të cilat mësojnë se quhen fjalë të urta.

Detyrë shtëpie. Pyetni prindërit dhe shkruani në fletore një fjalë të urtë për

punën ose për miqësinë.

Rubrika: Bisedojmë së bashku

Tema: Unë mbjell lule

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të fl asë për lulet dhe kujdesin për to.

• Të tregojë përse shërbejnë lulet.

• Të renditë hapat që duhet të bëhen për të mbjellë një lule.

• Të thonë disa emra lulesh që rriten në vazo dhe në oborr.

Mjetet: vazo, lule, pamje lulesh, ujitëse, ujë, dhè, prashitëse.

Fjalët kyç: lule, kopsht, kujdes, mbjell, emra lulesh.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi Stuhi mendimesh

Ndërtimi i njohurive Të nxënit në bashkëpunim

Përforcimi

Pesëvargësh

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Stuhi mendimesh.

Mësuesi/ja shkruan në dërrasë skemën dhe pyet:

- Çfarë dini për lulet?

- A kujdeseni për to?

- A keni lule në shtëpi?

- Çfarë llojesh janë?

- Ku i keni mbjellë?

Përgjigjet e këtyre dhe të tjera mësuesi/ja i shkruan në skemë.

280

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Ndërtimi i njohurive: Të nxënit në bashkëpunim.

Lexohen udhëzimet si mbillet një lule dhe si duhet të kujdesemi për të. Fillimisht

nxënësit i lexojnë me kujdes fjalitë dhe zbulojnë radhën e veprimeve. Më pas shikojnë

fi gurat dhe lidhin fjalitë me to.

Këtë orë edhe vetë nxënësit mund të mbjellin disa vazo me lule. Për këtë

mësuesi/ja i ka porositur një ditë më parë, të grupohen e të sjellin vazo me dhe e fidanë

lulesh. Çdo grup do të mbjellë një lule në një vazo, duke ndjekur udhëzimet e tekstit.

Mund të shpallet dhe konkursi: Mbjellësi më i mirë i luleve.

Përforcimi: Pesëvargësh.

Çdo nxënës në fl etoren e tij shkruan një pesëvargësh për lulen. Ata punojnë në

heshtje përreth 5 minutash, i lexojnë dhe mësuesi/ja përzgjedh përgjigjet më të mira

të tyre për të shkruar një pesëvargësh të përbashkët:

Lulet

të bukura

shumëngjyrëshe

mbillen rriten lulëzojnë

Lulet lëshojnë aromë të këndshme.

kopsht

Detyrë shtëpie. Shkruani në fletore emra lulesh që rriten në vazo dhe në kopsht.

Rubrika: Njohim gjuhën tonë (Drejtshkrim)

Tema: Mbjell... Mbolla

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të shkruajë si duhet disa folje, si: dal, marr, mbjell në kohë të ndryshme,

duke u ushtruar praktikisht.

• Të dallojë ndryshimin që pësojnë këto folje, veçanërisht në kohën e shkuar.

• Të vendosë foljet e dhëna në kohën e duhur.

Mjetet: tabela e zgjedhimit të foljes mbjell në kohën e tashme dhe në të kryerën

e thjeshtë, teksti, ngjyra, lëmsh, fletë e bardhë, laps.

Fjalët kyç: mbjell, mbolla, do të mbjell, marr, mora, dje, sot, nesër.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Tryeza e rrumbullakët

Ndërtimi i njohurive Të nxënit në bashkëpunim

Përforcimi

Shkrim i drejtuar - diktim

281

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Tryeza e rrumbullakët.

Formohen dy grupe dhe vendosen në formë rrethore. Në dërrasë shkruhen vetat

në njëjës dhe shumës: unë, ti, ai, ajo, ne, ju, ata, ato.

Secili anëtar i grupit në një fl etë të bardhë do të ndërtojë fjali me foljen mbjell.

Pasi e shkruan fjalinë, e palos fl etën si fi zarmonikë dhe ia pason shokut pranë.

Grupi I → do ta shkruajë për dje.

Grupi II → do ta shkruajë për tani.

Në fund mësuesi/ja lexon fjalitë që kanë krijuar nxënësit, dhe shkruan në dërrasë të

zezë ato fjali që janë shkruar saktë dhe që do t’i shërbejnë për etapën tjetër të mësimit.

Shënim. Në këtë klasë nxënësit nuk do të mësojnë konceptin gramatikor të

zgjedhimit, por do të ushtrohen të përdorin praktikisht foljen në kohët e thjeshta.

Në këtë mësim do të punohet për drejtshkrimin e foljeve që ndryshojnë gjatë

zgjedhimit dhe veçanërisht me foljen marr, e cila në të kryerën e thjeshtë

shkruhet jo me r po me rr (marr→mora) ose folja dal, e cila në të kryerën e

thjeshtë duhet të shkruhet me l dhe jo me ll (dola dhe jo dolla).

Ndërtimi i njohurive: Të nxënit në bashkëpunim.

Mësuesi/ja paraqit një tabelë (si ajo e tekstit ose mund të punojë në libër), ku

folja mbjell është përdorur në fjali në kohën e tashme dhe të shkuar në të gjitha vetat

(është e zgjedhura).

Nxënësit lexojnë tabelën dhe plotësojnë fjalitë me emra lulesh. Ndërkohë, mësuesi/

ja me anë të pyetjeve vë theksin te folja dhe u tërheq vëmendjen si shkruhet.

Punohet ushtrimi 1. Nxënësit shkruajnë foljen mbjell në kohën e ardhme.

Punohet ushtrimi 2. Nxënësit lidhin me shigjetë vetën me foljen dal në kohën e shkuar.

Tek ushtrimi 3, nxënësit, pasi plotësojnë fjalitë me foljen në kohën e kryer të

thjeshtë dhe në të ardhmen, i shkruajnë fjalitë në kohën e tashme. Mësuesi/ja i

sqaron se në kohën e tashme e të ardhme folja marr shkruhet me rr, kurse në të

shkuarën me r.

Përforcimi: Shkrim i drejtuar – diktim.

Mësuesi/ja dikton një tekst ose fjali që ka foljet, të cilat nxënësit i mësuan këtë orë.

Sipas nivelit të klasës, foljet mund të jepen në kohën e tashme dhe nxënësit t’i

vënë në kohën e duhur, të ndihmuar nga ndajfoljet e kohës ose të lexohen si duhet

dhe nxënësit t’i shkruajnë.

Një ditë ne mbollëm lule. Të gjithë sollën nga një gjë në klasë. Unë mora në

shtëpi një rrënjë karafi li. Mirela mori një mëllagë. Genci me Denisën morën dhe

pleh. Unë e mbolla karafi lin në vazo të vogël. Po ti Eva, ku e mbolle? Edhe ti do të

mbjellësh lule? Unë dola në tabelën e nderit.

Edhe ti do të marrësh çmim. Ti mbolle dy lule në vazo.

Detyrë shtëpie jepen ushtrimet e Fletores së punës, në faqen 61.

282

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Lexojmë

Tema: Gjergj Elez Alia (Ora I)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të lexojë bukur dhe me intonacion pjesën, duke respektuar shenjat e pikësimit.

• Të ritregojë përmbajtjen me anë të pyetjeve dhe me fjalët e veta.

• Të zgjedhë e të lexojë në tekst pjesët që i kërkohen.

Mjetet: tregime nga Cikli i kreshnikëve, ilustrime për Gjergj Elez Alinë, teksti

Fjalët kyç: Gjergj Elez Alia, trim, nëntë plagë, motra, bajlozi i zi, topuz, dyluftim.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Imagjinatë e drejtuar

Ndërtimi i njohurive Të nxënit në bashkëpunim - lexim i koduar

Përforcimi

Pesëvargësh

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Imagjinatë e drejtuar.

Mësuesi/ja u thotë nxënësve të shikojnë figurën dhe të imagjinojnë ngjarjen.

- Sa persona shikoni në figurë?

- Si është burri?

- Pse ka zjarr?

-Ç’tregon shpata?

Lihen nxënësit të fantazojnë dhe të japin ide origjinale.

Ndërtimi i njohurive: Të nxënit në bashkëpunim dhe lexim i koduar.

Lexohet tregimi nga mësuesi/ja. Më pas lexohet zinxhir nga të gjithë nxënësit.

Nxënësit tregojnë përmbajtjen duke iu përgjigjur pyetjeve. Dy-tre nxënës mund ta

ritregojnë përmbajtjen e pjesës me fjalët e tyre.

U kërkohet nxënësve ta lexojnë pjesën në heshtje dhe të shënojnë në libër

shenjat përkatëse për pjesët që tregojnë:

Kali e njohu Gjergjin. +

Bajlozi është më i fortë se të gjithë.

Δ

Gjergji është i sigurt që do ta vrasë bajlozin.

Lexohen pjesët e koduara nga disa nxënës, të tjerët diskutojnë për zgjedhjet.

Përforcimi: Pesëvargësh.

Nxënësit bëjnë në fletoret e tyre nga një pesëvargësh. Ato tregohen në fund dhe

varen nëpër mure. Ja një shembull:

Gjergj Elez Alia

trim

i sëmurë

luftoi sakrifikoi fitoi

Gjergj Elez Alia ishte i fortë.

hero

283

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Lexojmë

Tema: Gjergj Elez Alia (Ora II)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të lexojë bukur pjesën.

• Të flasë për cilësitë e personazheve, duke përdorur fjalët e dhëna.

• T’i klasifikojë personazhet në të mirë dhe jo të mirë.

Mjetet: teksti, pelerinë, krevat, shpatë, tabela e mbiemrave.

Fjalët kyç: Gjergji, tipare, zgjedh, imagjinoj, tregoj.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Tryeza e rrumbullakët

Ndërtimi i njohurive Diagrami piramidal

Përforcimi

Lojë në role

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Tryeza e rrumbullakët.

Nxënësit vendosen në formë rrethore dhe shkruajnë nga një mbiemër që tregon cilësitë

e Gjergjit. Pasi e shkruajnë, e palosin fletën si fizarmonikë, dhe ia pasojnë shokut.

Në fund, mësuesi/ja hap fletën dhe shkruan çdo fjalë të fletës në dërrasë të zezë.

Ndërtimi i njohurive: Diagrami piramidal.

Tani nxënësit e kanë të qartë përmbajtjen, prandaj mësuesi/ja bën përmbledhjen

e pjesës dhe veçon cilësitë (tiparet) e personazhit. Ai/ajo shkruan në dërrasë

diagramin e mëposhtëm:

Gjergj Elez Alia

Gjergji luftoi kundër Bajlozit.

trim i fortë i vendosur i besës i dashur

U ngrit nga

shtrati me

nëntë plagë

dhe luftoi.

E goditi aq

fort Bajlozin,

sa ai u shemb

përdhe.

Përforcimi: Lojë në role.

U ndahen nxënësve rolet: Gjergji, Bajlozi, Motra.

Gjatë lojës, nxënësit e kthejnë tregimin në vetën e parë, duke shtuar dhe dialogë

të tjerë midis personazheve.

284

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Shkruajmë

Tema: Rendisim veprimet e ngjarjes

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të renditë drejt fjalitë e dhëna sipas rrjedhës së ngjarjes.

• Të përmbledhë dhe të shkruajë përmbajtjen me disa fjali.

Mjetet: fisha, etiketa, teksti, fletë e bardhë.

Fjalët kyç: rendis, them, shkurt.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Tryeza e rrumbullakët

Ndërtimi i njohurive Dora e fshehtë

Përforcimi

Punë e pavarur - Shkrim i lirë

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Tryeza e rrumbullakët.

Nxënësit vendosen në tryezë rrumbullake. Secili shkruan në fletën e bardhë që

qarkullon, nga një fjali që mban mend nga mësimi, e palos fletën si fizarmonikë dhe

e pason.

Në fund, mësuesi/ja var në mur fletën dhe lexon fjalitë e nxënësve.

Mësuesi/ja: A doli kuptimi i pjesës nga këto fjali? Pse? Ato janë fjali të sakta, por

nuk janë të renditura si te pjesa që mësuam.

Ndërtimi i njohurive: Dora e fshehtë.

Punohet ushtrimi 1. Mësuesi/ja ka shkruar në njëmbëdhjetë fisha fjalitë e dhëna

në tekst. Ua shpërndan nxënësve, ata i lexojnë dhe dalin para klasës, sipas radhës së

veprimeve. Një nxënës i lexon në fund fjalitë, të tjerët diskutojnë për renditjen e tyre.

Kjo veprimtari mund të përsëritet, sipas kohës që ka mësuesi/ja në dispozicion.

Punohet ushtrimi 2. Nxënësit u përgjigjen pyetjeve duke shkruar numërorin

nëntë me fjalë. Mësuesi/ja tërheq vëmendjen e nxënësve se numri nëntë përdoret

në përrallat dhe legjendat shqiptare, si te Cikli i kreshnikëve.

Përforcimi: Punë e pavarur - Shkrim i lirë.

Nxënësit punojnë të pavarur në fletoret e tyre përmbajtjen e pjesës, duke e

përmbledhur atë në disa fjali kryesore, duke u ndihmuar nga pyetjet e dhëna.

285

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Njohim gjuhën tonë

Tema: Foljet me kuptim të kundërt

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të dallojë foljet me kuptim të kundërt.

• Të gjejë folje që kanë kuptim të kundërt me foljet e dhëna.

• T’i përdorë foljet me kuptim të kundërt në fjali.

• Të dallojë mbiemrat me kuptim të kundërt nga foljet me kuptim të kundërt.

Mjetet: objekte të ndryshme: lapsa, fletore, shkallë, çanta, lule, derë, dritare,

ujë i ftohtë, i nxehtë.

Fjalët kyç: folje, kuptim i kundërt, gjej, formoj.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Loja e mësimit

Ndërtimi i njohurive Mendo, puno në dyshe, shkëmbe

Përforcimi

Shkrim i lirë

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Loja e mësimit.

Në këtë lojë nxënësit aktivizohen dy e nga dy.

Veprimin që bën njëri e kundërshton tjetri, p.sh.:

Nxënësi I, hap derën

Nxënësi II, mbyll derën.

Nxënësi I, ngjitet

Nxënësi II, zbret.

Nxënësi I, merr një libër

Nxënësi II, jep një libër etj.

Mësuesi/ja i shkruan foljet në dërrasën e zezë, të ndara në dy shtylla.

Ndërtimi i njohurive: Mendo, puno në dyshe, shkëmbe.

