20.02.2013 Views

Testet Gjuha Shqipe 5 - Albas

Testet Gjuha Shqipe 5 - Albas

Testet Gjuha Shqipe 5 - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Teste për Gjuhën shqipe

Provo veten

Botimet shkollore Albas

Teste Gjuha shqipe 5

5

1

2

Teste Gjuha shqipe 5

Rubrika 1: Pasqyra e ditës

Lexo tekstin e mëposhtëm.

Fari

Test nr. 1

Varianti I

Zana vinte me pushime për herë të parë në Shëngjin. Arriti aty në buzëmbrëmje.

Pasi hëngri darkë bashkë me dy vëllezërit e saj, Zana ra të fl ejë. Dera e ballkonit

ishte e hapur. Që andej Zana përpiqej të shikonte detin, por atje ishte errësirë. “Fap”shkrepi

një dritëz. Zana u ngrit të shikonte më mirë, por dritëza u shua. “Fap”- u

duk përsëri dhe prapë u zhduk.

-Vëllaçko, ç’është ajo dritëz atje? - pyeti Zana.

Vëllai zgjati kokën dhe tha:

-Deti na e bën me sy. Thotë: Mirëserdhët! Do të bëhemi miq!”

Zana u çudit dhe mezi e zuri gjumi.

Në mëngjes doli përsëri në breg. Atje pa peshkatarët që u nisën për të zënë

peshk, pa varkat, por syrin e detit nuk e pa. Mezi priti të vinte nata.

Doli në ballkon. “Fap”- deti ia bëri me sy.

-Ç’bën aty? - e pyeti nëna.

-Po shoh syrin e detit, - i tha vajza.

-Po ai nuk është syri i detit. Ai është fari. Detarët e kanë vendosur në një

kullë të lartë, mbi një shkëmb buzë detit. Fari ndizet dhe shuhet që kur erret deri në

agim. Ai i ndihmon detarët të gjejnë udhën dhe të mos përplasen në shkëmbinj.

Zana hyri në dhomë dhe thirri:

-Vëllaçko, ti i ngatërron gjërat!

Vëllai s’iu përgjigj. Ai bënte sikur fl inte dhe qeshte me kokën nën çarçaf.

Rretho përgjigjen e saktë.

Teste Gjuha shqipe 5

1. Zana po shkonte me pushime në: 1 pikë

a. Durrës

b. Vlorë

c. Shëngjin

2. Zana në mbrëmje pa: 1 pikë

a. Diellin

b. Hënën

c. detin

ç. një dritëz

3. Vëllai nuk i tregoi të vërtetën Zanës, sepse: 1 pikë

a. donte të bënte shaka me motrën e tij.

b. nuk e dinte për vete.

c. nuk kishte kohë t’ia tregonte, sepse i fl ihej.

4. Teksti i mësipërm ka: 1 pikë

• 5 paragrafë

• 6 paragrafë

• 7 paragrafë

5. Në tekstin e mësipërm gjej një dialog dhe shkruaje më poshtë. 1 pikë

6. Shkruaj çfarë pa në të vërtetë Zana. 1 pikë

7. Shkruaj përse na shërben fari. 2 pikë

8. Gjej një fjali dëftore dhe një fjali pyetëse në tekstin e mësipërm 2 pikë

dhe shkruaji.

Fjali dëftore: _______________________________________________________

Fjali pyetëse: _______________________________________________________

3

44

Teste Gjuha shqipe 5

9. Fjalia “Vëllaçko, ç’është ajo dritëz atje”?, është: 1 pikë

a. fjali pyetëse tërësore

b. fjali pyetëse e pjesshme

10. Fjalia dëftore “Detarët e kanë vendosur në një kullë të lartë, mbi një 1 pikë

shkëmb buzë detit”. kumton:

a. pyetje b. urim

c. këshillë ç. lutje d. urdhër

11. Fjalia “Do të bëhemi miq”! kumton 1 pikë

a. urim b. mallkim

c. urdhër ç. porosi

12. Me fjalën mend krijo një shprehje frazeologjike. 1 pikë

13. Gjej një sinonim të fjalës far. 1 pikë

14. Gjej antonimin e fjalës buzëqeshur. 1 pikë

15. Gjej tek teksti “Fari” gjej dy fjalë sipas kërkesës së tabelës dhe 2 pikë

shkruaji aty.

Fjalë e parmë

Fjalë e fjalë e prejardhur

16. Plotëso tabelën me përbërësit e fjalëve të dhëna. 12 pikë

Fjala Tema Mbaresa Rrënja Parashtesa Prapashtesa

detarët

vendosim

përplasen

Vlerësimi

Pikët 0-6 7-10 11-14 15-18 19-22 23-26 27-30

Nota 4 5 6 7 8 9 10

Qarko përgjigjen e saktë.

Teste Gjuha shqipe 5

1. Paragrafët janë disa fjali. 1 pikë

a. e vërtetë b. e gabuar

2. Fjalia “Eh, sa e heshtur është kjo shtëpi pa zërin e vogëlushëve!” , është: 1 pikë

• dëftore • dëshirore

• nxitëse • pyetëse

3. Fjalia “Puna e mirë, mbaje mend, bëhet me përpjekje.” kumton: 1 pikë

a. informacion

b. pyetje

c. urim

ç. këshillë

d. lutje

dh. urdhër

4. Fjalia “A kanë ardhur të gjithë?” është: 2 pikë

a. fjali pyetëse tërësore b. fjali pyetëse e pjesshme

5. Vendos shenjat e pikësimit që duhen. 3 pikë

Sa këmbëngulëse është mësuesja jonë

A kishte ndryshuar Mironi

Zjarrfi kësit arritën në kohë.

