20.02.2013 Views

Testet Gjuha Shqipe 5 - Albas

Testet Gjuha Shqipe 5 - Albas

Testet Gjuha Shqipe 5 - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

14 14

Teste Gjuha shqipe 5

Rubrika 3: Pasqyra e fantazisë

Test nr. 3

Varianti I

Ku u zbulua pasqyra?

Mbi sipërfaqen e qetë të ujit gjithmonë duket pasqyrimi i qiellit dhe objekteve të

tjera rreth e rrotull. Aty duket edhe pasqyrimi i fytyrës sate. Kështu ju nuk bëni gjë

tjetër, veçse shiheni në “pasqyrë”.

Ç’është pasqyra? Pasqyra është një sipërfaqe e lëmuar, ku pasqyrohet drita dhe

objekte të ndryshme. Kryesore në këtë mes është që sipërfaqja të jetë sa më e

lëmuar. Pasqyrat sot bëhen prej xhami të pastër dhe të lëmuar sa më mirë, me një

shtresë nga pas. Vetë xhami si i tillë nuk është ende pasqyrë. Pasqyrimi arrihet pasi

i shtohet prapa një shtresë e hollë argjendi. Xhami vetëm sa e ruan këtë shtresë nga

gërvishtjet dhe dëmtimet.

Njeriu shumë e shumë kohë më parë e ka parë pasqyrimin e tij në ujërat e qeta

të pellgjeve. Fare rastësisht ka vënë re që copa metalike me sipërfaqe të lëmuar po

ashtu bënin pasqyrim.

Një ditë të bukur (dhe nuk ka asnjë dyshim që këtë ide ta ketë pasur një grua),

njeriu, me qëllim për t’u parë, fi lloi lëmimin e një cope metalike të shndritshme, pastaj

i dha një formë të caktuar. Kështu u shpik pasqyra.

Në Greqinë e vjetër, në Egjipt, Romë janë përdorur gjerësisht pasqyrat. Ato qenë

copa metalike të rrumbullakëta me sipërfaqe shumë të lëmuar. Ishin prej ari, bakri,

argjendi, bronzi. Njeriu i dha shpjegim fantastik dukurisë së pasqyrimit në pasqyrë.

Ai pandehte se në pasqyrë shëmbëllehej shpirti i tij.

Të parët që bënë pasqyra me shtresë zhive kanë qenë venedikasit, venecianët

e sotëm. Në vitin 1300 ata prodhuan pasqyra me shtresë zhive, që zëvendësuan

pasqyrat metalike. Me këto lloje pasqyrash ne shihemi dhe sot.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!