20.02.2013 Views

Fletore pune Gjuha Shqipe - Media Print

Fletore pune Gjuha Shqipe - Media Print

Fletore pune Gjuha Shqipe - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Mbresa

w

Sqarojmë skemën e mësipërme.

a. Libri i zgjedhur është “Djemtë e jashtëligjshëm”, i shkrimtares Susan Eleonor

Hionton.

b. Ndjesitë e përjetuara: i mrekulluar, i përhumbur në lexim.

c. Arsyet e përjetimit: tema sociale që trajtohet, mënyra e shpejtë e lëvizjes së

ngjarjeve, mënyra e përshkrimit të personazheve.

d. Përzgjedh fjalorin, fjalët kyçe: mban frymën, lëviz vetëtimthi, film fotografik,

pasanik i krimbur, udhëtoj me iluzione, dritare e hapur, zëra adoleshentë, të

ngazëllyer.

e. Gjatësia e shkrimit: shkrimi realizohet në 10 fjali, mbizotëron fjalia e përbërë

si dëshmi e rrëfimit të shpejtë.

94

2. Nga vizita në parlamentin gjerman.

BUNDESTAG

E ndërsa ecim arrijmë te destinacioni kryesor, Bundestagu, parlamenti gjerman. Një

ndërtesë e vjetër e shek. XIX, e ideuar nga Norman Fost edhe e quajtur shpesh si

një ëndërr e realizuar e arkitekturës. Në pamjen e parë të jep idenë e një sfinksi, e

strukturuar në këtë mënyrë për të treguar vlerën dhe forcën e institucionit. Duke e

parë me kujdes, mahnitesh nga skalitjet dhe punimet e bukura e precize të gurit. Në

pjesën ballore duket qartë një mbishkrim “DEM DEUTSCHEN VOLKE”, që tregon

përkushtimin e krerëve gjermanë ndaj popullit. Të hysh brenda parlamentit, është sikur

je në një botë krejt tjetër. Salla kryesore është super e madhe. Ngjyra lela të vret sytë

nga karriget e rreshtuara me rregull. Në pjesën ballore ndodhet simboli i parlamentit,

një shqiponjë madhështore. Më pas vazhdojmë dhe eksplorojmë. Parlamenti më ngjan

me një mozaik arkitekturor. Në të ka faqe muri të punuara me kujdes, të stilit barok,

rokoko etj. Pas pak arritëm në majën e ndërtesës. Pamë një shtyllë të veshur nga të gjitha

anët me pasqyra. Ndërsa ngjitemi rreth saj, mësojmë se është një sistem ngrohjeje dhe

ajrimi. Pasqyrat shërbejnë për të shfrytëzuar energjinë diellore për të ajrosur të gjithë

ndërtesën. Jo vetëm një vepër arti, por një makineri e pakrahasueshme dhe e dobishme

për mbrojtjen e mjedisit, ekonomisë etj.

Punoi: Era Kurtaliaj

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!