20.02.2013 Views

Procesverbal, datë 26.11.2012

Procesverbal, datë 26.11.2012

Procesverbal, datë 26.11.2012

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Në rregull pra. Atëherë, në qoftë se shkojmë në thelb, i ikim nuancës dhe thelbi është që

ju (dhe unë e mirëkuptoj deri në një farë mase këtë punë) synoni t’i kapni armiqtë para se ata të

kthehen në armiq, se në momentin që kthehen në armiq, përfundojnë diku tjetër pastaj. Apo jo?

Pastaj, nga kjo të mos shkojnë më terren të minuar. Se ky është një terren i minuar dhe ky

është problemi këtu. Ky është terren i minuar dhe këtu nuk mbroheni dot. Në qoftë se ne biem

dakord që t’ua japim këtë të drejtë, pra që ju të klasifikoni armiqtë, përpara se ata të bëjnë një

veprimtari armiqësore apo antikushtetuese, pyetja është se si e bëni ju këtë klasifikim. Në cilin

nen të këtij akti, që keni sjellë ju më klasifikoni mua si armik, apo jo, kur unë dal në një protestë

kundër shtetit ose kundër qeverisë. Më klasifikojnë si një njeri që cenon rendin kushtetues, por

duhet ta kriteresh këtë gjë. Në të gjitha veprimtaritë e shërbimeve inteligjente në botë, ky është

debati më i madh që bëhet.

Deri në cilin limit i lejon shoqëria, shërbimeve inteligjente, të shkelin të drejtat dhe liritë

kushtetuese të njerëzve? Ky është debati nga Amerika deri në Shqipëri, në çdo rend kushtetues

dhe gati-demokraci, siç jemi ne.

Ne nuk e kemi këtë tagër sot, t’u japim ju kaq shumë hapësirë. Qeveria, sigurisht, e ka

nevojën për ta marrë këtë kompetencë. Ne s’duam t’ua japim, zotërinj. Nuk duam t’ua japim,

sepse në Shqipëri ka pasur shkelje me liritë dhe me të drejtat e njeriut nga shërbimet inteligjente

dhe ka akoma. Dhe ky komision ka sjellë prova që shërbimet inteligjente të Shqipërisë, përfshi

edhe Ministrinë e Mbrojtjes, kanë cenuar. Në fakt, nuk kanë parandaluar ndonjë cenim, por ata

kanë cenuar. Pra, nuk është se ata kanë parandaluar cenime nga dikush, se, në qoftë se do të

kishte parandaluar cenime ndaj rendit kushtetues, kishte ardhur këtu dhe do t’i jepnim medalje.

Po ka ndodhur e kundërta. Dhe për sa kohë ne kemi prova që, në fakt, shërbimet inteligjente, në

këtë rast, të Ministrisë së Mbrojtjes, kanë cenuar të drejtat dhe liritë kushtetuese të shtetasve të

Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nga profesioni apo zanati që ata bëjnë.

Ne kemi arsye të dyshojmë, pra të dyshojmë synimin e synimeve tuaja. Kjo është e gjitha.

Dhe në qoftë se shkojmë në një debat kaq themelor dhe tematik, këtu nuk biem dakord. Për

termin e ligjit mund të biem dakord, unë nuk kam asnjë kundërshtim të ndryshojmë synimin në

tentativë. Duhet ta bëjmë këtë gjë, por në qoftë se shkon më larg, kam përshtypjen se ti je në një

terren që s’e mbron dot. Si do ta parandalosh ti, ma thuaj!? Si do t’i kriteresh njerëzit që, sipas

jush, do synojnë të cenojnë misionin kushtetues? Ku e kriterin? Më sill një nen më poshtë, ku del

20

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!