6. Shenjat e pikësimit janë vendosur si duhet në: 1 pikë

a. në dialogun I b. në dialogun II

Varianti II

I. Nesër do të vish me ne?- pyeti Mirela.

- Nuk jua jap fjalën, - u thashë unë.

II. Kur do të shkosh në teatër? pyeti Ela.

- Besoj se do të iki nesër, i thashë unë. Po të mos më dalë ndonjë punë.

5

66

Teste Gjuha shqipe 5

7. Vendos ku duhet shenjat e pikësimit që mungojnë në dialogun 3 pikë

më sipër.

8. Plotëso. 6 pikë

Fjalia nxitëse kumton: _______________, ________________, _______________.

Fjalia dëshirore kumton: _____________, _________________, ______________.

9. Fjalia nxitëse “Të kujdesemi për gjelbërimin e mjedisit në shkollë.” 1 pikë

kumton:

• lutje • ftesë • këshillë • propozim

• urdhër • kërkesë • porosi

10. Shkruaj një fjali dëshirore që kumton një urim. 2 pikë

11. Shkruaj një fjali dëftore që shpreh mendim. 2 pikë

12. Nënvizo fjalët e folësit në ligjëratën e drejtë. 1 pikë

“ Dëgjoji prindërit, - thoshte gjyshi,- se të duan të mirën.”

13. Kthe ligjëratën e zhdrejtë në ligjëratë të drejtë. 2 pikë

Ela tha se duhet të ecnim më shpejt.

Rretho përgjigjen e saktë.

14. Shprehja frazeologjike “U tret si kripa në ujë” zëvendësohet me fjalën: 1 pikë

a. u largua

b. u zhduk

c. humbi

Teste Gjuha shqipe 5

15. Fjala ngadalë nuk është sinonime me: 1 pikë

a. butë

b. lehtë

c. fatmirësisht

ç. lehtësisht

16. Fjalori është një libër në të cilin fjalët renditen sipas alfabetit. 1 pikë

a. e saktë

b. e gabuar

17. Nënvizo përgjigjen e saktë: Fjala padurim është: 1 pikë

a. fjalë e parme

b. e prejardhur

c. e përbërë

17. Plotëso tabelën me përbërësit e fjalës. 10 pikë

ëmbëlsi

Fjala Tema Mbaresa Rrënja Parashtesa Prapashtesa

përmirësoj

Vlerësimi

Pikët 0-7 8-13 14-19 20-25 26-31 32-36 37-40

Nota 4 5 6 7 8 9 10

7

88

Teste Gjuha shqipe 5

Rubrika 2: Pasqyra e dëshirave

Lexo tekstin e mëposhtëm.

Test nr. 2

Varianti I

Unë jam Denisi. Bashkë me familjen time jetoj në Londër. Këtë verë erdha me

pushime në Tiranë, në vendlindjen time. Çdo vit vij dhe çmallem me të afërmit dhe

miqtë e mi.

Kam dëshirë t’ju tregoj për të gjithë, por sot do t’ju fl as për Kleidin, kushëririn tim.

Ai këtë vit shkon në klasën e pestë. Kleidi ka shumë dëshira, por dëshira e tij më e

madhe është të bëhet futbollist. Këtë gjë ai ua thotë shpesh prindërve të tij, por duket

se atyre s’iu pëlqen kjo ide. Mami i Kleidit, që është dhe tezja ime, dëshiron që Kleidi

të mësojë shumë, që, kur të rritet, të shkojë në një universitet të famshëm. Sipas saj,

po të merret me sport, Kleidi nuk do ta realizojë dëshirën e saj. Mua më duket se kjo

ka qenë një ëndërr e tezes sime, që ajo s’e realizoi dot.

Në dhomën e Kleidit sheh shumë foto futbollistësh, uniforma të ndryshme dhe

shumë, po shumë topa futbolli.

Sot ai më tregoi një dëshirë tjetër të tij. Do të donte shumë të shkonte në Barcelonë

dhe të shihte nga afër Barcelonën, ekipin e tij të zemrës ose, siç i thotë shkurt

ai, Barçën!

Unë në fakt i dhashë fjalën që, kur të vinte në Londër, do ta çoja në stadiumin

“Uembli”, ku do të shihnim një ndeshje të madhe.

Kleidi vazhdon të stërvitet. Shpresoj që ëndrra t’i bëhet realitet në një të ardhme.

Kur dikush e dëshiron diçka me zemër, ai do ta realizojë atë.

1. Qarko përgjigjen e saktë.

1. Keidi e ka Denisin: 1 pikë

a. shok

b. fqinj

c. kushëri

Teste Gjuha shqipe 5

2. Dëshira më e madhe e Kleidit është: 1 pikë

a. të bëhet një shkencëtar

b. të bëhet futbollist

c. të udhëtojë

3. Mamit të Kleidit nuk i pëlqen fort kjo dëshirë e tij, sepse: 1 pikë

a. nuk i pëlqen futbolli.

b. ka dëshirë që Kleidi të mësojë shumë.

c. Kleidin e pengon sporti për të mësuar.

4. Denisi i premtoi kushëririt të tij që: 1 pikë

a. do ta shëtiste në qytetin e Londrës.

b. do ta çonte në stadiumin “Uembli”

c. do ta çonte në Barcelonë

5. Shkruaj mendimin tënd: A u plotësohen të gjithëve ëndrrat e fëmijërisë? 3 pikë

Pse?

6. Shkruaj një dëshirë tënden dhe si do të mundesh ta realizosh atë. 3 pikë

9

10 10

Teste Gjuha shqipe 5

7. Gjej në tekstin e mësipërm dy emra të përgjithshëm 4 pikë

dhe dy emra të përveçëm dhe vendosi në tabelë.

