12.07.2015 Views

Libër mësuesi Aftësim teknologjik 6, 7 - Media Print

Libër mësuesi Aftësim teknologjik 6, 7 - Media Print

Libër mësuesi Aftësim teknologjik 6, 7 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

www.mediaprint.alKLIKONI KËTU

Lediana BardhiLibër mësuesiAftësim teknologjik 6, 7Teksti mësimor Aftësim teknologjik 6, 7 është hartuar nga:Lediana Bardhi

Titulli: Libër mësuesi Aftësim teknologjik 6, 7Autore:Lediana BardhiDrejtoi botimin:Redaktore:Anila BishaElona ÇaliDizajni:Rita KananajKopertina : VisiDesignShtypi: MediaprintISBN: 978-99956-93-34-3Botimi i parë: 2011© Të gjitha të drejtat janë të rezervuaraS H T Ë P I AB O T U E S ETë gjitha të drejtat e autorit lidhur me këtë botim janë ekskluzivisht te zotëruara/rezervuara nga Shtëpia Botuese“Mediaprint” sh.p.k..Ndalohet çdo prodhim, riprodhim, shitje, rishitje, shpërndarje, kopjim, fotokopjim, përkthim, përshtatje,huapërdorje, shfrytëzim dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar, si dhe çdo veprim cënues me çfarëdo llojmjeti apo apo forme, pjesërisht dhe/ose tërësisht, pa miratimin paraprak me shkrim nga Shtëpia Botuese“Mediaprint” sh.p.k.Ky botim, në tërësi dhe/ose në pjesë të tij, ndalohet të transmetohet dhe/ose përhapet në çdo lloj forme dhe/osemjet elektronik, mekanik, regjistrues dhe/ose tjetër, të ruhet, depozitohet ose përdoret në sisteme ku mund tëcënohen të drejtat e autorit, pa miratimin paraprak me shkrim nga Shtëpia Botuese “Mediaprint” sh.p.k..Çdo cënim i të drejtave të autorit passjell përgjegjësi sipas legjislacionit në fuqi.Kontaktet:www.mediaprint.alShtëpia Botuese Sektori i Shpërndarjes dhe Marketingut: Shtypshkronja:Kutia Postare 7467 - Tiranë Tel.: 04 4500605Tel.: 04 4500605Tel.: 04 2258 156 Cel.: 069 40 44 441Cel.: 069 40 50 380Cel.: 069 40 44 443 Cel.: 069 40 20 201Cel.: 069 20 79 021botime@mediaprint.al distributor@mediaprint.al print@mediaprint.alKomente dhe sugjerime janë të mirëpritura në email: botime@mediaprint.al

PËRMBAJTJA - Aftësimi teknologjik 6 DHE 7 3PËRMBAJTJAAFTESIM TEKNOLOGJIK 6PËRMBAJTJA 3HYRJE 5MËSIMI 1 – METALET DHE VETITË E TYRE 8MËSIMI 2 – BURIMET E ENERGJISË 36MËSIMI 3 – STRUKTURAT DHE FORCAT 48MËSIMI 4 – KOMUNIKIMI 58MËSIMI 5 – TRANSPORTI 62AFTESIM TEKNOLOGJIK 7HYRJE 66MËSIMI 1 – LLOJI DHE PERPUNIMI I MATERIALEVE 69MËSIMI 2 – BURIMET DHE ORMAT E ENERGJISE 82MËSIMI 3 – STRUKTURAT DHE FORCAT 90MËSIMI 4 – KOMUNIKIMI 98MËSIMI 5 – MJEDISI FIZIK DHE SOCIAL 106

4HYRJEHYRJELibri “Aftësimi teknologjik 6” është tekst shkollor për nxënësit e klasave të gjashta tëshkollave nëntëvjeçare, miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.Objektivat: Zhvillimi i orës së mësimit të konceptohet në atë mënyrë që nxënësit të përfshihenvetë në nxjerrjen e përfundimeve nga eksperimentet dhe detyrat praktike. Realizmi i kontrolleve në fillim të orëve të mësimit për të ushtruar nxënësit përriprodhimin e njohurive dhe vënien në zbatim të tyre. Nxitja e nxënësve për të folur rreth dukurive që prek mësimi përkatës. Gërshetimi i kontrolleve individuale, kontrolleve kolektive si dhe realizimi punës nëgrup. Stimulimi i punës kërkimore të vetë nxënësve nëpër detyrat praktike. Nxitja e nxënësve për të parë botën që e rrethon me syrin e shkencës dhe tëteknologjisë. Inkurajimi i nxënësve për të bërë një vetëvlerësim, duke kontrolluar rregullishtnjohuritë e marra nëpërmjet testeve. Nxitja e nxënësve për të shkruar në mënyrë konkrete, të përmbledhur dhe tëargumentuar. Nxënësi duhet të zbatojë me përpikmëri kërkesën pa u ngarkuar nëdetaje të tepërta. Kjo do të thotë që nxënësit, në këtë fazë, do të fillojnë të shkruajnëme pika vëzhgimet apo dhe argumentet. Ushtrimi i nxënësve me përdorimin e fjalorit shkencor dhe teknologjik. Në këtë pikëmësuesi duhet të jetë i kujdesshëm ndaj fjalorit të përdorur gjatë zhvillimit të orës sëmësimit. Nxitja e nxënësit për të komunikuar dhe për të kuptuar njëri - tjetrin në mënyra tëndryshme (e folur, e shkruar, me simbole etj), si dhe të respektojnë mendimet dheargumentet e shokut.Parimet: Të përdoren strategji të tilla si shpjegimi i një pjese të mësimit, nisur nga një situatëproblemore apo pyetjeve kyç. Të nxitet tek nxënësit të menduarit kritik nëpërmjet pyetjeve të bëra nga mësuesi si:çfarë? si? dhe pse?. Të evitohen situatat monotone gjatë orëve të mësimit. Nxënësit të përfshijnë sa më shumë nga përvoja e tyre personale gjatë orëve tëmësimit. Nga një përvojë e thjeshtë mund të lindin situata problemore. Përdorimi i njohurive te mësuara në lëndët e tjera shërben si përsëritje, por edhe sivetëvlerësim që nxënësi i bën vetes për njohuritë e marra në vite. Të ndërgjegjësohen nxënësit për progresin e njohurive gjatë vitit shkollor

Aftësimi teknologjik 6 5Duke vënë drejtues vetë nxënësit në projekte të caktuara, nxitet entuziazmi inxënësve gjatë një eksperimenti apo një projekti.Materialet:Libri i nxënësit Ky libër trajton pesë çështje kryesore: 1. Teknologjia e materialeve dhe proceseve; 2.Energjia; 3. Strukturat, forca dhe mekanizmat; 4. Teknologjia e informacionit dhe ekomunikimit; 5. Njeriu dhe shoqëria në teknologji. Mësimi shpjegohet në mënyrë graduale nëpërmjet një pyetjeje, një eksperimenti aponjë detyre praktike. Nxënësit nxiten që të marrin pjesë aktive në mësim nëpërmjetpërfundimeve të eksperimenteve apo detyrave praktike. Çdo mësim dhe eksperiment është i shoqëruar me ilustrime, si dhe me hapësira bosheku nxënësi mund të shkruajë në mënyrë të përmbledhur përfundimet. Orët - Punë praktike shoqërojnë pothuajse çdo mësim, gjë që përforcon njohuritë emarra në mësimin paraardhës si dhe mësohen elemente të reja. Libri përmban teste nëpërmjet të cilave nxënësi mund të kryejë vetë kontrollin enjohurive të marra nga ai vetë.Fletorja e punësKjo fletore konsiderohet si praktikë e njohurive të fituara tek libri i nxënësit. Ajopërmban punë kryesisht me shkrim, mbështetur në çdo lloj ushtrimi: plotësim, evërtetë apo e gabuar, argumentim, diskutim, të gjenden gabimet, bashkësi, etjPërveç ushtrimeve të shumëllojshme fletorja përmban edhe lojëra zbavitëse kunxënësit të mësuarin e shoqërojnë me lojë.Udhëzuesi pedagogjikI lehtë në përdorim, është një material shumë i rëndësishëm për orën e mësimit. Çdomësim është i shoqëruar më shënime të shumta dhe propozime të ndryshme:- Përmbledhje e objektivave, këshillave gjatë orës së mësimit dhe materiali që do tënevojitet për këtë orë mësimi.- Një sërë veprimtarish, disa prej të cilave mund të jenë edhe fakultative.Veprimtaria e parë do të jetë ajo e përsëritjes mbështetur në aparatin pedagogjik.Gjithashtu përshkruhen në detaje ushtrimet dhe përgjigjet e tyre që figurojnë nëlibrin e nxënësit.- Informacione dhe kuriozitete që mund të plotësojnë informacionin mbi temëndhënë nga mësuesi.Struktura e librit të nxënësit dhe e fletores së punës: Si libri i nxënësit, ashtu edhe fletorja e punës, përmbajnë përkatësisht nga 5 kapituj qëkorrespondojnë me njëra tjetrën. Përgjithësisht çdo mësimi të librit të nxënësit ipërgjigjet një detyrë me ushtrime të ndryshme tek fletorja e punës. Kombinimindërmjet këtyre dy elementeve është lehtësisht i dallueshëm, pasi detyra tek fletorja epunës mban të njëjtin titull të mësimit të ditës. Një temë është parashikuar të zgjasë45 minuta, kohëzgjatja normale e një ore mësimi. Kështu libri është konceptuar tëzgjasë për 35 orë.

6HYRJEProgrami35 orëTeori 15Punë praktike 13Orë të lira 7Teoritë janë lehtësisht të dallueshme nga punët praktike pasi shënohen tek tema tek libri inxënësit:Kapitulli I. Teknologjia e materialeve dhe proceseve: 7 orë Teori + 7 orë Punë PraktikeKapitulli II. Energjia: 2 orë Teori + 3 orë Punë PraktikeKapitulli III. Strukturat, forcat dhe mekanizmat: 3 orë Teori + 2 orë Punë PraktikeKapitulli IV. Teknologjia e informacionit dhe komunikimit: 1orë Teori + 1orë PunëPraktikeKapitulli V. Njeriu dhe shoqëria në teknologji: 1 orë Teori + 1 ore Punë PraktikeTek udhëzuesi pedagogjik jepen edhe propozime për orët e lira.Materialet e tjera si fletorja e punës, testet, lojërat etj, janë në funksion të orëve tëmësimit. Në këtë mënyrë i lejohet mësuesit një lirshmëri në mënyrën e trajtimit të orës sëmësimit.AktivitetetUshtrimet me gojë: Ushtrimet e riprodhimit klasik dhe të përgjigjeve tek aparati pedagogjik. Diskutimet e ndryshme pjesë përbërëse e librit të nxënësit. Shtimi i shembujve të librit nga nxënësit bazuar në përvojën e tyre të përditshme. Detyrat praktike në grupe.Ushtrime me shkrim:Një vend të konsiderueshëm zë fletorja e punës, e cila është e gjitha për t’u punuar meshkrim Plotësimi i eksperimenteve Plotësimi i tabelave Plotësimi i detyrave praktike Testet

Programi sintetik 35 orëTeori 15Punë praktike 13Në dispozicion 7Plani i Aftësim TeknologjikKlasa e VIKapitulli I 14 orë → 7 Teori + 7 Punë praktike1 test për kontrollin e njohuriveKapitulli II 5 orë → 2 Teori + 3 Punë praktike1 test për kontrollin e njohuriveKapitulli III 5 orë → 3 Teori + 2 Punë praktike1 test për kontrollin e njohuriveKapitulli IV 2 orë → 2 Teori1 konkursKapitulli V 2 orë → 1 Teori + 1 Punë praktike1 projekt7

Kapitulli Objektivat Nr Temat për çdo orë mësimi MjetiKapitulli ITeknologjia ematerialeve dheproceseve7 T + 7 PNë fund të klasës së gjashtë nxënësit duhet tëjenë të aftë:• Të njohin materialet kryesore të jetës sëpërditshme.• Të dinë përdorimin dhe vetitë bazë të tyre.• Të dinë cilat janë proceset e përpunimit tëmaterialeve, si dhe lëndët e para të prodhimit tëtyre.• Të njohin objektet, mjetet e dorës, si dhematerialet përbërës të tyre.• Të përdorin veglat e instrumentet e duhura , sidhe të dinë të punojnë në fibër, dru e metal.• Të krahasojnë grupe të ndryshme materialesh,duke bërë dallimin midis vetive dhe përdorimittë tyre.• Të dine të kujdesen për llojet kryesore tëmaterialeve si dru, metal, fibër etj.• Të dinë të zgjedhin materialin, ngjyrën eformën duke patur parasysh koston, funksionindhe mjedisin;1 Metalet dhe vetitë e tyre→T2Përpunimi dhe kujdesi ndajmetaleve →P3 Qeramika dhe xhami →T4 Produktet qeramike →P5 Plastika →T6 Plastika dhe goma →P7 Fibrat → T8 Druri → P9 Letra → T10 Riciklimi →T11 Objektet →P12 Mjetet e dorës →P13 Mjetet matëse →TObjekte tëndërtuar memateriale tëndryshme, nëpërputhje meorën emësimit.Mjete dheinstrumente tëndryshme përeksperimentet.8

14 Krahasoni materialet →PKapitulli IIEnergjia2 T + 3 PNë fund të klasës së gjashtë nxënësit duhet tëjenë të aftë:• Të njohin dhe klasifikojnë burimet e energjisë.• Të dallojnë format e energjisë dhe burimet e tyre.• Të familjarizohen me konceptet e lëvizjes dhendryshimit të energjisë.• Të njihen me elektricitetin dhe qarkun elektrik, sidhe të ndërtojnë një qark të thjeshtë elektrik.• Të kuptojnë rëndësinë e kursimit të energjisë, si dhetë dinë disa nga rregullat e thjeshta që duhet tëzbatojnë për kursimin e saj në jetën e përditshme.1 Burimet e energjisë →T2 Format e energjisë →T3Lëvizja dhe ndryshimi i energjisë→P4 Qarku elektrik →P5Shfrytëzimi dhe ruajtja eenergjisë →PFigura të disalloje tëndryshmeburimeshenergjitike.Mjete dheinstrumente tëndryshme përeksperimentet.Kapitulli IIIStrukturat, forcatdhe mekanizmat3 T + 2 PNë fund të klasës së gjashtë nxënësit duhet tëjenë të aftë:• Të njohin dhe klasifikojnë strukturat e ndryshme qëna rrethojnë.• Të dallojnë forcat që veprojnë mbi struktura tëndryshme.• Të familjarizohen me konceptin e qëndrueshmërisësë strukturave.• Të njihen me mekanizmat dhe të ndërtojnë disa prejtyre.• Të kuptojnë konceptin e makinave të thjeshta dhe të123Strukturat dhe forcat →TStrukturat në mjedisin tuaj →PMekanizmat dhe lëvizjet →TShembujobjektesh qëparaqesinmekanizmadhe makina tëthjeshta4 Makinat e thjeshta →T5Objektet dhe makinat e thjeshta→PMjete dheinstrumente tëndryshme përeksperimentet398

Kapitulli IVTeknologjia einformacionit dhekomunikimit2 Tkuptojnë funskionimin e tyre.• Të dallojnë makinat e thjeshta te objektet epërditshme që na rrethojnë.Në fund të klasës së gjashtë nxënësit duhet tëjenë të aftë:• Të njohin komunikimin dhe disa nga mjetet më tënjohura të tij.• Të familjarizohen me konceptin e të dhënave dheinformacionit.• Të njihen me kompjuterin, si mjetin më të zhvilluartë teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.• Të njohin disa nga përdorimet e kompjuterit, jovetëm si mjet mësimor, por edhe argëtues.1 Komunikimi →T2 Të dhënat dhe informacioni →PParaqitje tëndryshme tësimboleve.KompjuterKapitulli VNjeriu dheshoqëria nëteknologji1 T + 1 PNë fund të klasës së gjashtë nxënësit duhet tëjenë të aftë:• Të njihen me transportin si koncept dhe të jenë nëgjendje të argumentojnë se pothuaj çdo gjëtransportohet.• Të klasifikojnë mjetet e ndryshme të transportit nëdet, tokë dhe ajër. komunikimin dhe disa nga mjetetmë të njohura të tij.• Të njihen me mjedisin rreth tyre, si dhe ndikimin etyre individual dhe në grup tek mjedisi fizik dhe1 Transporti →P2Mjedisi dhe teknologjiaekologjike →TFigura tëndryshmemjeteshtransporti.Mjete dheinstrumente tëndryshme përeksperimentet410 94

social.• Të kuptojnë rëndësinë e komunitetit dhe tërregullave të përbashkëta.• Të kuptojnë çfarë është teknologjia ekologjike dherolin e teknologjisë në mjedis.115

12Aftësimi teknologjik 6Mësimi 1METALET DHE VETITË E TYRE - Teori Objektiva për t’u realizuar: Të njohim vetitë kryesore të metaleve. Të dallojmëmetalin prej të cilit janë bërë objektet që na rrethojnë. Elemente të fjalorit: I fortë, i lëngshëm, lakohet, punohet, përcjellës. Këshilla: Kujdes! I mësoni fëmijët rreth rrezikut që paraqesin:o metalet e ndryshkura,o termometri nëse thyhet. Materialet: Libri i nxënësit faqe 4-5, termometër, lugë, gozhdë, kanaçe, monedha,magnet, tas, fletorja e punës faqe 3-4.Prezantimi i lëndësA. Filloni mësimin duke folur për teknologjinë. U shpjegoni nxënësve që kur flasim përteknologjinë kuptojmë çdo proces të veprimtarive të përditshme. Sigurisht materialet janëpjesë e rëndësishme e tyre. Lënda fillon pikërisht me materialet dhe proceset e përpunimittë tyre. Nxisni një diskutim në klasë për materialet që i rrethojnë dhe më paspërqendrohuni tek metalet.Tërhiqini vëmendjen nxënësve për përdorimin e metaleve edhe në ndërtesa.Futni konceptin veti e metaleve. Shoqërojeni këtë koncept fillimisht me njohuritë qënxënësit kanë nga përvojat e tyre duke shënuar në tabelë vetitë shoqëruar me shembujt.Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitB. Nxënësit të hapin librin në faqen 4. I ftoni ata të vëzhgojnë figurën e parë, për paksekonda pa lexuar informacionin që jepet në libër. Pasi t’i kenë mbyllur librat i inkurajoniata që të flasin rreth figurës. Nëse do të sillnit me vete një termometër në klasë, kjo do tailustronte më mirë figurën. Përqendrojeni diskutimin tuaj tek vetia e veçantë e merkurit, sii vetmi metal i lëngshëm në kushte normale. Pas diskutimit, ju mund të shpjegoni vetitë etjera të metaleve me shembuj dhe ilustrimet përkatëse, duke u ndalur më tepër tek metaletmë të përdorshëm në jetën e përditshme.C. Ndani nxënësit në dy grupe. Le të shikojnëfotot dhe bazuar tek vetitë e metaleve të thonëarsyet e përzgjedhjes se materialit për ndërtimin etyre. Kulla Eiffel është e ndërtuar me hekur dheura me çelik. Në kohën e ndërtimit të kullës Eiffel,përdorimi i hekurit ishte një risi. Sot, aipërpunohet në çelik, me të cilat ndërtohen uratdhe ndërtesat e sotme.D. I riktheheni edhe një herë mësimit të ditës duke bërë një përmbledhje rreth vetive tëmetaleve, bazuar tek njohuritë e dhëna tek libri i nxënësit.E. Punë dyshe. Nxënësit duhet të punojnë me shokun e bankës. Zgjidhni rreth 10 çiftenxënësish. Njëri duhet të thotë një emër metali dhe tjetri duhet t’i përgjigjet me vetinë eparë që i vjen ndër mend. Kjo është hera e parë që nxënësit bëjnë një veprimtari të tillë nëkëtë lëndë, prandaj mund të kenë pak vështirësi të organizohen, të dëgjojnë, të mendohen

Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe Teknologjia 13dhe të shprehen. Lërini kohë të ambientohen. E rëndësishme është që nxënësit tërespektojnë mendimin e njërit - tjetrit dhe të ruhet një qetësi në klasë.F. Përforcimi dhe konkretizimi i vetive të metaleve kryhet nëpërmjet 2 eksperimenteve tëzhvilluara në klasë.Eksperimenti 1. Magneti tërheq më mirë objektet e ndërtuara nga hekuri apo çeliku qëështë më së shumti hekur i përpunuar. Prandaj objektet që tërhiqen më mirë janë gozhdëtdhe lugët (që përgjithësisht janë çelik).Magneti nuk tërheq kanaçen që është alumin, si dhe monedhat që në ditët e sotme bëhenkryesisht me zink të mbuluara nga një shtresë bakri.Eksperimenti 2. Luga dhe monedhat fundosen. Kanaçja e aluminit qëndron në sipërfaqe,pasi është e ndërtuar nga alumini, metali me dendësi më të vogël.Fletorja e punësK. (fakultative) Ushtrimi 4 në fletoren e punës. Tre pyetjet janë të ndërtuara që të nxisindebat në klasë. Nxënësit të argumentojnë përgjigjet, duke u bazuar tek vetitë kryesore tëmetaleve që përmenden.Detyrë shtëpie Ushtrimi 1, 2, 3 në fletoren e punës. Ushtrimi 3 mbështetet tek njohuritë e dhëna teklibri i nxënësit. Përgjigjet e mundshme:Bakri – lakueshmëriHekuri – fortësiÇeliku – qëndrueshmëriAlumini- dendësi e vogëlArgjendi, Ari – gjenden në natyrë në formë të pastër metalike, i rezistojnë agjentëve tëjashtëm dhe mund të zgjaten, përkulen dhe të bëhen fije të holla.Nxënësit mund të vënë edhe alternativa të tjera.Pak histori që mund të përdoret në ndihmesë të shpjegimit të mësimit dhe ushtrimeveKu ndodhen metalet?Metalet ndodhen në tokë. Përgjithësisht, ato gjenden të kombinuara me gurë në formën emineraleve. Minerali nxirret nga nëntoka, nëpërmjet shpimeve, nëse ai ndodhet thellë në tokë. Nëdisa raste, metali gjendet afër sipërfaqes në formë të lirë, si për shembull ari, që mund të gjendet nështratin e lumenjve, ku uji ka vepruar mbi gurët dhe ka liruar arin.Historia e metaleveNjerëzimi i ka përdorur metalet prej shumë e shumë kohësh. Vetë emërtimi i Epokave tërëndësishme të njerëzimit si ajo e Hekurit apo Bronzit, tregojnë rëndësinë, që metalet patën nëzhvillimin e tyre.Kur ne flasim për Epokën e Gurit, Epokën e Bronzit apo Epokën e Hekurit, nuk nënkuptojmë që tëgjithë mjetet bëheshin nga guri, bronzi apo hekuri. Mjetet që i vunë emrin epokave, ishin mjetet menjë anë të mprehtë.Veglat më të hershme të zbuluara janë prej guri, gur stralli apo xhami vullkanik. Gradualisht,njerëzit mësuan si të bëjnë vegla me metal, në fillim me bakër dhe bronz, pastaj me hekur dheçelik. Stralli dhe xhami vullkanik kanë vetinë e rëndësishme, që nuk kanë nevojë të mprihen, pasijanë vetë të tilla. Atëherë, pse nuk i përdorim më? Stralli është i rëndë dhe copëzohet gjatëpërdorimit. Është mjaft i fortë dhe i vështirë për t’u modeluar. Prandaj, njeriu e zëvendësoi mebakrin, i cili është më i lehtë dhe mjaft i butë.

14Aftësimi teknologjik 6Mësimi 2PËRPUNIMI DHE KUJDESI NDAJ METALEVE- Punë praktike Objektiva për t’u realizuar: Të identifikohen proceset e përpunimit. Tëfamiljarizohen me kujdesin që duhet të tregojnë ndaj metaleve. Të kuptojnë se sireagojnë metalet në rrethana të ndryshme. Elemente të fjalorit: gërryej, ndryshk, agjent i jashtëm, oksidoj, metal “indiferent”,metal i “pastër”, aliazh. Këshilla: Kujdes! I mësoni fëmijët rreth rrezikut që paraqesin:oometalet e ndryshkura,majat e mprehta të objekteve prej metali si: gozhdë, fletë bakri, tehet ethikave. Materialet: Libri i nxënësit faqe 6-7, 2 tasa qelqi, 2 gozhdë, ujë, lëng portokalli, 2lugë çeliku, gozhdë hekuri dhe çeliku, 2 kanaçe, 2 monedha, tel bakri, fletorja e punësfaqe 5-6Përsëritje, A Nisur nga pyetjet tek aparati pedagogjik faqe 5, bëni një kontroll, individual apo nëgrup, rreth koncepteve të mësuara gjatë orës së kaluar. Vendosini nxënësve përpara gozhdët dhe monedhat. Bazuar në vëzhgimin e tyreindividual, nxitini ata që të flasin rreth vetive që paraqesin metalet nga të cilat janëprodhuar këto sende.Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitB. Ftoni nxënësit që të shikojnë figurën 2 të faqes 6 të librit të nxënësit (punëtorët mekangjella) për pak sekonda. Ju mund të vendosni të dilni për pak çaste jashtë tekkangjellat e shkollës tuaj. Pasi ata të kenë mbyllur librin, apo të jeni futur në klasë brenda,nxitni një diskutim rreth gjendjes aktuale të kangjellave. Nga vëzhgimi mund të rezultojëse kangjellat mund të jenë të ndryshkura, të gërryera apo të lyera. Nisur nga gjendja e tyreshpjegoni dukuritë e gërryerjes dhe të ndryshkjes dhe se çfarë bëjmë ne për t’i mbrojturato nga kushtet e ndryshme atmosferike.C. Me materialet e sjella nga ju në klasë i ftoni nxënësit që të vazhdoni me eksperimentet1 dhe 3. Krijoni një kënd të vogël në klasë. KUJDES!!! Për rreth një javë nuk duhet tëlëvizni asgjë në mënyrë që eksperimentet të kenë sukses. Gjatë kësaj kohe nxitininxënësit që të shënojnë në një fletore vëzhgimet e tyre ditë pas dite, duke qenë seeksperimentet do të jenë prezent në një kënd të klasës.Eksperiment 1. (ju mund të provoni lloje të ndryshme uji si uji i rubinetit, ujë me kripë,ujë mineral apo lëngje të tjera si koka-kola, lëng limoni, uthull etj)Procesi i oksidimit ndodh tek hekuri apo aliazhet që përmbajnë hekur, si çeliku. Si uji,ashtu edhe lëngu i portokallit veprojnë mbi gozhdët, të cilat oksidohen. Në varësi të llojittë ujit apo lëngut të portokallit (varet sa aciditet kanë) nxënësit të shkruajnë vëzhgimet etyre se kush veproi më shpejt.

Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe Teknologjia 15Lugët përbëhen nga çelik që nuk ndryshket, i cili është një përzierje e nikelit, kromit dhehekurit. Ky lloj çeliku është i dizenjuar për të qenë rezistent ndaj gërryerjes.Bakri është metal që gjendet në natyrë në gjendje të pastër. Ai nuk gërryhet as nga ujidhe as nga lëngu i portokallit. Megjithatë monedhat e sotme mbulohen me një shtresëzinku dhe lëngjet veprojnë mbi të. Lëngu i portokallit ka më shumë aciditet, prandajmonedhat gërryhen më shpejt në lëng sesa në ujë.Alumini është një metal mjaft aktiv. Kur futet në ujë, krijohet menjëherë një shtresë, ecila e pengon ujin të veprojë më tej. Megjithëse shumë ngadalë, lëngu i portokallitvazhdon të veprojë tek alumini duke shkaktuar procesin e gërryerjes, edhe pas krijimit tështresës së sipërme.Eksperiment 3 Nxitini nxënësit të mbajnë shënime të tilla si: Ç’ngjyrë ka uji? A janëndryshkur gozhdët plotësisht apo pjesërisht? A ka shenja në enë? etj.Pas përfundimit të vëzhgimeve shpjegojuni nxënësve klasifikimin e metaleve: të pastërdhe të përzier, arsyet pse ekzistojnë aliazhet me shembujt përkatës.D. Eksperimentin 2 mund ta zhvilloni në klasë apo ta jepni për detyrë shtëpie. Edhe nëkëtë rast, ftojini nxënësit të mbajnë shënimet e tyre, pavarësisht konkluzioneve të dhënanë libër.E. Punë individuale. I ftoni nxënësit që në fletë të vogla të shkruajnë emrin e një sendi qëpunohet nga metali. Secili e shkruan dhe e palos letrën. Ju do t’ju duhet të hapni më pasdhe të lexoni emrat e objekteve. I ftoni ata të përshkruajnë sendin e ndërtuar prej metaliduke filluar nga lloji i metalit, i pastër apo i përzier, vetitë, nëse u janë modifikuar vetitë,dhe arsyet se pse. Ata që kanë të njëjtën etiketë mund të plotësojnë njëri – tjetrin. Indihmoni nxënësit në këtë ushtrim pasi ata do të kenë nevojë të radhisin argumentet e tyreduke pasur parasysh edhe eksperimentet e zhvilluara në klasëFletorja e punësF. Punoni në klasë ushtrimet 1, 2 dhe 3 në faqen 5. Përgjigjet e ushtrimit 1 dhe 3 ndodhentek fletorja e punës, ndërsa më poshtë japim variante të përgjigjeve të ushtrimit 2. Oksidimi apo ndryshku është procesi i gërryerjes që ndodh kur oksigjeni vepron mbimetalet. Përgjithësisht termi oksidim lidhet me metalin e hekurit apo të aliazheve tëtij. Ruajtja e metaleve realizohet nëpërmjet proceseve të thjeshta si lyrja me bojë, apoproceseve të përpunimit të metaleve si kromimi dhe nikelimi. Formimi i aliazheve(çeliku) është gjithashtu një mënyrë e ruajtjes së metaleve nga veprimi i agjentëve tëjashtëm. Përpunimi i metaleve kryhet për të përmirësuar vetitë bazë të tyre. Në këtë mënyrëato përdoren më mirë për të përmbushur nevojat tona.Detyrë shtëpie Ushtrimi “Mendje krijuese” në fletoren e punës, faqe 6. Nxënësit do të bëjnë kërkimeindividuale rreth temës së dhënë dhe do të rendisin rezultatet e kërkimit në formëeseje. Lexoni së bashku me nxënësit “Detyrën praktike” në librin e nxënësit dhe diskutonirreth formës së realizimit të saj në orën e ardhshme.

16Mësimi 3Aftësimi teknologjik 6QERAMIKA DHE XHAMI - Teori Objektiva për t’u realizuar: Të dallojnë produktet qeramike. Të analizojnëpërdorimin e xhamit. Të mësojnë sesi formohet xhami. Të identifikojnë vetitë exhamit. Elemente të fjalorit: materiale qeramike, argjilë, trajtë e lëngshme, ngurtësohet,izolues akustik, material paketimi. Këshilla: Kujdes!o I mësoni nxënësit rreth rrezikut që paraqet përdorimi i xhamit dhe puna me të.ooKëshilloni nxënësit të ruhen nga djegia në rast të përdorimit të ujit të nxehtë.Këshilloni nxënësit për mjetet e sjella në klasë. Ata duhet t’i kthejnë ato përsërinë shtëpi, duke u dhënë në këtë mënyrë një mësim nxënësve për përpikmërinë qëata duhet të tregojnë në familje. Materialet: Libri i nxënësit faqe 8-9, lupë, rërë, 2 gota xhami, lugë, bojëra tëndryshme, penel, pambuk, fije kashte, ngjitës i lëngshëm, letra me ngjyra, fletorja epunës faqe 8Përsëritje, A Nisur nga pyetjet tek aparati pedagogjik faqe 7, bëni një kontroll, individual apo nëgrup rreth koncepteve të mësuara gjatë orës së kaluar. Zgjidhni 4 nxënës dhe i ndani në dy grupe. I ftoni ata të shkojnë në këndin ku ju kenizhvilluar eksperimentet e një ore më parë. Secili grup do të flasë respektivisht për njënga dy eksperimentet, bazuar në vëzhgimet e tyre ditore personale, si dhe nëudhëzimet e dhëna nga ju. Me sendet e sjella në klasë nga nxënësit zhvilloni punën praktike në faqen 6 të librittë nxënësit.Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitB. Përshkruani produktet qeramike. Pyetini nxënësit nëse kanë njohuri për to dhe nxitiniata të përmendin sa më shumë produkte qeramike. Ndihmojini ata t’i kategorizojnë këtoprodukte.C. I ftoni nxënësit të vëzhgojnë figurat në faqen 8 dhe 9 të librit të nxënësit. Pasi të kenëmbyllur librat hapni një diskutim në klasë rreth objekteve të figurave dhe njohurive që atakanë për xhamin. I ftoni nxënësit që të vërejnë me lupë rërën. U flisni atyre rreth burimittë xhamit dhe përpunimit të tij.D. Fakultative. Siç është klasa e ndarë në katër grupe bëni një konkurs të vogël dukeradhitur sa më shumë objekte xhami. Propozimet e secilit grup i shënoni në dërrasë tëzezë. Fiton ai grup që propozon më shumë objekte.E. Me shumë kujdes realizoni detyrën praktike 1. Në këtë aspekt ju mund të pyesni edhenxënësit nëse një fenomen i tillë u ka ndodhur në shtëpi. Pas përfundimit të detyrëspraktike, u shpjegoni nxënësve se pse gota reagoi në mënyra të ndryshme.

Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe Teknologjia 17Konkluzionet: Kur ne vendosim ujë të nxehtë në një gotë bosh, pjesa e brendshme e gotësdo të nxehet më shpejt se pjesa e jashtme. Si rrjedhim pjesa e brendshme e gotës do tëzgjerohet më shumë se pjesa e jashtme dhe gota do të thyhet. Si rrjedhim, kur vendosimbrenda gotës një lugë metali, ai do ta përcjellë nxehtësinë më shpejt duke mos e lënëgotën të nxehet, dhe si rrjedhim gota nuk do të thyhet.F. Fakultative. Në dërrasë të zezë ndërtoni një tabelë ku të radhitni vetitë e xhamit. Nëkolonën tjetër u propozoni nxënësve të japin shembuj të përdorimit të xhamit me objekte.Ky ushtrim përforcon njohuritë e marra gjatë orës së mësimit.G. Punë dyshe. Kjo detyrë praktike realizohet për disa orë. Mund të përdoret edhe ndonjëorë e lirë për të organizuar konkursin. Lexoni me zë detyrën praktike nr. 2. Fillimisht iftoni nxënësit të skicojnë idenë e tyre, shoqëruar me mjetet dhe materialet që u nevojiten.Përpiquni që së bashku me klasën të përfshiheni në përzgjedhjen e 4 ideve më të mira.Ndani klasën në katër grupe dhe me materialet e sjella në klasë realizoni idetë epropozuara më sipër.Detyrë shtëpie Ushtrimi 1 faqe 8 tek fletorja e punës. Ky ushtrim është me plotësim fjalish dheaftëson nxënësit në riprodhim të njohurive. Përgjigjet janë në fund të fletores sëpunës.Pak histori që mund të përdoret në ndihmesë të shpjegimit të mësimit dhe ushtrimeveNjerëzit e kanë përdorur xhamin që nga Epoka e Gurit, kur ata donin të mprihnin diçka. Atapërdornin xhamin vullkanik, i cili është xham natyral. Ai formohet nga rëra që del nga gryka e njëvullkani. Kur vullkani shpërthen, gazrat nxehin rërën, e cila shkrin dhe kthehet në xham.Xhami natyral ndodhet në ishujt Egje, midis Greqisë dhe Turqisë, ku ka shumë vullkane. Vetëmrreth viteve 1000 para lindjes së Krishtit, njerëzit filluan ta prodhonin xhamin vetë. Rëra, materialikryesor nga i cili formohet xhami, ka shumë silic (molekula të silikonit dhe oksigjenit) në të. Rërae plazhit është pothuaj e përbërë vetëm nga silici.Përveç vetive klasike të xhamit, sot është arritur që të modifikohen vetitë e tij duke përpunuar njëlloj xhami i cili nuk lejon depërtimin e rrezeve të dëmshme të diellit. Ky lloj xhami përdoret përsyzet, xhamat e makinave, të ndërtesave etj.

18Aftësimi teknologjik 6Mësimi 4PRODUKTET QERAMIKE - Punë praktike Objektiva për t’u realizuar: Të identifikohen materialet e papërpunuara. Tëfamiljarizohen me produktet e argjilës. Të dallojnë vetitë e argjilës nga vetitë exhamit. Elemente të fjalorit: materiale qeramike të papërpunuara, masë e modelueshme,masë e ngjeshur, temperaturë pjekjeje, material poroz. Këshilla: Duke qenë se programi mësimor ka planifikuar 7 orë të lira, ky mësimmund të zhvillohet pas një ore ekskursioni në brigjet e një lumi me përmbajtjeargjilore. Nga vëzhgimet konkrete nxënësit do ta kenë më të lehtë kuptimin emësimit. Materialet: Libri i nxënësit faqe 10-11, enë balte, gotë xhami, lugë, plastelinë, 1filxhan kripë, 1 filxhan miell, 1 filxhan ujë, ngjyrues ushqimesh, fletorja e punës faqe8 - 9Përsëritje A Nisur nga pyetjet tek aparati pedagogjik faqe 9, si dhe nga konceptet kryesore tëpërmendura tek libri i mësuesit bëni një kontroll rreth njohurive të mësuara gjatë orëssë kaluar, kontroll që mund të jetë individual apo në grup. I ftoni nxënësit të lexojnë pyetjen 3 tek aparati pedagogjik faqe 9. Zgjidhni një grupnxënësish prej 2 vetash që mund të punojnë së bashku për t’iu përgjigjur pyetjes.Përgjigje: Kockat janë pjesët e trupit që janë të forta dhe të thyeshme. Megjithëse meveti të ngjashme, ato nuk janë materiale qeramike. Por materialet qeramike përdorensot me mjaft sukses në mjekësi, në zëvendësimin e kockave të ndryshme.Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitB. Filloni shpjegimin e mësimit nga ekskursioni i radhës së kaluar dhe vëzhgimetpersonale të nxënësve. I nxitni ata që të flasin rreth dukurive të argjilës. Më pas do ta kenifjalën ju për të shpjeguar materialin e argjilës, vetitë e saj dhe përdorimin në fushën epoçarisë.C. I ftoni nxënësit të hapin librin dhe të lexojnë historinë me shkronja italike. Më pas ushpjegoni nxënësve ndodhinë e personazhit nëpërmjet vetisë që paraqet argjila.D. Ndaluni tek produktet e argjilës. Shënoni në dërrasën e zezë tre grupet e argjilës dhenxitni një diskutim në klasë për ndryshimet ndërmjet tyre. Më pas ju zgjeroni njohuritë nëkëtë çështje:Enët prej balte piqen në temperatura të ulëta. Kjo lejon përdorimin e lustrave me ngjyra.Këto enë krisen dhe ciflosen lehtë.Enët e gurit, ose prej gresi, prodhohen nga përzierja e një argjile më të rëndë. Ato piqennë temperatura shumë më të larta, për t’i dhënë modelin përfundimtar. Janë enë shumë tëforta.

Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe Teknologjia 19Porcelani është tipi më i pastër dhe më delikat i produkteve të argjilës. Ai formohetkryesisht nga një tip i veçantë argjile dhe piqet në temperatura mjaft të larta. Porcelaniështë i lëmuar, i lehtë për t’u pastruar, rezistent ndaj temperaturave të ulëta nën zero,apo të larta. Midis produkteve më të njohura të porcelanit janë serviset e ngrënies apoato dekorative, protezat e dhëmbëve dhe izoluesit elektrikë.Kina njihet si prodhuesja e porcelanit më cilësor. Ky porcelan ka marrë emrin e këtijshteti “china”.E. Për eksperimentin e radhës merrni një enë prej balte dhe një gotë prej xhami. Bazuartek vëzhgimet dhe praktika e përditshme, nxitni një diskutim për ndryshime që ekzistojnëndërmjet tavës dhe enës prej xhami.Reagimet ndaj nxehtësisë: Produktet e qeramikës i rezistojnë nxehtësisë bazuartek mënyra e përpunimit të tyre. Enët e baltës dhe tavat e xhamit ndërtohen tëtilla që t’i rezistojnë nxehtësisë, prandaj janë të sigurta për t’u futur në furrë. Porkjo nuk mund të thuhet për gotën e xhamit.F. U shpjegoni nxënësve ndryshimin ndërmjet plastelinës dhe argjilës. Dhe sipas dëshirësmund të zhvilloni edhe eksperimentin.Fletorja e punësG. Ushtrimi 2 tek faqja 8. Bazuar tek vetitë e mësuara gjatë dy mësimeve të fundit do tëplotësohen vetitë e përbashkëta dhe të dallueshme ndërmjet xhamit dhe argjilës. Kyushtrim në bazë të kohës që keni në dispozicion mund të punohet në klasë në të kundërtmund t’u jepet nxënësve që ta plotësojnë në shtëpi.Përgjigje të mundshme:Të përbashkëtat: janë materiale qeramike; të forta; të thyeshme; izolues të elektricitetit;Xhami: transparent (në përgjithësi); lënda e parë është rëra; piqet në temperatura mjafttë larta; përdoret për material paketimi; xhami nuk e përcjell nxehtësinë në mënyrë tënjëtrajtshme; etjProduktet e argjilës: jo transparent (në përgjithësi), lënda e parë është argjila, piqen nëtemperatura të ulëta apo shumë të larta; i pjekur në temperatura të larta i rezistonnxehtësisë; etjDetyrë shtëpie Ushtrimi “Detektivi i vogël” në fletoren e punës, faqe 9. Ky ushtrim bazohet tekkërkimet personale që do të bëjë secili në shtëpitë e tyre dhe duhet të plotësohet nëfaqen e fletores së punës.

