20.02.2013 Views

Procesverbal, datë 26.11.2012

Procesverbal, datë 26.11.2012

Procesverbal, datë 26.11.2012

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

se si ti i klasifikon ata, që synojnë të cenojnë dhe jam gati ta miratoj këtë ligj. Klasifikoje këtë

gjë dhe unë e votoj, por ti s’e ke. Kjo është çështja.

Leonard Demi – Zoti Blushi, agjencia kryen analiza, mbledh informacionin. Pra,

agjencia dhe shërbimet në përgjithësi kanë për detyrë të mbledhin informacione dhe këtë

informacion ta analizojnë dhe aty kuptojnë tentimet. Pra, këto janë parimet dhe mbi këto parime

veprojnë agjencitë, çdo lloj agjencie, se ata kanë sektorin e madh të analizës.

Ai po bën një gjë shumë të mirë në parim.

(Diskutime pa mikrofon.)

Ne do t’i diskutojmë një për një nenet. Ato që ngre zoti Blushi janë parime themelore të

veprimtarisë, mbledhja dhe analizimi.

Vërejtja që bën zoti Blushi ka të bëjë me parimet e shërbimeve dhe ne për këtë punë jemi,

zotërinj deputetë.

Zoti Turku, ju lutem, të kuptojmë njeri-tjetrin! Dhe ai ka shumë të drejtë, por detyrat

parimore dhe themelore të të gjitha shërbimeve janë të mbledhin informacion dhe ta analizojnë

atë informacion. Ka struktura të shërbimit, që e analizojnë informacionin.

A jemi dakord ta bëjmë “tentoi”, siç tha zoti Metalla dhe zoti Blushi? Pra “tentoi” dhe

“cenoi”, s’po e heqim.

Dakord jemi?

Ilir Gjoni – Ne jemi kundër.

Leonard Demi - Urdhëroni, përfaqësuesi i ISHKB-së!

(Diskutim pa mikrofon.)

Ilir Gjoni – Ta vëmë “i shkon në mendje” atëherë!

(Diskutim pa mikrofon.)

Leonard Demi – “Synoi të cenojë”?

Ilir Gjoni – Më falni, kam një pyetje: “Synoj” është perifrazim i “shkon në mendje”?

(Diskutim pa mikrofon.)

Leonard Demi – Se ti ke mbaruar për gjuhë, përveç sigurisë, Synimi ka edhe qëllim.

(Diskutim pa mikrofon.)

Ju lutem, flisni me mikrofon që të regjistrohen! Mbarojeni idenë tuaj!

21

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!