Emra të përgjithshëm

Emra të përveçëm

8. Shkruaj përbri emrit nëse është konkret apo abstrakt. 3 pikë

Dëshirë: _____________________

Ëndërr: _____________________

Stadium: _____________________

9. Gjej në tekstin e sipërm dy emra të përveçëm që tregojnë vende. 2 pikë

10. Qarko M për emrat mashkullorë ose F për emrat femërorë, 8 pikë

Nj për emrat në njëjës ose Sh për emrat në shumës.

sportistë M F Nj SH

stadiume M F Nj SH

fshatra M F Nj SH

portë M F Nj SH

11. Gjej gabimet në fjalitë e mëposhtme. Shkruaj përbri fjalisë 3 pikë

fjalën e saktë.

Futbollistat stërviten shumë. _______________________

Shitorja ishte plot mallëra. _______________________

Sa më pëlqen të lundroj në detërat. _______________________

12. Gjej në tekst tri parafjalë dhe nënvizoji me ngjyrë të kuqe. 4 pikë

13. Lako emrin dëshirë në trajtën e shquar njëjës. 5 pikë

Emërore__________________

Gjinore___________________

Dhanore___________________

Kallëzore__________________

Rrjedhore__________________

14. Formo një fjali ku të përdoresh emrin foto në trajtën e shquar, 2 pikë

numri njëjës, rasa dhanore.

Vlerësimi

Pikët 0-10 11-16 17-21 22-26 27-31 32-36 37-41

Nota 4 5 6 7 8 9 10

Test nr. 2

Varianti II

Teste Gjuha shqipe 5

Rretho përgjigjen e saktë.

1. Emri gjumë është: 1 pikë

a. konkret a. abstrakt

2. Shkruaj një emër konkret dhe një emër abstrakt. 2 pikë

emër konkret _____________________________

emër abstrakt ____________________________

3. Nënvizo gabimet. Shkruaji si duhet grupet e fjalëve. 2 pikë

shkolla “Konferenca E Pezës” _____________________________

rruga Mihal Grameno _____________________________

4. Plotëso kartolinën e mëposhtme. 3 pikë

5. Ti nesër ke ditëlindjen. Miqve të tu do t’u dërgosh ftesa. 3 pikë

Shkruaj ftesën.

Ftesë

11

12 12

Teste Gjuha shqipe 5

6. Shkruaj si e dallon që një emër është në gjininë femërore. 2 pikë

Emri është në gjininë femërore kur __________________________________________

Rretho përgjigjen e saktë.

7. Emri radio është: 1 pikë

a. në gjininë mashkullore b. në gjininë femërore

8. Emri mal është në numrin shumës, trajta e pashquar: 1 pikë

a. mali

b. malin

c. male

9. Emri një fl etore është në numrin shumës, trajta e shquar, rasa dhanore: 1 pikë

a. fl etoret

b. fl etore

c. fl etoreve

10. Nënvizo gabimet dhe shkruaje si duhet fjalinë. 3 pikë

Kostumet e bukur të fëmijëve iu pëlqyen të gjithve.

9. Në fjalinë “Ata organizuan një festë për nder të tij.”, nënvizo parafjalën. 1 pikë

10. Në fjalinë “Ata ecnin drejt.”, fjala drejt është: 1 pikë

a. parafjalë b. ndajfolje c. mbiemër

11. Formo dy fjali, ku fjala pranë të përdoret një herë si ndajfolje 4 pikë

dhe një herë si parafjalë.

Ndajfolje:_______________________________________________________________

Parafjalë: ______________________________________________________________

Teste Gjuha shqipe 5

12. Emri ka tri lakime. 1 pikë

a. e saktë b. e gabuar

13. Lako emrin mik në numrin shumës, trajta e shquar. 5 pikë

Emërore _________________

Gjinore _________________

Dhanore _________________

Kallëzore _________________

Rrjedhore_________________

14. Formo një fjali ku të përdorësh emrin dëshirë 2 pikë

në trajtën e shquar, rasa kallëzore, numri njëjës.

15. Plotëso. 2 pikë

Emri është në lakimin e dytë kur .......................................................................................

Vlerësimi

Pikët 0-6 7-11 12-16 17-21 22-26 27-31 32-35

Nota 4 5 6 7 8 9 10

14 14

Teste Gjuha shqipe 5

Rubrika 3: Pasqyra e fantazisë

Test nr. 3

Varianti I

Ku u zbulua pasqyra?

Mbi sipërfaqen e qetë të ujit gjithmonë duket pasqyrimi i qiellit dhe objekteve të

tjera rreth e rrotull. Aty duket edhe pasqyrimi i fytyrës sate. Kështu ju nuk bëni gjë

tjetër, veçse shiheni në “pasqyrë”.

Ç’është pasqyra? Pasqyra është një sipërfaqe e lëmuar, ku pasqyrohet drita dhe

objekte të ndryshme. Kryesore në këtë mes është që sipërfaqja të jetë sa më e

lëmuar. Pasqyrat sot bëhen prej xhami të pastër dhe të lëmuar sa më mirë, me një

shtresë nga pas. Vetë xhami si i tillë nuk është ende pasqyrë. Pasqyrimi arrihet pasi

i shtohet prapa një shtresë e hollë argjendi. Xhami vetëm sa e ruan këtë shtresë nga

gërvishtjet dhe dëmtimet.

Njeriu shumë e shumë kohë më parë e ka parë pasqyrimin e tij në ujërat e qeta

të pellgjeve. Fare rastësisht ka vënë re që copa metalike me sipërfaqe të lëmuar po

ashtu bënin pasqyrim.

Një ditë të bukur (dhe nuk ka asnjë dyshim që këtë ide ta ketë pasur një grua),

njeriu, me qëllim për t’u parë, fi lloi lëmimin e një cope metalike të shndritshme, pastaj

i dha një formë të caktuar. Kështu u shpik pasqyra.

