20.02.2013 Views

Procesverbal, datë 26.11.2012

Procesverbal, datë 26.11.2012

Procesverbal, datë 26.11.2012

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

juridiksionit jashtë territorit, shqetësimi dhe rreziku qëndron në përcaktimin se veprimtaria e

AIM-s shtrihet mbi çdo shtetas shqiptar ose jo. Pavarësisht se kuptohet apo perceptohet si një

organ në mbështetje të Forcave të Armatosura, sipas këtij paragrafi, AIM-ja do të ketë të drejtën

e ushtrimit të veprimtarisë informative mbi çdo person, nëse ai ose ajo synon, pra ka një qëllim

të pavepruar.

“...ose cenon veprimtarinë e një organi të caktuar dhe në rastin konkret të Ministrisë së

Mbrojtjes”. Këtu duhet të mbajmë parasysh se veprimtaria që ushtrohet nga ana e Ministrisë së

Mbrojtjes, si organ shtetëror, është tepër e gjerë. Ajo është e karakterit ushtarak dhe civil. Nëse ai

ose ajo do të dyshohet se synon ose cenon veprimtarinë e Ministrisë së Mbrojtjes, ndaj tij ose

asaj, ai do të jetë “i detyruar” të ushtrojë veprimtari informative, pra veprimtari e cila supozohet

të jetë e karakterit ushtarak. Ky është komenti im për nenin 2 “Fusha e zbatimit të ligjit”.

Leonard Demi – Fjalën e ka zoti Qefalia.

Xhemal Qefalia – Në vijim të asaj që përmendi kolegu parafolës, dua të them se edhe

unë jam në të njëjtin mendim, madje do ta konkretizoja që si mandati i Shërbimit Informativ të

Shtetit, ashtu edhe mandati i SHIU-t kanë një palosje të veprimtarisë së tyre. Kjo ka të bëjë me

faktin që të dyja agjencitë kanë për detyrë të grumbullojnë informacione nga zbulimi, kryerja e

aktivitetit kundër zbulimit të luftës kundër terrorizmit, të cilat janë të përfshira edhe në nenin 3,

për më tepër që ligji i SHIU-t i jep kompetenca për të grumbulluar informacion mbi çdo

veprimtari tjetër që kërcënon sigurinë dhe stabilitetin e shtetit, pa parashikuar asnjë klauzolë për

të parandaluar këtë veprimtari. Faktet kanë treguar që hapësira e madhe që i është krijuar SHIU-t

është konkretizuar edhe në datën 21 janar, prandaj ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm me këtë

ligj, ku duhet të caktohet drejtpërdrejt për aktivitetet e Ministrisë së Mbrojtjes. Nuk duhet të

krijohen hapësira dhe palosje për të zëvendësuar një detyrë që e ka një agjenci tjetër, siç është

SHISH-i.

Më 21 janar Kryeministri tha që kishte informacione nga SHIU për ngjarjen që ndodhi,

ndaj pika 3 e nenit 2 është shumë e rrezikshme, sepse përcakton dhe i lë një hapësirë shumë të

madhe dhe të pakufizuar këtij shërbimi.

Faleminderit!

Leonard Demi – Fjalën e ka zoti Blushi.

Ben Blushi – Edhe unë për pikën 3 dua të flas. Gjithë ngatërresën në këtë pikë e sjell

folja “synon”. Çfarë do të thotë synon, sipas jush? Në qoftë se e heqim pjesën e dytë, pra foljen

14

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!