20Mësimi 5Aftësimi teknologjik 6PLASTIKA - Teori Objektiva për t’u realizuar: Të dallojnë lëndën e parë nga materiali i përpunuar. Tëidentifikojnë vetitë e plastikës. Të krahasojnë llojet e plastikës. Elemente të fjalorit: materiale sintetike, dendësi e vogël, plastikë e butë, plastikë elakueshme, material i papërshkueshëm nga uji. Këshilla:Tregoni kujdes kur zhvilloni eksperimentin, pasi një burim i thjeshtënxehtësie mund të bëhet burim lëndimesh për nxënësit. Materialet: Libri i nxënësit faqe 12-13, shishe plastike, lugë gatimi plastike, qiri osepambuk me alkool, fletorja e punës faqe 10.Përsëritje, A Nisur nga pyetjet tek aparati pedagogjik faqe 11, si dhe nga konceptet kryesore tëpërmendura tek libri i mësuesit bëni një kontroll rreth njohurive të mësuara gjatë orëssë kaluar. Në lidhje me pyetjen e parë tek aparati pedagogjik mund ta zgjeroni mepyetjet: Pse? Pse jo? Si?, etj. I ftoni nxënësit të lexojnë detyrën e shtëpisë rreth vlerave të argjilës. Fakultative. Nëse ushtrimi 2 në faqen 8 tek fletorja e punës nuk është punuar në klasëradhën e kaluar, por është dhënë në shtëpi, përpiquni që këtë ushtrim ta realizonitashmë në klasë në formë konkursi.Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitB. Lexoni në klasë me zë të lartë paragrafin ose e fotokopjoni dhe ua shpërndaninxënësve. “Nuk ka dyshim që koha që jetojmë është epoka e plastikës. Për mijëra vjetnjerëzit kanë përdorur metalet, argjilën, mëndafshin, pambukun, drurin dhe lëkurën. Nëshekullin e fundit kësaj liste ju shtua plastika. Ne mund të krijojmë pothuaj çdo objekt memateriale plastike, që nga qimet në furçën e dhëmbëve, jelekët antiplumb, dhe deri tekfibrat për prodhimin e pëlhurave të rrobave.Nëpërmjet pyetjeve nxitini nxënësit të flasin rreth paragrafit që keni lexuar. Përqendroni,ose drejtoni debatin rreth këtyre pikave kryesore: Përdorim i vonshëm i plastikës – krahasoni historinë e njohjes dhe përdorimit tëmaterialeve të tjera si: metalet me historinë e plastikës. Plastika ka ndryshuar botën. Vetitë e plastikës janë shumë të larmishme dhe përshkak të tyre ato vazhdimisht zëvendësojnë materiale të tjera si metalet. –Ndërtoni në dërrasë të zezë një tabelë ku të rendisni vetitë e metaleve dhe vetitë eplastikës. Plotësojini vetitë duke kërkuar ndihmën e nxënësve dhe kërkojuni që tëargumentojnë vetitë që japin. Përdorimi efikas i plastikës. Së bashku me nxënësit realizoni detyrën praktike 1.Shembujt e dhënë nga nxënësit duhet të shoqërohen me vetitë përkatëse. Ju mundt’i shënoni ato në dërrasë të zezë në mënyrë që nxënësit të mos bien në përsëritje.C. Ndaluni pak më gjatë tek prodhimi i plastikës. Theksoni faktin se plastika ështëmaterial sintetik dhe nuk gjendet në natyrë. Nafta është lënda e parë kryesore për

Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe Teknologjia 21prodhimin e plastikës, por jo e vetmja. Plastiket e përdorura mund riciklohen dhe me to tëprodhohen objekte të tjera plastike.D. Zhvilloni eksperimentin 1. Theksoni faktin së mënyra se si reagon plastika ndajnxehtësisë, i ndan ato në dy grupe të mëdha: plastika që shkrijnë dhe rimodelohen dheplastika që plasariten apo zhuriten. Për ta bërë të qartë këtë ndarje tek plastika, përdornianalogjinë e mëposhtme:Plastika që mund të rimarrë formë.Plastika që nuk mund të riformohet.kur ngrohen.Kur akulli ngrohet, aishkrin. Në të njëjtënmënyrë plastikat ekëtij grupi shkrijnëAshtu si veza epabërë, që ka vetinë tëzihet, skuqet, etj,ashtu edhe plastikat ekëtij grupi kanë vetinëtë bëhen objekte të llojeve të ndryshme.Akulli i shkrirë mundtë vendoset në njëformë të re, dhe do tëmarrë atë formë kur tëftohet. Në mënyrë të ngjashme, plastikat ekëtij grupi, mund të formohen në një trajtë tëre, dhe ta ruajnë atë trajtë kur të ftohen..Nëse veza u zie, junuk mund të bëni njëvezë të skuqur. Në tënjëjtën mënyrë, nësenjë plastikë e këtijgrupi merr një formë, ajo nuk mund tëtransformohet në një objekt të ri.Vazhdoni shpjegimin me detyrën praktike 2. Shembujt e dhënë mund t’i shënoni nëdërrasë të zezë. Nxitni imagjinatën e nxënësve tuaj.Fletorja e punësE. Ushtrimi 1, faqe 10. Bazohet tek njohuritë e marra gjatë orës së mësimit. Përgjigjetgjenden në fund të fletores së punës.F. Fakultative. Ushtrimi 2, faqe 10, mund të jepet edhe detyrë shtëpie. Në bazë tënjohurive të mësimit dhe kërkimeve në shtëpi apo me ndihmën e prindërve, nxënësitduhet të argumentojnë përgjigjet.Detyrë shtëpie Detyra praktike 3. Nxënësit janë të lirë që të ndërtojnë këtë detyrë sipas detyrës, porme shkrim. Secili të zgjedhë rreth 10 objekte plastike.

22Aftësimi teknologjik 6Mësimi 6PLASTIKA DHE GOMA – Punë praktike Objektiva për t’u realizuar: Të flasin për gomën si material. Të klasifikojnë gomënnë grupin përkatës të materialeve. Të bëjnë ndryshimin ndërmjet plastikës dhe gomës.Të përshkruajnë vetitë e gomës. Të dallojnë veçoritë e objekteve plastike. Elemente të fjalorit: material elastik, absorbon goditjen, humbet formë. Këshilla: Tregoni kujdes kur zhvilloni eksperimentin 1. Goditja nuk duhet të jetëtejet e fortë pasi rrezikoni të lëndoheni. Materialet: Libri i nxënësit faqe 14- 15, sfungjer gome, tullumbace, shirita gome osellastik, gazeta, fletorja e punës faqe 11.Përsëritje, A Nisur nga pyetjet tek aparati pedagogjik faqe 13, si dhe nga konceptet kryesore tëpërmendura tek libri i mësuesit bëni një kontroll rreth njohurive të mësuara gjatëorës së kaluar, kontroll që mund të jetë individual apo në grup. Caktoni tre nxënës për të dalë para klasës me detyrën e shtëpisë. Ndërtoni njëtabelë me dy kolona, përkatësisht e para për objektet, e dyta për materialet. I ftoninxënësit që të lexojnë vetëm objektet që ata kanë të përbashkëta. A do të jenëkëta objekte të ndërtuara nga i njëjti material në të tri shtëpitë?Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitB. Lërini pak kohë nxënësve tuaj që të lexojnë kërkesën e detyrës së parë praktike.Ndërkohë ju vetë krijoni një tabelë si ajo në libër. E plotësoni duke aktivizuar kryesishtnxënësit. Bëni kujdes që nxënësit të bëjnë një arsyetim logjik.Përgjigje të mundshme: shishe, karrige, syze.C. Për detyrën praktike 2, ndani dërrasën e zezë në dy pjesë. Dy nxënës nga klasa do tëngrihen dhe do të ndërtojnë secili të njëjtën tabelë. Në fund ju do të diskutoni bashkërishtrreth ndryshimeve apo ngjashmërive që dy tabelat paraqesin. Përpiquni që nxënësit tëshprehen lirshëm për zgjedhjet që ata kanë bërë.Përgjigjet e mundshme: thikë plastike – fortësia - çelik; top xhami – i pathyeshëm, elastik– goma; lugë hekuri – nuk ndryshket - çelik, plastik.D. Lexoni në klasë me zë të lartë paragrafin ose e fotokopjoni dhe ua shpërndaninxënësve. “Goma është një material gjerësisht i përdorur nga njerëzit. Goma ka qenë enjohur nga banorët e Amerikës shumë kohë më përpara se të arrinte në Evropë. Nëshekullin e XVI –të, Pietro Martire Dangiera, raportoi se kishte parë meksikanët tëluanin me topa elastikë. Gomat janë dy llojesh: E para, është një material i verdhë,elastik dhe me strukturë amorfe. Ajo nxirret nga “qumështi” i disa bimëve tropikale tëquajtura ndryshe kauçuk. Ky lëng vullkanizohet, ngjyroset, i jepet formë dhe përdoretsi lëndë e parë për të prodhuara produkte të ndryshme; dhe e dyta nxirret kryesisht nganafta dhe gazi natyror. Megjithëse goma natyrale vazhdon të jetë e rëndësishme, ajo pokonkurrohet gjerësisht nga goma sintetike.

Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe Teknologjia 23Goma në përgjithësi është një material i butë, i modelueshëm, me dendësi të vogël dhejo i qëndrueshëm. Por vetia kryesore e gomës është elasticiteti. Ajo rimerr formën emëparshme, kur mbi të është ushtruar një forcë tërheqjeje apo shtypjeje.”Nëpërmjet pyetjeve nxitini nxënësit të flasin rreth paragrafit që keni lexuar.Përqendrojuni, ose drejtojeni debatin rreth këtyre pikave kryesore:o Goma është natyrale dhe sintetike. Cilat janë burimet e tyre? A kanë veti tënjëjta?o Në vështrim të parë ku ndryshon nga plastika?o Vetitë e gomës.Në lidhje me pikën e tretë vetitë e përmendura në tekstin e mësipërm të cilat gjejnëzbatim tek eksperimentet 1 dhe 2 duhet t’i ilustroni duke i zhvilluar ato në klasë.E. Pasi të keni përfunduar me vetitë ndaluni pak tek përdorimi i gomës duke përfshirëedhe nxënësit në dhënien e mendimit të tyre.F. Eksperimentin 3 mund ta zhvilloni duke e ndarë klasën në 4 apo pesë grupe, varet nganumri i nxënësve. Bëhet fjalë për një eksperiment zbavitës dhe praktik që do të kënaqënxënësit. Mjafton që ata të tregojnë respekt për punën e njëri – tjetrit, gjë për të cilën juduhet të kujdeseni.Fletorja e punësG. Ushtrimi 3 faqe 11, ka si qëllim kontrollin e njohurive si dhe sistemimin e tyre rrethplastikës dhe gomës. Ju mund t’u lini nxënësve disa minuta në dispozicion për tëplotësuar tabelën.Përgjigje të mundshme:Të përbashkëtat: janë materiale me dendësi të vogël, izolues të elektricitetit; izolues tënxehtësisë; etjPlastika: material sintetik (nuk gjendet në natyrë), jo elastik,etj.Goma: material natyror dhe sintetik, elastik, etj.Detyrë shtëpie Ushtrimi 4 në fletoren e punës, faqe 11. Ky ushtrim mbështetet tek përforcimi injohurive për të gjitha materialet e trajtuara deri tani.

24Aftësimi teknologjik 6Mësimi 7FIBRAT - Teori Objektiva për t’u realizuar: Të mësojnë origjinën e fibrës. Të tregojnë se për çfarëshërben fibra? Të përcaktojnë grupet e fibrave dhe veçoritë e këtyre grupeve. Tëpërshkruajnë etiketat e veshjeve. Elemente të fjalorit: fibra, ndërthurje fijesh, zverdhet nga drita, fibra reagon, fibrarrudhoset. Këshilla: Tregoni kujdes me ujin e nxehtë, pasi mund të digjeni, kur zhvilloni eksperimentin 1. Eksperimenti 2 duhet zhvilluar në një qoshe të izoluar të shtëpisë. Materialet: Libri i nxënësit faqe 16- 17, lloje të ndryshme copash si pambuk, lesh,najlon, poliestër, etiketa të ndryshme, fletorja e punës faqe 12 - 13.Përsëritje, A Nisur nga pyetjet tek aparati pedagogjik faqe 15, si dhe nga konceptet kryesore tëpërmendura tek libri i mësuesit bëni një kontroll rreth njohurive të mësuara gjatë orëssë kaluar, kontroll që mund të jetë individual apo në grup. Në lidhje me pyetjen etretë tek aparati pedagogjik mund ta zgjeroni me diskutim në klasë. Përgjigjet emundshme: fortësi, elasticitet, dendësi e vogël, rezistent ndaj agjentëve të jashtëm,absorbim i goditjeve, etj Caktoni katër nxënës për të folur para klasës për detyrën e shtëpisë, secili nga njëpikë. Pasi të keni dëgjuar argumentet e tyre, kërkoni mendimin e të tjerëve. Duhet tëkeni parasysh që në këto tipa ushtrimesh përveç imagjinatës duhet të mbështeten tekarsyetimin logjik.Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitB. I ftoni nxënësit që të hapin librat dhe të shikojnë figurat në dy faqet e mësimit. Për pakminuta u kërkoni atyre që t’i mbyllin ato dhe nxisni një diskutim në klasë rreth figuraveqë ata panë. Nxënësit duhet t’i përcaktojnë me fjalë figurat. Hipotezat mund të jenë ngamë të ndryshmet. Dikush mund të përgjigjet me llojin e fibrës si pambuk, lesh, pe, etj;dikush tjetër me produktin si peshqir, shall, copë etj. Të gjitha përcaktimet që ata do tëbëjnë i shkruani në dërrasë të zezë. Pasi të kenë mbaruar me emërtimet, kërkojuni atyreqë të bëjnë lidhjen ndërmjet këtyre grupeve. Nisur nga këto hipoteza dhe emërtimet eshënuara në dërrasë të zezë, është radha juaj për të filluar shpjegimin rreth fibrave,ndarjes së tyre dhe vetive që ata paraqesin.C. Sipas pjesës së parë të eksperimentit 1, merrni disa copa të ndryshme ndërtuar ngafibra të ndryshme. Testojmë vetëm qëndrueshmërinë. Nxirrni përfundimet së bashku menxënësit bazuar edhe tek vetitë e sapo shpjeguara më parë.Përgjigje të mundshme: filli i pambukut dhe i poliestrës është më i fortë se filli i leshit,ndërsa filli i najlonit është shumë më i fortë se i pambukut dhe i leshit. (Këtu duhet tëkeni parasysh fillin e peshkatarit).

Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe Teknologjia 25D. I nxisni nxënësit që të flasin rreth etiketave që përmbajnë veshjet. Shpjegoni arsyet sepse ekzistojnë etiketat. Nxitini nxënësit gjithashtu që të flasin rreth “aksidenteve” qëmund t’u kenë ndodhur atyre apo dhe të afërmve, në lidhje me veshjet e ndryshme, gjatëlarjes apo hekurosjes.Fakultative: Gjeni domethënien e simboleve të etiketave dhe vizatoni disa në dërrasë tëzezë. Ndërtoni këtë pjesë të orës së mësimit në formë gjëegjëze. Së bashku me lojën ujepni nxënësve edhe informacione mbi këto simbole.Fletorja e punësE. Punë artistike, faqe 13, ka si qëllim kontrollin e njohurive të përgjithshme që çdonxënës duhet të ketë nga leximet, tregimet apo përvojat personale me të afërmit e tyre. Jumund t’u lini nxënësve disa minuta në dispozicion për të parë figurat dhe për t’upërgatitur që të flasin rreth tyre. Theksohet se përshkrimet janë krejtësisht personale dhenë këtë mënyrë mësuesi duhet të tregojë kujdes. Mjafton që nxënësi të tregojë sistematikënë radhitjen e mendimeve. Më poshtë jepet një variant plotësimi i këtij ushtrimi.Përgjigje e mundshme e variantit 5. Figura tregon një proces të qëndisjes. Kjo qëndisjeështë realizuar me fill pambuku. Që qëndisja të dalë sa më bukur përdoren fije me ngjyratë ndryshme dhe të holla për nga trashësia.Detyrë shtëpie Ushtrimi “Detektivi i vogël”, faqe 12, tek fletorja e punës. Ky ushtrim mbështetet teknjohuritë apo kërkimet që vetë nxënësit duhet të bëjnë rreth materialit të kërkuar. Pjesa tjetër e eksperimentit 1, libri i nxënësit, “Shkurtimi i fibrave” dhe “Rrudhosja”.Puna mbështetet tek fuqia vëzhguese që paraqet secili nxënës.Përgjigje të mundshme:Në rastin e shkurtimit vihet re se copa e leshtë shkurtohet më shumë pasi fibrat e leshtangjishen nën veprimin e temperaturave të larta, e ndjek poliestra, pambuku dhe më pasnajloni.Në rastin e rrudhosjes vihet re se copa e pambukut rrudhoset më shumë. Poliestra dhecopa e leshtë pothuajse nuk marrin rrudhë për të përfunduar tek najloni që nuk merraspak rrudhosje.(Sqarim: Në përgjigjet e këtij eksperimenti janë marrë vetëm katër lloje fibrash, pambuk,poliestër, lesh dhe najlon. Mos harroni se ndonjë nxënës mund të përzgjedhë edhe lloje tëtjera fibrash si për shembull mëndafsh, gjë që ndryshon rezultatin e dhënë në këtë libërpër eksperimentin në fjalë).I. Eksperimenti 2, libri i nxënësit. Për këtë procedurë nxënësit duhet të ndihmohen nganënat apo gjyshet e tyre.Për të gjitha këto ushtrime, udhëzojini fëmijët që zgjidhja duhet të jetë me shkrim. Për tëparin mjafton detajimi sipas fletores së punës, ndërsa për eksperimentet, vëzhgimet duhettë shënohen në një vend të veçantë.

26Mësimi 8Aftësimi teknologjik 6DRURI – Punë praktike Objektiva për t’u realizuar: Të përshkruajnë ndërtimin e drurit. Të dallojnë drurinsi lëndë të parë. Të flasin për rëndësinë e drurit dhe vetitë e tij. Elemente të fjalorit: ndërthurje fibrash, material ngjitës, rezistent ndaj peshave,zhytet, pluskon. Këshilla: Tregoni kujdes me ujin e nxehtë, pasi mund të digjeni kur zhvillonieksperimentin 1. Materialet: Libri i nxënësit faqe 18 - 19, lugë metali, lugë druri, lugë plastike, një tasme ujë të temperaturës normale, një tas me ujë të nxehtë, fletorja e punës faqe 14.Përsëritje, A Nisur nga pyetjet tek aparati pedagogjik faqe 17, si dhe nga konceptet kryesore tëpërmendura tek libri i mësuesit bëni një kontroll rreth njohurive të mësuara gjatë orëssë kaluar, kontroll që mund të jetë individual apo në grup. Nxënësit do të lexojnëedhe vëzhgimet e dhëna si detyrë shtëpie për pjesën e dytë të eksperimentit 1 dhe përeksperimentin 2. Fakultative. Ndani klasën në tre grupe. Bazuar në formatin e gjëegjëzave, nxitinifëmijët që të krijojnë gjëegjëza në lidhje me fibrat. Jepni ju shembullin i pari.Shembull: Fibër natyrore, lahet në 90 gradë, lahet me dorë ose në lavatriçe,hekuroset në temperaturë maksimale. Kush është? – Pambuku. Në këtë lojë grupet dotë propozojnë nga pesë fibra. Për ta bërë sa më interesante mund t’u propozoni atyreedhe përzierje fibrash. E rëndësishme është që ju si “arbitër” të jini të vëmendshëmnë formulimin e gjëegjëzës, pasi ata duhet të përdorin sa më shumë vetitë që kanëmësuar, origjinën dhe përdorimin e fibrave. Kush nuk mbështetet në këto njohuri ihumbet një pikë skuadrës dhe kjo shkon pikë plus për skuadrat kundërshtare. I pyesni nxënësit rreth punimit që ata kanë bërë për përpunimin e fibrave sipastraditave të krahinave shqiptare. Lexoni tre ose katër punime mundësisht që t’ipërkasin krahinave të ndryshme, gjë që mund të tërheqë vëmendjen dhe kuriozitetin enxënësve.Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitB. I ftoni nxënësit që të hapin librat dhe të shikojnë, për pak minuta, figurën në faqen 18.I ftoni ata të imagjinojnë se për çfarë flet mësimi i sotëm; lidhjen që mund të kenë pemët,drurët dhe teknologjia. Në vazhdim të logjikës së mësimeve i nxitni ata që të flasin përpak minuta. Më pas ndaluni ju tek shpjegimi i mësimit duke e ilustruar me shembuj ngajeta e përditshme.C. Në bazë të vetive të shpjeguara më sipër ju mund t’i përforconi njohuritë dukezhvilluar detyrën praktike “Vetitë e drurit” në librin e nxënësit.Përgjigjet e mundshme: Shtëpi – i qëndrueshëm, izolues i nxehtësisë – shtyllat e korrentit,tavolinë; Varkë – densitet i ulët, i punueshëm – lodrat, mjetet të ndryshme si: laps, vizoreetj; Lugë – izolues i elektricitetit, të lehta – shtyllat e korrentit; karrige – rezistent ndajpeshave – mobiliet, dyshemeja; Punimet e ndryshme artistike - i punueshëm, i lakueshëm– harku i shigjetës, shtyllat e korrentit.

Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe Teknologjia 27D. Pasi vetitë të jenë përforcuar edhe në bazë të detyrës praktike, eksperimentet 1 dhe 2do të jenë zbavitës për të gjithë nxënësit. U lejoni atyre që të marrin edhe ata pjesë nëeksperimente dhe t’i nxirrni së bashku rezultatet e vëzhgimeve.Konkluzionet (eksperiment 1): luga e metalit është më e nxehta, pasi metali e përcjellnxehtësinë. Si plastika, ashtu edhe druri janë izolues të nxehtësisë.Konkluzionet (eksperiment 2): luga e metalit zhytet, pasi çeliku ka densitet të lartë. Lugae plastikës dhe drurit pluskojnë, pasi materialet e tyre përbërëse kanë densitet të ulët.Fletorja e punësUshtrimi 1 në faqen 14 është me plotësim fjalish. Në këtë mënyrë testoni sa tëvëmendshëm kanë qenë nxënësit gjatë shpjegimit të mësimit. Përgjigjet gjenden në fundtë fletores së punës.Ushtrimi 2 në faqen 14 lidhet me vetitë e drurit. Nëse ato janë asimiluar mirë është shumëe thjeshtë që nxënësit të vendosin se ç’kujdes duhet të tregojnë për drurin Përgjigjet emundshme: lyerja me llak, lyerja me bojë.Ushtrimi 3 në faqen 14. Lëreni të lirë imagjinatën dhe mendimin e nxënësve, duke ukujdesur që ata ta arsyetojnë opinionin e tyre.Përgjigjet e mundshme: dritaret alumin – rezistent ndaj agjentëve të jashtëm (uji); drurisi material ndërtimi – qëndrueshmëri - hekur, çelik; karrige, tavolina plastike – dendësimë e vogël, larmi ngjyrash;Detyrë shtëpie Para përfundimit të orës së mësimit i ftoni nxënësit që të lexojnë detyrën praktike“Punimi artistik i drurit”. E ndani klasën në tre grupe. Secili grup do të emërtohet menjë emër të veçantë. Këtë punë artistike propozojmë që ta ktheni në konkurs mesgrupeve të formuara nga të gjitha klasat paralele. Punimi më i bukur do të vendosettek muret në hyrje të shkollës. I udhëzoni nxënësit që të respektojnë rregullat e dhënanë detyrën artistike.

28Mësimi 9Aftësimi teknologjik 6LETRA – Teori Objektiva për t’u realizuar: Të analizojnë letrën si pjesë të rëndësishme të jetës. Tëradhisin burimet e letrës. Të dallojnë karakteristikat e letrës. Të dallojnë materialet qëformojnë letrën. Elemente të fjalorit: receta e letrës, pëlhurë letre, ambalazh letre, letër rezistente,letër e ashpër. Materialet: Libri i nxënësit faqe 20 - 21, lloje të ndryshme letrash: ambalazhi,kartoni, higjienike, etj, laps, stilolaps, fletë e fotokopjuar nr. 4, fletorja e punës faqe15 - 16.Përsëritje, A Nisur nga pyetjet tek aparati pedagogjik faqe 19, si dhe nga konceptet kryesore tëpërmendura tek libri i mësuesit bëni një kontroll, individual apo në grup, rrethnjohurive të mësuara gjatë orës së kaluar. I pyesni nxënësit rreth punimit që ata kanë për të konkurruar, nëse u ka dalë ndonjëpengesë apo u nevojitet ndonjë ndihmë.Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitB. I ftoni nxënësit që të hapin librat dhe të lexojnë, për pak minuta, detyrën praktike nëfaqen 20. Nxitini që të përgjigjen sa më shumë duke shënuar ju vetë në dërrasë shembujte dhënë nga nxënësit. Më pas ndaluni tek shpjegimi i mësimit duke vazhduar me burimete letrës.C. Sipas bazës materiale të cituar më parë, me ndihmën e nxënësve zhvillonieksperimentet. Nxitini nxënësit që të arrijnë vetë në përfundime, pasi ndikon edhe nëmbajtjen mend sa më mirë të shpjegimit.Përgjigjet e mundshme: kartoni dhe letra e ambalazhit janë më rezistente; kartoni grisetme mjaft vështirësi dhe letra higjienike griset mjaft lehtë; letra e fletores është e lëmuardhe aty shkruhet më lehtë dhe më mirë.D. Duke pasur parasysh vëzhgimet nga eksperimentet vazhdoni me vetitë e letrës. Vetitëe letrës lidhen ngushtë me llojin e drurit, me mënyrën e prodhimit të letrës, si dhe memodifikimin e vetive që letra mund të pësojë në raste të caktuara.E. Zgjidhni katër apo pesë nxënës. I vendosni të prekin lloje të ndryshme letrash dhe mëpas i nxisni të flasin rreth letrës që prekën. Në këtë mënyrë do të kontrolloni në mënyrëprogresive, njohuritë që ata morën gjatë orës së mësimit. Nëse ka gjëra që nuk janëtrajtuar, atëherë mund t’i drejtoheni edhe klasës në tërësi.Fletorja e punësF. Ushtrimi 1, faqja 15, nxënësi plotëson vendet e lëna bosh në fjali. Bëhet fjalë të testonisa të vëmendshëm kanë qenë nxënësit gjatë shpjegimit të mësimit. Përgjigjet gjenden nëfund të fletores së punës.

Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe Teknologjia 29Ushtrimi 2, faqja 15, nxënësi ka si detyrë të pohojë apo mohojë fjalinë, testohet sivëmendja e nxënësit, ashtu edhe përgatitja e tij. Përgjigjet gjenden në fund të fletores sëpunës.Ushtrimi 3, faqe 15, nxënësi në bazë të njohurive të marra gjatë orës së mësimit duhet tëjetë i aftë të plotësojë kërkesën. Përgjigjet e mundshme: e lëmuar – letra e fletores, zarfi,librat, kalendarët etj; e dobët - shamitë e dorës, letrat e tualetit, gazeta, etj; e fortë - kutitëe qumështit, të vezëve, karton, letra të ndryshme ambalazhi.Detyrë shtëpie Ushtrimi 4 “Argumentoni”, faqe 16, në fletoren e punës: nxënësit duhet të kërkojnë sidhe të bazohen tek mësimi i ditës për të dhënë argumentet e tyre. Rëndësi ka qëçfarëdo mendimi që ata të japin, të jenë të aftë të radhisin arsyetime të qarta.Përgjigjet e mundshme: Burimi i letrës janë drurët. Letra e aluminit, pavarësishtemrit apo vetive, është objekt i përbërë kryesisht nga alumini, pra i përket kategorisësë objekteve prej metali.Fakultative. Punë krijuese “Mbajtësja prej letre dhe stilolapsat”. Kjo është një punëkrijuese që shtron një situatë problemore dhe nxënësi duhet ta zgjidhë atë. Sugjerojmë qëklasa të ndahet në pesë apo gjashtë grupe dhe nxënësit duhet ta zgjidhin problemin dukendjekur dhe respektuar hapat e propozuar në fletën e fotokopjuar. Ju si mësues duhet t’ilini nxënësit të lirë në plotësimin dhe zgjidhjen e situatës problemore. Vetëm udhëzoninxënësit që përgjigjet duhet të ilustrohen dhe të mbështeten në njohuritë e fituara, apo dheleximet personale të secilit. Detyra juaj është vëzhgimi nga afër sesi ata punojnë në grupdhe elemente të tjera që detajohen në fletën e fotokopjuar. Nëse koha nuk mjafton ështënjë punë të cilët nxënësit mund ta punojnë edhe si detyrë shtëpie.Situata problemore: Arjola, Aulona dhe Drini ti janë përgjegjës për t’u kujdesur përtavolinat e nxënësve. Çdo ditë ata shkojnë më herët në shkollë dhe vendosin mbi tavolinamjetet mësimore. Një ditë, një shkollë jashtë vendit u solli si dhuratë, disa mbajtësestilolapsash prej letre. Kur ata i mbushën me stilolapsa dhe filluan t’i vendosnin mbitavolina panë që mbajtëset nuk qëndronin dot. Mbajtëset ishin shumë të bukura. Që të tremenduan që ta zgjidhin këtë problem duke ruajtur po këto mbajtëse, por t’i bënin ato tëqëndrueshme.Materiali në vijim mund të përdoret në ndihmesë të shpjegimit të mësimit dhe ushtrimeve.Ne e përdorim letrën për edukim: libra, fletoret e ushtrimeve, fletoret e punës, tabelat e murit;komunikim: gazeta, revista, zarfe, pulla poste, kalendar, fatura, për të shkruar, printuar;udhëtim: bileta, pasaporta, harta; higjienën personale: shamitë e dorës, letrat e tualetit;paketimin e ushqimeve: paketimet e miellit, sheqerit, gjalpit, kutitë e qumështit, të vezëve, pakot eçajit; argëtim dhe sport: kapelat e kokës, fishekzjarrët, letrat e bixhozit, balonat, biletat endryshme; dhe të gjitha këto janë vetëm disa nga përdorimet e letrës. Thuhet se standardi i jetesëssë një populli matet nga sasia e letrës që ai konsumon. Pa letër sot nuk do kishim libra, revista,gazeta, dhe kështu me radhë.

30Mësimi 10Aftësimi teknologjik 6RICIKLIMI – Teori Objektiva për t’u realizuar: Të përshkruajnë procesin e riciklimit. Të dallojnëobjektet e ricikilueshme nga ato të pariciklueshme. Të flasin për rëndësinë ericiklimit. Të kuptojnë se kush mund të riciklojë. Elemente të fjalorit: produkte të ricikluara, material i riciklueshëm, simbol riciklimi,lëndë e parë e riciklimit, blerës i kujdesshëm. Këshilla: Tregoni kujdes në ndarjen e produkteve në kategori të riciklueshme dhe tëpariciklueshme. Një gabim i tillë çon në dëme të pariparueshme. Materialet: Libri i nxënësit faqe 22 - 23, produkte me etiketa riciklimi, fletorja epunës faqe 17.Përsëritje, A Nisur nga pyetjet tek aparati pedagogjik faqe 21, si dhe nga konceptet kryesore tëpërmendura tek libri i mësuesit bëni një kontroll rreth njohurive të mësuara gjatë orëssë kaluar, kontroll që mund të jetë individual apo në grup. Merrni informacion rreth detyrës së shtëpisë që nxënësit kanë pasur. Lexoni dy osetre punime. Vlerësoni mënyrën e të arsyetuarit dhe e të shprehurit. I pyesni nxënësit rreth punimit që ata kanë pasur si detyrë në grup. Shënoni çdovërejtje apo pengesë që atyre mund t’u ketë dalë. Kjo do t’ju shërbejë për njëvlerësim sa më real. I mblidhni punimet. I lajmëroni nxënësit që orën e ardhshme dotë njihen me rezultatet.Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitB. I njihni nxënësit me temën e ditës. Më pas lexoni tekstin e shkëputur:“Riciklimi i mbetjeve të ngurta është një praktikë e vjetër. Objektet prej metalishkriheshin dhe ripunoheshin që në kohën e neolitit. Sot materialet e riciklueshme nxirrennga mbetjet urbane falë disa teknikave të veçanta si për shembull tërheqja e metaleve ngagrumbujt e mbeturinave, me magnete, ndarja e mbeturinave të rënda nga mbeturinat elehta, filtrimi, larja etj. Një metodë tjetër është kthimi i tyre në brumë: mbeturinatpërzihen me ujë në kazanë të mëdhenj. Përpara se e gjithë kjo masë të kalojë nëcentrifuga të mëdha, nxirren me magnet mbeturinat e metalit ose mbeturina të tjera tërënda si qelqe dhe qeramika, të cilat përpunohen vetëm me sisteme qelq – metal, ndërsatë tjerat, më të lehtat, përpunohen në sisteme letër – fibër.Për këtë arsye tashmë këshillohet që mbeturinat përpara se t’i hedhim, të veçojmëshishet, kutitë, gazetat, kartonët dhe mbeturina të tjera të riciklueshme.”Duke marrë shkas nga mësimi i ditës si dhe nga teksti që lexuat, hapni një diskutim menxënësit duke u përqendruar në këto pika:o Çfarë është riciklimi?o A është riciklimi metodë e hershme apo e ditëve tona?o A riciklohen të gjitha materialet njësoj?o Si i klasifikon teksti materialet, për të cilat tashmë edhe nxënësit kanë dijeni?

Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe Teknologjia 31Pasi të keni marrë informacionin nga nxënësit, se çfarë ata dinë mbi riciklimin, ndalunidhe sqaroni pikat e mësipërme si dhe arsyet se pse riciklojmë.C. Zhvilloni detyrën praktike duke u treguar nxënësve shenjën që simbolizon riciklimin.Më pas me produktet që keni përzgjedhur dhe sjellë në klasë i nxitni ata që të gjejnëshenjën e riciklimit. Këtë e riprodhoni në dërrasë të zezë të zmadhuar.D. Duke marrë shkas nga teksti që lexuat, detajoni për nxënësit tuaj se çfarë quajmëmateriale të riciklueshme, rëndësinë se pse ata duhet ta njohin këtë veti.E. Pasi nxënësit të njohin rëndësinë e riciklimit, me ndihmën tuaj ata duhet të kuptojnëedhe vetë se mund të kontribuojnë në riciklim duke i kushtuar kujdes mbeturinave. Utregoni atyre mënyrat sesi ata ndikojnë me kujdesin e tyre në mjedisin që i rrethon.Fletorja e punësF. Ushtrimi 1, faqja 17. Nxënësi plotëson tabelën duke përdorur njohuritë që ka marrëgjatë orës së mësimit.Përgjigjet e mundshme:Metalet: Riciklohen të gjitha objektet prej çeliku dhe alumini nuk riciklohet hekuri përhekurosjePlastika: shishet prej plastike por jo tharësja e flokëveQeramika dhe xhami: riciklohet xhami por jo objektet prej porcelani apo pasqyratLetra: riciklohet çdo lloj letre por jo letrat e ambalazhit të fastfudeve të ndotura me salcaapo filmi fotografikUshtrimi 2, faqja 17. Mbështetur tek teksti i lexuar në fillim të orës dhe shpjegimi imësuesit, nxënësi duhet të imagjinojë dhe të realizojë një skemë të procesit të riciklimit.Skema e mundshme: blini produkte me materiale të riciklueshmeDetyrë shtëpieK. Nxënësit duhet të lexojnëushtrimin “Mendje krijuese”, nëfletoren e punës, faqe 17. Është njëkrijim që ata do ta sjellin në klasëorën e ardhshme.U tërhiqni vëmendjen nxënësve nëlidhje me detyrën praktike në librine nxënësit faqe 23. Është një detyrëqë do të zhvillohet orën e ardhshme,prandaj nxënësit duhet të përgatitenpër të sjellë objekte të ndryshmenga shtëpitë. Këshillojini ata që tëmarrin objekte që nuk kanë mëvlerë apo që janë jashtë përdorimit.

32Mësimi 11Aftësimi teknologjik 6OBJEKTET – Punë praktike Objektiva për t’u realizuar: Të përshkruajnë një objekt. Të dallojnë objektin ngamateriali. Të dallojnë vetitë e objekteve. Të gjejnë ndryshimin ndërmjet vetive tëobjekteve dhe atyre të materialeve. Elemente të fjalorit: funksioni i objekteve, vetitë maten, veti të brendshme. Materialet: Libri i nxënësit faqe 24-25, objekte të ndryshme, fletorja e punës faqe 18.Përsëritje, A Nisni orën e mësimit me vlerësimet e punimit “Mbajtësja prej letre e stilolapsave” tëkryer nga grupet. Diskutoni rreth paqartësive të nxënësve. Nisur nga pyetjet tek aparati pedagogjik faqe 23, si dhe nga konceptet kryesore tëpërmendura tek libri i mësuesit bëni një kontroll rreth njohurive të mësuara gjatë orëssë kaluar, kontroll që mund të jetë individual apo në grup. Përzgjidhni katër apo pesë nxënës për të paraqitur punimet e tyre rreth krijimit tësimbolit të riciklimit. Nxitni nxënësit e tjerë të gjykojnë rreth punimeve të shokëve.Tregoni kujdes, mësojini fëmijët që një gjykim i drejtë mbështetet në argumente. Vendosni objektet e sjella nga nxënësit mbi tavolinë. Merrni koshat dhe mepjesëmarrjen aktive të nxënësve realizoni punë praktike të mësimit të kaluar.Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitB. Nga objektet e sjella në klasë për detyrën praktike përzgjidhni katër apo pesë prej tyredhe i vendosni mbi tavolinë. Filloni një diskutim me nxënësit rreth tyre, duke iupërgjigjur pyetjeve rreth objekteve të tilla si:o Çfarë është?o Për çfarë na shërben?o Me çfarë materiali është prodhuar dhe pse?ooSi është zhvilluar në kohë?Të gjitha këto të dhëna i shkruani në dërrasë të zezë për secilin nga objektet, dhemë pas nisni të shpjegoni se çfarë quhet objekt, nga se ndërtohen objektet, dhe sesi ata kanë ndryshuar me kalimin e kohës.C. Sipas shembullit të parë, punoni bashkërisht me nxënësit shembujt 2 dhe 3. Përgjigjete mundshme: shembulli 2 - plastika, xhami, plastike; shembulli 3 – druri, alumini,,hekuri/druri, i rezistojnë mjaft mirë agjentëve të jashtëm.Bazuar në këto dy shembuj u zgjeroni njohuritë nxënësve tuaj duke nënvizuar se njëobjekt ndryshon apo zhvillohet sipas:o Nevojave: zëvendësimi i shishes së xhamit me shishe plastike, pasi kjo e funditështë më e lehtë për t’u marrë me vete dhe nuk thyhet.o Mënyrës së jetesës: në vende të pazhvilluara mund të gjenden ende shtëpi meçati prej kashte, ndërsa në vendet e zhvilluara sot tregtohen çati ekologjike (mebar përsipër që ndikon në mënyrë masive në ruajtjen e mjedisit pastër)

Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe Teknologjia 33ooEstetikës së një epoke: përdorimi i fibrave si rrjedhim i veshjeve ndryshon ngadita në ditë. Veshjet sa vijnë dhe bëhen më të lehta dhe ndihmojnë njeriun nëproceset fiziologjike të tij.Materialeve: zëvendësimi i avionëve me dru me avionë me alumin(mbështjellësja), apo përdorimi i argjilës si izolues kur më parë përdorej vetëmpër poçari apo në estetike.D. U ktheheni sërish objekteve dhe materialeve nga të cilat ato janë prodhuar. Analizonisë bashku me nxënësit vetitë e materialeve duke arritur në përfundimin se përzgjedhja ematerialeve është bërë në sajë të vetive që ato kanë. Ndaluni më pas tek vetitë e objektevedhe theksoni ndryshimin me vetitë e materialeve. Një ilustrim konkret i kësaj pike ështëshembulli në faqen 25 tek libri i nxënësit. Duke ndjekur këtë shembull vazhdoni meplotësimin e detyrës praktike në po atë faqe, nga nxënësit.Përgjigjet e mundshme: karrige – forma, ngjyra, pesha,etj/ druri – i punueshëm, iqëndrueshëm, rezistent ndaj peshave, etj; vizore – madhësia, forma etj/ plastikë – densiteti ulët, rezistent ndaj agjentëve të jashtëm, e fortë etj;Fletorja e punësDetyrë shtëpie Ushtrimi në faqen 18: nxënësi plotëson tabelën duke përdorur njohuritë që ka marrëgjatë orës së mësimit.Përgjigjet e mundshme: pjatë porcelani – përcjellës i nxehtësisë, zhytet, nuk përshkohetnga uji, nuk tërhiqet nga magneti, ngjyrë e bardhë, formë katrore etj; kornizë druri –përcjellës i nxehtësisë, izolues i elektricitetit, densitet i ulët, pluskon në ujë, digjet,dekompozohet, etj.

34Mësimi 12Aftësimi teknologjik 6MJETET E DORËS – Punë praktike Objektiva për t’u realizuar: Të japin përcaktimin e mjetit të dorës. Të dallojnëmjetet e dorës nga objektet. Të klasifikojnë mjetet e dorës. Të përmendin kujdesin qëduhet treguar në përdorimin e mjeteve të dorës. Elemente të fjalorit: mjet dore, shpues, prerës, matës, gërmues, nivelues, lëmues,përdorim korrekt. Këshilla: Kujdes me përdorimin e mjeteve të dorës! Materialet: Libri i nxënësit faqe 26 - 27, mjete të ndryshme dore, fletorja e punësfaqe 19.Shënim: Para zhvillimit të kësaj ore është e këshillueshme që të shfrytëzohet një orë nga orët elira që mësuesi ka në dispozicion. Kjo orë do të jetë zhvillimi i konkursit ndërmjet grupeve tëkrijuara ndërmjet klasave të gjashta për punimin artistik të drurit. Pavarësisht se kjo është njëorë e lirë merrni masa që punimet të vlerësohen nga një juri e mirë mësuesish. Udhëzoni grupetqë secili duhet të zgjedhë një përfaqësues për të prezantuar sa më mirë punimin duke vënë nëdukje:o Idenë,o Hapat e ndjekur për realizimino Vështirësitëo Momentet më të bukura gjatë kësaj pune.Mënyra e të prezantuarit bën pjesë gjithashtu tek vlerësimi.Përsëritje, A Nisur nga pyetjet tek aparati pedagogjik faqe 25, si dhe nga konceptet kryesore tëpërmendura tek libri i mësuesit bëni një kontroll rreth njohurive të mësuara gjatë orëssë kaluar, kontroll që mund të jetë individual apo në grup. Jepni ju shembuj përpyetjen 3. Përgjigjet e mundshme: goma, letra, hekuri, xhami.Përfundimet Përzgjidhni dy nxënës të plotësojnë në dërrasë të zezë detyrën e shtëpisë. I ftoninxënësit e tjerë të plotësojnë me ide dhe shembuj të tjerë.Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitB. I pyesni nxënësit rreth mjeteve të punës që ata përdorën gjatë proceseve të ndryshmepër përgatitjen e punimit artistik në konkursin e zhvilluar. Shënoni në dërrasë të zezëmjetet e përdorura për secilin proces. Me ndihmën e nxënësve arrini në përfundimin qëpër prodhimin e çdo objekti nevojiten mjete pune apo ndryshe mjetet e dorës. Shpjegonigjerësisht se çfarë quajmë mjete dore dhe përdorimin e tyreC. Bazuar tek njohuritë e sapo dhëna lexoni shembullin e parë, ndani klasën në dy grupepër të zhvilluar plotësuar shembujt 2 dhe 3 në faqen 27 të librit të nxënësit. Për njërezultat sa më të mirë, mbështetuni në idenë se mjetet e dorës lidhen në mënyrë logjikeme 2 elemente: vendin e punës dhe radhën e punës.

Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe Teknologjia 35Përgjigjet e mundshme: shembulli 2 – age, stetoskop, termometër, bisturi etj; shembulli3 – laps, gërshërë, vizore, kompas, etj.Bazuar në këto dy shembuj të plotësuar nga nxënësit u flisni atyre dhe për klasifikimin emjeteve të dorës si dhe kujdesin që ata duhet të paraqesin gjatë përdorimit të tyre.Fletorja e punësD. Duke pasur parasysh njohuritë e dhëna gjatë orës së mësimit, zhvilloni ushtrimin 1 nëfletoren e punës, faqe 19. Nxënësit duhet të qartësohen rreth proceseve të punimit të njëobjekti si: shpimi dhe prerja, ilustruar kjo me mjetet e dorës përkatëse. Shpimi – procesi ikrijimit të një vrime mbi një material të fortë, me anë të rrotullimit ose goditjes. Prerja –ndarja e një materiali me anë të një mjeti me anë të mprehta. Përgjigjet e mundshme:mjetet shpuese: letër – gjilpërë; dru – gozhdë; metal – vida; mur – trapan; plastikë –thikë; fibër – shtizë; mjetet prerëse: letër – gërshërë; dru – sqepar; metal – tranxhë;xham – elmaz; plastikë – thikë; fibër – gërshërë.Detyrë shtëpie Ndani klasën në gjashtë grupe. Secili prej grupeve do të ndërtojë: një balonë, procesii punës është shpjeguar në detaje tek libri i nxënësit, faqe 26; një kapele dhe një kutisipas kërkesës në fletoren e punës, faqe 19. Për dy objektet e fundit, krahasprodukteve përfundimtare, grupet do të detajojnë edhe procesin e punës që ata kanëndjekur për realizimin e tyre duke përmendur në radhë të parë materialet që atyre ujanë nevojitur dhe mjetet e dorës. Kjo do të realizohet duke pasur parasyshshembullin e dhënë të balonës tek libri i nxënësit. Duke qenë se kjo është një detyrëqë përmbledh materialet, mjetet e dorës, proceset e fabrikimit etj, lërini kohënxënësve dy javë për ta dorëzuar.