Në Greqinë e vjetër, në Egjipt, Romë janë përdorur gjerësisht pasqyrat. Ato qenë

copa metalike të rrumbullakëta me sipërfaqe shumë të lëmuar. Ishin prej ari, bakri,

argjendi, bronzi. Njeriu i dha shpjegim fantastik dukurisë së pasqyrimit në pasqyrë.

Ai pandehte se në pasqyrë shëmbëllehej shpirti i tij.

Të parët që bënë pasqyra me shtresë zhive kanë qenë venedikasit, venecianët

e sotëm. Në vitin 1300 ata prodhuan pasqyra me shtresë zhive, që zëvendësuan

pasqyrat metalike. Me këto lloje pasqyrash ne shihemi dhe sot.

Rretho përgjigjen e saktë.

Teste Gjuha shqipe 5

1. Pasqyra është: 1 pikë

a. sipërfaqe e çfarëdoshme ku pasqyrohet drita.

b. sipërfaqe e lëmuar ku pasqyrohet drita dhe objekte të tjera.

2. Pasqyrat e sotme përbëhen nga: 1 pikë

a. një shtresë qelqi e lëmuar

b. një shtresë argjendi

c. një shtresë qelqi dhe një shtresë argjendi nga pas.

3. Shkruaj emrat e popujve të parë që kanë përdorur pasqyrat. 3 pikë

4. Përshkruaj pasqyrat që shpikën venedikasit. 1 pikë

5. Rendit, duke vendosur numra, historinë e shpikjes së pasqyrave. 3 pikë

___ Pasqyra me shtresë qelqi dhe zhive

___ Pasqyrimi në sipërfaqen e ujit

___ Pasqyrat prej metali me sipërfaqe të lëmuar.

6. Teksti “Ku u zbulua pasqyra?” është: 1 pikë

a. tekst informativ b. tekst shkencor c. tekst letrar

7. Lako grupin e fjalëve Pasqyrë e lëmuar në trajtën e pashquar, shumës. 10 pikë

Emërore ____________________________

Gjinore ____________________________

Dhanore ____________________________

Kallëzore ____________________________

Rrjedhore ____________________________

16 16

Teste Gjuha shqipe 5

8. Analizo emrat e nënvizuar në tekstin “Ku u zbulua pasqyra?” 15 pikë

sipas kërkesave të tabelës.

Emri në tekst i përveçëmi i përgjithshëm

Numri Gjinia Trajta Lakimi

9. Nënvizo trajtat e shkurtra dhe të bashkuara 8 pikë

në dy paragrafët e mëposhtëm.

Mua më pëlqen shumë të di për zbulimet shkencore. Kur mësuesja na foli për historikun

e pasqyrës, i thashë Albës:

- Sa çudi, e shikojmë fytyrën aty çdo mëngjes dhe s’na shkon mendja si është zbuluar.

Ma ha mendja edhe juve do t’ju ketë çuditur kjo. Këtë shpikje ua tregova edhe shokëve

të pallatit.

10. Shkruaj dy fjali ku të përdorësh trajtat e bashkuara ma, ta. 2 pikë

a. ________________________________________________________

b. ________________________________________________________

11. Gjej në tekst tre përemra të pacaktuar dhe më pas shkruaji. 3 pikë

12. Në fjalitë e mëposhtme nënvizo përemrin lidhor. 1 pikë

Djali që qëndronte pranë meje, më buzëqeshi.

Ne nxitonin që të mos na zinte nata në pyll.

Vlerësimi

Pikët 0-9 10-16 17-23 24-30 31-37 38-44 45-50

Nota 4 5 6 7 8 9 10

Rasa

Testi nr. 3

Varianti II

Teste Gjuha shqipe 5

1. Lako emrin aventurë në trajtën e pashquar, numri shumës. 5 pikë

Emërore ___________________________

Gjinore ____________________________

Dhanore __________________________

Kallëzore __________________________

Rrjedhore __________________________

2. Shkruaj dy veçori të mbiemrit. 2 pikë

3. Nënvizo mbiemrat në fjalinë e mëposhtme: 2 pikë

“Në kreshtat e maleve të larta ndërton folenë shqiponja trimërore.”.

4. Krijo një fjali, ku grupi i fjalëve dallga gjigante të jetë 2 pikë

në numrin shumës, trajta e pashquar, rasa rrjedhore.

5. Lexo tekstin e mëposhtëm dhe rretho përgjigjen e saktë.

Populli i pyjeve tropikale të Malajzisë, i njohur si Orang Asli, beson se tigrat fantazmë

kanë fuqi të mbinatyrshme.

- Ata mendojnë se tigrat janë rojtarët e vendeve të shenjta në pyll, - thotë biologia

Kae Kavanishi, e cila studion macet e mëdha.

Teksti i mësipërm është: 1 pikë

a. tekst shkencor

b. tekst informativ

c. tekst letrar

18 18

Teste Gjuha shqipe 5

8. Plotëso. 2 pikë

Përemri vetor në vetën e dytë shumës tregon personat që ________________________

9. Lako përemrin vetor ai në numrin njëjës. 5 pikë

Emërore ________________

Gjinore _________________

Dhanore ________________

Kallëzore ________________

Rrjedhore _______________

10. Formo një fjali ku të përdorësh përemrin vetor ne në rasën dhanore. 2 pikë

11. Në fjalinë “Ata i thanë të shkonte në shkollë.”, nënvizo trajtën e shkurtër. 1 pikë

12. Krijo një fjali ku të përdorësh një trajtë të shkurtër të bashkuar. 2 pikë

13. Nënvizo përemrat e pacaktuar në fjalinë “Të gjithë zgjatën kokën 2 pikë

për ta parë, por askush s’e vuri re.”

