12.07.2015 Views

Libër mësuesi Aftësim teknologjik 6, 7 - Media Print

Libër mësuesi Aftësim teknologjik 6, 7 - Media Print

Libër mësuesi Aftësim teknologjik 6, 7 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

26Mësimi 8Aftësimi <strong>teknologjik</strong> 6DRURI – Punë praktike Objektiva për t’u realizuar: Të përshkruajnë ndërtimin e drurit. Të dallojnë drurinsi lëndë të parë. Të flasin për rëndësinë e drurit dhe vetitë e tij. Elemente të fjalorit: ndërthurje fibrash, material ngjitës, rezistent ndaj peshave,zhytet, pluskon. Këshilla: Tregoni kujdes me ujin e nxehtë, pasi mund të digjeni kur zhvillonieksperimentin 1. Materialet: Libri i nxënësit faqe 18 - 19, lugë metali, lugë druri, lugë plastike, një tasme ujë të temperaturës normale, një tas me ujë të nxehtë, fletorja e punës faqe 14.Përsëritje, A Nisur nga pyetjet tek aparati pedagogjik faqe 17, si dhe nga konceptet kryesore tëpërmendura tek libri i mësuesit bëni një kontroll rreth njohurive të mësuara gjatë orëssë kaluar, kontroll që mund të jetë individual apo në grup. Nxënësit do të lexojnëedhe vëzhgimet e dhëna si detyrë shtëpie për pjesën e dytë të eksperimentit 1 dhe përeksperimentin 2. Fakultative. Ndani klasën në tre grupe. Bazuar në formatin e gjëegjëzave, nxitinifëmijët që të krijojnë gjëegjëza në lidhje me fibrat. Jepni ju shembullin i pari.Shembull: Fibër natyrore, lahet në 90 gradë, lahet me dorë ose në lavatriçe,hekuroset në temperaturë maksimale. Kush është? – Pambuku. Në këtë lojë grupet dotë propozojnë nga pesë fibra. Për ta bërë sa më interesante mund t’u propozoni atyreedhe përzierje fibrash. E rëndësishme është që ju si “arbitër” të jini të vëmendshëmnë formulimin e gjëegjëzës, pasi ata duhet të përdorin sa më shumë vetitë që kanëmësuar, origjinën dhe përdorimin e fibrave. Kush nuk mbështetet në këto njohuri ihumbet një pikë skuadrës dhe kjo shkon pikë plus për skuadrat kundërshtare. I pyesni nxënësit rreth punimit që ata kanë bërë për përpunimin e fibrave sipastraditave të krahinave shqiptare. Lexoni tre ose katër punime mundësisht që t’ipërkasin krahinave të ndryshme, gjë që mund të tërheqë vëmendjen dhe kuriozitetin enxënësve.Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitB. I ftoni nxënësit që të hapin librat dhe të shikojnë, për pak minuta, figurën në faqen 18.I ftoni ata të imagjinojnë se për çfarë flet mësimi i sotëm; lidhjen që mund të kenë pemët,drurët dhe teknologjia. Në vazhdim të logjikës së mësimeve i nxitni ata që të flasin përpak minuta. Më pas ndaluni ju tek shpjegimi i mësimit duke e ilustruar me shembuj ngajeta e përditshme.C. Në bazë të vetive të shpjeguara më sipër ju mund t’i përforconi njohuritë dukezhvilluar detyrën praktike “Vetitë e drurit” në librin e nxënësit.Përgjigjet e mundshme: Shtëpi – i qëndrueshëm, izolues i nxehtësisë – shtyllat e korrentit,tavolinë; Varkë – densitet i ulët, i punueshëm – lodrat, mjetet të ndryshme si: laps, vizoreetj; Lugë – izolues i elektricitetit, të lehta – shtyllat e korrentit; karrige – rezistent ndajpeshave – mobiliet, dyshemeja; Punimet e ndryshme artistike - i punueshëm, i lakueshëm– harku i shigjetës, shtyllat e korrentit.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!