Punohen ushtrimet 1 dhe 2. Mësuesi/ja i lë nxënësit të lirë të mendohen për disa

çaste. Pastaj mendimet e tyre i shkëmbejnë me shokun e bankës dhe në fund me

gjithë klasën. Pasi nxënësit binden për përgjigjen e saktë, plotësojnë ushtrimin në

librat e tyre.

Në ushtrimin 2, nxënësit duhet të kenë kujdes të mos ngatërrojnë foljet me

kuptim të kundërt me mbiemrat. Atyre iu kërkohet të shkruajnë foljen e kundërt dhe

mbiemrin e kundërt. P.sh.:

ngroh → ftoh e ftohtë → e ngrohtë

Në rastin e fundit nxënësit krijojnë vetë fjali. P.sh.:

Unë po zmadhoj shkrimin.

Shkronjat e vogla i nxë rreshti.

286

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Përforcimi: Shkrim i lirë.

Punohet Ushtrimi 4. Nxënësit, pasi thonë disa folje me kuptim të kundërt, të cilat

mësuesi/ja i shkruan në dërrasë të zezë, shkruajnë disa fjali në fl etore ose në libër.

Detyrë shtëpie. Jepen ushtrime të Fletores së punës, në faqen 63.

Rubrika: Lexojmë

Tema: Keci me veshë të mëdhenj (Ora I)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të lexojë bukur, me intonacion tri pjesët e legjendës.

• Të njohë kuptimin e parë të fjalëve të reja.

• Të ritregojë përmbajtjen me anë të pyetjeve dhe me fjalët e veta.

Mjetet: teksti, informacion për Mujin, fi gura me bagëti,

Fjalët kyç: Omeri, kullot, kecat, bjeshkë, largohet, vrapon, lepur, nëna.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Parashikimi me terma paraprakë

Ndërtimi i njohurive Lexim i drejtuar

Përforcimi

Lexim me role

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Parashikimi me terma paraprakë.

Mësuesi/ja kërkon që nxënësit të krijojnë një tregim duke u bazuar te termat e

mëposhtëm që i paraqit para klasës.

Omeri bjeshkë kullot kec ikën një vrapon lepur

Ndërtimi i njohurive: Lexim i drejtuar.

Bëhet leximi me ndalesa.

Ndalesa I. Lexohet pjesa e parë.

- A ju pëlqen Omeri?

- A e përfytyroni dot?

- Si do të vazhdojë pjesa?

Ndalesa II. Lexohet pjesa e dytë.

- Po tani?

- A do të kënaqet nëna?

- A do ta lavdërojë ajo?

- Si do të vazhdojë pjesa?

287

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Ndalesa III. Në mbrëmje ... deri te ... iu lut Omeri.

- A do të çuditet nëna?

- A do të jetë keci i tyre?

- Apo ka pasur ndonjë gjë tjetër?

Ndalesa IV. Shkuan te vatha ... deri në fund.

- Çfarë kishte kapur Omeri?

- A e njihni Mujin?

- A keni dëgjuar për historitë e kreshnikëve dhe fuqive të tyre të

jashtëzakonshme?

Nxënësit punojnë fjalorin dhe me fjalët e reja formojnë fjali.

Përforcimi: Lexim me role.

Nxënësit do të lexojnë pjesën në role: Omeri, nëna e Omerit, autori.

Detyrë shtëpie. Lexoni pjesën bukur dhe ritregoni përmbajtjen.

Rubrika: Lexojmë

Tema: Keci me veshë të mëdhenj (Ora II)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të ritregojë përmbajtjen me anë të pyetjeve dhe me fjalët e veta.

• Të fl asë për personazhet.

• Të gjejë dhe të thotë legjenda të tjera nga Cikli i kreshnikëve.

Mjetet: teksti, pyetje, letra etj.

Fjalët kyç: ritregoj, them, histori e vjetër, kreshnik.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Tryeza e rrumbullakët

Ndërtimi i njohurive Përvijimi i të menduarit

Përforcimi

Luajmë në role

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Tryeza e rrumbullakët.

Nxënësit vendosen në formë rrethore. Secili shkruan në një fletë të bardhë nga një

fjali rreth mësimit, atë që kujtojnë apo ajo që u pëlqen. E pasojnë fletën dhe, në fund

lexojnë fjalitë. Mësuesi/ja shkruan fjalitë që mund t’i përdorë në etapën në vijim.

288

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Ndërtimi i njohurive: Përvijimi i të menduarit.

Nxënësit tregojnë përmbajtjen e pjesës, duke iu përgjigjur pyetjeve të tekstit,

ndërsa mësuesi/ja shkruan hap pas hapi grafikun organizues Rrjedha e ngjarjes:

Omeri ishte i vogël, por i zoti.

Nëna kishte merak për të.

Vendosi të shkonte një ditë për të kullotur tufën.

Kur po kulloste, iu largua një kec.

Nëna e pyeti si e kishte kaluar ditën.

Djali i tregoi që kishte ndjekur një kec me veshë të gjata.

Nëna u çudit, por, kur e pa kecin me veshë të gjatë, qeshi.

Përforcimi: Luajmë në role.

Nxënësit ndahen në role: Omeri, nëna dhe autori, kecat dhe lepuri.

Mësuesi/ja i lë të lirë nxënësit ta dramatizojnë pjesën. Do të krijohet një situatë gazmore.

Rubrika: Shkruajmë

Tema: Dallojmë veprimet e personazheve

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të dallojë veprimet e secilit personazh sipas pjesëve.

• Të shkruajë disa cilësi të Omerit.

• Të përshkruajë dhe të pikturojë Omerin, ashtu siç e imagjinon.

• Të shkruajë përmbledhtas për personazhin (Omerin).

Mjetet: tabela, teksti, fletë të bardha etj.

Fjalët kyç: veprime, personazhe, cilësi.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Kllaster

Ndërtimi i njohurive Punë në grupe

Përforcimi

Shkrim i lirë - Turi i galerisë

289

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Kllaster.

Mësuesi/ja shkruan skemën e mëposhtme dhe pyet nxënësit:

- Cilat janë veprimet që bëri Omeri?

I lutet nënës Veprimet e Omerit Kulloti tufën e kecave

Ndjek kecin e përhimë

Kthehet në shtëpi

Vrapoi pas lepurit

Jeton në bjeshkë, i lutet nënës, çon tufën në bjeshkë, shqetësohet, vrapon pas

kecit, e ndjek, e kap, zbriti, futi tufën në vathë, i tregon nënës.

Këto plotësohen në tabelën e mësipërme dhe pastaj nxënësit duhet të gjejnë se

në cilën pjesë të tregimit është ky veprim.

Ndërtimi i njohurive: Punë në grupe.

Punohet ushtrimi 1. Nxënësit ndahen në dy grupe, lexojnë në libër dhe

përzgjedhin veprimet që kryejnë personazhet:

Grupi I → Çfarë bën Omeri në pjesën I, II dhe III.

Grupi II→ Çfarë bën nëna e Omerit në pjesën I, II dhe III.

Nxënësit ndajnë punën brenda grupit dhe shkruajnë në fletë të bardha veprimet e dhëna.

Punohet ushtrimi 2. Nxënësit plotësojnë në libër cilësitë e Omerit, të ndihmuar

nga situatat e dhëna.

Përforcimi: Shkrim i lirë - Turi i galerisë.

Nxënësit shkruajnë të lirë 3-4 fjali të përmbledhura për Omerin. Pastaj i lexojnë

dhe i varin në muret e klasës.

Rubrika: Lexojmë

Tema: Guri i Skënderbeut

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të lexojë bukur, me intonacion, duke respektuar shenjat e pikësimit.

• Të ritregojë përmbajtjen me anë të kodimit.

• Të dallojë personazhet dhe të flasë për ta.

Mjetet: teksti, fotografi të Skënderbeut, informacion për të.

Fjalët kyç: Skënderbeu, shpatë, e fortë, mjeshtër, shkëmb, Guri i Prerë.

290

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi Stuhi mendimesh

Ndërtimi i njohurive Leximi me kodim – Të nxënit në bashkëpunim

Përforcimi

Turi i galerisë

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Stuhi mendimesh.

Mësuesi/ja shkruan në dërrasë tabelën dhe pyet nxënësit:

- Çfarë dini për Skënderbeun?

trim

i fortë

heroi ynë kombëtar

me shpatë Skënderbeu me kalë

luftëtar

luftoi me turqit

me mjekër

Ndërtimi i njohurive: Leximi me kodim – të nxënit në bashkëpunim.

Mësuesi/ja i porosit nxënësit ta lexojnë pjesën në heshtje dhe të vënë shenjën +

para të gjitha fjalive ku përmendet fjala shpatë. Në fund disa nxënës lexojnë vetëm

fjalitë që kanë koduar.

- Me cilat personazhe lidhet shpata?

- Si del Skënderbeu?

- Po mjeshtër Medari?

Përforcimi: Turi i galerisë.

Nxënësit vizatojnë Skënderbeun, ashtu siç e kanë parë apo siç e përfytyrojnë. Në

fund, punët e tyre shihen nga të gjithë, madje punët më të mira mund t’i rekomandohen

dhe mësueses/it së vizatimit.

Rubrika: Bisedojmë së bashku

Tema: Mësojmë për Skënderbeun

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të flasë për Skënderbeun, heroin tonë kombëtar.

• Të dallojë cilësitë e veçanta të Skënderbeut.

• Të flasë për objektet karakteristike që ka mbajtur Skënderbeu: shpatën

dhe përkrenaren.

Mjetet: informacion për Skënderbeun, foto dhe piktura të heroit, të kalit, të

shpatës dhe të përkrenares.

Fjalët kyç: Gjergj Kastrioti, Skënderbeu, hero kombëtar, pushtues, shqiponjë

me dy krerë.

291

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Bisedë

Ndërtimi i njohurive Të nxënit në bashkëpunim

Përforcimi

Shkrim i lirë

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Bisedë.

Mësuesi/ja nxit bisedën me pyetje:

- Ç’dini për Skënderbeun?

- Kundër kujt ka luftuar?

- Kë ka mbrojtur?

- Me se luftonte Skënderbeu?

Ndërtimi i njohurive: Të nxënit në bashkëpunim.

Nxënësit hapin librat në faqen 221 dhe lexojnë informacionin e dhënë.

Punohet ushtrimi 1. Pasi lidhin grupet e fjalëve, disa nxënës lexojnë fjalitë e

formuara. Më pas mësuesi/ja pyet:

- Çfarë dinit për Skënderbeun?

- Çfarë mësuat të re?

Nëse nxënësit e kanë vështirë të shprehim mendimin, le të lexojnë fjalitë që formuan.

Në ushtrimin 2, nxënësit shohin figurat dhe flasin për objektet dalluese të Skënderbeut.

Përforcimi: Shkrim i lirë.

Nxënësit vizatojnë fi gurën e Skënderbeut ose objekte që ka përdorur ai, si:

shpata, përmendorja, stema etj.

Detyrë shtëpie. Kërkojuni prindërve t’ju tregojnë ndonjë histori për

Skënderbeun. Mësojeni dhe do ta tregoni në klasë.

Rubrika: Njohim gjuhën tonë

Tema: Fjalët kryesore dhe fjalët plotësuese

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të dallojë fjalët kryesore dhe fjalët plotësuese në një fjali.

• Të shkruajë fjali me fjalë kryesore dhe plotësuese.

Mjetet: tabela, fl etë të bardha, lapsa me ngjyra.

Fjalët kyç: fjalë kryesore, fjalë plotësuese.

292

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Loja e mësimit

Ndërtimi i njohurive Të nxënit në bashkëpunim

Përforcimi

Shkrim i lirë

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Loja e mësimit.

Mësuesi/ja ka përgatitur fisha me pjesë kryesore dhe pjesë plotësuese të fjalisë.

Ndan klasën në disa grupe dhe u jep fishat. Kërkon që nxënësit t’i bashkojnë fishat

dhe të krijojnë fjali. Fjalitë mund të jenë me dy pjesë ose me shumë pjesë. Secili

nxënës në grup ka një fishë. Loja fillon duke caktuar numrin 1.

P.sh.: Numri 1 lexon fishën bëri. Nxënësi që ka fishën mjeshtri e vendos atë para

fjalës bëri, ndërsa nxënësi që ka fjalën shpatën e vendos pas fishës bëri. Në fund,

ata lexojnë fjalinë që formuan. Grupet punojnë deri sa të mos kenë më fisha të lira.

Grupi I → përbëhet nga 11 nxënës, aq sa fjalë kanë fjalitë.

Skënderbeu luftoi për liri.

Mjeshtri bëri shpatën.

Skënderbeu goditi shkëmbin.

Shkëmbi

u ça.

Grupi II → Zogu këndon në dritare.

Lulet çelin.

Dielli ndiçon në qiell.

Dita është e ngrohtë.

Nxënësit i ruajnë fjalitë që formuan se do t’iu duhen për etapën tjetër.

Ndërtimi i njohurive: Të nxënit në bashkëpunim.

Lexohen shembujt e librit. Nxënësit dallojnë:

a. fjalët kryesore të fjalisë (fjalët me të kuqe). Ato gjenden me pyetjet

kush? dhe ç’bën?

b. fjalët plotësuese të fjalisë (fjalët me të blu).

U kërkohet nxënësve të lexojnë fjalën kryesore të çdo fjalie që e gjejnë me pyetjen

Kush?, pastaj fjalën plotësuese që e gjejnë me pyetjen ç’bën.

- Cilat janë fjalët plotësuese?

Kalohet te rubrika Ushtrohu. Punohet ushtrimi 1. Nxënësit nënvizojnë me të

kuqe fjalët kryesore dhe me blu fjalët plotësuese.

293

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Në ushtrimin 2, nxënësit zgjerojnë fjalitë e dhëna me fjalë plotësuese.

Përforcimi: Shkrim i lirë.

Punohet ushtrimi 3. Nxënësit shkruajnë fjali me fjalë kryesore dhe fjalë

plotësuese. Në fund i lexojnë para klasës.

Rubrika: Lexojmë

Tema: Alfabeti i shqipes (Ora I)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë për të marrë intonacion.

• Të ritregojë përmbajtjen e pjesës.

• Të kodojë sipas kërkesave në tekst.

• Të njohë disa nga shkrimtarët e shquar shqiptarë.

Mjetet: gjëra të vjetra, fotografi të shkrimtarëve të shquar shqiptarë, libra me

ngjyra, libra pa ngjyra.