36Mësimi 13Aftësimi teknologjik 6MJETET MATËSE - Teori Objektiva për t’u realizuar: Të përshkruhen mjetet matëse. Të flasin për rëndësinëe instrumenteve të kalibrimit. Të përmendin mjetet e markimit dhe përdorimin e tyre. Elemente të fjalorit: mat vetitë e objektit, njësia bazë e matjes, galvanometër,kilovat/orë, sistem i unifikuar, mat mjetet matëse, shënjoj një material. Materialet: Libri i nxënësit faqe 28 – 29, mjete të ndryshme matëse, mjete tëndryshme markimi, fletorja e punës faqe 20 - 21.Përsëritje, A Nisur nga pyetjet tek aparati pedagogjik faqe 27, si dhe nga konceptet kryesore tëpërmendura tek libri i mësuesit bëni një kontroll rreth njohurive të mësuara gjatë orëssë kaluar, kontroll që mund të jetë individual apo në grup. Pyetini nxënësit nëse detyra e ngarkuar për t’u dorëzuar pas një jave nga 6 grupet,paraqet ndonjë vështirësi apo paqartësi dhe nëse kanë nevojë për ndihmën e mësuesit.Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitB. Krijoni një situatë problemore në klasë: “Mendoni sikur duhet të krijoni një tabelë përta ekspozuar në klasë. Cila është radha e punës? Propozimet e nxënësve shënojini nëdërrasë të zezë.Përgjigjet e mundshme:Përcaktimi i idesë, i materialeve, i mjeteve të dorës;Përcaktimi i madhësisë së tabelës;Krijimi i maketit sipas madhësisë së përcaktuar;Ndërtimi i pjesëve përbërëse të tabelës sipas madhësive përkatëse;Kontrolli i pjesëve nëse e kanë respektuar madhësinë e përcaktuar.Edhe nëse nxënësit nuk do t’ju japin këtë përgjigje në fund, orientojini drejt kësajzgjidhjeje. Katër përgjigjet e fundit diskutojini duke shpjeguar bashkërisht me nxënësitsesi përcaktohet madhësia e një objekti, nëpërmjet cilave mjete dhe rrjedhimisht sirealizohet kontrolli. Në këtë mënyrë ju keni shpjeguar se çfarë janë mjetet matëse, përçfarë shërbejnë dhe si funksionojnë ato bazuar në njësitë e matjes. Më pas kaloni tekmjetet e kalibrimit që lidhen me situatën tonë problemore, çështjen e fundit, si dhepërdorimin e mjeteve të markimit.C. Duke pasur parasysh njohuritë gjatë orës së mësimit diskutoni në klasë detyrënpraktike nr. 1, faqe 28 tek libri i nxënësit. Përgjigjet e mundshme: ora me rërë – matintervale të caktuara kohe, zakonisht disa minuta deri në një orë. Këto intervalellogariten nga sa kohë i duhet rërës brenda njërit poç për të rënë tek poçi tjetër;kronometri - mat një interval të saktë të kohës (në minuta, sekonda, të dhjetat apo tëqindtat e sekondës) duke filluar dhe ndalur numërimin me anë të shtypjes së një butoni;kalendari – mat kohën brenda një viti bazuar në disa ndarje të caktuara të saj,mbështetur në një fillim dhe mbarim. Viti kalendarik që ne përdorim fillon më 1 janar,përfundon në 31 dhjetor dhe kohëzgjatjet bazohen në ditë, javë dhe muaj.Krijoni pyetje të tjera si:

Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe Teknologjia 37o Si mund të kontrollohen përmasat me një vizore?o Si mund të kontrollohen përmasat me një skuadër?o Si mund të kontrollohen format me një raportor?o Si mund të kontrollohet funksionimi i pajisjeve elektrike?Në këtë pikë u shpjegoni nxënësve si matet elektriciteti, njësitë matëse dhe instrumentetqë shërbejnë për matjen e tij.D. Vërini nxënësit në punë me detyrat praktike nr. 2 dhe nr. 3 tek libri i nxënësit, faqe 29.Pas disa minuta diskutojini në klasë rezultatet. Përgjigjet e mundshme: detyra praktike 2 –njeriu në figurë është duke shënjuar një sipërfaqe të caktuar toke, prandaj ai përdor mjetemarkimi; detyra praktike 3 – disa mënyra matjeje: me mjete matëse si vizore apo metër;me pëllëmbën e dorës, me pllakat e dyshemesë që zë tavolina etj.Fletorja e punësE. Nën shembullin e detyrave praktike të mësipërme realizoni në klasë ushtrimin 3, faqja21. Qëllimi është që nxënësit të përdorin mirë mjetet matëse dhe ato të markimit.Detyrë shtëpie Ushtrimi 1 dhe ushtrimi 2, faqe 20 tek fletorja e punës. Ushtrimet synojnëpërkatësisht arsyetimin logjik verbal dhe numerik të nxënësve. Përgjigjet e të dyushtrimeve ndodhen në fund të fletores së punës faqe 50.

38Aftësimi teknologjik 6Mësimi 14KRAHASONI MATERIALET – Punë praktike Objektiva për t’u realizuar: Të përshkruajnë rëndësinë e vetive të materialeve. Tëanalizojnë arsyen e përmirësimit të vetive të materialeve. Elemente të fjalorit: përdorim i materialeve, përcjellës, absorbues, i fortë, iqëndrueshëm, magnetik. Materialet: Libri i nxënësit faqe 30 - 31, enë me thellësi 15 cm, shishe plastike metapë, markuç me gjatësi 40cm, 1 gozhdë hekuri e gjatë 15 m, 2 llastiqe, fletorja epunës faqe 22 - 23.PërsëritjeShënim: I gjithë mësimi është konceptuar si një përsëritje e të gjithë kapitullit. Kapitulli“TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE DHE E PROCESEVE” është kapitulli që përmban mëshumë orë mësimi si dhe baza e krijimit të perceptimeve të nxënësve për objektet që i rrethojnë.Të gjitha ushtrimet e mëposhtme janë në funksion të riprodhimit të njohurive të marra gjatë 13orëve.A. Nisur nga pyetjet tek aparati pedagogjik faqe 29, si dhe nga konceptet kryesore tëpërmendura tek libri i mësuesit bëni një kontroll rreth njohurive të mësuara gjatë orëssë kaluar, kontroll që mund të jetë individual apo në grup.B. Bëni një kontroll të detyrave të shtëpisë dhënë radhën e kaluar duke i diskutuarbashkarisht në klasë. Mos harroni se përgjigjet ndodhen në fund të fletores së punës,prandaj thellojuni në mënyrën se si përgjigjen nxënësit.C. Diskutoni rreth produkteve të përfunduara: balonë, kapele, kuti, detyrë e nxënësvedhënë para dy orëve. Klasifikoni objektet si shumë të mira, të mira dhe mjaftueshëmduke argumentuar këtë vlerësim.D. Mësuesi mund të kontrollojë njohuritë e kapitullit duke u dhënë nxënësve që tëzhvillojnë në mënyrë individuale detyrat praktike nr. 1, nr. 2 dhe nr. 3 tek libri inxënësit në faqet 30 – 31. Këto detyra, që konsistojnë në plotësimin e disa tabelave,përmbledhin të gjitha njohuritë e marra gjatë këtij kapitulli rreth materialeve dhepërdorimit të tyre në përfitimin e objekteve që na rrethojnë.VetiaAbsorbues →A ndryshon materiali kur zhytet në ujë?Elastik: A kthehet në gjendjen e mëparshme materiali pasi tërhiqetapo shtypet?Përcjellës→A e përcjell nxehtësinë apo elektricitetinI përkulshëm → A përkulet materiali pa u thyer?Magnetik→A tërhiqet nga magneti?I fortë→A gërvishtet sipërfaqja e materialit?I tejdukshëm→A mund të shikoni përtej materialit?I qëndrueshëm→ A mund të thyhet?Vetia e kundërtRezistent ndaj ujitPlastikIzoluesI fortëJomagnetikI butëJo i tejdukshëmI thyeshëm

Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe Teknologjia 39Material/Objekt Vetia PërdorimiAri I shkëlqyeshëm BizhuteriGoma Elastike TullumbaceQese plastike Nuk përshkon ujin MushamaCopa pambuku Absorbues BluzaPlastikë e tejdukshme E tejdukshme SyzeFletë alumini I lakueshëm Letër kuzhineFije najloni E fortë Rrjetë peshkatarëshÇelik I shndritshëm Lugë kuzhineBakër I lakueshëm TelaLetër kartoni I fortë KutiArgjilë Shëruese KozmetikëObjekti Materiali Vetia më e dobishmeTavolinë Dru QëndrueshmëriaDritare Xham TejdukshmëriaKuti këpucësh Karton QëndrueshmëriaTel elektrik Bakër LakueshmëriaShishe Plastike DendësiaRrotë biçiklete Çelik I shndritshëmTigan Çelik I shndritshëmVeshje dimri Lesh Të butaE. Fletorja e punësNë funksion gjithnjë të kontrollit të njohurive edhe ushtrimi në fletoren e punës faqe22 – 23, mund t’u bashkëngjitet detyrave praktike të mësipërme në mënyrë që tëplotësohet përfundimisht kontrolli i nxënësve. Përfundimet mund të nxirren lehtësishtnga mësimet e mëparshme apo tabelat më sipërF. Fakultative. Tek libri i nxënësit faqe 30 është përfshirë një eksperiment që bën fjalëpër ndërtimin e një nëndetëseje me mjete dhe materiale të zakonshme. Ky është njëeksperiment i thjeshtë që rekomandohet që të zhvillohet nga mësuesi. Zhvillimi i këtijeksperimenti vë në dukje:o Qëllimin e ndërtimit të një objekti.o Mënyrën e funksionimit të objektit.o Materialet e përdorura dhe pse janë përzgjedhur të tilla materiale.o Pse përmasat janë kaq të rëndësishme në realizimin e këtij objekti?Nxënësit mund ta bëjnë vetë vlerësimin e njohurive të këtij kapitulliduke zhvilluar vetë testin përmbledhës në fund të kapitullit tek libri i nxënësit.

40Mësimi 1Aftësimi teknologjik 6BURIMET E ENERGJISË – Teori Objektiva për t’u realizuar: Të analizojnë burimet e energjisë. Të dallojnë burimete energjisë. Të identifikojnë avantazhet e burimeve të rigjenerueshme. Elemente të fjalorit: energji e rigjenerueshme, energji e grumbulluar, panelediellore, kolektorë, helikat, hidrocentral, burim alternativ. Materialet: Libri i nxënësit faqe 32 - 33, fleta e fotokopjuar nr. 5, fletorja e punës faqe24 - 25.Prezantimi i kapitullitBëni prezantimin e njohurive duke u mbështetur në hyrjen faqe 32, libri i nxënësit.Përsëritje, AKujtoni së bashku me nxënësit se pse ishte i dobishëm riciklimi. Shkruani në dërrasë tëzezë të gjitha mundësitë që ata ju kanë dhënë. Nxirrni në dukje fjalën energji dhe i ftonifëmijët të listojnë disa nga veprimtaritë në jetën e përditshme si gatimi, shikimi itelevizorit, loja me top, vajtja në shkollë me këmbë apo autobus etj. Këtë listë në formëtabele e paraqitni në dërrasë të zezë.Përfundim: Të gjitha veprimtaritë tona ditore lidhen në mënyrë të pashmangshme meenergjinë.Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitB. Pasi të keni shpjeguar konceptin e energjisë, vizatoni në dërrasë të zezë dy figurat emëposhtme shoqëruar vetëm me emrat e burimeve dhe jo me llojin e energjisë.Ky aktivitet duhet të realizohet domosdoshmërisht nga nxënësit por të ndihmuar nga ju.Nga njohuritë që ata kanë marrë gjatë viteve i ftoni ata të tregojnë se çfarë paraqesinfigurat. Më pas në krah të çdo burimi i ftoni ata që të përcaktojnë llojet e energjisë. Hapi itretë është që t’i klasifikojnë ato në burime të rigjenerueshme dhe të parigjenerueshme.Duke i përfshirë nxënësit në diskutim, nxirrni përfundimet mbi vendndodhjen e burimeve,të rigjenerueshme ose jo.Përfundimi: Përgjithësisht burimet sipër tokës janë të rigjenerueshme ndërsa ato qëndodhen nën tokë të parigjenerueshme.

Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe Teknologjia 41Në mënyrë vizuale dy grupet e burimeve të energjisë ndahen nga energjia gjeotermale, qëka si burim nxehtësinë që vjen nga toka. Për të shpjeguar burimet e rigjenerueshme,përqendrohuni tek tre grupet e mëdha, njohuri të mjaftueshme për këtë vit shkollor.Informacion: Burimet gjeotermale lidhen me ujin e nxehtë apo avullin që vjen nga toka.Ndërmjet kores së tokës dhe mantelit ndodhet një masë e nxehtë dhe e lëngshme mepërbërje shkëmbore, që quhet magmë. Kur magma del në sipërfaqen e tokës nëpërmjetvullkanit, quhet llavë. Uji që gjendet thellë në tokë, kur takon me magmën, kthehet në ujëtë nxehtë. Kur uji shpërthen në formën e gazit, quhet gejzer. Kur ai del jashtë tokës, ne equajmë burim të nxehtë, ose llixha.Ndaluni tek:o Funksionimi i panelit diellor. Ai aktualisht përdoret për të ngrohur ujin që nepërdorim çdo ditë në shtëpitë tona.o Funksionimi i helikave bën të mundur shfrytëzimin e erës për të prodhuar energji.o Prodhimi i energjisë elektrike nga uji: roli i digës, i ujëmbledhësve dhe i liqeneve.C. Ndani klasën në dy grupe dhe propozoni dy pyetje: Cili është burimi i parigjenerueshëm që shfrytëzohet më shumë nga njerëzimi?Përgjigje të mundshme: Nafta. Arsyeja sepse përgjithësisht burimet eparigjenerueshme janë të transportueshme ndërsa të rigjenerueshmet jo. Gjithashtunafta është mjaft e përdorshme për prodhimin e mjaft produkteve. Për burimet erigjenerueshme teknologjia është më e kushtueshme se teknologjia e burimeve tëparigjenerueshme. Në një kohë të vrenjtur, a mund të funksionojë paneli diellor? Përgjigje të mundshme:Po, në sajë të baterive. Shpjegimi i hollësishëm është tek libri i nxënësit, faqe 33.Fletorja e punësD. Punoni në klasë ushtrimin 1, faqe 24. Përgjigjet gjenden në fund të fletores së punës.Ushtrimi konsiston në gjetjen e formulimit të saktë apo jo të fjalive.Detyrë shtëpie Ushtrimi 2, faqe 24 – 25. Nxënësit duhet t’i përgjigjen pyetjeve me shkrim italik. Njëpjesë e pyetjeve bëjnë pjesë tek njohuritë e marra që në klasat më të ulëta, ose gjatëorëve të teknologjisë.Përgjigjet e mundshme:1. Lëndët djegëse të fosileve janë krijuar nga mbeturina të bimëve apo kafshëve që kanëjetuar qindra miliona vjet përpara kohës së dinozaurëve. Për këtë arsye ne i quajmëlëndët djegëse të fosileve. Algat dhe pemët e rrëzuara në moçale dhe këneta formuanshtresa me torfë. Me kalimin e qindra viteve, torfa u mbulua nga rëra, argjila apominerale, të cilat formuan sipër saj një material të fortë si shkëmb, që u quajt sediment.Me kalimin e viteve, sedimenti erdhi dhe u rëndua, duke ushtruar presion gjithnjë e më tëmadh mbi torfën. Ky material u shtrydh, e u shtrydh derisa uji doli jashtë tij dhe u kthyenë qymyr, naftë apo vajgur, dhe gaz natyror.2. Me naftë ne ngrohim shtëpitë apo shkollat tona, si dhe prodhojmë produkte si ilaçe,materiale plastike, detergjente, produkte kozmetike, këpucë, shampo etj.3. Panelet diellore.

42Aftësimi teknologjik 64. Sipërfaqja e planetit përbëhet nga tokë dhe ujë, si rrjedhojë nxehtësia e diellit nukabsorbohet njësoj. Gjatë ditës, ajri mbi tokë, ngrohet më shpejt se ajri mbi ujë. Ajri ingrohtë zgjerohet dhe ngrihet lart, dhe ajri më i rëndë dhe më i ftohtë i zë vendin, duke krijuarerën. Gjatë natës era ndërron drejtim, sepse ajri ftohet më shpejt në tokë se në ujë.5. Uji është një nga burimet më të vjetra të energjisë. Kur bie shi në kodra apo male, ujigrumbullohet në përrenj apo lumenj që derdhen në det. Uji që rrjedh nëpër këto lumenj,apo derdhet nga lartësitë mund të përdoret për të bërë punë duke prodhuar energjielektrike. Shembuj janë mullinjtë me erë dhe hidrocentralet.F. Ushtrimi 3, faqe 25. Përgjigjet varen nga objektet që nxënësit i rrethojnë. Është njëushtrim ku nxënësit duhet të plotësojnë tabelën.

Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe Teknologjia 43Mësimi 2FORMAT E ENERGJISË – Teori Objektiva për t’u realizuar: Të kuptojnë lëvizjen e energjisë. Të identifikojnëformat e energjisë? Të dallojnë energjinë dhe mënyrën sesi e dallojnë atë. Elemente të fjalorit: formë energjie, energji mekanike, elektriciteti, energji e dritës,nxehtësi, tingulli. Materialet: Libri i nxënësit faqe 34 - 35, makinë llogaritëse me energji diellore,elektrik dore, një fletë letre, dy lugë, fletorja e punës faqe 26 - 27.Përsëritje, A Nisur nga pyetjet tek aparati pedagogjik faqe 33, si dhe nga konceptet kryesore tëpërmendura tek libri i mësuesit bëni një kontroll rreth njohurive të mësuara gjatë orëssë kaluar, kontroll që mund të jetë individual apo në grup. Pyetjen 1 mund ta zgjeronime pyetje të tjera si pse, pse jo etj. Zgjidhni pesë nxënës që të lexojnë detyrën e shtëpisë, secili një fjali. Diskutonishkurtimisht në klasë rreth përgjigjeve të propozuara. Një nxënës tjetër do të lexojëushtrimin e dytë. I kujtoni nxënësit që duhet të jenë të kujdesshëm pasi mund tëndodhë që e njëjta pajisje të punojë me dy burime të ndryshme. Këto raste i veçonidhe i vini në dukje duke i shënuar në dërrasë të zezë. Kjo do të shërbejë edhe sipërfundim i mësimit të parë të energjisë.Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitB. Diskutoni së bashku me nxënësit në klasë rreth “shenjave” që tregojnë se ekzistonenergji. Përfshini në diskutim ambientet e brendshme si shtëpia apo shkolla, si edheambiente në natyrë.Përfundim: për të gjetur energji kërkoni për lëvizje, nxehtësi, tingull, dritë dheelektricitet.C. Pyesni nxënësit rreth figurës së parë tek libri i nxënësit faqe 34. Cili është roli ienergjisë tek loja me top? A lidhet zhvendosja e topit me energjinë? Diskutiminorientojeni tek format në të cilat shfaqet energjia. Duke u përqendruar vetëm tek kyshembull ju mund të shpjegoni disa forma energjie: Në rastin e lëvizjes së topit energjiamekanike lidhet me zhvendosjen e objekteve. Nxehtësia që çlirohet kur fëmijët luajnëështë një formë tjetër energjie. Zërat dhe të thirrurat gjatë lojës lidhen me tingullin. Dritae diellit që ndihmon në lojën me top është gjithashtu formë energjie.D. Për të shpjeguar elektricitetin ju mund të jepni shembuj nga përdorimi në shtëpitë tona,si dhe të fokusoheni tek elektriciteti në natyrë. Teksti i mëposhtëm ju ndihmon të jepnidisa njohuri në formë kurioziteti mbi zbulimin e elektricitetit: Benxhamin Franklin ishtenjë nga njerëzit e parë në botë që eksperimentoi me energji elektrike. Ai kreueksperimentin e tij me balonë në një natë me stuhi, në Filadelfia në vitin 1752. Ai provoise rrufeja dhe elektriciteti janë e njëjta gjë. Ai përdori një çelës të lidhur me një fill, i ciliu godit nga rrufeja. Kur Benxhamin preku çelësin, ai ndjeu dridhje.

44Aftësimi teknologjik 6E. Dy eksperimentet janë mjaft të thjeshtë dhe mund të kryhen në klasë. Lërini nxënësit tëshënojnë vëzhgimet dhe përfundimet e tyre.Eksperimenti i parë. Përgjigjet e mundshme: makina llogaritëse punon si kur idrejtojmë elektrikun e dorës, ashtu edhe kur e vëmë pranë dritares. Ajo nuk punon në njëvend të errët. Pra makina llogaritëse punon me energjinë e dritës.Eksperimenti i dytë. Përgjigjet e mundshme: Tingulli vjen më mirë kur përplasja do tëndodhë tek veshët sesa sipër kokës. Kjo për arsye se sipër kokës tingulli i përplasjespërhapet në të gjithë hapësirën.F. Duke nisur nga burimet e energjisë të mësuara orën e kaluar, i pyesni nxënësit për tashtruar për diskutim: “Çfarë formë energjie përftohet nga një panel diellor? Po nga njëhelikë?Përfundimet: elektricitet, nxehtësi.Fletorja e punësG. Zgjidhni 10 nxënës dhe formoni dy ekipe. Të dyja këto ekipe do të jenë përballë njëratjetrës në zhvillimin e ushtrimeve 3, 4, 5. Përgjigjet ndodhen në fund të fletores së punës.Në fund mblidhni pikët e grumbulluara nga secili ekip dhe shpallni fituesit. Bëni kujdesqë gara të zhvillohet e qetë. Aktivizoni nxënësit e tjerë si arbitra të kësaj gareDetyrë shtëpie E. Kjo është një detyrë krijuese që mbështetet tek njohuritë e mësimit të ditës.Jepni shembuj të tjerë të energjisë mekanike, nxehtësisë, energjisë elektrike.Përgjigje të mundshme:Energjia mekanike → patinat në rrugë, varka që zhvendoset në ujë, ju kur vraponi apoecni etj.Nxehtësia → soba, uji i ngrohtë i dushit, qymyri i drurit kur digjet, nxehtësia që lëshontrupi juaj kur vraponi.Energjia elektrike → të gjitha pajisjet elektrike të shtëpisë apo shkollës, abazhurët,tharësja e flokëve, etj.

Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe Teknologjia 45Mësimi 3LËVIZJA DHE NDRYSHIMI I ENERGJISË– Punë praktike Objektiva për t’u realizuar: Të tregojnë se si ndryshon formë energjia si dheburimet që bëjnë të mundur këtë. Të analizojnë nëse energjia krijohet aposhkatërrohet. Elemente të fjalorit: formë energjie, energjia shndërrohet, objektet si burim energjie,energjia diellore “mblidhet”. Materialet: Libri i nxënësit faqe 36 - 37, lupë, letër, copa akulli ose dru, shisheplastike e bardhë, shishe plastike e zezë, tullumbace, fije, fletorja e punës faqe 26-27.A. Niseni këtë orë mësimi, nëse dita do të jetë ditë me diell, duke kryer eksperimentin nëfaqen 37. Gjatë kohës së realizimit të eksperimentit, merruni me përbërësit e tjerë të orëssë mësimit. Kur eksperimenti të jetë gati, së bashku me nxënësit nxirrni përfundimet.Përsëritje, BNisur nga pyetjet tek aparati pedagogjik faqe 35, si dhe nga konceptet kryesore tëpërmendura tek libri i mësuesit bëni një kontroll, individual apo në grup, rreth njohurivetë mësuara gjatë orës së kaluar. Pyetjen 1 mund ta zgjeroni në formë debati.Përgjigjet e mundshme: Pyetja 2: Elektriciteti është burim i dytë energjie, që do të thotëqë ne e përftojmë atë nga përdorimi burimeve të tjera të energjisë. Burimet e energjisë qëne përdorim për të krijuar elektricitet, mund të jenë të rigjenerueshme ose jo. Pyetja 3:Format e energjisë së krijuar nga dielli janë drita, nxehtësia, elektriciteti. Ne përdorimenergjinë e diellit çdo ditë në mënyra nga më të ndryshmet: energjia që vjen nga dielli, najep dritë gjatë ditës; kur ne varim rrobat për të tharë në diell, ne përdorim nxehtësinë ediellit. Energjia diellore, e cila shndërrohet në forma të tjera të energjisë, si nxehtësi,dritë apo elektricitet, ose përdoret në mënyrë direkte, si më sipër, ose, falë teknologjisëjanë ndërtuar mjete speciale për përdorimin me efikasitet të saj.C. Diskutoni në klasë rreth detyrës së shtëpisë. Nëse e shihni të nevojshme shembujt esjellë nga nxënësit në klasë mund t’i shënoni në dërrasë të zezë. Kjo do të shërbejë edhesi një përmbledhje e njohurive të mara deri tani rreth energjisë.Nisur nga shembujt e shënuar në dërrasë të zezë shikoni mundësinë e lidhjes meshpjegimin e temës së ditës “Lëvizja dhe ndryshimi i energjisë”.Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitD. Pa u shkëputur nga shembujt e dërrasës së zezë punoni me nocionet energji hyrëse dheenergji dalëse. Mbështetur në këto dy nocione jepni rregullin bazë që forma e energjisëhyrëse mund të ndryshojë nga forma e energjisë dalëse. Në ndihmë të këtij ndryshimivijnë objektet e ndryshme teknike si turbinat e ujit apo të erës. Ndryshimi i formës sëenergjisë lidhet me konceptin që energjia nuk krijohet apo shkatërrohet. Objektetshërbejnë si burime energjie; ato ushqehen me energji, e shpërndajnë, e ndryshojnë dhe etransmetojnë atë. Pjesën shpjeguese e mbështetni me shembullin 1, 2, 3 dhe 4 në faqet 36

46Aftësimi teknologjik 6– 37. Nisur nga këta shembuj, si dhe nga njohuritë e reja që u keni dhënë nxënësverealizoni bashkërisht detyrën praktike, faqe 37.Përgjigjet e mundshme: 1. Çfarë prodhon nxehtësi – kondicioneri shndërron energjinëelektrike në nxehtësi, boljeri me anë të energjisë elektrike ngroh ujin dhe prodhonnxehtësi; 2. Çfarë prodhon dritë - mullinjtë me erë shndërrojnë energjinë mekanike tëerës në elektricitet dhe nëpërmjet llambave elektriciteti shndërrohet në dritë dhe nxehtësi;3. Çfarë prodhon tingull: mikrofoni shndërron energjinë elektrike e shndërron në tingull;Ipod –i gjithashtu energjinë elektrike të grumbulluar në bateri e shndërron në tingull.E. Kthejuni eksperimentit të bërë në fillim të orës. Përpiquni që të nxisni nxënësit që tëjapin përfundimet bazuar tek konceptet e përfituara gjatë kësaj ore.Përgjigjet e mundshme: Shishja me ngjyrë të zezë është më e nxehtë, pasi ngjyra e zezë epërthith më mirë nxehtësinë. Kjo do të thotë që edhe ajri brenda saj është më i nxehtë. Sirrjedhim ky ajër ngrihet lart( ajri i ngrohtë është më i letë se ajri i ftohtë) dhe fryntullumbacen. Prandaj tullumbacja e shishes së zezë fryhet më shpejt.Fletorja e punësF. Zgjidhni vullnetarisht 12 nxënës, me të cilët të zhvilloni ushtrimin 1 dhe 2, në faqen26. Secili nxënës duhet t’i përgjigjet një pyetjeje. Ruani për çdo pyetje – përgjigje, nësekeni kohën e mjaftueshme, një diskutim të vogël për sqarimin e ndonjë paqartësie.Përgjigjet e këtyre ushtrimeve ndodhen në fund të fletores së punës.Detyrë shtëpie G. Eksperimenti në faqen 36, libri i nxënësit. Kjo është një detyrë krijuese qëmbështetet tek njohuritë e mësimit të ditës si dhe tek nxitja e kureshtjes së nxënësve.Kujdes! Sqarojini nxënësit se ata duhet të mbajnë shënime për materialet e përdorura,për kohëzgjatjen e eksperimentit si dhe duhet t’u kthejnë përgjigje dy pyetjeve të librit. Nëpyetjen e parë letrën mund ta zëvendësojnë me akullin apo me drurin sipas përzgjedhjessë vetë nxënësve.Kujtesë: Në pamundësi për të realizuar katër apo pesë qarqe elektrike me mjetet tuajabrenda orës së ardhshme të mësimit, mund t’u kërkoni nxënësve që t’ju ndihmojnë memateriale në mënyrë që ata vetë nën drejtimin tuaj të mund të ndërtojnë një qark elektrik.

Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe Teknologjia 47Mësimi 4QARKU ELEKTRIK – Punë praktike Objektiva për t’u realizuar: Të kuptojnë funksionimin e qarkut. Të përshkruajnërrugën që ndjek elektriciteti për të ardhur tek ne. Të identifikojnë elementet e qarkutelektrik? Elemente të fjalorit: qark elektrik, konsumator i energjisë, qark i hapur, qark imbyllur, elektriciteti udhëton. Materialet: Libri i nxënësit faqe 38 - 39, llambë me portollambë, bateri, tel i gjatë iizoluar, izolant, tel i zhveshur apo kapse letrash, 2 pineska ose gozhdë, pincë, fletorjae punës faqe 28 - 29.Përsëritje, A Nisur nga pyetjet tek aparati pedagogjik faqe 35, si dhe nga konceptet kryesore tëpërmendura tek libri i mësuesit bëni një kontroll rreth njohurive të mësuara gjatë orëssë kaluar, kontroll që mund të jetë individual apo në grup. Për pyetjen 1 mund t’ukërkoni nxënësve që të justifikojnë me argumente zgjedhjen e tyre. Pyetjet 2 dhe 3 izgjidhni në formë diskutimi ndërmjet nxënësve. Përgjigjet e mundshme: Pyetja 2 –Nëse ju bërtisni kur jeni jashtë, ju mund të dëgjoni zërin tuaj disa herë përpara se tëndalet. Çfarë ndodh nëse valët e zërit tuaj përplasen me objektet që ju rrethojnë, simuret, dhe rikthehen në veshin tuaj për t’i dëgjuar përsëri. Sa më afër të jenëobjektet, aq më e lartë është jehona. Kur vala e zërit humbet energjinë e saj, ju nukmund ta dëgjoni më jehonën. Pyetja 3 – dielli (energji diellore) – ushqimi (energjikimike) – vrapi (energji mekanike) – nxehtësi. Diskutoni në klasë rreth detyrës së shtëpisë. Zgjidhni tre nxënës, mundësisht të kenëkryer eksperimentin me mjete të ndryshme (letër, akull, dërrasë), për të folur rrethvëzhgimeve dhe përfundimeve që ata kanë nxjerrë.Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitB. Për të funksionuar objektet kanë nevojë për energji. Nxitni një diskutim në klasë përenergjinë e përdorur në shtëpitë e nxënësve. Cila formë e energjisë është më epërdorshme në shtëpi? Përgjigja e natyrshme është energjia elektrike. Ajo përdoret përndriçim, ngrohje, gatim, për të ushqyer televizorin, kompjuterin etj. Elektricitetin epërftojmë nga një burim i rigjenerueshëm ose jo dhe ai udhëton në qarqe elektrike për tëardhur në shtëpitë tona.Zhvilloni detyrën praktike në faqen 38 të librit të nxënësit.Përgjigjet e mundshme: hidrocentral (burim energji) – nënstacionet elektrike –transformatorët/kabinat elektrike – prizat.Teksti i mëposhtëm ju ndihmon për një shpjegim më të hollësishëm të detyrës sëmësipërme. Qarku elektrik, ku udhëton elektriciteti fillon me burimin e energjisë që mundtë jetë hidrocentrali apo një termocentral. Më pas elektriciteti, nëpërmjet linjave tëtransmetimit, që lidhen në shtyllat e gjata të korrentit, grumbullohet në nënstacioneelektrikë në lagje të ndryshme të qytetit tuaj.

48Aftësimi teknologjik 6Nga këto nënstacione, nëpërmjet linjave të korrentit, mbi apo nën tokë, elektricitetitransportohet tek transformatorët në kabinat elektrike dhe pastaj nëpërmjet telave nështëpitë apo shkollat tuaja, deri tek prizat.C. Kaloni tashmë në shpjegimin e qarkut, përse shërben ai dhe elementet kryesorë të tij.Është e rëndësishme që nxënësit të kuptojnë rolin e çdo elementi të qarkut. Për të diturnëse shpjegimi juaj është kuptuar nga nxënësit, ju mund të bëni ushtrime të voglapërforcuese të tipit:1. Çfarë ndodh kur nuk ka bateri?Përgjigje: Nuk ka elektricitet. Qarku nuk funksionon, pasi mungon burimi.2. Çfarë ndodh kur nuk ka përcjellës?Përgjigje: Nuk ka elektricitet. Qarku nuk funksionon, pasi energjia nuk përçohet.3. Çfarë ndodh kur nuk ka konsumator?Përgjigje: S’ka elektricitet, shkatërrohet burimi.4. Çfarë ndodh kur qarku është i hapur?Përgjigje: Qarku nuk funksionon. Nuk ka elektricitetD. Të gjithë shpjegimin e sapobërë, e konkretizoni me eksperimentin e propozuar nëfaqen 39. Mundohuni që klasën ta ndani në pesë grupe. Nën drejtimin tuaj i ndihmoninxënësit që të ndërtojnë një qark elektrik. Kjo do t’i ndihmojë ata që ta kuptojnë më mirëndërtimin dhe funksionimin e qarkut.Detyrë shtëpie E. Të plotësohen ushtrimet në fletoren e punën në faqet 28 – 29. Kjo do tëshërbejë edhe si një përsëritje për njohuritë e marra deri tani rreth energjisë.Përgjigjet ndodhen në fund të fletores së punës.Teksti i mëposhtëm i ndihmon nxënësit të kuptojnë rëndësinë e elektricitetit dherrugën që ka ndjekur njerëzimi për ta shfrytëzuar atë. Ju mund ta përdorni atëgjatë shpjegimit të mësimit. Gjithashtu ju mund të diskutoni me nxënësit apo tajepni si detyrë shtëpie temën “Si do të ishte jeta jonë pa elektricitet?”Elektriciteti është një nga format më të përdorura të energjisë. Shumë qytete u ndërtuanpranë ujëvarave, që përdoreshin për të vënë në punë turbina për qëllime të ndryshme.Përpara se elektriciteti të gjente zbatim, shtëpitë ndriçoheshin me llamba me vajguri,ushqimi ftohej më kuti akulli, dhe dhomat ngroheshin nga djegia e drurit apo qymyrit.Tomas Edison ndryshoi jetën e çdo njeriu me shpikjen e tij, llambën me dritë elektrike.Nga fundi i viteve 1800, Nikola Tesla i hapi rrugë epokës së tejçimit të elektricitetit nëdistanca shumë të mëdha, duke bërë të mundur që të ndriçohen shtëpitë tona, apo të vihennë punë makina të industrisë së rëndë.

Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe Teknologjia 49Mësimi 5SHFRYTËZIMI DHE RUAJTJA E ENERGJISË– Punë praktike Objektiva për t’u realizuar: Të analizojnë se pse energjia kushton. Të identifikojnëmënyrat për të kursyer energji. Të tregojnë lidhjen ndërmjet energjisë dhe veprimevetona. Elemente të fjalorit: kursim i energjisë, shfrytëzim i energjisë, 3R-të: reduktimi,ripërdorimi, riciklimi. Këshilla: Kujdes kur të përdorni termometrin dhe llambat. Një pakujdesi e juajamund të shkaktojë lëndime Materialet: Libri i nxënësit faqe 40 - 41, termometër, 2 llamba inkandeshenterespektivisht 25 dhe 60 vat, 2 llamba fluoreshente respektivisht 25 dhe 60 vat, llambatë tjera sipas dëshirës, fletorja e punës faqe 30 - 33.Përsëritje, A Nisur nga pyetjet tek aparati pedagogjik faqe 39, si dhe nga konceptet kryesore tëpërmendura tek libri i mësuesit bëni një kontroll rreth njohurive të mësuara gjatë orëssë kaluar, kontroll që mund të jetë individual apo në grup. Për pyetjen 1 shembujt edhëna nga nxënësit i shënoni në dërrasë të zezë. Në këtë mënyrë nxënësit do të jenëmë të qartë rreth qarkut elektrik dhe funksionimit praktik. Kjo mënyrë do të ndihmojësidomos ata nxënës që kanë pasur vështirësi në kuptimin e mësimit. Diskutoni në klasë rreth pyetjes 2. Tabela e mëposhtme është një analogji e qarkutelektrik me ujin.Analogji elektricitet/ujë Burimi Përcjellësi Konsumatori ÇelësiElektriciteti Bateria Telat Llamba PrizaUji Pompa e ujit Tubat Çezma Rubineti Diskutoni në klasë rreth pyetjes 3. Mëposhtë janë paraqitur elementet evizatuara në mënyrë të thjeshtuar. Këtoshenja përdoren gjerësisht për tëparaqitur grafikisht një qark elektrik.Qarqet e dhëna më poshtë ushtroninxënësit që t’i paraqesin grafikisht. Nukduhet harruar që llamba është marrë përlehtësi studimi, pasi në vend të llambëszakonisht gjejmë funksionimin e njëmotori të çfarëdo objekti që punon meenergji elektrike. Mbështetur në këtoskema shpjegoni në fund funksionimin eabazhurit.

50Aftësimi teknologjik 6Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitB. Këtë mësim mund ta zhvilloni edhe në formë bashkëbisedimi pasi të gjithë kanëdëgjuar për kursimin e energjisë elektrike. Në funksion të këtij koncepti zhvilloni detyratpraktike në faqen 40. Mos harroni të nënvizoni që kursimi i energjisë elektrike lidhet sime veprimet tona ashtu edhe me ruajtjen e burimeve.Detyra praktike 1. Përgjigjet e mundshme: Gjatë ditës - Kur shkoni në udhëtim, hiqni tëgjitha prizat; Mos vini mobilie përballë pajisjeve ngrohëse apo ftohëse; Mbushenilavatriçen apo larësen e enëve plot; Mos e hapni derën e sobës derisa gatimi të ketëpërfunduar; Mbani dyert dhe dritaret mbyllur kur keni ndezur kondicionerin, kaloriferinetj; Gjatë ditës përdorni dritën e diellit si ndriçim, mos ndizni llambat; Për stinën e verës- Mbani grilat apo perdet mbyllur gjatë ditës; Përdorni kondicionerin vetëm kur ështëshumë vapë; Mbylleni kondicionerin nëse largoheni nga shtëpia për një kohë të gjatë;Pastroni filtrat e kondicionerit çdo muaj; Për stinën e dimrit: Mbajeni temperaturën edhomës deri në 23gradë. Nëse keni ftohtë vishni një bluzë; Gjatë ditëve me diell mbanihapur perdet, grilat që dielli të ngrohë shtëpinë tuaj; Sigurohuni që dyert dhe dritaret tëjenë të mbyllura mirë;Detyra praktike 2. Përgjigjet e mundshme: frigoriferi - burimi hidrocentralet; balona -era; llamba - termocentralet, hidrocentralet; pema - dielli; varka - era; makina - nafta.Detyra praktike 3. Përgjigjet e mundshme: Burime të rigjenerueshme: dielli, era, uji.Burime të parigjenerueshme: nafta, qymyrguri.C. Kaloni tashmë tek eksperimenti. E zhvilloni dhe nxirrni përfundimet që duhet të lidhenme shfrytëzimin me efikasitet të energjisë elektrike. Duhet t’ua qartësoni nxënësve që kykoncept është më i vonshëm se konsumi, pasi lindi si nevojë për të kursyer energji.Ndaluni më gjatë në shpjegimin e 3-R pasi futen në politikat e reja me të cilat një fëmijëduhet të edukohet. Marrja e informacionit të duhur në këtë moshë do ndikojë në veprimetdhe mendimet e tyre në të ardhmen.D. Të gjithë shpjegimin e sapobërë, e konkretizoni me eksperimentin e propozuar nëfaqen 39. Mundojuni që klasën ta ndani në pesë grupe. Nën drejtimin tuaj i ndihmoninxënësit që të ndërtojnë një qark elektrik. Kjo do t’i ndihmojë ata që ta kuptojnë më mirëndërtimin dhe funksionimin e qarkut.

Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe Teknologjia 51Detyrë shtëpie E. Të plotësohet ushtrimi nr. 1 në fletoren e punës, faqe 30. Përgjigjet ndodhen nëfund të fletores së punës.Loja flutur: Nga fondi i orëve të lira, ju mund të përdorni një orë për t’u zbavitur dukemësuar. Loja flutur ju jep këtë mundësi.Nxënësit mund ta bëjnë vetë vlerësimin e njohurive të këtij kapitulliduke zhvilluar testin përmbledhës në fund të kapitullit tek libri i nxënësit.

52Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe TeknologjiaMësimi 1STRUKTURAT DHE FORCAT – Teori Objektiva për t’u realizuar: Të përshkruajnë strukturat. Të flasin për rëndësinë estrukturave. Të dallojnë llojet e strukturave. Të përmendin forcat që veprojnë mbistrukturat. Elemente të fjalorit: struktura, struktura natyrore, forca e tërheqjes, forca e shtypjes,përkulja, përdredhja, këputja. Materialet: Libri i nxënësit faqe 42 - 43, lodra formuese dhe objekte të tjera sillastik, sfungjer, fletorja e punës faqe 34 - 35.Përsëritje, A Kujtoni vetitë dhe përdorimin e materialeve. Për secilin material tregoni përdorimin etyre në jetën e përditshme, kryesisht në ndërtim. I ndihmoni nxënësit në këtë diskutimduke shënuar në dërrasë të zezë propozimet e tyre për materialet, si dhe përkrah tyrearsyet e përdorimit apo përzgjedhjes së tyre.Prezantimi i kapitullitShfrytëzoni punimet që keni bërë në dërrasë të zezë për të filluar prezantimin estrukturave. Strukturat krijohen për të mbajtur ngarkesa. Ky është qëllimi kryesor istrukturave.Strukturat ndërtohen nga materiale të ndryshme, për shkak të kërkesave që duhet tëplotësojnë, si dhe për shkak të estetikës gjithashtu. (Këtu duhet të lidhni strukturat mematerialet tashmë të mësuara në orët paraardhëse, dhe me materialet e shënuara nëtabelë të zezë)Strukturat ndërtohen në atë mënyrë që t’i përgjigjen nevojave dhe kërkesave tona. (Këtuduhet të lidhni strukturat me konsumimin, kursimin dhe shfrytëzimin e energjisë. Është rasti përtë folur përciptazi për zgjidhjet që ne ndërmarrim për të ndërtuar shtëpitë tona në funksion tëkursimit të energjisë: izolim muresh për shembull.)Strukturat ndërtohen për t’u rezistuar forcave. (Këtu duhet të lidhni strukturat me forcat.Citojeni vetëm në fillim dhe shpjegimin zgjerojeni më pas, në pjesën e dytë të mësimit, kurflitet për forcat).Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitB. Nxisni nxënësit të përmendin disa objekte që i rrethojnë, përdorin apo veshin. Përsecilën prej tyre pyesni nëse këto objekte mbajnë apo jo ndonjë ngarkesë. Nisur nga kydiskutim filloni t’u shpjegoni nxënësve nocionet mbi strukturat dhe klasifikimin e tyre. Iftoni ata që të tregohen vëzhgues si ndaj strukturave natyrore, ashtu dhe ndaj atyre tëkrijuara nga njeriu. Hapni një diskutim të shkurtër në klasë se çfarë mendojnë rreth këtijklasifikimi, a kanë strukturat e këtyre kategorive ngjashmëri mes tyre, cilat paraqesin mëshumë rezistencë dhe pse.C. Duke u mbështetur tek tabela mbi materialet, diskutoni bashkë me nxënësit mënyrën endërtimit të strukturave. Shpjegoni se materialet për ndërtimin e strukturave zgjidhen tëtilla që t’u rezistojnë disa forcave, ku ndër më kryesoret janë ato të tërheqjes dhe shtypjes.Filloni shpjegimin e llojeve të forcave duke i përmendur ato dhe duke i shënuar nëdërrasë të zezë. Duhet treguar kujdes që nxënësit të mos ngatërrojnë karakteristikat e çdo

Aftësimi teknologjik 6 53force, pasi ato mund të kombinohen, si në rastin e përkuljes. Një shpjegim duke përdorurvektorët, përveç figurave, mund të ishte në ndihmesë të nxënësve.Më pas ftojini nxënësit që të eksperimentojnë vetë ata ndikimin e forcave nën udhëzimettuaja. Nxënësit mund të përdorin si duart, ashtu edhe mjete rrethanore, shkollore që kanënë tavolina.D. Diskutoni bashkë me nxënësit për disa nga strukturat më të famshme në botë sipiramidat, statuja e lirisë, muri kinez, etj. Gjithashtu nxitini nxënësit të përmendin ndonjëstrukturë të rëndësishme në mjedisin ku ata jetojnë, të flasin rreth historikut të tyre apo tëtregojnë ndonjë të dhënë interesante. Diskutimin përqendrojeni tek forma e strukturës,qëndrueshmëria e saj, koha kur është ndërtuar, materialet e përdorura në ndërtim, etj.E. Diskutoni detyrën praktike 1. Ju vetë mund ta paraqisni atë grafikisht në dërrasë tëzezë për t’i ndihmuar nxënësit që ta përfytyrojnë sa më mirë situatën, për të qenë të saktënë përgjigjet e tyre.Përgjigjet e mundshme: shtylla e tensionit i reziston forcës së përkuljes, pra kombinimittë forcës së tërheqjes dhe asaj të shtypjes.Fletorja e punësF. Gjatë kësaj ore ju duhet të punoni edhe me fletoret e punës duke treguar vëmendjen eduhur për shpjegimet e dhëna aty. Përgjigjet e ushtrimit të parë ndodhen në fund tëfletores. Ushtrimi 2 dhe 3 mbështeten tek njohuritë që nxënësit morën nga mësimi i ditës.Përgjigjet e mundshme. Pyetja 2 – forca e tërheqjes: tërheqja e një litari nga të dy anët,tërheqja e një objekti nëpërmjet një litari apo zinxhiri, dy fëmijë që përpiqen të marrinnjë top njëkohësisht dhe e tërheqin atë në drejtime të ndryshme, kolovajza në këndin elojërave; forca e shtypjes: çatia e shtëpisë, makinat, kutitë e vezëve.Detyrë shtëpie G. Të plotësohet ushtrimi i fundit tek fletorja e punës, faqe 35. Porositini nxënësit qëpërgjigja duhet të jetë e argumentuar tek njohuritë e librit.Përgjigjet e mundshme:Forcat që ndikojnë tek lojtarët janë forcat e tërheqjes dhe tështypjes. Për të mundur skuadrën kundërshtare ata duhet të rrinë me këmbët pak hapurdhe pak të përkulur për të ruajtur ekuilibrin e tyre. Fitojnë sepse njëra skuadër ka më tëmadhe forcën e tërheqjes si dhe atë të ngjeshjes (këmbët e lojtarëve në raport me tokën).H. Detyra praktike 2 në librin e nxënësit, faqe 43. Nxënësit do të sjellin në klasë njëstrukturë të ndërtuar vetë.

54Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe TeknologjiaMësimi 2STRUKTURAT NË MJEDISIN TUAJ– Punë praktike Objektiva për t’u realizuar: Të flasin për rëndësinë e formës dhe të materialit tekstrukturat. Të kuptojnë rëndësinë e strukturës. Qëndrueshmëria e strukturave varetedhe nga forma? Po nga materiali? Të përshkruajnë qëndrueshmërinë e strukturave. Elemente të fjalorit: ngarkesa, forma. Këshilla: 1) Duhet të jeni të kujdesshëm me shkopinjtë e kuzhinës pasi mund tëbëhen burim lëndimesh; 2) Ky mësim mund të zhvillohet jashtë ambientit të klasës.Natyra ofron shumë lloje strukturash të kategorive të ndryshme Materialet: Libri i nxënësit faqe 44 - 45, 7 shkopinj kuzhine, plastelinë, pamje mekarrige të ndryshme, një pako makarona spageti, karton i fortë, gërshërë, 10 libra,fletorja e punës faqe 36.Përsëritje, A Kthejeni në diskutim detyrën e shtëpisë. Nëse ka disa variante i shënoni shkurtimishtnë dërrasë të zezë dhe më pas bashkërisht i diskutoni për të gjetur zgjidhjen më tëmirë. Pyetjen 1 dhe pyetjen 3 të aparatit pedagogjik i diskutoni, por tashmë duke zgjedhurdy nxënës nga e gjithë klasa. Përgjigjet e mundshme: Pyetja 1 – Çarja e tokës gjatë një tërmeti shkaktohet ngaforca e këputjes. Pyetja 3 – Krehja e flokëve lidhet me forcën e tërheqjes. Në formë stafete u kërkoni 10 nxënësve që të prezantojnë punimet e tyre. I ftoni nxënësit që të gjejnë rreth tyre ato struktura që të kenë një pikë mbështetëse nëtokë. Diskutoni se cilave forca u rezistojnë këto struktura.Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitB. Sikurse keni bërë tek pika e fundit, të njëjtën gjë bëni edhe me mjedisin, ku bashkë menxënësit po zhvilloni mësimin. Në këtë mënyrë përforconi njohuritë e nxënësve mbistrukturat, por edhe kryeni detyrën praktike 1 dhe 2, faqja 44. Në lidhje me detyrënpraktike nr. 2 duhet të keni parasysh që të vini në dukje edhe format e strukturave.Nxënësve duhet t’u theksoni se qëndrueshmëria e strukturave, përveç materialeve dheforcave që ushtrohen mbi to, varet edhe nga forma e tyre. Sillni në mend që një strukturëduhet të ketë një bazë solide dhe pika të shumta mbështetjeje me tokën.C. Aktivitet: Diskutoni së bashku me nxënësit për format më të zakonshme të strukturavetë ndryshme. Nxiteni diskutimin me pyetje të tilla si: Keni parë ndërtesë në formë sfere?Po objektet e ndryshme që mbështeten në tokë, sa pika mbështetëse kanë? Përgjigjet ekëtyre pyetjeve ilustrohen edhe me eksperimente në faqen 45. Ju mund të provoni disaraste si trekëndorë barabrinjës, trekëndorë me brinjën mbështetëse më të madhe se dybrinjët e tjera, etj. Ju do të arrini në përfundimin që trekëndori është më i qëndrueshëm sistrukturë. Pyetini nxënësit nëse kanë parë struktura në formë trekëndore apo të përbëra

Aftësimi teknologjik 6 55nga trekëndorë. Sqarim: nëse drejtkëndëshin në eksperimentin e mësipërm e ndajmë mëanë të një shkopi në dy trekëndorë, ai do të bëhet më i qëndrueshëm si strukturë.D. Mbështetur tek eksperimenti i mësipërm, si dhe tek ndikimi i formave tek strukturarealizoni detyrën praktike nr. 4 dhe nr. 5.Përgjigjet e mundshme: 1. Forma trekëndore i bën ato më të qëndrueshme. 2. Litarët qëmbajnë krahët e delta planit apo litarët që mbajnë “pilotin”, janë nën ndikimin e forcëssë tërheqjes.E. Ndani klasën në pesë apo gjashtë grupe. I drejtoni nxënësit që të lexojnë me kujdeseksperimentin me makarona në fletoren e punës. Nëse ju ndodhen materialet mund tarealizoni edhe vetë duke vëzhguar nga afër përfundimet e arritura. Më pas grupet enxënësve të realizojnë eksperimentin në faqen 36 të fletores së punës dhe të nxjerrinkonkluzionet sipas kërkesave të fletores së punës.Detyrë shtëpie G. Kërkesën nr. 3 tek aparati pedagogjik tek “Pyetje dhe diskutime”. Përgjigjet emundshme: trungu – mban peshën e vet dhe të degëve të tij (forca e shtypjes),gjithashtu i reziston stuhive të ndryshme (forca e tërheqjes), degët – mbajnë peshën evet dhe të gjetheve, luleve apo frutave (forca e shtypjes), gjithashtu u reziston stuhivetë ndryshme (forca e tërheqjes), gjethet, lulet, frutat, kërcejtë, fibrat brenda trungut tëpemës, etj.

56Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe TeknologjiaMësimi 3MEKANIZMAT DHE LËVIZJET – Teori Objektiva për t’u realizuar: Të ndërtojnë një mekanizëm. Të dallojnë rolin elëvizjes tek mekanizmat. Të dallojnë ndryshimin e lëvizjes. Të dallojnë objektet ngamekanizmat. Të përshkruajnë ingranazhet. Elemente të fjalorit: mekanizëm, lëvizje lineare, lëvizje reciproke, lëvizjerrotulluese, lëvizje lineare, ingranazh. Materialet: Libri i nxënësit faqe 46 - 47, shishe plastike ½ lt me tapë, lodër mekurdisje, spango, një gomë, fletorja e punës faqe 37- 38.Përsëritje, A Në mënyrë që të bëhet një përsëritje e mirë rreth strukturave, nxitni diskutime rrethtemave të sugjeruara në formën e pyetjes tek aparati pedagogjik faqe 45. Përgjigjet e mundshme: Pyetja 1: karriget, tavolinat, mbajtëset e lapsave, çantat, etj.Pyetja 2: Në pozicion më të qëndrueshëm jemi kur i mbajmë këmbët pak të hapura,pasi ka më shumë mbështetje me tokën. Pyetjen 3 të aparatit pedagogjik, e cila ka qenë detyrë shtëpie: ngrini dy nxënës që tëgarojnë ndërmjet njëri tjetrit.Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitB. Ftoni nxënësit që të hapin librin në faqen 46 dhe të përshkruajnë se çfarë shikojnë nëfoton e parë. I nxisni nxënësit që të japin variante për sa i përket objektit që njeriu i lashtëmban në dorë si dhe funksionin e saj. Këtë moment mësuesi duhet ta shfrytëzojë për tëfolur rreth mekanizmave, funksionit të tyre dhe mënyrës sesi ata funksionojnë. Në këtëmënyrë ju mund të jepni edhe shembuj mekanizmash apo të citoni mekanizmat kryesorë.C. I ftoni sërish nxënësit që të hapin librin në faqen 46 dhe të përshkruajnë katër figurat etjera. Ndaluni tek lëvizjet dhe shpjegoni edhe rolin që luajnë mekanizmat tek këto llojelëvizjesh. Përpiquni që nxënësit vetë të riprodhojnë katër llojet e lëvizjeve duke sjellëshembuj nga mjedisi që na rrethon.D. Pasi të keni shpjeguar konceptin e mekanizmave dhe të llojeve të lëvizjeve, diskutonimbi shembuj konkretë duke u përqendruar tek mjetet që përdorin nxënësit. Jepni disashembuj ku objekte të veçanta nuk janë mekanizma si lapsi, vizorja dhe shembuj tëobjekteve që janë mekanizma si prerësja e lapsave, ngjitësin si buzëkuq, biçikleta etj.Lërini nxënësit të arsyetojnë për çdo rast nëse një objekt është apo jo mekanizëm, duke elidhur arsyetimin edhe me lëvizjet. Duhet të keni parasysh në analizimin e këtyre treobjekteve të fundit lëvizja që ne bëjmë kur i përdorim. Lëvizjet do të na ndihmojnë për tëpërshkruar këto objekte si ingranazhe.E. Ndani klasën në pesë apo gjashtë grupe. I drejtoni nxënësit që të lexojnë me kujdeseksperimentin e krikut. Secili grup duhet të punojë individualisht dhe më pas së bashku tëpërshkruajnë se çfarë ndodh me gomën.

Aftësimi teknologjik 6 57Përgjigjet e mundshme: goma kryen lëvizje lineare, lart apo poshtë, në varësi të kahut tëlëvizjes rrotulluese të shishes. Pra mekanizmi i ndërtuar konverton lëvizjen rrotulluese nëlëvizje lineare.Fletorja e punësF. Nxënësit të hapin fletoren e punës dhe bashkërisht punoni për ushtrimet 1, 2 dhe 3.Përgjigjet gjenden në fund të fletores. Këto ushtrime do të vërtetojnë se në ç’masënxënësit i kanë kuptuar konceptet kryesore të shpjeguara gjatë orës së mësimit.Detyrë shtëpie G. Ushtrimi “Hulumtoni”, në fletoren e punës, është një mundësi e mirë që nxënësittë kryejnë kërkime për përdorimin e rrotës si mekanizëm si dhe një ushtrim shumë imirë i imagjinatës për pjesën e dytë të ushtrimit.

58Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe TeknologjiaMësimi 4MAKINAT E THJESHTA – Teori Objektiva për t’u realizuar: Të përcaktojnë mënyrën e funksionimit të makinave tëthjeshta. Të tregojnë se për çfarë shërbejnë makinat e thjeshta. Të dallojnë makinat ethjeshta. Elemente të fjalorit: rrotulla, vida, pyka, rrafshi i pjerrët. Këshilla: Nëse mbani në duar makina të thjeshta duhet të bëni kujdes pasi ato mundtë jenë burim lëndimesh të lehta. Materialet: Libri i nxënësit faqe 48 - 49, laps, letër në formë trekëndëshi, laps mengjyra, kaçavidë, fletorja e punës faqe 40- 41.Përsëritje, A Bëni një përsëritje të njohurive të temës së ditës duke u ndihmuar edhe nga pyetjettek aparati pedagogjik faqe 47. Për këtë do të mund të shtroni kontrollin e njohurivepër tre nxënës. Nxënësi që do të ketë pyetjen 3, do t’i nevojitet më shumë kohë dhepër rezultatet do t’i vijë në ndihmë edhe dërrasa e zezë. Shënimi i shembujve nëdërrasë e ndihmon si të përqendrohet, ashtu dhe të mos bjerë në përsëritje.Përgjigje të mundshme: Pyetja 1. Mekanizmat janë mjete që ndryshojnë llojin e lëvizjesose/dhe e transmetojnë atë nga një objekt në tjetrin. Pyetja 2. Kaçavida është mekanizëmsepse ajo ndryshon lëvizjen rrotulluese në lëvizje lineare. Për detyrën e shtëpisë pyetni dy nxënës të tjerë të cilët do të vihen përballë njëritjetrit. Secili prej tyre do të lexojë sipas kërkesave përgjigjet. Vlerësimin pas çdopyetjeje ia lini në dorë nxënësve të tjerë, të cilët duhet të argumentojnë këtë vlerësim,si në rast pozitiv ashtu dhe në atë negativ.Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitB. Ftoni nxënësit që të hapin librin në faqen 48 dhe të përshkruajnë se çfarë shikojnë nëfotografi. Nxitini ata që çdo fotografie objekti t’i vënë një emër. Pas emërtimit të secilitprej objekteve i përshkruani ato nga formimi i tyre dhe funksioni pra për çfarë shërbejnë.C. I ftoni sërish nxënësit që të hapin librin në faqen 49 dhe të shohin me vëmendje trevizatimet. Pa lexuar në libër testoni nëse nxënësit kanë kuptuar njohuritë e reja, dy duke ipyetur se çfarë ngjashmërish paraqesin dy grupet e fotografive.Ngjashmëritë: rrotulla – vinçi, dhëmbët – piruni, vida – shishja.D. Ndani klasën në pesë apo gjashtë grupe. I drejtoni nxënësit që të zhvillojnë me kujdeseksperimentin e vidës. Secili grup duhet të punojë individualisht dhe më pas së bashku tëpërshkruajnë procesin që ndodh aty.Përgjigjet e mundshme: Vida nuk është gjë tjetër veçse një rrafsh i pjerrët (hipotenuza etrekëndorit kënddrejtë) që rrotullohet rreth një boshti (në rastin tonë lapsi).Fletorja e punës

Aftësimi teknologjik 6 59E. Ftoni nxënësit të shikojnë ushtrimin “Diskutoni” tek fletorja e punës faqe 41. I lininxënësit të mendojnë tre deri pesë minuta. Më pas hapni një diskutim rreth kërkesës sëkërkuar.Përgjigjet e mundshme: Kodra apo një rrugë e pjerrët janë shembuj të rrafshit të pjerrët;dhëmbët janë shembuj natyror të pykës; pjesë të skeletit të njeriut veprojnë si leva. Por nënatyrë nuk mund të gjendet një rrotull pasi rrota siç është thënë më parë është shpikje enjerëzimit.Detyrë shtëpie F. Ushtrimi “Diskutoni” në fletore e punës, faqen 40 është një mundësi e mirë qënxënësit të kryejnë kërkime dhe për makinat e thjeshta.G. Pyetja 3 tek aparati pedagogjik është një ushtrim i mirë pasi rrit forcën e të vëzhguarittek nxënësit.Teksti i mëposhtëm është një historik i shkurtër rreth makinave të thjeshta. Ai ndihmonnë një shpjegim më të plotë të mësimit.Rrotullat janë përdorur prej shekujsh për të ngritur pesha të rënda duke ua bërë njerëzvepunën më të lehtë. Ka shumë mundësi, që rrotulla më e hershme ka qenë një litar nëdegën e një peme. Shembuj të tjerë të përdorimi të rrotullave kanë qenë ulja apo ngritja evelave në anije; nxjerrja e ujit nga pusi; ndërtimi i godinave të larta.Me gjithë përdorimet e hershme të sistemit të rrotullës, rrotulla që ne njohim sot, lidhetngushtë me shpikjen e rrotës.Pykat e para janë përdorur nga Indianët. Ata modeluan gurët në tehe të mprehta dhe iquajtën koka shigjete. Këto u përdoren për thika, shtiza, sëpata dhe shigjeta.Që nga koha e indianëve, ka kaluar shumë kohë. Tani, ne kemi sëpata, thika dhe shigjetamë të mira. Kjo ka ndodhur, kryesisht, për shkak të materialit që i bën këto mjete tëmprehta. Sot ne përdorim metal për të bërë thikat dhe sëpatat, në vend të gurëve tëstrallit.Vidat, ashtu si rrota, vidat janë një shpikje e njerëzimit. Por, ato janë shpikur shumë mëvonë se rrota. Ato janë makinat e thjeshta më të vonshme që janë shpikur. Sidoqoftë,historianët nuk e dinë kush i shpiku ato. Rreth shekullit të parë, mjetet e vidhës u bënëmjaft të zakonshme. Vidat e hershme, u bënë nga druri dhe përdoreshin në shtypjen everës apo të ullinjve. Kjo është një shpikje që i atribuohet shkencëtarit të famshëm grek,Arkimedit. Ato gjithashtu u përdorën për nxjerrjen e ujit nga nëntoka. Vidat prej metali,që u përdorën për të bashkuar dy objekte, u shfaqën për herë të parë në shekullin e 15-të.Rrafshi i pjerrët së bashku me levën është një nga makinat më të hershme të përdoruranga njerëzimi. Të gjithë kafshët e përdorin rrafshin e pjerrët kur i ngjiten një kodre. Kjoështë një nga aplikimet “natyrale” të rrafshit të pjerrët, i përdorur nga njerëzit që nëlashtësi. Sidoqoftë, rrafshi i pjerrët, si makinë e thjeshtë, u përdor në fillimet e epokës sëgurit, dhe ishte një nga veçoritë kryesore të të gjithë kulturave. Shkallët e para, që janënjë lloj rrafshi i pjerrët, janë shfaqur në Epokën e Bronzit.

60Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe TeknologjiaMësimi 5OBJEKTET DHE MAKINAT E THJESHTA– Punë praktike Objektiva për t’u realizuar: Të dallojnë makinat e thjeshta nga objektet. Tëpërcaktojnë funksionin e makinave të thjeshta. Të përshkruajnë levën. Elemente të fjalorit: leva, rrotë/bosht, objekt, rrafsh i pjerrët. Materialet: Libri i nxënësit faqe 50 - 51, fletorja e punës faqe 39 – 40.Përsëritje, A Bëni një përsëritje të njohurive të temës së ditës duke u ndihmuar edhe nga pyetjet 1dhe 2 tek aparati pedagogjik, faqe 49. Për këtë do të mund të shtroni kontrollin enjohurive për dy nxënës. Pyetja 1 mund të zgjerohet duke bërë që nxënësi tëargumentojë përgjigjen pozitive. Pyetja 2 mund të realizohet në dërrasë të zezë nëformën e një diagrame Veni përkatësisht për të përbashkëtat dhe ndryshimet.Përgjigjet e mundshme: Pyetja 1 - Rrotulla na ndihmon të ngremë pesha; tëzhvendosim ngarkesa. Pyetja 2 – Funksioni i pykës është çarja, prerja apo ndarja eobjekteve, ndërsa i vidës bashkimi i tyre. Si vida, ashtu edhe pyka formohen ngarrafshi i pjerrët: vida është rrafsh i pjerrët që rrotullohet rreth një boshti, ndërsapyka është bashkim i dy rrafsheve të pjerrët. Pyka është një makinë e thjeshtë qëekziston në natyrë (dhëmbët) ndërsa vida jo. Tabela e zezë do t’ju shërbejë gjithashtu për diskutimin e pyetjes 3 që ka qenë edhedetyrë shtëpie. Shënoni në të rezultatet e kërkimeve të nxënësve. Dy nxënës të lexojnë rezultatet e kërkimeve të ushtrimit në fletoren e punës.Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitB. Ftoni nxënësit që të hapin librin në faqen 50 dhe të përshkruajnë se çfarë shikojnë nëvizatimin e parë. Nxitini ata që të flasin rreth objektit, çfarë mendoni se është, si ështëndërtuar, përse është ndërtuar etj. Më pas u flisni atyre rreth levës si makinë e thjeshtëdhe pjesëve të saj përbërëse.C. Në vijim të shpjegimit tuaj për levën si makinë e thjeshtë u flisni atyre si përrrotë/boshtin, ashtu dhe për rrafshin e pjerrët. U theksoni nxënësve që objekte të thjeshtaapo të ndërlikuara janë të ndërtuara mbi parimin e makinave të thjeshta. Por kjo nuk do tëthotë që çdo objekt është apo përmban makina të thjeshta.D. Pasi të jeni bindur që nxënësit ju kanë ndjekur në shpjegimin tuaj, u propozoni atyredetyrën praktike 1. Përdorni tabelën e zezë për të shënuar makinat e thjeshta dhefunksionin e tyrePërgjigjet e mundshme: Karroca e dorës përmban këto makina të thjeshta: rrota dheboshti (rrota e karrocës), rrafshi i pjerrët (pjesa që mban ngarkesat) dhe leva (krahët ekarrocës).

Aftësimi teknologjik 6 61E. Pasi nxënësit të jenë sqaruar rreth detyrës së parë praktike, ata vetë mund të jenë të aftëqë të realizojnë në mënyrë të pavarur për rreth 7 deri 8 minuta detyrën e dytë praktike,faqe 51.Përgjigjet e mundshme: pusi – rrotull, marangozi – pykë, gërshërët – levë, shkallët –rrafsh i pjerrët, shishja – vidë, çekiçi – levë, anija – pykë, djali peshkatarë – levë,ndërtuesi – rrotull, kapsja – levë, rrëshqitësja – plan i pjerrët.Fletorja e punës.F. Ushtrimet në faqet 39 – 40 do të shërbejnë për të përforcuar njohuritë e marra gjatë dyorëve mbi makinat e thjeshta. Përgjigjet e këtyre ushtrimeve ndodhen në fund të fletoressë punës.Detyrë shtëpie G. Ushtrimet 1 – 3 tek aparati pedagogjik faqe 51 do të jenë një mundësi e mirë qënxënësit të vënë në jetë në mënyrë praktike njohuritë e mësuara.Përgjigjet e mundshme: Pyetja 1 – Leva shërben për të ngritur dhe zhvendosur objekte.Pyetja 2 – Në varësi të përdorimit të makinave të thjeshta, të gjitha llojet e lëvizjeve mundtë gjenden tek to: makina qepëse përdor një pykë (gjilpërën) që kryen lëvizje reciproke;vinçi përdor një rrotull që mund të kryejë lëvizje lëkundëse; kaçavida përdor një vidë qëkryen lëvizje rrotulluese dhe lineare;Teksti i mëposhtëm është një historik i shkurtër rreth makinave të thjeshta. Ai ndihmonnë një shpjegim më të plotë të mësimit.Përpara se motorët dhe makinat të shpikeshin, njerëzit i bënin punët, si ngritja apolëvizja e ngarkesave të rënda, dukë përdorur duart. Përdorimi i një kafshë ishte njëndihmë, por ata kishin nevojë për disa mënyra më të “zgjuara”, për ta bërë punën më tëlehtë dhe më të shpejtë. Njerëzit e lashtë shpikën makinat e thjeshta, që i ndihmuan atat’u rezistonin forcave dhe të bënin punën e dëshiruar.Leva nuk është shpikje e njerëzimit. Ajo ndodhet në natyrë. Shimpanzetë përdorin leva tëthjeshta për aktivitetet e tyre të përditshme. Leva është zbuluar nga njerëzit që në fillesate tij. Tributë e epokës së gurit e kanë përdorur levën për të zgjidhur problemet që dilninnga lëvizja e gurëve të rëndë. Sidoqoftë, është Arkimedi, filozofi, shpikësi dhematematicieni i madh, që ka jetuar rreth viteve 240 p. l. K., i cili i dha levës rëndësinë eduhur. Shprehja e tij “Më jepni një levë mjaft të madhe dhe një vend mbështetje, dheunë do të lëvizë tokën” ka ngelur në histori.Rrotat nuk ekzistojnë në natyrë, dhe asnjë kafshë nuk i përdor ato përveç njerëzve.Madje edhe njerëzit nuk i përdornin rrotat deri në Epokën e Bronzit, rreth 3500 vjetPërpara Krishtit, shumë më vonë se makinat e tjera të thjeshta si leva. Nuk dihet kush eka shpikur rrotën dhe boshtin. Besohet se njeriu i lashtë zbuloi konceptin e rrotës, dhendërsa ai evoluonte, teknologjia e rrotës u zhvillua gjithashtu.Nxënësit mund ta bëjnë vetë vlerësimin e njohurive të këtij kapitulliduke zhvilluar vetë testin përmbledhës në fund të kapitullit tek libri i nxënësit.

62Aftësimi teknologjik 6Mësimi 1KOMUNIKIMI – Teori Objektiva për t’u realizuar: Të flasin për komunikimin. Të dallojnë rëndësinë ekomunikimit. Të përshkruajnë format e komunikimit Elemente të fjalorit: Komunikim, komunikim masiv, simbol, transmetiminformacioni. Këshilla: Mësimi i ditës është i mbështetur mbi lojëra që duhet të zhvillohen në grup.Bëni kujdes që krahas lojërave nxënësit të respektojnë njeri - tjetrin dhe të mbajnërregullin e duhur. Materialet: Libri i nxënësit faqe 52 - 53, fletorja e punës faqe 42 - 44.Prezantim i kapitullitKy kapitull lidhet me teknologjinë e informacionit dhe komunikimit (TIK). Pyetininxënësit nëse e kuptojnë si koncept dhe çfarë dinë ata mbi TIK. Është momenti që të futniedhe shkurtimin e shprehjes TIK që tashmë përdoret rëndom në jetën e përditshme. Bëninjë prezantim të shkurtër mbi historinë e zhvillimit të mjeteve të komunikimit dheinformacionit. Përmendni disa prej tyre (telefon fiks –celular; letër me postë – postëelektronike/email; televizor bardh e zi – televizor HD; makinë shkrimi/llogaritëse –kompjuter). Theksoni se TIK ka krijuar mundësinë e: një komunikimi të shpejtë dheefikas; përpunimit të të dhënave me mjete dhe programe kompjuterike; marrjes dheshpërndarjes së informacionit në cilësinë më të mirë.Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitA. Ftojini nxënësit të shohin figurën në faqen 52. Jepuni dorë të lirë diskutimeve rrethpërmbajtjes apo historive që mund të dinë nxënësit rreth “mesazhit në shishe”. Më pas jumund të shpjegoni se “mesazhi në shishe” është formë komunikimi. Pyesni nxënësit nësedinë forma të tjera të ngjashme komunikimi ku mesazhi shpërndahet duke “u futur” diku.Si përfundim shpjegoni komunikimin si koncept. U kërkoni nxënësve që të kujtojnënjohuritë e tyre nga lëndët e tjera rreth komunikimit: kush është dhënësi, marrësi,mesazhi, forma/mënyra.B. Pyetini nxënësit se me cilat mënyra komunikojnë ata. Shembujt e dhënë shkruajini nëdërrasë të zezë duke i ndarë paraprakisht në kategoritë komunikim me gojë, komunikimme shkrim, komunikim me gjeste, por mos i shkruani këto në dërrasë. Nxitini nxënësit tëarrijnë vetë në përfundime për përcaktimin e këtyre kategorive dhe më pas i shpjegoni atoduke shtuar edhe shembuj të tjerë.C. Realizoni në klasë lojën me gjeste. Zgjidhni 4 (apo më shumë) nxënës që të dalin paraklasës. Ata mund të zgjedhin një personazh apo diçka tjetër. Lërini dorë të lirë fantazisësë tyre.D. Shkruani në dërrasë të zezë një simbol. Pyetini nxënësit se çfarë është shkruar dhe a edinë kuptimin e atij simboli. Më pas shpjegoni se simbolet janë një mënyrë komunikimi

Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe Teknologjia 63me shkrim. Ata janë mjaft të përdorshëm dhe tepër të domosdoshëm. Nisni një diskutimnë klasë për simbolet duke u përqendruar në pyetjet e mëposhtme:Pse i përdorim simbolet?A mund ta shmangim përdorimin e tyre?A i përdorin nxënësit simbolet? Cilat simbole janë më të përdorshëm nga ana e tyre?etj.Më pas realizoni detyrën praktike në faqen 53.E. Loja “Alfabet me simbole”. Përpara se të realizoni lojën pyetini nxënësit nëse kanëdëgjuar rreth kodeve apo kodimeve të mesazheve të ndryshme. Sillni në vëmendjen e tyrendonjë film apo libër që lidhet me kodet.Fletorja e punësF. Punoni në klasë ushtrimin 1 dhe 2 faqe 42. Përgjigjet e ushtrimit 1 gjenden në fund tëfletores së punës.Detyrë shtëpie G. Detyra praktike “Detektivi i vogël” faqe 43.Shënim kulturor: Vizatimet e mureve të shpellave tregojnë kulturën dhe historinë enjerëzve që i kanë bërë ato. Ato janë dëshmitare të historive të betejave, gjuetisë dhe tëkulturave të tyre. Tregimtarët tregonin histori, të sajuara ose jo, përpara se librat tëekzistonin. Për familjet dhe fiset, kjo ishte një mënyrë për të trashëguar zakonet, traditatdhe historitë brez pas brezi. Format më të hershme të dërgimit të mesazheve kanë qenëvrapuesit (maratona lindi si nevojë për të transmetuar mesazh), pëllumbat korrierë,sinjalet e tymit, sinjalet me pasqyra, sinjalet me flamurë (sidomos në det). Por të gjithakëto forma kishin limitet kohore dhe gjeografike të tyre.

64Aftësimi teknologjik 6Mësimi 2TË DHËNAT DHE INFORMACIONI – Teori Objektiva për t’u realizuar: Të flasin për rëndësinë e informacionit. Të krijojnëvetë një bazë të dhënash. Te dallojnë të dhënat nga informacioni. Të përshkruajnëmjetet e komunikimit dhe të informacionit. Elemente të fjalorit: të dhëna, informacion, bazë të dhënash, burim informacioni,formular. Këshilla: Për të realizuar pyetjen 2 tek aparati pedagogjik,nxënësit duhet tëmbështeten tek një hartë. Sillni një hartë në klasë për të diskutuar rreth simboleve nëtë. Materialet: Libri i nxënësit faqe 52 - 53, fletorja e punës faqe 46 – 47, hartë.Përsëritje, A Nisur nga pyetjet tek aparati pedagogjik faqe 53, si dhe nga konceptet kryesore tëpërmendura tek libri i mësuesit bëni një kontroll rreth njohurive të mësuara gjatë orëssë kaluar, kontroll që mund të jetë individual apo në grup. Për pyetjen 1 mund t’ukërkoni nxënësve që të justifikojnë me argumente zgjedhjen e tyre. Për pyetjen 2 tekaparati pedagogjik, nxënësit duhet të mbështeten tek një hartë. Punoni mbi hartën qëju u propozoni atyre. Fillimisht i lini nxënësit të lirë që të përkthejnë simbolet sipasnjohurive që ata kanë marrë nga lëndët e tjera më pas ju mund të shtoni apo tësistemoni propozimet e tyre. Pyetjen 3 e realizoni në formë diskutimi ndërmjetnxënësve. Diskutoni mbi detyrën e shtëpisë. Zgjidhni 3 nxënës për të paraqitur punimet e tyre.Nxënësit e tjerë të diskutojnë mbi to duke shtuar apo zhvilluar argumentet e 3nxënësve.Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitB. Kryeni një aktivitet të thjeshtë: pyetini nxënësit cili është lajmi që u ka bërë më shumëpërshtypje së fundmi dhe ku e kanë dëgjuar atë. Nxitini diskutimet e tyre dhe më paspyesni se ku i lexojnë apo marrin në përgjithësi të rejat rreth gjërave që atyre uinteresojnë (televizor, libër, internet, revistë, bisedë me shokët etj). Përzgjedhjet e tyreshkruajini në dërrasë të zezë dhe bazuar tek to shpjegoni se ato janë burimeinformacioni. Informacioni përfitohet duke grumbulluar dhe përpunuar të dhënat.C. Është mjaft e rëndësishme që nxënësit të bëjnë dallimin midis informacionit dhe tëdhënave. Shembullin në paragrafin e parë realizojeni në dërrasë të zezë. Vetë nxënësitbazuar në shembullin tuaj mund të japin shembuj të tjerë të thjeshtë të dallimit midisinformacionit dhe të dhënave.D. Realizoni në dërrasë të zezë detyrat praktike 1 dhe 2. Ju mund të ftoni dy nxënës përt’i shkruar ato në dërrasë të zezë duke u shpjeguar në çdo rast hapat që ata duhet tëndjekin. Nxitini nxënësit të nxjerrin sa më shumë informacione nga tabela apo grafiku që

Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe Teknologjia 65ata krijuan nëpërmjet pyetjeve të ngjashme me ato të detyrës praktike 1. Detyrën praktike3 mund ta jepni si detyrë shtëpie.E. Pasi të keni realizuar shembullin dhe detyrat praktike bëni një përmbledhje për tëdhënat që ju përdorët. Në shembullin e dhënë ato ishin fjalë dhe në detyrat praktike ishinnumra. Shpjegoni se të dhënat mund të jenë fjalë, simbole, piktura, numra etj.F. Pyetini nxënësit nëse dinë ndonjë mënyrë apo mjet për të krijuar tabela apo ndërtuargrafikë. Kompjuteri është një nga përgjigjet që ju mund të merrni. Shpjegoni sekompjuteri është një mjet që na ndihmon të grumbullojmë dhe përpunojmë informacione.E. Aktivitet: Përse e përdorin nxënësit kompjuterin në shtëpitë e tyre? Në rast se ata nukkanë një të tillë, mund të pyesni si mendojnë ata përse është i nevojshëm kompjuteri.F. Mbas diskutimeve të aktivitetit në pikën E, shpjegoni termin teknologji informacionidhe komunikimi. Për të dhënë një ide më të qartë, përfshini në shpjegim mjetet apopajisjet e shkëmbimit dhe përpunimit të informacionit si kompjuteri, telefoni, faksi,interneti etj. Konkretizoni për çdo pajisje mënyrën e transmetimit apo përpunimit të tëdhënave.Fletorja e punësG. Punoni në klasë pjesën e parë të ushtrimit 1, faqe 46. Përpara se të realizoni detyrënpyetini nxënësit nëse e dinë çfarë është formulari dhe nëse kanë plotësuar një të tillë mëparë. Dëgjojini me kujdes përgjigjet e tyre dhe plotësojini duke nxjerrë konceptin eformularit. Pjesën e dytë të ushtrimit për krijimin e një formulari nga vetë nxënësit, mundta realizoni në klasë apo ta jepni si detyrë shtëpie.Detyrë shtëpie H. Ushtrimi 2, faqe 47 në fletoren e punës.I. Ushtrimin “Diskutoni”, faqe 47 në fletoren e punës. Shpjegojuni nxënësve se ata duhettë plotësojnë me fjalët e tyre mënyrën konkrete se si e perceptojnë ata TIK –un.Nxënësit mund ta bëjnë vetë vlerësimin e njohurive këtë herë në një mënyrë tëndryshme, duke zhvilluar konkursin me temë “Letra vs Kompjuterit”, si dhe tëzbaviten me testin në faqen 44 – 45 të fletores së punës. Në rastin e konkursitmësuesi mund të jetë një arbitër shumë i mirë. Kjo orë mund të realizohet nga fondii orëve të lira.

66Aftësimi teknologjik 6Mësimi 1TRANSPORTI – Punë praktike Objektiva për t’u realizuar: Të përshkruajnë lëvizjen. Të dallojnë mjetet dhe rrugëte transportit. Të flasin për rëndësinë e transportit të ujit dhe energjisë. Elemente të fjalorit: transport, mjet transporti, mënyrë transporti, lëvizje. Materialet: Libri i nxënësit faqe 56 - 57, fletorja e punës faqe 48 – 49, hartë fizike tëShqipërisëPrezantim i kapitullit Bëni një diskutim në klasë rreth ndikimit të teknologjisë në veprimtaritë epërditshme. Nxitini nxënësit të diskutojnë rreth përdorimit të teknologjisë duke umbështetur në njohuritë e marra në katër kapitujt e parë. Përmendni disa zhvillimeteknologjike që lidhen me materialet (prodhimi i materialeve sintetike si plastika apoproceset e ndryshme të përpunimit të materialeve), energjinë (shfrytëzimi i burimevetë rigjenerueshme ose jo), strukturat dhe mekanizmat (ndërtimi i strukturavemadhështore, përdorimi i makinave të thjeshta dhe mekanizmave), komunikimindhe informacionin (përdorimi i librave, kompjuterit, televizorit apo telefonit). Në vijim diskutoni për ndikimin e teknologjisë në transport. Sillni në mëndje bashkëme nxënësit mënyrat si ne lëvizim, sesi mallrat apo të mirat e tjera të domosdoshmepër jetën tonë vijnë tek ne. Më poshtë jepet një shembull i thjeshtë i rrugës që ndjekqumështi, por ju mund të kujtoni bashkë me nxënësit shembuj të tjerë. Paraqiteniskemën e mëposhtme në dërrasë të zezë.Lopa milet → qumështin e mbledh makina e fabrikës → qumështi përpunohet nëfabrikë – qumështi ambalazhohet – transportohet në dyqane – njeriu e blen. Mos harroni që të shtoni ndikimet që teknologjia ka në mjedisin që na rrethon. Jumund të merrni mendimin e nxënësve se çfarë mendojnë ata mbi mjetet teknologjikeqë ndikojnë negativisht apo pozitivisht në mjedis.Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitB. Bazuar në skemat e dërrasës së zezë që keni ndërtuar me nxënësit, shpjegoni dhe dilninë përfundim që planeti ynë, ne, së bashku me gjërat që na rrethojnë jemi në lëvizje tëvazhdueshme.U shpjegoni nxënësve se çfarë kuptojmë me fjalën transport, cilat janë mënyrat dhemjetet sesi realizohet transporti. Mos harroni t’u theksoni se mjeti i transportit lidhet memënyrën apo rrugën e transportit (tokësore, detare, ajrore).C. U kërkoni nxënësve të riprodhojnë rrugët e transportit duke realizuar detyrën praktike1, faqe 57, e cila konsiston në plotësimin e çdo rruge transporti me mjetet përkatëse.Përgjigjet e mundshme:ujë - varkë, anije, gondol, nëndetëse, motobarkë, jaht, gomone etj.Ajër – avion, helikopter, deltaplan, parashutë, balonë, raketë, anije kozmike, etj

Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe Teknologjia 67D. Detyra praktike 2 është edhe një përsëritje e burimeve të energjisë. Me këtë ushtrimtestohen jo vetëm niveli i njohurive të nxënësve, por edhe sesa të qëndrueshme janë këtonjohuri.njeriu njeriu lëndë djegëse njeriu njeriu+ uji lëndë djegëseE. Detyra praktike 3 mund të jetë mjaft zbavitëse për nxënësit. Atë realizojeni në formëkonkursi dyshe – dyshe. Një çift nxënësish ngrihet dhe përcakton itinerarin e kërkuar ngamësuesi. Njëri prej tyre përshkruan rrugën shoqëruar me mënyrën e transportit dhe mjetine përzgjedhur. Nxënësi i dytë nëse ka një zgjidhje më optimale duhet ta thotë, përndryshehumbet në garë. Kujdes: Nxënësit i dytë duhet të zgjedhë rrugën më të shkurtër dhemjetin që përdor më pak energji apo energji nga burime të rigjenerueshmeFletorja e punësF. Ushtrimi “Transporti” në Fletoren e Punës mund të plotësohet në klasë duke diskutuarsiç kërkohet në kërkesë. Nxënësi me anë të këtij ushtrimi, teston njohuritë e dhëna nëklasë, njohuritë e përfituara nga burime të tjera, si dhe konfirmon edhe një herë nivelin ekëtyre njohurive.Detyrë shtëpie G. Eksperimenti në fletoren e punës faqe 49. Ky eksperiment do t’u shërbejë përtemën e ardhshme që ju do të shpjegoni. Krijoni grupet e punës të përbëra nga dynxënës, për të arritur një përformancë sa më të mirë nga ana e nxënësve.

68Aftësimi teknologjik 6Mësimi 2MJEDISI DHE TEKNOLOGJIA EKOLOGJIKE– Teori Objektiva për t’u realizuar: Të tregojnë se çfarë është mjedisi. Të familjarizohenme teknologjinë ekologjike. Të përmendin rolin e individit në shoqëri. Elemente të fjalorit: mjedis fizik, mjedis social, teknologjia jeshile, 3 R-të. Materialet: Libri i nxënësit faqe 58 – 59 dhe 63Përsëritje, A Bëni një përsëritje të njohurive të temës së kaluar duke u ndihmuar edhe nga pyetjet 1dhe 2 tek aparati pedagogjik, faqe 57. Pyetja 1 mund të zgjerohet duke bërë qënxënësi të argumentojë përgjigjen pozitive. Pyetja 2 mund të realizohet në tabelë tëzezë në formën e një tabele me dy kolona, përkatësisht për rrugët dhe mjetet.Përgjigjet e mundshme 1. Mjetet që përdoren për transport mund të jenë biçikleta dhepëllumbi. Përjashtohet balona prej letre sepse në këtë rast ndryshon nga balonaklasike sepse këtu është mjet loje për zbavitje. Brenda pesë minutave diskutoni me nxënësit rreth eksperimentit që ata kishin detyrështëpie. Në fillim i pyesni nëse kanë hasur vështirësi për realizimin e tij dhe më pasdiskutoni përfundimet e arritura nga ana e tyre.Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitB. Bazuar në këto përfundime u flisni nxënësve rreth mjedisit dhe shpjegoni ndarjen e tijnë mjedis fizik dhe social. Kini kujdes të theksoni se kur flasim për ndotjen i referohemimjedisit fizik, ndërsa kur flasim për masat që ndërmarrim i referohemi mjedisit social, qëndikon mbi mjedisin fizik.C. Duke sjellë ndër mend ato që janë thënë në kapitullin e energjisë i ftoni nxënësit që t’ihedhin një vështrim tre figurave në faqen 58 të librit dhe diskutoni rreth tyre. Më pas jumund edhe të radhitni masat që ndërmerren në mbrojtje të mjedisit si individualisht ashtudhe në grup (fqinjësia dhe mjedisi).D. Detyra praktike e faqes 58 është edhe një përsëritje e burimeve të rigjenerueshme tëenergjisë. Me këtë ushtrim testohen jo vetëm niveli i njohurive të nxënësve për kapitulline energjisë, por edhe horizonti që ata kanë në lidhje me këtë problem.E. Nga përfundimet e detyrës së sipërpërmendur dilni në rolin e natyrës në përmirësimine jetesës, si ka ndikuar teknologjia në mjedis dhe si po shihet tashmë teknologjiaekologjike, jo vetëm si rrugëzgjidhje por edhe si shpëtimtare. U flisni nxënësve për këtëteknologji.

Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe Teknologjia 69F. Fakultative: Ftoni nxënësit të lexojnë në heshtje dy paragrafët e fundit të teknologjisëekologjike. Ata mund t’i bashkojnë tre qëllimeve të paragrafit të tretë masat e cituara nëparagrafin e katërt.G. Detyrën praktike në faqe 59 e realizoni në formë konkursi. Klasën mund ta ndani nëdy ose në tre grupe. Propozimet do t’i shënoni në kolonat përkatëse të ndërtuara për këtëQËLLIMIMASATTë ruajë burimet.Krijimi i burimeve alternative të energjisë.Zëvendësimi i naftës me gaz natyror.Të mbrojë mjedisin natyror. Ndërtimi i strukturave që përmirësojnë mjedisin.Të zvogëlojë ndikimet negative tënjeriut.Prodhimi i objekteve me materiale natyrore.qëllim në dërrasë të zezë. U lini dorë të lirë fantazisë së fëmijëve. Kur propozimet nuk juduken bindëse, u kërkoni shpjegime.Detyrë shtëpie. H. Tre pyetjet tek aparati pedagogjik. U kërkoni nxënësve që të jenë të qartë nëpërgjigjet e tyre të cilat nuk duhet t’i kalojnë katër rreshtat.Në fund të këtij kapitulli është parashikuar krijimi i një fushate publicitare. Kyaksion mund të realizohet në rang klasash paralele. U rrini pranë fëmijëve nëorganizmin e saj, por duke i lënë të lirë ata në mënyrën e konceptimit, si dhe nëpërzgjedhjet që vetë nxënësit kanë bërë për përdorimin e mjeteve dhe simboleve.

70HYRJEHYRJELibri “Aftësimi teknologjik 7” është tekst shkollor për nxënësit e klasave të shtata tëshkollave nëntëvjeçare.Objektivat: Pas njohurive të fituara gjatë klasës së pestë dhe të gjashtë, në klasën e shtatë bëhetfjalë për thellim njohurish duke anashkaluar përcaktimet fiziko – kimike dhe duke upërqendruar tek lidhja e shkencës me teknologjinë dhe sesi teknologjia ndërhyn tekshkenca për të lehtësuar jetesën e njerëzve. Të mësuarit kalon nëpër disa procese, që nga riprodhimi deri tek të shprehurit me anëtë eseve. Theksi është vënë tek të menduarit aktiv i nxënësit, duke i kërkuar atij që të shprehetdhe t’i japë zgjidhje shumë situatave problemore. Në shumë raste u është kërkuar që të krijojnë vetë situata të ngjashme me ato tëshpjeguara në libër dhe që të dalin me përfundime konkrete. Konceptimi i orës mësimore ashtu si në librat e parë, është e ndërtuar duke umbështetur në pjesëmarrjen aktive të nxënësve, nëpërmjet marrjes së mendimit,ndihmesës nga mësuesi, punës kolektive dyshe dyshe apo në grup.Të stimuluarit e punës kërkimore të vetë nxënësve nëpër detyrat praktike.Inkurajimi i nxënësve për të bërë një vetëvlerësim duke kontrolluar rregullishtnjohuritë e marra nëpërmjet testeve, si dhe duke plotësuar ushtrimin “Alfabeti”.Në këtë libër është futur më shumë puna krijuese me shkrim, por jo vetëm. Ështëmenduar se nëse nxënësit arrijnë të kuptojnë nocionin, atëherë ata mund të shkojnë edhemë larg, të krijojnë një shembull modest objekti.Parimet:Parimet që udhëheqin në klasën e gjashtë janë ruajtur për t’u rimarrë në klasën e shtatëdhe për t’u zgjeruar më tej. Të përdoren strategji të tilla si shpjegimi i një pjese të mësimit, nisur nga një situatëproblemore apo pyetjeje kyç. Të nxitet tek nxënësit të menduarit kritik me pyetje të prezantuara nga mësuesi apotashmë edhe nga nxënësit, si dhe vlerësimi nga ana e tyre. Të evitohen situatat monotone gjatë orëve të mësimit, si për shembull pyetjet dhepërgjigjet e të cilave tashmë janë thënë. Të inkurajohen nxënësit që të përfshijnë sa më shumë shembuj nga përvoja e tyrepersonale gjatë orëve të mësimit apo dhe krijues. Pa dyshim që për të pesë kapitujtnxënësit kanë ç’të flasin. Mos harroni që nga një përvojë e thjeshtë, mund të lindinshumë situata problemore. Të nxitet kujtesa e nxënësve në lidhje me njohuritë tashmë të fituara prej disa vitesh. Të nxiten inteligjenca logjike, ajo e të dhënit zgjidhje një problemi, ndërpersonale,për të punuar me shokun afër dhe intrapersonale, për të vlerësuar vetë njohuritë. Të përdoren edhe njohuritë e mësuara në lëndët e tjera. Kjo shërben si përsëritje, poredhe si vetëvlerësim që nxënësi i bën vetes për njohuritë e marra në vite. Të ndërgjegjësohen nxënësit për progresin e njohurive gjatë vitit shkollor. Të nxitet entuziazmi i nxënësve gjatë një eksperimenti apo një projekti. Kjo mund tërealizohet duke vënë drejtues vetë nxënësit në projekte të caktuara.

Aftësimi teknologjik 7 71Këtyre parimeve i janë shtuar edhe të tjera që korrespondojnë me zhvillimin e moshësdhe rritjen e interesit: Të nxiten shkëmbimet dhe bashkëpunimi ndërmjet tyre, duke insistuar në respektimine njëri tjetrit, si në të dëgjuar ashtu dhe në pranimin e mendimit. Të zgjerohet procedura e kërkimit, përpunimit të informacionit nga interneti,pjesëmarrja nëpër aktivitete dhe projekte të ndryshme Të analizohen ngjashmëritë dhe ndryshimet ndërmjet objekteve apo dukurive tëndryshme.MaterialiLibri i nxënësit Ky libër rimerr edhe një herë nga klasa e gjashtë pesë çështje kryesore me të cilatndeshet çdo njeri i çfarëdo moshe: 1. Teknologjia e materialeve dhe proceseve; 2.Energjia; 3. Strukturat, forcat dhe mekanizmat; 4. Teknologjia e informacionit dhe ekomunikimit; 5. Njeriu dhe shoqëria në teknologji. Për të zgjuar interesin, ka shtesa të ndryshme, këndvështrime të reja dhe mbi të gjithainformacion të trajtuar tashmë me një gjuhë tjetër. Njohuritë e reja janë të ilustruara me fjalorin e ri teknik. Nxënësit ftohen të shprehen,të komunikojnë nëpërmjet situatave konkrete, konkurseve të ndryshme apo dhekuriozitete që nuk ekzistojnë në libër por që janë të shtuara nga mësuesi i lëndës. Mësimi shpjegohet në mënyrë graduale nëpërmjet një pyetjeje, fotografie, njëeksperimenti apo një detyre praktike. Nxënësit nxiten që të marrin pjesë aktive nëmësim nëpërmjet përfundimeve të eksperimenteve apo detyrave praktike. Çdo mësim dhe eksperiment është i shoqëruar me ilustrime, si dhe me hapësira bosheku nxënësi mund të shkruajë në mënyrë të përmbledhur përfundimet. Orët - Punë praktike shoqërojnë pothuajse çdo mësim, gjë që përforcon njohuritë efituara në mësimin paraardhës si dhe mësohen edhe elemente të reja. Aparati pedagogjik i çdo mësimi lejon përsëritjen e mësimit të ditës duke ruajturgjithmonë ekuilibrin për të mos rënë në monotoni. Ai është ndërtuar në mënyrë tëtillë, që nuk bën një përsëritje e mirëfilltë njohurish, por nxit të menduarit aktiv dhendjenjën e analizës tek nxënësit. Gjithashtu libri përmban edhe teste ku nxënësi mund të kryejnë vetë kontrollin enjohurive të fituara.Fletorja e punës Kjo fletore me ngjyra prej 56 faqesh konsiderohet si praktikë e njohurive të fituaratek libri i nxënësit. Ajo përmban punë kryesisht me shkrim, mbështetur në çdo llojushtrimi: plotësim, e vërtetë apo e gabuar, argumentim, diskutim, të gjenden gabimet,ese, kërkime, etj. Kjo fletore zhvillon më tej njohuritë dhe riprodhimin e tyre nëshumicën e rasteve me shkrim.Kjo fletore është një pikë kyçe ku nxënësi ballafaqohet me njohuritë e veta.Fletorja përmban gjithsej edhe 5 fletë (një në fund të çdo kapitulli), ku nxënësit mundtë krijojnë një minifjalor të vogël teknik, mbi pesë çështjet kryesore trajtuar në librine nxënësit.Udhëzuesi pedagogjikI pasur dhe praktik, udhëzuesi shoqëron çdo mësim me shënime të shumta dhe propozimetë ndryshme:

72HYRJEFillimisht një përmbledhje e detyrave që mësuesi duhet të realizojë gjatë orës sëmësimit, objektivat për njohuritë e mësimit të ditës, këshillat për gjatë orës sëmësimit, materialin që do të nevojitet për këtë orë mësimi, fjalorin që është idomosdoshëm të përdoret si dhe tashmë njohuritë paraprake që nxënësi duhet të ketë,për të kuptuar sa më mirë trajtimin e mëtejshëm të temës së mësimit.Ndiqet nga një sërë veprimtarish, disa prej të cilave mund të jenë edhe fakultative.Veprimtaria e parë do të jetë ajo e përsëritjes, mbështetur në aparatin pedagogjik apodhe në aktivitete të tjera për të mos rënë gjithnjë në përsëritje dhe për të sjellë gjallërigjatë orës së mësimit.Gjithashtu përshkruhen në detaje ushtrimet dhe përgjigjet e tyre që figurojnë në librine nxënësit.Informacione dhe kuriozitete që mund të plotësojnë informacionin mbi temën e dhënënga mësuesi.Ky udhëzues përmban edhe figura, të cilat mësuesi duhet t’i fotokopjojë dhe të zhvillojëaktivitete me to duke i shpërndarë në klasë, në forma të ndryshme, kolektivisht, me grupeapo dyshe dyshe.Struktura e librit të nxënësit dhe e fletores së punës Të dyja së bashku përmbajnë 10 kapituj. Përgjithësisht çdo mësimi tek libri i nxënësiti përgjigjet një detyrë me ushtrime të ndryshme tek fletorja e punës. Kombinimindërmjet këtyre dy elementeve është lehtësisht i dallueshëm, pasi detyra tek fletorja epunës mban të njëjtin titull të mësimit të ditës. Por ka edhe raste kur nuk ka përputhje.Megjithatë udhëzuesi pedagogjik udhëzon me përpikëri fletët e punës korresponduesepër çdo orë mësimi. Një temë është parashikuar të zgjasë 45 minuta, kohëzgjatjanormale e një ore mësimi. Në ketë mënyre libri është konceptuar të zgjasë për 35 orëaftësimi teknologjik.Programi35 orëTeori 16Punë praktike 16Orë të lira 3Teoritë janë lehtësisht të dallueshme nga punët praktike, pasi shënohen tek tema tek libri inxënësit:Kapitulli I: Teknologjia e materialeve dhe proceseve (3 orë Teori + 3 orë Punë Praktike)Kapitulli II: Energjia (2 orë Teori + 2 orë Punë Praktike)Kapitulli III: Strukturat, forcat dhe mekanizmat (2 orë Teori + 2 orë Punë Praktike)Kapitulli IV: Teknologjia e informacionit dhe komunikimit (2 orë Teori + 2orë PunëPraktike)Kapitulli V: Njeriu dhe shoqëria në teknologji (7 orë Teori + 7 ore Punë Praktike)Tek udhëzuesi pedagogjik jepen edhe propozime për orët e lira.Materialet e tjera si fletorja e punës, testet, lojërat, etj, janë në funksion të orëve tëmësimit. Në këtë mënyrë i lejohet mësuesit një lirshmëri në mënyrën e trajtimit të orës sëmësimit.

Aftësimi teknologjik 7 73AktivitetetUshtrimet me gojë: Ushtrimet e riprodhimit klasik dhe të përgjigjeve tek aparati pedagogjik Diskutimet e ndryshme pjesë përbërëse e librit të nxënësit Shtimi i shembujve të librit nga nxënësit bazuar në përvojën e tyre të përditshme Detyrat praktike në grupeUshtrime me shkrim:Një vend të konsiderueshëm zë fletorja e punës. Mënyra e plotësimit të saj përveçkërkesave detajohet shumë mirë nga udhëzuesi pedagogjik. Ajo përmban: Plotësim pyetjesh Plotësim tabelash Plotësim fjalish Plotësimi i detyrave praktike Krijimi i eseve Punë kërkimore Testet dhe AlfabetiUshtrime krijueseKrijimi i objekteve të ndryshme dhe realizimi i disa projekteve

Plani i Aftësimit TeknologjikKlasa e VIIProgrami sintetik 35 orëTeori 16 / Punë praktike 16 / Në dispozicion 3Kapitulli Objektivat Nr Temat për çdo orë mësimi MjetiKapitulli ITeknologjia ematerialeve dheproceseve3 T + 3 PKapitulli IIEnergjia2 T + 2 PNë fund të klasës së shtatë nxënësit duhet të jenëtë aftë:• Të njohin grupimet e materialeve, si dhe proceset epërpunimit të tyre.• Të njohin materialet e përbërë, përdorimin e tyre, sidhe të ndërtojnë vetë materiale të përbërë.• Të përdorin veglat e instrumentet e duhura, si dhe tëdinë të punojnë në fibër, dru e metal.• Të njohin polimerët dhe kategoritë e ndryshme tëtyre.• Të dinë të zgjedhin materialin, ngjyrën e formënduke patur parasysh koston, funksionin dhemjedisin.Në fund të klasës së shtatë nxënësit duhet të jenëtë aftë:• Të njohin dhe klasifikojnë burimet e energjisë.• Të dallojnë format e energjisë dhe burimet e tyre.• Të njihen me elektricitetin dhe qarkun elektrik.• Të familjarizohen me fuksionimin e qarqeve1Llojet dhe përpunimi imaterialeve →T2 Materialet e përbëra →P3Materialet e përbëra dhe mjetet edorës →P4 Polimerët →T5 Objektet polimere →P6 Instrumentet matëse →P12Burimet dhe format e energjisë→TFormat dhe ruajtja e energjisë→P3 Elektriciteti →TObjekte tëndërtuar memateriale tëndryshme, nëpërputhje meorën emësimit.Mjete dheinstrumente tëndryshme përeksperimentet.Figura të disalloje tëndryshmeburimeshenergjitike.Mjete dheinstrumente të74

Kapitulli IIIStrukturat, forcatdhe mekanizmat2 T + 2 Pelektrike dhe të elektricitetit statik.• Të kuptojnë rëndësinë e kursimit të energjisë, si dhetë dinë disa nga rregullat e thjeshta që duhet tëzbatojnë për kursimin e saj në jetën e përditshme.Në fund të klasës së shtatë nxënësit duhet të jenëtë aftë:• Të njohin dhe klasifikojnë strukturat e ndryshme qëna rrethojnë.• Të dallojnë forcat që veprojnë mbi struktura tëndryshme.• Të familjarizohen me konceptin e qëndrueshmërisësë strukturave.• Të njihen me mekanizmat dhe të ndërtojnë disa prejtyre.• Të kuptojnë konceptin e makinave të thjeshta dhe tëkuptojnë funskionimin e tyre.4Elektriciteti dhe qarku elektrik→P1 Strukturat dhe forcat →T2 Të njohim strukturat →P3 Mekanizmat →T4 Makinat e thjeshta →Pndryshme përeksperimentet.Shembujobjektesh qëparaqesinmekanizmadhe makina tëthjeshta.Mjete dheinstrumente tëndryshme përeksperimentet.Kapitulli IVTeknologjia einformacionit dhekomunikimitNë fund të klasës së shtatë nxënësit duhet të jenëtë aftë:• Të njohin komunikimin dhe disa nga mjetet më tënjohura të tij.1 Komunikimi →T2Mesazhet sekrete dhe email –i→PFigura tëndryshme tëmjeteve tëkomunikimit.75

2 T + 2 P• Të njihen me mesazhet dhe mënyrat e transmetimittë tyre.• Të familjarizohen me konceptin e të dhënave dheinformacionit.• Të njihen me kompjuterin, si mjetin më të zhvilluartë teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.• Të njohin disa nga përdorimet dhe pjesët ekompjuterit.3 Të dhënat dhe informacioni →T4Njohja dhe përdorimi ikompjuterit →PKompjuterLidhjeinternetiKapitulli VNjeriu dheshoqëria nëteknologji7 T + 7 PNë fund të klasës së shtatë nxënësit duhet të jenëtë aftë:• Të njihen me mjedisin rreth tyre, si dhe ndikimin etyre individual dhe në grup tek mjedisi fizik dhesocial.• Të dallojnë llojet e ndryshme të banesave dhematerialet e ndërtimit të tyre.• Të njihen me transportin si koncept dhe të jenë nëgjendje të argumentojnë se pothuaj çdo gjëtransportohet.• Të klasifikojnë mjetet e ndryshme të transportit nëdet, tokë dhe ajër.• Të kuptojnë rëndësinë e komunitetit dhe tërregullave të përbashkëta.• Të njohin veshjet, mënyrat e krijimit të tyre, sidhe të krijojnë vetë uniformat e tyre.1 Mjedisi fizik dhe social→T2 Banesat →T3 Mjedisi dhe banesat →P4 Veshjet→P5 Teknologjia ushqimore →T6 Ushqimi dhe trupi ynë →P7 Tregtimi i produkteve → P8 Transporti → T9 Mjetet e transportit → P10 Ekosistemi dhe ndotjet →TFigura apovizatime tëndryshme nëpërputhje meorët e mësimitMjete dheinstrumente tëndryshme përeksperimentet.76

• Të njihen me tregtimin e produkteve, si dhemënyrat e shitjes së tyre.• Të kuptojnë çfarë është teknologjia ekologjike dherolin e teknologjisë në mjedis.• Të njihen me konceptin e gjurmës ekologjike dhe tëpraktikojnë ndikimin e tyre në përdorimin eburimeve natyrore.11 Teknologjia ekologjike →T12Burimet natyrore dhe efekti“serë” →P13 Gjurma ekologjike →T14 Ne dhe planeti →P77

78Aftësimi teknologjik 7Mësimi 1LLOJET DHE PERPUNIMI I MATERIALEVE - TeoriDetyra për t’u realizuar: Të lexoni me kujdes hyrjen e librit të nxënësit. Të plotësoni me vëmendje fletoren e punës.Objektiva për t’u realizuar: Të identifikohen grupet e ndryshme të materialeve. Të dallojmë ndryshimet midis materialeve bazuar tek vetitë e tyre. Të njihen proceset e përpunimit të materialeve. Të bëhet lidhja midis një objekti dhe materialit të përdorur.Fjalor: polimer, gjysmëpërcjellës, biomaterial, materialet e përbëra.Njohuri paraprake. Materialet dhe përdorimi i tyre Metalet, qeramikat, plastikat dhe vetitë e tyre.Materialet: libri i nxënësit, fletorja e punës.Prezantimi i lëndësA. Filloni mësimin duke shpjeguar disa koncepte për teknologjinë. Pavarësisht se nxënësitjanë të familjarizuar me këtë lëndë, është mirë të theksohet se teknologjia ka lindur si nevojë ezgjerimit të aftësive të kufizuara njerëzore si: shikimi, shpejtësia, fuqia, etj.Krahasoni shkencën me teknologjinë, duke nxjerrë në pah të përbashkëtat dhe dallimetmidis tyre.Nxisni një diskutim për burimet që i nevojiten teknologjisë për të ekzistuar si e tillë.Merrni shembullin e një shpikje teknologjike si letra dhe kërkoni nga nxënësit t'iu thonëse çfarë është nevojitur për të shpikur letrën. Orientojeni diskutimin rreth përgjigjeve qëlidhen me njerëzit, informacionin, materialet, mjetet/makinat dhe energjinë. Pikërisht, kylibër bazohet te këto burime të teknologjisë. Edhe organizimi i kapitujve bazohet në këto ndarje.Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe riprodhiminB. I ftoni nxënësit që të kujtojnë nga viti i kaluar, disa nga kategoritë dhe vetitë e materialeve,duke i shënuar ato në dërrasë të zezë. U flisni nxënësve rreth materiologjisë, shkencës që studionmaterialet, e cila ka si objekt të sajin studimin e "lëndës përbërëse", duke kuptuar se sikombinohen njëra me tjerën, si mund të përdoren, si mund të ndryshohen dhe të përmirësohenpër të bërë sende të mahnitshme – madje edhe duke krijuar lloje të reja. Kjo është shkenca ematerialeve.Por çfarë janë egzaktësisht materialet - materialet janë substancat që përbëjnë gjithçka.Materialet mund të jenë natyrore, si druri, apo të krijuara nga njeriu, si plastika. Deri mësot, gjenden rreth 300.000 materiale të njohura. (KURIOZITET: nëse përmendni njëmaterial çdo sekondë, do t'iu duhen më shumë se tre ditë - netë për të përshkuar gjithëlistën e tyre). Dhe ky numër është pothuaj infinit, sepse çdo ditë shkencëtarët krijojnë dhekombinojnë materiale në mënyra të reja.Në vazhdim kujtoni bashkërisht ndarjet e mëdha tek materialet, njohuri të vitit të kaluar,dhe në të njëjtën kohë shtoni edhe njohurinë e reja për polimerët. Nxënësit janë tëfamiljarizuar me dy grupet e para, por jo me polimerët. Shpjegoni me pak fjalë që

Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe Teknologjia 79polimerët janë zinxhirë të gjatë molekulash që përsëriten dhe përfaqësohen nga plastika,druri, fibrat etj.C. Formoni tre grupe me nga dy nxënës. Secili grup do të emërtohet përkatësisht: metalet,qeramikat dhe polimerët. Duke u kujtuar për vetitë e materialeve i nxitni grupet që tëshënojnë në dërrasë të zezë vetitë e tyre, ato veti që atyre u kujtohen. Grupi i tretë qëquhet “polimerë” do të kujtojë vetitë e plastikës dhe gomës. Më pas i ftoni ata së bashkume klasën të krahasojnë tabelën e dërrasës me atë të librit në faqen 6. Ndaluni aty ku kamospërputhje dhe shpjegoni vetinë.D. Aktivitet. Ndani klasën në tre grupe dhe u parashtroni këtë situatë problemore: Duamtë ndërtojmë një shtëpi. Në mënyrë që ajo të plotësojë kushtet normale të një “strehe”duhet: të na mbrojë nga shiu; të lejojë dritën të hyjë; t’i rezistojë erës dhe të ftohtit. Seciligrup duhet të përpiqet që të gjejë objektet që përdoren për të ndërtuar shtëpinë. Për çdoobjekt ata duhet të përcaktojnë jo domosdoshmërisht materialin, por vetitë që duhet tëplotësojë objekti. Grupi që përdor më shumë veti fiton konkursin.Përgjigje të mundshme: 1. Na mbron nga shiu, çatia, e cila do të punohet me një materialqë nuk depërton ujin dhe që është i fortë. 2. E lejojnë dritën të hyjë, dritaret, që do tëndërtohen me një material të tejdukshëm dhe që nuk përcjellin temperaturat e ambientitjashtë. 3. Na ndihmojnë që t’i rezistojmë të ftohtit dhe erës, muret, që duhet të ndërtohenme materiale të forta që nuk depërtojnë ujin.E. Sillni një shembull për një material që nxënësit nuk e njohin ende si: kutitë e lëngjevetë frutave apo floku i njeriut. Pyetini ata nëse e dinë materialin përbërës të tyre. I jepnidorë të lirë diskutimeve dhe në fund i kategorizoni ato duke përmendur grupime të tjeramaterialesh si gjysëmpërcjellësit, biomaterialet, materialet e përbërë.E. I ftoni nxënësit të përmendin disa nga objektet në klasë si dritare, fletore, laps, etj. Paskësaj krijoni bashkë me ta një skemë të materialeve që na nevojiten për të arritur tek këtoobjekte. Fusni konceptin e lëndës së parë, proceseve të përpunimit dhe materialin e ri tëpërftuar. Mbështetur edhe nga njohuritë e nxënësve, përmendni disa nga proceset epërpunimit për tre grupet e mëdha të materialeve: metalet, qeramikat dhe polimerëtpërfaqësuar nga plastika.Fletorja e punësG. Për të përftuar sa më të mirë nga mësimi i ditës, zhvilloni në klasë ushtrimet 1, 2, 3dhe 4, faqe 3. Përgjigjet janë në fund të fletores së punës.Detyrë shtëpieH. Ushtrimi 5, faqe 4 tek fletorja e punës. Përgjigjet janë në fund të fletores së punës, pornxitini nxënësit të japin edhe përgjigje alternative. Kjo sepse disa nga përgjigjet mund tëjenë me më shumë se disa alternativa.I. Ushtrimin "Diskutoni" dhe "Hulumtoni" në faqen 5 te fletorja e punës. Nxënësit mundtë kërkojnë ndihmën e më të rriturve në shtëpi apo të bëjnë kërkime në internet për tërealizuar këto detyra.

80Mësimi 2Aftësimi teknologjik 7MATERIALET E PËRBËRA – TeoriDetyra per t’u realizuar: Të lexohet me kujdes mësimi në faqen 8 – 9, libri i nxënësit Të plotësohen ushtrimet tek fletorja e punës, faqe 6 – 8.Materialet: libri i nxënësit, fletorja e punës, kuti lëngjesh, gërshërëObjektiva për t’u realizuar: Të njihemi me materialet e përbëra. Të kuptojmë rëndësinë e tyre. Të njohim procesin e formimit të kompozitëve. Të kuptojmë nëse materialet e përbëra janë shpikje e kohëve moderne apo njihenedhe në periudha më të hershme. Të njohim dhe identifikojmë kompozitët natyrorë.Fjalor: kompozitë, matrica, përforcuesi, kolagjen.Njohuri paraprake. Materialet dhe përdorimi i tyre. Përdorimi i druritKëshilla për nxënësit: Lexoni me kujdes temën. Punoni në qetësi. Tregoni vëmendje në plotësimin e fletores së punës. Punoni me kujdes kur të përdorni gërshërët. Respektoni rregullat që ju janë dhënë gjatë orës së mësimit.PërsëritjeA. Nisur nga pyetjet tek aparati pedagogjik faqe 7, si dhe nga objektivat kryesore tëpërmendura tek libri i mësuesit, bëni një kontroll rreth njohurive të mësuara gjatë orës sëkaluar, kontroll që mund të jetë individual apo në grup.Përgjigjet e mundshme: Pyetja 1 – GJYSMËPËRCJELLËS është materiali që mund tapërcjellë energjinë elektrike me pak ndihmë. Një nga këto materiale, silikoni, përdoret nëndërtimin e kompjuterave. Silikoni është materiali kryesor në çipin elektronik tëkompjuterit. CD, DVD player dhe telefoni mbështeten tek gjysmëpërcjellësit.BIOMATERIALET: Çdo pjesë e trupit tuaj është një material! Kockat, muskujt, thonjtë,flokët, dhe lëkura janë shembuj të tipeve të ndryshme materialesh që gjenden në trupintua,j me veti të mrekullueshme. Këto veti ju ndihmojnë të mbijetoni, të qëndroni nëkëmbë, të copëtoni dhe përtypni ushqimet, si dhe ju mbrojnë nga e ftohta apo i nxehti.Këto materiale klasifikohen si biomateriale.Pyetja 2 – ÇELIKU: hekuri (lënda e parë) - trajtohet hekuri i lëngëzuar në njëtemperaturë mjaft të lartë dhe duke e përzierë me karbon(procesi) – çeliku (material i ri);PORCELANI: koalina ,argjilë e bardhë e imët - piqet në temperatura mjaft të larta.Procesi i pjekjes kalon në dy faza ku përfshihen pjekja përfundimtare, dhe më pasemalimi (procesi) – porcelani (materiali i ri); PLASTIKA: nafta (lënda e parë) - nxirretnga toka, dërgohet në një rafineri nafte. Një central kimik merr naftën e rafinuar dhekrijon plastikën (procesi) – plastika (materiali i ri).

Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe Teknologjia 81B. Diskutoni në klasë rreth detyrës/ave të shtëpisë. Zgjidhni tre nxënës për të folur dhenxënësit e tjerë të diskutojnë rreth përgjigjeve të tyre.Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitC. Niseni mësimin duke marrë si shembull dy materiale: çelikun dhe betonin me të cilënndërtohen pallatet. I ftoni nxënësit të diskutojnë si janë të krijuar këto materiale.Çeliku formohet duke trajtuar hekurin e lëngëzuar në një temperaturë mjaft të lartë dheduke e përzierë me karbon dhe materiale të tjera. Betoni përbëhet nga gurë të vegjël dhezhavorr, të quajtur agregat, rërë dhe çimento. Gurët e vegjël dhe zhavorri janë materialetpërforcuese dhe çimentoja është matrica që i lidh së bashku. Betoni është mjaft i mirë nështypje, por i dobët nën ndikimin e forcës së tërheqjes. Ai mund të bëhet më i fortë nëntension, duke shtuar shufra metali, tela, rrjetë, etj. Ky quhet beton i përforcuar.Pyesni nxënësit nëse çeliku dhe betoni janë materiale të “unifikuara”, pra nëse dallohenapo jo materiale të tjera. Si përfundim: çeliku është material i përzierë, ndërsa betoniështë material i përbërë (kompozitë). Materialet përbërës të tij nuk shkrihen apo nukpërzihen me njëra – tjetrën.Pasi të keni shpjeguar termat e mësipërme, jepni përkufizimin e kompozitëve.D. I pyesni nxënësit nëse ata mendojnë se materialet e përbërë janë një shpikje eteknologjive moderne, apo ato janë përdorur nga njerëzimi në shekuj. Pasi të keni dëgjuardiskutimet, jepni shembullin e përdorimit të tullave të baltës në kohët e “hershme”.Nxitni një diskutim në klasë nëse kompozitët janë materiale natyrorë apo të shpikur nganjeriu. Shembulli i drurit dhe kockave janë shembujt më të mirë të kompozitëve natyrorë.Nisur nga shpjegimi juaj, kryeni eksperimentin nr. 2 tek libri i nxënësit. Ky është njëilustrim shumë i mirë për njohuritë që nxënësit kanë marrë. Në çdo rast, nxënësit duhet tëshkruajnë dhe arsyetojnë përfundimet e tyre.Fletorja e punësG. Ushtrimet 1, 2 dhe 3 ndihmojnë në kuptimin më të mirë të kompozitëve. Përgjigjet eushtrimit 1 ndodhen në fund të fletores së punës. Në varësi të kohës, ushtrimet 2 dhe 3mund t’i jepni edhe si detyrë shtëpie.Detyrë shtëpie.H. Ushtrimi 4, faqe 7 në fletoren e punës.Përgjigje: Detyra e shtëpisë: ndërtim – kolonat e ndërtesave; transport – makinat eformula 1; sport – raketat e tenisit, biçikletat.

82Aftësimi teknologjik 7Mësimi 3MATERIALET E PËRBËRA dhe MJETET E DORËS –Punë praktikeDetyra për t’u realizuar: Të realizohen eksperimentet dhe detyra praktike në faqen 10 – 11, libri i nxënësit. Të plotësohen ushtrimet tek fletorja e punës faqe 6 – 8.Materialet: libri i nxënësit, fletorja e punës, mjete të ndryshme dore, 2 enë me madhësitë njëjtë, ujë dhe letër higjenikeObjektiva për t’u realizuar: Të krijojmë materiale të përbërë në kushtet e shtëpisë. Të krahasojmë vetitë e materialeve të përbërë me ato fillestare. Të rikujtojmë njohuritë mbi mjetet e dorës. Të realizojmë një objekt “krijues” duke përdorur mjete dore.Njohuri paraprake. Materialet e përbëra. Mjetet e dorës.Këshilla për nxënësit: Punoni në qetësi eksperimentet Tregoni vëmendje në plotësimin e fletores së punës. Respektoni rregullat që ju janë dhënë gjatë orës së mësimit.Përsëritje, ANisur nga pyetjet tek aparati pedagogjik faqe 9, si dhe nga konceptet kryesore tëpërmendura tek libri i mësuesit, bëni një kontroll rreth njohurive të mësuara gjatë orës sëkaluar, kontroll që mund të jetë individual apo në grup. Për pyetjen 1 mund t’u kërkoninxënësve që të justifikojnë me argumente zgjedhjen e tyre. Pyetjet 2 dhe 3 i zgjidhni nëformë diskutimi ndërmjet nxënësve.Përgjigjet e mundshme: Pyetja 2 – Druri: matrica – materiali ngjitës, përforcuesi – fibrate celulozës. Kocka: matrica – kolagjeni, përforcuesi – minerali i fortë.Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitB. Ndani klasën në dy grupe. Njëri grup përfaqëson lëndët e para, ndërsa grupi tjetërmaterialet e përbëra. Secili grup duhet të japë vetitë që i bëjnë këto materiale tëkërkueshme. I ndihmoni nxënësit duke u mbështetur vetitë në argumente. Në fund tëkonkursit përforconi idenë se materialet e përbëra lindën si nevojë e njerëzimit për t’imodifikuar sipas nevojave të tyre.C. Aktivitet. A mund të përdoret një lëndë e parë për të prodhuar dy apo më shumëkompozitë? Përgjigje të mundshme: betoni formohet nga çimento, rërë, zhavorr dhe ujë;xhami formohet nga rëra dhe disa materiale shtesë që kalojnë në procese përpunimi.Rëra është materiali i përbashkët që shërben për prodhimin e dy kompozitëve tëmësipërm.

Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe Teknologjia 83Nga shpjegimi i shkurtër i këtyre dy materialeve dhe pyetjes, i ftoni nxënësit të gjejnëshembuj të tjerë ku e njëjta lëndë e parë, mund të përdoret në formimin e disakompozitëve.D. Realizoni në klasë detyrën praktike në faqen 10 të librit të nxënësit. Detyra shërben përpërforcimin e njohurive mbi kompozitët me shembuj konkretë.Përgjigjet e mundshme: Betoni – materialet(rërë, zhavorr, ujë), kompozitët (çimento).Karrige – materiale (dru, plastikë apo metal), kompozitë (druri apo metali me shtresën esipërme).E. Bëni një përsëritje, së bashku me nxënësit, mbi njohuritë e marra vitin e kaluar përmjetet e dorës. Rikujtoni klasifikimin e mjeteve të dorës që mund të bëhet bazuar në :Funksionin: mjete shpuese dhe goditëse, lëmuese/prerëse, matëse dhe niveluese,gërmuese, etj.Profesionit: profesione të caktuara përdorin mjete dore të caktuara si doktorët, mësuesit,policët, etj. Shkruani në dërrasë të zezë bashkë me nxënësit kategori të caktuaraprofesionesh, shoqëruar me mjete përkatëse.Materialit ku përdoren: mjete dore që përdoren mbi metal, dru, letër apo plastikë.Plotësoni bashkërisht me nxënësit. Ju mund të zgjidhni edhe materiale të tjera.Piktogramet e mëposhtme janë shembull i mënyrës së përdorimit të mjeteve të dorës gjatëpunës.Mbrojtje e trupit mbrojtje e fytyrës mbrojtje e duarve mbrojtje e veshëveDetyrë shtëpieG. Nxënësit duhet të realizojnë në shtëpi eksperimentin në faqen 10 të librit të nxënësve.Kjo i ndihmon të bëjnë dallimin ndërmjet materialeve të thjeshta dhe atyre të përbëra.Përgjigjet e mundshme: Akulli i formuar nga uji dhe letra higjenike është material ipërbërë, ku matrica →uji dhe fibra përforcuese →letra higjenike. Nëse i hedhim nga njëlartësi e caktuar, akulli i thjeshtë thyhet. Ne mund të provojmë fortësinë e dy materialeveduke i goditur me ndonjë mjet të fortë (çekiç).Orë e lirë. Një nga orët e lira mund t’i përdorni për të realizuar detyrën praktike në faqen11. Në një nga orët e materialeve ndani klasën në dhjetë grupe, në mënyrë që dy grupe tëkenë mundësi të realizojnë të njëjtën punë krijuese. I ndani punët në grupe me short. I linirreth dy javë afat nxënësve që të realizojnë punën e caktuar.Në orën e lirë merrni në diskutim punën e secilit grup duke diskutuar:1. temën që paraqesin;2. mjetet e dorës;3. materialet e përdorura;Në fund nxirrni nga një fitues për çdo çift të punës krijuese.

84Aftësimi teknologjik 7Mësimi 4POLIMERËT - TeoriDetyra për t’u realizuar: Të lexohet me kujdes mësimi në faqen 12 – 13, libri i nxënësit. Të plotësohen ushtrimet tek fletorja e punës, faqe 9 – 10.Materialet: libri i nxënësit, fletorja e punës.Objektiva për t’u realizuar: të familjarizohemi me konceptin e polimerëve. të identifikojmë materialet e ndryshme që i përkasin grupimit të polimerëve. të dallojmë ndryshimet ndërmjet materialeve polimere. të njihemi me polimerët natyrorë dhe sintetikë.Fjalor: polimer, monomer, termoplastik, termoset, celulozë.Njohuri paraprake. Plastikat, druri dhe fibrat. Vetitë dhe përbërja e materialeve të mësipërme.Këshilla: Për të realizuar punën praktike orën e ardhshme, ruajini objektet e ndryshme qësollët me vete. Ju mund të inkurajoni nxënësit që të marrin objekte të tjera nga shtëpitë.Përsëritje, AKujtoni së bashku me nxënësit njohuritë mbi drurin, letrën, fibrat, gomën dhe plastikën.Rifreskoni njohuritë duke u përqendruar tek përbërja dhe vetitë e tyre. Këtë aktivitetmund ta realizoni duke përzgjedhur 5 nxënës. Secili do të flasë në mënyrë të shkurtuarpër materialin që përfaqëson. Në vazhdim klasa mund të ndihmojë secilin prej tyre nëkëtë kujtesë.Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitB. Sillni në klasë objekte si: letër, CD, qese plastik, shishe plastike, laps, monedhë,pecetë, kanaçe alumini, top, kuti vezësh dhe objekte të tjera që i përkasin grupimeve tëndryshme të materialeve si: metal, qeramikë, letër, fibër, plastikë, etj. Kujtoni së bashkume nxënësit ndërtimin e brendshëm të këtyre grupimeve, bazuar edhe tek përkufizimet qënxënësit kanë mësuar. Krijoni një tabelë me objekte që i përkasin metaleve dhe qeramikësnë njërën anë, dhe objekte që i përkasin drurit, letrës, fibrës, plastikës dhe gomës nga anatjetër. Shpjegoni nxënësve se objektet e grupimit të dytë përbëhen nga materiale me vetitë ndryshme, por ngjasojnë nga përbërja: molekula të lidhura si zinxhirë të gjatë.Shpjegoni kuptimin e fjalëve monomerë dhe polimerë duke i shkruajtur këto fjalë nëdërrasë të zezë.C. Në shembujt e mësipërm, druri (natyral), fibra (natyrale dhe sintetike) dhe plastika(sintetike) janë polimerë. Përpiquni që nxënësit të arrijnë vetë në përfundimin sepolimerët mund të jenë natyrorë (gjenden në natyrë) dhe sintetik (prodhohen nga njeriu).Jepni shembuj të polimerëve natyrorë. Përpiquni të ngjallni sa më shumë kureshtjen enxënësve duke u mësuar që edhe ADN –ja jonë është në vetvete një polimer.D. Duke u nisur nga përsëritja që bëtë së bashku me pesë nxënësit në fillim të orës,përdorini të dhënat e përftuara për të nxjerrë vetitë kryesore të drurit, letrës, fibrave,gomës dhe plastikës. Diskutoni për vetitë e përbashkëta si dhe vetitë që i ndajnë ata. E

Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe Teknologjia 85përdorni këtë ndarje për të shpjeguar ndarjen e polimerëve sipas vetive të tyre në dy grupetë mëdha: termoplastik dhe termoset. Inkurajoni nxënësit të japin sa më shumë shembuj tëkëtyre grupimeve, ose ju mund të jepni disa shembuj dhe nxënësit të përcaktojnë nëse atojanë polimerë termoset apo termoplastikë.F. Zhvilloni konkursin në librin e nxënësit, faqe 13. Ndajeni klasën në dy apo më shumëskuadra duke i përfshirë të gjithë nxënësit. Jepni idetë tuaja në përzgjedhjen e objektevenë mënyrë që nxënësit të zgjedhin polimerë të të gjitha kategorive. Jini të vëmendshëm qënxënësit të respektojnë fjalën dhe mendimin e njëri – tjetrit.Fletorja e punësG. Punoni në klasë ushtrimin 1, faqe 9, përgjigjet e së cilës ndodhen në fund të fletores sëpunës.H. Ushtrimin 4, faqe 10. Ju mund të realizoni një pjesë të këtij ushtrimi duke e plotësuarme shembujt e dhënë në librin e nxënësit dhe të shpjeguar nga ju. Ju mund të jepni detyrështëpie plotësimin me veti dhe objekte të tjera të polimerëve natyrorë (goma, proteina,celuloza). Për të realizuar këtë ushtrim nxënësit mund të kërkojnë ndihmën e të rriturveapo të bëjnë kërkime në internet.Përgjigjet e mundshme: Goma – elastike, absorbon goditjet, dendësi të vogël – atlete,këpucë, gomat e makinave, topat, lodra të ndryshme, etj. Proteina – shkrihen në ujë,reagojnë deri në ndryshimin e formës fillestare ndaj të nxehtit dhe të ftohtit - lëkura,leshi, mëndafshi. Celuloza – material i fortë, nuk tretet në ujë – fibrat e kërcejve apotrungujve, pambuku, fibrat e najlonit, përdoret për prodhimin e plastikave, etj.Detyrë shtëpieUshtrimi 2 dhe 3, faqe 9 në fletoren e punës. Ky ushtrim shërben për të riprodhuarnjohuritë kryesore të mësimit të ditës.Përgjigjet e mundshme:Pyetja 2 – polimerët janë zinxhirë të gjatë molekulash që përsëriten. Momonerët janëmolekulat që formojnë polimerët. Materialet termoplastikë mund të rimarrin formë dhe tëruajnë vetitë e tyre. Kur ato ngrohen në temperatura shumë të larta, shkrihen,rimodelohen dhe forcohen përsëri pasi ftohen. Materialet termoset nuk mund të rimarrinformë dhe të ruajnë vetitë e tyre. Kur ato ngrohen në temperatura shumë të larta,shkrihen dhe nuk mund të rimodelohen.Pyetja 3 - Nafta në gjendje natyrale, e papërpunuar, që nxirret nga toka, përmban qindrahidrokarbone të ndryshme, bashkë me materiale të tjera në sasi të vogla. Puna në njërafineri nafte, konsiston në ndarjen e këtyre materialeve dhe gjithashtu nëprishjen/thyerjen e hidrokarboneve të mëdha në njësi më të vogla. Një central kimik merrnaftën e rafinuar që përmban monomerëtë vegjël dhe krijon polimerë nëpërmjetreaksioneve kimike. Një fabrikë përplastikë merr produktin përfundimtar tëcentraleve kimikë, polimerët në formën errëshirës, u shton përbërës të tjerë përtë përftuar vetitë e dëshiruara, dhe u jepformë.rafineri nafteuzinëkimikefabrikë plastike

86Aftësimi teknologjik 7Mësimi 5OBJEKTET POLIMERE - Punë praktikeDetyra për t’u realizuar: Të realizohen eksperimentet dhe detyra praktikë në faqen 14 – 15, libri inxënësit. Të diskutohet dhe të nxirren konkluzione mbi eksperimentet dhe detyrën erealizuar. Të plotësohen ushtrimet tek fletorja e punës, faqe 9 – 10.Materialet: libri i nxënësit, fletorja e punës, kapëse letrash, letër, CD, qese plastike,shishe plastike, laps, monedhë, pecetë, kanaçe alumini, top, kuti vezësh.Objektiva për t’u realizuar: të familjarizohemi me mënyrat e ndërtimit të polimerëve. të krahasojmë konkretisht vetitë e objekteve të ndryshme polimere. të krijojmë plastikë në kushtet e shtëpisë dhe të identifikojmë vetitë e saj.Njohuri paraprake. Polimerët, vetitë e tyre.Këshilla për nxënësit: Punoni në qetësi me eksperimentet dhe punën praktike Tregoni vëmendje në plotësimin e fletores së punës. Punoni pastër dhe me kujdes. Respektoni rregullat që ju janë dhënë gjatë orës së mësimit.Përsëritje, ANisur nga pyetjet tek aparati pedagogjik faqe 13, si dhe nga objektivat kryesore tëpërmendura tek libri i mësuesit, bëni një kontroll rreth njohurive të mësuara gjatë orës sëkaluar, kontroll që mund të jetë individual apo në grup. Për pyetjen 1 mund t’u kërkoninxënësve që të justifikojnë në argumenta zgjedhjen e tyre. Pyetjet 2 dhe 3 i zgjidhni nëformë diskutimi ndërmjet nxënësve.Përgjigjet e mundshme: Pyetja 2 – Goma sintetike, letra, fibrat sintetike si poljestra aponajloni, janë polimerë sintetikë. Si rrjedhim, të gjitha materialet plastike janë polimeri. Eanasjellta nuk është e vërtetë. Pyetja 3 – Polimerët termoplastikë pas një përpunimi mundtë rimodelohen bazuar në formën e një objekti të ri. Kjo veti i bën ato të riciklueshme.Polimerët termoset nuk riciklohe. Megjithatë sot po bëhen përpjekje për të gjetur metodapër t’i bërë ato të riciklueshme.Diskutoni në klasë rreth detyrës/ave të shtëpisë. Zgjidhni tre nxënës për të folur dhenxënësit e tjerë të diskutojnë rreth përgjigjeve të tyre.Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitB. Eksperimenti në faqen 14 lidhet me strukturën dhe ndërtimin e polimerëve. Realizimi itij do t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë ndërtimin e polimerëve, si dhe vetitë që rrjedhinnga mënyra e ndërtimit të tyre. Eksperimentin mund ta realizoni me kapëse letrash apo tëpërfshini në të nxënësit. Ndërtoni polimerët linearë dhe rrethorë dhe diskutoni menxënësit rreth pyetjeve të mëposhtme:

Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe Teknologjia 87Në cilin rast polimeri është më i fortë?Përgjigjet e mundshme: polimerët rrethorë.Cilët lëvizin më lehtë?Përgjigjet e mundshme: polimerët linearëCili polimer këputet më lehtë?Përgjigjet e mundshme: polimerët linearëDiskutimet dhe përgjigjet e dhëna do ju ndihmojnë në realizimin e detyrës praktike faqe14 – 15.Konkluzioni: Në varësi të ndërtimit të polimerëve, pra mënyra se si monomerët lidhensë bashku, përcaktohen vetitë e ndryshme që shfaqin objektet polimere.C. Aktivitet: Realizoni detyrën praktike në faqen 14 – 15 me objektet e sjella në klasë njëorë më parë. Ju mund të zgjidhni disa mënyra realizimi për ta bërë sa më interesantediskutimin si: zgjidhni 2 nxënës për të bërë veprimet dhe nxjerrë konkluzionet; secilinxënës të shkruajë vëzhgimet dhe konkluzionet e tij dhe pastaj t’i krahasojnë ato menxënësit e tjerë.Fletorja e punësD. Ushtrimi “Diskutoni” në fletoren e punës faqe 10. Ushtrimi mbështetet tek vetitë epolimerëve natyrorë, si dhe të objekteve të ndërtuara prej tyre. Ushtrimin realizojeni nëformë diskutimi. Në varësi të kohës, këtë ushtrim mund ta jepni edhe detyrë shtëpie.Detyrë shtëpieH. Eksperimenti në librin e nxënësit faqe 15. Nxitini nxënësit të mbajnë shënime gjatëzhvillimit të tij. Qëllimi është që nxënësit duhet të krahasojnë vetitë e plastikës së krijuarvetë me vetitë e objekteve plastike që kanë në shtëpi, si p.sh. luga. Vëzhgimet dhekonkluzionet e tyre diskutojini në klasë.

