20.02.2013 Views

Procesverbal, datë 26.11.2012

Procesverbal, datë 26.11.2012

Procesverbal, datë 26.11.2012

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Për këtë nen kemi dy propozime: që të shtohet fjala “fushë” dhe që neni 1 të kalojë siç

është. Kush është dakord të kalojë siç është? Kundër?

Piro Lutaj – Unë dhe zoti Metalla bëmë nga një propozim për çështjen e emërtimit të

ligjit. Tani, do ta quajmë “Agjenci të Inteligjencës së Mbrojtjes”, “Agjenci të Inteligjencës

Ushtarake”, emërtim të cilin e propozova unë, apo këtë përkufizim ta përcaktojmë nëpërmjet një

dispozite tjetër më poshtë, siç tha zoti Metalla?

Leonard Demi – Kemi dy emërtime: “Agjenci Ushtarake” dhe “Agjenci Mbrojtjeje”.

Kush është dakord me termin e “Mbrojtjes”, se është edhe më i gjerë dhe e përfshin termin

“ushtarak”?

Luan Skuqi – Ne e kemi emërtuar dikasterin “Ministria e Mbrojtjes” dhe nuk e

specifikojmë, pra të themi “Ministria e Mbrojtjes Ushtarake”. Për institucionet e tjera, të cilat

nuk janë në formë dikasteri, kemi një specifikim të emërtimit, për shembull, Drejtoria e

Mbrojtjes Civile dhe e Emergjencave. Duhet të shpjegojmë edhe dikasterin se përse quhet

“Ministria e Mbrojtjes”?! Emërtimet të shkojnë në unision me dikasterin. Pra, “Ministria e

Mbrojtjes” të bëhet “Agjencia e Mbrojtjes”.

Leonard Demi – Ky është mendimi i juaj, kurse ai ishte mendimi i zotit Lutaj.

Po, zoti Metalla.

Osman Metalla – Meqenëse u hodh një ide për ta parë emërtimin e ligjit, thashë që të

sqarohet më shumë në definime. Në fakt, po të shihen nenet 2 dhe 7 të ligjit, aty përcaktohet në

mënyrë të saktë që bëhet fjalë vetëm për aktivitete të mbrojtjes. Besoj se nuk është e nevojshme

të bëjmë ndryshime të tjera.

Leonard Demi – Kush është dakord që titulli të jetë siç është në ligj?

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Neni 2. Pyetje, diskutime?

Fjalën e ka zoti Gjoni.

Ilir Gjoni – Te pika 3 e këtij neni thuhet: “Veprimtaria e AIM-së shtrihet mbi subjekte

ushtarake, civile, vendase të huaja, me ose pa shtetësi, rezidente ose jo në Republikën e

Shqipërisë, të cilat synojnë dhe/ose cenojnë misionin kushtetues të Forcave të Armatosura dhe

veprimtarinë e Ministrisë së Mbrojtjes”. Ky paragraf, sipas meje, është problematik nga qëllimi

që ai fsheh, por edhe sepse përbën shqetësim serioz për liritë dhe të drejtat e njeriut. Duke e parë

këtë paragraf të lidhur ngushtë me nenet e tjera, sidomos me ato që bëjnë fjalë për shtrirjen e

13

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!