12.07.2015 Views

Libër mësuesi Aftësim teknologjik 6, 7 - Media Print

Libër mësuesi Aftësim teknologjik 6, 7 - Media Print

Libër mësuesi Aftësim teknologjik 6, 7 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

56Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe TeknologjiaMësimi 3MEKANIZMAT DHE LËVIZJET – Teori Objektiva për t’u realizuar: Të ndërtojnë një mekanizëm. Të dallojnë rolin elëvizjes tek mekanizmat. Të dallojnë ndryshimin e lëvizjes. Të dallojnë objektet ngamekanizmat. Të përshkruajnë ingranazhet. Elemente të fjalorit: mekanizëm, lëvizje lineare, lëvizje reciproke, lëvizjerrotulluese, lëvizje lineare, ingranazh. Materialet: Libri i nxënësit faqe 46 - 47, shishe plastike ½ lt me tapë, lodër mekurdisje, spango, një gomë, fletorja e punës faqe 37- 38.Përsëritje, A Në mënyrë që të bëhet një përsëritje e mirë rreth strukturave, nxitni diskutime rrethtemave të sugjeruara në formën e pyetjes tek aparati pedagogjik faqe 45. Përgjigjet e mundshme: Pyetja 1: karriget, tavolinat, mbajtëset e lapsave, çantat, etj.Pyetja 2: Në pozicion më të qëndrueshëm jemi kur i mbajmë këmbët pak të hapura,pasi ka më shumë mbështetje me tokën. Pyetjen 3 të aparatit pedagogjik, e cila ka qenë detyrë shtëpie: ngrini dy nxënës që tëgarojnë ndërmjet njëri tjetrit.Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitB. Ftoni nxënësit që të hapin librin në faqen 46 dhe të përshkruajnë se çfarë shikojnë nëfoton e parë. I nxisni nxënësit që të japin variante për sa i përket objektit që njeriu i lashtëmban në dorë si dhe funksionin e saj. Këtë moment mësuesi duhet ta shfrytëzojë për tëfolur rreth mekanizmave, funksionit të tyre dhe mënyrës sesi ata funksionojnë. Në këtëmënyrë ju mund të jepni edhe shembuj mekanizmash apo të citoni mekanizmat kryesorë.C. I ftoni sërish nxënësit që të hapin librin në faqen 46 dhe të përshkruajnë katër figurat etjera. Ndaluni tek lëvizjet dhe shpjegoni edhe rolin që luajnë mekanizmat tek këto llojelëvizjesh. Përpiquni që nxënësit vetë të riprodhojnë katër llojet e lëvizjeve duke sjellëshembuj nga mjedisi që na rrethon.D. Pasi të keni shpjeguar konceptin e mekanizmave dhe të llojeve të lëvizjeve, diskutonimbi shembuj konkretë duke u përqendruar tek mjetet që përdorin nxënësit. Jepni disashembuj ku objekte të veçanta nuk janë mekanizma si lapsi, vizorja dhe shembuj tëobjekteve që janë mekanizma si prerësja e lapsave, ngjitësin si buzëkuq, biçikleta etj.Lërini nxënësit të arsyetojnë për çdo rast nëse një objekt është apo jo mekanizëm, duke elidhur arsyetimin edhe me lëvizjet. Duhet të keni parasysh në analizimin e këtyre treobjekteve të fundit lëvizja që ne bëjmë kur i përdorim. Lëvizjet do të na ndihmojnë për tëpërshkruar këto objekte si ingranazhe.E. Ndani klasën në pesë apo gjashtë grupe. I drejtoni nxënësit që të lexojnë me kujdeseksperimentin e krikut. Secili grup duhet të punojë individualisht dhe më pas së bashku tëpërshkruajnë se çfarë ndodh me gomën.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!