88Aftësimi teknologjik 7Mësimi 6INSTRUMENTET E MATJES - Punë praktikeDetyra për t’u realizuar: Të realizohen eksperimenti dhe detyra praktikë në faqen 16 – 17, libri i nxënësit. Të nxirren konkluzione mbi eksperimentet dhe detyrën e realizuar.Materialet: libri i nxënësit, objekte të ndryshme, lloje të ndryshme letre, mjete dorematëse, mikroskop, ristelë 50 cm, libra, vizore me vrima, kapëse letrash, gota letre apoplastike, hapëse vrimash, monedha, peshore normale.Objektiva për t’u realizuar: të familjarizohemi me procesin e të vëzhguarit dhe matjen. të mësojmë se përse shërbejnë mjetet e kalibrimit. të njihemi me etalonët dhe njësitë matëse.Fjalor: etalon, kalibrim, instrumente kalibrimi.Njohuri paraprake. Për çfarë shërbejnë mjetet matëse. Njësitë bazë të sistemit matës.Këshilla për nxënësit: Punoni në qetësi me eksperimentin dhe punët praktike Tregoni vëmendje në plotësimin e vëzhgimeve të eksperimentit dhepërfundimeve të punës praktike. Respektoni rregullat që ju janë dhënë gjatë orës së mësimit.Përsëritje, ANisur nga njohuritë e një viti më parë diskutoni bashkërisht në klasë se çfarë janë mjetetmatëse dhe përse shërbejnë ato. Kujtoni që njësitë e matjes, si dhe mjetet matëse qëpërdorim, varen nga lloji i matjes që duam të bëjmë. Për shembull: A mund të matimdistancën e dy qyteteve me centimetër? Po gjatësinë e një tavoline me kilometër? Tabelae mëposhtme është një kujtesë për disa nga njësitë matëse. Shkruajeni atë në dërrasë tëzezë ose angazhoni nxënësit që ta shkruajnë me ndihmën tuaj.Njësia MATET Simboli Shumëfishi NënfishiMetër Gjatësia m Kilometër - km Milimetër - mmMetër katror Sipërfaqja m 2 Kilometër katror km 2 Milimetër katror mm 2Metër kub Volumi m 3 Kilometër kub km 3 Milimetër kub mm 3Gram Masa gr Kilogram - kg Miligram – mgGradë Këndi ° GradëSekondë Koha s Minuta – min Ora - h Të mijtat e sek.MsAmper Intensitetin e A Kiloamper - kA Miliamper – mArrymëselektrikeVolt Masimtensioninelektrik në qarkV Kilovolt - kV Milivolt – mVBajtMasim sasinë einformacionitqë ruhetpajisjet eruajtjes.BKilobajt - KBMegabajt - MBGigabajt - GB

Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe Teknologjia 89Kujtoni së bashku me nxënësit që sistemi i matjes është i unifikuar. Në vazhdim ju mundtë risfreskoni njohuritë në lidhje me mjetet e kalibrimit, që lindën për të matur pikërishtkëto sisteme matjeje. Duke bërë një përsëritje të mjeteve të kalibrimit, futni edhe nocionine “etalonit” në matje.Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitB. Duke u bazuar në këto njohuri realizoni së bashku me nxënësit detyrën praktike nëfaqen 16 të librit të nxënësit. Tre nxënës mund të realizojnë dhe të përshkruajnë procesine matjes, të tjerët mund të shtojnë apo ndihmojnë këta tre nxënës.C. Nxënësve duhet t’u theksoni se që të jesh një matës i mirë, duhet të jesh në radhë tëparë një vëzhgues i mire. Matja është e lidhur ngushtë me vëzhgimin. Eksperimenti nëfaqen 16 është një ilustrim i mirë i vëzhgimit dhe matjes. Këtë eksperiment ju duhet tazhvilloni së pari me nxënësit: ata duke vëzhguar me sy të lirë sendin që do të shikoni nëmikroskop dhe më pas shikimin në mikroskop. U tërhiqni vëmendjen nxënësve që duhettë mbajnë shënim rezultatet e eksperimentit sipas kërkesave të librit.D. Eksperimenti i dytë ka për qëllim të tregojë që ne në kushte shtëpie dhe në mungesë tëinstrumenteve matës, mund të krijojmë vetë disa masa etalon. Zhvilloni eksperimentindhe nxënësi duhet të shënojë procedurën e këtij eksperimenti.E. Fakultative. Detyrën praktike të faqes 17 mund t’ua jepni nxënësve si detyrë shtëpie. Iudhëzoni ata që të mbajnë shënim instrumentet matës që ju keni përdorur për çdo materialdhe për çdo proces, kur ju janë nevojitur.Përsëritje kapitulli.Nxënësit mund të bëjnë vetë një vlerësim të njohurive të kapitullit duke zhvilluar testinpërmbledhës të kapitullit.I nxitni nxënësit që të plotësojnë ushtrimin “Alfabeti” tek fletorja e punës. Shpjegojuninxënësve se ata duhet ta plotësojnë me fjalë që lidhen me teknologjinë e materialeve,sidomos me fjalët apo konceptet e reja që ata kanë mësuar. Ky ushtrim mund të jetëzbavitës sidomos nëse e plotësoni bashkërisht.

90Aftësimi teknologjik 7Mësimi 1BURIMET DHE FORMAT E ENERGJISE - TeoriDetyra për t’u realizuar: T’i jepet zgjidhje situatave problemore në faqen 20, libri i nxënësit. Të plotësohen ushtrimet tek fletorja e punësMaterialet: libri i nxënësit faqe 20 – 21 dhe fletorja e punës faqe 12 – 13.Objektiva për t’u realizuar: të përshkruajnë biomasën të dallojnë avantazhet dhe disavantazhet e energjisë bërthamore. të flasin për rëndësinë e ruajtjes së burimeve të energjisë.Fjalor: biomasa, energji bërthamore, burime alternative.Njohuri paraprake. Burimet e energjisë. Burime të rigjenerueshme dhe të parigjenerueshme.Këshilla për nxënësit: Lexoni me kujdes mësimin duke kujtuar njohuritë për energjinë. Tregoni vëmendje në plotësimin e fletores së punës. Respektoni rregullat që ju janë dhënë gjatë orës së mësimit.Përsëritje dhe prezantimi i kapitullitA. Duke u nisur nga njohuritë e mëpërparshme mbi energjinë, nisni t’u flisni nxënësvepër kapitullin e energjisë. Duke kujtuar njohuritë e marra një vit më parë futni nocioninqë energjia përkufizohet si mundësia për të bërë punë. Në këtë këndvështrim krijoni nëklasë një situatë problemore: Për të plotësuar nevojat tona, cilat janë objektet që vihen nëpunë me anë të energjisë në shtëpitë tona?Përgjigjet e mundshme: pajisjet për ngrohje dhe ftohje, llambat, bojlerët, bateritë apogjeneratorët, dyert e garazhit, alarme të ndryshme (detektorët e tymit, për shembull),sobat për gatim, objekte të ndryshme elektronike (televizorë, kompjuter, etj), etj.Duke i shënuar këto përgjigje në dërrasë të zezë do të shikojmë përdorimin e gjerë tëenergjisë nga vetë ne.Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitB. Ftoni nxënësit të kujtojnë llojet e formave të energjisë të mësuara më parë: energjia eerës, energjia e ujit, lëndët djegëse të fosileve, energji kimike, etj. Diskutoni në klasësituatën problemore: Si lidhet energjia diellore me format e mësipërme te energjisë?Nxënësit janë të aftë që t’i përgjigjen: energjia e diellit me krijimin e erës, energjia ediellit me depozitimin e ushqimit, etj.C. Rikujtoni edhe një herë ndarjen që ne i kemi bërë burimeve të energjisë. Në këtë pikëju duhet të theksoni kujdesin që duhet të tregojmë për ruajtjen e burimeve tërigjenerueshme. Pavarësisht se këto burime rikrijohen ne duhet të kujdesemi për to. Sillninë vëmendje shembullin e drurit, si burim të rigjenerueshëm dhe kujdesin që duhet tëtregojmë për burimin e tyre, pyjet. Ky kujdes në ditët tona shtohet për arsye se burimet e

Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe Teknologjia 91parigjenerueshme, krahas faktit të pakësimit të tyre, krijojnë edhe ndotje për ambjentin.Kjo kërkon shfrytëzimin me kriter të burimeve të rigjenerueshme.D. Në vijim, është rasti për të folur edhe për dy burime të tjera të rigjenerueshme, siburime të papërmendura më parë, biomasën dhe energjinë bërthamore. Për burimin e dytëduhet të flisni për arsyet se pse ekzistojnë hezitime për këtë burim. Flisni për avantazhetdhe disavantazhet e energjisë bërthamore.E. Tashmë është folur mjaft për burimet e ndryshme të energjisë. Realizoni njëminikonkurs të vogël në mënyrë kolektive. Pyetja është: Jepni arsye se pse ne idrejtohemi një burimi të dytë të energjisë?Fakultative. Minikonkursin mund ta vazhdoni duke e zgjeruar me pyetjen tjetër: Tregonise ku mund ta ruani energjinë?Fletorja e punësF. Përpiquni që të plotësoni në klasë kolektivisht ushtrimet në faqen 12 – 13 tek fletorja epunës. Kjo do t’i ndihmojë nxënësit që të bëjnë një përsëritje dhe një kontroll të njohurivetë reja. Përgjigjet gjenden në fund të fletores së punës.Detyrë shtëpieG. Pasi nxënësit të kenë mësuar mësimin e ditës ata duhet t’i japin përgjigje situatësproblemore me shkronja të pjerrëta në faqen 21 tek libri i nxënësit si dhe pyetjes 2 tekaparati pedagogjik, në të njëjtën faqe.Përgjigjet e mundshme: Burimet e biomasës janë druri, gomat e përdorura, mbeturina tëndryshme, etj. Ne përftojmë energji nga këto burime, duke i djegur ato. Është pikërishtdjegia e tyre që shkakton ndotjen e ambjentit, sidomos nëse bëhet në mënyrë tëpakontrolluar. Avantazhe: është energji e rigjenerueshme; energjia e prodhuar ka kostotë ulët prodhimin; burimet e biomasës si druri, mbeturina të ndryshme përfshirë edhejashtëqitjet e bagëtive, gjenden lehtë; etj. Disavantazhe: djegia e lëndëve të biomasësprodhon gaze si dioksid karboni, i cili dëmton shtresën e ozonit dhe në këtë mënyrë mundtë kontribuojë në ngrohjen globale; grumbullimi dhe ruajtja e materialeve të biomasësështë më e shtrenjtë se ruajtja e lëndëve djegëse të fosileve; centralet e biomasës kërkojnënjë hapësirë mjaft të madhe dhe riciklimi i mbetjeve kërkon një sasi tepër të madhe uji;etj.Shënim kulturor: Kohët e fundit të gjithaaparatet elektroshtëpiake, llambat apomakinerite që tregtohen, kanë të ngjitur një“etiketë energji”. Kjo etiketë u lejonkonsumatorëve të orientohen në blerjet e tyre,në mënyrë që të kursejnë energji në shtëpitë etyre.

92Aftësimi teknologjik 7Mësimi 2FORMAT DHE RUAJTJA E ENERGJISE– Punë PraktikeDetyra për t’u realizuar: T’i jepet zgjidhje detyrave praktike në faqet 22 - 23, libri i nxënësit. Të realizohet me kujdes eksperimenti ne faqen 23 të librit të nxënësit.Materialet: libri i nxënësit faqe 22 – 23, laps me gomë, pineskë, fije e gjatë 25 cm, letër,raportor.Objektiva për t’u realizuar: të japin prova të ekzistencës së energjisë. t’i përshtatin formave të energjisë burimet dhe objektet teknologjike. të ndërtojnë një zinxhir të ndryshimit të formave të energjisë. të flasin për burimet alternative të energjisë. të ndërtojnë një objekt – burim energjie.Njohuri paraprake. Format kryesore të energjisë. Shndërrimi i energjisë.Këshilla për nxënësit: Tregoni kujdes në dhënien e zgjidhjeve të detyrave praktike. Tregoni kujdes në vendosjen e helikës së erës. Përpara se të shkruani esenë, bëni një kërkim të vogël bazuar në pyetjet e dhënatek libri i nxënësit.Përsëritje, A.Nisur nga pyetjet tek aparati pedagogjik në faqen 21, bëni një kontroll individual teknxënësit. Këtë kontroll mund ta bëni për 3 – 5 vetë. Për pyetjen e parë, nxënësi duhet tëbëjë argumentimin për zgjedhjen e tij. Ju duhet ta nxisni nxënësin që të shpjegojëenergjinë kimike dhe atë mekanike, bazuar tek njohuritë e fituara më parë.Për pyetjen e tretë, lëreni nxënësin që të përgjigjet vetëm për energjinë bërthamore.Përgjigje e mundshme: Energjia bërthamore mbështet tek uraniumi, një metal qëndodhet nën tokë. Pavarësisht sasive të shfrytëzuara të tij, ato janë të kufizuara dhe njëditë mund të mbarojnë. Prandaj energjia bërthamore nuk është energji e rigjenerueshme.Një nxënës tjetër përgjigjet për pyetjen e dytë që ka qenë edhe detyrë shtëpie. Duke qenëse kjo është një pyetje për biomasën, mësuesi mund t’i drejtojë nxënësit edhe vazhdimin epyetjes së tretë: “A është biomasa burim i rigjenerueshëm?” Përgjigje e mundshme:Biomasa mbështetet tek druri dhe mbeturina të tjera. Për sa kohë ne kujdesemi përdrurët, ata nuk do të mbarojnë. Gjithashtu ne gjithmonë do të prodhojmë mbeturina.Prandaj biomasa është energji e rigjenerueshme.Rikthejuni ushtrimit me pajisjet e shtëpisë, që bëtë një ore më parë. Shënojini pajisjet nënjë kolonë, burimin e energjisë në kolonën tjetër dhe tek kolona e tretë llojin e burimit, irigjenerueshëm ose jo. Shembuj për plotësim:pajisjet për ngrohje dhe ftohje – rrjet elektrik – hidrocentrali - energji e rigjenerueshmebojlerët – panel diellor – energji e rigjenerueshme; bateritë – helikë ere – energji erigjenerueshme; gjeneratorët – lëndë djegëse fosile – energji e parigjenerueshme; sobatpër gatim – gaz – energji e parigjenerueshme

Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe Teknologjia 93Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitB. Duke qenë se jeni në momentin e formave dhe burimeve të energjisë, ftoni nxënësit tëplotësojnë tabelën e detyrës praktike nr. 1 në faqen 22.Burimet e energjisë janë natyrore dhe burime teknologjike, të prodhuara nga njeriu.Format eenergjisëEnergjiamekanikeNxehtësiaDritaTingulliBurimet erigjenerueshmelëvizja e erës,rrjedhja e ujit,dielli, biomasa (djegiae drurëve),dielli, yjet, biomasa(drita e drurëve qëdigjen)Burimet eparigjenerueshmelëndët djegëse të fosileve(qymyri, nafta, gaznatyror)energjia e fosileve (djegiae qymyrit, naftës, gazitnatyror)drita që çlirohet nga djegiae lëndëve djegëse tëfosileve (qymyri, gazi)çdo zhurmë, tingull që dëgjojmë në natyrëBurimetteknologjikemotorrët elektrikë,makinatPajisjet e gatimit dhetë ngrohjes, paneletdielloreaparatet e ndriçimit(llambat, qirinjtë)televizori, radio,kambana, telefoni, etjElektricitetiEnergjiakimikedielli, era, uji,biomasa,Bimët, ushqimilëndët djegëse të fosileve(qymyri, nafta, gaznatyror)energjia e fosileve (djegiae qymyrit, naftës, gazitnatyror)bateritë, gjeneratorët,centralet,hidrocentraletBateritëShënim: Energjia kimike është energji e grumbulluar në bateri, materialet e biomasës,naftë, gazi natyror, etj.C. Ndani klasën në tre grupe. Bazuar tek 3 pyetjet e detyrës praktike 1, faqe 22, zhvilloninjë lojë në klasë. Secili grup ka për detyrë të përgjigjet për pyetjen që ju i keni caktuar.Nëse grupet tjera kanë gjëra për të shtuar tek një grup, ata do t’i shtojnë vetëm duke i bërëgrupit në fjalë pyetje ngacmuese.D. Punë individuale. Detyra praktike 2, faqe 23 ka për qëllim të plotësojë zinxhirin eenergjisë, duke ilustruar transformimin e energjisë.Përgjigjet e mundshme: energjia kimike e motorit - nxehtësi – energji mekanike;Energjia kimike e drurit – nxehtësi – energji elektrike.Detyrë shtëpieE. Nxënësit duhet të krijojnë një ese për energjinë duke iu përmbajtur tre çështjeve tëdhëna në libër.F. Orë e lirë. Në një nga orët e lira, bashkërisht mund të ndërtoni mjetin që mat erën.Është një eksperiment që vë në punë të gjitha aftësitë e nxënësit, si ata teorike, ashtu dheato praktike.

94Mësimi 3Aftësimi teknologjik 7ELEKTRICITETIDetyra për t’u realizuar: Të lexohet me kujdes mësimi i ditës në faqet 24 - 25, libri i nxënësit. Të merret pjesë aktive në punën me grupe. Të plotësohen me kujdes ushtrimet në faqet 14 – 15, fletorja e punës.Materialet: libri i nxënësit faqe 22 – 23, fletore e punës faqe 14 – 15.Objektiva për t’u realizuar: të përshkruajnë krijimin e elektricitetit. të dallojnë shkallën e rrezikshmërisë së elektricitetit. të ndërtojnë një zinxhir të udhëtimit të elektricitetit. të flasin për rëndësinë e elektricitetit.Fjalor: atom, elektron, ngarkesë elektrike.Njohuri paraprake. Elektriciteti si formë energjie. Kursimi i energjisë elektrike.Këshilla për nxënësit: Tregoni kujdes në zgjidhjen e ushtrimeve të fletores së punës. Tregoni kujdes në testimin e një rryme elektrike Ushtrimi “Diskutoni” kërkon njohuri plus. Bëni disa kërkime dhe mendohunimirë, para se t’i përgjigjeni pyetjes.Përsëritje, AAktivizoni tre nxënës për të lexuar esenë e tyre. Formoni një juri nga nxënësit, të cilët dotë japin vlerësimin mbi këto ese. Qëllimi nuk është që të klasifikohet punimi më i mirë,por të nxitet të dëgjuarit kritik dhe dhënia e mendimit. Juria e nxënësve do të japëmendime mbi punimet, bazuar tek tre drejtimet e dhëna në librin e nxënësit.Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimit.B. Nisuni nga situata problemore tashmë e përdorur edhe në dy mësimet paraardhëse tëkëtij kapitulli: objektet teknologjike që ne përdorim në shtëpitë tona. Në dy mësimet epara i pamë një herë në këndvështrimin se cilat janë objektet që për të punuar u nevojitetenergjia, më pas çdo objekti u përpoqëm që t’i vinim një burim të ndryshëm energjie.Zhvilloni konkursin e përshkruar tek libri i nxënësit. Fiton skuadra që jep më shumëshembuj.Nga ky konkurs, nxënësit do arrijnë në përfundimin se elektriciteti është forma më epërdorur e energjisë.Por nuk duhet të harroni të përmendni edhe kursimin e energjisë elektrike, arsyet se psene kursejmë dhe rolin që luan riciklimi në këtë drejtim.C. Me konceptin e elektricitetit nxënësit kanë shumë kohë që njihen. Tashmë ata duhet tadinë si krijohet ai. Tek libri i nxënësit është dhënë një shpjegim i thjeshtë dhe shumë ikuptueshëm për të gjithë. Është mirë që shpjegimin e kësaj nënçështjeje, ju ta ilustroni menjë vizatim të thjeshtë në dërrasë të zezë mbi ndërtimin e atomit si figura në libër.

Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe Teknologjia 95D. Punë kolektive. Të gjithë kanë dëgjuar për prodhimin dhe shpërndarjen e energjisëelektrike. Shtroni pyetjen në klasë: “Si e prodhojmë energjinë elektrike?” Pasi ata të kenëdhënë argumentet, të cilat nëse janë të sakta mund t’i shënoni në dërrasë, duhet t’ushpjegoni atyre që energjia elektrike prodhohet si nga burime të rigjenerueshme ashtu dhetë parigjenerueshme. Me këtë rast jepni edhe shembuj të zinxhirëve të prodhimit tëelektricitetit.E. I ftoni nxënësit të shikojnë me vëmendje figurën në fund të faqes 25, libri i nxënësit.Nxitni komentet: Çfarë paraqet figura? Pse? Pse duhet të jemi në dijeni të rrezikut qëparaqet elektriciteti?Fletorja e punësF. Punoni me nxënësit ushtrimin tek faqja 14. Ushtrimi është sa logjik aq edhe ilustrues imësimit. Përgjigjet gjenden në fund të fletores së punës.Detyrë shtëpieG. Për detyrë shtëpie, duhet t’u jepni nxënësve ushtrimin “Diskutoni”, me dy pikat e tij,faqe 15, në fletoren e punës. Ata duhet ta punojnë në shtëpi dhe në orën pasardhese jumund t’i diskutoni. I tërhiqni vëmendjen që ata duhet të respektojnë pikat e dhëna nëfletoren e punës. Ushtrimi ka për qëllim që edhe të përsërisë njohuritë e fituara rreth këtijmësimi. Kini parasysh se qëllimi final i këtij ushtrimi nuk është gjetja me saktësi se cilamënyrë harxhon më shumë energji, por të menduarit kritik të bazuar në një arsyetimlogjik të zgjidhjes së secilës prej tyre.Diskutime mbi komunikimin me letër apo kompjuter.Komunikimi me letër ka disa etapa: prodhimi i letrës, bojës, lapsit apo stilolapsit, zarfit,pullës së postës. Të gjitha këto materiale kërkojnë energji për t’u prodhuar. Gjithashtu,ky lloj komunikimi kërkon energji për të realizuar transportin e letrës, që në rastin e njëdistance mjaft të madhe, rritet ndjeshëm energjia e harxhuar. Mjete të ndryshmetransporti kërkojnë sasi të ndryshme burimi energjie.Komunikimi me kompjuter lidhet me shpikje teknologjike moderne (kompjuter, server,internet, email, etj). Gjithashtu kjo mënyrë komunikimi kërkon rrugë komunikimi si tela,satelitë etj. Të gjitha këto shpikje kërkojnë energji të caktuar për t’u prodhuar dhefunksionuar. Por ky lloj komunikimi nuk kërkon energji ekstra për komunikim nëdistancë, pavarësisht ku ndodhen dërguesi dhe marrësi, falë internetit apo email-it.Për t’u theksuar është fakti se komunikimi me kompjuter është mjaft i shpejtë dhe kursiminë kohë shpesh lidhet edhe me kursimin e energjisë.Diskutime mbi prodhimin e biçikletës me materiale të riciklueshme.Riciklimi në përgjithësi ndihmon në ruajtjen e burimeve të parigjenerueshme. Tendenca ekohëve të fundit është prodhimi i objekteve të ndryshme me materiale të riciklueshme.Prodhimi i biçikletës me alumin është një nga risitë e fundit të shkencës.Përpunimi i aluminit, siç nxirret nga toka, kërkon tepër energji. Prandaj riciklimi i tijështë përcaktuar si një ndër proceset më të vlefshme në kursimin e energjisë. Por vetëriciklimi i kanaçeve të aluminit kërkon disa procese si ndarja e kanaçeve, larja e tyre,përpunimi, që në disa raste ndot edhe ambjentin.

96Aftësimi teknologjik 7Mësimi 4ELEKTRICITETI DHE QARKU ELEKTRIKDetyra për t’u realizuar: Të lexohet me kujdes mësimi i ditës në faqet 26 - 27, libri i nxënësit. Të realizohen detyrat praktike. Të plotësohet me kujdes fletorja e punës në faqet 16 – 17, ushtrimet janë njëpërsëritje e mirë kapitulli.Materialet: libri i nxënësit faqe 26 - 27, fletorja e punës faqe 15, 16 – 17, një copë eleshtë, një krehër plastik, copa të vogla letrash, 2 llamba inkandeshente, një e re dhe një edjegur.Objektiva për t’u realizuar: të përshkruajnë lidhjen ndërmjet elektricitetit dhe qarkut. të dallojnë elektricitetin statik. të listojnë hapat për të gjetur defektin në qark elektrik. të flasin për pasojat e qarkut të shkurtër.Fjalor: elektricitet statik, qark i shkurtër.Njohuri paraprake: Rruga që përshkon elektriciteti. Funksionimi i qarkut elektrik.Këshilla për nxënësit: Tregoni kujdes kur testoni një rrymë elektrike.Përsëritje, A Aktivizoni dy nxënës për përsëritjen e mësimit të kaluar. Këtë bëjeni duke i caktuarpër të lexuar detyrën e shtëpisë. Pyetni të tjerët nëse mendojnë ndryshe. Vetëm nëkëtë mënyrë ushtrimi do t’ia arrijë qëllimit. Formoni dy grupe me nga pesë veta. Secili grup të lexojë me kujdes ushtrimin“Shfrytëzimi i energjisë” në faqen 15 tek fletorja e punës. Grupi i parë do tëangazhohet me gjetjen e objekteve të kolonës së parë, grupi i dytë duhet të gjejëkorrespondentët. Rregulli është që grupi i parë duhet të mendohet mirë për objektetqë përcakton, sepse nëse një objekt nuk ka korrespondent, atëherë është pikë ehumbur për ta dhe pikë plus për kundërshtarët. Gjeni fituesin.Përgjigjet e mundshme: makinë shkrimi – kompjuter; thikë – prerëse elektrike; çelës– kartë elektronike; borsë – jastëk me korent; oxhak – kaldajë qendrore, dielli –solar, shtrydhëse portokalli – shtrydhëse elektrike; makinë mishi – makinë mishielektrike.Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitB. Kujtoni bashkë me nxënësit elementet e qarkut elektrik, si dhe kushtet që një qarkduhet të plotësojë në mënyrë që të ketë energji elektrike. Duke shfrytëzuar këtë rast jumund të vizatoni vetë një qark në dërrasë apo nëse ndonjë nxënës ka dëshirë mund t’ialini atij. Në librin e nxënësit është marrë shembulli i hekurit. Zinxhiri i kalimit tëenergjisë është:Priza – kordoni – hekuri

Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe Teknologjia 97dhe anasjelltas. E gjitha kjo ndodh kur qarku është i mbyllur. Gjatë këtij udhëtimi duhet tëkemi parasysh: 1. që të ketë elektricitet duhet që të ketë një burim ushqyes (priza); 2. qëelektriciteti shpërndahet nëpërmjet përcjellësve (kordoni); 3. Që elektricitetikonvertohet/ndryshon formë (nxehtësi); dhe 4. elektriciteti transmetohet (tek rroba ehekurosur).C. Nisur nga koncepti i “qarkut të mbyllur”, realizoni në klasë eksperimentin në faqen 26.Kërkojuni nxënësve që përgjigjet të jenë të arsyetuara.Përgjigjet e mundshme: Llamba e djegur e ka filamentin të këputur. Ajo nuk ndizet, pasiqarku elektrik nuk mbyllet. Në këtë rast elementi i qarkut që mungon është përcjellësi.Më pas i ftoni fëmijët të lexojnë detyrën praktike nr.1 në faqen 26. Diskutimi mund tëzgjasë shumë pak dhe më pas le të lexojnë qarkun e shkurtër në libër.D. Punë dyshe. Secili çift nxënësish duhet të realizojë eksperimentin në faqen 27.Diskutoni shkurtimisht për vëzhgimet e tyre. I pyetni ata nëse kanë hasur të njëjtinfenomen në raste të tjera. Shfrytëzoni rastin për të folur për elektricitetin statik.Fletorja e punësE. Punoni me nxënësit ushtrimin “Çertifikata e energjisë” . Ushtrimi është njëpërmbledhje shumë e mirë e të gjithë kapitullit. Përfundimet gjenden në çdo mësim tëkëtij kapitulli. Ju mund t’i lini nxënësit të punojnë në heshtje dhe më pas t’i diskutoni,apo t’i diskutoni menjëherë me ata.Detyrë shtëpieG. Për detyrë shtëpie nxënësve mund t’u jepni detyrën praktike në faqen 27 tek libri inxënësit. I orientoni ata që të bëjnë vetë kërkime, përpara se t’i përgjigjen pyetjeve.Përsëritje kapitulli.Nxënësit mund të bëjnë vetë një vlerësim të njohurive të kapitullit duke zhvilluar testinpërmbledhës të kapitullit.I nxitni ata që të plotësojnë ushtrimin “Alfabeti” tek fletorja e punës. Shpjegojuninxënësve se ata duhet ta plotësojnë me fjalë që lidhen me energjinë, sidomos me fjalëtapo konceptet e reja që ata kanë mësuar. Ky ushtrim mund të jetë zbavitës, sidomos nësee plotësoni bashkërisht.

98Aftësimi teknologjik 7Mësimi 1STRUKTURAT DHE FORCAT - TeoriDetyra për t’u realizuar: Të lexohet me kujdes hyrja në kapitull faqe 29 dhe mësimi i ditës në faqen 30 –31, libri i nxënësit. Të plotësohen ushtrimet tek fletorja e punës. Të shfrytëzohet puna kërkimore.Materialet: libri i nxënësit faqe 29, 30, 31 dhe fletorja e punës faqe 19.Objektiva për t’u realizuar: të dallojnë llojet e strukturave; të tregojnë origjinën e strukturave; të përshkruajnë elasticitetin.Fjalor: strukturë masive, strukturë skelet, strukturë guaskë, elastik, qëndrueshmëri estrukturaveNjohuri paraprake. Funksioni i strukturave. Forcat që ndikojnë mbi strukturat.Përsëritje dhe prezantimi i kapitullitA. I ftoni nxënësit që të kujtojnë se çfarë kujtojnë rreth strukturave, forcave dhemekanizmave.Strukturat që na rrethojnë janë dy llojesh: natyrore dhe të krijuara nga njeriu. Ato urezistojnë forcave si: tërheqja, shtypja, këputja, përdredhja dhe përkulja. Si rezultat iushtrimit të tërheqjes apo shtytjes, objektet e ndryshme vihen në lëvizje. Ka 4 tiplëvizjesh: lineare, reciproke, rrotulluese dhe lëkundëse. Mekanizmat janë paisje qëtransmetojnë apo ndryshojnë llojin e lëvizjes. Mekanizma mund të jenë edhe makinat ethjeshta, të cilat janë gjashtë: leva, rrotulla, rrotë/boshti, rrafshi i pjerrët, pyka dhe vida.Ato na ndihmojnë për të kryer punët tona të përditshme me lehtësi.U bëni të ditur nxënësve se gjatë këtij kapitulli këto njohuri do të zgjerohen me nocione tëreja për secilin përbërës.Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitB. U tërhiqni vëmendjen nxënësve rreth lules së mbjellë në vazo dhe vetë vazos. Nxitninjë diskutim në klasë nëse lulja dhe vazoja janë struktura. Për çdo përgjigje të marrëkërkoni argumentet përkatëse. Pasi të keni dëgjuar përgjigjet, rikujtoni edhe një herëpërcaktimin e strukturave: Strukturat mbajnë peshën e vet dhe të ngarkesave në to.Bazuar në klasifikimin e strukturave sipas origjinës diskutoni me nxënësit nëse lulja dhevazoja ndryshojnë nga njëra – tjetra apo jo. Lulja është strukturë natyrore dhe vazojastrukturë e krijuar nga njeriu. Ndaluni në këtë pikë dhe tregoni se strukturat e lules dhevazos nuk ndryshojnë vetëm nga origjina, por edhe nga forma apo mënyra e ndërtimit tëtyre. Këtu mund të shpjegoni klasifikimet e reja të strukturave në: masive, skelet dheguaskë. U shpjegoni nxënësve tre tipet e strukturave. Mbas shpjegimit të tyre diskutoni

Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe Teknologjia 99me nxënësit nëse ata mund të përcaktojnë ç’lloj strukturash janë lulja dhe vazoja? Lulja –strukturë skelet dhe vazoja – strukturë guaskë.B. Rikujtoni edhe njëherë llojet e forcave që ndikojnë në struktura dhe i shënoni nëdërrasë. Më pas shpjegoni efektin që ka mbi një strukturë ushtrimi i forcës. Zgjeronikonceptin e elasticitetit dhe të plasticitetit duke u mbështetur tek shembujt ilustrues nëfaqen 31 tek libri i nxënësit. Është mjaft e rëndësishme që nxënësit të kuptojnë lidhjen qëekziston midis kufirit të elasticitetit dhe materialit që zgjidhet për ndërtimin e njëstrukture. Ilustrojeni me shembujt përkatës këtë lidhje. Kini parasysh të nënvizoni se nëdisa raste strukturat janë si nën ndikimin e forcave të tërheqjes, ashtu edhe të shtypjes. Nëkëtë rast materialet që zgjidhen duhet të jenë të forta si në tërheqje, ashtu edhe në shtypjepër t’u bërë ballë forcave të ndryshme.C. Në vijim, u drejtoni nxënësve këtë pyetje: a) A mund të thoni llojin e forcës qëushtrohet mbi kavot e ashensorit? Përgjigje e mundshme: Kavot e ashensorit i rezistojnëforcës së tërheqjes. b) Nëse ndërtoni një shtëpi në një vend që bie dëborë, çfarë duhet tëkemi parasysh? Përgjigje e mundshme: Çatia duhet të jetë sa më e pjerrët pasi rënia edëborës e rrezikon shtëpinë që të shembet. Për shkak të peshës, shtëpia ndodhet nënforcën e shtypjes.D. Shpjegimin e mësipërm e bëni më të qartë duke diskutuar së bashku me nxënësitshembullin e dhënë në faqen 31 për materialet çelik dhe gurë. Diskutoni vetinë e kavovetë çelikut për t’u rezistuar forcave të tërheqjes dhe vetinë e gurëve që u rezistojnë forcavetë shtypjes. Por meqenëse në shumë raste struktura duhet t’u bëjë ballë të dyja forcave,materiali që zgjidhet është kombinim i materialeve të mësipërme: në përgjithësi njëmaterial kompozit. Shembull janë kolonat e ndërtesave, të cilat janë material kompozit.Nxisni nxënësit të gjejnë materialet përbërëse.Fletorja e punës dhe detyrë shtëpieE. Ushtrimi 1 faqe 19. Ky ushtrim mund të bazohet edhe në një punë kërkimi në internet.Ky nuk është kusht i domosdoshëm pasi mund të realizohet edhe me njohuritë personaleqë secili nga nxënësit mund të ketë.

100Aftësimi teknologjik 7Mësimi 2STRUKTURAT NE MJEDISIN TONE – Punë praktikeDetyra për t’u realizuar: Të plotësohen skema me strukturat tip në faqen 32, libri i nxënësit. Të diskutohen detyrat praktike. Të krijohet një strukturë dhe të diskutohet rreth saj.Materialet: libri i nxënësit faqe 32 – 33, fletorja e punës faqe 20, letër e bardhë, dy gotakartoni, fletore, libra, monedha, sfungjer enësh, pesha të tjera.Objektiva për t’u realizuar: të ilustrojnë llojet e strukturave; të përcaktojnë lidhjen ndërmjet forcave e strukturave; të përcaktojnë lidhjen ndërmjet materialeve e strukturave.Fjalor: struktura, ekuilibërNjohuri paraprake: Llojet e strukturave. Forcat që ndikojnë mbi strukturat. Materialet për strukturat.Këshilla:Ky mësim mund të trajtohet si një përsëritje e njohurive tashmë të fituara për materialet,strukturat dhe forcat. Nuk ka njohuri të reja, vetëm sa përforcon lidhjen ndërmjet këtyretre elementeve.Përsëritje, AU propozoni nxënësve që një grup prej 10 vetësh, dyshe - dyshe të përgjigjen për detyrëne shtëpisë. Secili çift nxënësish do të përgjigjen për një pyetje. Fillimisht do ta lexojë njëridhe tjetri do ta plotësojë apo të thotë se ku nuk është dakort me mendimin e shokut dhepse. Në këtë mënyrë e gjithë klasa do të përfitojë një përsëritje konkrete, debatuese mbistrukturat.Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitB. I ftoni nxënësit të hapin librin në faqen 32. I pyetni nxënësit se çfarë shikojnë nëfotografinë/tabelë. Përgjigjet do të mbështeten sigurisht tek njohuritë e një ore më parëmbi klasifikimin e strukturave në masive, guackë dhe skelet dhe përcaktimin e tyre sistruktura natyrore apo të ndërtuara nga njeriu. Më pas ndani klasën në tre grupe: seciligrup për çdo tip strukture. Nxënësit duhet të plotësojnë tabelën duke kombinuar llojet estrukturave me origjinën e tyre.Përgjigje të mundshme: Struktura skelet – rrjeta e merimangës, pema, kulla Eiffel,biçikleta, karrigia, krevati, dritarja. Struktura masive – mali, trungu i pemës, piramidat eEgjiptit. Struktura guaskë – veza, foleja e dallëndyshes, kokorja, kanaçja.C. Le të vazhdojnë nxënësit që të mbajnë hapur librat në të njëjtën faqe. Bashkërishtshikoni detyrën praktike. Situata problemore është e qartë. Mundohuni të nxitni një debatnë klasë. Mos harroni që tre të dhënat e librit i udhëzojnë mirë nxënësit drejt njëzgjidhjeje të arsyetuar.

Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe Teknologjia 101Përgjigje e mundshme: Ky pozicion që përfshin tre pikat e përshkruara në libër ndihmonlojtarët e sumos të ruajnë ekuilibrin për të qëndruar sa më gjatë në këmbë. Dimë tashmëse një strukturë me shumë pika mbështetëse në tokë është më e qëndrueshmë se njëstrukturë tjetër me një pikë mbështetëse në tokë.Nxënësit mund të praktikojnë qëndrimin me këmbë të hapura dhe këmbë të bashkuara.Në cilin rast ata e ruajnë më mirë ekuilibrin? Nëse një nxënës tjetër ushtron tek ata pakforcë shtytëse, në cilin rast ata qëndrojnë dhe nuk rrëzohen?Ju mund ta vazhdoni ilustrimin duke pyetur se cili është pozicioni më i mirë (në këmbë)për të qëndruar në autobus.D. Në çdo tavolinë, nxënësit duhet të zhvillojnë eksperimentin në faqen 33 të librit tënxënësit. Ju duhet të jeni vëzhgues dhe drejtues në çdo hap të këtij eksperimenti. Hapat epërshkruara në eksperiment duhet që nxënësit t’i bëjnë në të njëjtën kohë. Pas çdo hapi juduhet të diskutoni bashkërisht rreth përgjigjeve që kërkohen në libër. Ky është njëaktivitet i ndërthurur prandaj me siguri që do t’ju marrë kohë nga minutat e orës sëmësimit.Mos harroni të diskutoni në klasë edhe konkluzionin që në këtë rast është në formëpyetjeje.Kuriozitet: Arkitekti japonez Shigeru Ban kandërtuar një urë mbi lumin Gardon në Francëtërësisht me tuba kartoni. Ura përbëhet nga 281tuba dhe është e fortë sa të mbajë peshën e 20njerëzve në të njëjtën kohë.Fletorja e punësE. U kërkoni nxënësve që të plotësojnë ushtrimintek fletorja e punës, faqe 20. Është një ushtrim që është përsëritje e të gjitha njohurive tëfituara tashmë.Përgjigjet e mundshme: Përshkruani dy veti të materialeve që ndikojnë tek strukturat. 1. Elasticiteti ështëvetia e materialit që e rikthen atë në gjendjen e mëparshme pasi mbi të është ushtruarforcë. Forca duhet të jetë brenda kufijve të elasticitetit. 2. Plasticiteti është vetia ematerialit që i ndryshon formën kur mbi të ushtrohet forcë. Materiali nuk kthehet mënë gjendjen e mëparshme. Përshkruani dy forca që ndikojnë në qëndrueshmërinë e strukturave. 1. Forca etërheqjes është forca që tenton të zgjasë materialin, pra strukturën. 2. Forca eshtypjes është forca që tenton të ngjeshë materialin, pra të shtypë strukturën. Përshkruani tre materiale të përbëra që përdoren tek struktura. 1. Betoni – rërë,zhavorr, çimento. 2. Beton i përforcuar – hekur dhe beton. 3. Izolues muresh(kundër mykut) – gëlqere, rërë, vinovil.Detyrë shtëpieF. Ushtrimi “Diskutoni” në faqen 20 tek fletorja e punës. Ushtrimi është përmbledhje erregullave të dhëna gjatë këtyre tre kapitujve.