Fjalët kyç: alfabeti i gjuhës shqipe, Era, gjyshi, libër i vjetër, shkrimtarë.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Imagjinatë e drejtuar

Ndërtimi i njohurive Lexim i drejtuar

Përforcimi

Diagrami i Venit

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Imagjinatë e drejtuar.

Mësuesi/ja: Duke parë foton në tekst dhe duke lexuar titullin, a mund të krijoni një tregim?

- Si mund të jetë tregimi i sotëm?

Nxënësit do të përpiqen që krijimin e tyre ta ngrenë në bazë të fotografisë, madje

mund të kenë një imagjinatë fantastike krejt të ndryshme nga tregimi. Mësuesi/ja ua

drejton imagjinatën, p.sh.: Ngjarja zhvillohet në ditët tona, por fotografia ka lidhje me

gjyshin e Erës. Mirëpritet çdo krijim.

Ndërtimi i njohurive: Lexim i drejtuar.

Lexohet pjesa me ndalesa.

Ndalesa I. Gjyshi i Erës ... deri te ... Pse të pëlqen?

- Çfarë përgjigje i ka thënë gjyshi?

- A do të çuditet Era?

Ndalesa II. Moj bijë ... deri te ... abetares sate.

- Cilët do të jenë këta burra në foto?

294

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

- Kur e krijuan alfabetin ata?

- A jetojnë ata në ditët tona?

Nxënësit shprehin mendimet e tyre dhe mësuesi/ja vazhdon të lexojë:

Ndalesa III. Si quhen ... deri te ... Mit’hat Frashëri.

- A i njeh Era ata burra të mençur?

- A ka mësuar në shkollë për ta?

- A e di ajo s’e çfarë kanë bërë ata?

Ndalesa IV. Gjysh, unë ... deri në fund.

- A e prisnit këtë fund?

- A mund të jepni një fund tjetër?

Lexohet pjesa zinxhir nga nxënësit dhe nga disa nxënës me paragrafë.

Përforcimi: Diagrami i Venit.

Mësuesi/ja: Do të krahasojmë një libër të ri me një libër të vjetër.

Libri i Erës

Libri i gjyshit

Është me kapak të trashë.

Brenda ka fi gura me ngjyra.

Është i ri.

Janë libra.

Mësojmë gjëra të reja .

Është me kapak të hollë.

Pa ngjyra.

Është i vjetër.

Të përbashkëtat

Detyrë shtëpie. Mësoni përmendsh vargjet për gjuhën shqipe dhe

recitojini bukur.

Rubrika: Lexojmë

Tema: Alfabeti i shqipes (Ora II)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të tregojë kohën kur zhvillohen ngjarjet.

• Të dallojë personazhet e pjesës dhe personazhet për të cilat fl asin.

• Të recitojë bukur vjershat për atdheun.

Mjetet: teksti, gjëra të vjetra, pyetjet, lapsa, fl etë.

Fjalët kyç: vjersha për gjuhën shqipe, burra të mençur.

295

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Bisedë

Ndërtimi i njohurive Përvijimi i të menduarit

Përforcimi

Luajmë në role

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Bisedë.

- Çfarë mësoi Era nga gjyshi?

- Çfarë ndodhi në qytetin e Manastirit?

- Kush mori pjesë atje?

- Cilat vargje për gjuhën shqipe mësoi Era?

- Kush i reciton më bukur?

Nxënësit recitojnë vargjet për gjuhën shqipe.

Ndërtimi i njohurive: Përvijimi i të menduarit.

Për të parë përvetësimin e tregimit, mësuesi/ja hap pas hapi dhe nëpërmjet

pyetjeve të njëpasnjëshme, ndërton së bashku me nxënësit grafi kun organizues

Rrjedha e ngjarjes

Era pa gjyshin që po lexonte.

Ai po lexonte një libër të vjetër.

Libri tregonte shumë gjëra interesante.

Era pa aty një foto me disa burra.

Ata ishin Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Ndre Mjeda, Mit’hat Frashëri etj.

Këta burra të shquar krijuan alfabetin e gjuhës shqipe.

Nëna u çudit, por, kur e pa kecin me veshë të gjatë, qeshi.

Pyetjet e tekstit dhe të tjera mësuesi/ja i shfrytëzon për të plotësuar grafikun e mësipërm.

Përforcimi: Luajmë në role.

Nxënësit ndahen në role: gjyshi, Era, autori.

Veprimtaria përsëritet disa herë, duke aktivizuar nxënës të ndryshëm.

Detyrë shtëpie mund të jepet ushtrimi i rubrikës Plotëso.

296

VJERSHAT E ATDHEUT

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Lexojmë

Tema: O malet e Shqipërisë

Sa të dua, o Shqipëri

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të lexojë bukur dhe me emocion vjershat.

• Të zbulojë dashurinë dhe mallin për atdheun në vargjet e poezisë.

Mjetet: pamje nga Shqipëria, pamje të Naim Frashërit dhe Asdrenit, teksti, tabela.

Fjalët kyç: Shqipëri, male, lisa, fusha, bregore, lumenj, dua, gaz, lumturi

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Stuhi mendimesh

Ndërtimi i njohurive Pyetja sjell pyetjen - Dora e fshehtë

Përforcimi

Pesëvargësh

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Stuhi mendimesh.

Mësuesi/ja pyet:

- Çfarë ka Shqipëria?

- Si është natyra shqiptare?

Shqipëria ka

Nxënësit diskutojnë për malet, fushat, lumenjtë, detet, kodrat, fushat, shtëpitë,

njerëzit, pyjet, bimët, lulet etj. Mësuesi/ja i shkruan fjalët e nxënësve në tabelën e

mësipërme.

Ndërtimi i njohurive: Pyetja sjell pyetjen - Dora e fshehtë.

Nxënësit lexojnë vargjet nga poema “Bagëti e bujqësi” me intonacion dhe emocion.

Ata njihen me shkrimtarin Naim Frashëri. (Ai ka lindur në Frashër të Përmetit. Ka

kryer studimet në Greqi dhe më pas ka jetuar në Stamboll, nga ku shkruante me mall

për Shqipërinë.)

Mësuesi/ja pyet:

- Kujt i drejtohet autori?

- Çfarë ka ndër mend ditë e natë Naimi?

Nxënësit i lexojnë vargjet dhe flasin për to.

297

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Dora e fshehtë. Punohet poezia Sa të dua, o Shqipëri.

Mësuesi/ja u ndan fl etët e përgatitura secilit grup:

Grupi I Sa të dua o Shqipëri

Sa mall ndjej e sa dëshirë

Grupi II Për ty gaz e lumturi

M`u në zemër më ka mbirë.

Nxënësit ndërtojnë vjershën dhe e lexojnë bukur.

Përforcimi: Pesëvargësh.

Në këtë etapë nxënësit mund të bëjnë një pesëvargësh për Atdheun:

Atdheu

i bukur

i dashur

ndërtohet zbukurohet lulëzon

Unë e dua shumë atdheun.

Shqipëria

Detyrë shtëpie mund të jepet të pikturojnë natyrën e bukur shqiptare.

Rubrika: Shkruajmë

Tema: Atdheu im është i bukur

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të shkruajë për atdheun, duke përdorur fjalë nga vargjet e Naimit.

• Të shkruajë për dashurinë që ka për atdheun dhe gjuhën shqipe.

Mjetet: hartë e Shqipërisë, pamje të ndryshme nga vendi, teksti, fletë të bardha.

Fjalët kyç: atdheu, e dua, gjuha shqipe.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Tryeza e rrumbullakët

Ndërtimi i njohurive Punë e pavarur

Përforcimi

Shkrim i shpejtë

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Tryeza e rrumbullakët.

Nxënësit vendosen në formë rrethore dhe, duke fi lluar nga i pari, ata shkruajnë

te një fl etë e bardhë, vetëm një varg që iu pëlqen më shumë nga vjershat e orës

së kaluar. Pas shkrimit, secili e palos vendin ku ka shkruar si fi zarmonikë. Në fund

mësuesi/ja lexon fl etën dhe i shkruan vargjet në dërrasë të zezë.

Kjo punë do t’i ndihmojë ata në etapën tjetër të mësimit.

298

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Ndërtimi i njohurive: Punë e pavarur.

Nxënësit punojnë në libër ushtrimin 1, plotësojnë emrat e dhënë me emra e

mbiemra që i kanë mësuar nga vargjet e vjershave.

Mësuesi/ja shpjegon kuptimin e fjalëve bregore, brinjë, gërxhe.

Fjalë të shpjeguara sipas Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe

BREGORE f. sh.

Vend i ngritur, breg i vogël; kodër e vogël.

BRINJA sh. edhe ~A, ~AT.

Faqe e thepisur e një mali, e një shkëmbi etj., ana e pjerrët, rrip; vend që

vjen pak i pjerrët, e përpjetë e vogël.

GËRXH m. sh.

1. Shkëmb i ashpër, me thepa; vend, me shkëmbinj të mprehtë e të thepisur,

vend shkëmbor e i egër.

Nxënësit punojnë të pavarur ushtrimin 2. Para se të shkruajnë, ushtrimi punohet

me gojë.

Tek ushtrimi 3, nxënësit kujtojnë vargjet për gjuhën shqipe të Naim Frashërit dhe

të Gjergj Fishtës, që kanë mësuar përmendsh, dhe i plotësojnë në libër.

Gjuha e mirë, e gjerë, e ëmbël, e lirë, e bukur, e vlerë.

Posi kënga e zogut të verës.

Përforcimi: Shkrim i shpejtë.

Nxënësit shkruajnë të pavarur disa fjali për atdheun dhe gjuhën shqipe.

Në fund punët lexohen dhe nxënësit diskutojnë.

VJERSHAT E MËSUESES

Rubrika: Lexojmë

Tema: Piktura më e bukur

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë bukur dhe me intonacion vjershën.

• Të dallojë strofat dhe vargjet.

• Të dallojë vargjet që tregojnë dashurinë për mësuesen.

• Të recitojë vjershën përmendsh.

Mjetet: fotografi me mësuesen, lule, ditar, tavolinë, teksti, tabela e pyetjeve,

fishat me vargje.

Fjalët kyç: pikturë, mësuese, buzë, e lumtur, ditar, vjollca.

299

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Dora e fshehtë

Ndërtimi i njohurive Pyetja sjell pyetjen

Përforcimi

Pesëvargësh

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Dora e fshehtë.

Vjersha është shkruar paraprakisht në fi sha dhe i ndahet secilit grup:

Grupi I. Në bebëzat e mësueses

Më e ndritshmja dritë

Grupi II. Cicërimat e zogjve

Në buzët e saj...

Grupi III. Ditari i heshtur mbi tryezë

Vjollcat e para në gotë

Piktura më e bukur në botë.

Nxënësit e çdo grupi i lexojnë dhe i rilexojnë vargjet. Del një përfaqësues nga

çdo grup dhe i lexon ato. Ata përpiqen me njëri-tjetrin t’i rendisin si duhet, duke

formuar vjershën që ata mendojnë.

Do të ketë të qeshura dhe komente.

Ndërtimi i njohurive: Pyetja sjell pyetjen.

Mësuesi/ja me anë të pyetjeve realizon zbërthimin e kuptimit të vargjeve.

- Pse sytë e mësueses janë të ndritshme?

- Është e mërzitur apo e gëzuar mësuesja? Lexoni vargun.

- Pse nga buzët e mësueses dalin cicërima? Buzëqesh ajo apo i shan fëmijët?

- Pse ka ditar në tryezë?

- Pse ka lule mbi tryezë? Kush mendon se ia ka dhënë?

- Pse piktura është me e bukura në botë?.

Nxënësit nxiten që përgjigjet t’i ilustrojnë me vargje.

Përforcimi: Pesëvargësh.

Realizohet një pesëvargësh për mësuesen. Më poshtë po japim një shembull të

përfunduar:

Mësuese

e mirë e dashur

fl et buzëqesh shpjegon

Mësuesja ime shpjegon bukur.

Arsimtare

Detyrë shtëpie. Mësoni vjershën përmendsh.

300

Rubrika: Bisedojmë së bashku

Tema: Mësuesja ime

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të flasë për mësuesen e vet.

• Të argumentojë dashurinë që ka për të.

• Të tregojë ngjarje të paharruara me mësuesen.

Mjetet: teksti, albume me fotografi me mësuesen, kartolinë, letër, ngjyra, penel, pambuk.

Fjalët kyç: mësuesja ime, ndihmë, dashuri, uroj, kartolinë, këngë, vjershë, pikturë, lule.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Stuhi mendimesh

Ndërtimi i njohurive Ditari dypjesësh

Përforcimi

Punë në grupe - Turi i galerisë

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Stuhi mendimesh.

Mësuesi/ja shkruan në dërrasë fjalën mësuese dhe pyet nxënësit:

- Si është mësuesja juaj?

Me mendimet e nxënësve plotësohet grafiku. Mësuesi/ja mirëprit të gjitha mendimet.

Ndërtimi i njohurive: Ditari dypjesësh.

Nxënësit hapin librat dhe lexojnë në kërkesën e ushtrimit 2. Mësuesi/ja pyet:

- Pse e doni mësuesen?

Ata shfaqin mendimet e tyre edhe duke diskutuar me njëri-tjetrin.

Për të ndihmuar në përgjigjet e tyre, mësuesi/ja shkruan në dërrasë të zezë

tabelën e mëposhtme:

Citati

1. Ajo na mëson gjëra që nuk i dimë.

2. Më ndihmon të kuptoj mësimin.

3. Më këshillon njëlloj si mami.

4. Më fal dashuri.

5. Kujdeset për mua.

Komenti

1. Mësuesja më mësoi të shkruaj e të lexoj.

2.

3.

4.

5.

Përforcimi: Punë në grupe - Turi i galerisë.

Punohet rubrika Punojmë së bashku. Klasa ndahet në grupe:

Grupi I → Do të bëjë një kartolinë për mësuesen.

Grupi II → Do të krijojë një këngë për mësuesen.

Grupi III → Do të krijojë një vjershë për mësuesen.

Grupi IV →Do të bëjë një vizatim për mësuesen.

Grupi V → Do të realizojë një lule me mjete rrethanore (letër, pambuk).

Grupi VI →Do të përgatitë një shkrim se çfarë ndjejnë ata për mësuesen.

Nxënësit punojnë të pavarur dhe, në fund me radhë, ata paraqitin punët e tyre.