14. Gjej gabimet. Nënvizo fjalët e shkruara gabim dhe korrigjoji. 4 pikë

Ç’do ditë ai shkon në shkollë. Në cepin e rrugës takon shokun e tij të ngusht.

Të dy vazhdojnë rrugën përnë shkollë.

15. Në fjalinë “Ata donin që ai të fi tonte garën.” , fjala që është: 1 pikë

a. lidhëz

b. përemër lidhor

c. parafjalë

16. Formo një fjali ku që të jetë përemër lidhor. 2 pikë

Vlerësimi

Pikët 0-8 9-13 14-17 18-21 22-24 25-28 29-31

Nota 4 5 6 7 8 9 10

Rubrika 4: Pasqyra e pyllit

Lexo poezinë e mëposhtme.

Vjeshta

Test nr. 4

Varianti I

U zhduk vapa, shkoi vera

dhe bilbili më s’këndon.

Erdhi vjeshta me të tjera,

syri ynë i shikon.

Era fryn, fl etët bien.

Pemët zhvishen si nga mot.

Mali, fusha më s’ka hijen,

që e kishin gjer më sot.

Po e mirë është vjeshta,

sepse bujku gjith’punon

Për të vjelur sot ka vreshtat

Nesër arat po lëron

Njerëzit në çdo anë,

porsa ngrihen në mëngjes.

Nëpër fusha çdo gjë kanë,

rendin mbledhin me kujdes.

Pra, me punë gjithë të rrojmë,

se veç puna ne na vlen,

sepse ndryshe s’trashëgojmë,

verën tjetër që po vjen.

Asdreni

Teste Gjuha shqipe 5

20 20

Teste Gjuha shqipe 5

1. Shkruaj sa strofa ka poezia e mësipërme. 1 pikë

2. Shkruaj sa vargje ka një strofë. 1 pikë

3. Rretho përgjigjen e saktë. Rima e përdorur nga poeti është: 1 pikë

a. AABB

b. ABAB

c. AABB

4. Formulo dhe shkruaj temën e poezisë. 1 pikë

5. Formulo dhe shkruaj mesazhin që na përcjell poeti. 2 pikë

6. Plotëso rregullat: 2 pikë

Kur ndërmjet dy zanoresh ndodhen dy a më shumë bashkëtingëllore....................

Fjalët që kanë grupet e zanoreve ie, ia, ua, io, oi etj.,..............................................

7. Përcakto dhe shkruaj zgjedhimin e foljeve të mëposhtme. 3 pikë

kërkon

dinte

hapte

Folja Zgjedhimi

8. Përcakto dhe shkruaj mënyrat e foljeve në tabelë. 3 pikë

Folja

dëgjoj

do ta dëgjoja

dëgjofshim

dëgjuake

dëgjo

Mënyra

Teste Gjuha shqipe 5

9. Në fjalinë “Ata shkuan në ishullin e mahnitshëm.”, shndërroje foljen 4 pikë

sipas kohëve të dhëna.

Koha Folja

E pakryer

Më se e kryer

E kryer e tejshkuar

E ardhme

10. Shkruaj një fjali ku të përdorësh një folje në kohën e kryer. 2 pikë

11. Nënvizo fjalët që janë shkruar gabim dhe korrigjoji ato. 3 pikë

Prindërit i dhuruan Joanës një kukëll të bukur. ______________________________

Gjyshja kishte gatuar petlla dhe byrek. ______________________________

Era e uthëllës të shponte hundët. ______________________________

12. Nënvizo lidhëzat në fjalitë e mëposhtme. 3 pikë

Ata u ngjitën në majën e malit dhe panë qytetin që shtrihej poshtë tyre.

Kur erdhi Jona, Miri ishte larguar.

Jeta është e bukur, prandaj duaje atë.

13. Plotëso fjalitë e mëposhtme me fjalët: të ndryshueshme, 5 pikë

të pandryshueshme

Mbiemrat janë fjalë ___________________________

Emrat janë fjalë ______________________________

Parafjalët janë fjalë ____________________________

Foljet janë fjalë _______________________________

ndajfoljet janë fjalë _____________________________

Vlerësimi

Pikët 0-6 7-11 12-16 17-21 22-26 27-31 32-35

nota 4 5 6 7 8 9 10

22 22

Teste Gjuha shqipe 5

Varianti II

1. Plotëso rregullën. 3 pikë

Nuk ndahen në fund të rreshtit:

2. Qarko fjalën e ndarë gabim: 1 pikë

a. i ma –gjishëm

b. i mërzitsh-ëm

c. i dëgjue-shëm

3. Folja kap është në: 1 pikë

a. zgjedhimin e parë

b. zgjedhimin e dytë

c. zgjedhimin e tretë

4. Gjej temën dhe mbaresën e foljes ëndërrojnë. 2 pikë

Tema: ______________

Mbaresa: _____________

5. Qarko. Folja ka 5 mënyra 1 pikë

a. e vërtetë

b. e gabuar

6. Nënvizo. Folja do ta dëgjoja është në mënyrën: 1 pikë

a. dëftore

b. habitore

c. lidhore

ç. kushtore

d. dëshirore

dh. urdhërore

7. Krijo një fjali ku folja këndoj të jetë në mënyrën dëshirore. 2 pikë

8. Analizo foljet e nënvizuara në fjalitë e mëposhtme. 20 pikë

Dejvi kishte lexuar shumë për delfi nët. Këtë vit prindërit i kanë premtuan që ta dërgojnë

Teste Gjuha shqipe 5

në akuariumin gjigant të qytetit. Ai do të shohë nga afër delfi nët. Sot ai ka gjetur një faqe

interneti, ku po mëson më shumë rreth tyre.

Folja Veta Numri Mënyra Koha

9. Formo fjali me foljen kërkon në kohën e kryer të thjeshtë, 2 pikë

veta e dytë shumës.

