20.02.2013 Views

Procesverbal, datë 26.11.2012

Procesverbal, datë 26.11.2012

Procesverbal, datë 26.11.2012

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Ilir Gjoni – Problematika që ne kemi konstatuar është që një koncept që, jepet në një

nen, shkrihet në një nen tjetër, apo një koncept që jepet te një nen, nuk del te nenet e tjera, ose

kamuflohet te këto nene. Kjo ishte logjika. Pra, të merreshin me radhë ato nene që kanë një lidhje

logjike dhe që, në gjykimin tonë, krijojnë një problematikë për ligjin. Nuk m’u la mundësia për

të folur.

Leonard Demi – Po, zoti Turku.

Ardian Turku – Po krahasoj ligjin e mëparshëm me projektligjin e tanishëm: neni 1 te i

mëparshmi ka qenë thjesht një rresht e gjysmë. Aty thuhet se ky ligj përcakton misionin,

organizmin, funksionimin, detyrat dhe fushën e veprimtarisë së Shërbimit Informativ. Te neni 1 i

projektligjit thuhet: “...përcakton misionin, organizimin, funksionimin dhe veprimtarinë e

Agjencisë së Inteligjencës” dhe bëhen edhe disa detajime të tjera. Jam dakord me parafolësin që

tha se te neni 2 janë tri pika që saktësohen më tej për të hequr dyshimet. Megjithatë, kam një

pyetje në formë propozimi. A ka ndonjë dallim nëse e formulojmë në këtë mënyrë:

“funksionimin, fushën e veprimtarisë së Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes”? Pra, të bëhet

“fushën e veprimtarisë”.

Leonard Demi – Urdhëroni, zoti Tërshana!

Rezart Tërshana – Ky propozim nuk krijon asnjë problem për ne.

Leonard Demi – Fjalën e ka zoti Hoxha.

Fatos Hoxha – Pse duhet të shtohet fjala “fushë”? Ne mund të shtojmë dhe të ecim sa të

duam, zoti kryetar dhe të nderuar kolegë. Për sa i përket teknicialitetit legjislativ ka një problem,

nuk mund të themi “fushë”, “zonë”. Ato janë të përcaktuara te nenet më poshtë. Kur themi

veprimtari, edhe ato janë të përfshira. Pra, të mos e prekim si nen, sepse prishim shumë punë

duke i zgjeruar me gjëra që ndoshta janë “çiban” te ky nen.

Leonard Demi – Zoti Hoxha thotë që për teknikën legjislative do të ishte më mirë që

fjala “fushë” të mos shtohet, si e gjykoni ju, zoti Tërshana?

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Ne jemi për ta diskutuar.

Rezart Tërshana – Zoti kryetar, për ne është e rëndësishme që neni të jetë i përcaktuar

shumë mirë dhe veprimtaria e agjencisë është objekt i këtij neni. Futet apo jo fusha e

veprimtarisë, nuk ka rëndësi, sepse ajo është e përcaktuar në detaje te neni 2.

Leonard Demi – A ka vërejtje të tjera për nenin 1?

12

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!