Do të ketë emocion dhe kënaqësi. Punët më të mira varen në mur.

301

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

ËNDRRAT E ERËS

Rubrika: Lexojmë

Tema: Yjet (nga enciklopedia)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë saktë informacionin për yjet.

• Të flasë për yjet e qiellit dhe të detit.

• Të dallojë yjet e qiellit me ato të detit.

• Të shpjegojë ç’kuptojmë me yje në Tokë.

Mjetet: pamje të qiellit natën, yje prej letre, yje deti, mjete polumbari, teleskop, dylbi.

Fjalët kyç: yje, qiell, det, tokë, të mëdhenj, teleskop, polumbar.

Aftësitë: të lexuarit, të treguarit, të krahasuarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Stuhi mendimesh

Ndërtimi i njohurive Lexim i koduar

Përforcimi

Diagrami i Venit

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Stuhi mendimesh.

Mësuesi/ja u drejton nxënësve pyetjet:

- Çfarë dini për yjet?

- Sa lloj yjesh kemi?

- Me çfarë shikohen yjet?

Ai/ajo u shpërndan nxënësve në çdo bankë nga një fletë me tabelën e mëposhtme:

Yll

Nxënësit punojnë në heshtje me shokun duke plotësuar të gjitha fjalët që iu vijnë

ndërmend për yjet, p.sh.: ka pesë cepa, i kuq, në qiell, në det, e pres me gërshërë,

teleskop, të vogla, të mëdha, të kuqe, për festë etj.

Në fund, ata shkëmbejnë përvojat ndërmjet dysheve. Mësuesi/ja udhëheq

veprimtarinë.

Ndërtimi i njohurive: Lexim i koduar.

Mësuesi/ja i lexon të tria tekstet. Pastaj nxënësit ndahen në tri grupe dhe secili

lexon pjesën e vet në heshtje.

302

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Mësuesi/ja ka shkruar në tabakë letre ose në dërrasë të zezë shenjat që do të

vendosin nxënësit për çdo përgjigje të pyetjeve.

Grupi I. Si janë yjet? x

Si ngjan ylli kur e vështrojmë?

v

Si janë yjet në të vërtetë? +

Çfarë janë teleskopët?

Grupi II. Çfarë janë yjet e detit?

X

Çfarë madhësie dhe ngjyre kanë ato? +

Çfarë i ndodh yllit të detit kur i këputet një krah?

Si e kanë veshjen polumbarët?

V

Grupi III. Cilat janë yjet e Tokës?

Nxënësit “kodojnë” mësimin, kur gjejnë përgjigjet e pyetjeve të mësipërme. Në

fund ngrihen 3 nxënës që lexojnë përgjigjet për të tria llojet e yjeve.

Përforcimi: Diagrami i Venit.

Mësuesi/ja shkruan në dërrasë të zezë:

Yjet në tokë

Janë njerëz të famshëm

dallohen nga të tjerët

janë kafshë

jetojnë në dete

dhe oqeane

kanë pesë cepa

Kanë forma dhe madhësi

të ndryshme

I fotografojnë zhytësit (polumbarët)

ndriçojnë

janë në qiell

janë shumë

duken shumë të vegjël

shihen me teleskop

yjet e detit

Të përbashkëtat:

e njëjta fjalë

e rrallë

e rëndësishme

yjet e qiellit

Nxënësit plotësojnë diagramin me të veçantat dhe të përbashkëtat e tyre.

303

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Bisedojmë së bashku

Tema: Edhe unë kam një mik-yll

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të hartojë një listë me emra yjesh.

• Të plotësojë tregimin me fjalët e duhura.

• Të vizatojë një yll.

• Të shkruajë me fantazi për një yll.

Mjetet: letra të errëta, yje prej letre, ngjitës, teksti, fletë të bardha, lapsa me ngjyra.

Fjalët kyç: mik, yll, plotësoj, vizatoj, 5 cepa.

Aftësitë: të përshkruarit, të shkruarit, të krahasuarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Ndërtimi i njohurive

Përforcimi

Alfabeti i njëpasnjëshëm

Të nxënit në bashkëpunim, punë në grupe

Turi i galerisë

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Alfabeti i njëpasnjëshëm.

Mësuesi/ja ndan në çdo bankë fletën e mëposhtme, të cilën mund ta fotokopjojnë:

A

B

C- Sa cepa?

Ç

Dëshirë

DH

E

Ë- Ëndrra jote

F

G

GJ

H

I

J

K- Ku je?

L

LL

M- Fjala 1

N- Fjala 2

NJ

O

Përshëndete

Q

R

RR

S

SH-Dëshira

për shoqen

T

TH

U

V

X-

XH

Y- Fjala 3

Z

ZH

Mësuesi/ja: - Siç e shikoni, çdo shkronjë e jona është një yll. Vërini nga një emër

duke u bazuar te shkronja e kutisë. Kujdes! Disa kuti ju tregojnë se çfarë duhet të

shkruani: tri fjalë lavdëruese, dëshirë, përshëndetje etj.

Nxënësit plotësojnë në heshtje tabelën dhe në fund paraqesin punën. Disa prej

punëve lexohen.

Nxënësit hapin tekstin dhe plotësojnë skedinën e ushtrimit 1.

304

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Ndërtimi i njohurive: Të nxënit në bashkëpunim, punë në grupe.

Hapi I. Klasa ndahet në tri grupe.

Hapi II. Çdo grup punon në heshtje në një fletë të bardhë ushtrimin 2.

Hapi III. Në fund grupet lexojnë tekstin e plotësuar dhe korrigjojnë njëri-tjetrin.

Nxënësit plotësojnë në heshtje ushtrimin 2 në tekst.

Zgjidhja e ushtrimit 2.

Një natë Era zuri mik një yll. Ai e përshëndeti atë duke xixëlluar. Kur ra

të flejë, Era pa një ëndërr. Ylli i saj u shkëput nga qielli dhe filloi të bjerë

poshtë. Sa më shumë i afrohej tokës, aq më i madh dukej. Era doli në ballkon.

Ylli ndriste edhe më shumë nga gëzimi që po takonte Erën. Ylli i tha asaj të

hipte në bishtin e tij. Era u ul në bishtin e gjatë dhe të ndritshëm. Nga frika u

mbajt fort në dy cepat anësorë. Pastaj, ata fluturuan lart në qiell. Sa pamje

e mrekullueshme që ishte. Yjet po vallëzonin të kapur për dore. Në mes

qëndronte hëna e plotë dhe e kuqe. Ata të gjithë e përshëndetën Erën.

Kjo ishte ëndrra më e bukur që kishte parë Era.

Mësuesi/ja vlerëson zgjidhjen e nxënësve.

Përforcimi: Turi i galerisë.

Ushtrimi 3 është një ushtrim praktik dhe argëtues. Pasi plotësojnë tekstin, nxënësit

bëjnë në fletë të bardhë yje me pesë veprime. Punët varen në mur si mozaik.

Rubrika: Të lexojmë

Tema: Astroflluska

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë bukur dhe me emocion pjesën.

• Të dallojë personazhet dhe të lexojë me ndjenjë fjalët e tyre.

• Të ritregojë pjesën shkurt duke e kthyer në vetën e tretë.

• Të përshkruajë “astroflluskën”.

Mjetet: teksti, letër, lapsa me ngjyra, tabela me pyetjet, tabela me tri komandat.

Fjalët kyç: astroflluska, Alesio, udhëtim, komandë, ëndërr.

Aftësitë: të lexuarit, të treguarit, të krahasuarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Parashikimi me terma paraprakë

Ndërtimi i njohurive Lexim i drejtuar

Përforcimi

Turi i galerisë - Shkrim i lirë

305

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Parashikimi me terma paraprakë.

Mësuesi/ja shkruan në dërrasë ose ka përgatitur fishat e mëposhtme:

Alesio ëndërr udhëtim flluskë e madhe

komanda ngadalë shpejt kthimi

U kërkon nxënësve të formojnë një tregim, duke parë figurën në tekst dhe fjalët e dhëna.

Nxënësit punojnë në heshtje për dy-tri minuta dhe lexojnë parashikimin e tyre.

Mësuesi/ja mirëpret përgjigjet dhe nxit imagjinatën.

Ndërtimi i njohurive: Lexim i drejtuar.

Fillon leximi i tregimit me paragrafin e parë:

Ndalesa I. Alesioja jep komandën... deri te... i lehtë, pa peshë.

- Si po e imagjinoni Alesion?

- A do të donit të ishit në vendin e tij?

- Ku do të shkojë me astroflluskën?

Nxënësit shprehin hamendjet e tyre dhe mësuesi/ja vazhdon lexon.

Ndalesa II. Ai shikon nga afër...deri te ...Zbato dëshirat e Alesios.

- Po tani, do të kthehet apo do të vazhdojë udhëtimin?

- Do ta rritë shpejtësinë?

- Po të ishit në vendin e Alesios, si do të vepronit?

Ndalesa III. Pas pak kohe djali...deri te...Vendosni rripat e sigurimit.

- A do të bjerë Alesioja?

- A do t’i pëlqejë shpejtësia?

- Çfarë do të shohë tani?

Ndalesa IV. Për një çast Alesios...deri te...të kthehem nga ana që më pëlqen.

- Do të kthehen në shtëpi?

- A do të zgjohet Alesio nga gjumi?

- Do t’i ketë pëlqyer udhëtimi?

Ndalesa V. Ekrani i komandës... deri në fund.

Nxënësit mësojnë si mbaron historia dhe janë të lirë të përfytyrojnë një fund tjetër

për tregimin.

Ata iu përgjigjen pyetjeve të tekstit dhe e lexojnë pjesën me role.

Përforcimi: Turi i galerisë - Shkrim i lirë.

Pasi riprodhojnë pjesën, në qoftë se ka kohë, ata do të vizatojnë dhe të shkruajnë

shkurt për një ëndërr të ngjashme: “Një udhëtim me astroflluskë”.

Punët varen në mur dhe shikohen nga të gjithë.

306

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Lexojmë

Tema: Astropeshku

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë me intonacion duke respektuar shenjat e pikësimit.

• Të ritregojë përmbajtjen duke iu përgjigjur pyetjeve në fund të tregimit.

• Të dallojë dhe të thotë ndryshimet mes një astroflluske dhe një astropeshku.

Mjetet: letër, lapsa me ngjyra, teksti, pyetje, fishat e komandës.

Fjalët kyç: astropeshku, komanda, thellësia e detit, korale, ngjyra.

Aftësitë: të lexuarit, të treguarit, të krahasuarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Stuhi mendimesh

Ndërtimi i njohurive Di / Dua të di / Mësova

Përforcimi

Diagrami i Venit

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Stuhi mendimesh.

Mësuesi/ja:- Çfarë mendoni se ka nën ujë: peshq, bimë, makina?

- Si quhen gjallesat që jetojnë nën ujë?

Mësuesi/ja u shpërndan nxënësve nga një fletë, në të cilën ka shkruar grafikun

si më poshtë:

Bota

në ujë

Nxënësit punojnë në heshtje përreth 5 minuta dhe plotësojnë tabelën me ato

gjëra që iu vijnë ndërmend.

Në fund ndajnë mendimet me shokët dhe mësuesen/in.

Ndërtimi i njohurive: Di / Dua të di / Mësova.

Hapi I. Nxënësit lexojnë në heshtje pjesën disa herë dhe më pas me role: autori,

Alesioja dhe komanda.

Hapi II. Mësuesi/ja shkruan në dërrasë tabelën e mëposhtme, kurse nxënësit në

fletoret e tyre.

Hapi III. Plotësohet tabela. Te kolona e parë nxënësit vendosin gjërat që dinë, te

kolona e dytë gjërat që duan të dinë, ndërsa te kolona e tretë gjërat që mësuan.

Më poshtë po japim plotësimin e tabelës:

307

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Di Dua të di Mësova

Alesoja zhytet në det.

Ka dallgë dhe ai trembet.

Shikon nga xhami peshqit.

Astropeshku ka komanda.

Si merr Astroflluska formën

e një peshku?

Si flet dhe i kupton

komandat Astroflluska?

A janë të vërteta ngjarjet e

kësaj pjese?

Ky është një shkrim i

shkruar me imagjinatë.

Ngjarje të tilla ndodhin

vetëm në

ëndrra.

Nxënësit iu përgjigjen pyetjeve në fund të tekstit dhe përpiqen ta riprodhojnë pjesën.

Përforcimi: Diagrami i Venit.

Nxënësit do të krahasojnë, vizatojnë dhe imagjinojnë astroflluskën e mësimit të

kaluar dhe astropeshkun e këtij mësimi.

Astroflluska

Astropeshku

Shërben për të udhëtuar lart në qiell.

Zëvendëson anijen kozmike.

Është e rrumbullakët.

Ka shpejtësi të ndryshme.

Prej saj shikon gjithësinë.

Shërben për të udhëtuar nën det.

Zëvendëson nëndetësen.

Ka formën e peshkut.

Nuk ka shpejtësi të madhe.

Prej saj shikon botën e mrekullueshme

të nënujit.

Të përbashkëtat:

Janë mjete udhëtimi.

Janë mjete të fantazisë.

Kanë komanda.

Zbatojnë dëshirat e Alonsos.

Rubrika: Bisedojmë së bashku

Tema: Njohim të fshehtat e natyrës

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të flasë për botën e qiellit dhe të ujit.

• T’i përshkruajë bukur ato duke u bazuar dhe te figurat e tekstit.

• Të përdorë sa më shumë figura dhe fjalë të tekstit gjatë përshkrimit.

• T’i krahasojë dhe të gjejë të përbashkëtat.

• Të imagjinojë udhëtime të tilla dhe t’i ndajë këto mendime me shokët.

Mjetet: fletë vizatimi, pamje të ndryshme deti dhe uji, etiketa fjalësh sipas

figurave të librit.

Fjalët kyç: botë, qiell, ujë, bimë, peshq, astronaut, zhytësi (polumbari).

Aftësitë: të dalluarit, të folurit, të komentuarit.

308

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Loja e tekstit

Ndërtimi i njohurive Mendo, puno në dyshe, shkëmbe.

Përforcimi

Mendo, puno në dyshe, shkëmbe.

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Loja e tekstit.

Klasa ndahet në tri grupe:

Grupi I → Do të imagjinojë sikur është grup astronautësh dhe lart në qiell ka

shkuar me astroflluskë.

Grupi II → Do të imagjinojë sikur është grup polumbarësh dhe ka shkuar poshtë,

nën det, me astropeshk.