10. Plotëso rregullën: 2 pikë

Kohët e përbëra të foljes përbëhen nga _________________ ________________.

11. Qarko fjalët e shkruara gabim. 1 pikë

a. qylim

b. ylber

c. sfyngjer

12. Qarko. Në fjalinë “Ata u nisën dhe arritën shpejt në luginë.” , 1 pikë

lidhëza dhe është:

a. lidhëz bashkërenditëse

b. lidhëz nënrenditëse.

13. Qarko lidhëzat në fjalitë e mëposhtme: 2 pikë

Kur doli dielli, ata u zgjuan.

Ngaqë u pengova, e ndjeva veten të shkëputur prej tyre.

14. Qarko. Fjala drejt është: 1 pikë

a. fjalë e ndryshueshme

b. fjalë e pandryshueshme.

24 24

Teste Gjuha shqipe 5

15. Qarko. Fjala erdha është : 1 pikë

a. fjalë e ndryshueshme

b. fjalë e pandryshueshme.

16. Qarko. Fjalia “Livia e vogël noton në pishinë.” është: 1 pikë

a. fjali e thjeshtë

b. fjali e thjeshtë e zgjeruar

17. Në fjalinë “Drini po luante në kompjuterin e vëllait të madh.” , 3 pikë

nënvizo gjymtyrët e dyta të fjalisë.

18. Qarko. Në fjalinë “Moti i ftohtë ka mbuluar të gjithë vendin.” , 1 pikë

grupi i kallëzuesit është:

a. moti i ftohtë

b. ka mbuluar të gjithë vendin

Vlerësimi

Pikët 0-11 12-17 18-23 24-29 30-35 36-41 42-46

Nota 4 5 6 7 8 9 10

Rubrika 5: Pasqyra e përrallave

Lexo tekstin e mëposhtëm.

Testi nr. 5

Varianti I

Teste Gjuha shqipe 5

Vajza e vogël në Hënë

Kur Hëna është e plotë, brenda saj shihet një vogëlushe.

Mund ta shihni kollaj fare. I ka fl okët e gjatë deri tek thembrat, është përherë buzagaze

dhe hedh vështrime plot ëmbëlsi. Hë, po tani e shihni? Akoma jo? Ah, ja ku po e shihni

më në fund! Atëherë mbani vesh mirë për këtë histori.

Na ishte njëherë një vajzë e vogël. E mjera ajo, nuk kishte as nënë, as baba, as

gjyshe, as gjysh. Ishte fi ll e vetme. Një tregtar i pasur e kishte marrë në shtëpinë e vet.

Por ai ishte i pashpirt. Ish koprrac, i lig, vetëm urdhra dinte të jepte e ta vinte vajzën

në punë të rënda. Po dhe gruaja e tij se mos ish më e mirë. E gjora fëmijë! As të fl inte

nuk kish kohë!

Një ditë dimri, e shoqja e tregtarit e dërgoi vajzën e vogël për ujë. Te burimi

pranë shtëpisë akulli ishte aq i trashë, sa vogëlushja nuk arriti ta thyente. Atëherë u

çapit pranë liqenit ku akulli ishte më i hollë. Hapi një vrimë, e mbushi kovën me ujë

dhe mori rrugën e kthimit. Pranë shtëpisë iu morën mendtë dhe u rrëzua. Uji ju derdh,

Ç’të bënte tani?

Pikërisht në atë çast pa diellin rrezeartë dhe vajza e vogël fi lloi t’i lutej:

- O diell i artë, merrmë me vete në qiejt e kaltër. Po ndenja këtu, do të vdes nga

mundimet.

Dielli s’ia vuri veshin dhe u largua e u bë natë. Atëherë doli Hëna. Vajza ia përsëriti

lutjen e saj Hënës.

- Hënë, o Hënë e argjendtë, merrmë me vete në qiejt e paanë. Po ndenja këtu do të

vdes nga mundimet.

- Hëna e dëgjoi, zbriti në tokë dhe befas u shndërrua në një djalë të veshur me argjend

e i thotë vajzës:

- Kapu pas fl okëve të mi të argjendtë të të shpie në qiej.

Por në çast u shfaq dhe një djalosh i veshur me ar.

- Eja me mua bukuroshe. Mua më kërkove të parin.

- Po t’i s’ma vure veshin, - i tha ajo.

Prej asaj dite, kur Hëna është e plotë, shihet vajza e vogël duke u endur në të. E shihni

pra, ja atje, tek ajo pika e përtej! Shiheni, shiheni mirë!

Shqipëruar nga Fotaq Andrea

26 26

Teste Gjuha shqipe 5

Qarko përgjigjen e saktë.

1. Vajza jetonte në familjen e tregtarit të pasur, sepse: 1 pikë

a. i pëlqente

b. tregtari sillej mirë

c. ishte e vetme në këtë botë

2. Tregtari e trajtonte vajzën: 1 pikë

a. njësoj si fëmijët e tij

b. nuk i binte mendja për të

c. i jepte urdhra dhe e vinte të bënte punë të rënda

3. Gruaja e tregtarit e dërgoi vajzën një ditë dimri: 1 pikë

a. të blinte ushqime

b. të pastronte borën

c. të mbushte ujë

4. Vajza nuk kthehej dot, sepse: 1 pikë

a. ishte e mërzitur

b. kishte frikë

c. nuk kishte më ujë në kovë

5. Ajo iu lut Diellit: 1 pikë

a. që ta ndriçonte b. ta ngrohte

c. ta merrte me vete d. ta ndihmonte të mbushte ujë

6. Vajza shkoi me Hënën sepse: 1 pikë

a. Dielli nuk ia vuri veshin

b. Hëna ishte më e bukur

c. Hëna menjëherë pranoi ta ndihmonte.

