12.07.2015 Views

Libër mësuesi Aftësim teknologjik 6, 7 - Media Print

Libër mësuesi Aftësim teknologjik 6, 7 - Media Print

Libër mësuesi Aftësim teknologjik 6, 7 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe Teknologjia 41Në mënyrë vizuale dy grupet e burimeve të energjisë ndahen nga energjia gjeotermale, qëka si burim nxehtësinë që vjen nga toka. Për të shpjeguar burimet e rigjenerueshme,përqendrohuni tek tre grupet e mëdha, njohuri të mjaftueshme për këtë vit shkollor.Informacion: Burimet gjeotermale lidhen me ujin e nxehtë apo avullin që vjen nga toka.Ndërmjet kores së tokës dhe mantelit ndodhet një masë e nxehtë dhe e lëngshme mepërbërje shkëmbore, që quhet magmë. Kur magma del në sipërfaqen e tokës nëpërmjetvullkanit, quhet llavë. Uji që gjendet thellë në tokë, kur takon me magmën, kthehet në ujëtë nxehtë. Kur uji shpërthen në formën e gazit, quhet gejzer. Kur ai del jashtë tokës, ne equajmë burim të nxehtë, ose llixha.Ndaluni tek:o Funksionimi i panelit diellor. Ai aktualisht përdoret për të ngrohur ujin që nepërdorim çdo ditë në shtëpitë tona.o Funksionimi i helikave bën të mundur shfrytëzimin e erës për të prodhuar energji.o Prodhimi i energjisë elektrike nga uji: roli i digës, i ujëmbledhësve dhe i liqeneve.C. Ndani klasën në dy grupe dhe propozoni dy pyetje: Cili është burimi i parigjenerueshëm që shfrytëzohet më shumë nga njerëzimi?Përgjigje të mundshme: Nafta. Arsyeja sepse përgjithësisht burimet eparigjenerueshme janë të transportueshme ndërsa të rigjenerueshmet jo. Gjithashtunafta është mjaft e përdorshme për prodhimin e mjaft produkteve. Për burimet erigjenerueshme teknologjia është më e kushtueshme se teknologjia e burimeve tëparigjenerueshme. Në një kohë të vrenjtur, a mund të funksionojë paneli diellor? Përgjigje të mundshme:Po, në sajë të baterive. Shpjegimi i hollësishëm është tek libri i nxënësit, faqe 33.Fletorja e punësD. Punoni në klasë ushtrimin 1, faqe 24. Përgjigjet gjenden në fund të fletores së punës.Ushtrimi konsiston në gjetjen e formulimit të saktë apo jo të fjalive.Detyrë shtëpie Ushtrimi 2, faqe 24 – 25. Nxënësit duhet t’i përgjigjen pyetjeve me shkrim italik. Njëpjesë e pyetjeve bëjnë pjesë tek njohuritë e marra që në klasat më të ulëta, ose gjatëorëve të teknologjisë.Përgjigjet e mundshme:1. Lëndët djegëse të fosileve janë krijuar nga mbeturina të bimëve apo kafshëve që kanëjetuar qindra miliona vjet përpara kohës së dinozaurëve. Për këtë arsye ne i quajmëlëndët djegëse të fosileve. Algat dhe pemët e rrëzuara në moçale dhe këneta formuanshtresa me torfë. Me kalimin e qindra viteve, torfa u mbulua nga rëra, argjila apominerale, të cilat formuan sipër saj një material të fortë si shkëmb, që u quajt sediment.Me kalimin e viteve, sedimenti erdhi dhe u rëndua, duke ushtruar presion gjithnjë e më tëmadh mbi torfën. Ky material u shtrydh, e u shtrydh derisa uji doli jashtë tij dhe u kthyenë qymyr, naftë apo vajgur, dhe gaz natyror.2. Me naftë ne ngrohim shtëpitë apo shkollat tona, si dhe prodhojmë produkte si ilaçe,materiale plastike, detergjente, produkte kozmetike, këpucë, shampo etj.3. Panelet diellore.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!