12.07.2015 Views

Libër mësuesi Aftësim teknologjik 6, 7 - Media Print

Libër mësuesi Aftësim teknologjik 6, 7 - Media Print

Libër mësuesi Aftësim teknologjik 6, 7 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe Teknologjia 15Lugët përbëhen nga çelik që nuk ndryshket, i cili është një përzierje e nikelit, kromit dhehekurit. Ky lloj çeliku është i dizenjuar për të qenë rezistent ndaj gërryerjes.Bakri është metal që gjendet në natyrë në gjendje të pastër. Ai nuk gërryhet as nga ujidhe as nga lëngu i portokallit. Megjithatë monedhat e sotme mbulohen me një shtresëzinku dhe lëngjet veprojnë mbi të. Lëngu i portokallit ka më shumë aciditet, prandajmonedhat gërryhen më shpejt në lëng sesa në ujë.Alumini është një metal mjaft aktiv. Kur futet në ujë, krijohet menjëherë një shtresë, ecila e pengon ujin të veprojë më tej. Megjithëse shumë ngadalë, lëngu i portokallitvazhdon të veprojë tek alumini duke shkaktuar procesin e gërryerjes, edhe pas krijimit tështresës së sipërme.Eksperiment 3 Nxitini nxënësit të mbajnë shënime të tilla si: Ç’ngjyrë ka uji? A janëndryshkur gozhdët plotësisht apo pjesërisht? A ka shenja në enë? etj.Pas përfundimit të vëzhgimeve shpjegojuni nxënësve klasifikimin e metaleve: të pastërdhe të përzier, arsyet pse ekzistojnë aliazhet me shembujt përkatës.D. Eksperimentin 2 mund ta zhvilloni në klasë apo ta jepni për detyrë shtëpie. Edhe nëkëtë rast, ftojini nxënësit të mbajnë shënimet e tyre, pavarësisht konkluzioneve të dhënanë libër.E. Punë individuale. I ftoni nxënësit që në fletë të vogla të shkruajnë emrin e një sendi qëpunohet nga metali. Secili e shkruan dhe e palos letrën. Ju do t’ju duhet të hapni më pasdhe të lexoni emrat e objekteve. I ftoni ata të përshkruajnë sendin e ndërtuar prej metaliduke filluar nga lloji i metalit, i pastër apo i përzier, vetitë, nëse u janë modifikuar vetitë,dhe arsyet se pse. Ata që kanë të njëjtën etiketë mund të plotësojnë njëri – tjetrin. Indihmoni nxënësit në këtë ushtrim pasi ata do të kenë nevojë të radhisin argumentet e tyreduke pasur parasysh edhe eksperimentet e zhvilluara në klasëFletorja e punësF. Punoni në klasë ushtrimet 1, 2 dhe 3 në faqen 5. Përgjigjet e ushtrimit 1 dhe 3 ndodhentek fletorja e punës, ndërsa më poshtë japim variante të përgjigjeve të ushtrimit 2. Oksidimi apo ndryshku është procesi i gërryerjes që ndodh kur oksigjeni vepron mbimetalet. Përgjithësisht termi oksidim lidhet me metalin e hekurit apo të aliazheve tëtij. Ruajtja e metaleve realizohet nëpërmjet proceseve të thjeshta si lyrja me bojë, apoproceseve të përpunimit të metaleve si kromimi dhe nikelimi. Formimi i aliazheve(çeliku) është gjithashtu një mënyrë e ruajtjes së metaleve nga veprimi i agjentëve tëjashtëm. Përpunimi i metaleve kryhet për të përmirësuar vetitë bazë të tyre. Në këtë mënyrëato përdoren më mirë për të përmbushur nevojat tona.Detyrë shtëpie Ushtrimi “Mendje krijuese” në fletoren e punës, faqe 6. Nxënësit do të bëjnë kërkimeindividuale rreth temës së dhënë dhe do të rendisin rezultatet e kërkimit në formëeseje. Lexoni së bashku me nxënësit “Detyrën praktike” në librin e nxënësit dhe diskutonirreth formës së realizimit të saj në orën e ardhshme.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!