Grupi III → Do të imagjinojë sikur është grup aktorësh në Hollivud?

Ata që kanë mjetet, i veshin për të dhënë përfytyrim sa më të plotë.

Situata do të jetë gazmore, kurse mësuesi/ja shkruan në dërrasë të zezë fjalët

dhe objektet që i takojnë secilit grup:

Yje, hënë Peshq, korale Aktorë, regjisorë

Në qiell Nën det Në kinematografi

Këto bashkësi do të përdoren dhe do të plotësohen më tej, në etapat e tjera të mësimit.

Ndërtimi i njohurive dhe Përforcimi: Mendo, puno në dyshe, shkëmbe.

Hapi I. Nxënësit hapin librat dhe shohin figurat në heshtje, duke krahasuar ato

që dinin me të tjera.

Hapi II. Punojnë me shokun e bankës dhe plotësojnë tekstin me fjalët: Toka e

parë nga Hëna, astronaut, peshq, peshkaqen, bimë nënujore, zhytës, korale.

Eksperiencën ata e ndajnë me shokët e tjerë të klasës.

Hapi III. Nxënësit iu rikthehen edhe njëherë tabelave dhe shtojnë fjalë të reja që

sapo mësuan për secilën bashkësi.

309

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrika: Lexojmë

Tema: Burimi i përrallave

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë bukur pjesën.

• Të tregojë për përrallat e veta të parapëlqyera.

• Të ritregojë pjesën duke iu përgjigjur pyetjeve të tekstit.

• Të identifikojë grafikisht ato që di dhe ato që nuk di.

• Të krahasojë të vërtetën me përrallën.

Mjetet: libra me përralla, teksti, fletë, ngjyra.

Fjalët kyç: burimi, fillimi, përralla, të rriturit, fëmijët, sëmurë, ndihmë

Aftësitë: të lexuarit, të treguarit, të krahasuarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Kllaster

Ndërtimi i njohurive INSERT

Përforcimi

Shkrim i drejtuar

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Kllaster.

Mësuesi/ja i pyet nxënësit:

- A dini shumë përralla për fëmijë? Cilat janë disa nga ato?

- Cilat janë personazhet e tyre?

Pastaj, mësuesi/ja u shpërndan nxënësve në çdo bankë nga një fletë me këtë skemë:

Përrallat

titulli

personazhi

Nxënësit punojnë në grupe dyshe. Ata plotësojnë kutitë me nga një emër përralle

dhe për secilën prej tyre ata thonë 2-3 gjëra kryesore. (Tabela mund të përmbajë më

shumë se 4 përralla.)

Ndërtimi i njohurive: INSERT.

Hapi I. Mësuesi/ja dhe nxënësit lexojnë tregimin në tekst.

Hapi II. Nxënësit shënojnë në tekst +, për gjërat që i dinin dhe me – për ato që

nuk i dinin. Ata punojnë të pavarur përreth 10 minuta.

310

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Hapi III. Mësuesi/ja dhe nxënësit shkruajnë dhe plotësojnë tabelën e mëposhtme:

Di (+) Nuk di (-)

Te kolona e parë, nxënësit shkruajnë fjalitë a fjalët që i kanë shënuar me +.

Te kolona e dytë, nxënësit shkruajnë fjalitë a fjalët që i kanë shënuar me -.

Mësuesi/ja sqaron paqartësitë e nxënësve. P.sh.:

Di (+) Nuk di (-)

Ka personazhe

Burimi i përrallave është fantazia.

Ka mesazh

Zë brenda vetes i duket sikur i flet dikush

Uji i burimit të përrallave imagjinata.

Struktura: hyrja, zhvillimi dhe mbyllja

Hapi IV. Nxënësit riprodhojnë pjesën dhe plotësojnë tekstin.

Përforcimi: Shkrim i drejtuar.

Punohet ushtrimi 8. Nxënësit plotësojnë tabelën e mëposhtme:

Gjëra që ndodhin në përrallë

Gjëra që ndodhin në të vërtetë

Rubrika: Lexojmë

Tema: Jastëku i ëndrrave

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të lexojë bukur dhe me intonacion vjershën.

• Të recitojë vjershën përmendsh.

• Të flasë për përmbajtjen e vjershës.

• Të flasë për ëndrrat e veta në gjumë.

• Të flasë për ëndrrat e së ardhmes dhe t’i krahasojë ato me ëndrrat e gjumit.

Mjetet: jastëk, mbulesë, pamje të këndshme, teksti.

Fjalët kyç: jastëk, pjesëtarët e familjes, gjumë, ëndrra.

Aftësitë: të lexuarit, të treguarit, të krahasuarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Tryeza e rrumbullakët

Ndërtimi i njohurive Dora e fshehtë

Përforcimi

Ruaje fjalën e fundit për mua

311

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Tryeza e rrumbullakët.

Nxënësit vendosen në formë rrethore. Mësuesi/ja kërkon të shkruajnë me radhë,

mbi një fletë të bardhë, një element a objekt të gjumit. Pasi nxënësit e shkruajnë

fjalën, e palosin atë si fizarmonikë. Në fund, mësuesi/ja hap letrën dhe shkruan në

dërrasë fjalët e zgjedhura. Ai/ajo qarkon fjalët që do t’i duhen për etapën në vazhdim,

si: jastëk, ëndrra, të butë, shtrat etj.

Ndërtimi i njohurive: Dora e fshehtë.

Nxënësit lexojnë vjershën disa herë. Më pas i mbyllin librat. Formohen tri grupe, të

cilave mësuesi/ja u shpërndan vargje të së njëjtës strofë, që janë shkruar në fisha.

Çdo grup punon i pavarur. Secili grup formon strofën dhe komentin e saj. Në fund

ngrihen përfaqësuesit e çdo grup sipas renditjes që kanë strofat në vjershë, lexojnë

strofën dhe komentojnë vargjet.

Juria e zgjedhur me nxënës nga çdo grupi kontrollon duke parë në libër renditjen

e vargjeve të vjershës.

Përforcimi: Ruaje fjalën e fundit për mua.

Hapi I. Nxënësit shkruajnë në një fletë të vogël të bardhë 1-2 vargje, që u pëlqejnë

më shumë. Nga ana tjetër e fletës ata shkruajnë komentin, zbërthimin e tyre. Ata

punojnë të pavarur përreth 10 minuta.

Hapi II. Mësuesi/ja ngre një nxënës. Ai lexon vargjet e zgjedhura dhe kërkon që

të tjerët t’i zbërthejnë. Pranohen komente dhe diskutime.

Hapi III. Nxënësi që u ngrit ka të drejtën në fund të japë komentin përfundimtar të vargjeve.

Kjo veprimtari përsëritet disa herë. Mësuesi/ja ka parasysh të aktivizojë aq nxënës

sa të punohen të gjitha vargjet.

312

ERA NË INTERNET

Rubrika: Lexojmë

Tema: Makina e kuqe

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të lexojë rrjedhshëm dhe me intonacion pjesën.

• Të ritregojë përmbajtjen e tregimit me fjalët e veta.

• Të tregojë cilat janë sportet a garat që pëlqen.

Mjetet: makina lodër me ngjyra të ndryshme, makina lodër të markave të

ndryshme, teksti, informacion për Zhill Vilnëvin dhe Enco Ferrarin.

Fjalët kyç: djalë kanadez, makinë e kuqe, Enco Ferrari, gara, çmim i madh.

Aftësitë: të lexuarit, të treguarit, të krahasuarit.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi Stuhi mendimesh

Ndërtimi i njohurive Përvijimi i të menduarit - Harta e mendjes

Përforcimi

Turi i galerisë

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Stuhi mendimesh.

Mësuesi/ja e nis mësimin me një bashkëbisedim rreth makinave dhe plotëson

tabelën e mëposhtme:

- A ju pëlqejnë makinat? (Dhe tregon makinat-lodër që nxënësit kanë sjellë në klasë)

- Çfarë dini për to?

- A keni në shtëpi një të tillë?

- Pse djemtë i pëlqejnë shumë?

- Cilat janë pjesët që njihni në një makinë?

- Çfarë ngjyre mund të jenë ato?

MAKINAT

Nxënësit diskutojnë dhe mësuesi/ja ose nxënësit ngrihen dhe plotësojnë skemën

në dërrasën e zezë.

Ndërtimi i njohurive: Përvijimi i të menduarit - harta e mendjes.

Hapi I. Nxënësit lexojnë në heshtje pjesën në tekst.

Hapi II. Mësuesi/ja përgatit disa pyetje ndihmëse që do t’i shërbejnë në minutat në vijim.

- Cili është personazhi i tregimit?

- Ç’dini për të?

- Kush e vuri re atë?

- Ç’i ndodhi atij gjatë garës?

- Kur e mori çmimin e parë Zhilli?

Pas çdo përgjigjeje që japin nxënësit, mësuesi/ja hap pas hapi ndërton skemën

e mëposhtme:

Një djalë i vogël kanadez.

Gara me slitë. Gara me slitë. Takoi Enco Ferrarin.

Ishte kampion. Provoi disa gara, por përplasej. I dha makinën e tij.

Më 1984 mori çmimin e madh.

313

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Hapi III. Nxënësit ritregojnë tregimin duke u bazuar te skema.

Përforcimi: Turi i galerisë.

Nxënësit punojnë të lirë dhe të pavarur vizatimin e makinës së preferuar.

Në fund, punët e tyre varen në mur dhe shikohen nga të gjithë.

Rubrika: Lexojmë

Tema: Kukulla Barbi

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të lexojë bukur pjesën.

• Të ritregojë përmbajtjen e pjesës.

• Të flasë për kukullën Barbi dhe karakteristikat e saj.

• Të tregojë si luan ajo me kukullën e vet.

• Të krahasojë dëshirat e vajzave me ato të djemve.

Mjetet: kukulla të ndryshme, pamje të ndryshme kukullash, teksti.

Fjalët kyç: mami, vajza, kukull prej letre, prodhues lodrash, e famshme.

Aftësitë: të lexuarit, të treguarit, të krahasuarit.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Stuhi mendimesh

Ndërtimi i njohurive Lexim i drejtuar

Përforcimi

Luajmë në role

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Stuhi mendimesh.

Mësuesi/ja e nis mësimin me një bashkëbisedim rreth kukullës Barbi dhe plotëson

tabelën e mëposhtme:

- A e njihni këtë kukull? (Mësuesi/ja tregon kukullat që nxënësit kanë sjellë në klasë.)

- Çfarë dini për të?

- A keni në shtëpi një të tillë?

- Pse djemtë nuk e pëlqejnë shumë?

KUKULLA BARBI

Vajzat, por edhe djemtë, mund të japin mendimin e tyre për të. Ato shkruhen në

skemën e mësipërme.

314

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Ndërtimi i njohurive: Lexim i drejtuar.

Hapi I. Mësuesi/ja fillon të lexojë paragrafin e parë:

Ndalesa I. A e dini si... deri te... kukulla prej letre.

- Si ishin këto kukulla?

- A do t’u ndodhë ndonjë gjë atyre?

- A do të mërzitet mami duke i bërë kukulla?

Nxënësit shprehin mendimet e tyre dhe mësuesi/ja vazhdon lexon.

Ndalesa II. Këto kukulla njëherë...deri te ... iu lut gruas që t’ia jepte ato.

- Çfarë do të bëjë ai me to?

- Do të mërzitet vajza?

Pas hamendjeve të nxënësve, mësuesi/ja vazhdon të lexojë:

Ndalesa III. Me këto vizatime...deri te...më e njohura në botë.

- Po tani?

- A do të lëvdohet vajza?Po mamaja?

Ndalesa IV. A e dini ku... deri në fund.

- A është e vërtetë kjo që thotë autori?

- A e keni krahasuar ndonjëherë veten me Barbin?

Hapi II. Ngrihen vullnetarë 2 -3 nxënës që riprodhojnë pjesën (kryesisht vajza).

Përforcimi: Luajmë në role.

Vajzat luajnë “nënat”, ndërsa djemtë “baballarët”.

Vajza e tyre është një Barbi.

- Si kujdesen ata për të?

- Si ia vënë emrin?

- Si e lajnë?

- Si e veshin?

- Si e edukojnë?........

Rubrika: Lexojmë

Tema: Kampionët e vegjël

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të lexojë saktë pjesën.

• Të tregojë për veten e vet.

• Të dallojë karakteristikat fizike të dy personazheve.

Mjetet: pamje të tjera nga sporti i mundjes, tabelë e përgatitur për të plotësuar

të dhënat e personazheve, metër, peshore.

Fjalët kyç: kampionë, mundje, ndeshje, barazim, akullore.

Aftësitë: të lexuarit, të treguarit, të krahasuarit.

315

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Dil rrotull/ Fol rrotull

Ndërtimi i njohurive Ditari dypjesësh

Përforcimi

Loja: A e gjen dot?

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Dil rrotull/ Fol rrotull.

Nxënësit fillojnë të lëvizin nëpër klasë të lirë. Në momentin që mësuesi/ja përplas

duart një herë, ata ndalojnë dhe bëjnë shok grupi atë nxënës që ndodhet ngjitur me

të. Me të, ata diskutojnë nëse e njohin dhe e pëlqejnë sportin e mundjes.

Kjo veprimtari përsëritet edhe një herë. Në fund, ata ulen dhe mësuesi/ja kërkon

që nxënësit të tregojnë për përvojat e tyre në sport dhe të nxjerrin atë nxënës që

pëlqen a luan këtë sport.

Ndërtimi i njohurive: Ditari dypjesësh.

Hapi I. Mësuesi/ja ndan klasën në dy grupe.

Hapi II. Mësuesi/ja u shpërndan grupeve skedinat e mëposhtme.

Grupi I

Grupi II

Citati Koment Ciatati Koment

Xhambulati Mosha

Pesha

Gjatësia

Vendi i lindjes

Xhorxhi Mosha

Pesha

Gjatësia

Vendi i lindjes

Përforcimi: Loja: A e gjen dot?

Nxënësit mendojnë një personazh dhe luajnë një lojë të ngjashme me Kuiz.

P.sh: - Ka lindur në Rusi.

- Është 4 vjeç.

- Është mundës.

- Peshon 56 kg.

- Gjatësia e tij është 118 cm.

Kush është?

Loja përsëritet disa herë.

Në fund, mësuesi/ja mund t’i matë ata me metër ose t’i peshojë me peshore.

