12.07.2015 Views

Libër mësuesi Aftësim teknologjik 6, 7 - Media Print

Libër mësuesi Aftësim teknologjik 6, 7 - Media Print

Libër mësuesi Aftësim teknologjik 6, 7 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

84Aftësimi <strong>teknologjik</strong> 7Mësimi 4POLIMERËT - TeoriDetyra për t’u realizuar: Të lexohet me kujdes mësimi në faqen 12 – 13, libri i nxënësit. Të plotësohen ushtrimet tek fletorja e punës, faqe 9 – 10.Materialet: libri i nxënësit, fletorja e punës.Objektiva për t’u realizuar: të familjarizohemi me konceptin e polimerëve. të identifikojmë materialet e ndryshme që i përkasin grupimit të polimerëve. të dallojmë ndryshimet ndërmjet materialeve polimere. të njihemi me polimerët natyrorë dhe sintetikë.Fjalor: polimer, monomer, termoplastik, termoset, celulozë.Njohuri paraprake. Plastikat, druri dhe fibrat. Vetitë dhe përbërja e materialeve të mësipërme.Këshilla: Për të realizuar punën praktike orën e ardhshme, ruajini objektet e ndryshme qësollët me vete. Ju mund të inkurajoni nxënësit që të marrin objekte të tjera nga shtëpitë.Përsëritje, AKujtoni së bashku me nxënësit njohuritë mbi drurin, letrën, fibrat, gomën dhe plastikën.Rifreskoni njohuritë duke u përqendruar tek përbërja dhe vetitë e tyre. Këtë aktivitetmund ta realizoni duke përzgjedhur 5 nxënës. Secili do të flasë në mënyrë të shkurtuarpër materialin që përfaqëson. Në vazhdim klasa mund të ndihmojë secilin prej tyre nëkëtë kujtesë.Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitB. Sillni në klasë objekte si: letër, CD, qese plastik, shishe plastike, laps, monedhë,pecetë, kanaçe alumini, top, kuti vezësh dhe objekte të tjera që i përkasin grupimeve tëndryshme të materialeve si: metal, qeramikë, letër, fibër, plastikë, etj. Kujtoni së bashkume nxënësit ndërtimin e brendshëm të këtyre grupimeve, bazuar edhe tek përkufizimet qënxënësit kanë mësuar. Krijoni një tabelë me objekte që i përkasin metaleve dhe qeramikësnë njërën anë, dhe objekte që i përkasin drurit, letrës, fibrës, plastikës dhe gomës nga anatjetër. Shpjegoni nxënësve se objektet e grupimit të dytë përbëhen nga materiale me vetitë ndryshme, por ngjasojnë nga përbërja: molekula të lidhura si zinxhirë të gjatë.Shpjegoni kuptimin e fjalëve monomerë dhe polimerë duke i shkruajtur këto fjalë nëdërrasë të zezë.C. Në shembujt e mësipërm, druri (natyral), fibra (natyrale dhe sintetike) dhe plastika(sintetike) janë polimerë. Përpiquni që nxënësit të arrijnë vetë në përfundimin sepolimerët mund të jenë natyrorë (gjenden në natyrë) dhe sintetik (prodhohen nga njeriu).Jepni shembuj të polimerëve natyrorë. Përpiquni të ngjallni sa më shumë kureshtjen enxënësve duke u mësuar që edhe ADN –ja jonë është në vetvete një polimer.D. Duke u nisur nga përsëritja që bëtë së bashku me pesë nxënësit në fillim të orës,përdorini të dhënat e përftuara për të nxjerrë vetitë kryesore të drurit, letrës, fibrave,gomës dhe plastikës. Diskutoni për vetitë e përbashkëta si dhe vetitë që i ndajnë ata. E

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!