102Mësimi 3Aftësimi teknologjik 7MEKANIZMATDetyra për t’u realizuar: Të lexohet me vëmendje mësimi në faqen 34 - 35, libri i nxënësit. Të plotësohet me kujdes fletorja e punës faqe 21 – 22.Materialet: libri i nxënësit faqe 34 – 35, fletorja e punës faqe 21 – 22.Objektiva për t’u realizuar: të dallojnë klasat e levave; të përshkruajnë ndërtimin dhe funksionin e lidhjeve; të shohin makinat e thjeshta si mekanizma.Fjalor: klasat e levës, lidhjet, makina të thjeshtaNjohuri paraprake: Llojet e makinave të thjeshta Funksioni i mekanizmavePërsëritje, ANisur nga aparati pedagogjik në faqen 31, bëni një përsëritje të njohurive të dy mësimevetë para. Ky kontroll mund të bëhet tek dy nxënës. Pyetja 2 paraqet njëkohësishtriprodhim të mësimit të parë, por edhe një arsyetim të nxënësit, kur bën krahasimin ematerialeve plastike dhe elastike, gjë që mbështetet tek vetitë e këtyre materialeve.Për pyetjen 3 nxënësi do të bëjë lidhjen e materialeve me strukturat si dhe arsyetimin sepse janë zgjedhur pikërisht ato materiale.Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitB. Kujtoni bashkërisht se çfarë janë mekanizmat dhe si lidhen ato me lëvizjen. Ushpjegoni atyre që mekanizmat konvertojnë dhe/apo transmetojnë llojin e lëvizjes. Merrnidisa shembuj për ilustrim. Një shembull mjaft i mirë mund të jetë rrotulla, e cila jo vetëmtransmeton lëvizjen, por edhe mund ta konvertojë atë. Një tjetër shembull i mirë janërrotat e makinës apo të biçikletës. Ato konvertojnë lëvizjen rrotulluese në lëvizje lineare.C. Pasi të keni kujtuar mekanizmat me shembujt përkatës, diskutoni bashkë me nxënësitse çfarë janë rrotulla dhe rrotat e makinës. Arrini në konkluzionin se makinat e thjeshtamund të jenë edhe mekanizma. Leva njihet si mekanizmi më i hershëm. U shpjegoninxënësve tre elementet e levës dhe nënvizoni se vendosja e tyre luan një rol tërëndësishëm në klasifikimin e levës në tre klasa. Vizatoni në dërrasë të zezë figurat kuparaqiten klasat e levës dhe së bashku me nxënësit jepni shembuj për një ilustrim sa me tëplotë.D. Shpjegoni lidhjet si mekanizma dhe funksionin e tyre. Për një të kuptuar sa më tëqartë, ilustrojeni me shembuj. Nxitini nxënësit të japin shembuj të tjerë përveç atyre tëdhënë në libër. Rrotullat përfshihen si mekanizma në të dyja rastet e paraqitjes së tyre: tëfiksuara apo të lëvizshme. Mekanizmat e mbështetura tek rrotulla mund të jenë edhesistem rrotullash, në rastet kur përbëhen nga dy ose më shumë rrotulla. Në këtë rastpërveç ngritjes së peshave, rrotullat si mekanizëm kanë edhe një funksion tjetër:transferimin i lëvizjes rrotulluese nga një rrotull tek tjetra.

Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe Teknologjia 103E. Në dërrasën e zezë shënoni në formë kolone 6 makinat e thjeshta. I ftoni nxënësit që tëvijnë para klasës dhe t’i vizatojnë, për secilën makinë nga një nxënës. Në bazë tëvizatimit kujtoni përkufizimet e tyre dhe funksionin që ata kryejnë. Në ndihmë ju vjenedhe libri i nxënësit. Por diskutimin mund ta çoni edhe me tej: Si lidhen makinat ethjeshta me energjinë? Përgjigje e mundshme: Për të kryer një punë ata përdorinenergjinë dhe madje e transformojnë atë.F. Fakultative. A mund të themi që me kalimin e kohës edhe makinat e thjeshta kanëpësuar transformim? Po, me zhvillimin e teknologjisë ata tashmë punojnë në sajë tëenergjisë elektrike, ndërkohë që më përpara ata punonin në sajë të energjisë mekanike tënjeriut. Nxënësit të diskutojnë duke ilustruar përgjigjet me shembuj dhe argumente.Fletorja e punësG. Punoni në klasë ushtrimin 1 dhe ushtrimin 2 tek fletorja e punës faqe 21. Ushtrimetshërbejnë për të marrë informacion nëse nxënësit e kanë kuptuar mësimin. Përgjigjet eushtrimit 2 gjenden në fund të librit.Për ushtrimin 1 përgjigjet janë: forcë, distanca, levës, pika mbështetëse, anë, mes të saj,së dytë, në mes, forca.Detyrë shtëpieH. Ushtrimet 3 dhe 4 janë detyrë shtëpie. Janë ushtrime që kanë nevojë për përqendrim nëtë plotësuar dhe janë një ilustrim shumë i mirë për mësimin e ditës.Përgjigjet për ushtrimin 4:1. Listoni disa mjete që përbëhen nga dy makina të thjeshta:a) hapësja e shisheve (1. levë 2. vidë)b) lopata (1. Levë 2. pykë)c) helikë (1. rrotë/bosht 2. pykë)d) çikriku (1. rrotë/ bosht 2)rrotull)2. Jepni dy shembuj për secilin rast:a) çekiçi ; hapësja e shisheveb) shkallët lëvizëse; karroca e dorës3. Përshkruani dhe jepni shembuj për çdo klasë leve:a) kapësja e rrobave është levë e klasës së parë, pasi pika mbështetëse është në mes.b) çelësi anglez është levë e klasës së dytë, pasi ngarkesa është në mes.c) çekiçi kur ngul gozhdë është levë e klasës së tretë, pasi forca është në mes.

104Aftësimi teknologjik 7Mësimi 4MAKINAT E THJESHTA - Punë praktikeDetyra për t’u realizuar: Të plotësohen me saktësi përfundimet e eksperimenteve tek libri i nxënësit faqe36 – 37. Të punohen detyrat praktike. Të zgjidhet ushtrimi tek fletorja e punës faqe 23 – 24.Materialet: libri i nxënësit faqe 36 – 37, fletorja e punës faqe 23 – 24, kuti lëngjesh, 4libra, dërrasë, dy rrotulla fijesh, fije të gjatë, dy lapsa të rrumbullakët, kapëse letrash,mesazh.Objektiva për t’u realizuar: të përshkruajnë funksionimin e levës; të dallojnë klasën e levave; të shohin makinat e thjeshta tek objektet e tjera.Njohuri paraprake: Leva dhe përdorimi i saj .Përsëritje, ANisur nga pyetja 2 tek aparati pedagogjik në faqen 35, si dhe nga detyrat e shtëpisë dhënëradhën e kaluar, bëni kontrollin e dijeve duke pyetur pesë nxënës. Një nxënës të përgjigjetpër pyetjen 2. E udhëzoni atë që t’i drejtohet përkufizimit që kemi bërë për makinat ethjeshta.Përgjigje e mundshme: Duke përdorur makinat e thjeshta, ne bëjmë të njëjtën punë, porajo duket më e lehtë, pasi ne ushtrojmë më pak forcë. Për këtë arsye leva nuk na bën mëtë fuqishëm. Ne vetëm përdorim më pak forcë për të realizuar veprimin tonë.Katër nxënësit e tjerë do të përgjigjen përkatësisht, i pari për ushtrimin 3 dhe tre të tjerëtpër nënpikat e ushtrimit katër.Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitB. Përgatitni që çdo tavolinë të ketë mjetet e duhura për të ndërtuar një peshore.Eksperimenti hapet me situatën problematike të cilën është mirë që ta shkruani në dërrasëtë zezë. Nxënësit duhet të jenë të vëmendshëm në plotësimin e vëzhgimeve të tyre.Rezultatet: Një peshë lëvizet më lehtë kur krahu i forcës është më i madh se krahu ingarkesës.C. Ndërtimi i një makaraje, për të realizuar një formë komunikimi do të ishte një mënyrëzbavitëse e të mësuarit. I lejoni sërish nxënësit që të punojnë dyshe - dyshe për të ndërtuarkëtë objekt.D. Detyrat praktike në faqet 36 dhe 37 tek libri i nxënësit. Ky ushtrim mund të realizohetindividualisht. Në përputhje me kërkesat respektive të dy detyrave, një nxënës mund tëanalizojë objektin.

Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe Teknologjia 105Përgjigjet e mundshme detyra praktike faqe 36.karroca e dorës –levë e klasës së dytë, sepse ngarkesa është në mes, rrotë/bosht; drapri -levë e klasës së tretë, sepse forca është në mes, pykë; sfurku – levë e klasës së tretë, sepseforca është në mes, pykë; gërshëra – levë e klasës së parë, pasi pika mbështetëse është nëmes, pykë; lopata – levë e klasës së parë, sepse pika mbështetëse është në mes, pykë;Përgjigjet e mundshme detyra praktike faqe 37.hapësja e shishes – levë e klasës së parë pasi pika mbështetëse është në mes, vidë; doreza– rrotë/bosht; hapësja e arançatave - levë e klasës së parë sepse pika mbështetëse ështënë mes; thika - pykë; doreza e thjeshtë – levë e klasës së dytë sepse ngarkesa është nëmes.Fletorja e punës dhe detyrë shtëpieE. Për detyrë shtëpie nxënësit kanë ushtrimin që ndodhet në faqen 23 dhe 24 të fletores sëpunës. Në faqen 24 jepen disa të dhëna në formë tabele që mund ta ndihmojnë nxënësin.Ky ushtrim zhvillon të vëzhguarit tek nxënësit. Përgjigje nuk mund të jepen për të, pasiçdo përgjigje e mundshme varet nga objektet që ndodhen në banesat e secilit prej nesh.KonkursF. Fakultative. Ndani klasën në dy grupe dhe u shpërndani nga tre fotokopje për secilinobjekt tek të dy grupet. Në heshtje ata duhet të gjejnë dhe të shkruajnë makinat e thjeshtaqë ata kanë gjetur. Kush gjen më shumë, fiton dhe garën.Përsëritje kapitulli.Nxënësit mund të bëjnë vetë një vlerësim të njohurive të kapitullit, duke zhvilluar testinpërmbledhës të kapitullit.I nxitni nxënësit që të plotësojnë ushtrimin “Alfabeti” tek fletorja e punës. Shpjegojuninxënësve se ata duhet ta plotësojnë me fjalë që lidhen me strukturat, forcat, mekanizmatdhe makinat e thjeshta, sidomos me fjalët apo konceptet e reja që ata kanë mësuar. Kyushtrim mund të jetë zbavitës sidomos nëse e plotësoni bashkërisht.

106Mësimi 1Aftësimi teknologjik 7KOMUNIKIMI – TeoriDetyra për t’u realizuar: Të lexohet me kujdes mësimi në faqen 40 – 41, libri i nxënësit Të plotësohen ushtrimet tek fletorja e punës faqe 26.Materialet: libri i nxënësit, fletorja e punës.Objektiva për t’u realizuar: Të dimë si përkufizohet komunikimi. Të njohim mjedisin e komunikimit dhe elementët përbërës të tij. Të praktikojmë një apo disa mjedise komunikimi. Të njihemi me mjetet e komunikimit dhe kategorizimin e tyre. Të mësojmë rolin e mesazheve sekrete dhe disa nga format e tyre.Fjalor: mjedis komunikimi, dërgues, marrës, kanal komunikimi, fibra optikë.Njohuri paraprake. Njohuri mbi komunikimin nga klasa e gjashtë. Disa nga mjetet e përditshme të komunikimit.Këshilla për nxënësit: Lexoni me kujdes temën. Punoni në qetësi. Tregoni vëmendje në plotësimin e fletores së punës. Respektoni rregullat që ju janë dhënë gjatë orës së mësimit.Përsëritje dhe prezantimi i kapitullitA. Kujtoni së bashku me nxënësit disa njohuri mbi teknologjinë e informacionit dhekomunikimit. Bëni një udhëtim të shkurtër në zhvillimet teknologjike që kanëndryshuar mënyrën tonë të komunikimit dhe të shkëmbimit të informacionit. Përmendni disa nga mjetet me të cilat komunikojmë në jetën e përditshme, si telefoni,kompjuteri etj. Diskutoni për përdorimin dhe njohuritë që nxënësit kanë për internetin. Përqendrojenidiskutimin tuaj në mënyrat e komunikimit dhe të shkëmbimit të informacionit qëmundësohen nëpërmjet internetit si email, telefon me figurë, shkëmbimi i mesazheve,etj.Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitB. Niseni mësimin duke zhvilluar lojën “Telefoni i prishur”, në librin e nxënësit. Zgjidhnidisa nxënës dhe u shpjegoni atyre rregullat e lojës. Kujdesuni që e gjithë klasa të ndjekëmë vëmendje mënyrën se si transformohet mesazhi nga nxënësi i parë tek i fundit.Bazuar te loja, u shpjegoni nxënësve se ata kanë krijuar një mjedis komunikimi ku:nxënësi i parë në radhë është dërguesi, nxënësi i fundit marrësi dhe pjesëmarrësit e tjerëkrijuan kanalin e komunikimit. I pyesni nxënësit nëse ata mendojnë se mjedisi që atakrijuan ishte i efektshëm apo jo, pra nëse mesazhi transmetohej pa gabime. Në fund ushpjegoni se qëllimi final i teknologjive të komunikimit, është të transmetojnë një mesazhpa gabime dhe në mënyrë sa më të shpejtë.

Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe Teknologjia 107C. Shkruani në dërrasë të zezë togfjalëshin “mesazh sekret” dhe pyetni nxënësit nëse edinë kuptimin e tij. Nxisni diskutimin duke u përqendruar tek pyetje si: Çfarë ështëmesazhi sekret? Kur përdoret ai?, etj. Në vijim të përgjigjeve, shpjegoni disa fakte dhe tëdhëna që lidhen me mesazhe sekrete.D. Pyetini nxënësit se cilat janë disa nga mjetet dhe mënyrat e komunikimit që ata apoprindërit e tyre përdorin. Përgjigjet e tyre shkruajini në dërrasë të zezë duke i ndarëparaprakisht në mjete me tela ose pa tela. Nëse nxënësit nuk japin shumë shembuj jumund të shkruani vetë disa të tilla si telefoni fiks, celulari, mikrofoni, megafoni, telegrafi,email, faksi, televizori, radio, satelitët etj. Pasi t’i keni ndarë në dy grupe, pyetini nxënësitse nga ndryshojnë dy grupimet. Më pas shpjegoni komunikimin me tela dhe pa tela.E. Çështja e fundit, fibrat optike, janë pjesë e teknologjisë së komunikimit me tela.Shpjegoni me pak fjalë se xhami është materiali kryesor përbërës i tyre; si transmetohetinformacioni me to; avantazhet e përdorimit të fibrave optikë.Fletorja e punësF. Ushtrimin 1 mund ta zhvilloni në klasë apo ta jepni si detyrë shtëpie. Përgjigjetndodhen në fund të fletores së punës.Detyrë shtëpie.G. Pyetjen 3 tek aparati pedagogjik. Nxënësit duhet të argumentojnë me shembujkonkretë ndryshimet bazuar tek mjetet e komunikimit për secilën kategori.I. Detyrën praktike “Diskutoni”, tek fletorja e punës.

108Aftësimi teknologjik 7Mësimi 2MESAZHET SEKRETE DHE EMAILI – Punë praktikeDetyra për t’u realizuar: Të lexohet mësimi në faqen 42 – 43 libri i nxënësit. Mësimi të realizohet në një laborator informatike.Materialet: libri i nxënësit, fletorja e punës, kompjuter me shërbim interneti, qiri,plastelinë, lëng limoni, furçë e vogël pikture.Objektiva për t’u realizuar: Të njihemi me adresat elektronike. Të zbatojmë në praktikë krijimin e një adrese elektronike dhe komunikimin meemail. Të praktikojmë komunikimin me mesazhe sekrete. Të njihemi me kodimin me karaktere. Të krijojmë një kod të thjeshtë komunikimi.Fjalor: adresë elektronike, karakter, kodim.Njohuri paraprake. Email – i si mënyrë komunikimi. Mesazhet sekreteKëshilla: Nëse keni laborator informatike dhe lidhje me internet në shkollën tuaj, realizoninë klasë vetëm pjesën e parë të detyrës praktike, komunikimin me email.Gjithashtu në fund të orës mund të shpjegoni me pak fjalë dhe të jepni njëshembull të shkurtër rreth kodimit me karaktere. Eksperimentin mund ta jepni sidetyrë shtëpie. Nëse nuk keni laborator informatike, atëherë zhvilloni në klasë ekperimentinduke u përgatitur më parë për materialet që duhet të sillni në klasë. Zgjidheni më përpara mënyrën e trajtimit të kësaj ore praktike.Përsëritje, ANisur nga pyetjet tek aparati pedagogjik faqe 41, si dhe nga objektivat kryesore tëpërmendura tek libri i mësuesit, bëni një kontroll rreth njohurive të mësuara gjatë orës sëkaluar, kontroll që mund të jetë individual apo në grup.Përgjigje të mundshme: 1. Komunikim do të thotë të dërgosh dhe të marrësh mesazhe.Komunikimi është i efektshëm nëse mesazhi kuptohet drejt, por edhe nëse mesazhikuptohet gabim, komunikimi ndodh, por ai nuk është komunikim i mirë apo i efektshëm.3.Ndryshimi kryesor qëndron tek vetë emri: njëri komunikim realizohet me anë të telave,tjetri nëpërmjet valëve që transmetohen nëpërmjet ajrit. Të dy llojet e komunikimittransmetojnë me shpejtësi dhe në distanca të mëdha dhe të vogla. Disa nga mjetet ekomunikimit mund t’i përkasin të dy kategorive si: mikrofoni (me tel ose jo), telefoni (fiksapo celular), kompjuterët (mund të komunikojnë si me tela dhe me valë). Por mjete tëtjera si televizor, satelitë, radio janë vetëm pjesë e komunikimit pa tela.

Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe Teknologjia 109Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitPavarësisht mënyrës së si do ta trajtoni orën, më poshtë temat janë zhvilluar në mënyrë tënjëjtë.B. Niseni mësimin duke i pyetur nxënësit nëse kanë apo jo adresë elektronike. Nëse po, ilini ata të flasin rreth emrit të adresës, arsyes pse e përdorin emailin, si e kanë krijuaradresën elektronike etj. Në vazhdim ju mund të shtoni informacione të tjera. Shkruani nëdërrasë të zezë një adresë emaili dhe shpjegoni pjesët përbërëse të tij. Nëse po e zhvillonimësimin në laborator, ndihmojini nxënësit të krijojnë adresën e tyre në kompjuter. Në tëkundërt jepeni si detyrë për ata nxënës që kanë mundësi ta realizojnë në shtëpi.C. Diskutoni me nxënësit nëse ata kanë përdorur ndonjëherë mesazhe sekrete. Nxisnidebate në klasë për formën dhe arsyen pse i kanë përdorur. Më pas shpjegoni se ka disaarsye që mesazhet të jenë sekrete. Në këtë orë praktike trajtohen dy metoda: boja epadukshme dhe kodimi me karaktere. Për të dy metodat jepni disa shembuj se ku mund tëpërdoren.Për të shpjeguar më tej përdorimin e bojës së padukshme, realizoni eksperimentin nëfaqen 43, libri i nxënësit. Nëse e jepni si detyrë shtëpie, këshillojini nxënësit ta realizojnëeksperimentin nën mbikëqyrjen e një të rrituri.D. Nxënësit e kanë mësuar se telegrafi punon duke zëvendësuar shkronjat me vija dhepika. Shpjegoni se ky kodim, quhet kodim me karaktere. Për të shpjeguar kuptimin ekarakterit, shkruani në dërrasë të zezë një fjali dhe shpjegoni se çdo element i fjalisë,përfshirë edhe hapësirat midis fjalëve, presjet, pika apo shenjat e tjera të pikësimit janëkaraktere. Kur duam të kodojmë këtë fjali, ne kodojmë çdo karakter të saj. Ky quhetkodim me karaktere.Realizoni në klasë apo jepeni si detyrë shtëpie detyrën praktike në faqen 43, libri inxënësit. Detyra përmban një nga format më të thjeshta të kodimit.F. Fakultative. Gjatë shekujve, figura mjaft të njohura si Leonardo Da Vinci, janëpërpjekur të krijojnë kode gati të “padeshifrueshme”. Nxënësit të bëjnë kërkime apo tëpyesin të rriturit për fakte të ndryshme apo të dhëna interesante rreth kodimit dherëndësisë së përdorimit të tyre në situata të caktuara.

110Aftësimi teknologjik 7Mësimi 3TË DHËNAT DHE INFORMACIONI – TeoriDetyra për t’u realizuar: Të lexohet mësimi në faqen 46 – 47 libri i nxënësit Mësimi të realizohet në një laborator informatike.Materialet: libri i nxënësit, fletorja e punës, kompjuter me shërbim interneti.Objektiva për t’u realizuar: Të njihemi me adresat në internet. Të zbatojmë në praktikë kërkime të ndryshme në internet. Të praktikojmë njohjen me pjesët hardware të kompjuterit. Të mësojmë se si kodohen të dhënat në kompjuter. Të mësojmë çfarë janë Kilobyte, Megabyte apo Gigabyte.Fjalor: adresë interneti, kodi binar, KB, MB, GB.Njohuri paraprake. Interneti, si mënyrë kërkimi informacioni. Pjesët përbërëse të kompjuteritKëshilla: Nëse keni laborator informatike dhe lidhje me internet në shkollën tuaj, realizoninë klasë vetëm pjesën e parë të detyrës praktike, kërkimin e informacionit nëinternet. Gjithashtu në fund të orës mund të shpjegoni kodimin e të dhënave nëkompjuter duke u ndalur vetëm tek shembulli i parë. Shembullin e dytë së bashkume detyrën praktike mund ta jepni si detyrë shtëpie. Nëse nuk keni laborator informatike, atëherë zhvilloni në klasë detyrat praktikembi kodimin në kompjuter dhe pjesët hardware të kompjuterit. Kërkimin në internetmund ta jepni si detyrë shtëpie për nxënësit që kanë mundësi ta realizojnë atë. Zgjidheni më përpara mënyrën e trajtimit të kësaj ore praktike.Përsëritje, ANxënësit janë të njohur me disa koncepte mbi të dhënat dhe komunikimin. Bëni njëpërsëritje të njohurive të klasës së gjashtë dhe diskutoni mbi të dhënat dhe informacionin.Flisni për format në të cilën shfaqen të dhënat si tinguj, fjalë, simbole, piktura, numra etj.Përfshini nxënësit në këtë diskutim për të marrë shembuj mbi format e të dhënave.Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitB. Niseni mësimin duke vizatuar në dërrasë të zezë tabelën në faqen 44, libri i nxënësit.Pyetini nxënësit se çfarë forme kanë të dhënat dhe a janë në gjendje ata të përcaktojnë seçfarë tregojnë ato. Lërini të diskutojnë të lirë. Në fund të diskutimeve vendosni kokën etabelës dhe bëjini nxënësve të njëjtën pyetje. Shpjegoni se në këtë rast ne mund të marriminformacion duke interpretuar të dhënat si: Sa nxënës e kanë numrin e këpucës 35? Sanxënës e kanë numrin e këpucës më të madh se 37? A ka nxënës me numër këpuce 40?etjC. Tabelat, si ajo në shembull, është një nga mënyrat e përpunimit të të dhënave. Sëbashku me nxënësit ju mund të ndërtoni edhe grafikun përkatës të tabelës, duke rifreskuarnë këtë mënyrë njohuritë nga klasa e gjashtë. Gjithashtu, ju mund të aktivizoni dy nxënës

Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe Teknologjia 111për të ndërtuar dy tabela të thjeshta duke diskutuar me klasën për formën e të dhënave qëata do përdorin dhe llojin e informacionit që mund të marrin nga këto të dhëna. Njëushtrim ilustrues i të dhënave është ai i numëratorit. Tregojini klasës numëratorintelefonik duke i pyetur se çfarë të dhënash përmban ai. Pastaj diskutoni si është iorganizuar numëratori: renditja bëhet sipas rendit alfabetik të mbiemrit; numrat etelefonave vendosen sipas rretheve; etj. Numëratori është një bazë të dhënash, ku atoorganizohen sipas një mënyre të caktuar. Baza e të dhënave shërben për përpunimin e tëdhënave në mënyrë të shpejtë dhe të saktë, pavarësisht sasisë së tyre. Shpjegoni pjesëtpërbërëse të bazës së të dhënave duke përdorur analogjinë me numëratorin telefonik, si nëshembullin përkatës.D. Pothuaj të gjithë nxënësit duhet ta njohin, në njëfarë mënyre kompjuterin dhepërdorimin e tij. Pasi nxënësit të diskutojnë mbi njohuritë që ata kanë rreth kompjuterit,pyetini ata se a e dinë si funksionon ai? Çfarë janë programet? Cilat janë pjesët përbërësetë tij? Çfarë është printeri apo tastiera? Cili është funksioni që ka procesori? Shpjegonipas çdo përgjigje mënyrën si funksionojnë pjesët e kompjuterit, rolin e programeve dhe sipunojnë së bashku pjesët hardware dhe software. Përpiquni ta bëni sa më interesantetemën, duke futur pas çdo koncepti të ri shembuj të ndryshëm, të kuptueshëm përnxënësit.Fletorja e punësF. Zhvilloni në klasë testin në faqen 27, në mënyrë që nxënësit të përforcojnë njohuritëmbi kompjuterin dhe pjesët e tij. Përgjigjet ndodhen në fund të fletores së punës.G. Fletorja e punës përmban një cikël ushtrimesh që lidhen vetëm me bazën e të dhënave.Në varësi të kohës në dispozicion ju mund të zhvilloni në klasë ushtrimin 2, faqe 29, pasitë keni lexuar me kujdes ushtrimin 1, dhe ushtrimin 4 “E vërtetë apo e gabuar”, në faqen30. Përgjigjet e të dy ushtrimeve ndodhen në fund të fletores së punës. Ushtrimin 3 mundta jepni si detyrë shtëpie apo ta diskutoni së bashku orën tjetër.Detyrë shtëpie.H. Detyrën praktike “diskutoni”, tek fletorja e punës.E rëndësishme është arsyetimi tek çdo përgjigje. Përgjigje të mundshme: Bëhuni njëvëzhgues i mirë a) Pajisje shtëpiake: termostati (mat temperaturën e dhomës); soba memikrovalë; lavatriçja, etj. Pajisje elektronike: ekran me prekje (përdorur kohët e funditnë studio televizive; ashensori; alarmet e shtëpive; kamerat; aparatet fotografike etj;Pajisje sportive: biçikleta, kronometra e çdo pajisje tjetër për programet ushtrimore dhematëse; Pajisje mjekësore: aparate eko; aparate tensioni; aparate operacioni etj. b)Pajisje shtëpiake: lugë, miksera, pjata, tenxhere, soba, shkallë lëvizëse; detektorë tymi;karikues të ndryshëm etj. Pajisje sportive: paralele, litarë, dyshekë, mjetet e forcës etj.Pajisje mjekësore: stetoskopë, bisturi, doreza, etj. c) Rregulli i ndjekur është se mjetetapo pajisjet janë grupuar në këtë rast sipas funksionit që ata kryejnë. d) Ka një kategoritë caktuar pajisjesh që nuk janë ideuar për të patur një mikroprocesor dhe ato janë tëpërdorimit të zakonshëm të përditshëm nga të gjithë ne, për shembull luga.

112Aftësimi teknologjik 7Mësimi 4NJOHJA DHE PËRDORIMI I KOMPJUTERIT– Punë praktikeDetyra për t’u realizuar: Të lexohet me kujdes mësimi në faqen 44 – 45 libri i nxënësit. Të plotësohen ushtrimet tek fletorja e punës faqe 27 - 28.Materialet: libri i nxënësit, fletorja e punës, kompjuter, numërator telefonik.Objektiva për t’u realizuar: Të bëjmë dallimin midis të dhënave dhe informacionit. Të praktikojmë me shembuj evidentimin e të dhënave dhe informacionit. Të njohim konceptin e bazave të të dhënave. Të njihemi me pjesët kryesore të kompjuterit.Fjalor: bazë të dhënash, rekord, fushë, indekse, çelës, gjuhë programimi, input, output.Njohuri paraprake. Koncepti i të dhënave dhe informacionit nga klasa e gjashtë. Përdorimi i kompjuterit.Këshilla për nxënësit: Lexoni me kujdes temën. Punoni në qetësi. Tregoni vëmendje në plotësimin e fletores së punës. Respektoni rregullat që ju janë dhënë gjatë orës së mësimit.Përsëritje, ANisur nga pyetjet tek aparati pedagogjik faqe 45, si dhe nga objektivat kryesore tëpërmendura tek libri i mësuesit, bëni një kontroll rreth njohurive të mësuara gjatë orës sëkaluar, kontroll që mund të jetë individual apo në grup.Përgjigje të mundshme: 1. Programet janë instruksione që u thonë pjesëve elektronike tëkompjuterit se çfarë duhet të bëjnë. 2. Kur ju luani loja është pjesa software dhe pajisjetsi doreza e komandimit, playstation apo gbox janë pjesët hardware.Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitPavarësisht mënyrës së si do ta trajtoni orën, më poshtë temat janë zhvilluar në mënyrë tënjëjtë.B. Niseni mësimin duke i pyetur nxënësit nëse kanë bërë më parë kërkime në internet.Nëse po, i lini ata të flasin rreth mënyrës se si ata e kërkojnë informacionin. Më passhpjegoni formatin e ndërtimin të adresës së një faqe në internet. Zgjidhni një temë tëcaktuar dhe i lini nxënësit të përcaktojnë mënyrën e kërkimit dhe informacionin që duantë gjejnë. Nëse po e zhvilloni mësimin në laborator, ndihmojini nxënësit të bëjnë kërkime;në të kundërt jepeni si detyrë për ata nxënës që kanë mundësi ta realizojnë në shtëpi.C. Diskutoni me nxënësit nëse ata kanë dëgjuar për gjuhën e kompjuterit. Më passhpjegoni se gjuha që përdor kompjuteri nuk është gjë tjetër, veçse një mënyrë kodimi iinformacionit. Kodi që përdor kompjuteri ka vetëm dy karaktere 0 dhe 1. Për këtë arsye ai

Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe Teknologjia 113quhet kod binar. Shembullin 1 dhe 2 shkruajeni në dërrasë të zezë. Të dy këta shembujparaqesin mënyrën se si i lexon kompjuteri numrin 138 dhe 230 me gjuhën e tij, pra dukevendosur vetëm 0 – ro dhe 1-sha.D. Njihini nxënësit me konceptin e bit dhe byte (bajt). Çdo zero apo njësh quhet 1 bit,dhe tetë bite të vendosura së bashku formojnë një byte. Bajt është njësia matëse më evogël e informacionit në kompjuter. Mund të bëni një analogji me njësi të tjera matëse simetri. Ashtu si metri ka shumëfishin e tij kilometër, ashtu byte ka kilobyte. Shkruani nëdërrasë të zezë shumëfishat KB, MB dhe GB dhe numrin e bajteve që ata kanë.E. Diskutoni me nxënësit se cili është numri më i madh që mund të paraqitet në një bajtapo 8 bite. Jepuni dorë të lirë diskutimeve.Përgjigjet e mundshme: Numri më i madh që mund të shkruhet në 1 bajt (byte) është 255.128 64 32 16 8 4 2 11 1 1 1 1 1 1 11+2+4+8+16+32+64+128 =255F. Realizoni në klasë apo jepeni si detyrë shtëpie detyrën praktike në faqen 47, libri inxënësit. Nxënësit duhet të emërtojnë disa pjesë të kompjuterit sipas funksionit që atakanë në input, ouput apo të ruajtjes. Kërkojini nxënësve që të argumentojnë përgjigjet etyre.G. Orë e lirë. Detyrën mbi faqen e internetit mund ta diskutoni në një nga orët e lira. Sëbashku me nxënësit mund të jepni ide si ta ndërtoni ose si ta përmirësoni. Në të dyjarastet përpara se të filloni me propozimet, duhet të keni informacion të mjaftueshëm rrethpunës që ju propozoni.Përsëritje kapitulli.Nxënësit mund të bëjnë vetë një vlerësim të njohurive të kapitullit duke zhvilluar testinpërmbledhës të kapitullit.I nxitni nxënësit që të plotësojnë ushtrimin “Alfabeti” tek fletorja e punës. Shpjegojuninxënësve se ata duhet ta plotësojnë me fjalë që lidhen me teknologjinë e materialeve,sidomos me fjalët apo konceptet e reja që ata kanë mësuar. Ky ushtrim mund të jetëzbavitës sidomos nëse e plotësoni bashkërisht.

114Aftësimi teknologjik 7Mësimi 1MJEDISI FIZIK DHE SOCIAL - TeoriDetyra për t’u realizuar: T’u jepet zgjidhje situatave problemore në faqen 50, libri i nxënësit, bazuar tekpërvoja e nxënësve. Të plotësohen ushtrimet tek fletorja e punës. Të realizohet puna vëzhguese tek ushtrimi “Zbuloni natyrën”Materialet: libri i nxënësit faqe 50 – 51 dhe fletorja e punës faqe 32 – 33.Objektiva për t’u realizuar: të përshkruajnë mjedisin fizik dhe social. të dallojnë zonat urbane nga zonat rurale. të flasin për rëndësinë e planifikimit urban.Fjalor: mjedis fizik, mjedis social, zonë urbane, zonë rurale, plan urban.Njohuri paraprake. Përcaktimi i mjedisit. Jetesa në shoqëri.Këshilla: Të fotokopjohen të zmadhuara dy fotot që ndodhen në paragrafin B. Ato do tënevojiten për shpjegimin e mësimit.Përsëritje dhe prezantimi i kapitullitA. Bëni një përsëritje të përcaktimit të mjedisit dhe më hollësisht të mjedisit fizik dhesocial (njohuritë më të zgjeruara do të merren gjatë këtij mësimi). U thoni nxënësveqë të përcaktojnë mjedisin fizik dhe social në klasë.Përgjigje e mundshme: Mjedisi fizik: klasa ndodhet në rrugën X, lagjen X, qytetin X,rrethohet nga një anë me shtëpi dhe nga tre anë të tjera me rrugë. Mjedisi social:nxënësit e kësaj klasë janë të moshës X, janë nga X qytet, X janë vajza, X janë djem. Kyështë një shembull i thjeshtë që ilustron njohuritë e fituara vitin e kaluar.Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitB. Ftoni nxënësit që të shikojnë fotot e zmadhuara që ju i keni vendosur para tyre.rrugë e lashtë rrugë e tipit Mak Adam rrugë moderne

Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe Teknologjia 115Diskutoni me ta si ka ndryshuar mjedisi fizik i tyre, po mjedisi social a ka ndryshuar? Kupreferojnë njerëzit të jetojnë për të plotësuar nevojat e tyre? Shfrytëzoni rastin për tëpërforcuar edhe një herë njohuritë rreth mjedisit fizik dhe social dhe si ndikojnë nevojat enjerëzve tek mjedisi dhe si rrjedhojë ky mjedis tek traditat e vendit.Zhvilloni situatat problemore në faqen 50 tek libri i nxënësit.Përgjigjet e mundshme:1. Disa nga traditat shqiptare janë: qëndisjet, gatimet (si bakllavaja e vitit të ri apoballakumet e ditës së verës), folklori me veshjet, vallet dhe këngët, dasmat, etj.2. Brazilianët njihen për futbollin, plazhet e mrekullueshme, karnavalet, kërcimin(samba).3. Italianët janë mjaft të njohur për gatimin e picës dhe makaronave, kafesë ekspres,artit dhe kulturës, vendeve fantastike për t’u vizituar.C. Në varësi të vendit ku ndodhet shkolla juaj, në qytet apo fshat, vazhdoni mepërshkrimin e mjedisit fizik. Nëse ndodheni në qytet mundohuni që të nxitni nxënësit tëpërshkruajnë fshatin në krahasim me karakteristikat e qytetit të tyre dhe anasjelltas. Nëkëtë mënyrë do të arrini që të jepni disa veçori karakterizuese për atë se çfarë quhet zonërurale dhe zonë urbane.D. Në vijim, i ftoni nxënësit që të mendojnë se përveç shembullit të rrugëve dhënë mëparë, çfarë ka ndryshuar tjetër me kalimin e kohës sipas nevojave të jetesës së njerëzve.Variantet e nxënësve i shënoni në dërrasë. Në qoftë se nuk është dhënë si alternativë, jumund t’u propozoni ndërtesat. Si kanë jetuar dikur, si jetojnë sot? A mund të ndërtojmëne diçka sipas dëshirës dhe nevojës? Të gjitha këto pyetje do të na ndihmojnë për tënjohur nxënësit me konceptin e planit rregullues, për çfarë shërben ai, për respektin qëduhet të kemi për mjedisin ku jetojmë dhe për rregullat e vendosura nga organetkompetente.Fletorja e punësE. Përpiquni që të plotësoni në klasë kolektivisht ushtrimet 1 dhe 2 në faqen 32 tekfletorja e punës. Kjo do t’i ndihmojë nxënësit që të bëjnë një përsëritje dhe një kontroll tënjohurive të reja. Përgjigjet për ushtrimin 1 gjenden në fund të fletores së punës.Detyrë shtëpieF. Bazuar tek njohuritë e mësimit të ditës si dhe tek njohuritë e fituara nga viti i kaluarapo përvoja e tyre personale nxënësit duhet të përgatiten në shtëpi për ushtrimin “Zbuloninatyrën”, e cila është një punë tërësisht vëzhguese dhe personale e secilit. Nuk ka rëndësinëse përgatitja është me shkrim apo me gojë.Shënim kulturor: Rruga MaKadam e ka marrë emrin nga teknika me të njëjtin emër tëskocezit Xhon Ludon Makadam, teknikë e cila i referohet shtrimit të rrugëve me treshtresa gurësh të madhësive të ndryshme. Në radhë të parë vendoset shtresa me gurë tëmëdhenj për të krijuar qëndrueshmërinë e rrugës, më pas një shtresë me gurë më tëvegjël që të mbushin gropa dhe disnivelet e krijuara dhe në fund shtresa e fundit që ështëme material të imët. Gjithashtu ai mendoi që rruga të ndërtohej me një pjerrësi në drejtimtë anëve për të mos mbajtur ujë. Ziftit mbronte rrugën nga lagështira. Më vonë rrugët ushtruan me beton zifti, material që mbajti emrin e tij “tarmakadam”.

116Aftësimi teknologjik 7Mësimi 2BANESAT - TeoriDetyra për t’u realizuar: Të lexohet me vëmendje mësimi faqe 52 – 53 tek libri i nxënësit dhe të plotësohenkërkesat. Të plotësohen ushtrimet tek fletorja e punës. Të punohet eseja në bazë të njohurive historike të secilit.Materialet: libri i nxënësit faqe 52 – 53 dhe fletorja e punës faqe 34 – 35.Objektiva për t’u realizuar: të përmendin banesat e para; të dallojnë materialet e ndërtimit të ndërtesave; të përshkruajnë ambientet brenda banesave.Fjalor: lloj banese, material ndërtimi, ambient i brendshëm, ambient teknologjikisht ipasur.Njohuri paraprake. Zhvillimi i mjedisit fizik. Përshtatja e mjedisit fizik me atë social sipas nevojave të shoqërisë.Këshilla: Plotësimi i shembujve të bëhet në bazë të kërkimeve të mësuesit dhe dijevepersonale të nxënësve.PërsëritjeA. Kontrolli i njohurive të mësimit të kaluar do të bëhet nëpërmjet 4 nxënësve të cilët dotë përgjigjen për detyrën e shtëpisë “Zbuloni natyrën”. Nëpërmjet përgjigjeve të katërnxënësve, bashkërisht nxënësit do ta kuptojnë se çfarë ngjashmërish dhe ndryshimeshparaqet mjedisi lokal për secilin nga ata. Ju si drejtues i këtij pyetësori dhe çdo nxënëstjetër me lejen tuaj, ka të drejtë të ndërhyjë në përgjigjet e katër nxënësve për të dhënë njëmendim apo shtuar ndonjë gjë.Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitB. Zhvillimi i nevojave gjithnjë në histori ka shkuar në përpjesëtim të drejtë mepërparimet teknologjike. Falë këtij përparimi ne kemi një jetesë më të mirë dhe më tëqëndrueshme. Një nga gjërat më të rëndësishme për jetesën e njeriut është banesa. Këtunxënësve mund t’u flisni sesi është zhvilluar banesa ndër shekuj, që nga shpellat deri tekgrataçielat sot. Është rasti për të përmendur ndërtimet me gur, të cilat edhe në vendin tonëkanë qenë shumë të përhapura si për shembull kalatë, shtëpitë e vjetra 300 – 400 vjeçare,mbulesat – çati me pllaka guri, etj.Shembuj të ndërtimeve me gurë në botë:

Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe Teknologjia 117Piramida e Keopsit Furrë Buke Arkitekturë Hamburi AfrikëNë varësi të kalimit të kohës ka ndryshuar edhe përdorimi i materialeve, nga gur në xham,në hekur dhe çelik dhe beton të përforcuar.përdorimi i xhamit përdorimi i hekurit përdorimi i betonit të përforcuarPërdorimi i këtyre materialeve ka patur ndikim në format e ndërtimeve. Betoni ipërforcuar të lejon më shumë forma.C. Një tjetër ndikim në modifikimin e banesave, tashmë në ambientet e brendshme, kasjellë ndryshimi i mjedisit social. Kjo është shpjeguar shumë gjerë tek libri i nxënësit. Përtë ilustruar këtë, mund të bëni me nxënësit një diskutim se çfarë ka ndryshuar gjatë vitevetë fundit në shtëpitë e tyre dhe për çfarë arsyeje.Fletorja e punësD. Përpiquni që të zhvilloni në klasë kolektivisht ushtrimet 1 dhe 2 në faqen 34 tekfletorja e punës. Kjo do t’i ndihmojë nxënësit që të bëjnë një përsëritje dhe një kontroll tënjohurive të reja. Përgjigjet për ushtrimin 1 gjenden në fund të fletores së punës.Detyrë shtëpieF. Bazuar tek njohuritë e mësimit të ditës si dhe tek njohuritë e fituara nga viti i kaluarapo përvoja e tyre personale, nxënësit duhet të zhvillojnë me shkrim esenë në faqen 35 tëfletores së punës. Përpiquni që t’i ndihmoni ata në rast paqartësish apo hezitimesh.

118Aftësimi teknologjik 7Mësimi 3MJEDISI DHE BANESAT – Punë praktikeDetyra për t’u realizuar: Të realizohen detyrat praktike tek libri i nxënësit faqe 54 – 55. Të kryhet eksperimenti rreth materialeve izoluese në fletoren e punës faqe 37. Të punohet ushtrimi “Diskutoni” në fletoren e punës faqe 36.Materialet: libri i nxënësit faqe 54 – 55, fletorja e punës faqe 36 – 37, 2 kube akulli, kutikartoni, letër dylli, gazetë, letër alumini, llastik, pjatë letre, fotografi, plastelinë, letra mengjyra, lapsa penela, letra vizatimi.Objektiva për t’u realizuar: të riprodhojnë në vizatim një ndërtesë. të flasin rreth ndërtesave të mëdha. të vizatojnë një plan me anët e horizontit. të skicojnë një planimetri hyrjeje.Fjalor: ndërtesa të larta, orientim me anët e horizontit, planimetri, shkallë.Njohuri paraprake. Rregullat në komunitet. Anët e horizontit. Shkallë zvogëlimi.Këshilla: Kjo është një orë krejtësisht praktike ndërtuar me vizatime, skicime dhe foto.PërsëritjeA. Për këtë përsëritje përdorni esenë e dhënë si detyrë shtëpie radhën e kaluar. Për këtëkontroll mund të pyetni dy nxënës. Ju si drejtues i orës së mësimit duhet të udhëzoninxënësit që të jenë të qarta: periudha e historisë, materialet e ndërtimit, sistemet e ujit dhetë ngrohjes. Përpiquni që dy nxënësit të kenë zgjedhur dy periudha të ndryshme. Më pasmund të pyesni nxënës të tjerë që kanë zgjedhur periudha të njëjta, nëse informacionet edhëna përkojnë dhe nëse ka ndryshime apo shtesa.Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitB. I ftoni nxënësit që të hapin librin në faqen 54 dhe të lexojnë detyrën praktike 1. Do tëishte mirë që nxënësit ta vizatonin vetë këtë shtëpi. Në ndihmë do t’u shkonin edhepyetjet tek detyra praktike. Pasi ata të kenë mbaruar skicimin e tyre, ndani klasën në tregrupe. Secili grup të zgjedhë një përfaqësues me skicën më të mirë dhe më të plotë përt’iu përgjigjur kërkesave të detyrës.C. Fotokopjoni të zmadhuara fotografitë e mëposhtme dhe shpërndajini përkatësisht tregrupeve. Secili grup të zgjedhë të flasë rreth fotografive, lartësive, vendeve, materialeve,etj, si dhe rreth pyetjeve të ngritura në detyrën praktike 2 faqe 54, tek libri i nxënësit. Juduhet të drejtoni nxënësit si dhe të jini të vëmendshëm ndaj radhitjes së mendimeve tëtyre dhe respektimit të njeri – tjetrit.

Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe Teknologjia 119D. Në klasë kolektivisht hapni një diskutim për të përcaktuar anët e horizontit. Mund tëketë shumë variante për orientimin. I pyetni nxënësit se përse dhanë këtë variant, ku ubazuan. Përpiquni që bashkërisht të bëni në dërrasë të zezë planin e oborrit të shkollës.Mos harroni që veriu është një pikë e përcaktuar në plan e vendosur gjithnjë lart.Duhet t’i informoni nxënësit që për të bërë një objekt, është e detyrueshme skica apoplani. Ato janë gjithmonë të vlefshme për të shprehur vizionin që ne kemi mbi diçka.Këto skema duhet të jenë të thjeshta dhe të përmbajnë pjesët më të rëndësishme. Skiciminë plan bëhet duke respektuar disa kode të cilat vendosen për të treguar objekte tëndryshme. Këto shenja konvencionale zakonisht shënohen në legjendën e planit. Planirealizohet gjithnjë me zvogëlim shkalle.Fltorja e punësE. Fakultative. Ashtu siç e keni klasën të ndarë në tre grupe, mundohuni të realizonieksperimentin në faqen 37 të fletores së punës. I diskutoni bashkërisht rezultatet dhekonkluzionet.Detyrë shtëpieE. Në bazë të orientimeve të dhëna gjatë orës së mësimit u jepni nxënësve që të realizojnëplanimetrinë e shtëpisë. I udhëzoni ata që duhet ta punojnë me shkallë të zvogëluar.

120Mësimi 4Aftësimi teknologjik 7VESHJET – Punë praktikeDetyra për t’u realizuar: Të realizohen detyrat praktike tek libri i nxënësit faqe 56 – 57. Të kryhet eksperimenti rreth fibrave, faqe 57, libri i nxënësit. Të punohen ushtrimet në fletoren e punës faqe 38 – 39.Materialet: libri i nxënësit faqe 56 – 57, fletorja e punës faqe 38 – 39, etiketa, bluzë evjetër 100% pambuk, çorape najloni, çorape e vjetër leshi, copë tute poliestër, dhé, ujë,kavanoz me kapak.Objektiva për t’u realizuar: të përshkruajnë kujdesin për veshjet. të dallojnë veshjet sipas profesioneve/uniformat. të përmendin proceset e krijimit të veshjeve.Fjalor: etiketë, material, uniformë, prodhim.Njohuri paraprake. Kujdesi ndaj fibrave. Përdorimi i mjeteve të punës. Dallimi i fibrave natyrore nga sintetike.Këshilla: Kjo është një orë krejtësisht praktike ndërtuar me eksperimente dhe detyra praktike.PërsëritjeA. Për të bërë një përsëritje të mjedisit dhe banesave drejtojuni tre nxënësve të cilët do tëpunojnë të njëjtin ushtrim. Ndani dërrasën e zezë në tre pjesë. Secili nga nxënësit do t’upërgjigjet pyetjeve të ushtrimit “Diskutoni” në fletoren e punës, faqe 36 duke shënuarpërgjigjet në dërrasë të zezë. I lejoni nxënësit që të bëhen vlerësues të përgjigjeve tëshokëve të tyre. Diskutoni rreth përgjigjeve.Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitB. Kujtoni se çfarë keni thënë rreth fibrave. Nxirrni etiketat dhe nga shënimet në todiskutoni se për çfarë materiali bëhet fjalë. Përpiquni që nxënësit jo vetëm të bëjnë njëpërsëritje të fibrave, por edhe t’i përgjigjen pyetjeve të kërkuara tek libri i nxënësit.C. Së bashku me nxënësit kujtoni se çfarë keni thënë për mjetet e dorës, ndarjen e tyresipas profesionit. Të njëjtën karakteristikë kanë edhe veshjet të cilat kategorizohen edhesipas profesioneve. U flisni atyre për uniformat dhe punoni pyetjet tek libri i nxënësit,faqe 56.Përgjigje të mundshme:1. astronautët, policët, mjekët, zjarrfikësit, minatorët, sportistët e kategorive të ndryshme,aviatorët dhe stjuardesat, etj.2. Teknologjia ka ndihmuar që uniformat e specializuara për disa profesione, sot tërealizohen me materiale që kanë vetitë e duhura, si uniformat e skiatorëve apo pilotëve tëformula 1. Por edhe veshjet tona të përditshme, sot bëhen me materiale më të mira.

Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe Teknologjia 121D. I ftoni nxënësit që të shikojnë figurat e detyrës praktike 3 faqe 57 tek libri i nxënësit.Dy nxënës në dërrasë të zezë lë të shkruajnë skemën përshtatëse.Përgjigje e mundshme: 1. Krijohet dhe skicohet modeli i zgjedhur. 2. Modeli vizatohetmbi copë dhe copa pritet. 3. Realizohet qepja e pjesëve të prera. 4. Bëhet prova nëseveshja është prerë dhe qepur mirë përpara se modeli të marrë formë përfundimtare.E. Ndani klasën në tre grupe. Lexoni më parë eksperimentin. Njëri grup do të merret mepjesën e groposjes, tjetri me kavanozin dhe i fundit me vendin e errët. Këto grupe do t’ijapin rezultatet pas një muaji. Qëllimi i këtij eksperimenti është testimi i fortësisë sëfibrave dhe si rrjedhim edhe i veshjeve.Fletorja e punësF. Në klasë realizoni ushtrimet 1 dhe “Diskutoni”. Përgjigjet e ushtrimit të parë gjendennë fund të fletores së punës, ndërsa ushtrimi 2 bazohet tek eksperienca personale enxënësve.Detyrë shtëpieE. Të gjithë nxënësit kanë si detyrë shtëpie esenë. Kjo detyrë mbështetet tek punakërkimore e vetë nxënësve. Informacionin mund ta marrin në rrugë të ndryshme. Mund tëpërdorin edhe fotografi apo vizatime.G. Konkurs. Fakultative. U propozoni nxënësve konkursin në mësimin e veshjeve. Kykonkurs do të ishte një aktivitet shume i mirë për ditën e 7 Marsit.

122Aftësimi teknologjik 7Mësimi 5TEKNOLOGJIA USHQIMORE – TeoriDetyra për t’u realizuar: Të lexohet me kujdes mësimi tek libri i nxënësit faqe 58 – 59. Të punohet ushtrimet në fletoren e punës faqe 40 – 41.Materialet: libri i nxënësit faqe 58 – 59, fletorja e punës faqe 40 – 41.Objektiva për t’u realizuar: të përmendin dhe përshkruajnë ushqyesit kryesorë. të dallojmë vlerat ushqimore nga piramida ve ushqimeve. të tregojnë për mënyrat e gatimit. të gatuajnë vetë një ushqim.Fjalor: teknologjia ushqimore, ushqyesit, piramida e ushqimeve, gatimi.Njohuri paraprake. Energjia kimike.PërsëritjeA. Ndani dërrasën e zezë në tre kolona. Tre nxënës do të përshkruajnë veshjet nga trekrahina të ndryshme. Nxënësit e tjerë të gjejnë ngjashmëritë dhe dallimet. I pyesninxënësit rreth fotografive apo ilustrimeve të tjera. E zgjeroni punën e nxënësve mekarakteristika të mjedisit fizik dhe social për secilën krahinë.Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitB. Kujtoni së bashku në klasë se çfarë keni thënë për energjinë kimike. Nga e merr trupiynë energjinë për të bërë veprimet e përditshme? Energjia kimike është energji egrumbulluar në ushqim. Ajo është forma e energjisë që shndërrohet në forma të tjera përtë na mundësuar të ecurën, të folurën, të menduarit etj. Prandaj ushqimi që ne marrimështë mjaft i rëndësishëm. Ai përmban ushqyesit tepër të domosdoshëm për trupin tonë.U shpjegoni nxënësve ushqyesit dhe vetitë e tyre.Në varësi të këtyre ushqyesve, të cilat janë në përbërje të ushqimeve që konsumojmë,ndërtohet edhe piramida ushqimore, e cila shpjegohet shumë mirë tek libri i nxënësit.C. Në varësi të periudhave historike dhe progresit që kanë pësuar pajisje të ndryshmeteknologjike, dallojmë mënyra të ndryshme të gatuarit. Këto mënyra ndryshojnë nëmënyrë thelbësore në përputhje me nevojat tona. Kjo do të thotë që në qoftë se kemi nështëpi një të sëmurë me diabet, në shtëpi do të konsumohen më pak ëmbëlsira. Në qoftëse kemi në shtëpi një të sëmurë me tension, në shtëpi do të konsumohet më pak kripa dhegjalpi.Fletorja e punësD. U jepni nxënësve të plotësojnë ushtrimin 1, faqe 40, i cili konsiston në plotësimin etabelës për ushqyesit. Është një ushtrim që konsiston vetëm në riprodhimin e mësimit.Trupi i njeriut është i përbërë nga: ujë 59%, proteina 19%, yndyrna 17%, kripëra minerale4%, karbohidrate 1% dhe vitamina në sasi të pakta.

Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe Teknologjia 123Substancat për të cilatkemi nevojëkarbohidratet(niseshte dhe sheqerna)yndyrnat(niseshte dhe sheqerna)proteinat(niseshte dhe sheqerna)Kriprat mineraleVitamina(shënohen sipasshkronjave të alfabetit)UjëÇ’ndikim kanë në trupintonë?Na japin energjiNa japin energjiRritjaNa bëjnë të fortë dhe tëshëndetshëmForcojnë imunitetinI domosdoshëm përfunksionimin e organizmitKu gjenden?drithëra, fruta, perime,qumësht, sheqergjalpë, margarinë, vaj ullirimish, peshk, vezë, qumësht,djathëperime, fruta, djathë, vezë,mish, kripën e gatimit.perime, fruta, qumësht, mish,drithëra.çdo ushqim dhe...ujëNë fund nxirrni një konkluzion: Cilat janë ushqimet më të mira për ju?E. Ushtrimi “Diskutoni”, faqe 40, konsiston në një ndërthurje ndërmjet përvojavepersonale dhe mësimit të ditës.Përgjigje të mundshme: Mishi – i zier, i pjekur në skarë, i skuqur, i pjekur në tavë. Pica –e pjekur në furrë druri, elektrike apo gaz. Byreku – i pjekur në furrë druri, elektrike apogaz, në saç. Peshku - – i zier, i pjekur në skarë, i skuqur, i pjekur në tavë.F. Ushtrimi “Zinxhiri ushqimor”, faqe 41 është një ushtrim që tregon rrugën që ndjek njëushqim për të ardhur deri tek ne.Përgjigjet e mundshme: Figura B tregon skemën e prodhimit dhe tregtimit të patates.Diskutoni për elementët e tjerë përbërës. Kripën e marrim nga deti, vajin nga lulet ediellit apo ullinjtë, salca keçap prodhohet nga domatet dhe rigoni është një bimëaromatizuese. Për mënyrën e prodhimit dhe tregtimit të tyre fusni elementë si paketimi,vendin e tregtimit, vendin e prodhimit, personat që e prodhojnë, kërkesat që mund të kenëprodukte të veçanta si kripa që duhet e jonizuar, etj.Detyrë shtëpieG. Ushtrimi “Diskutoni” në faqen 41 të fletores së punës është një ushtrim i mbështeturkrejtësisht në pëlqimet personale të nxënësve. I këshilloni ata që të bëjnë shpjegime tëdetajuara, duke iu përmbajtur të gjitha kërkesave të ushtrimit.

124Aftësimi teknologjik 7Mësimi 6USHQIMI DHE TRUPI YNE – Punë praktikeDetyra për t’u realizuar: Të punohen me kujdes detyrat praktike tek libri i nxënësit faqe 60 – 61.Materialet: libri i nxënësit faqe 60 – 61, fletorja e punës faqe 42, rreth 10 etiketaushqimoreObjektiva për t’u realizuar: të tregojnë mënyrat e ruajtjes së ushqimeve. të njohin pajisjet teknologjike që marrin pjesë në gatimin e ushqimeve. të njohin ushqimet e dëmshme për trupin e njeriut. të ndërtojnë vetë një piramidë ushqimore. të përcaktojnë konsumimin e ushqimeve bazuar tek etiketat.Fjalor: metodë ruajtjeje dhe paketimi, pajisje teknologjike, menu, piramidë ushqimore,etiketa të ushqimeve.Njohuri paraprake. Piramida ushqimore.PërsëritjeA. Kontrollin e njohurive këtë herë e bëni në formë zinxhiri. Radhën e kaluar nxënësitkanë patur për detyrë shtëpie ushtrimin “Diskutoni”. Mendohet që secili e ka përgatiturpër një ushqim të preferuar të tij. Ngrini 8 nxënës para klasës dhe i gruponi në dy skuadrame nga 4 veta. Nxënësi i parë do të thotë ushqimin e preferuar, i dyti do të thotëpërbërësit e tij duke imagjinuar për këtë lloj ushqimi, i treti do të flasë për burimet dhe ikatërti për zinxhirin dhe tregtimin e këtij ushqimi. E njëjta formë ushtrimi do të realizohetedhe tek grupi i dytë. Fakti që nxënësit nuk dinë rreth ushqimit që propozohet, do t’ishtyjë ata të mendojnë momentalisht në mënyrë aktive dhe t’i japin zgjidhje. Kjo ështënjë mënyrë nxitjeje për të menduarin aktiv.Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitB. U kujtoni nxënësve që përveç konsumimit ne kemi nevojë edhe të ruajmë ushqimettona në mënyrë që ato të jenë sa më të freskëta kur i konsumojmë. Për këtë qëllim punonisë bashku detyrën praktike 1 faqe 60 tek libri i nxënësit.Përgjigje të mundshme: 1) ruajtjen në vendet e freskëta; paketimin me qese duke u hequrajrin dhe ruajtjen e tyre në frigorifer. 2) nga vendet e freskëta – tek frigoriferi. 3) mishi –lëngjet – bulmeti – gjellët – fruta zarzavate (sipas grupeve me të njëjtat karakteristika).4) qese, letra alumini, paketim letre.C. Pasi të keni sqaruar se çfarë quajmë pajisje teknologjike (të gjitha ato pajisjeelektronike që na ndihmojnë për përgatitjen e ushqimeve, gatimin dhe ruajtjen e tyre), ulini kohë nxënësve që të lexojnë procedurat e përgatitjes së picës dhe më pas tëpërcaktojnë pajisjet teknologjike që marrin pjesë në përgatitjen e saj.Përgjigje e mundshme: brumatriçe, furrë, zile, ose furrë me zile/sinjal, thikë elektrike, etj.

Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe Teknologjia 125D. U kërkoni nxënësve të lexojnë detyrën praktike 2 dhe pikërisht 3 menytë. Më pas tëmarrin 2 minuta kohë për të menduar mbi pyetjet. Në fund tre nxënës duhet t’u përgjigjentre pyetjeve.Përgjigjet e mundshme:a + b) Çfarë nuk shkonte te menytë? Cilat grupe mbizotërojnëdhe cilat mungojnë? Menuja 1: mungojnë frutat dhe perimet; mbizotërojnë drithërat;Menyja 2: mungon uji; mbizotërojnë brumërat; Menyja 3: mungon mishi; mbizotërojnëperimet dhe frutat. c) kontrollohen porcionet dhe zbatohen oraret e shpeshtaNë vazhdim dy nxënës do të duhet të vijnë në dërrasë të zezë dhe të vizatojnë piramidënushqimore të një dite më parë. Këtë piramidë ata do ta mbështesin tek ushqimet që atakanë konsumuar atë ditë. I krahasoni këto dy piramida me piramidën tip. Bashkërishtnxirrni konkluzionet.E. U shpjegoni nxënësve rëndësinë e etiketave. Me pas i futni etiketat në një kuti dheftoni 10 nxënës para klasës. Secili do të tërheqë me short nga një etiketë dhe më pas do tapërshkruajë atë.Detyrë shtëpieG. Ushtrimi “Diskutoni” në faqen 42 të fletores së punës është një ushtrim i mbështeturtek kërkimet, njohuritë dhe mendimet personale të nxënësve. Mund të kërkohet edhendihma e një të rrituri.

126Aftësimi teknologjik 7Mësimi 7TREGTIMI I PRODUKTEVE – Punë praktikeDetyra për t’u realizuar: Të punohen me kujdes detyrat praktike tek libri i nxënësit faqe 62 – 63.Materialet: libri i nxënësit faqe 62 – 63, fletorja e punës faqe 43.Objektiva për t’u realizuar: të paraqesin mënyrat e ndryshme të tregtimit të produkteve. të përshkruajnë vendet e tregtimit. të njohin tregtimin online të një produkti. të realizojnë vetë një projekt për tregtim produktesh.Fjalor: tregtim, tregje në natyrë, dyqane, supermarkete, qendra tregtare, shitblerje online.Njohuri paraprake. Zhvillimi i mjediseve fizike.PërsëritjeA. Detyrën e shtëpisë së radhës së kaluar duhet ta lexojnë para klasës dy nxënës. Ata dotë lexojnë paralelisht përgjigjet e pyetjeve. Në këtë mënyrë vihen përballë dy llojepërgjigjesh, ndryshimet dhe të përbashkëtat, si dhe analizohen nga nxënësit e tjerë.Përpiquni që nxënësit të respektojnë njëri – tjetrin gjatë mendimeve të dhëna.Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitB. Filloni t’u shpjegoni nxënësve rreth tregtimit të produkteve. Konsumimi i produkteveështë i lidhur ngushtë me tregtimin e tyre. Në radhë të parë me tregtim produktinënkuptojmë se sa kushton një produkt, sesa është i gatshëm të paguajë dikush për tëmarrë këtë produkt. Diskutoni me nxënësit nëse blejnë ata produkte të ndryshme, cilatjanë ato dhe ku i blejnë këto produkte. Nënvizoni disa nga arsyet e mosblerjes së njëprodukti si: çmim i lartë, kosto e lartë mirëmbajtje, cilësi e dobët, pamje apo model jo ipëlqyeshëm, etj.C. Në vazhdim me ndihmën e nxënësve, bazuar në njohuritë tuaja si dhe tek libri inxënësit, tregoni se si janë zhvilluar dyqanet, për të arritur deri tek tregtimi online.Në vijim punoni me nxënësit pyetjet dhe situatat problemore.Përgjigjet e mundshme: Hapi i parë: a) vende të veçanta, të populluara, tezga tëmbuluara, kontrollohen nga institucione; b) shitja varet nga lloji i tregut për shembulltreg fruta zarzavatesh, treg veshjesh, treg elektrik etj; c) kontakt i drejtpërdrejtë metregtarin.Hapi i dytë: a) dhe b) dyqane të vogla, disa të specializuara për një natyrë produkti, disakanë produkte të ndryshme sidomos ushqimoret; c) brenda lagjeve, afër shkollave dhezona argëtimi.Hapi i tretë: a) produkte të shumëllojshme, b) vendosen në reparte të ndryshme sipasnatyrës së produkteve, c) klienti grumbullon produktet dhe paguan në kasë.D. Nxisni një diskutim në klasë në lidhje me qendrat tregtare. Pyesni nxënës që kanëshkuar apo që kanë parë në televizor, se çfarë mendojnë ata për këto qendra. Cilat janë

Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe Teknologjia 127gjërat që u pëlqejnë apo jo? Mbas këtyre diskutimeve flisni për qendrat tregtare.Shpjegimi duhet të jetë i qartë edhe për nxënësit që nuk kanë shkuar asnjëherë apo nuk eimagjinojnë funksionimin e një qendre tregtare. Shpjegimin bazojeni duke u përgjigjuredhe kërkesave të dhëna në librin e nxënësit.Përgjigje të mundshme: a) dhe b) Avantazhet: ka shumë dyqane në një vend, dyqanettregtojnë artikuj të njëjtë apo të ndryshëm; vende të ndryshme sipas nevojave të njeriut(zbavitje për fëmijët, vende leximi, argëtimi etj), atmosferë festive, çmime të arsyeshme,blerje për një periudhë të gjatë; ka sisteme ajrimi dhe kondicionimi; qendrat tregtarejanë shumë të pastra; ka vende parkimi; etj.Disavantazhet: larg qendrës së banimit, vende të zhurmshme, kalon gjithë dita atje(disavatazhet shërbejnë si një formë krahasimi për dyqanet e lagjeve); c) nevojat urgjentegjithnjë plotësohen nga dyqanet që kemi më afër.Fletore pune dhe Detyrë shtëpieG. Ushtrimi “Diskutoni dhe imagjinoni” në faqen 43 të fletores së punës, është njëushtrim i mbështetur tek kërkimet, njohuritë dhe mendimet personale të nxënësve. Mundt’i kërkohet ndihma edhe ndonjë të rrituri.Përgjigjet e mundshme: 1. Nëse për një moment nuk do të kishte drita, mund të ndërpritejveprimtaria e disa dyqaneve si ato që tregtojnë pajisje elektronike; nuk do funksionontesistemi i ajrimit dhe ndriçimit; do të bllokoheshin shkallët lëvizëse dhe ashensori;kinemaja apo lokalet e ndryshme do të ndërprisnin shërbimet, etj.2. Nëse derdhet pije mbi një pllakë të ashpër është e vështirë që të lahet. Në qendrattregtare pastërtia e ambienteve është një avantazh mjaft i rëndësishëm dhe çdo papastërtinë pllakat e saj duhet të hiqet shpejt. Gjithashtu pllakat e lëmuara zgjidhen edhe përarsye se në to karrocat me rrota të pazarit rrëshqasin më lehtë.

128Mësimi 8Aftësimi teknologjik 7TRANSPORTI – TeoriDetyra për t’u realizuar: Të lexohen me vëmendje çështjet kryesore tek libri i nxënësit faqe 64 – 65. Të punohen me kujdes detyrat praktike tek fletorja e punës faqe 44 – 45.Materialet: libri i nxënësit faqe 64 – 65, fletorja e punës faqe 44 – 45, letër ngjitëse dhegjethe bimësh.Objektiva për t’u realizuar: të përshkruajnë transportin. të përcaktojnë rregullat që duhen treguar për kujdesin në rrugë. të dallojnë teknologjinë që ka ndikuar në zhvillimin e transportit.Fjalor: transport, mënyra transporti, kujdesi në rrugë.Njohuri paraprake. Mjetet dhe rrugët e transportitPërsëritjeA. Kontrollin e njohurive e bëni nëpërmjet kontrollit të detyrës së shtëpisë. Zgjidhni 7nxënës dhe çdo nxënës t’i përgjigjet vetëm një pyetjeje. Nëse ka propozime të tjera, atomund t’i bëjë pjesa tjetër klasës.Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitB. Kujtoni se çfarë keni mësuar për transportin, kush transportohet dhe mënyrat etransportit. Diskutoni me nxënësit rreth historikut të mjeteve të transportit. Përpiquni qëpër çdo mjet transporti modern të gjeni analogen e vet gjatë historisë. Është shumë erëndësishme që nxënësit të kuptojnë se zhvillimet e mjeteve të transportit lidhen shumëngushtë me energjinë, karburantin e këtyre mjeteve. Ju mund të merrni për analogjizhvillimin e trenit duke u përqendruar nga trenat e parë me avull, që përdornin drurin sikarburant dhe deri në ditët e sotme ku trenat përdorin naftën, energjinë elektrike apohidrogjenin.Gjithashtu ju duhet të diskutoni mbi rrotën, shpikja që i dha hovin më të madh zhvillimittë transportit. Diskutoni me nxënësit nëse ata dinë fakte apo histori interesante mbizhvillime teknologjike në transport.C. Kujdesi në rrugë është një çështje tjetër që nxënësit tashmë e kanë trajtuar. Megjithëseështë një temë për të cilën nxënësit kanë folur edhe në lëndët e tjera, nuk është asnjëherëe tepërt që të diskutoni përsëri në lidhje me këtë temë. Fusni në diskutim konceptet eteknologjisë së informacionit që ndihmojnë në qarkullim. Përmendni zhvillime nëteknologjinë e informacionit që kanë ndikuar në transport si radiot, semaforët, etj.Gjithashtu kujtoni disa njohuri mbi komunikimin me simbole dhe rolin e rëndësishëm qësimbolet luajnë në qarkullimin rrugor. Këtu mund të përmendni tabelat e ndryshme, vijate bardha, komunikimi me shenja i policit rrugor, etj.

Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe Teknologjia 129Fletore puneD. Punoni në klasë ushtrimin “Transporti” në faqen 44 të fletores së punës. Duke qenë seështë një ushtrim që bëhet në klasë, plotësimi duhet të mbështetet tek njohuritë e fituaraderi tani.Përgjigjet e mundshme mbështeten tek mësimet e para, si për shembull: Transporti dherrugët – përmirësimi i transportit me zhvillimin e rrugëve (kujtoni tre fazat e zhvillimit tërrugëve); transporti dhe mjetet transportuese – mund të ndani mjetet e transportit sipasmënyrave të transportit; transporti dhe TIK – komunikimi me simbole.E. Punoni në klasë ushtrimin “Transporti dhe energjia”. Bazuar tek njohuritë e marragjatë orëve, bashkërisht nxënësit duhet të përpiqen që ta plotësojnë. Ju jeni të pranishëmpër të dhënë ndihmesat e rastit.Përgjigje të mundshme:Gazi natyror: Avantazhet: është i vetmi karburant nga lëndët e fosileve që nuk ndotmjedisin; transportohet lehtë; është i lirë në kosto; Disavantazhet: meqenëse i përketgrupit të lëndëve të fosileve është burim i parigjenerueshëm; merr flakë shumë shpejt dheme një fuqi mjaft të madhe shpërthimi.Hidrogjeni: Avantazhet: është karburant që nuk ndot mjedisin; është mjaft efiçent;gjendet shumë lehtë kudo në natyrë. Disavantazhet: nuk magazinohet lehtë sepse merrflakë shumë shpejt dhe me një fuqi mjaft të madhe; ka kosto mjaft të lartë përpunim.Bateri me energji diellore: Avantazhet: është karburant që nuk ndot mjedisin; ështëenergji e rinovueshme pasi bateritë karikohen me energji diellore. Disavantazhet: kanëkosto mjaft të lartë prodhimi dhe mirëmbajtje; kërkojnë panele diellore për karikim qëzënë sipërfaqe mjaft të madhe.Karburanti Bio: Avantazhet: mbështetet në mbetjet e kuzhinës si vaj i skuqur, lëkurat epatates, të brendshmet e gjelit, hirra, etj. Ajo është energji mjaft e pastër dhe njëkohësishtna eleminon mbeturinat. Sot ekzistojnë konvertues të motorëve me naftë që përdorinkarburantin bio. Disavantazhet: reduktimi i distancës së përshkruar është defekti kryesori kësaj teknologjie.F. Përfundim “Diskutoni”: Si përfundim nafta mbetet akoma lënda e parë në transportsepse është ndër më të lirat, më të sigurtat dhe përdoret në shumë makina të llojeve tëndryshme. Makinat me hidrogjen, gaz, karburant kallam sheqeri apo bateri mbesin më tërralla në shitje.Detyrë shtëpie: Nxënësit duhet të realizojnë eksperimentin në faqen 64 tek libri inxënësit. Rezultatet mund t’i jepni në orën e ardhshme.

130Aftësimi teknologjik 7Mësimi 9MJETET E TRANSPORTIT – Punë praktikeDetyra për t’u realizuar: Të punohen me kujdes detyrat praktike tek libri i nxënësit faqe 66 – 67. Të plotësohet me kujdes fletorja e punës faqe 46.Materialet: libri i nxënësit faqe 66 – 67, fletorja e punës faqe 46, fotografi me pamjetransporti.Objektiva për t’u realizuar: të tregojnë ndryshimin ndërmjet mjeteve të transportit; të interpretojnë simbolet ; të vlerësojnë mundësi të ndryshme transporti;Fjalor: transport, mënyra transporti, kujdesi në rrugë.Njohuri paraprake. Mjetet dhe rrugët e transportitPërsëritje, A Tre grupet e ndara për eksperimentin e veshjeve sot duhet të nxjerrin përfundimet etyre. Më pas bashkërisht mund të nxirrni (nëse është e mundur) të përbashkëtat e disafibrave: p.sh. najloni i rezistoi groposjes, kalbjes nga lagështia dhe errësirës. Më pas dy nxënës mund të lexojnë përfundimet e eksperimentit të transportit.Analizoni nëse përfundimet përputhen. Bashkë me përfundimet ju duhet tëkëmbëngulni që nxënësit të lexojnë edhe procedurat e zhvillimit të eksperimentit. Dy nxënës të tjerë do të përgjigjen për pyetjen 2 dhe 3 (mund të mos zhvillohet siese). Përgjigjet mbështeten tek imagjinata e nxënësve. U lini dorë të lirë fantazisë sëtyre.Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitB. Fotkopjoni këto figura dhe shpërndajini tek nxënësit. Në bazë të tyre punoni detyrënpraktike 1 faqe 66.

Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe Teknologjia 131C. Detyra praktike 2 i kushtohet tërësisht “Kujdesit në rrugë”. I punoni të tre pyetjet meklasën. Përgjigje të mundshme: a) mosrespektimi i rregullave të qarkullimit apo mungesae sinjalistikës rrugore; b) në verë shtohet rreziku sepse shtohet qarkullimi, stinët eshirave përbëjnë rrezik për qarkullimin, bora është një tjetër rrezik; c) rrugë jo përkalimtarë, rrugë për biçikleta, jo qarkullimit të biçikletave, rrugë për këmbësorë.D. Detyrën praktike 3 mund ta realizoni bashkërisht, pasi do të zgjidhni përafërsisht tënjëjtat pika referimi. Kjo detyrë mund të kthehet në një bashkëbisedim të këndshëmndërmjet njëri – tjetrit.Fletore puneE. Punoni në klasë ushtrimin “Kujdesi në rrugë” në faqen 46 të fletores së punës. Ështënjë ushtrim, variantet e të cilit nxënësit mund t’i kenë realizuar edhe në orët e tjera.Përgjigjet e mundshme: semafori, kur duhet të kalojmë; tabelat, si duhet të sillemi në njëvend të caktuar, p.sh ku duhet të parkojmë; vizat e bardha që i japin përparësi kalimtarit;dritat në autostrada ndihmojnë shoferët.Kur këto mjetet mungojnë, rruga bëhet më e vështirë dhe udhëtari duhet të qarkullojë meshumë kujdes.Detyrë shtëpieF. Nxënësit duhet të realizojnë detyrën praktike “Në gjurmët e Marko Polos” tek libri inxënësit. Është një detyrë që në sajë të kërkimeve do t’u hapi horizont nxënësve.

132Aftësimi teknologjik 7Mësimi 10EKOSISTEMI DHE NDOTJA - TeoriDetyra për t’u realizuar: Të lexohet me kujdes mësimi tek libri i nxënësit faqe 68 – 69. Të plotësohet me kujdes fletorja e punës faqe 47, 48, 49. Të kryhet eksperimenti i dekompozimit.Materialet: libri i nxënësit faqe 68 - 69, fletorja e punës faqe 47 - 49, një shishe e pastër2 litërshe, mbeturina ushqimesh, mbeturina organike të tjera, dhé, kapakë alumini.Objektiva për t’u realizuar: të kuptojnë ekosistemin. të dallojnë se nga vjen ndotja. të përshkruajnë llojet e ndotjes. të përshkruajnë vendgroposjet. të flasin për mbetjet dhe llojet e tyre. të krijojnë një mjedis dekompozimi.Fjalor: ekosistem, ndotje, mbetje urbane, vendgroposje, dekompozim.Këshilla:Kujdes kur të krijoni mjedisin për dekompozim, përdorni doreza sepse mbeturinat mundtë përmbajnë lloje të rrezikshme bakteresh. Pasi të keni mbaruar punë, duart idezinfektoni dhe më pas i lani me sapun.PërsëritjeA. Dy nxënës nga klasa do të lexojnë punimet e tyre mbi Marko Polon. Shikoni nëseinformacionet e dhëna përputhen. I nxitni nxënësit që të marrin më të rëndësishmen ngagama e gjerë e informacioneve.Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitB. Shënoni në dërrasë të zezë këto fjalë kyç: ekosistem, prodhues të parë, konsumatorë,zinxhir ushqimor, ndotje. Nga lëndët e tjera nxënësit duhet të jenë të aftë të bëjnë lidhjenndërmjet këtyre fjalëve. Lërini nxënësit të diskutojnë dhe më pas shpjegoni se çfarë ështëekosistemi dhe ndotja.Pasi të keni futur fjalën ndotje, është me vend që ju të shpjegoni edhe llojet kryesore tëndotjeve.C. Një nga shkaqet e ndotjes janë edhe mbetjet urbane që krijohen me mënyra tëndryshme të shpjeguara qartë tek libri i nxënësit. Tek ky libër shpjegohet edherrugëzgjidhja që i është dhënë për momentin këtyre mbetjeve. Vendgroposjet janë njëalternativë për dekompozimin e mbeturinave urbane. Më gjerë i përcakton libri i nxënësit.Fletorja e punësD. Punoni në klasë ushtrimin 1 faqe 47. Është thjesht një riprodhim i njohurive të ditës.Përgjigjet gjenden në fund të fletores.E. Shpjegoni se çfarë është dekompozimi. Përgjigjuni pyetjeve që kanë nxënësit në lidhjeme dekompozimin. Përgjigjet gjenden tek njohuritë e thëna deri më tani. Ndani klasën në

Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe Teknologjia 133tre grupe dhe secili të përgatisë mjedisin e dekompozimit dhe ta ndjekë atë në javët nëvazhdim. Rezultatet e këtij eksperimenti do të jepen orën e fundit të AftësimitTeknologjik.Detyrë shtëpie.F. Nxënësit duhet të punojnë ushtrimin “Diskutoni”, faqe 47 tek fletorja e punës. Kyushtrim teston njohuritë jo vetëm të fituara në këtë kapitull, por edhe shumë njohuri ngakapitulli i energjisë.Shënim kulturor: Në vitin 2009 është publikuar prodhimi i një tipi shtëpie e quajtur“shtëpi me konsum të ulët”. Falë orientimit të saj, izolimit dhe ventilimit, ajo zvogëlon 3herë nevojën për energji për ngrohje dhe ftohje. Çlirimet e gazit karbonik janë zvogëluargjithashtu me 3 herë. Kjo shtëpi të ofron një ambient të përshtatshëm për dimër dhe verë,me një temperaturë të njëjtë dhe të këndshme, me një orientim Veri – Jug, me një qëllimtë vetëm zvogëlimin e shpenzimit të energjisë si dhe një izolim shumë të mirë termik.

134Aftësimi teknologjik 7Mësimi 11TEKNOLOGJIA EKOLOGJIKE DHE BURIMETNATYRORE - TeoriEFEKTI SERE - Punë praktikeDetyra për t’u realizuar: Të lexohet me kujdes mësimet tek libri i nxënësit faqe 70 – 73. Të plotësohet me kujdes fletorja e punës faqe 50. Të kryhet eksperimenti i furrës diellore.Materialet: libri i nxënësit faqe 70 - 73, fletorja e punës faqe 50, dy pllaka kompensate30x30, letër alumini, letër e zezë, një tas xhami, një gotë e mbushur përgjysmë me ujë.Objektiva për t’u realizuar: të kuptojnë teknologjinë ekologjike. të përshkruajnë produktet ekologjike. të tregojnë se si ndërhyn teknologjia ekologjike tek energjia për të ruajturmjedisin. të flasin për rolin e dyanshëm të strukturave. të dallojnë shpikjet teknologjike në transport. të kuptojnë efektin “serë”. të krijojnë objekte teknologjike.Fjalor: teknologji ekologjike, burime natyrore, efekti serë.Njohuri paraprake:Teknologjia ekologjike dhe qëllimi i saj.Këshilla:Ky mësim është konceptuar që të realizohet së bashku me orën praktike që e pason.Mësimi teorik trajton një varg njohurish që për nxënësit duhet të trajtohen si kujtesë. Eanasjella ndodh me punën praktike, e cila duhet të trajtohet si orë zbavitëse.Përsëritje, A Kontrollin për njohuritë e mësimit të kaluar i bëni nëpërmjet leximit të detyrës sështëpisë. Në këtë mënyrë nxënësit testojnë edhe njohuritë e fituara tek kapitulli ienergjisë. Tre nxënës të tjerë duhet t’u përgjigjen pyetjeve tek aparati pedagogjik faqe 69. Përtri pyetjet, përgjigjet bazohen tek njohuritë, por konkretizohen tek veprimet epërditshme që ne bëjmë.Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitB. Ndani tabelën në katër kolona ku të shënoni respektivisht prodhimin, energjinëstrukturat dhe transportin. Fillimisht do t’i punoni me nxënësit për të gjetur shkaqet aposesi këto katër faktorë ndikojnë negativisht tek mjedisi. Diskutoni mbi mënyrat e daljesnga këto situata që shkaktojnë dëme të pariparueshme në mjedis. Kujtoni së bashku arsyete lindjes së teknologjisë ekologjike, qëllimin e së cilës ne e kemi mësuar që një vitpërpara. Ajo çfarë kjo lëndë sjell këtë vit, është mënyra sesi teknologjia ekologjike

Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe Teknologjia 135ndërhyn në mjedisin ku ne jetojmë dhe punojmë. Për të katër faktorët jepni zgjidhjet qëpropozon teknologjia ekologjike, shpjegim i cili është mbështetur tek libri i nxënësit.Në këtë moment diskutoni rreth situatës problemore të faqes 70 tek libri i nxënësit.Përgjigje e mundshme: Po. Teknologjia e vjetër/artizanale është teknologji ekologjikepasi mbështetej më shumë tek njeriu sesa tek burime të tjera. Psh: për të udhëtuar njerëzitecnin me këmbë apo kuaj dhe nuk përdornin makina që ndotin mjedisin; veprimet epërditshme bazoheshin në mjete që nuk kërkonin energji elektrike, ndërsa sot kërkesa evazhdueshme për të, bën që të shfrytëzohen lëndët djegëse të fosileve, etj.C. Zhvilloni detyrën praktike 1 tek libri i nxënësit faqe 72. Nxënësit mund të jenë shumëtë përgatitur për të folur rreth ujit dhe ndotjes së tij. Ju i shtoni këto njohuri duke u folurpër efektin serë. Mos harroni se efekti “Vrima e ozonit” ndryshon nga efekti “serë”.D. U lini dorë të lirë fantazisë së nxënësve tuaj duke i pyetur se si e përfytyrojnë ata njështëpi ekologjike. Është detyra praktike 2 tek libri i nxënësit që u mundëson njëimagjinatë të tillë. Ky është një ushtrim që vë në lëvizje njohuritë e fituara gjatë një viti.Udhëzoni nxënësit që të mbështeten tek çështjet që janë radhitur në libër.E. Realizoni bashkërisht eksperimentin e furrës diellore. Mos harroni që nxënësit duhet tëmbajnë shënim të gjitha procedurat e eksperimentit dhe konkluzionet e tij.Fletore pune dhe Detyrë shtëpie.F. Nxënësit duhet të punojnë ushtrimin 1 dhe 2 tek fletorja e punës faqe 50.Përgjigjet e mundshme për pyetjen e parë:1. Teknologjia ekologjike është shprehje e dëshirës së njerëzve për të ruajturmjedisin. Prodhimi i produkteve në kushtet e shtëpisë ndihmon në këtë drejtim.2. Teknologjia ekologjike ruan mjedisin nga ndotja si dhe burimet natyrore.3. Jo, produktet me materiale natyrore mund të kërkojnë më tepër energji përprodhim.4. Po.5. Jo të gjitha strukturat ndotin mjedisin.6. Nuk është e vërtetë. Lidhet me teknologjinë ekologjike.7. Në përgjithësi po. Por gazi natyror është mjaft i pastër.8. Jo në të gjitha rastet. Por teknologjia e avancuar tenton të jetë ekologjike.Pyetja e dytë mbështetet në opinione krejtësisht personale të nxënësve.

136Mësimi 12Aftësimi teknologjik 7GJURMA EKOLOGJIKE - TeoriNE DHE PLANETI - Punë praktikeDetyra për t’u realizuar: Të lexohet me kujdes mësimi tek libri i nxënësit faqe 74 – 77. Të plotësohet me kujdes fletorja e punës faqe 51 – 53. Të kryhet eksperimenti i planetit.Materialet: libri i nxënësit faqe 74 - 77, fletorja e punës faqe 51 - 53, dy mollë dhe njëthikë.Objektiva për t’u realizuar: të kuptojnë gjurmën ekologjike. të përshkruajnë fushat ku ndikon gjurma ekologjike.Fjalor: gjurmë ekologjike.Këshilla:Ky mësim është konceptuar që të realizohet së bashku me orën praktike që e pason. Janënjë varg njohurish që për nxënësit duhet të trajtohen si kujtesë.Përsëritje, A Të realizohet kontrolli i dy nxënësve nëpërmjet detyrës së shtëpisë dhënë radhën ekaluar. Përgjigjet bazohen tek njohuritë, por konkretizohen tek veprimet e përditshmeqë ne bëjmë. Të analizohen rezultatet e eksperimentit të dekompozimit.Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitB. Shpjegoni me detaje se ç’është gjurma ekologjike dhe në cilat fusha ajo mund tëndërhyjë. I gjithë mësimi mbështetet tek njohuritë për gjurmën ekologjike, prandaj jumund të punoni së bashku me matjen konkrete të gjurmës ekologjike të secilit prejnxënësve, në mësimin vijues. Në këtë mënyrë kemi një zbatim direkt të teorisë.C. Realizoni eksperimentin e planetit. Është një eksperiment që të bën të mendosh qënevojitet më shumë kujdes nga ana jonë në mbrojtje të planetit.Fletore puneD. Ushtroni njohuritë e reja tek fletorja e punës. Ushtrimi “Diskutoni” faqe 51 ështësërish një vënie në praktikë e gjurmës ekologjike.Përgjigjet e mundshme:1. Gjurma ekologjike na tregon se sa burime natyrore përdorim ne për të plotësuarnevojat tona. Në vijim të saj mund të themi se të gjitha ato ushqime të cilat kërkojnëprocese të gjata përpunim,i kane një koeficient të lartë në gjurmën ekologjike.2. Patatet e pjekura janë më mjedisore, pasi vetë procesi i skuqjes shkakton ndotje.3. Sallamrat e ndryshëm.4. Ushqime të ziera dhe të pagatuara, natyrale.

Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe Teknologjia 137E. Fakultative. Realizoni bashkërisht punën përgatitore për ligjin mjedisor. Është njëprojekt që do t’i ballafaqojë nxënësit me disa detyrime të ligjit kundrejt disa zakonevedhe traditave tona.Detyrë shtëpieF. Nxënësit duhet të punojnë ushtrimin “Diskutoni” tek fletorja e punës faqe 52. Ështëushtrim që punohet vetëm pasi nxënësit të kenë realizuar një punë kërkimore në internet.Për këtë lajmëroni nxënësit dhe jepni afatet e dorëzimit të këtij punimi.I nxitni ata që të plotësojnë ushtrimin “Alfabeti” tek fletorja e punës. Shpjegojuninxënësve se ata duhet ta plotësojnë me fjalë që lidhen me njeriun dhe shoqërinë nëteknologji, sidomos me fjalët apo konceptet e reja që ata kanë mësuar. Ky ushtrim mundtë jetë zbavitës, sidomos nëse e plotësoni bashkërisht.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!