Shënim. Mësuesi/ja është mirë të bëjë një bisedë paraprake për njësitë e matjes

së peshës (kg) dhe të gjatësisë (cm).

316

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Rubrikat: Lexojmë

Tema: A mund të ketë qytet të fëmijëve?

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të lexojë bukur pjesën.

• Të kuptojë dhe ta ritregojë atë.

• Të ëndërrojë një qytet fëmijësh dhe të flasë për të.

• Të vizatojë qytetin e tij imagjinar.

Mjetet: teksti, pamje qyteti, pamje lojërash.

Fjalët kyç: qyteti i lodrave, qyteti i ëndrrave, fëmijë, Disnei Lend.

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Stuhi mendimesh

Ndërtimi i njohurive Diagrami i Venit

Përforcimi

Shkrim i lirë

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Stuhi mendimesh.

Mësuesi/ja e ndan klasën në dy grupe.

Qyteti

Qyteti i

ëndrrave

Grupi I → do të shkruajë për qytetin ku jeton: objektet, njerëzit, kafshët etj.

Grupi II → do të shkruajë për një qytet imagjinar, në të cilin ka vetëm lojëra

dhe personazhe përrallash.

Nxënësit në fund lexojnë pjesën e tekstit disa herë.

Ndërtimi i kuptimit: Diagrami i Venit.

Mësuesi/ja pyet:

- Sa qytete dolën te pjesa e mësimit?

- Cilat janë ato?

Kur nxënësit përgjigjen, mësuesi/ja plotëson tabelën si më poshtë:

317

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

QYTETI KU

JETOJMË

QYTETI

I PINOKUT

E përbashkëta

DISNEY

LAND

Mësuesi/ja:- Të përbashkëtat janë se këto qytete janë vende ku jetojnë njerëz.

- Qyteti i sotëm ka njerëz të moshave të ndryshme, që punojnë dhe argëtohen.

- Qyteti i Pinokut ka vetëm fëmijë, që luajnë dhe argëtohen. Aty nuk ka mësim

dhe punë.

- Qyteti “Disnei Lend” ka lodra dhe argëtim, por fëmijët rrinë aty përkohësisht, të

shoqëruar nga prindërit e tyre.

Në fund nxënësit riprodhojnë pjesën.

Reflektimi: Shkrim i lirë.

Përreth 15 minuta nxënësit shkruajnë disa fjali për një qytet për fëmijë, me lodra

vetëm për ta. Në fund lexojnë punët e tyre.

Rubrika: Lexojmë

Tema: Festa e fëmijëve

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të lexojë bukur dhe rrjedhshëm pjesën.

• Ta ritregojë përmbajtjen shkurt dhe saktë.

• Të tregojë se si e feston ai festën e fëmijëve.

• Të rendisë kërkesat, dëshirat dhe premtimet e tij në këtë ditë.

• Të përgatisë balona për festën e tij.

318

Mjetet: tekst, informacion për festën e fëmijëve, tabakë letre, shirita letrash

me ngjyra, kallama ose shkopinj, vinovil, penel dhe bojëra uji, spango,

Fjalët kyç: 1 Qershor, festë, qielli, verë, balona, ngjyra-ngjyra, era, dua, premtoj, bëj.

Aftësitë: të lexuarit, të treguarit, të krahasuarit.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

STRUKTURA PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Stuhi mendimesh

Ndërtimi i njohurive INSERT

Përforcimi

Punojmë së bashku

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Stuhi mendimesh.

Mësuesi/ja vizaton në dërrasë skemën e mëposhtme dhe pyet nxënësit:

- Çfarë dini për Festën e Fëmijëve?

FESTA E FËMIJËVE

Nxënësit plotësojnë skemën me fjalë që iu vijnë ndër mend, p.sh.: 1 Qershori,

pushim, kohë me diell, kënaqem, e dua, premtoj, vishem bukur, dhurata... etj.

Ndërtimi i njohurive: INSERT.

Hapi I. Mësuesi/ja dhe nxënësit lexojnë pjesën disa herë, duke respektuar

shenjat e pikësimit dhe intonacionin e duhur.

Hapi II. Mësuesi/ja kërkon që nxënësit gjatë leximit të vendosin shenjat +, kur

diçka në tekst e njohin dhe – kur diçka në tekst nuk e njohin.

Nxënësit lexojnë dhe kodojnë tekstin përreth 5 minuta.

Hapi III.

Mësuesi/ja shkruan në dërrasë tabelën e mëposhtme, kurse nxënësit në fletoret

e tyre. Tani ata do të vendosin në kolonën e parë, fjalitë a fjalët që dinë nga teksti,

dhe në tabelën e dytë, ato që nuk i dinë.

(+) Di (-) Nuk di

Mësuesi/ja shpjegon fjalitë që nxënësit nuk i dinë dhe, ata në fund e riprodhojnë

tregimin shkurt dhe saktë.

Për plotësimin e tabelës “Dua” dhe “Premtoj”, mbahet parasysh lidhja midis tyre:

319

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

DUA

Përkëdhelje

Dashuri

Të shkoj në shkollë

Të punoj

Ushqim të shijshëm

Lodra

Ndihmë në mësime

PREMTOJ

Sjellje të mirë

Puthje

Nota të mira

Ndihmë për prindërit

Të ha gjithçka

Të kujdesem për to

Të dal shumë mirë

Këto plotësohen në tekst, madje mund të afishohen dhe në tabelë. Ky informacion

do të shërbejë në etapën tjetër të mësimit.

Përforcimi: Punojmë së bashku.

Kjo veprimtari do të fillojë tani, por do të përfundojë në shtëpi. Nxënësit kanë

grumbulluar materialet e nevojshme. Ata mund të ndahen në dy grupe të mëdha:

Grupi I → do të bëjë balonën e dëshirave.

Grupi II → do të bëjë balonën e premtimeve.

Ata mendojë si do ta realizojnë atë praktikisht: ngjyrat, madhësia, fjalët etj., kurse

zbatimin e saj, ata e përfundojnë në shtëpi ose në ndonjë orë tjetër të lirë.

320

GRUPI A

1. Rretho përgjigjen e saktë:

Gjyshja e Erës ka:

a. një pallto të vjetër

b. një album të vjetër

c. një fustan të vjetër

2. Era gjeti në pjatë:

a. mish me patate

b. supë me perime

c. vitamina

3. Tiku sendet e veta:

a. i ndan me shokët

b. i mbyllte me dry

c. ia falte motrës

(Kapitulli I “Era në shtëpi”)

TEST NR. 1

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

GRUPI B

1. Fotografia më e vjetër e Erës

është kur:

a. ka qenë 2 vjeç

b. ka lindur

c. ka qenë në barkun e nënës

2. Si e uroi mamaja gjyshen:

a. Të lumtë dora!

b. Bravo!

c. Sa më kënaqe!

3. Mamaja i kishte blerë Tikut:

a. balonë

b. karamele

c. çokollata

4. Era i dërgoi letër:

a. një gazete

b. motës

c. revistës “Alba”

5. Shkruaj emrat e 2 personazheve

që të kanë pëlqyer:

1. __________________

2. __________________

6. Te pjesa “Po vjen vëllai”, babai i

Albanës ishte i lumtur sepse:

a. Albana kishte marrë notën dhjetë

b. kishte fituar një lotari

c. mamaja e saj do të lindte një djalë

7. Te pjesa “Vizatuesja e vogël”,

vajza donte të vizatonte:

a. qengjin në livadh

b. zogun me macen

c. ujkun me qengjin

d. zogun në çerdhe

4. Të ruajmë me kujdes sendet e

çmuara, këtë mësim e mora te pjesa:

a. Letra e Erës

b. Mamaja ime

c. Furça e dhëmbëve dhe sapuni

d. Albumi i gjyshes

5. Shkruaj 2 tituj të pjesëve që të

kanë pëlqyer më shumë deri tani:

1. _________________________

2. _________________________

6. Albana e vuri kokën te barku i

mamit, se donte:

a. ta përkëdhelte

b. të dëgjonte beben brenda barkut

c. të qante

7. Te pjesa “Shenja mbi mur”,

babai luante me fëmijët se:

a. ishte pa punë

b. i donte shumë fëmijët

c. donte t’i kënaqte fëmijët

d. kalonte kohën e lirë

8. Kur ka ndodhur ngjarja te pjesa

“Kushërira nga Kosova”:

a. këtë verë

b. para dy vjetësh

c. verën e kaluar

8. Ku ka ndodhur ngjarja: te pjesa

“Kushërira nga Kosova”:

a. në plazhin e Shëngjinit

b. në plazhin e Durrësit

c. në plazhin e Sarandës

Shënim. Ushtrimet e testeve janë orientuese. Mësuesi/ja mund të përzgjedhë prej tyre dhe

të ndërtojë një test të ri me ngarkesë të përshtatshme për moshën.

321

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

9. Te ninullat, nëna e uron vajzën:

a. U rritsh!

b. U bëfsh si lule!

c. U trashëgofsh!

10. Te vjersha “Nënës”, autori i jep nënës:

a. fruta

b. letrën e parë

c. të fshehtën e parë

d. ushqim

e. lulen e parë

f. puthjen e parë

g. këngën e parë

h. dhurata

i. vizatimin e parë

11. Lidh fjalinë me atë që ajo tregon:

a. Era dhe Tiku bënin punë shtëpie.

b. Papritur lavamani u prish.

c. Kush do ta rregullojë lavamanin?

d. Të lumtë dora xhaxhi hidrauliku.

12. Ndaj fjalët në fund të rreshtit:

fli ______ djali ________

hijeshi _______ shtëpi _________

13. Ndrysho vendin e grupeve të fjalëve:

me fëmijët luan në mbrëmje babai

14. Shkruaj dy pyetje dhe dy përgjigje:

A _________________________?

Po, ________________________.

Ku ________________________?

Unë ________________________.

15. Rretho fjalinë me të cilën pyesim:

a. Mamaja e Sharlotës nuk u bë gazetare.

b. Ku punon ajo?

c. A është e kënaqur?

d. Ajo kujdeset për vajzën e saj.

16. Shëno me M fjalinë mohore, ndërsa me

P, fjalinë pohore:

( ) Unë mësoj mësimet.

( ) Mira nuk vishet vetë.

( ) Beni zuri një zog.

( ) Erta s’guxon kurrë.

17. Shkruaj fjalë përshëndetëse kur

takohemi me dikë:

9. Nëna e quan djalin:

a. sytë e mi

b. hidhërimi im

c. gëzimi im

10. Mysafirët që vijnë në shtëpi janë:

a. shokët

b. tezja

c. komshiu

d. gjyshja

e. daja

f. drejtoresha

g. halla

h. mësuesja

i. kushërira

Fjali që pyesim

Fjali që tregojmë

Fjali që urojmë

12. Ndaj fjalët në fund të rreshtit:

flutura ______ kopsht ________

gëzimi _______ lumturi ________

13. Ktheji fjalitë pohore në mohore:

Vajza këndonte bukur.

Vajza e la zogun me macien.

14. Formo dy fjali me fjalët e dhëna:

kujdeset Jona për kafshët

papagall Niku ka një

15. Nënvizo fjalinë më të vogël:

- Ai luan me shokët e pallatit.

- Vajza fjeti.

- Djali po vizaton një shtëpi.

- Autobusi qëndron në stacion.

16. Vendos pikë (.) ose pikëpyetje (?)

atje ku duhet:

- U ul në tryezë

- Ne diskutuam në klasë për Tikun

- A të pëlqen sjellja e Tikut

- Si do të veprojë ti

17. Shkruaj fjalë përshëndetëse kur

ndahemi me dikë:

322

GRUPI A

1. Era në lagjen e re pyeti:

a. për dyqanin

b. për bibliotekën

c. për kinemanë

2. Shitësit e dyqaneve në mëngjes:

a. ngrenë qepenat

b. pinë kafe

c. rregullojnë vitrinat

d. presin furnitorët

3. Cilat rregulla u mësoi nëna e Mirit

fëmijëve:

a. Ecni si të doni.

b. Shikoni dritën që tregon semafori.

c. Kur kaloni trotuaret, mos kaloni

mbi vijat e bardha.

d. Kur kaloni trotuaret, kaloni mbi

vijat e bardha.

TEST NR. 2

(Kapitulli II “Era jashtë shtëpisë”)

4. Kopjo bukur rregullat që u mësoi

nëna e Mirit.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

GRUPI B

1. Mamaja e Erës pyeti:

a. për parukerinë

b. për teatrin

c. për supermarketin

2. Cilët nxitojnë nëpër trotuare:

a. kafshët

b. kalimtarët

c. pleqtë

d. mësueset

3. Cilat rregulla u mësoi nëna e Mirit

fëmijëve:

a. Ecni si të doni.

b. Shikoni dritën që tregon semafori.

c. Kur kaloni trotuaret, mos kaloni mbi

vijat e bardha.

d. Kur kaloni trotuaret, kaloni mbi

vijat e bardha.

4. Kopjo bukur rregullat që u mësoi

nëna e Mirit.

5. Nënë Fatimja i kërkon ndihmë Dritës:

a. për punët e shtëpisë

b. për të mbledhur vezët e pulave

c. për të mbledhur mollët

6. Era po shkonte me familjen:

a. në mal

b. në Itali

c. në plazh

7. Tina dhe Nasta janë:

a. kushërira

b. motra

c. shoqe të ngushta

8.Rregullën: Të ecim në vijat e

bardha, e mësove te pjesa:

a. Mëngjesi në fshat

b. Dy shokët

c. Qyteti po zgjohet

d. Semafori

Kushërinjtë e Dritës:

a. vazhduan të luanin

b. lanë lojën përgjysmë

c. kërkuan vezët

6. Era i shkroi letër:

a. shokut

b. gjyshes

c. Tipit (qenit)

7. Tina dhe Nasta merren vesh:

a. me fjalë

b. me gishta

c. me sy

8. Fjalën e urtë: Më mirë të dish,

se sa të kesh, e mësove te pjesa:

a. Lagja ime

b. Mëngjesi në fshat

c. Gjashtë vëllezërit peshkatarë

d. A kalohet vera pa një mik?

323

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

9. Ana ishte:

a. në klasën e parë

b. në klasën e dytë

c. në klasën e katërt

10. Kënga që mësoi Valbona

për ditëlindje, ishte:

a. 100-vjet të bëhesh!

b. Shumë urime për ty!

c. Gëzuar!