7. Gjej në tekst një fjali të thjeshtë dhe shkruaje. 1 pikë

8. Fjalinë e thjeshtë që shkrove, zgjeroje. 2 pikë

9. Nënvizo kryefjalën dhe kallëzuesin në fjalitë e mëposhtme. 6 pikë

Na ishte njëherë një vajzë e vogël. Një tregtar i pasur e kishte marrë në shtëpinë e vet.

Po ai ishte i pashpirt.

Teste Gjuha shqipe 5

10. Nënvizo gjymtyrët homogjene në paragrafi n e mëposhtëm 2 pikë

dhe shkruaj se çfarë janë.

Na ishte njëherë një vajzë e vogël. E mjera ajo, nuk kishte as nënë, as baba, as gjyshe, as

gjysh. Ishte fi ll e vetme. Një tregtar i pasur e kishte marrë në shtëpinë e vet. Po ai ishte i pashpirt,

koprrac, i lig, vetëm urdhra dinte të jepte e ta vinte në punë të rënda. Po dhe gruaja e tij se

mos ish më e mirë. E gjora fëmijë! As të fl inte nuk kish kohë!

11. Nënvizo përcaktorët dhe shkruaj me se shprehen. 3 pikë

- O diell i artë, merrmë me vete në qiejt e kaltër. Po ndenja këtu do të vdes nga mundimet

e tepërta.

12. Nënvizo kundrinorët në paragrafët e mëposhtëm 10 pikë

dhe shkruaj ç’lloj janë.

Një ditë dimri, së shoqes së tregtarit i kishin ardhur miq. Asaj i duhej ujë, prandaj e dërgoi

çupën për ujë. Te burimi akulli ishte i trashë dhe ajo nuk mund ta thyente atë. Vogëlushes i ra

ndër mend të shkonte te liqeni, ku akulli ishte më i hollë. Hapi një vrimë e mbushi kovën me ujë

dhe mori rrugën e kthimit. Pranë shtëpisë iu morën mendtë dhe u rrëzua. Ç’të bënte tani. Pa

një pikë ujë nuk mund të hynte në shtëpi, por as në liqen s’mund të shkonte. Pikërisht në atë

çast pa diellin rrezeartë dhe vajza e vogël e thirri për ndihmë.

Kundrinor i drejtë

Kundrinor i zhdrejtë

Kundrinor pa parafjalë Kundrinor me parafjalë

Vlerësimet

Pikët 0-7 9-13 14-17 18-21 22-24 25-27 28-30

Nota 4 5 6 7 8 9 10

28 28

Teste Gjuha shqipe 5

1. Fjalinë “Lumi rrjedh.” zgjeroje me gjymtyrë të dyta. 2 pikë

2. Fjalinë e zgjeruar shndërroje në fjali të thjeshtë. 2 pikë

Dielli i zjarrtë ndriçon në qiellin e kaltër.

3. Qarko. Në fjalinë “Mbreti nuk u zemërua me mullisin.” , 1 pikë

kryefjala është:

a. mbreti

b. zemërua

c. me mullisin

4. Qarko. Në fjalinë “Lulet e kopshtit kanë çelur të gjitha.”, kallëzuesi është: 1 pikë

a. lulet e kopshtit

b. kanë çelur

c. të gjitha

5. Qarko. Në fjalinë “Ciklopët e tij ndërtuan një kështjellë në majë të malit.” , 1 pikë

kryefjala është shprehur me:

a. emër

b. grup emëror

6. Qarko. Në fjalinë “Retë e fshihnin nga sytë e njerëzve këtë kështjellë.”, 1 pikë

kallëzuesi përbëhet nga:

a. Folje

b. Folja jam + mbiemër

c. Folja jam + emër

Varianti II

7. Krijo fjali ku kryefjala të shprehet me grup emëror. 2 pikë

Teste Gjuha shqipe 5

8. Krijo një fjali ku kallëzuesi të shprehet me foljen jam+emër 2 pikë

9. Në fjalinë “Ata erdhën dhe ikën shumë shpejt.”, nënvizo 1 pikë

gjymtyrët homogjene.

10. Në fjalinë “Uji, ajri, pemët të çlodhnin në pyllin me gështenja.” 1 pikë

gjymtyrët homogjene janë:

a. kryefjalë b. kallëzues c. kundrinorë

ç. rrethanorë d. përcaktorë

11. Krijo një fjali ku të përdorësh kundrinorë homogjenë. 2 pikë

12. Nënvizo përcaktorët në fjalinë: 2 pikë

Arinjtë e vegjël luanin me nënën e tyre.

13. Qarko. Në fjalinë “Sirena e vogël nxori kryet mbi sipërfaqen e detit.” 1 pikë

përcaktori i nënvizuar është i shprehur me:

a. emër b. përemër c. mbiemrër

15. Nënvizo përcaktorët homogjenë në fjalitë e mëposhtme. 2 pikë

Ajo ngjiti ngadalë shkallët e larta dhe të ngushta.

16. Formo një fjali ku të përdorësh përcaktorë homogjenë (2 mbiemra). 2 pikë

17. Nënvizo kundrinorin e drejtë në fjalinë e mëposhtme. 1 pikë

Mbreti e shikoi mullisin me zemërim.

18. Nënvizo kundrinorin e zhdrejtë pa parafjalë në fjalinë e mëposhtme. 1 pikë

Plakut i erdhi keq për vajzën.

Vlerësimi

Pikët 0-6 7-9 10-12 13-15 16-18 19-21 22-25

Nota 4 5 6 7 8 9 10

30 30

Teste Gjuha shqipe 5

Rubrika 6:“Pasqyra e historisë

Lexo tregimin e mëposhtëm.

Testi nr. 6

Varianti I

Njeri i vërtetë

Në anë të një udhe ishte një pus. Afër pusit ishte një kasolle. Në kasolle jetonte

gjyshi me të nipin. Në litarin e gjatë të çikrikut ishte lidhur kova.

