20.02.2013 Views

Procesverbal, datë 26.11.2012

Procesverbal, datë 26.11.2012

Procesverbal, datë 26.11.2012

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Ilir Gjoni – Ato do t’i marr më vonë, le t’i mbajë shënim sekretarja.

Leonard Demi – Zoti Gjoni, le të bëjmë një punë të dobishme, duke filluar nen për nen

dhe duke thënë të gjitha vërejtjet tuaja.

Ilir Gjoni – Le të fillojmë nga e para. Ky ligj nuk mund të miratohet për dy arsye të

thjeshta. (Ka ndërhyrje nga salla) Më lini të flas dhe të jap mendimin tim.

Kini durim të dëgjoni komentet tona nen për nen!

Leonard Demi – Nuk po ju pengon kush të flisni, por filloni me nenin 1.

Ilir Gjoni – Pra, ky ligj nuk mund të miratohet për dy gjëra themelore: e para, ka dy vjet

që në këtë Kuvend rri një projektligj “Për mbikëqyrjen e shërbimeve inteligjente” dhe nuk po

miratohet. E dyta, në rregulloren e Kuvendit tonë ka një nen i cili përcakton se duhet të ketë një

nënkomision për mbikëqyrjen e shërbimeve inteligjente. Që kur keni ardhur ju në pushtet, ky

komision nuk është krijuar, një gjë kjo në shkelje të hapur të Kushtetutës, të Rregullores dhe të

ligjeve. Pa pasur mekanizmat e kontrollit dhe të mbikëqyrjes ne nuk mund ta miratojmë këtë ligj,

prandaj ju thashë të keni durim. Nuk mund të miratojmë një ligj për një Agjenci e cila, siç do ta

zbërthejmë në diskutimin nen për nen, del që është një superagjenci. Për më tepër, siç është

diskutuar edhe në mbledhjet e kaluara, është një agjenci e cila mbikëqyrjen ia ka lënë vetvetes,

pra drejtori mbikëqyr politikat e tij. Drejtori i kësaj Agjencie që ju doni të ngrini, mbikëqyr

vetveten, siç mbikëqyr vetveten edhe ministri.

Le të kalojmë tani në detaje për të dhënë mendimin tonë.

Leonard Demi – Fillojmë me nenet.

Ilir Gjoni – Ju lutem, të mbaroj unë, pastaj flisni sa të doni!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Neni 1 “Objekti”.

Në nenin 1 të ligjit aktual thuhet: “Ky ligj përcakton misionin, organizimin,

funksionimin, detyrat dhe fushën e veprimtarisë së SHIU-t.” Ndërsa në nenin 1 të projektligjit

thuhet: “Ky ligj përcakton misionin, organizimin, funksionimin dhe veprimtarinë e AIM-së,

rregullon pozitën juridike, administrative dhe të karrierës, si dhe përcakton detyrat dhe

përgjegjësitë e punonjësve të kësaj Agjencie.” Dallimi këtu qëndron në fushën e veprimtarisë,

sepse në draftligj nuk përfshihet fusha e veprimtarisë, por funksionimi dhe veprimtaria. Lënia

jashtë objektit të ligjit e fushës së veprimtarisë, duke pasur parasysh dispozitat në vijim të

7

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!