11. Gjashtë vëllezërit peshkatarë

shkuan:

a. në mal

b. në kinema

c. për peshkim

12. Kur ka ndodhur ngjarja te pjesa

“Një Vit i Ri ndryshe”:

a. në dimër

b. në verë

c. më 31 dhjetor

d. natën e Vitit të Ri

13. Te xhepi i fshehtë, djaloshi

mbante:

a. bilbila d. gotë

b. portokall dh. kopsa

c. lapsa e. karamele

ç. çelësa ë. topa

14. Nënvizo lart vetëm emrat në

numrin njëjës.

15. Nënvizo emrat e gjinisë femërore:

Era shkoi në plazh me makinë.

Vogëlushja nuk e mori qenin me vete.

Vajza u mërzit shumë.

Gjyshja e qetësoi.

Era i shkoi një letër për Tipin.

16. Vendos në tabelë emrat: gjysh, pyll,

Kësulëgjelbra, dhomë, fushë, mësuesja.

9. Në ditar, Ana mban:

a. shënime

b. shkruan detyrat

c. shkruan ngjarjet e ditës

10. Mbi tortën e ditëlindjes së

Valbanës ishin:

a. 5 qirinj

b. 7 qirinj

c. 10 qirinj

11. Gjashtë vëllezërit i ndihmoi:

a. një plak

b. një burrë

c. një vajzë

12. Fëmijët janë të lumtur, kur kanë pranë

prindërit e tyre, e mësova te pjesa:

a. Gjashtë vëllezërit peshkatarë

b. Shenja mbi mur

c. Ditëlindja e Valbonës

d. Mimoza llastica

13. Genti bënte of e uf se kishte

humbur:

a. çorapet d. kapuçin

b. stilolapsat dh. librat

c. gomën e. lapsat

ç. legjendën ë. çantën

14. Nënvizo lart vetëm emrat në

numrin shumës.

15. Nënvizo emrat e gjinisë mashkullore:

Babi më bleu një kompjuter lodër.

Vëllait i bleu një top.

Tani ne nuk rrimë shumë para televizorit.

Unë lexoj dhe libra.

Vëllai luan futboll.

16. Vendos në tabelë emrat: shportë,

kukull, ujk, lepur, top, breshkë.

Emra njerëzish

Emra vendesh

Emra kafshësh

Emra sendesh

1. .......................

2. .......................

3. .......................

1. ......................

2. ......................

3. ......................

1. .......................

2. .......................

3. .......................

1. ......................

2. ......................

3. ......................

324

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

17. Nënvizo emrat e veçantë

që janë shkruar saktë:

a. kukulla barbi

b. gjyshi niko

c. mali i dajtit

d. macja Piska

18. Ndaj në fjalë përbërëse:

Borëbardha = ...................+...................

Kësulëkuqja = ...................+...................

19. Shkruaj emrat e 2 personazheve

që të kanë pëlqyer:

17. Nënvizo emrat e veçantë që janë

shkruar gabim:

a. qyteti i Durrësit

b. mami Diana

c. babi ilir

d. lepuri Pufi

18. Shkruaj fjalën e bashkuar:

breg + det = ......................................

hekur + udhë = .....................................

19. Shkruaj 2 tituj të pjesëve që të

kanë pëlqyer më shumë deri tani:

TEST NR.3

(Kapitulli III “Përrallat e gjyshes”)

GRUPI A

1. Arusha Ema u mërzit, sepse:

a. ishte grisur libri

b. ishte prishur televizori

c. donte një shoqe

d. u mërzit në shtëpi

2. Dragoi Zado ishte:

a. dragua zjarri

b. dragua uji

c. i vogël

d. i keq

3. Princesha nuk fjeti gjithë natën,

sepse:

a. kishte ftohtë

b. ishte e mërzitur

c. e shqetësoi një bizele nën

dyshek

4. Pinoku kishte:

a. dhimbje koke

b. temperaturë

c. dhimbje barku

5. Dy arushat e cirkut e kishin emrin:

a. Loli dhe Bubi

b. Roki dhe Neli

c. Loli dhe Neli

GRUPI B

1. Arusha Ema u qetësua :

a. nga një çokollatë

b. nga një shoqe

c. nga babai

d. nga libri që i lexoi mamaja

2. Dragoi Tomo e mundi Zadon:

a. me shpatë

b. i shoi zjarrin me ujë

c. me pushkë

3. Mbretëresha vuri mbi shtratin e

princeshës:

a. 5 dyshekë

b. 10 dyshekë

c. 20 dyshekë

4. Pinoku i donte barnat:

a. të hidhura

b. me ngjyra

c. të ëmbla si sheqeri

5. Çfarë ndodhi në skenën e cirkut:

a. ra një tavolinë

b. shpërtheu një fishekzjarr

c. u ça një top sporti

325

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

6. Përshkruaj lepurin duke zgjedhur

mbiemrat: i shpejtë, dembel, mendjelehtë.

Lepuri ishte ...........................................

7. Për lindjen e Simbës majmuni:

a. i bëri Simbës një shenjë në këmbë

b. e lëshoi në tokë

c. e ngriti drejt qiellit

8. Shtëpia që i shpëtoi tre derrkucët

ishte:

a. prej tulle

b. prej kashte

c. prej druri

9. Te pjesa “Dallëndyshja dhe

milingona”, dallëndyshja po shikonte:

a. një mace të vogël

b. një milingonë punëtore

c. një luan trim

d. një bletë

10. Dhia brigjatë bleu për kecat:

a. një televizor

b. një kompjuter

c. një abetare

11. Flutura ka:

a. 4 fletë

b. 5 këmbëza

c. 6 këmbëza

d. 4 qime të gjata

12. Natyra i mësoi Lules:

a. të mbledhë lule

b. të ngrihet herët në mëngjes

c. të punojë

ç. Të ngrohet në diell

13. Shkruaj si duhet këta mbiemra:

a. i leht ..........................

b. i gjat .........................

c. i lart .........................

14. Shkruaj mbiemrin me kuptim të

kundërt:

a. i larë .........................

b. i pjekur .........................

c. i grisur .........................

d. i drejtë .........................

6. Përshkruaj breshkën duke zgjedhur

mbiemrat: e duruar, e mençur, e avashtë.

Breshka ishte .......................................

7. Për lindjen e Simbës kafshët:

a. u gëzuan

b. u hidhëruan

c. uruan prindërit

8. Te pjesa “Tre derrkucët”, cili vëlla

ndërtoi shtëpinë më të mirë:

a. i pari

b. i dyti

c. i treti

9. Te pjesa “Gjinkalla dhe milingona”,

gjinkalla shkoi te milingona në stinën:

a. e verës

b. e vjeshtës

c. e pranverës

d. e dimrit

10. Kecat, kur s’ishte dhia në shtëpi:

a. lexuan abetaren

b. panë televizor

c. hëngrën fletët e abetares

11. Ylberi ka:

a. 6 ngjyra

b. 4 ngjyra

c. 5 ngjyra

d. 7 ngjyra

12. Këshillën: Mos zgjidh rrugën më të

lehtë, se do të pendohesh, e mësova nga:

a. Princesha mbi bizele

b. Pinoku i sëmurë

c. Tre derrkucët

13. Shkruaj si duhet këta mbiemra:

a. i rrall .........................

b. i thell .........................

c. i but .........................

14. Shkruaj mbiemrin me kuptim të

kundërt :

a. i mbjellë .........................

b. i prashitur .........................

c. i bindur .........................

d. i njohur .........................

326

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

15. Shkruaj foljet në vendet bosh:

Unë .............. lëng qershie në mëngjes.

Po ti çfarë ................ në mëngjes.

Shokët e mi ..................... koka-kola.

16. Vendos foljet: isha, është, jam,

ishim aty ku duhet.

Unë _________ shoku yt më i mirë.

Qeni im ________ në kolibe.

Dje ________ në Teatrin e Kukullave.

17. Shkruaj emrat e 2 personazheve

që të kanë pëlqyer:

15. Shkruaj foljet në vendet bosh:

Në mëngjes unë .............. bukë me djathë.

Qengjat ....................... bar.

Çfarë ..................... ju në mëngjes?

16. Vendos foljet: isha, është, jam,

ishim aty ku duhet.

Unë ________ në klasën e dytë.

Mamaja ime _________ gazetare.

Mbrëmë _______ në shtëpinë e Albës.

17. Shkruaj 2 tituj të pjesëve që të

kanë pëlqyer më shumë:

TEST NR. 4

(Kapitulli IIV “Tregimet e gjyshit”)

GRUPI A

1. Toka doli:

a. nga deti

b. nga qielli

c. nga errësira

2. Në përrallë ngjyrat, ngjyrosën

njerëzit në:

a. Evropë

b. Azi

c. Afrikë

d. Amerikë

3. Plaku po mbillte ullirin se ishte:

a. punëtor

b. i mençur

c. zemërngushtë

d. se mendonte për të tjerët

e. se kalonte kohën

4. Gjergj Elez Alia kishte në trup:

a. gjashtë plagë

b. shtatë plagë

c. tetë plagë

d. nëntë plagë

5. Gjergj Elez Alia është:

a. trim

b. i shëndetshëm

c. i dashur

d. frikacak

GRUPI B

1. Toka është:

a. e sheshtë

b. e rrumbullakët

c. katrore

2. Në të gjitha vendet sot gjen njerëz:

a. me një ngjyrë

b. me dy ngjyra

c. me tri ngjyra

d. me shumë ngjyra

3. Mbreti kur pa plakun që po mbillte

ullirin:

a. u kënaq

b. e falënderoi plakun

c. u çudit

d. u tall

4. Gjergj Elez Alia e vrau Bajlozin:

a. me shpatë

b. me pushkë

c. me topuz

d. me trimëri

5. Bajlozi është:

a. i fortë

b. i dobësuar

c. i egër

d. i mirë

327

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

6. Fjalën e urtë: Njeriu që vetëm për

vete punon, është si druri që pemë

s’lëshon, e mësova nga pjesa:

a. Ngjyra e lëkurës

b. Gjergj Elez Alia

c. Alfabeti i gjuhës shqipe

d. Ulliri

7. Omeri kulloste:

a. lopët

b. kecat

c. lepujt

d. dhentë

8. Shpata e Skënderbeut ishte:

a. e vogël

b. e rëndë

c. e fortë

d. e mprehtë

10. Vargjet: “Gjuha jonë sa e mirë

Sa e ëmbël, sa e gjerë

Sa e lehtë, sa e lirë

Sa e bukur, sa e vlerë”... janë të poetit:

a. Gjergj Fishta

b. Naim Frashëri

c. Luigj Gurakuqi

11. Rretho Po ose Jo.

Në pranverë bien gjethet. PO JO

Në verë kemi pushimet. PO JO

12. Nënvizo fjalët kryesore.

Përdor pyetjet: Kush? Ç’bën?

Skënderbeu shkoi në farkë.

Mjeshtri bëri një shpatë për

Skënderbeun.

13. Nënvizo pjesët plotësuese.

Omeri jetonte në bjeshkë.

Një ditë Omeri nxori kecat në kullotë.

14. Shkruaj folje me kuptim të

kundërt.

ngjitem .........................

ngrihem .........................

hyj .........................

6. Këshillën: Njerëzit duhet ta duan

njëri tjetrin, e mësova nga pjesa:

a. Ngjyra e lëkurës

b. Gjergj Elez Alia

c. Alfabeti i gjuhës shqipe

d. Ulliri

7. Omeri ishte:

a. djali i Mujit

b. i madh

c. frikacak

d. këmbëngulës

8. Shkëmbi ku Skënderbeu provoi

shpatën, quhet:

a. Guri i Prerë

b. Guri i Shpatës

c. Guri i Skënderbeut

10. Vargjet: “Sa të dua, o Shqipëri

Sa mall ndjej e sa dëshirë

Për ty gaz e lumturi

M’u në zemër më ka mbirë”... janë të poetit:

a. Naim Frashëri

b. Ndre Mjeda

c. Asdreni

11. Përgjigjju me Po ose Jo.

Në dimër është nxehtë. PO JO

Në vjeshtë lulëzojnë pemët. PO JO

12. Nënvizo fjalët kryesore.

Përdor pyetjet: Kush? Ç’bën?

Skënderbeu goditi shkëmbin me shpatë.

Shpata çau shkëmbin.

13. Nënvizo pjesët plotësuese.

Tufa kulloste në livadh.

Një kec iku nga tufa.

14. Shkruaj folje me kuptim të

kundërt.

filloj .........................

hyj .........................

ndez .........................

328

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

14. Plotëso tabelën: 14. Plotëso tabelën:

jam vrapoj

Unë isha do të vrapoj

Ti

Ai, ajo

Ne

Ju

Ata, ato

kam vrapoj

Unë kisha do të vrapoj

Ti

Ai, ajo

Ne

Ju

Ata, ato

TEST NR. 5

(Kapitujt “Ëndrrat e Erës”, “Era në internet”)

1. Yjet në qiell:

a. janë të ndritshme

b. janë të vogla

c. janë të mëdha

ç. të shohim

d. i prekim

2. Toka që shikon nga lart Alesioja

duket si:

a. diell

b. disk

c. top futbolli

3. Te “Burimi i përrallave”, në ëndërr

vajzës i doli:

a. mamaja

b. Zana e Burimit

c. Ujku

4. Jastëku i ëndrrave është:

a. përrallë

b. tregim

c. vjershë

5. Kur them jastëku, kujtoj:

a. ushqimin

b. shokët

c. gjumin

ç. natën

d. ditën

6. Çfarë ëndërron të kesh:

a. një lodër

b. një libër

Shto të tjera:

1. Yjet në det:

a. janë të mëdha

b. janë shumë

c. i prekim

ç. janë kafshë

d. janë sende

2. Astropeshkut i afrohet:

a. një koraleje

b. një nëndetëse

c. një peshkaqeni

3. Vajza kur u shërua, pa mbi

komodinë:

a. një fustan

b. një vazo me reçel

c. shumë libra më përralla

4. Austroflluska është:

a. përrallë

b. tregim

c. vjershë

5. Jastëku i djalit është:

a. i verdhë

b. i pistë

c. i pastër

ç. i butë

d. me pupla

6. Çfarë do të bëhesh kur të rritesh:

a. mësues

b. biznesmen

Shto të tjera:

329

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

7. Djalin te pjesa “Makina e kuqe” e

ndihmoi:

a. mamaja

b. daja

c. Enco Ferrari

8. Kukullën Barbi e shpiku:

a. një nënë e pasur

b. një nënë e varfër

c. një prodhues lodrash

9. Pas ndeshjes, kampionët e vegjël

hëngrën:

a. një hamburger gjigant

b. një akullore gjigante

c. një pulë gjigante

10. Festa e fëmijëve është:

a. 1 Maji

b. 1 Qershori

c. 1 Korriki

d.1 Gushti

11. Shkruaj emrat e 2 personazheve

që të kanë pëlqyer:

1. ..........................................................

