20.02.2013 Views

Procesverbal, datë 26.11.2012

Procesverbal, datë 26.11.2012

Procesverbal, datë 26.11.2012

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Ilir Gjoni – Unë e thashë që në fillim, sipas këtij neni është shërbimi që përcakton kush

është objekti. Ky nen përcakton armiqtë. Shërbimi përcakton armiqtë. Ndërkohë që është parim i

njohur dhe zotërinjtë që vijnë nga Ministria e Mbrojtjes e dinë që në shtetet demokratike nuk

ndiqen individët, por ndiqet veprimtaria. Objekti i punës së shërbimeve inteligjente është

veprimtaria pra terrorizmi, rendi kushtetues, tendencat dhe brenda këtyre janë edhe individët.

Nuk mundet, në asnjë mënyrë, që shërbimi të përcaktojë se filani është objekt i punës së tij. Ai

kërkon të legalizojë ndjekjen e individëve dhe ka përplasje me ligjin e Shërbimit Informativ

Shtetëror. Këtu kemi zotërinjtë e këtij shërbimi, të cilët mund ta sqarojnë këtë.

Në gjykimin tonë ky nen nuk qëndron, është antikushtetues dhe cenon rëndë liritë dhe të

drejta e individit.

Leonard Demi – Zoti Metalla, urdhëroni!

Osman Metalla – Faleminderit!

E vërteta është që edhe unë me fjalën “synojnë” nuk jam shumë dakord, pasi kjo fjalë

është shumë subjektive. Kjo do të thotë të mendosh se çfarë ka ai tjetri në kokë. Nga ana tjetër

mirëkuptoj edhe përpjekjet që kanë bërë hartuesit e këtij projektligji për të parandaluar

kërcënimet e mundshme të misioneve kushtetuese e me radhë.

Unë do të isha dakord që fjalën “synojnë” ta zëvendësonim me fjalët “të cilat tentojnë

dhe/ose cenojnë misionin”. Ky është propozimi im.

Edhe një herë. Kur themi tentojnë ne kemi parasysh një grup apo individ që bën veprime

të cilat janë të dyshimta dhe të bën të mendosh që po bënë veprime që kanë një qëllim të caktuar.

Natyrisht që shërbimet duhet t’i studiojnë veprimet e individit dhe të grupeve të caktuara.

Leonard Demi – Zoti Blushi, urdhëroni!

Ben Blushi – Nga nuanca stilistikore shkojmë në thelb. Çfarë diskutojmë ne? Ju që keni

dizenjuar ligjin parashikoni të parandaloni edhe ata që synojnë të cenojnë misionin kushtetues?

Pra ju synoni të kapni ata që synojnë? Ju synoni të punoni kundër atyre që synojnë? Kështu e

keni shprehur.

Ikim nga nuanca stilistikore. Folja mund të zëvendësohet. Çështja përsëri mbetet në thelb.

Thelbi është ky: ju si Agjenci e Inteligjencës së Mbrojtjes kërkoni të parandaloni apo të kapni

ata, që sipas jush, kanë ide të cenojnë rendin kushtetues, pra bën veprimtari paraprake, apriori

apo postum. Ju mbroni paraprakisht, jo postum, pra pasi ata e kanë cenuar rendin kushtetues.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

19

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!