12.07.2015 Views

Libër mësuesi Aftësim teknologjik 6, 7 - Media Print

Libër mësuesi Aftësim teknologjik 6, 7 - Media Print

Libër mësuesi Aftësim teknologjik 6, 7 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

46Aftësimi <strong>teknologjik</strong> 6– 37. Nisur nga këta shembuj, si dhe nga njohuritë e reja që u keni dhënë nxënësverealizoni bashkërisht detyrën praktike, faqe 37.Përgjigjet e mundshme: 1. Çfarë prodhon nxehtësi – kondicioneri shndërron energjinëelektrike në nxehtësi, boljeri me anë të energjisë elektrike ngroh ujin dhe prodhonnxehtësi; 2. Çfarë prodhon dritë - mullinjtë me erë shndërrojnë energjinë mekanike tëerës në elektricitet dhe nëpërmjet llambave elektriciteti shndërrohet në dritë dhe nxehtësi;3. Çfarë prodhon tingull: mikrofoni shndërron energjinë elektrike e shndërron në tingull;Ipod –i gjithashtu energjinë elektrike të grumbulluar në bateri e shndërron në tingull.E. Kthejuni eksperimentit të bërë në fillim të orës. Përpiquni që të nxisni nxënësit që tëjapin përfundimet bazuar tek konceptet e përfituara gjatë kësaj ore.Përgjigjet e mundshme: Shishja me ngjyrë të zezë është më e nxehtë, pasi ngjyra e zezë epërthith më mirë nxehtësinë. Kjo do të thotë që edhe ajri brenda saj është më i nxehtë. Sirrjedhim ky ajër ngrihet lart( ajri i ngrohtë është më i letë se ajri i ftohtë) dhe fryntullumbacen. Prandaj tullumbacja e shishes së zezë fryhet më shpejt.Fletorja e punësF. Zgjidhni vullnetarisht 12 nxënës, me të cilët të zhvilloni ushtrimin 1 dhe 2, në faqen26. Secili nxënës duhet t’i përgjigjet një pyetjeje. Ruani për çdo pyetje – përgjigje, nësekeni kohën e mjaftueshme, një diskutim të vogël për sqarimin e ndonjë paqartësie.Përgjigjet e këtyre ushtrimeve ndodhen në fund të fletores së punës.Detyrë shtëpie G. Eksperimenti në faqen 36, libri i nxënësit. Kjo është një detyrë krijuese qëmbështetet tek njohuritë e mësimit të ditës si dhe tek nxitja e kureshtjes së nxënësve.Kujdes! Sqarojini nxënësit se ata duhet të mbajnë shënime për materialet e përdorura,për kohëzgjatjen e eksperimentit si dhe duhet t’u kthejnë përgjigje dy pyetjeve të librit. Nëpyetjen e parë letrën mund ta zëvendësojnë me akullin apo me drurin sipas përzgjedhjessë vetë nxënësve.Kujtesë: Në pamundësi për të realizuar katër apo pesë qarqe elektrike me mjetet tuajabrenda orës së ardhshme të mësimit, mund t’u kërkoni nxënësve që t’ju ndihmojnë memateriale në mënyrë që ata vetë nën drejtimin tuaj të mund të ndërtojnë një qark elektrik.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!