20.02.2013 Views

Procesverbal, datë 26.11.2012

Procesverbal, datë 26.11.2012

Procesverbal, datë 26.11.2012

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

projektligjin e propozuar, atëherë do të kishim shumë më tepër debate për mbivendosje të

agjencive të tjera inteligjente. Unë konstatoj se në ligjin aktual ka njëfarë rrëmuje dhe njëfarë

grumbullimi, kurse në ndarjen që bëhet këtu, rrihen ose synohen po ato gjëra që kanë qenë në

nenin 2 të ligjit aktual, që ka të bëjë me gjeografinë brenda dhe jashtë vendit, në pikën 2 ka të

bëjë me çështjet që përfshijnë lidhjen ndaj kërcënimit...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Jo nuk ka, lexoje mirë se nuk ka. Dhe pika tre ka të bëjë me subjektet. Për mendimin tim,

e vetmja pikë është ajo që ngriti edhe zoti Blushi, e që po përpiqemi ta përmirësojmë, me fjalën

“synojmë”, e cila me të drejtë ka një keqkuptim dhe mund të shkruhet siç u tha “synojnë të

cenojnë”, ose “cenojnë”. Fjala “synojnë të cenojnë” natyrisht ka të bëjë më parandalimin që mos

të ndodhë, kurse “cenojnë” kur ka ndodhur dhe përsëri duhet ta evidentosh. Më duket se me kaq

është korrekte, duke e krahasuar dhe me ligjin paraardhës.

Leonard Demi – Fjalën e ka zoti Blushi.

Ben Blushi – Po t’i lexosh pikat 2 dhe 3, nuk ka ndonjë ndryshim të madh, pavarësish se

në pikën 2 duket sikur flitet për çështjen që lidhet me kërcënimet e misionit kushtetues. Kurse te

pika 3, kemi subjektet që kërcënojnë këto çështje

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Nuk është shumë i madh, të paktën siç e kanë shkruar këta. Megjithatë, përse te pika 2

nuk thoni, për analogji të paktën, “çështje që lidhen me synimet dhe kërcënimet”, apo “me

synimet dhe cenimet”? Kështu e keni në pikën 3. Në pikën 3 parashikoni të parandaloni

tentativat që cenojnë ose kërcënojnë misionin kushtetues. Meqë ka një keqkuptim në të dy nenet,

pasi diku shkruani cenim, diku kërcënim, diku e keni synimin, diku nuk e keni fare, hiqeni fare

synimin dhe kapni ata që cenojnë, sepse tentativa për cenim, në fakt, është cenim.

Leonard Demi - E kanë me idenë e parandalimit.

Ben Blushi – Pse nuk e ke në të dyja rastet? Diku e ke kërcënim, diku cenim dhe diku

synim.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Ku ndryshon cenimi me kërcënimin?

Më vjen keq! A doni ta rregullojmë? Kjo duhet standardizuar në të dyja rastet, edhe te

çështja edhe te subjekti.

Leonard Demi – Zoti Çoba, urdhëroni!

17

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!