Udhëtarë të shumtë qëndronin te pusi, shuanin etjen me ujin e ftohtë, falënderonin

gjyshin dhe largoheshin.

Kaluan ca kohë dhe kova u ndryshk. Gjyshi nuk kishte kovë tjetër. Keq do ta kishte

për ujë. Asnjë çezmë, asnjë burim nuk ndodhej afër kasolles së gjyshit.

Të nesërmen, kur dhentë sapo patën ardhur nën hije, qëndron te pusi një kalorës.

Nxjerr nga hejbetë e varura në samar një kovë. E mbush me ujë, freskohet vetë, i

jep pelës të pijë ujë dhe e fut përsëri në hejbe. U hedh nga një vështrim gjyshit me

të nipin, që rrinin në prag të kasolles, i bie me kamxhik pelës dhe largohet.

- Ç’njeri qenka ky? - e pyeti nipi.

- Ky nuk është njeri, - u përgjigj gjyshi.

Në vapën e drekës të po asaj dite, qëndroi afër kasolles një kalorës tjetër. Edhe

ai kishte një kovë. E lidhi te litari i gjatë dhe nxori ujë. Piu vetë, u dha të pinin gjyshit

me të nipin e, atë ujë që mbeti, e derdhi nëpër gurët e vegjël të udhës. E vari kovën

në samar të kalit dhe u largua.

- Ç’njeri qenka ky?-pyeti përsëri nipi.

- Edhe ky nuk është akoma njeri,- u përgjigj gjyshi.

Në mbrëmje, afër kasolles së gjyshit qëndroi një tjetër udhëtar. Nxori edhe ai nga

qerrja me lëpushka një kovë. E lidhi në litarin e gjatë. Shoi etjen me ujin e ftohtë të

pusit, falënderoi gjyshin me të nipin dhe u largua. Kovën e la të lidhur në çikrikun e

pusit.

- Po ky çfarë njeriu është? - pyeti nipi.

- I vërtetë, - u përgjigj gjyshi.

Qarko përgjigjen e saktë.

Teste Gjuha shqipe 5

1. Afër kasolles së gjyshit kishte: 1 pikë

a. një pellg me ujë

b. një burim me ujë

c. një pus me ujë

2. Çfarë i ndodhi kovës së pusit? 1 pikë

a. humbi b. ra në pus. c. u ndryshk

3. Shkruaj pse gjyshi i dha të njëjtën përgjigje nipit të tij 3 pikë

për dy kalorësit e parë.

4. Shkruaj mendimin tënd për udhëtarin e fundit. 3 pikë

5. Formulo dhe shkruani mesazhin e tregimit. 3 pikë

6. Nënvizo dhe shkruaj tre kundrinorë të zhdrejtë me parafjalë në 3 pikë

tekstin e mësipërm.

7. Krijo një fjali ku të përdorësh kundrinor të zhdrejtë me parafjalë. 2 pikë

32 32

Teste Gjuha shqipe 5

8. Gjej tre rrethanorë në tekstin e mësipërm dhe shkruaji në tabelë. 6 pikë

Rrethanori Lloji Gjendet me pyetjen

9. Krijo një fjali ku të përdorësh një rrethanor shkaku. 2 pikë

10. Krijo një fjali ku të përdorësh një rrethanor sasie. 2 pikë

11. Krijo një fjali ku të përdorësh rrethanorë homogjenë. 2 pikë

Vlerësimi

Pikët 0-7 8-12 13-16 17-19 20-22 23-25 26-28

Nota 4 5 6 7 8 9 10

Varianti II

Teste Gjuha shqipe 5

1. Nënvizo kundrinorin e zhdrejtë me parafjalë në fjalinë e mëposhtme: 1 pikë

Ata thurën për trimin një legjendë.

2. Krijo një fjali ku të përdorësh kundrinor të zhdrejtë me parafjalë. 2 pikë

3. Qarko. Rrethanorët janë gjymtyrë plotësuese të fjalisë. 1 pikë

a. e vërtetë

b. e gabuar

4. Qarko. Rrethanori i mënyrës gjendet me pyetjen pse? 1 pikë

a. e vërtetë

b. e gabuar

5. Nënvizo rrethanorët në fjalitë e mëposhtme. 4 pikë

Nesër koha do të jetë e mirë.

Në rajonet lindore dhe perëndimore dielli do të ndriçojë gjatë gjithë ditës.

Në zonat veriore do të ketë vranësira dhe reshje shiu.

6- Qarko. Rrethanorët homogjenë lidhen me njëri-tjetrin. 1 pikë

me presje ose me lidhëza.

a. e vërtetë

b. e gabuar.

7. Nënvizo rrethanorët homogjenë në fjalitë e mëposhtme. 1 pikë

Valltaret kërcenin me elegancë dhe mjeshtëri.

8. Krijo një fjali ku të përdorësh rrethanorë homogjenë kohe. 1 pikë

34 34

Teste Gjuha shqipe 5

9. Lexo më poshtë fjalën e urtë në vargje e mëposhtme dhe shkruaj 2 pikë

në një fjali këshillën që na jep poeti.

Kohën e kurse, se ikën e s’vjen,

shkon edhe të lë,

me punë e fi ton,

pa punë dëm të shkon.

10. Fjalët e dialektit gegërisht zëvendësoji me fjalë të gjuhës standarde. 8 pikë

E kandshme asht hana kur del me zana

E në tok me dritë përndaret

E kandshme ai lule kur u përkule

O fl lad I lehtë me e lëmue.

Vlerësimi

Pikët 0-6 7-9 10-12 13-15 16-18 19-21 22-24

Nota 4 5 6 7 8 9 10

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!