2. ..........................................................

12. Përgjigjju pyetjeve me fjali të

thjeshta:

Ç’bën ti në mbrëmje?

Ç’bën mamaja jote në mbrëmje?

Ç’bën shoferi?

7. Djali te pjesa “Makina e kuqe” mori

çmimin e madh:

a. në Belgjikë, më 1988

b. në Romë, më 1984

c. në Belgjikë, më 1984

8. Barbi ndryshon nga kukullat e tjera,

sepse:

a. është e shëmtuar

b. çdo vajzë ndihet si mamaja e saj

c. ajo nuk ndryshon

9. Të rriturit kanë ndërtuar për

fëmijët:

a. Qytetin e Çokollatave

b. Qytetin e Lodrave

c. Qytetin e Përrallave

10. Festa e fëmijëve lajmëron se po vjen:

a. dimri

b. pranvera

c. vera

d. vjeshta

11. Shkruaj 2 tituj të pjesëve që të kanë

pëlqyer më shumë:

1. .........................................................

2. .........................................................

12. Përgjigjju pyetjeve me fjali të

thjeshta:

Ç’bën ti pasdite?

Ç’bën babai yt në mbrëmje?

Ç’bën mësuesja?

330

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

PËRMBATJTA

ERA NË SHTËPI

Albumi i familjes (Ora I)...................................................................... f. 22

Albumi i familjes (Ora II)..................................................................... f. 24

Familja ime......................................................................................... f. 25

Teksti (Ora I)....................................................................................... f. 27

Ushtrime për tekstin (Ora II)............................................................... f. 28

Supa me perime (Ora I, II)................................................................... f. 30

Ushqimet më të mira për shëndetin.................................................... f. 32

Fjalia (Ora I, II).................................................................................... f. 33

Është imja (Ora I) .............................................................................. f. 36

Është imja (Ora II) ............................................................................. f. 37

Gjërat e mia........................................................................................ f. 39

Fjalia me të cilën tregojmë (Ora I, II)................ ................................. f. 41

Përdorimi i pikës dhe shkronjës së madhe (Ushtrohu) ...................... f. 43

Furça e dhëmbëve dhe sapuni (Ora I, II).......................................... f. 44

Edhe unë jam i pastër......................................................................... f. 46

Fjalitë janë të ndryshme..................................................................... f. 48

Letra e Erës (Ora I)............................................................................ f. 50

Letra e Erës (Ora II)........................................................................... f. 52

Letra................................................................................................... f. 54

Ndajmë fjalët në fund të rreshtit (Ora I, II).......................................... f. 55

Mamaja ime (Ora I)................ ............................................................ f. 58

Mamaja ime (Ora II)............................................................................ f. 59

Mamaja ime (Ora III)........................................................................... f. 61

Fjalia më e vogël (Ora I, II)................................................................. f. 62

Po unë kur të rritem....?! (Ora I) ......................................................... f. 63

Po unë kur të rritem...?! (Ora II) ......................................................... f. 65

Babai im.............................................................................................. f. 67

Shtojmë dhe heqim fjalë në fjali (Ora I, II).......................................... f. 69

Vizatuesja e vogël (Ora I)................................................................... f. 71

Vizatuesja e vogël (Ora II).................................................................. f. 72

Edhe unë pikturoj................................................................................ f. 73

Ndryshojmë vendin e grupeve të fjalive (Ora I, II).............................. f. 74

Po vjen vëllai! (Ora I).......................................................................... f. 77

Po vjen vëllai! (Ora II)......................................................................... f. 79

Motra dhe vëllai im............................................................................. f. 80

Pohojmë dhe mohojmë (Ora I, II)....................................................... f. 81

Shenja mbi mur (Ora I)....................................................................... f. 83

Shenjat në mur (Ora II)....................................................................... f. 84

331

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Kuptojmë gjuhën e shenjave.............................................................. f. 85

Fjalëza s’ dhe fjalëza nuk................................................................... f. 87

Kushërira nga Kosova (Ora I)............................................................. f. 88

Kushërira nga Kosova (Ora II)............................................................ f. 90

Fisi im................................................................................................. f. 92

Pyesim dhe përgjigjemi (Ora I, II)....................................................... f. 93

Kush di të rregullojë? (Ora I).............................................................. f. 95

Kush di të rregullojë? (Ora II)............................................................. f. 96

Kërkoj ndihmë..................................................................................... f. 98

Pika dhe Pikëpyetja............................................................................ f. 99

VJERSHAT E FAMILJES

Nina-nana, vajzë e nanës (Ora I)....................................................... f. 101

Nina-nana (Ora II).............................................................................. f. 102

Kur unë fle.......................................................................................... f. 104

Urojmë (Ora I, II)................................................................................. f. 105

Nënës................................................................................................. f. 106

Kartolina............................................................................................. f. 108

Shkruajmë shënime dhe këshilla........................................................ f. 109

Mysafirët............................................................................................. f. 110

Mikpritja.............................................................................................. f. 111

Përshëndesim (Ora I, II)..................................................................... f. 113

Macja ime........................................................................................... f. 114

Unë i dua kafshët................................................................................ f. 116

Të ndërrosh qytet................................................................................ f. 117

ERA JASHTË SHTËPISË

Lagjja e re (Ora I, II)............................................................................ f. 119

Vendi ku unë banoj............................................................................. f. 121

Banesa ime......................................................................................... f. 123

Qyteti po zgjohet (Ora I, II)................................................................. f. 125

Shkolla ime......................................................................................... f. 127

Dallojmë emrin (Ora I)........................................................................ f. 128

Emri (Ora II)........................................................................................ f. 130

Semafori............................................................................................. f. 131

Edhe unë i respektoj rregullat............................................................. f. 133

Mëngjesi në fshat (Ora I, II)................................................................ f. 134

Flasim për fshatin............................................................................... f. 136

Dallojmë emrat e njerëzve e kafshëve (Ora I).................................... f. 137

Dallojmë emrat e njerëzve e kafshëve (Ora II)................................... f. 139

A kalohet vera pa një mik? (Ora I)...................................................... f. 141

332

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

A kalohet vera pa një mik? (Ora II)..................................................... f. 143

Më pëlqen të udhëtoj.......................................................................... f. 144

Dallojmë emrat e vendeve (Ora I)...................................................... f. 146

Dallojmë emrat e vendeve (Ora II)..................................................... f. 147

Dy shoqet (Ora I)................................................................................ f. 149

Dy shoqet (Ora II)............................................................................... f. 150

Si të kuptohemi me të tjerët?.............................................................. f. 151

Përshkruajmë shokun ose shoqen..................................................... f. 153

Mimoza llastica (Ora I, II)................................................................... f. 154

Dallojmë gjininë e emrit (Ora I, II)....................................................... f. 156

Fletorja e Anës.................................................................................... f. 158

Edhe unë mbaj ditar........................................................................... f. 160

Emrat që mbarojnë me –ë (Ora I, II).................................................. f. 161

Shoku ynë Eltoni (Ora I, II)................................................................. f. 163

Edhe unë mund të dal i pari............................................................... f. 165

Edhe klasa ime bën veprimtari........................................................... f. 166

Ditëlindja e Valbonës (Ora I, II).......................................................... f. 168

Ditëlindja ime...................................................................................... f. 169

Dallojmë numrin e emrit . (Ora I, II).................................................... f. 171

Një Vit i Ri ndryshe (Ora I)................................................................. f. 172

Një Vit i Ri ndryshe (Ora II)................................................................ f. 173

Gjashtë vëllezërit peshkatarë (Ora I, II).............................................. f. 175

Në Teatrin e Kukullave....................................................................... f. 176

Dallojnë numërorin............................................................................. f. 178

Kësulëgjelbra (Ora I, II)………………………………………………..... f. 179

Shkruajmë përralla………………………………………………………. f. 180

Bashkojmë fjalët (Ora I, II).................................................................. f. 181

VJERSHAT E MIA

Xhepi i fshehtë.................................................................................... f. 183

Të fshehtat e mia................................................................................ f. 184

Krijojmë fjalë të reja (Ora I, II)............................................................ f. 185

Kubat.................................................................................................. f. 186

Edhe unë krijoj.................................................................................... f. 187

Dallojmë mbiemrin (Ora I, II).............................................................. f. 188

Jam unë + .......................................................................................... f. 189

Kush jam unë?................................................................................... f. 190

Dallojmë gjininë e mbiemrit (Ora I, II)................................................. f. 191

Genti bënte “of” e “uf”......................................................................... f. 193

Dallojmë numrin e mbiemrit (Ora I).................................................... f. 195

Dallojmë numrin e mbiemrit (Ora II)................................................... f. 196

333

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Shoku im............................................................................................ f. 197

Edhe unë e dua shumë librin............................................................. f. 199

Tekstet janë të ndryshme (Ora I, II).................................................... f. 200

334

PËRRALLAT E GJYSHES

Ema lexon librin (Ora I, II)................................................................... f. 201

Edhe unë shoh televizor..................................................................... f. 203

Mbiemrat që mbarojnë me –ë (Ora I)................................................. f. 204

Mbiemrat që mbarojnë me –ë (Ora II)................................................ f. 205

Princesha mbi bizele (Ora I, II)........................................................... f. 206

Si ndërtohet përralla? ........................................................................ f. 208

Pinoku i sëmurë (Ora I, II) ................................................................. f. 210

Kur jam sëmurë.................................................................................. f. 211

Përshkruajmë personazhine përrallës................................................ f. 213

Arushat në cirk (Ora I, II).................................................................... f. 214

Në cirk................................................................................................ f. 216

Dallojmë mbiemrin që fillon me pa-.................................................... f. 217

Breshka dhe lepuri.............................................................................. f. 218

Përshkruajmë kafshët e përrallave..................................................... f. 220

Lindja e Simbës................................................................................. f. 221

Përralla dhe filmi................................................................................. f. 223

Dallojmë mbiemrat me kuptim të kundërt........................................... f. 224

Historia e një dragoi të vogël (Ora I)................................................... f. 226

Historia e një dragoi të vogël (Ora II)................................................. f. 227

Shkruajmë përmbledhjen e përrallës................................................. f. 228

Tre derrkucët...................................................................................... f. 230

Rendisim ndodhitë e përrallës............................................................ f. 231

Dallëndyshja dhe milingona............................................................... f. 232

Krahasojmë personazhet e përrallës................................................. f. 234

Dallojmë foljen.................................................................................... f. 236

Gjinkalla dhe milingona...................................................................... f. 237

Bëjmë planin e punës......................................................................... f. 239

Qentë zjarrfikës.................................................................................. f. 240

Unë jam … ti je ….............................................................................. f. 242

Dhelpra dhe rrushtë............................................................................ f. 243

Unë kam… ti ke …............................................................................. f. 245

Abetarja e kecave............................................................................... f. 246

Kujtojmë festen e abetares................................................................. f. 248

Unë lexoj… ti shkruan….................................................................... f. 249

Qukapik o qukapik.............................................................................. f. 250

Unë ha dhe pi..................................................................................... f. 252

Mësuesja e madhe natyrë.................................................................. f. 253

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

Para, tani, pas.................................................................................... f. 255

Flutura................................................................................................ f. 257

Dje isha…, nesër do të jem................................................................ f. 259

Mësim përmbledhës, Përrallat tona.................................................... f. 260

VJERSHAT E NATYRËS

Një ditë shkon dhe….......................................................................... f. 262

Unë kisha … (me parë)...................................................................... f. 264

Unë do te kem … (më pas)................................................................ f. 265

O ylber i bukur.................................................................................... f. 265

Si formohet ylberi?............................................................................. f. 266

Katër stinët........................................................................................ f. 267

Përshkruajmë stinët............................................................................ f. 269

TREGIMET E GJYSHIT

Si u formua Toka? (Ora I, II)............................................................... f. 270

Toka dhe qielli..................................................................................... f. 271

Unë lexova … do të lexoj…................................................................ f. 273

Ngjyrat e lëkurës................................................................................ f. 274

Në ç’vend të botës jetoj unë?............................................................. f. 276

Jemi vëllezër të një bote.................................................................... f. 277

Ulliri..................................................................................................... f. 279

Edhe unë mbjell lule........................................................................... f. 280

Mbjell … mbolla.................................................................................. f. 281

Gjergj Elez Alia (Ora I)........................................................................ f. 283

Gjergj Elez Alia (Ora II)....................................................................... f. 284

Rendisim drejt ngjarjen....................................................................... f. 285

Foljet me kuptim të kundërt................................................................ f. 286

Keci me veshë të mëdhenj (Ora I)...................................................... f. 287

Keci me veshë të mëdhenj (Ora II)..................................................... f. 288

Dallojmë veprimet e personazheve.................................................... f. 289

Guri i Skënderbeut............................................................................ f. 290

Mësojmë për Skënderbeun................................................................ f. 291

Fjalët kryesore dhe fjalët plotësuese.................................................. f. 292

Alfabeti i shqipes (Ora I)..................................................................... f. 294

Alfabeti i shqipes (Ora I, II)................................................................. f. 295

VJERSHAT E ATDHEUT

O malet e Shqipërisë, Sa të dua o Shqipëri....................................... f. 297

Atdheu im është i bukur...................................................................... f. 298

335

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 2”

VJERSHA E MËSUESES

Piktura më e bukur.............................................................................. f. 299

Mësuesja ime..................................................................................... f. 301

ËNDRRAT E ERËS

Yjet (nga enciklopedia)....................................................................... f. 302

Edhe unë kam një mik-yll.................................................................. f. 304

Astroflluska......................................................................................... f. 305

Astropeshku........................................................................................ f. 307

Njohim të fshehtat e natyrës............................................................... f. 308

Burimi i përrallave............................................................................... f. 310

Jastëku i ëndrrave.............................................................................. f. 311

ERA NË INTERNET

Makina e kuqe.................................................................................... f. 312

Kukulla Barbi...................................................................................... f. 314

Kampionët e vegjël............................................................................. f. 315

A mund të ketë qytet të fëmijëve?...................................................... f. 317

Festa e fëmijëve................................................................................. f. 318

336

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!