20.02.2013 Views

Procesverbal, datë 26.11.2012

Procesverbal, datë 26.11.2012

Procesverbal, datë 26.11.2012

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Piro Lutaj – Që të jemi të qartë edhe me zotin Tërshana, në qoftë se të gjitha pyetjeve që

ju bëjmë ne, do t’i vini definicionin që për këtë ligj është debatuar dy vjet, do të thotë se ne po

diskutojmë kot.

Zoti drejtor, ky është një term që cenon edhe fusha të tjera të veprimtarisë në Republikën

e Shqipërisë. Ka legjislacione të tjera që e përmendin këtë termin “mbrojtje”, siç i përmenda.

Çfarë të keqe ka në qoftë se kemi të bëjmë thjesht me termin? Ajo që më shqetëson është se pas

termit (hajt po e kalojmë termin), unë kam të drejtë të mendoj se do të kapërcejmë misionin.

Prandaj, le të jemi korrektë, kolegët i kemi të pranishëm dhe të jemi racionalë në propozimin.

Çfarë të keqe ka që ne ta definojmë mirë që kjo Agjenci është brenda misionit të Forcave të

Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe misionit kushtetues që ka Ministria e Mbrojtjes si

institucion, jo koncepti mbrojtje?

Leonard Demi – Këtu nuk ka ndonjë kontradiktë, sepse thotë: “Përcakton misionin”.

Urdhëroni!

Osman Metalla - Për të mos ndryshuar titullin, ne mund të shtojmë një përkufizim te

neni 3 për Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes, për ta saktësuar se çfarë nënkuptojmë më këtë

Agjenci. Natyrisht, edhe te fusha e zbatimit duhet të jemi më të qartë për t’i shkuar për shtat

Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, në mënyrë që t’u adresohemi atyre shqetësimeve për të

cilat foli zoti Lutaj.

Faleminderit!

Leonard Demi – Urdhëroni!

Rezart Tërshana – Unë mendoj se shqetësimi i zotit Lutaj gjen përgjigje në nenet e

detyrave dhe të fushës së veprimtarisë të projektligjit, i cili absolutisht nuk mund të ngatërrohet

me agjencitë e tjera, që kanë termin “mbrojtje” në emërtesë. Për shembull, DIA e Amerikës,

ndryshe “defense”, është mbrojtje.

Leonard Demi – Zoti Tërshana, zoti Gjoni bëri një vërejtje në raport me nenin 1 të ligjit

të viteve 2003-2004. Çfarë do të thoni për këtë?

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Rezart Tërshana – Zoti kryetar, për mendimin tonë, neni 1 është i mirëpërcaktuar.

Për sa i përket veprimtarisë, që u shpreh si shqetësim, ajo gjen përgjigje në nenin 2 të

këtij projektligji.

Leonard Demi – Ju thoni se është i mirëpërcaktuar, sepse gjen shpjegim te neni 2.

11

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!