20.02.2013 Views

Procesverbal, datë 26.11.2012

Procesverbal, datë 26.11.2012

Procesverbal, datë 26.11.2012

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Zoti drejtor, si e quani propozimin e zotit Blushi?

Rezart Tërshana – Ne jemi dakord me variantin siç është, zoti kryetar.

Leonard Demi – Kemi propozimin “synon të cenojë ose cenon” dhe “ka për qëllim të”.

Kush është dakord për “ka për qëllim”?

7 vota kundër dhe 6 vota pro

Zoti Blushi bëri një propozim “ka për qëllim të cenojë”, të cilin e hodha në votë. Kemi

edhe propozimin tjetër që e thamë pak më herët: “synon të cenojë ose cenon”.

Zoti Lutaj, përse e keni fjalën?

Piro Lutaj – Unë e kam për fjalët “veprimtari të Ministrisë së Mbrojtjes”. Për çfarë

veprimtarie bëhet fjalë?

Leonard Demi – I ke të shpjeguara veprimtaritë.

Urdhëroni!

Rezart Tërshana – Zoti kryetar, veprimtaria e Ministrisë së Mbrojtjes është e përcaktuar

në ligjet organike të Ministrisë së Mbrojtjes.

Leonard Demi – Urdhëroni!

Piro Lutaj – Të gjitha gjërat janë të sanksionuara në ligje. P.sh. e keni të përcaktuar

shumë qartë kur thoni: “misionit kushtetues të Forcave të Armatosura”. Ju e keni theksuar

pikërisht “misionit kushtetues” dhe unë e kam shumë të qartë se cili është misioni kushtetues.

Ndërsa Ministria e Mbrojtjes, sigurisht, vepron në bazë të akteve, po pse pikërisht këtë

veprimtari e keni lënë evazive dhe të papërcaktuar? Për çfarë veprimtarie bëhet fjalë? Mund ta

quani “veprimtari kushtetuese” apo “veprimtari ligjore”. Pse e keni lënë pa një fjalë shoqëruese?

(Diskutime pa mikrofon.)

Leonard Demi – E marrim parasysh që të jetë veprimtaritë ligjore.

Piro Lutaj – Po pra, të shkruhet në ligj.

Leonard Demi – Jeni dakord ta shkruani këtë?

Piro Lutaj – Zoti kryetar, për ne të shkruhet “veprimtaria ligjore e Ministrisë së

Mbrojtjes”, nuk i shton asnjë vlerë nenit. Veprimtaria e Ministrisë së Mbrojtjes është përcaktuar

në ligjet e miratuara në këtë Kuvend.

Ajo është për të mirëdefinuar misionin e agjencisë. Sot agjencia ka mision sigurinë

kombëtare. Ky draft që është sjellë sot këtu, ka të mirëdefinuar këtë mision, duke shmangur

mbivendosjet me Shërbimin Informativ të Shtetit. Një gjë e tillë kërkohet të bëhet edhe për

25

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!